Me kete deshiroj te hap nje horizont te ri ne rrymat teologjike e filozofike te ndryshme qe lindin si nevoje e ushqimit shpirteror dhe mendor te njeriut.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Pashket tradicion apo shprese?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Pashket tradicion apo shprese?, Posted 11 Prill 2009, 18:41
PASHKËT
FESTË E TË GJITHA FESTAVE

L 1: Vap 10,34a.37-43; L 2: Kol 3,1-4 (ose: 1 Kor 5,6b-8); Ungjilli: Gjn 20,1-18



Pashkët janë një ngjarje e një misteri hyjnor. Misteri i ngjalljes së Krishtit na siguron neve, që prej vdekjes është jeta, prej pikëllimit gëzimi, kështu u bë dhe u fillua një fillim i një jete të re. Koha e jonë, rruga e jetës sonë vrapon ndërmjet ngjalljes së Jezusit dhe zbulesës së fuqisë së tij. Ne shikojmë në dritën dhe me syrin e fesë dhe me syrin e zemrës.
Pashkët janë një fitore mbi vdekjen! Pashkët janë një perspektivë e ardhmërisë për mbarë njerëzimin. Jezusi jeton! Ai u mundua dhe e përjetoi vdekjen në kryq, por ai u ngjall dhe jeton, është në mesin tonë: me ty, me mua, me ne të gjithë. Si i Kryqëzuar e si i Ringjallur u bë dhe bëhet Shëlbues i të gjithë njërëzimit. Bashkësitë tona të krishtera shkojnë së bashku me Krishtin prej vdekjes në jetë-në Ringjalljen e tij. Jezusi tha: “Unë jam Ringjallja dhe Jeta: kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetoj. Edhe kush jeton edhe beson në mua, nuk do të vdesë kurrë“ (Gj 11.25-26).
Besojma e madhe e Niceo-Konstantinopolit, të cilën e lusim për çdo të diele e festa të mëdha, dëshmon, se Biri i Zotit prej dashurisë së madhe “… u bë njeri. Dhe u kryqëzua për ne nën Poncin Pilat; pësoi dhe u vorros, dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkrimeve, e u ngrit në qiell dhe rri në të djathtën e Atit …” Këto fjalë të Besojmës e theksojnë misterin qendror të besimit krishterë. Pashkët, festa e ngjalljes së Jezu Krishtit është festa më e vjetra dhe më e larta e të gjitha festave krishtere. Sipas një fjale të shën Gregorit të Nisës (+ 390), ipeshkëv: “Kjo festë i kapërcenë, i tejkalonë të gjitha të tjerat ditët festive, sikur që shkëlqimi apo ndriçimi i diellit i rrezon të gjithë yjet”.

◊ PASHKËT JANË NJË FESTË E NGJALLJES SË KRISHTIT!
Kjo ngjarje është një mister i Zotit. Misteri i ngjalljes së Krishtit neve na siguron, që prej vdekjes është jeta, prej pikëllimit gëzimi, prej errësirës drita, kështu u bë dhe u fillua një fillim i ri i një jete të re me të Ringjallurin. Filloi një epokë e re për tërë njerëzimin. Koha e jonë, rruga e jetës sonë vrapon ndërmjet ngjalljes së Jezusit dhe zbulesës së fuqisë së tij hyjnore. Ne shikojmë në dritën dhe me syrin e fesë dhe me syrin e zemrës të hapur dhe me besim të plotë për këtë ngjarje shëlbimprurëse për ne, pra për sëlbimin tonë. Pashkët janë një fitore, një triumf mbi vdekjen e mëkatin! Pashkët janë një perspektivë e ardhmërisë për mbarë njerëzimin. Jezusi jeton!
Ai u mundua dhe e përjetoi vdekjen në kryq, por ai u ngjall dhe jeton, është në mesin tonë: me ty, me mua, me ne të gjithë. Si i Kryqëzuar, e si i Ringjallur u bë dhe bëhet Shëlbues i të tërë njërëzimit. Pa besim në të Ringjallurin, pa kremtim të ngjalljes së Krishtit, pa kremtimin e Pashkëve nuk mund ta kremtojmë asnjë festë. Pashkët janë festë e të gjitha festave!
Pashkët janë një perspektivë ardhmërie. Lajmi i Pashkëve është: rrugë e interpretimit dhe e besimit, pra të kuptosh, për të besuar dhe të besosh, për të kuptuar! Kur mendojmë mbi ngjalljen e Krishtit, atëherë Pashkët janë:
◊ FESTË E JETËS: sepse Jezu Krishti kthehet prej vdekjes në jetë, që edhe ne të kemi jetë. Ai bëhët jetë - dhënës dhe garantues për jetën e pasosur. Kjo jetë që na dhuron neve është jetë e të Ringjallurit duke kaluar prej vdekjes në ringjallje. Jezusi thotë: “Unë jam Ringjallja dhe Jeta: kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetojë. Edhe kush jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë” (Gjn 11 11,25-26). Kjo është një vepër hyjnore! Jezu Krishti është ringjallur dhe lajmi i tij është gjithmonë i gjallë, sepse ai jeton është në mesin tonë. Pashkët do të thotë: nëpërmes Krishtit erdhi shpresa e re, drita e re dhe jeta e re në botë. Jeta prej Zotit është më e fortë se vdekja!
◊ FESTË E PAQËS: sepse fjalët e para të të Ringjallurit ishin fjalët e paqës, duke i përshëndetur nxënësit e vet me „Paqa qoftë me ju!“. O Zot, Jezu Krisht, ti u ke thënë apostujve të tu: “Po ju lë paqën, po ju jap paqën time”, mos i shiko mëkatet tona, por fenë e Kishës sate; jepi asaj, na jep neve, familjeve tona dhe mbarë popujve anembanë botës, sipas vullnesës sate, paqe dhe bashkim. Ti që jeton e mbretëron në shekuj të shekujve. Krishti është paqa jonë. Paqa e Krishtit qoftë përherë me ju!
◊ FESTË E DRITËS: Kjo dritë është një dritë e dhuruar prej Zotit, si dritë hyjnore, sepse vet Krishti është Dritë e gjallë. Ai është ndriçim i diellit, që me hirin e vet shëndrit, ndriçon krejtësisht zemrat tona, sepse errësira e mëkatit u shua. Jezu Krishti, është Drita e vërtëtë, që shëndriti në botë, që bota mos ta përjetoj e mos të jetoj më në errësirën e mëkatit, por të jetoj në Dritën e gjallë, që nuk shuhet kurrë. Kjo dritë ka për qëllim, që ne me jetën tonë të jetojmë në këtë dritë të shëndritur me dhuratën e qiriut të Pashkëve!
◊ FESTË E NGADHËNJIMIT: Në këtë Ditë të Pashkëve Krishti triumfoi mbi mëkatin dhe mbi vdekjen. Drita mbi humnerën, e mira mbi të keqën, dashuria mbi urretjen, falja mbi mëkatin.
◊ PASHKËT FESTË KALIMI: “Jezu Krishti kaloi, nëpër mundime, prej vdekjes në jetë; ai na i hapi zemrat tona, që të besojmë në Ringjalljen e tij. Kjo është një rrugë në të cilën edhe ne kishim mundur të kalojmë, pra, prej vdekjës në jetë” (Shën Augustini). Kështu është bërë kjo e njohur, Pashkët si simbol kalimi apo shndërrimi: prej territ në dritë, prej pikëllimit në gëzim, prej urretjes në paqë dhe, më në fund, prej mëkatit në falje, prej madhështisë në përvujtëri, prej mallkimit në bekim, prej robërie në liri, prej vdekjes në jetë.
◊ FESTË E GËZIMIT: Ne si të krishterë kemi të drejtë pse të gëzohemi. „Dje u varrosa bashkë me të, Krishtin; sot u ngrita bashkë me të, të Ringjallurin. Dje u kryqëzova bashkë me të, sot më lejo të gëzohem e të galdoj sepse Mesia nuk është më i vdekur, ai jeton“ (Këngë e Pashkëve të Gjonit prej Damaskut).
Sot në ditën e Pashkëve gëzohet mbarë njerëzimi, mbarë ruzulli tokësor, gjithë Kisha, sepse në të Ringjallurin është gëzimi i përjetshëm. Nxënësit e përjetojnë një gëzim, ata e marrin vrapimin e dashurisë, të fesë, të shpresës, të besimit dhe të jetës. Ne kemi të drejtë t´i gëzohemi kësaj së vërtete, sepse jemi pjesëmarrës të kësaj ngjarjeje të madhe. Të krishterët duhet të janë njerëz gëzimi!
◊ FESTË E DASHURISË: Jezu Krishti me jetën dhe me veprën e vet dëshmoi se ai është Bir i Zotit, i dërguar prej Zotit në botë, që të kryej veprën shëlbimprurëse. Ai këtë vepër dashurie për njerëzimin e tregoi me mundime, me vdekje në kryq dhe me ngjallje. Ai për dashuri ndaj njerëzimit flijohet në kryq, që ne ta kemi jetën në të dhe që të jetojmë në dashurinë e tij.
◊ FESTË E BESIMIT: që ne të besojmë në atë ngjarje që Zoti bëri për ne. Kush beson në të edhe nëse vdes do të jeton. “Atëherë hyri edhe ai nxënësi tjetër, që mbërriti i pari te varri, pa e besoi”. Feja jonë, besimi ynë, fundamentin e ka në Krishtin, në të Ringjallurin dhe mbështetet në dëshminë dhe në parakallëzimin e tij. Kjo e vërtetë e fesë u ruajtë dhe u predikua në çdo vend e popull. Këtë të vërtetë e përjetojmë dhe e dëshmojmë edhe ne sot!
◊ FESTË E BASHKIMIT: sepse ai me ngjalljen e vet bëri që të gjithë njerëzit e mbarë rruzullit tokësor t’i bashkon në një emër, në emër të të Ringjallurit, në Krishtin. Kjo festë e bashkimit, ngjallja e Krishtit i bashkon të gjithë popujtë dhe të gjithë popujtë e të gjitha Kombeve dhe rasave, sot, e i kremtojnë Pashkët!
◊ FESTË E TAKIMIT: Takimi me të Ringjallurin duhet të jetë më një gëzim dhe dashuri. „Dita e Zotit“ është dita e Ringjalljes, ditë e takimit me Zotin dhe me njeriun. Kjo ditë është për të krishterin, jo vetëm një ditë e përkujtimit, por gjithmonë një ditë e takimit me Krishtin e Ringjallur, takim me Zotin
◊ FESTË PËR TË GJITHA FAMILJET: sepse baba dhe nëna me fëmijët e vet e kremtojnë ngjalljen e Krishtit! Në këtë ditë të gjitha familjet janë të bashkuara për të kremtuar dhe për t´ia uruar njëra-tjetrës. Knaqësi është të urosh, kënaqësi është të kremtosh me familje dhe në familje.
Shumë ditë të tëra bëhet në familje një përgatitje shpirtërore dhe përgatitje në familje (si p.sh. pastrimi në shtëpi, kuzhina me ushqim ma të mirë, aroma e ëmbëlsirave të shumta e disa gjërave tjera). Nuk ka kremtim familjar për Pashkë pa familje!
◊ FESTË E TË GJITHA FESTAVE. Kremtimi i Pashkëve është kremtimi dhe festa më e madhëja që egsiston në kalendarin liturgjik për të Krishterët. Duke ua dëshiruar të gjithëve Pashkët e Zotit, le të jetë edhe për ne kjo ditë, një ditë e gëzimit, që të jemi, sikur që jemi dhe të jetojmë si njerëz të Pashkëve dhe në të Ringjallurin. „Pse e kërkoni të Gjallin ndër të vdekur? Ai s´është këtu! U ngjall...“(Lk 24.5-6).
Përgatiti:
Mag. Don Kolë Gjergji,
Kapelan në famullitë
Vordernberg-Trofaiach-St. Peter
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pashket tradicion apo shprese?, Posted 11 Prill 2009, 19:43
:muah
:flm
Te lumte I Ameshuar!
Kemi nevoje te prekim tema fetare te karakterit miqesor. Kush e gjen veten me idera, apo mendime ...le te futet ketu. I siguroj se Korrenti nuk e kape, por dicka perfiton.
Une mendoj qe Pashket jane Shprese e Madhe per me mire ne besim te Zoti, ne besim qe Njeriu te ndjehet i Zoti ne toke, te ndjehet se bota ka vlera dhe duhet percjelle ne jeten tone.
Mungesa e Shprese mendoj se esht nje gjendje shoku i fshehte ne jeten spirituale te njeriut, nje gjendje krize te besimit ne vetevete per te sotmen dhe te ardhmen.
Ndersa shumica e trajton si Tradicion, qe do te thote te Festohet Pashket formalisht se keshtu na e kane lene prinderit dhe keshtu po bejme. Pra kjo soj tradicioni nuk e mban riperteritjen e shpirtit qe esht i lidhur me Zotin.
Dhe me Zotin do te thote te jetoh me vlerat e njeriut dhe jo me antivlerat qe po e damton vete qenien njeri, qe nuk mund te quhet jo se jo Njeri, ap as kafshe nuk mund te quhet me antivlerat, por nje soj krijese e perbindshme qe sjell botes njerezore nje tjetersim njerzor, nje afrim me boten e kanibaleve.
Ne fund Festa e Pashkeve esht e lire me e festuar.
I uroj te gjitheve Gezuar e per shume mot Pashket!

E Premtja e Zezë

- E Premtja e Zezë i ka rranjët që tek Kopshti i Edenit. Mendohet që ishte e premte, kur Eva ndolli Adamin me frutin e ndaluem Mollën. Adami e kafshoi e të dy u dëbuen nga parajsa.
- Përmbytja e Madhe ndodhi në një të premte,
- Zoti ua lidhi gjuhët ndertuesve të Babelit në një të premte
- E premtja mban dhe kryqëzimin e Krishtit mbi supe.
- Në Romën e lashtë, e premtja ishte dita e ekzekutimeve,
- E premtja ma vonë u caktue dita e xhelatit në Angli.
- Në shoqëri të tjera pagane, ishte sabbath, dita e lutjeve e përkushtimeve, pra ata të cilët nuk u përkushtoheshin perëndive në këtë ditë, nuk do të merrnin uratën e perëndive.
- Një nga hipotezat shtron se nuk u krijua si një gërshetim në vite, por nga një katastrofë, një ngjarje e vetme historike që ndodhi rreth 700 vjet më parë. Katastrofa ishte masakrimi i Kalorësve të Tempullit, një legjion legjendar murgjish, i krijuem gjatë fushatave të Kryqzatave, për të luftue Islamin. Për 200 vjet këta ishin njohur si kontigjent luftues, por në vitet 1300 këto forca ishin shtue aq shumë në numër sa filloi të konsiderohej nga monarkët e klerikët e asaj kohe si një rrezik, kanosje politike të pushtetit tyne, andaj dhe u shpartallue nga një konspiracion kleriko-qeveritar.
- "E premte 13 tetor 1307, një ditë aq famëkeqe, sa që bani që e premtja, të bahej sinonim për fatkeqësi. Oficerët e Mbretit Filipi i IV -të i Francës banë arrestime në masë gjatë një sulmi të beftë pa dalë mirë dita, ku mijra Templarëve - iu hodhën zinxhirët e u akuzuen si heretikë, mekatarë dhe ju grabitën thesaret e konfiskuem. Asnjë nga këto akuza nuk u vërtetue madje as në Francë e as në vende të tjera ndërkohë Templarët u konsideruan të pafajshëm. Në shtatë vitet që pasuan, me qindra Templare duruan tortura çnjerzore në mënyrë që të nxirrnin "të vërtetën" e më shumë se 100 prej tyne vdiqen si pasojë e dhunës ose u dogjen në turrën e druve". Ma vonë ashtë zbulue se prapa mbretit Filipi i IV-të ishte pjesë e mazonerisë kriminale që edhe sot vazhdon tmerret ndaj popujve të botës nëpërmjet përfaqsuesve të .
- Kur data 13 i bie ditë të premte ka gjasa për me pasë ters njeriu si bie fjala me aksidente, fatkeqsina të ndryshme.
E enjte, më dt. 2.IV.2015
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Gëzuar e për shumë mot Pashkët e Bardha - 24.IV.2011 besimtarë Katolik dhe ortodoksë!
Imazh

ImazhImazhImazh
Proletari ju uron te gjithve kudo qe ndodhen fillimishtë besimtarve Katolikë dhe ortodoksë në emigracion dhe në Shqipëri:
Gezuar Pashkët e Bardha të 24 prillit 2011!
Ju urojmë Paqe Harmoni Dashuri Lumturi ne Familjet tuaja po ashtu në jetën tuaj ..Paqe mbizotëroftë në gjithë globin e Botës; vuajtjet të largohen nga ata që sot vuajnë sëmundjet! Le t'u sjellë mbarësi dhe bashkime familjare emigrantëve!

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Daniel Gàzulli
ME SHËNDET PASHKËT

Imazh

Sot asht Dita e Pashkëve, Dita e Ringjalljes së Krishtit.
Në një ditë të tillë, pothuej dymijë vjet ma parë, ka themelet e veta Krishtenimi. Kryqzimi për mëkatet tona e Ringjallja për shpresat tona – për paqë e dashuni mbi Tokë, - janë për besimtarët rruga e vetme udhërrëfuese në jetën mbitokësore.
Pashkët janë festa kryesore e Krishtnimit, sepse tek Ringjallja mbështetet e gjithë doktrina e tyne. Jo besimtarët ka po 2000 vjet që mundohen me e rrëzue këte doktrinë. Vetë fakti që në 2000 vjet nuk kanë mundë ta shembin, tregon forcën e vërtetë të Tij.
Jezusi u ringjall ditën e tretë mbas Kryqzimit. Na, ndjeksit e Tij, duhet me u ringjall shpirtnisht sa e sa herë mbas “vdekjeve” tona shpirtnore. Të ringjallemi prej vdekjes shpirtnore që na sjell urrejtja, smira, shpifja, dëshprimi, pabesia, veçanarisht në këto kohë kur kemi pushtue qiejt si zogjtë, por po harrojmë të ecim pranë njeni tjetrit mbi tokë si vëllazen, si pat thanë Martin Luther King.
Në Shkrimet e Shejta Pashkët janë simboli i flijimit të Jezusit për njeriun, që vinte prej natyrës sonë të korruptueme. Në lashtësi koncepti “i korruptuem” shprehte grryemjen e mbrendëshme, shpirtnore, nga vese, mëkate, tej atij koncepti që mbart fjala sot. Me këte flijim i hapej rruga njerëzimit të kalonte nga vesi në virtyt. Me ringjalljen shprehet fitorja mbi vdekjen vetë e mbi botën e përçudnueme.
Për ne shqiptarët Pashkët kanë një domethanje edhe ma specifike: Ringjallja jonë shpirtnore vazhon; ajo nuk u përsos asnjëherë në kaq shekuj, pse ndëshkime të randa na ranë mbi krye: prej pushtimeve barbare, tek ideologji poaq barbare. Prej tyne kemi dalë me shumë gjymtime, mbi të gjitha shpirtnore.
Pashkët na ftojnë me gjetë paqë në radhë të parë në vetvete. Pa ekuiliber shpirtnor e moral nga secili në vetvete, nuk mund të gjendet paqa as në familje, në shoqni e në mbarë Atdheun tonë.
Edhe kalvari ynë, i gjatë e i mundimshëm, gjithësesi i kapërcyem me sakrifica të panumurta, tregon se nuk e humbem kurrë plotësisht virtytin, se iu larguem sa herë edhe shumë Udhërrëfuesit tonë, por nuk e humbem kurrë nga shikimi; tash asht koha t’i afrohemi me vlerat që kemi ruejtë ndër shekuj e me vlerat që duhet të fitojmë çdo ditë tue u përsosë në virtute.
Me shëndet e prap ma me zemër të mirë Pashkët, motra e vëllazën Shqiptarë, të cilitdo besimi qofshi, pse në ditë feste e gëzimi na bashkë kemi udhëtue e bashkë do të udhëtojmë në shekuj. Për shumë mot!
Imazh
E shtunë, më 23 prill 2011
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
VDIQËN PER NJË IDEAL:
“RRNOFTË KRISHTI MBRET, RRNOFTË SHQIPNIA !”
Imazh
“E PREMTJA E ZEZË NË SHQIPNI KA FILLUE ME 29 NANDOR 1944, DHE KA ME VAZHDUE DERISA TË MAROJË KOMUNIZMI.” Don Dedë MALAJ (1959).


“Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vllazën e Motra,s’ ishte pa kurrë në historinë e njerzimit...”
Papa Gjon Pali II (Prill 1993)


KY ISHTE KLERI KATOLIK SHQIPTAR PËRBALLË GENOCIDIT KOMUNIST
■“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sëpse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, ... janë vetëm 30 vjet mundësi me formue një Kler Shqiptar e, për 30 vjet me nxjerrë aq Heronjë sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë”.
At Pjetër Mëshkalla S.J.
●Kleri Katolik Shqiptar para vitit 1944 kishte mbrenda kufinjve shtetnor: 220 Meshtarë, shumë murgesha, disa fratela e qindra objekte kulti.
Mbas vitit 1944, janë shugurue edhe 25 Meshtarë në Shqipni, ndërsa, jashta kufinjve shtetnor janë shugurue edhe 20 Meshtarë tjerë.
●Genocidi komunist ka përfshi nga viti 1944 – 1990 këta Klerikë Katolik:
●TË PUSHKATUEM: (Me gjyqe, pa gjyqe dhe gjyqe të mëshefta)

1. Imzot FRANO GJINI (1886 – 1948) Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni.
2. Imzot GJERGJ VOLAJ (1904 – 1948) Ipeshkëv i Sapës.
3. Imzot NIKOLL DEDA (1890 – 1948)
4 Imzot NIKOLL NOGA (TUSHA) (1895 – 1946)
5. At MATI PRENNUSHI OFM. (1882 – 1948)
Provinçial i Françeskanve të Shqipnisë.
6. At ÇIPRIAN NIKA OFM. (1900 – 1948)
Guardian i Françeskanve të Shkodres.
7. At LEKË LULI OFM. (1908 – 1944).
8. At LEONARD TARGAJ OFM. (1910 – 1945)
9. Don LAZËR SHANTOJA (1892 – 1945)
10. Don NDRE ZADÊJA (1891 – 1945)
11. Don MARK GJANI (1909 – 1945)
12. At PAPA PANDI (1909 – 1945)
13. At ANTON HARAPI OFM. (1888 – 1946)
14. At GIOVANI FAUSTI SJ. (1899 – 1946)
15. At DANJEL DAJANI SJ. (1906 – 1946)
16. At GJON SHLLAKU OFM. (1907 – 1946)
17. Don NIKOLL GAZULLI (1893 – 1946)
18. Don ALFONS TRACKI (1892 – 1946)
19. Don LUIGJ PICI (1907 – 1946)
20. Don ZEF MAKSEN (1901 – 1946)
21. At BERNARDIN LLUPI OFM. (1894 – 1946)
22. Don LUIGJ PRENDUSHI (1896 – 1947)
23. Don DEDË MAÇAJ (1920 – 1947)
24. Don ANTON ZOGAJ (1905 – 1948)
25. Don EJËLL KOVAÇI (1920 – 1958)
26. Don DEDË MALAJ (1920 – 1959)
27. Don ZEF BICI (1919 – 1968)
28. Don MARK DUSHI (1920 – 1968)
29. Don MARIN SHKURTI (1933 – 1969)
30. Don SHTJEFËN KURTI (1898 – 1971)
31. Don MIKEL BELTOJA ( 1935 – 1974)
32. Seminaristi MARK ÇUNI (1919 – 1946)

●TË VDEKUN NË TORTURA:

At LORENC MITROVIÇ OFM. (1872 – 1943)
At BERNARDIN PALAJ OFM. (1894 – 1946)
At SERAFIN KODA OFM. (1915 – 1947)
Papa JOSIF PAPAMIHAJLI (1912 – 1948)
Don ALEKSANDËR SIRDANI (1892 – 1948)
Don PJETËR ÇUNI (1914 – 1948)
Don DEDË PLANI (1889 – 1949)
Don JAKË BUSHATI (1890 – 1949)
Imzot JUL BONATI (1874 – 1951)
Vlla GJON PANTALIA ( 1887 – 1947)

●TË VDEKUN PAK KOHË MBAS TORTURASH NGA SIGURIMI I SHTETIT:

Imzot FRANO GJURAJ (1893 – 1947)
Don ANTON MUZAJ (1921 – 1948)
45. Don KOLEC PRENNUSHI (1902 – 1950)
46. Don LAZËR JUBANI (1925 – 1982)

●TË VDEKUN NË BURGJE E KAMPE SHFAROSJE:

47 Imz. VINÇENC PRENNUSHI OFM. (1885 – 1949)
48. Imzot ERRNESTO ÇOBA (1913 – 1980)
49. Don MARK BICAJ (1911 – 1946)
50. Don NIKOLL SHELQETI (1892 – 1947)
51. Don EJËLL DEDA (1917 – 1948)
52. Don NIKOLL LASKAJ (1898 – 1948)
53. At GASPËR SUMA OFM. (1897 – 1950)
54. At PAL DODAJ 880 – 1951)
55. At KARLO SERREQI OFM. (1911 – 1954)
56. At KLEMENT MIRAJ OFM. (1882 – 1956)
57. At RROK GURASHI OFM. (1894 – 1965)
58. Don RROK FRISKU (1892 – 1956)
59. Don PJETËR NOGA (TUSHA) (1873 – 1958)
60. Don ANTON DOÇI (1920 – 1973)
61. Don MARK HASI (1920 – 1981)
62. Don LEC SAHATÇIJA (1906 – 1986)
63. Don NIKOLL GJINI (1911 – 1987)
64. Don PJETËR GRUDA (1922 – 1989)

●VDIQËN MBASI VUEJTËN DËNIMIN:

66. Imzot GJERGJ HABERI (1874 – 1950)
67. Don ZEF SHTUFI (1879 – 1950)
68. Don NDOC NIKAJ (1864 – 1951)
69. Don MARK SHLLAKU (1865 – 1951)
70. Imzot BERNARDIN SHLLAKU OFM. (1875 – 1956)
At BUON GJEÇAJ OFM. (1870 – 1957)
At PAL ÇIURÇIJA OFM. (1878 – 1957)
At PASHKO GJADRI SJ. (1877 – 1960)
Don NIKOLL KIMZA (1878 – arratiset, vdes në Romë 1960)
Don NDOC SUMA (1887 – 1962)
Don TOMË LACAJ (1898 – 1962)
At MARIN SIRDANI OFM. (1885 – 1962)
Don VLASH MUÇAJ (1918 – 1963)
At LEONARD SHAJAKU OFM. (1887 – 1964)
Don MEHILL ÇUNI (1871 – 1965)
At ÇIRIL CANI OFM. (1875 – 1967)
Don LAZËR DEDI (1919 – 1967)
Don PRENKË QAFALIA (1900 – 1967)
Don NIKOLL SHLLAKU (1886 – 1967)
Don NDRE LUFI (1878 – 1969)
At FLORIAN BERISHA SJ. (1897 – 1970)
At MARK HARAPI SJ. (1890 – 1974)
At MARJAN PRELA OFM. (1885 – 1974)
At GJON KARMA SJ. (1896 – 1975)
Don PAL GJINI (1905 – 1975)
At ALFONS ÇUNI OFM. (1900 – 1976)
Don NDUE SOKU (1922 – 1976)
Don LEKË DREDHAJ (1899 – 1976)
At MËHILL MIRAJ OFM. (1909 – 1978)
Don INJAC GJOKA (1916 – 1979)
At GEGË LUMAJ OFM. (1904 – 1980)
At DONAT KURTI OFM. (1903 – 1983)
At MËHILL TROSHANI SJ. (1904 – 1983)
At SEBASTJAN DEDA OFM. (1916 – 1984)
100. At FILIP MAZRREKU OFM. (1913 – 1984)
101. At FRANO KIRI OFM. (1902 – 1986)
102. At FERDINAND PALI OFM. (1907 – 1986)
103. Don MARIAN ARTA (1905 – 1986)
104. At AUGUSTIN ASHIKU OFM. (1906 – 1986)
105. At PJETËR MËSHKALLA SJ. (1901 – 1988)
106. Don KOLEC TONI (1932 – 1992)
107. Don NDOC SAHATÇIJA (1904 – 1993)
108. At PETRAQ ISAK (1914 – 1997)
109. Fra GASPËR JUBANI (1920? – 1992)

●KLERIKË QË U ZHDUKËN NGA SIGURIMI I SHTETIT KOMUNIST:

110. Don MATISH LISNA (1924 – helmatisë 1958)
111. Don PRENKË NIKÇI (1921 – aksidentalisht 1974)
112. Don LAZËR SHELDIJA (1928 – 1988, vra në SHBA)

●VUEJTËN DËNIMIN DHE ISHIN NË SHERBIM TË FESË MBAS VITIT 1993:
●25 Prill 1993 PAPA GJON PALI II – në SHQIPNI.

“....Të dashtun Vllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë me ruejtë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë, sikur edhe vetë ky shesh na e kujton, u shque figura e naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar...
Papa Gjon Pali II (Në Sheshin Skenderbej Tiranë)
Buletini Katolik Shqiptar, Vol.XIV. fq. 171, 1993. San Francisco USA.

113.Imz FRANO ILLIJA Argjipeshkëv i Shkodres (1918 – 1997)
114. Imzot NIKOLL TROSHANI (1915 – 1996)
115. Imzot ZEF SIMONI (1928 – 2009)
116. Imzot MIKEL KOLIQI ●KARDINALI I – SHQIPTAR (1902 – 1997)
117. At ZEF PËLLUMBI OFM. (1924 – 2008)
118. At ALEKS BAQLI OFM. (1918 – 1993)
119. At JAK GARDIN SJ. (1905 – 1996)
120. Don ZEF GILA (1916 – 2000)
121. At KONRRAD GJOLAJ OFM. (1918 – 2000)
122. Don SIMON JUBANI (1928 – 2011)
123. At LEON KABASHI OFM. (1906 – 1998)
124. Don LUIGJ KÇIRA (1925 – 2008)
125. Don NDRE KRROQI (1922 – 1996)
126. At ANTON LULI SJ. (1910 – 1999)
127. At DIONIZ MAKA OFM. (1910 – 2004)
128. Don NIKOLL MAZRREKU (1912 – 1996)
129. Don PASHKO MUZHANI (1915 – 1993)
130. Don NDOC NDOJA (1914 – 1996)
131. Don LORO NODAJ (1918 – 1996)
132. Don NDOC NOGAJ (1926 – 2011)
133. Don GJERGJ SIMONI (1935 –
134. Don ERRNEST TROSHANI (1928 –
135. Don MARTIN TRUSHI (1933 – 1998)
136. At GJERGJ VATA SJ. (1915 – 2000)
137. At VIKTOR VOLAJ OFM. (1910 – 1995)
138. Don JAK ZEKAJ (1906 – 1995)

●MOTRA QË VUEJTËN DËNIME NË BURGJET KOMUNISTE:
139. Moter GJEORGJINA BULGARECI (1928 – ?
140. Moter LILJANA RADOVANI (1925 – 2002)

●Shenim (FR):
Pranë emnit shenohët OFM për Urdhnin Françeskan, dhe SJ., për Urdhnin Jezuit. Mbas vitit 1993, rreshtimi asht ba simbas rendit alfabetik.
Këtu përfshihen vetem Ata Klerikë që janë pushkatue, zhdukë, mbytë në tortura, vuejtë në hetuesi, burgje, kampe shfarosje dhe interrnimi nga Shtetit komunist i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, nga viti 1943 – 1991.
Melbourne, E enjte, më 2 Prill 2015.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:

PAPA I PARË QË PUTHI TOKËN E GJERGJ KASTRIOTIT

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...
Imazh
PAPA GJON PALI II NË RINAS...

25 PRILL 1993 DITA MA E BARDHË E POPULLIT SHQIPTAR...
■Papa Gjon Pali II puthë rrasen nën të cilen janë Eshtnat e të burgosunve politik, që kanë vdekë t’ uritun nga viti 1955 – 1957, tue ndertue aeroportin në Rinas të Tiranës...
■2 Shkurt 1981, Papa polak Vojtila, i porsa zgjedhun në Vatikan tha: “Unë mbas popullit tim polak ma së tepërmi e due popullin shqiptar, sepse, së pari keni vuejtë tepër gjatë e tepër shumë dhe padrejtësisht, dhe së dyti, sepse na keni dhurue Nanën Tereze” .
■Papa Gjon Pali II me 5 Tetor 1980, nga Otranto e Italisë foli per Kishen në Shqipni: “Nuk mund të mos e hedh vështrimin tim përtej detit, jo larg prej këndej, drejt Kishës heroike në Shqipni, e tronditun thellë nga persekutimi i ashpër e i zgjatun, por edhe e pasunueme nga dëshmia e Martirëve të Saj: Ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë, rregulltare e besimtarë të thjeshtë”.
■1984 Në Bari t’ Italisë Papa tha: “Prej këtij qyteti mendimi im asht drejtue poashtu nga vllaznit e motrat e Shqipnisë, që s’ kanë mundësi ta tregojnë Fenë e tyne botnisht, që asht një e drejtë thëmelore e njeriut. U porosisë të luteni për ta.
Dishroj t’ ju them se ata janë posaçerisht të pranishem në zemren time.”
■Romë, 27 Prill 1986: “Ky takim i pari me Bashkësinë Shqiptare më prekë thellë në zemer. Nuk asht fjala për një përmallim rasti: Them se asht përmallim i vazhdueshëm. Për çdo ditë, sidomos gjatë Meshës së Shenjtë, kerkoj të jetoj martirizimin e Popullit Tuej, të besimtarëve të Tuej, vllazenve e motrave Tueja Shqiptare, dhe lutem per Atdheun Tuej, per të gjithë besimtarët e Feve të ndryshme, si dhe per Kishen në Shqipni që asht zhdukë persa i perket dukjes së jashtme, por e dini mirë se Kisha nuk mund të zhduket nga zemrat, sepse asht ndertue prej Shpirtit Shenjtë, prej Fjalës së Krishtit e cila gjallon në zemrat e fetarëve. Unë bashkë me Ju, besoj thellë se Krishti jeton...”
■6 Maji 1988, me Katolikët Shqiptarë t’Amerikës, që ishin per lutje në Gjenacan t’ Italisë, Papa Gjon Pali II u tha: “Si mos ta kemi dashuninë e veçantë ndaj një Populli, Bashkësia Katolike e të cilit, i ka mbetë besnike Selisë Apostolike edhe ndër rrethanat ma të vështira e të dhunëshme? E njoh historinë Tuej shpeshherë të shkrueme me gjak... Kisha dymijëvjeçare, e rranjosun në Token Tuej Shqiptare, don liri të plotë per me vijue me kenë element afrimi kombtar, bashkimi dhe paqe në zemren e Popullit Tuej.”
■Me 4 dhe 11 Nandor 1990, Don Simon Jubani kremton Meshen e Parë në Rrëmaji të Shkodres, mbas shpalljes së Shqipnisë “shtet ateist” në vitin 1967, nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, në luften kunder Fesë me “Revolucionin Ideologjik e Kultural”.
■Liria e Fesë solli disa nga ndryshimet e prituna mbas ramjes së Murit të Berlinit...
■Me 2 Qershor 1991, Papa Gjon Pali II kremton Meshen solemne të Korpit Krishtit, me perfaqsues të një Delegacioni të veçantë të Selisë Shenjte, tue i rivendosë marrdhanjet diplomatike në rang Nunciature Apostolike per Selinë e Shenjtë, dhe Ambasade në Shqipni. Marrdhanjet e Vatikanit me Shqipninë u nderprenë në Maji 1946, kur Shqipnia ishte nën kontrollin e plotë të Jugosllavisë komuniste, dhe qeveria kukull e Tiranës e drejtueme nga Enver Hoxha, zbatonte politiken e shkombtarizimit dhe të daljes jashtë të Shtetit Shqiptar nga Europa Perëndimore Perparimtare. Atëherë u nxjerr jashtë Delegati Apostolik i Vatikanit Leone G.B. Nigris, nga Shqipnia dhe u pushkatue pafaj Rregjenti i Delegacionit Apostolik Shqiptar i porsaemnuem Imzot Frano Gjini.
■Me 13 Qershor 1991, Papa Gjon Pali II, nuk e pranoi per vizitë në Vatikan autorin e “Muzeut Ateist”, terroristin Ramiz Alia, edhe pse PPSh ndrroi emnin në Kongres, dhe u quejt “Partia Socialiste e Shqipnisë”. Ramiz Alia kerkoi me u perjetsue si president.
■Me 2 Dhjetor 1992, në pragun e vizitës së Papes Gjon Pali II në Shqipni, anadollakët Ramiz Alia dhe Sali Berisha, presidentët binjakë të “demokracisë”, shpallin Shtetin Shqiptar “Shqipnia Antare e Konferencës Islamike”.
■24 Prill 1993, një ditë para udhëtimit për Shqipni, Papa Gjon Pali II i drejtohet Popullit Shqiptar nga Vatikani: "Të dashtun vllazen e motra shqiptarë, po vij tek ju në emën të Zotit. Po vij, që të lutem me ju dhe për ju, për një të ardhme qetësie e paqe"...
Dhe në gjuhën shqipe shtoi: "Mirupafshim nesër! Zoti ju bekoftë!”
***
■25 PRILL 1993...PAPA DHE SHQIPNIA...
Vargu i pafund i njerzëve lidhi Aeroportin e Rinasit me Kathedralen e Shkodres...
■Ditë e shenueme mbas 526 vjetësh kur Zoja e Këshillit të Mirë mërrijti në Gjenacan, e pikrisht prej atje, me 25 Prill, Papa solli një kopjo të asaj Figure tek rrenojat e Kalasë.
■PAPA GJON PALI II viziton Shqipninë e Gjergj Kastriotit...
Takohën Dy Burra! Njeni me shpatë të futun në kllef , Tjetri me Kryq në krahnor!
Asht Skenderbeu përballë Karol Vojtilës!
Asht Shqiptari përballë Polakut që paqë nuk ban me hasmin tonë!
Asht Atleti i Krishtenimit përballë Atletit mbarë Njerëzimit!
Asht i Zoti i shtëpisë që dorën i shtrinë mikut që puthi Tokën tonë!
“Hajde! Urdhno!..Mirse të ka prue Zoti, Shtëpia asht e Zotit dhe e Mikut!
Mirëse erdhe, o Burr’ i Bekuem!” E kryet zatesin njeni me tjetrin bash si atëditë...
me 12 Dhjetor 1466, me Palin e II, në Romën plakë!
E dora e rame e Gjergjit mbi gjoks nga 17 Janari 1468, ngrihët naltë!..
■“Qé, pra, Karol Vojtila! Ky asht Populli im Shqiptar!
E, Ti jé bash Ai Burrë Trim që bashkë me historinë e Botës mbarë, ké sjellë një Epokë
të Ré edhe për Atdheun tim! Bijtë e mijë, vêni veshin Këtij Burrë e ndigjoni mirë shka thotë!.. Edhe unë dikur...Këta... ndigjova,.. e, Fitova!..”.
■“Zotni President!
Të nderuem zotnijë Autoritete civile, ushtarake dhe fetare!
Vëllazën e Motra Shqiptare, Ju përshëndes përzemërsisht!
Mbas njëdite me një program të ngjeshun me kremtime e takime, të cilat me dhanë mundësinë me prekë me dorën time jo vetëm fenë plot afsh të Bashkësisë Katolike po, edhe ngrohtësinë e mirëpritjes së Popullit Shqiptar, ja ku erdhi çasti i ndamjes dhe i prekun thellë me duhët t’ ju la. Në miqësinë që me keni shfaqë kam kuptue se pata të baj me miqë që kishin një zemër të madhe. Në çiltërsinë tuej pashë kurajon e një demokracie të ré, një demokraci që po ecën me hapa të sigurta drejt lirisë, mbas sa vitësh të pafund dhe t’errta të një diktature dhe të një ateizmi mbytës. Ju falemnderës për mikpritjen! Do të këthehëm në Romë me një kujtim të ngrohtë për vendin tuej të ngulitun në mendjën dhe në zemrën time. Ju falëmnderës!
■Erdha mes jush për me përmbushë misionin tim si Mbasardhës i Apostullit Pjetër në shërbim të Kishës Universale, për me ju dishmue besimtarëve Shqiptarë prej shumë kohësh të munduem, solidaritetin e gjithë bashvëllazënve të të njejtit besim, të cilët janë shpërnda në të katër anët e Botës. Kam ardhë këtu për me ju shpreh nderimin tim Vllaznor edhe komunitetëve të ndryshme fetare që bashjetojnë këtu prej shekujsh:
Komunitetit Kristjan Ortodoks dhe Komunitetit Mysliman, të cilëve u sjellë një përshëndetje të përzemërt.
■Kam ardhë për me i shfaqë çdo Shqiptari admirim dhe mbështetje në këte fazë delikate të kalimit historik dhe të të shumë së dishruemes ringjallje shoqnore dhe shpirtnore.
■Të dashtun Vllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë ta mbroni me forcë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë sikur edhe vetë ky shesh na e kujton u shque Figura e Naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar.
■Ju keni vuejtë për Kombin Tuej. Prandej dhe keni të drejtë ta doni kaq shumë.
Populli i juej kaloi një tragjedi me të vërtetë tronditëse nën shtypjen komuniste.
Ishte vërtetë i tmershëm përftyrimi i jetës njerëzore nën rregjimet totalitare si ai që ju keni njohë, ku, njeriut i mohohej një nga të drejtat ma thelbësore: Liria e shfaqjes së mendimit dhe e besimit të tij si dhe liria e ndërgjegjës. Mohim ky, që shpesh merrte formën e një shtypjeje të tmershme. A ka gja ma të randë sësa mbyllja e Tempujve të çdo besimi dhe, a nuk u dënuen me vdekje priftërijtë vetëm pse guxuen të ushtronin rritët fetare? A nuk u përsekutuen besimtarët tue u burgosë ose tue u fye me të gjitha mënyrat?
■Në vendin tuej të vishkulluem mashumëse asnjë vend tjetër nga përsekutimi asht e thjeshtë me gjetë gjurmët e Katakombëve të lashta Kristjane dhe t’arenave ku, dëshmitarët e Krishtit hidheshin me dhunë për me ushqye bishat.
Këtu kje një luftë e ashpër kundër Fesë, simbas një vije dogmatike të një programi shoqnor dhe politik, i mbështetun nga ideologjia komuniste. Dukej sikur mjeti ma i domosdoshëm për me realizue e trumbetue “Parajsën në tokë” kje tue i mohue njeriut atë forcë që e lidhë me Krishtin, forcë kjo, rreptësisht e dënueme si një “dobësi e pandershme për njeriun”. Në të vërtetë kjo forcë e pame jo me atë sy ishte ma shumë dishka shqetësuese për ata, ashtu si e treguen faktët. Përsoni njerëzor në të vërtetë me energjinë që vjen nga Feja, nuk lejon lehtësisht të hidhët në anonimatin kolektiv.
■Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit. Asht e vërtetë se edhe në Përandorinë Romake janë ba përndjekje të ashpra ndaj të Krishtenëve, por atëherë, ishte fjala për Shtet i cili në emën të një Feje, asaj pagane, luftonte ata që mbështetshin Ungjillin e Krishtit.
■Kurse këtu, Shteti asht përpjekë me shue çdo shprehje fetare në emën të një ateizmi radikal, të mbështetun në një sistem universal dhe përgjithësues. E gjithë kjo ndodhte në një kohë kur askush nuk mund të ndërhynte për me mbrojtë dinjitetin e njerëzve që u ishte mohue gjithshka, tue i çveshë deri nga ma “njerëzorja”, liria e tyne.
■Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe asht e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë. Dhe në fakt ky duhët të jetë sot pikësynimi, me këthye shpejt fletën tue mos harrue atë që ka ekzistue, për me shikue përpara. Pikëpamje kjo, që në një prizem vështrimi asht e drejtë e, madje, edhe e domosdoshme, por me një kusht, që me mbetë gjithmonë në kujtesën tonë ajo që ngjau në të kaluemen. Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikëthye tek të njajtat gabime të përlotuna dhe, asht shtegu ma i mirë për një proçes pajtimi të vërtetë.
Ju sot, keni fitue lirinë në një mënyrë krejt të veçantë të papërgjakun.
■Jeni ngritë nalt mrekullisht nga një greminë tiranie dhe vdekje. Kur dukëj se po shuhej gati çdo motiv i arësyeshëm besimi zbardhi agimi i lirisë. ■Rilindi jeta. U ringjall kurajo për me qëndrue, u ndez përsëri Drita e shpresës.
Por, kjo liri besimi fetar të cilën Ju ma në fund po e shijoni, nuk asht vetëm një dhuratë
e çmueshme e Zotit për ata që kanë hirin e fesë, por asht një dhuratë për të gjithë,
sëpse ajo asht thëmeli i garancisë për çdo shprehje tjetër të lirisë. Ajo prek njeriun në intimitetin e vet, në atë cep të Shenjtë dhe të padhunueshëm që asht ndërgjegja, ku, kenja njerëzore takohët me Krijuesin dhe fiton ndërgjegje të plotë të dinjitetit të vet.
■Nga një liri e tillë e trajtueme ashtu siç duhët, nuk ka për shka ti trembemi asnjë shrregullimi njerëzor. Besimi i çiltër në Té nuk i përçanë njerëzit por përkundrazi, i bashkon me gjithë veçantitë e tyne. Si na e mëson edhe Feja, nëse kemi një Krijues të perbashkët që të gjithë jemi Vllazën. Kështu, që Feja asht një kështjellë mbrojtëse kundër totalitarizmit dhe një kontribut vëndimtar për një vllaznim human.
■Liria e vërtetë fetare i shpëton ngacmimëve të intolerancës dhe të sektarizmit, dhe ofron mënyra dialogu të respektueshëm dhe konstruktiv.
■Populli Shqiptar, - dhe po më pëlqen që po e kujtoj në këte çast,- asht për me u marrë si shembull në këte pikëpamje. Që të tre Komunitetët fetare mbajnë një raport respekti rreciprok të një bashkpunimi të njerëzishëm. Qëndroni në këte pikëpamje Vllazën e ■Motra të dashtuna! Ju, do të keni merita për solidaritetin dhe për paqën në Atdheun Tuej dhe në krejt zonën e shumëvuejtun të Ballkanit.
■Kështu, Ju, mund të ndërtoni një Bashkim Kombëtar të urtë dhe të qendrueshëm.
Megjithatë, dashnia për Atdheun të cilën Ju e ndjeni të fortë ndër këta çaste, nuk duhët të degjenerojë në nacionalizem intolerant dhe agresiv që sot e kësaj dite, po shkakton viktima dhe po ndezë urrejtje të papërmbajtuna në vende të ndryshme të Botës, madje, dhe jo fort larg nga këtu tek Ju.
■Përkundrazi, u shtoftë gjithënjë e ma shumë harmonia në bashkjetesë tek Ju.
Duhët mësue arti i dialogut dhe i të dëgjuemit kjoftë dhe kur ky art asht i lodhëshëm.
■Ky asht çmimi i lirisë, ky asht sekreti i progresit të vërtetë moral e civil.
Shqipni, qëndro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!
Rruga që do të bash nuk asht aq e lehtë. Ende ka plagë të pambylluna.
E kaluemja lé të shërbejë si mësim por kurrë mos të të shtyjë në hakmarrje mëllefesh. Tashti asht koha për me shkue me besim drejt së ardhmës.
E madhe asht detyra që të pret për të cilën tashma e ké fillue punën më një zell të lavdërueshëm. Në përpjekjen për rimëkamjen ekonomike asht e domosdoshme që të gjithëve t’u garantohët puna dhe, ajo, që asht ma esenciale për me jetue me dinjitet,
lé ti bashkohët edhe vullneti për ta konsolidue demokracinë tande të ré. Kjo nuk arrihët pa çmue si duhët disa vlera thelbësore tue fillue sëpari nga dinjiteti i jetës njerëzore.
■“Një demokraci pa vlera, -kam shkrue në Encilklikën Centesimus Annus- mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon historia”. Krijimi i një shoqnie demokratike nuk bahët menjëherë me një të thanun.
Ajo kërkon një kujdes të përditëshem nga të gjithë dhe një gatishmëni bashpunimi. ■Askujt nuk i falët të rrijë mënjëanë e të sodisë.
■Kësaj Shqipnie të posalindun Kisha nuk do t’ua kursejë kontributin e Sajë. Ajo sigurisht nuk harron se misioni i Saj asht kryesisht fetar dhe do të ketë shumë kujdes, për mos me hy në çeshtje thelbësisht politike por, e mbështetun në forcën e Ungjillit Kisha që u ngrit nga Krishti si lajmëtare në Botë, do ta ofrojë ndihmesën e vet kjoftë me pjesëmarrjen në punë të institucioneve të Saja, kjoftë mbi të gjitha, me mbështetjen e Saj në favor të një humanizmi të vërtetë, i cili ngritë përsonin, i pamë ky në Dritën e Zotit dhe i përfshimë në të gjitha dimensionet në qendër të çdo projekti ekonomik, social dhe politik.
■Njeriu dhe Zoti nuk janë kurrë në një alternativë dhe nuk konkurrojnë njeni tjetrin. Përkundrazi, njeriu ka një dinjitet të naltë, tamam siç i ka hije një krijese të bame simbas imazhit të Zotit. Njohja e kësaj vlere té çdo njeri do të bajë që edhe ekonomia të gjejë ekujlibrin e drejtë ndërmjet arësyve të aftësive dhe të spikatjes së solidaritetit dhe do ta çojë kështu, impenjimin politik me një kërkesë përgjegjësie ndaj së mirës së përbashkët, tue ndjekë gjithmonë kërkesat e respektimit ndaj etikës dhe moralit.
■Popull Shqiptar, ec përpara me kurajo drejt shtigjëve të solidaritetit!
Asht një rrugë e vështirë kjo, por në té janë të mbjelluna farnat e shpresës.
■Lé të shoqnojë forca e Martirëve të Tu, dëshmitarë gjithmonë në roje të Lirisë në vitët
e pafund të shtypjes së rregjimit totalitar.
■Lé ti ndrisë hapat e Tu dashunia për familjën, shpirti i vëllaznimit, mikëpritja ndaj të huejt dhe vetitë që e dallojnë Popullin Tuej, veti këto që përbajnë pasuninë ma të çmueme të traditave shekullore Shqiptare. Lé të ushqejë guximin Tand Feja e besimtarëve të Tu në një Zot të vetëm , të cilët sëbashku me çdo njeri vullnetmirë, do ti përkushtohën shërbimit ndaj drejtësisë dhe paqës.
■E si mos të kujtojmë tashti një Bijë të zgjedhun të Popullit Shqiptar, Motren Tereza të Kalkutës, Nanë shumë e vorfën ndër ma të vorfnit në Botë? Me zjarrin e Fesë në krahnor Kjo grue e vogël dhe e madhe njëkohësisht, sjell dhe ruen mbrenda vetës hovin e bujarisë së papërmbajtun dhe të pamposhtun të zemrës Shqiptare.
■Në emnin tand Popull Shqiptar, po i drejtohëm këtu Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne vëpruese ndaj kërkesave të zhvillimit tand të përgjithshëm. Vetëm kështu, mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vllavrasëse të ulta e të pakuptim...
■Erdhi çasti i ndamjës.
Ju përshëndes i prekun thellë në zemër e me mirënjohje që Ju kam pranë.
Përshëndes veçanërisht Presidentin e Republikës, që më përkushtoi një pritje të ngrohtë. I jam mirënjohës për fjalët dashamirëse që më drejtoi. Përshëndes autoritetet civile dhe ushtarake. Përshëndes vllaznit e mijë të Episkopatës dhe veçanërisht ata që pata kënaqësinë Ti Shuguroj sot.
■Kam dëshirë ti drejtoj një përshëndetje të veçantë Monsinjor Joakim Herbut dhe Ausiliarit Monsinjor Nik Prela; gjithashtu edhe besimtarëve të ardhun nga Shkupi e Prizrêni dhe murgeshave.
Përshëndes ushtarakët e kontingjentit “Pelikan”, të cilët prej muejsh po përpiqen me një dedikim të admiruem në shërbimin humanitar ndaj Popullit nevojtar Shqiptar.
■Përshëndes të gjithë Shqiptarët e shpërndamë në të katër anët e Botës.
I lutem Zotit, që mbi secilin të jetë Dora e Tij dhe e Virgjinës Mari, që këtu lutët me emnin Zoja e Këshillit të Mirë.
■Vllazën e Motra Shqiptare fort të dashtun!
Zoti e ruejtë Atdheun Tuej! Zoti e mbrojtë Popullin Shqiptar në mbarë Botën!
Në Emën të Zotit Ju përqafoj e Ju Bekoj të gjithëve!
Mirupafshim! Ju uroj me gjithë zemër: Gjithë të mirat!”

(Perkthye nga Prof. Gjon Sinishta, Buletini Katolik Shqiptar, Vol. XIV, fq.171,
viti 1993. University of San Francisco, USA. Nenvizimet janë të FR)
■Me 2 Prill 1999 Papa Gjon Pali II tha: "I përbuzun e i dëbuem asht Krishti në njeriun e munduem e të vramë në luftën e Kosovës dhe kudo që ngadhënjen kultura e vdekjes".
■Papa Gjon Pali II, në mesazhin e tij Urbi et Orbi, pikërisht për Pashkët e vitit 1999, tha: "I lutem Zotit të ringjallun t'i japë dhuratën e paqes, së pari tokës së martirizueme të Kosovës, ku lot e gjak vazhdojnë të përzihen në një skenar dramatik urrejtjeje e dhune. Mendoj, për ata që janë vra, për ata që kanë mbetë pa shtëpi, për ata që janë largue me forcë nga familjarët, për ata që janë detyrue të ikin larg..."
■Ndersa unë, Ju pyes sot... në Prill 2015: “PO SHQIPTARËT SHKA BAJNË..?!”
Melbourne, 24.IV.2015.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shkurt 2021, 18:37
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari