Me kete deshiroj te hap nje horizont te ri ne rrymat teologjike e filozofike te ndryshme qe lindin si nevoje e ushqimit shpirteror dhe mendor te njeriut.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 8 postime · Faqe 1 prej 1
Kush e percan fene islame ne Shqiperi?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kush e percan fene islame ne Shqiperi?, Posted 19 Mars 2009, 01:14
Premtimi i Edvin Kristaq Ramës për Xhaminë, reagon Olldashi:
Gënjeu myslimanët, në vendin, ku tha se do ndërtohet Xhamia plani francez parashikon ngritjen e kullave shumë katëshe

Imazh

16-11-2010 / Gazeta 55P

Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi ka akuzar kryebashkiakun Edi Rama se ka gënjyer besimtarët myslimanë për ngritjen e Xhamisë për qëllime elektorale. Duke ilustruar planin francez për qendrën, ministri Olldashi ka deklaruar se në vendin ku është premtuar ngritja e Xhamisë janë parashikuar kulla dhe një qendër tregtare. “Prapa Pallatit të Kulturës janë parashikuar 2 kulla nga 84 kate, të cilat pavarësisht lartësisë për cilindonjeri normal nuk ngjajnë me minare. Ngjitur me këto kulla ka një qendër tregtare. Ky është një premtim që kryetari i Bashkisë e ka bërë dhe 4 vjet më parë në vitin 2007, ekzaktësisht përpara fushatës së zgjedhjeve vendore”- u shpreh Olldashi.
Imazh

Ministri i Punëve Publike ka deklaruar gjithashtu se ngritja e një Xhamie nuk është parashikuar as në planin rregullues të Tiranës. Ndërkohë gjatë paradites Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka prezantuar prioritetet e qeverisë për infrastrukturën rrugore në takimin e dytë ministror të vendeve të rajonit. Ai ka theksuar se Korridori 8 mbetet një projekt i rëndësishëm për qeverinë shqiptare, ashtu si dhe ndërtimi i shumë rrugëve të tjera, në dispozicion të të cilave do të vihet vitin e ardhshëm një shumë prej 500 milionë euro. Krahas infrastrukturës rrugore, qeveria do të investojë edhe në infrastrukturën portuale.

http://www.gazeta55.net/index.php?kat=a ... ulli=16552

http://www.gazeta55.net/index.php?kat=o ... ulli=16548

"Ekstremistët po përçajnë myslimanët"

Shpërthen Selim Muça: Këta janë të ashpër, që të fusin shpatën
Lorina Mixha
Imazh
SELIM MUCA

Ashpërsohet gjuha e komunikimit mes përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Pas reagimit të imamëve të xhamive të Tiranës dhe pas dorëzimit të padisë në gjykatë për anulimin e mbledhjes së datës 21 mars për zgjedhjen e kryetarit të ri të komunitetit, ka thënë fjalën e tij edhe kryetari aktual i komunitetit, Selim Muça. Kryetari i Komunitetit Mysliman shqiptar, për herë të parë ka pranuar se në vend ka grupe të ardhura nga jashtë, që kërkojnë të përçajnë myslimanët shqiptarë. "Ka kundërshtarë, që po gënjejnë, manipulojnë dhe përçajnë.

Disa njerëz nga Kosova dhe Maqedonia po acarojnë situatën dhe po sulmojnë Komunitetin Mysliman", u shpreh Muça. Argumentet e dhëna nga ai u referohen akuzave se në Komunitetin Mysliman kanë ardhur grupe ekstremistësh, të cilët me moton "Të shtrojmë Shqipërinë" kërkojnë të dëmtojnë Komunitetin Mysliman duke mbajtur për fasadë, problemin e lindur mes përfaqësuesve të komunitetit dhe kreut aktual Muça. Por, në fakt, sipas tij, këto grupe janë agresivë, janë të manipuluar dhe tepër të përpunuar.

"Janë radikalët dhe të butët, radikalët dhe tradicionalët. Ne mundohemi t‘i pajtojmë ata, në një drejtim dhe t‘i pajtojmë kryesisht me statutin. Ata që e kundërshtojnë, janë gënjyer, janë përpunuar dhe manipuluar padrejtësisht. Tani së fundi kanë ardhur një palë njerëz nga Kosova dhe Maqedonia, që kanë thënë se do të shtrojnë Shqipërinë. Kush do ta shtrojë Shqipërinë? Këta që na kanë ardhur! Këta janë më të ashpër, që të fusin shpatën. Ky është sulm që bëhet ndaj meje në dukje, por në fakt bëhet ndaj Komunitetit Mysliman", deklaroi dje Selim Muça.

Pas padisë në gjykatë ndaj tij, kryetari Muça është përgjigjur edhe për akuzat në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve të 21 marsit, nga ku do të dalin dhe organet e reja drejtuese të këtij institucioni. "Lajmërimin ne ua bëjmë myftinive në të gjithë Republikën. Çdo gjë bëhet në përputhje me statusin. Unë kam të drejtën ligjore të shpall kandidaturën time dhe dyert janë të hapura edhe për kandidatët e tjerë", u shpreh Muça.

Sipas Muçës, një ndër punët më të rëndësishme gjatë drejtimit të tij janë pronat e komunitetit, të cilat tashmë janë në proces.

Zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman që do të zhvillohen më 21 mars, kanë sjellë shenja të dukshme përçarjeje brenda bashkësisë islame.

Disa anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman dorëzuan në gjykatë padinë civile kundër KMSH, duke u kërkuar të shpallin të pavlefshme mbledhjen e myftinive në Kavajë, nga e cila do të dalë edhe kryetari i ardhshëm. "Ne i jemi drejtuar gjykatës për zgjidhjen e këtij konflikti. Ne kërkojmë prej gjykatës që të pezullojë procedurat dhe të vendosë anulimin e zgjedhjes së kryetarit të komunitetit", u shpreh avokati Isuf Shehu. Avokati konsideron edhe shkelje të tjera, siç është mungesa e kandidatëve, përveç kryetarit aktual, Selim Muça. "Kjo është thjesht një lojë procedurale që synohet të mos njoftohen kandidatët e tjerë. Nuk mund të bihet dakord me lojërat brenda komunitetit", u shpreh Shehu.

Imazh

Reagimi

"Muça të japë fakte për ekstremistët"


Një prej anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman i është përgjigjur Selim Muçës fill pas deklaratës së tij publike për "ekstremistët". Ilir Hoxholli ka shpërndarë dje një deklaratë për mediat, ku thotë: "Ndjejmë keqardhje për deklaratat e kreut të Komunitetit Mysliman në media, i cili e lidh kërkesën për zgjedhje në mënyrë demokratike, me ‘prapaskena të ekstremistëve‘". Sipas tij, është koha që Selim Muça të reagojë dhe t‘i hapë rrugë zgjedhjeve të ndershme, në këtë institucion me përgjegjësi shpirtërore. Sipas Hoxhollit, nëse Selim Muça ka fakte për ndërhyrje të grupeve ekstremiste, t‘i bëjë publike dyshimet e tij. "Përndryshe, të heshtë e t‘i hapë rrugën ndryshimit, sepse një komunitet me imazhin e duhur nuk u shërben vetëm myslimanëve, por mbarë shqiptarëve", thotë Hoxholli.


Organi më i lartë vendimmarrës i komunitetit i konsideron të pabaza akuzat për shkelje statuti


Myslimanët mbledhin Këshillin e Përgjithshëm: Zgjedhjet nuk shtyhen


Zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman Shqiptar do të zhvillohen më 21 mars, siç ishte parashikuar. Të gjendur përballë akuzave për shkelje të statutit, krerët e komunitetit, që presupozohet se përfaqëson rreth 70 për qind të popullsisë shqiptare, zhvilluan një mbledhje për të diskutuar rreth akuzave që u bëhen.

Me anë të një komunikate për mediat, Komuniteti Mysliman Shqiptar njoftoi dje se u mbajt mbledhja e përbashkët e kryesive të Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Në këtë mbledhje u diskutua rreth procedurës në lidhje me zgjedhjet për kryetar të KMSH-së në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ditën e shtunë, më datë 21 mars 2009, si dhe pika të tjera të rendit të ditës.

Të dyja kryesitë, unanimisht arritën në përfundimin se procedurat për propozimin e kryetarit të KMSH-së janë kryer dhe zbatuar në bazë të statutit të KMSH-së.

Kështu që Këshillit të Përgjithshëm, deri ditën e mbledhjes do t‘i paraqiten nga kryesia e KMSH-së jo më pak se dy kandidatura për kryetar. Përveç propozimeve të kryesisë është lënë e hapur dhe priten propozimet për kandidatura të tjera në bazë të pikës 1 të nenit 27 të statutit nga një grup prej jo më pak se 20 anëtarësh të Këshillit të Përgjithshëm.

Këshilli i Përgjithshëm sqaron ata që kanë ankesa për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve, se në bazë të statutit të KMSH-së nuk përcaktohen afate paraprake për paraqitjen e kandidaturave për kryetar të KMSH-së. Madje në bazë të statutit, 20 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm kanë të drejtë të paraqesin kandidaturë edhe ditën e mbledhjes së KP.

"Lidhur me pretendimet e ngritura në media për shkeljen e afateve për njoftim dhe paraqitjen e materialeve 15 ditë para mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, parashikuar në paragrafin e tretë të nenit 22 të statutit, sqarojmë se ky afat është përcaktuar për paraqitjen e raporteve të Kryesisë së KMSH-së, në mbledhjen e radhës të KP, me qëllim që anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të njihen më parë me materialet. Por se në rastin konkret, kjo dispozitë nuk ka lidhje me paraqitjen e kandidaturave për kryetar të KMSH-së në KP, pasi të drejtën për propozim të kandidatit e kanë edhe 20 anëtarët e KP, të cilët mund të kenë propozimet e tyre edhe në ditën e mbledhjes", thuhet në deklaratën për shtyp.

Përfundimisht, kryesitë arritën në konkluzionin se nuk është bërë asnjë shkelje procedurale dhe statutore për mbledhjen e KP me objekt zgjedhjen e kryetarit të KMSH-së.

Krerët e komunitetit sqarojnë gjithashtu se njoftimi për mbledhje 10 ditë para e jo 15 ditë para datës së mbledhjes, ka qenë për shkaqe objektive, për arsye se, të tre titullarët më të lartë të KMSH-së (kryetar, nënkryetar dhe sekretar i përgjithshëm), kanë qenë me shërbim jashtë shtetit dhe menjëherë me t‘u kthyer, kanë shpallur datën e zgjedhjeve.

Kërkohet bashkëbisedim mes palëve, në vend të përplasjeve në media dhe në gjykata


Myftinia e Pukës mbështet krerë të KMSH-së


Pas deklaratës së dy ditëve më parë të Myftinisë së Rrethit të Elbasanit, që mbështeste zërat kundër praktikave të krerëve aktualë të myslimanëve, dje ka qenë Myftinia e Rrethit të Pukës që ka vënë balancat në deklaratat publike të fraksioneve kundërshtare. Me anë të një deklarate për shtyp, myftinia që përfaqësohet nga Imami Gëzim Kopani, shpreh keqardhjen e saj të thellë mbi zhvillimet e fundit "që po tentojnë të bëjnë disa individë të caktuar". Në deklaratë thuhet se "Myftinia e Rrethit Pukë është njoftuar për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të KMSH që javën e kaluar. Në këtë njoftim është pasqyruar edhe rendi i ditës. Si ka mundësi që një mysliman të thotë që nuk janë njoftuar anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm? Si ka mundësi ne si myslimanë të zgjedhim median, gjykatën për të zgjidhur një problem nëse është, por nuk bashkëbisedojmë me njëri-tjetrin si vëllezër myslimanë. Mos harrojmë këtë e thotë edhe Allahu i madhëruar në Kur‘an". Më tej, në deklaratën e Myftinisë së Pukës jepen sqarime në lidhje me statutin e KMSH-së: Nëse do bazohemi në nenin 27 të statutit të KMSH-së thuhet: "Kandidati për kryetar të KMSH propozohet nga Këshilli i Përgjithshëm dhe nga Kryesia e Komunitetit Mysliman ose nga një grup 20 anëtarësh të Këshillit të Përgjithshëm." Në deklaratë thuhet gjithashtu se "nëse një grup besimtarësh bëjnë reagime të tilla duke ‘mbrojtur‘ statusin e KMSH-së, mos të harrojnë se ata kanë shkelur Kur‘anin. Pra nuk kanë bërë ende ndonjë takim me Kryesinë e KMSH-së ose të Këshillit të Përgjithshëm. E nëse është bërë edhe nuk tregohet, atëherë po punohet pas shpine".
Më tej deklarata vijon me sulme ndaj palës kundërshtare, kur thuhet se "nëse një grupi anëtarësh nuk i është dërguar shkresa e KMSH-së, atëherë ne ju bëjmë pyetje: Ju që jeni shpëtimtarët e KMSH-së, pse nuk na keni dërguar neve, të tjerëve, atë traktin tuaj me qëllimin që edhe ne si Myftini e Pukës t‘ju ndihmonim?"

Myftinia e Rrethit Pukë, për hir të Allahut xh.sh. bën thirrje për dialog, në mënyrë që mos të zgjidhen gjërat me protesta, greva apo gjykata.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kush e percan fene islame ne Shqiperi?, Posted 23 Shtator 2010, 21:01
Feja, si refleksion i politikës së sotme

Imazh

Gazeta Sot
E Enjte, 23 Shtator 2010 00:00

Nga Sadedin ÇELIKU

Ditët e fundit media shqiptare ka përcjellë konfliktin që është shfaqur në Komunitetin Mysliman Shqiptar. Ky konflikt ndodhi pak ditë pas festës së Bajramit nga ku ranë në sy deklaratat

e përfaqësueseve fetarë dhe të politikës gjoja për tolerancë fetare, bashkëjetesën dhe harmoninë midis tyre. Shkak të këtij konflikti janë bërë pronat e shumta që ka Komuniteti Mysliman dhe të gjithë pjesëmarrësit në konflikt, që nuk është për herë të parë, e shohin veten atje për shkak të interesave të mëdha që ekzistojnë në këtë institucion. Për të thënë të vërtetën, konflikti është refleksion i politikës shqiptare, pra edhe feja në Shqipëri nuk mund të ketë fytyrë tjetër nga ajo që paraqet qeveria e përfaqësuesit e saj, ndaj konflikti atje nuk duhet parë i shkëputur nga problemet dhe fenomenet që ndodhin në qeverisjen shqiptare. Nëse do themi korrupsion, invazion, informalitet, krim i organizuar, krim në ekonomi, konflikt interesi, shpërdorim të postit zyrtar, etj., këto vlejnë edhe për komunitetet fetare të cilat edhe ato janë bartës të kësaj viroze. Kryetari i Komunitetit Mysliman, në konfliktin e fundit me Sekretarin e Përgjithshëm, e quajti atë dhe grupin kundërshtar, destruktiv dhe njerëz ekstremistë që veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe moralin islam. Ai, Kryetari Selim Muça, i quajti ata ekstremistë dhe veprimet e tyre ekstremizma që vijnë nga Bota Arabe, dhe në këtë mënyrë ai propozoi që tash e tutje studentët e teologjisë të studiojnë në Universitetin që do të krijohet enkas për shqiptarët dhe jo të studiojnë jashtë, nga ku sjellin destruktivitete që dëmtojnë imazhin e fesë islame. Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën mjaft rëndë për veprimtari të paligjshme, kaos në institucion dhe përvetësim pronash.
Që prej zgjedhjes së Selim Muçës në krye të Komunitetit Mysliman në vitin 2004, ai është përfolur vazhdimisht për abuzime dhe shpërdorim detyre nga kundërshtarët e linjës ashpër të këtij institucioni siç i quan ai. Disa herë është dashur ndërhyrja e Komitetit të Kulteve për stabilizimin e situatës e cila gjithmonë ka çeduar dhe ka shqetësuar jo vetëm ata që e prodhojnë këtë konflikt, por dhe besimtarët e ndershëm dhe vetë politikën dhe qeverinë shqiptare, të cilët kanë krijuar alibinë e bashkëjetesës së feve, të cilat kanë tolerancë, e harmoni për tu patur zili por që në fakt nuk është ashtu. Lidhur me ketë temë, pra harmoninë e bashkëjetesën fetare Kryepiskopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi në simpoziumin e mbajtur për këtë temë, nënvizoi se: “Ne kemi vendosur të shprehim me anë të një strukture formale, krijimin e këshillit ndërfetar të Shqipërisë. Në këtë mënyrë, ne shpresojmë, së pari, të forcojmë zërin e komuniteteve fetare në jetën publike të Shqipërisë, së dyti, të ofrojmë një model për bashkekzistencën fetare dhe bashkëpunimin harmonik në mbarë Ballkanin, dhe së treti, të marrin pjesë në mënyrë aktive në strukturën Globale të Konferencës Botërore të Feve për paqen. Pra ideja është të mos qëndrojmë të izoluar por edhe feja të marrë pjesë aktive në dialogjet fetare ndërkombëtare. Në të njëjtën valë ishin edhe Arqipeshkvi Rrok Mirdita dhe Selim Muça, Kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar në fjalën që e morën në atë simpozium. Sigurisht që nuk e kisha fjalën vetëm këtu por tek fenomeni qeverisës që gjejnë strehë të pandershmit, të pamoralshmit madje dhe antishqiptarët.
Normalisht Shqipëria i ka të gjitha institucionet zyrtare, ku në qoftë se secila prej tyre bën detyrën sipas ligjit, edhe vendi nuk do të ballafaqohet me problemet e sotme. Shqipëria sot ka mbi 1100 shoqata, organizata jo qeveritare dhe fondacione që në objektin e tyre kanë ndihmën, solidaritetin social dhe kontributin publik për çështje që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Sipas ligjit shqiptar për të krijuar një shoqatë, fondacion, qendër formimi profesional apo organizatë jofitimprurëse, mjafton një vendim gjykate, një statut dhe një akt themelimi dhe mund të bësh çfarë të duash në Shqipëri. Ajo që të bën përshtypje është se vende të mëdha dhe më të varfra se Shqipëria nuk kanë të tilla ose kanë shumë pak. Bie fjala Rumania me një popullsi 24 milionë banorë, Moldavia me një popullsi gati sa e jona, Kroacia me 5 milionë banorë, Bullgaria me 11 milionë banorë, etj., kanë nga 3, 5 shoqata dhe jo më shumë. Kjo për arsyen e thjeshtë se efektiviteti i tyre, pra shoqatave në ndihmë të shtresave vulnerabile është në nivelin zero sepse ato krijohen për interesat e tyre atje ku ato gjejnë terren edhe me punë të tjera të pista dhe antikombëtare. Jo shumë larg Presidenti Kroat, me dekret të posaçëm ju dha urdhër vetëm 72 orë shoqatave të huaja të ndërprisnin aktivitetin dhe të largoheshin nga Kroacia. Kjo për arsyet e lartpërmendura. Po ne? Kaq shumë shoqata sa kemi ne, sikur vërtet ti ndihmonin këto shtresa, Shqipëria nuk do të kishte varfëri, jetimët, pleqtë e vetmuar, gratë e veja, të rinj të rrezikuar, përdoruesit e drogës, të droguarit, prostitutat etj., do ta ndjenin veten të integruar në shoqëri dhe nuk do të kishin asnjë problem. Kush i kontrollon këto, dhe me se merren realisht? A ka institucione që i monitoron dhe çfarë fshehin ato përmes aktiviteteve që ata bëjnë?
Imazh

Sigurisht që ka, por të vjen keq të shikosh indiferencën e qeverise dhe politikbërësve për këtë çështje. Janë marrë me qira qindra piceri, Fast Foode, furra buke, ku punojnë mjekroshë, me mjekra të gjatë, kryesisht djem të rinj. Ajo që të bën përshtypje është indiferenca e Drejtorisë së Higjienës që nuk i kontrollon dhe i pajis me certifikatë higjienike. Mjaft nga këto dalin me humbje dhe nuk dihet kush i financon dhe fshihen pas petkut të fesë. Me qindra të rinj të tjerë vërehen tek xhamia e rrugës së Kavajës dhe xhami të tjera dhe jo vetëm që nuk punojnë por janë në gjendje të mbajnë edhe familje.
Ku i gjejnë të ardhurat dhe me çfarë jetojnë? Disa prej tyre kanë marrë me qira shtëpi qerpiçi të vjetra, dhe gjoja bëjnë kurse kompjuteri apo gjuhë të huaja. E çuditshme se rinia jonë tashmë zotëron disa gjuhë dhe nuk ka nevojë për to. A kontrollohen këto?
Sigurisht që këto që ndodhin, nuk kanë se si të mos lënë gjurmë edhe në politikë
dhe në krizën ekonomike dhe ngërçin politik që ka gjasa të zgjasë pa mbarim për shkak të mungesës së vullnetit të mazhorancës. Sikur të mos mjaftojë kjo, na vijnë paralajmërime nga fqinjët jugorë, nga ata që po përjetojnë krizën më të madhe të shekullit tonë modern se nuk trajtohet mirë minoriteti grek në Shqipëri, se vrasja e ndodhur kishte sens politik etj. Shovinizmat e shikojmë të përkujtojnë apo festojnë në Himarën e Bollanos së bashku me një fregatë greke me helikopterë e forca speciale në mitingun e tyre, e cila ka prapavijë të qartë politike. Në takimin me Kryeministrin Shqiptar z. Sali Berisha, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke, u kërkua anashkalimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ujrat territoriale në detin Jon, kufi ky i ndarë prej kohës dhe i padiskutuar asnjëherë. Unë nuk besoj se Kryeministri ynë nuk ka qenë i aftë tu japi përgjigjen që meritojnë përfaqësuesve grekëve, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet respektuar dhe ajo çështje nuk duhet të hapet kurrë. Pra presionit grek i duhet treguar rruga dhe ujrat territoriale nuk duhen diskutuar në asnjë version dhe variant tjetër për të kënaqur shovinizmat greke. Si përfundim, qeveria dhe strukturat e tjera duhet të jetë më të vëmendshme për fenomenet dhe problemet që cënojnë interesat kombëtare të cilat janë të shenjta për çdo komb.

Last Updated on E Merkure, 22 Shtator 2010 20:54
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kush e percan fene islame ne Shqiperi?, Posted 23 Shtator 2010, 21:09
Të sulmosh Selim Mucën do te thote te cenosh sovranitetin e fesë islame me tipare kombetare. Prandaj të rinj që vijnë nga shkolla siriane, arabe, jordaneze, turke, egjyptiane me tipare të tjera - tepër të vrazhda duhet të respektojne z. Selim si më i vjetër, si më i ditur, si kyetar i fese islame. Ju të rinjë studenta islame te respektoni kushtetuten shqiptare.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kush e percan fene islame ne Shqiperi?, Posted 24 Shtator 2010, 08:46
Mbledhja e jashtëzakonëshme e Këshillit të Përgjithëshme të KMSH-së
Imazh

Islam Gjakova.net

Devotshmëria i ka tri shkallë: E para: Mbrojtja e zemrës dhe gjymtyrëve prej mëkateve dhe veprave të këqija. E dyta: Mbrojtja prej gjërave të papëlqyera. E treta: Mbrojtja prej tepricës dhe gjërave që nuk të interesojnë. E para i sjell robit jetë, e dyta e ndihmon në forcë dhe në shëndet, kurse e treta e stolis robin me gëzim, hare dhe komoditet. (Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë).

Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të përgjithshëm të KMSH-së

E Shtunë, 18 Shtator 2010; 21:24

Mbahet sot me dt. 18 Shtator 2010 mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në ambientet e Medresesë së Tiranës, bazuar kjo në nenin 17 të statutit të KMSH-së.
Imazh

Mbledhja është mbajtur me kërkesën e Kryetarit dhe kryesisë së KMSH-së me këtë rend dite:
Analiza e gjendjes së rëndë të krijuar nga elementë destabilizues dhe miratimi i vendimeve të kryesisë.
Në mbledhje të pranishëm kanë qenë 79 anëtarë, ose mbi 90 % e të gjithë anëtarëve.
Mbledhja ka filluar me këndimin e një pjese Kur’anore dhe më pas ka vazhduar me leximin e analizës mbi gjendjen e krijuar ditët e fundit, për daljen e disa funksionarëve të KMSH-së në një deklaratë ku pezullonin kryetarin në detyrë. Në analizë ndër të tjera u tha:
Tentativat për uzurpimin e institucionit të KMSH-së nga z. Betim Truçi, z. Ilir Vokshi, z. Ali Hallaçi, z. Bujar Topçiu, si dhe disa punonjës të tjerë të mashtruar nga ata, me lejen e Zotit rezultuan të dështuara. KMSH vazhdon aktivitetin normal si përfaqësues i myslimanëve shqiptarë. Pjesëmarrja juaj këtu është një dëshmi e qartë e vlerësimit, respektit dhe besnikërisë tonë ndaj normave dhe mësimeve Islame.

Megjithë pengesat dhe vështirësitë që ky grup i ngushtë u mundua t’i sillte KMSH-së, kryesia e KMSH-së ka arritur të shqyrtojë si dhe të marrë vendime të rëndësishme, madje historike për besimtarët myslimanë shqiptarë. Institucioni ynë, me mbështetjen dhe kujdesin e strukturave shtetërore po përgatitet seriozisht dhe me ndjenjë të lartë përgjegjësie e devotshmërie për hapjen e Universitetit Teologjik Islam me rëndësi të madhe për të tashmen e të ardhmen e besimit fetar në vend.”

Më pas Këshilli i Përgjithshëm ka mandatuar disa anëtarë të rinj të propozuar nga Myftinitë përkatëse për vendet e mbetura vakant. Konkretisht, 2 nga Myftinia Tiranë, 1 nga Shkodra, 1 nga Hasi, 1 nga Kruja dhe 1 nga Durrësi. Më pas janë votuar shkarkimet e Kryetarit të Këshillit të Përgjithshëm dhe disa anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të lartpërmendur. Mbledhja ka vijuar me zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit të Përgjithshëm z. Ylli Gurra dhe kryetarët e Komisioneve, njëkohësisht anëtarë kryesie të KP-së, ku në detyrën e Kryetarit të Komisionit të Revizionimit është zgjedhur z. Altin Hysa dhe në detyrën e Kryetarit të Komisionit të Kulturës dhe Thirrjes në Islam është zgjedhur z. Muhamed Sytari.

Këshilli i Përgjithshëm ka miratuar gjithashtu edhe emërimet e reja nga Kryesia e KMSH-së, ku ndër më të rëndësishmet ishin:
1. Bazuar në nenin 25 të Statutit të KMSH-së dhe Rregulloren e Brendshme të saj, krijohet Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median.
2. Emërohet në detyrën e Drejtorit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Median z. Agron Hoxha, i cili ka një eksperiencë të gjatë në fushën e medias, ka mbaruar medresenë dhe Universitetin për Media dhe Radio Televizion-regjizurë, si dhe prej 7 (shtatë) vjetësh është kryeredaktor i Gazetës Drita Islame. Detyrën e Drejtorit të kësaj drejtorie do ta kryejë së bashku me atë të kryeredaktorit.
3. Emërohet në detyrën e Drejtorit të Arsimit z. Altin Shima, i cili deri tani ka qenë Drejtor i Medresesë së Korçës dhe Myfti i Rrethit Kolonjë, Ersekë. Ai ka një përvojë disa vjeçare në fushën e arsimit, si arsimtar dhe drejtues i lartë, si dhe është i pajisur me kualifikimin fetar dhe laik.
4. Shkarkohet nga detyra sekretari i përgjithshëm z. Betim Truçi.
5. Emërohet sekretar i përgjithshëm z. [b]Ali Zaimi.

6. Shkarkohet nga detyra e myftiut të rrethit Durrësit dhe Tiranës, z. Ilir Vokshi.[/b]
7 Emërohet Myfti i Rethit Tiranë Z. Hafiz Shaban Saliaj.
8. Emërohet z. Bilal Teqja ndihmës myfti i Rrethit Tiranë.
9. Emërohet në detyrën e myftiut të rrethit Durrës z. Redin Quku.
10. Shkarkohet nga detyra e myftiut të rrethit Kukës dhe njëherazi nga redaksia, z. Ali Hallaçi.
11. Miratohet hapja e Universitetit Teologjik Islam në Shqipëri.
12. Emërohet z. Elvis Naçi në detyrën e imam – hatibit në xhaminë e Tabakëve.
13. Emërohet Myfti i Rrethit Kolonjë, Ersekë z. Lauren Luli, si dhe emërime imamësh dhe punonjës të tjerë nëpër myftini, si dhe janë miratuar emërime imamësh dhe punonjës të tjerë nëpër myftini.

Të gjitha vendimet janë miratuar unanimisht nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm.
Më pas në prani të medias është mbajtur një deklaratë për shtyp nga Kryetari i sapozgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm z. Ylli Gurra, ku ndër të tjera thuhej:
“Falënderojmë përzemërsisht të gjithë myftinjtë dhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, që iu përgjigjën menjëherë thirrjes për mbledhjen e jashtëzakonshme të KP-së, i cili me miratimin e vendimeve të kryesisë së KMSH-së, u vë kapak statuor dhe ligjor të gjitha diskutimeve, aludimeve apo pretendimeve të çdo individi apo grupimi të caktuar, për ligjshmërinë e vendimmarrjes në institucionin tonë.

Gjithashtu, pjesëmarrja e anëtarëve të këshillit të përgjithshëm, diskutimet, vendimet e marra dhe votimet rikonfirmuan edhe një herë mirëfunksionimin e demokracisë së brendshme institucionale. Prezenca e shumicës së anëtarëve të KP në këtë mbledhje rikonfirmoi edhe një herë Kryetarin në detyrë H. Selim Muça.
Natyrisht, keqardhja jonë më e madhe është kur duhet të na ndahen rrugët me ndonjë prej kolegëve tanë, pasi Zoti i Gjithmëshirshëm na mëson të jemi gjithpërfshirës, pranues dhe jo përjashtues, vëllezër me të gjithë njerëzit, falës dhe jo ndëshkues.
Këshilli i Përgjithshëm krahas zgjidhjes së një problemi, ka marrë vendime historike, siç është miratimi për hapjen e Universitetit Teologjik Islam në Shqipëri, miratimi i emërimit të sekretarit të përgjithshëm, të disa myftinjve, drejtorë drejtorish, kryetari i ri i Këshillit të Përgjithshëm, etj.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë gjithë kësaj kohe, lutemi që Paqja dhe Mirësia e Allahut të jetë mbi të gjithë ne”-thuhej në këtë deklaratë. /kmsh


http://www.islamgjakova.net
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kush e percan fene islame ne Shqiperi?, Posted 24 Shtator 2010, 09:06
Kryesia e KMSH shkarkon 3 iniciatorët

Imazh

Kryesia e KMSH shkarkon 3 iniciatorëtTIRANE- Pas tentativës për të shkarkuar nga detyra kreun aktual të Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Selim Mucës, kryesioa e këtij komuniteti ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme

“Kryesia e KMSH-së u mblodh në një mbledhje të jashtëzakonshme, nisur nga një mbledhje e paprecedentë e kryesisë së këshillit të përgjithshëm dhe e katër anëtarëve të kryesisë së KMSH-së, të cilët në mënyrë antistatuore dhe antiligjore, duke shpifur dhe mashtruar ne adresë të kryetarit të KMSH-së, arritën deri në pretendimin për pezullimin e Kryetarit të KMSH-së nga detyra”,- thuhet në deklaratën e Kryesisë.

Pas kësaj situate të krijuar kryesia vendosi të shkarkojë nga detyra iniciatorët e kësaj ngjarje, që sipas KSHM-së: janë sekretari i përgjithshëm z. Betim Truçi, kryetari i Këshillit të Përgjithshëm z. Ilir Vokshi, dhe myftiu i rrethit Kukës z. Ali Hallaçi, kryesia e KMSH-së.
(m.a/BalkanWeb)
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kush e percan fene islame ne Shqiperi?, Posted 24 Shtator 2010, 09:11
Shpërthen kreu i KMSH: Ata që vranë Sali Tivarin duan të më shkarkojnë nga detyra
Imazh

Publikuar më E Merkure, 15 Shtator 2010 19:04

Shkarkimi nga detyra në mbledhjen e Kryesisë, deklarata e plotë e kreut të KMSH, Selim Muça

Tiranë, 15 Shtator 2010
NOA
Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH) Haxhi Selim Muça konfirmoi sot se ai vijon të jetë drejtuesi i institucionit edhe pas mbledhjes së sotme të Kryesisë.

Jam në krye të detyrës konform rregullave. Ishte pohimi që u bë nga vetë z.Muça pas disa deklarimeve jozyrtare që u publikuan pasditen e sotme.

Por më pikantja e deklaratës ishte akuza: Forca te errëta pasi patën larguar ish-kryetarin pak vite më parë në rrethana misterioze realizuan vrasjen në zyrë të ish-sekretarit të përgjithshëm të ndjerit Salih Tivari, tani po mundohen të largojnë me dhunë dhe kërcënime kryetarin legjitim të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Muça siguroi se për personat që kanë organizuar këtë kaos në institucion, kryesia e KMSH do të marrë masa në bazë të statutit dhe rregullores së brendshme të KMSH.

Më poshtë vijon deklarata e plotë:

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Në normalitet të plotë Kryesia ka zhvilluar mbledhjen e saj duke vazhduar me rendin e ditës pikë për pikë sipas parashikimit. Megjithëse të lajmëruar për të marrë pjesë në këtë mbledhje dhe megjithëse ndodheshin në selinë e KMSH Sekretari i Përgjithshëm Betim Truçi dhe ish myftiu i Tiranës Ilir Vokshi kanë bojkotuar mbledhjen duke cënuar rëndë statutin e KMSH dhe rregulloren. Nga ana tjetër, pa asnjë baze statutore dhe juridike këto elemente, të shoqëruar nga pak militantë të tyre, në kundërshtim të plotë me statutin dhe çdo rregullore si edhe duke shkelur hapur me insistim çdo parim juridik, moral e fetar kanë nxjerrë në pah haptazi ambiciet e tyre me te ulëta për uzurpim me dhune te institucionit, duke u vetëshpallur drejtues te institucionit.

Bëjmë me dije të gjithë opinionin publik, se këta elementë nuk kane asnjë lloj atributi, kompetence apo të drejte për asnjë lloj vendimmarrje dhe se te ashtuquajturat takime dhe te ashtuquajturit vendime të dy apo tre anarkistëve nuk kanë kurrfarë baze as vlefshmërie. Këto grupime te pamandatuara nga forumet përkatëse nuk munden kurrsesi të zëvendësojnë forumet e mandatuara në mirëfunksionim te plotë.

Kryesia e Komunitetit Musliman shqiptar si edhe Kryetari i KMSH, me maturi e kulturë qytetare, të përgjegjshëm për misionin fisnik fetar e mbarëkombëtar, janë në krye të detyrës me mandatin, kompetencat dhe fuqinë ligjore. Janë këto forume të cilat kanë te drejtën ligjore për marrjen e vendimeve dhe organizimin e mbarëvajtjes se aktivitetit në këtë institucion. Çdo takim tjetër, nuk i shërben asgjëje përveç përmbushjes se ambicieve te papërmbajtura, nuk i shërben asgjëje përveç anarkisë dhe kaosit qe përpiqen te provokojnë këto elemente ekstremiste, destabilizues e intrigante te cilët kanë për synim vetëm të shkatërrojnë këtë institucion te rëndësishëm, te ngritur me kaq mund e djersë në të mirë të besimit islam dhe vendit.

Këta individë, vazhdimisht ushtrojnë presion në mënyra të ndryshme mbi instancat e institucionit tonë, duke paralizuar dhe penguar me të gjitha mënyrat mbarëvajtjen e funksionimit të Komunitetit Mysliman.

Këta persona ditën e sotme, duke u mbledhur në mënyrë të paligjshme dhe ilegale, sipas tyre kanë marrë disa vendime antistatutore dhe antiligjore, duke tejkaluar çdo normë institucionale, morale dhe islame.

Vendimet nga ana e tyre nuk kanë asnjë bazë. Kryetari i KMSH-së është në krye të detyrës i zgjedhur nga Këshilli i Përgjithshëm me mandat ligjor dhe nuk do ta braktisë detyrën e tij për egon dhe ambicien e disa individëve karrieristë dhe destruktivë.

Konkretisht ky grup kryesohet nga sekretari i përgjithshëm Betim Truçi, myftiu i Durrësit, Ilir Vokshi, Bujar Topçiu, myftiu i Kukësit Ali Hallaçi, dhe disa persona të tjerë destruktivë.

Për personat që kanë organizuar këtë kaos në institucion, kryesia e KMSH do të marrë masa në bazë të statutit dhe rregullores së brendshme të KMSH.

Fatkeqësisht, forca te errëta pasi patën larguar ish-kryetarin pak vite më parë në rrethana misterioze realizuan vrasjen në zyrë të ish-sekretarit të përgjithshëm të ndjerit Salih Tivari, tani po mundohen të largojnë me dhunë dhe kërcënime kryetarin legjitim të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, lutem që Paqja dhe Mirësia e Allahut Fuqiplotë të ndriçojë mendjet dhe zemrat e të gjithëve ne.

Me respekt,

Kryetari

H. Selim Muça

FUND

Ndërkohë, Kryesia e KMSH-së (Komuniteti Mysliman Shqiptar) në mbledhjen e sotme në kuadër të mbarëvajtjes së punëve në institucion ka miratuar disa ndryshime, që lidhen me drejtimin e saj.

Kështu KMSH vendosi që z. Bujar Spahiu të lirohet nga detyra e Drejtorit të Arsimit por ai vazhdon detyrën e nënkryetarit të KMSH-së.

Institucioni që drejton fenë islame në vend vendosi të emërojë në detyrën e Drejtorit të Arsimit z. Altin Shima, i cili deri tani ka qenë Drejtor i Medresesë së Korçës dhe Myfti i Rrethit Kolonjë, Ersekë.

Ai ka një përvojë disa vjeçare në fushën e arsimit, si arsimtar dhe drejtues i lartë, si dhe është i pajisur me kualifikimin fetar dhe laik.

Sakaq, Ilir Vokshi lirohet nga detyra e Myftiut të Tiranës dhe vazhdon detyrën si Myfti i Rrethit Durrës, e cila është një myftinj e madhe me problematika të shumta.

Kurse Hafiz Shaban Saliaj rikonfirmohet Myfti i Rethit Tiranë dhe Bilal Teqja emërohet ndihmës myfti i Tiranës.

Duke u bazuar në nenin 25 të Statutit të KMSH-së dhe Rregulloren e Brendshme të saj, si dhe duke ndjekur zhvillimet e kohës dhe duke parë rëndësinë e medias dhe marrëdhëniet me publikun, KMSH vendosi të krijojë Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median.

Me këtë rast KMSH vendosi dhe që të emërohet në detyrën e Drejtorit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Median z. Agron Hoxha, i cili ka një eksperiencë të gjatë në fushën e medias, ka mbaruar medresenë dhe Universitetin për Media dhe Radio Televizion, si dhe prej shtatë vjetësh është kryeredaktor i Gazetës Drita Islame. Krahas Detyrën e Drejtorit të kësaj drejtorie do ta kryejë së bashku me atë të kryeredaktorit.

e.r/NOA
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Islami në shërbim të Masonizmit Shqiptar - Turp historik!

Komedia tjetër apo e rradhës e Edvin Ramës me Krye-Islamikët e Shqipnisë

Shifni se si strukturat e besimit islam në Tiranë janë aktivizue në favor të partisë Socialiste në Në Zgjedhjet Elektorale të 21 Qershorit 2015 me nji kryeministër që nuk asht as socialistë, as demokrat, por nji mazon që realizon programet në dam të gjenetikës dhe natyrisht në shkatrrimin me themel të etnicitetit shqiptar. Përse e bajnë këtë veprim plotsisht politik? Fakti tregon se Institucioni Islam asht në shërbim të planeve të Mazonve. Nëse heshtin shqiptarët e besimit islam atëherë të presin komedira tjera të pregatituna nga guzhina e mazonve!
A përfaqson islamin kta lider islamik të Tiranës?

A jemi shtet laik? A lejohet të shndrrohen institucioni fetar në institucion propogande politike kundra nji pale tjetër politike duke shpërfillë besimin e votuesve që përfaqson. Po sikur të aktivizohen edhe institucione tjera në fushatë? Do të ishte një karikaturë e 2015 për fetë në Shqipni.
Shife karikatura islamike në sherbim të komunizmit-mazon!.



TRAGJIKE: Hoxhallarët në fushatë elektorale me Edi Ramën dhe vishen mavi me simbolet socialiste
Imazh

Kryeministri Edvin Kristaq Rama inaguron 4 herë xhamine ne Dragostunje që është ndërtuar shumë kohë më parë. Hoxhallarët e myftinisë kanë vazhduar hapur fushatën pro PS dhe hoxha Ylli Gurra sot është shfaqur me simbole dhe veshje mavi si ngjyrat e flamurit socialist të Rilindjes. Shitja e klerit tek pushtetit dhe ish-komunistët është një rast i papreçedent në hitorinë e besimit dhe komuniteteve fetare në Shqipëri.

E enjte, më 18.VI.2015
Informacioni dhe fotot për këtë lajm u siguruan nga faqja dhe profili në facebok "Gazeta Mendimi"
Linku http://opozita.com/2015/06/17/tragjike- ... ocialiste/


Nr. 1154 - dt. 18.6.2015
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Islami në shërbim të partisë socialiste

PO NDODH: Rrethohet Xhamia e Durrësit me 5000 karrige dhe tapete / Pritet sulltani Edi Rama
BY OPOZITA.COM 19.VI.2015

Pushtohet sheshi i Durrësit nga karriget dhe tapetet shumëngjrshe. Sheshi para xhamisë ështue rrethuar me 5000 karrige dhe pritet të vij naltmadhnia e tij sulltani Edi Rama /opozita.com/
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 8 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shkurt 2021, 18:52
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari