Me kete deshiroj te hap nje horizont te ri ne rrymat teologjike e filozofike te ndryshme qe lindin si nevoje e ushqimit shpirteror dhe mendor te njeriut.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 16 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Feja ne sherbim te kombit
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Feja ne sherbim te kombit, Posted 22 Prill 2010, 12:15
E duam Shqipërinë jashtë Konferencës Islamike
Antaresimi i Shqiperis ne Konferencen Islamike – Dhurate e Ramiz Alis, Sali Berishes dhe Sabri Godos(‘’babai i kushtetutes se re’’)
Website:
http://facebook.com/konferencaislamike
Company Overview:
Ndërgjegjësim i opinionit për daljen nga Organizata e Konferencës Islamike
Mission:
Konferenca Islamike është një organizatë me karakter të pastër fetar e krijuar nga shtete islamike për promovimin e islamizmit.

Karta e OKI-t: http://www.oic-ci.org/is11/english/Charter-en.pdf
Duke nënshkruar këtë Kartë shteti shqiptar pranon si mision përhapjen dhe punën në shërbim të islamizmit në Shqipëri dhe vende të tjera të botës, siç e përcakton Karta. Kësisoj anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë në OKI bie ndesh me parimin e laicizmit të shtetit shqiptar të përmendur në Kushtetutë dhe në nenin 10, pikat 1 dhe 2:

1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.
2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes (...).

Kushtetuta: http://www.pp.gov.al/sq/home/legjislacion/Kushtetuta-azhurnuar.pdf

Janë të lutur juristët, shoqëria civile dhe të gjithë të interesuarit të shqyrtojnë më tej çështjen në fjalë dhe të aktivizohen në ndërgjegjësimin e autoriteteve dhe të shoqërisë shqiptare për daljen e Shqipërisë nga kjo organizatë fetare.


Historiku i çështjes
Në vitin 1991, qeveria shqiptare nën drejtimin e presidentit të atëhershëm, Ramiz Alisë, vendosi kërkesë për anëtarësim dhe shteti shqiptar u pranua anëtar vëzhgues i Konferencës Islamike.

Një vit më vonë, në vitin 1992, nën drejtimin e presidentit Sali Berisha, qeveria shqiptare, pa pëlqimin e dijeninë e popullit si dhe pa shqyrtimin dhe miratimin e Kuvendit, e bëri shtetin shqiptar anëtar me të drejta të plota në Konferencën Islamike.

Në bazë të Kushtetutës shqiptare të vitit 1992, neni 7, dhe asaj të vitit 1998, neni 10, e cila është në fuqi dhe sot, qëndrimi i Republikës së Shqipërisë në këtë organizatë fetare shkel laicitetin e shtetit që është vlerë konstante e shtetit modern shqiptar nga pavarësia deri më sot.

Kjo faqe është krijuar në formë proteste për shkeljen e parimit të ndarjes së shtetit nga feja dhe pjesëmarrja këtu është e hapur për të gjithë ne që kemi vetëm një kërkesë:

JASHTË SHQIPËRINË NGA KONFERENCA ISLAMIKE!
(dhe cilado organizatë fetare)


Falënderojmë të gjithë anëtarët e deritashëm për vetëdijen e treguar. Mund të ftoni miqtë tuaj në faqe në mënyrë që kjo shkelje, qoftë antikushtetuese, qoftë parimore në nivel kombëtar, të marrë vëmendjen e duhur në opinion dhe të mos lihet pas dore.

N.q.s. sot shkelet një e drejtë dhe askush nuk reagon, po nesër çfarë mund të ndodhë?

U more nga linku; http://www.facebook.com/konferencaislamike


''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Drejtues

Poste: 4
Antarësuar: 06 Qershor 2010, 20:40
Re: Feja ne sherbim te kombit, Posted 08 Qershor 2010, 20:53
Do te doja ta filloja kete shkrim me dy fjale per : Vetedijen,apo e shprehur me fjale te tjera: "Aftesia qe ka njeriu per te njohur e per te kuptuar boten qe e rrethon dhe vetveten,aftesia per te gjykuar e vepruar ne menyre te vullnetshme,per te kuptuar qarte qenesine e vet,vendin dhe detyren e vet ne jeten shoqerore dhe per te mbajtur nje qendrim te caktuar ne kushte e rrethana te ndryshme" ,kjo vetedije per besimtarin ka nje kuptim te plote.
Ka nje kuptim te plote te botes,te vetes dhe te Krijuesit si dhe te planit te tij kur ai krijoi njeriun.
Sepse Ai pati nje qellim kur e krijoi njeriun.Kjo vetedije e plote i dallon besimtaret nga gjithe njerezit e tjere.
Lexova nje artikull interesant ne faqet e kesaj teme ne lidhje me fene dhe rolin e saj ne sherbim te kombit.Me pelqeu diçka dhe po e perserise:-Per t'u marre serizisht me trajtimin e kesaj teme duhet pasur guxim dhe kurajo.Kjo teme s'duhet te jete tabu.
Nje tjeter antar ,Hasan Bello,shton:Feja si alternativ,si mbeshtetje per te zhvilluar nje komb,sidomos sot kur individi nen instikte te ndryshme dhe me nje egoizem te shfrenuar per kariere,pasurim,nuk njeh kufij moral.
Laert shton : Feja meson se kush eshte njeriu dhe Zoti,sepse ne fene eshte zemra e e ruajtjes se familjes.
Nuk mund te rri pa shtuar ne lidhje me kete çeshtje nje mendim te nje poeti te famshem amerikan:WALT WITMAN:
"Bindja e verber te çon ne skllaveri te plote,asnje popull nuk e fiton dot perseri lirine"
Problemi per t'u diskutuar eshte i madh,i gjere dhe nuk mund te sqarohet me pak fjale.
A ka Zot? Kush e krijoi gjene me te bukur te kesaj bote -Njeriun? Te ngjashem me Zotin:krijues,qe mendon,imagjinon,dashuron.
A ka Zot ? Nje pyetje qe s'ka nevoje per pergjigje.Njeriu,ne greqisht :Antrhopos-Ai qe shikon lart;ne latinisht :Suspiens-Ovidio ,poeti latin ,thote "Iddio all'uomo altera la fronte e comando di fissare il cielo"(Zoti njeriut ja ndryshoi ballin dhe e urdheroi te shikoj qiellin) eshte i vetmi qe e mbane shikimin lart dhe kerkon Zotin,sepse Zoti ne te ka vendosur nje koshience,ndergjegje qe te kuptoj ekzistencen e vete dhe po te shkeputet nga Zoti ,nga maredhenia me te ,te mos gjeje paqe edhe kur i ka qe te gjitha ne kete bote me shumice.Shikoni shume te pasur qe s'kane paqe dhe lumturi.Brenda zemres sone,shpirtit tone mund te fusim çdo gje por ai nuk ngopet kurre,po nuk futem Zotin ne te,sepse Zoti e ka bere shpirtin e njeriut per veten e tije.Kot lodhen njerezit per ta mbushur me gjera te ndryshme, edhe pse te bukura,pa Zotin ai do te jete gjithmon bosh.
Pyetja qe une shtoje eshte kjo: Kush eshte Zoti i vertete?
Mjeshteria qe formon ose e deformon vetedijen quhet propogande.Ne kemi degjuar nga te gjitha llojet.
Ne nje artikull te botuar ne gazeten " SOT" me date 27,28/05/2010 Kastriot Myftaraj shtron nje problem te madh: Nje popull,nje komb,nje fe(besim),nje shtet.
Nuk me interesojne problemet politike ne kete artikull,por fakti:Te kthehemi tek besimi qe kemi pasur para se te pushtoheshim nga Turqia,e cila me dhune dhe me force arriti te myslimanizonte shumicen e popullit shqiptare.
Pra ,mendoj se keto jane disa nga problemet qe duhet te diskutojme dhe te zhvillojme se bashku.
Pershendetje nga Agim Shkodra
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Feja ne sherbim te kombit, Posted 08 Qershor 2010, 22:38
Mirese ke ardhe Agim!
Tema qe shtroni ju nuk eshte me tabu.
Eshte mire te diskutohen si i thone mbare dhe mbrapesht derisa ti nxjerret kuptími i sakte.
Por, e kemi ate durim, ate kulture qe te pranojme mendime edhe te kunderta pere te diskutuar tema tabu; si ceshtje qe futen ne librin e teologjise. Gje qe na mungon kjo kulture per asryet qe dihen.
Po edhe pas 1991 e deri me sot ka perpjekje per mendimin tim per ti kuptuar mire dhe sakte. Por ka nje pjese qe jane te indoktrinuar nga fanatizmi dhe nese futesh ne rrethin e ketyre njerezve peson fyerje sepse nuk pranojne diskutim ashtu si dijne, si ndjejne. Atehere ja vlen te debatosh per te tilla tema.
Ne forumin tone nuk i pelqejme thellesine e debatit sepse nje pjese e shqiptareve ''perleshen'' me njeri-tjetrin me fyerje. Duke ditur kete perfundim jo gjeneroz i shmangemi sepse na pelqen me mire te jemi gati informues apo sadopak debatues gjithmone miqesor.

Persa i perket temes qe ju shpreheni se Kush eshte Zoti i vertete? A ka Zot? jane shume te vlefeshme.
Seicili e shpreh si e din.
Une pervete besoj ne Zot dhe e di se kush eshte Zoti i vertete! Nuk nevojitet te shihet per ta besuar, por nevojitet per ta besuar pa e pa me vepra te mira ndaj vetes, familjes dhe shoqerise aq sa dine, aq sa ke kapacitet dhe aq sa ke mundesi.

Po flase ne emer te nje shokut tim mendime per Zotin:
Besim ne Zot eshte te mos besh keq, mos te spiunosh, mos te vjedhesh,....
Te ndihmosh shokun ne dite te veshtira, te duash prinderit,.....!

Kjo sa mesiper eshte nje lloj besimi edhe pse ky shok nuk shkon ne ....
Mendime ka shume lloj. Pra te besosh ne vetvete se ekziston Zoti dhe jemi pjese e Zotit.
Dikush me libra, me shkolla fetare meson per ekzistencen e Zoti dhe shume perreth Zotit, por nnje pjese prej tyre i keqperdorin dijenite fetare, per manipulime te ndryshme si interesa private ekonomike, njerez me interesa ekstreme negative,......etj.
Por nuk jam i mendimit qe te jesh nje fanatik, nje i verbet ndaj nje feje nuk do te thote se kjo per mua se eshte besim ne Zot, por ne te vertete eshte besim te nje perbindesh, qe pasojat jane fatale per te dhe per shoqerine qe e rrethon kete njeri te demonizuar nga besimi ''jashte tokesor''.
Eshte nje debat qe nuk mund te mbyllet, pra mbetet i hapur.
Historia e fese ne Shqiperi deshmon se Feja i ka sherbyer jo vetem njeriut, por nepermjet saj edhe kombit qysh ne ardhjen e saj ne Shqperi nen okupim nga shume pushtues kryesishte ballkanike per kulture, gjuhe, vetedije politike, per Flamur, per liri dhe pamvaresi.
Shembuj jane shume. Mund te njihen ne repertorin e sitit http://www.proletari.com
:flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Drejtues

Poste: 4
Antarësuar: 06 Qershor 2010, 20:40
Re: Feja ne sherbim te kombit, Posted 09 Qershor 2010, 21:03
Te falemnderit per pershendetjen:Miresekeardh-Shume mire qe erdhe ose falenderoj Zotin qe ke ardh.Eshte shume e bukur dhe pak e perdorur kohet e fundit.
PO E NISE PERGJIGJEN TIME ME SHPREHJEN TUAJ:Skllaveria vjen nga fakti se i nenshtrohemi sundimit te genjeshtres,se nuk ja çjerrim masken e nuk protestojme kunder saj CDO DITE.Cdo dite e kam shkruar me germa te medha.
Kjo shprehje ,qe me sa kuptoj eshte leitmotivi juaj, eshte ne kundershtim me ate qe me shkruani.
Une mendoj se kjo teme eshte shume e rendesishme,duke marre ne konsiderate te gjitha ato qe ju shkruani ne fund te pergjigjes suaj,sepse asnje shoqeri,shtet,sistem nuk mund te ngrihet pa drejtesine e Zotit.
E gjithe bota eshte nen mekat,ngado qe te hedhesh syte ,ne jeten reale,ne jeten virtuale,televizioni,kinemaja eshte e mbushur me dhune me krim,eshte shfaqja e asaj qe ndodhet ne zemren e njeriut:i palumtur ne kerkim te lumturise ,te cilen e kerkon sipas rruges se tij me mjetet dhe forcat e tij;rezultati: edhe kur arrin majat me te larta te suksesit ne bote,publik,po ta shikosh nga afer eshte duke perdorur qetesues,droge etj per te ruajtur te pakten ekuilibrin ne syte e te tjereve.
Ne librin e Jobit,nje nga librat me poetike te bibles shkruhet:Toka u eshte dhene ne dore te keqijve,Ai u vesh
syte gjyqtareve te saj;po te mos jete Ai,kush mund te ishte,
pra? (Jobi 9:24 )
Apostulli Pal ne letren e tij drejtuar Romakeve : kapitulli i 1
ne vargjet 18 deri ne 32 shkruan:
18 Sepse zemerimi i Perendise zbulohet nga qielli per çdo pabesi e padrejtesi te njerezve,qe mbysin te verteten ne padrejtesi,
19 meqenese ajo qe mund te njihet prej Perendise eshte bere e dukshme ne ta,sepse Perendia ua ka shfaqur atyre.
20 Ne fakt cilesite e Tij te padukshme,fuqia e Tij e perjetshme dhe hyjnia e Tij,duke qene te dukshme nepermjet veprave te tij qe nga krijimi i botes,shihen qarte,me qellim qe ata te jene te pafalshem.
21 Sepse,megjithese e njohen Perendine,nuk e perlevduan as e falenderuan si Perendi,perkundrazi u bene te pamend ne arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u erresua.
22 Duke e deklaruar veten te urte,u bene te marre
23 dhe e shndruan lavdine e Perendise se pakalbshem ne nje shembellim te njashem me ate nje njeriu te kalbshem,te shpendeve,te kafsheve katerkembeshe dhe te rreshqanoreve.
24Prandaj Perendia ia dorezoi papastertise ne epshet e zemrave te tyre,per te çnderuar trupat e tyre ne mes vete atyre,
25 qe e ndryshuan te verteten e Perendise ne genjeshter dhe adhuruan dhe i sherbyen krijeses ne vend te Krijuesit,qe eshte i bekuar perjete.Amen
26 Prandaj Perendia i dorezoi ata ne pasione te uleta,sepse edhe grate e tyre i shndruan maredheniet natyrore ne ate qe eshte kunder natyres.
27 Ne te njejten menyre burrat,duke lene maredheniet e natyrshme me gruan,u u ndezen ne epshin e tyre per njeri tjetrin,duke kryer akte te pandershme burra me burra,duke marre ne vetvete shpagimin e duhur per gabimin e tyre.
28 Dhe meqenese nuk e quajten me vend te njihnin Perendine,Perendia i dorezoi ne nje mendje te çoroditur,per te bere gjera te pahijshme,
29 duke qene te mbushur plot me çdo padrejtesi,kurverim,mbrapshtesi,lakmi,ligesi;plot smire,vrasje,grindje,mashtrim,poshtersi,
30 mashtrues,shpifes,armiq te Perendise,fyes,krenare,mburravece,trillues ligesish,te pabindur ndaj prinderve,
31 te paarsyeshem,te pabese,pa dashuri te natyrshme,te papajtueshem,ta pameshirshem.
32 Por ata ndonese e kane njohur dekretin e Perendise siaps te cilit ata qe bejne gjera te tilla meritojne vdekjen,jo vetem i bejne,por miratojne edhe ata qe i kryejne.
Pastaj vazhdon kapitulli i dyte per gjykimin e njeriut.
Pra kushtet ne te cilat ndodhet gjithesecili prej nesh bene qe te mblidhet zemerimi mbi zemerim deri diten e gjykimit te drejte te Perendise.
Bertold Breht ne vepren e tij Art dhe politike thote:
Jane pese veshtiresi per te shkruar dhe per te kuptuar te verteten:
Kurajo,ai qe shkruan te verteten nuk duhet as te heshte e as te mbyte zerin e saj.Ai nuk duhet as te perkulet para te fuqishmeve dhe as t'i mashtroj te dobetit.Bertold Breht thote: Duhet kurajo te thuash se te miret u thyen jo se ishin te mire,por se ishin te dobet.
Zgjuarsia per te njohur te verteten.S'ka asnje dyshim se s'eshte e lehte te gjesh te verteten,piksepari çfare eshte e vertete,cila e vertete e vlen mundimin te thuhet.
Mjeshteria per te bere te verteten nje arme luftarake.
Ne qofte se duhet thene e verteta,kjo duhet bere me qellim qe pasojat e saj te kene dobi praktike.
Mprehtesia per te zgjedhur pikerishte ata njerez, ne duarte e te cileve e verteta te behet e fektshme.
Dinakeria per te perhapur te verteten ne nje numer sa me te madh njerezish.
Njeriu eshte nje qenie e çuditshme,ashtu si dhe Pali e paraqit ne Letren derguar Romakeve.
Jame Burns shkruan per Mendjen njerezore:"Fuqia e mendjes per te pare vetem ate qe korespondon me opinionin aktual dhe qe deshton per te pare gjithçka qe kundershton ate,jo me ane te refuzimit ( te ndergjegjshem,te arsyeshem),por me ane te paaftesise se çuditshme."
Filozofia greke eshte nje sistem idesh,konfucianizmi eshte nje sistemorali,Judaizmi,katoliçizmi,Ortodoksizmi,Islamizmi jane nje sistem ligjesh dhe ceremonish,
por Krishterimi ka ne qender nje person,Zotin Jezus Krisht.
Thelbi i vertete i Krishterimit eshte Krishti vete,qe jeton brenda njeriut.Ai eshte i vetmi burim jetesor i krishterimit.
Te gjitha perpjekjet per te krijuar nje jete kenaqshme mbi bazat e asj qe njihet zakonishte si moral duhet te hidhet tej. Morali eshte nje nga artet me fine,ai eshte njeri nga mashtrimet me dinak dhe perfitues.
Morali njerezor nuk eshte gje tjeter veçse nje fraksion i egoizmit.
E para ,nje jete e ndryshuar nepermjet moralit eshte nje jete e ndryshuar vetem nga jashte.
E dyta njeriu eshte mekatare,pamvaresishte nga shkalla e mekatit
E treta Krishti thote: Une nuk erdha per te thirrur ne pendim te drejtet,por mekataret.
Prandaj çdo gje varet nga bindja.Aty ku nuk ka bindje nuk do te kete presion te domosdoshmerise.Aty ku nuk ka etje ,kush e vret mendjen per burimin.
Zemra e thyer do te shoh me larg se intelekti me i mprehte.
Asnje njeri nuk mund ta duroje forcen e bindjes se vazhdueshme per mekat.
Po nuk u kuptua mekati,nuk mund te kuptohet Perendia,shpetimi nga gjykimi.
Keto jane pjese te doktrines kristiane,gje qe eshte e ndryshme nga dogma.
Doktrina eshte zbulese e bere nga Zoti mbi te vertetat qe ndodhen ne Shkrimet,ndersa Dogma eshte deklarate e bere nga njeriu mbi nje te vertete apo nje princip e shprehur ne nje kredo.
Thelbi i doktrines kristiane mund te shprehet me dy fjale:
Njeriu e ka te pamundur me forcat e tij qe te behet me i mire,sepse ne çdo momente do te nderhyje egoja e tij qe do te rrezoje çdo gje,prandaj per te shpetuar nga kjo bote e keqe dhe me vese ai ka nevoje per ndihmen e Perendise,i cili nepermjete Jezus Krishtit mund ta traformoje ate,njeriun, ne njeri te Ri ,te ngjashem me Jezus Krishtin.
Une njoh plot njerez te tille qe i kane hyre kesaj rruge me besim dhe qe ne momentin e pare i dallon qe ata jane te ndryshem,me syte qe u qeshin,sepse mbi ta eshte hiri i Perendise.
U zgjata shume, por ky problem eshte shume i rendesishem dhe pa njerez te tille kjo bote ka per te shkuar keq e me keq.
Pershendetje Laert ! Zoti te bekofte qe me dhe mundesine te shkruaj per kete teme. :flm
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Feja ne sherbim te kombit, Posted 09 Qershor 2010, 23:18
:flm Agim!

Me habite me dijeni te shumta per fene kristiane. E kam te veshtire te specifikoj se ne cilen pjese ndigjohesh apo i perket.
Po ne mos u gabofsha njeh shume mire shkollen protestante. Besoj se sic shifet do te kesh kryer shkolle ne SHBA per protestantizem sc po bejne shume te rinje te feve kryesisht islamike.
Kjo eshte e drejta e tyre te konvertohen sipas interesave, bindjeve, synimeve,.....
Njohe disa te rinje qe arsimohen dhe flasin ne kete gjuhe sikurse po flisni ju.
Te kerkoj ndjese nese gaboj!
Gjithesesi keto dije qe mi ke servire mua jane te perftuara ne shkolle fetare kristiane, ndryshe nuk ka mundesi te shkruhet qjithe kjo njohuri fetare kristiane pa pase shkolle perkatese si kjo.
Puna eshte te mos fyhet njeriu.

Egoizmi eshte ajo qe na mundon. E ketu futet gjykimi i tjereve nga te tjeret sidomos kur nuk njihet hic apo shume pak.

Nuk eshte thenia ime: ''Skllaveria vjen nga fakti se i nenshtrohemi sundimit te genjeshtres,se nuk ja çjerrim masken e nuk protestojme kunder saj cdo dite.''
Sipas gjykimit tuaj shkruat; ''Kjo shprehje ,qe me sa kuptoj eshte leitmotivi juaj, eshte ne kundershtim me ate qe me shkruani.'' Agron Shkodra

Per kete mos u brengose!
Por ti je ''ngute'' per arsyet qe ti i din shume mire sepse ke deshire te gjykosh te tjeret ne kete perfundim.
:flm :flm :flm :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Drejtues

Poste: 4
Antarësuar: 06 Qershor 2010, 20:40
Re: Feja ne sherbim te kombit, Posted 10 Qershor 2010, 20:05
Te me falesh qe nuk jam shpjeguar qarte.
Une thashe, qe ajo qe shkruani ne lidhje me fete,bie ne kundershtim me pjesen e dyte te thenies:....,se nuk ja çjerrim masken e nuk protestojme kunder saj çdo dite.
Bile -çdo dite- e kisha shkruajtur me te medhaja.
Laert,emer i bukur,por edhe miku i ngushte i Hamletit,ne kete forum ndodhet dhe nje emer tjeter shume i bukur-
I-Amshuari qe do te thote ne shqip -I perjetshmi- dhe nje person i tille i perjetshem eshte Jezusi, te cilin ,ti,po te drejtohem si mik,duhet ta besh mik.
Miqesija eshte e vetmja gje ne bote qe preokupohet per te mirat,avantazhet,qe personat ,se bashku,bien dakord te arrijne.
" Vaji dhe parfumi,e gezojne zemren,keshtu ben dhe embelsia e nje shoku me keshillat e tija te perzemerta."
Miqesija eshte nje gje e mire kur mbeshtetet ne raporte te drejta te besnikerise dhe sinqeritetit.
Miqesia e kesaj bote i ngjan loteve te nje prostitute,premtimeve te nje njeriu politik,patriotizmit fallco,eshte gjithmon nje dukje e jashtme dhe zhgenjyese.
I shkruajta te gjitha keto qe te jap te kuptosh se kush jane vlerat ne cilat eshte e bazuar jeta ime.
Bertold Breht ,duke shkruar per Hajnrih Mann thote: ....Ai nuk i kthente shpinen popullit gjerman,por shtypesve te popullit gjerman.Ai s'gjeti asgjekund nje atdhe te dyte,atdhe ne kuptimin e vendit ku mund te luftosh me mire per njerezimin.................
I dashur Laert ,nuk kam bere asnje shkolle biblike,nuk ndodhem ne Amerike,jam shqiptare si puna jote dhe jetoj ne emigracion ne Itali.E konsideroj nje fat te madh qe Zoti me hapi syte per te pare te verteten e Tij.Vije nga nje familje qe e kishte traditen musulmane ,por ne fakt ishte ateiste,ndersa ime shoqe vinte nga nje familje praktikante musulmane ,xhaxhai i saj ishte hoxhe.
Te gjithe ne familjen time jemi konvertuar ne kristian,pas nje mrekullie qe ndodhi ne familjen time.
Jam i laureuar ne shkencat ekzakte,te gjithe ne familjen time,por te gjithe ashtu si Pali,apostulli i Jezus Krishtit ,ne letren drjtuar Filipianve Kapitulli 3,rrjeshti
7 Por gjerat qe me ishin fitim,i konsiderova ,per shkak te Krishtit,humbje.
8 Dhe me te vertete i konsideroj te gjitha keto nje humbje ne krahasim me vleren e larte te njohjes se Jezus Krishtit,Zotit tim,per shkak te te cilit i humba te gjitha keto dhe i konsideroj si pleh,qe une te fitoj Krishtin,
9 dhe qe te gjendem ne te ,duke pasur jo drejtesine time qe eshte nga ligji,por ate qe eshte nga besimi ne Krishtin:
drejtesia qe eshte nga Perendia,me ane te besimit,
10 qe te njoh ate dhe fuqine e ringjalljes se tij dhe pjesmarrjen ne mundimet e tij,duke u bere vete i ngjashem me te ne vdekjen e tij,
11 qe ne ndonje menyre te mund t'ia arrij ringjalljes prej se vdekurish.
Gjithe kulturen e botes,gjithe kulturen fituar nga studimi i librave te te gjitha fushave,gjithçka kam bere ne kete bote e konsideroj xero ne krahasim me njohjen e Krishtit.
Do te te shkruaj per dy gjera para se te prezantoj ate qe do te jete miku yt qe s'ka per te tradhtuar kurre,s'ka per te te braktisur kurre dhe qe ka per te qene gjithmon para teje kur rreziku vjen nga para,ka per te qene gjithmon prapa teje kur rreziku vjen nga pas,ka per te qene gjithmmon krahe teje kur rreziku vjen nga krahet dhe ka per te te marre ne krahe kur toka djeg nga poshte.
Une kam nje fare moshe nuk jam i ri siç mendon dhe kam provuar shume gjera ne jete,siç çdo njeri ,nuk jam duke u mburrur,kam pasur nje mik qe per 35 vjete e kam konsideruar me te shtrenjte se vellain,kam vetem nje vella prej gjaku,sapo u be me pozite ne vitet e para te demokracise,te parin qe pushoi nga puna, ke thua pushoi?
mua,qe njihesha si nje intelektual me kompetence dhe ndershmeri.Perse? Sepse ashtu e donte politika qe ai deshironte te ndiqte.I gjithe qyteti e denoi veprimin e tij,dhe per ta perligjur filloi qe te fliste kunder meje.
Disa vite me vone njoha Jezus Krishtin,pas nje mrekullie sherimi ne familjen time,dhe e di se çfare me kerkoi Jezusi te beje ? Fale mikun tend me tha, e di qe te ka bere keq,por edhe ti ne gjithe keto vite Mua me ke bere akoma me keq,me ke share,mohuar ,ke qene armiku i im,per mos te permend dhe te gjitha gjerat e tjera,lakmite,ligesite,smirat,mashtrimet,shpifjet mburrjet,i pabindur ndaj prinderve etj. e te tjera. love1 ,gjeja me veshtire per mua,u justifikova,u perpoqa ta bind,por Ai me tha : ti me lutesh çdo dite dhe me thua m'i fale mekatet ashtu si dhe une i fale mekataret e mi, Pra fale mikun tend dhe ketu fillon miqesija jone e perjetshme,Une do te jem miku yt deri ne fund te botes.
Sepse miku im,jane fjalet e mija,siç eshte shkruar " Nuk ka asnjeri te drejte,as edhe nje.
Nuk ka asnjeri qe te kuptoj,nuk ka asnjeri qe te kerkoj Perendine.
Te gjithe kane dale nga udha e tij,qe te gjithe jane bere te padobishem,nuk ka asnje qe te beje te miren,as edhe nje.
Gryka e tyre eshte nje varr i hapur,me gjuhet e tyre kane thurur mashtrime,ka helm gjarperinjsh ne buzen e tyre,
goja e tyre eshte plot mallkim dhe hidhesi;
kembet e tyre jane te shpejta per te derdhur gjak;
ne udhet e tyre ka rrenim dhe gjeme,
dhe nuk e kane njohur udhen e paqes;
nuk ka ndruajtje te Perendise para syve te tyre."
Dhe ne dime nje gje " Se te gjitha gjerat bashkepunojne per te mire per ata qe e duan Perendine,per ata qe jane te thirrur sipas qellimit te Tij.Cfare te themi,pra,per keto gjera?
Ne qofte se Perendia eshte me ne ,kush mund te jete kunder nesh? Kush do te na ndaje nga dashuria e Krishtit?
Pikellimi,a ngushtica,a perndjekja,a uria,a te zhveshurit,a rreziku a shpata ?
Por ne te gjitha keto gjera ne jemi me shume se fitimtare per hire te atij qe na deshi.
Sepse jam i bindur se as vdekja,as jeta, as engjejt,as pushteti,as fuqia dhe as gjerat e tashme as gjerat e ardhshme,as lartesite,as thellesite as ndonje tjeter krijese,nuk do te mund te na ndaje nga dashuria e Perendise qe eshte ne Jezus Krishtin,Zotin tone.
Kam shume gjera per te thene,por besoj se me kuptove.Nuk jane studimet,nuk jane shkollat nuk jane kurset,nuk jane universitet ato qe te japin dashurine e Perendise,vetem njeri, Jezus Krishti eshte Ai qe mund te japi gjithçka sipas vullnetit te tij sepse Ati ka lene gjithçka ne doren e tij.
Ne ungjillin e Gjonit, Kapitulli 14 rrjeshti
6 Jezusi i tha " Une jam udha,e verteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati perveçse nepermjet meje."
Keshtu miku im une,te tjeret,te gjithe kerkojne rruge te ndryshme per t'u kthyer tek Perendia, por s'ka rruge te tjera ,vetem Jezusi mund te te çoje tek Perendia.
Blaise Pascal,fizikanti i famshem ,ka thene :
"Ne zemren e çdo njeriu ka nje boshllek qe ka formen e Zotit dhe qe vetem Zoti mund ta mbush nepermjet birit te tij Jezus Krisht "
Te uroj me gjithe zemer,qe ate boshllek qe eshte dhe ne zemren tende Zoti nepermjet Jezus Krishtit ta mbush,qe edhe ti ashtu si shume besimtare te tjere te thuash:
Sepse edhe ne dikur ishim te pamend,rebel,endacake,rober te lakmive te ndryshme dhe qejfeve,duke jetuar ne ligesi dhe ne smire,te urryer dhe duke urryer njeri tjetrin.
Por kur u shfaq miresia e Perendise,Shpetimtarit tone,dhe dashuria e tij per njerezit, Ai na shpetoi jo me ane te veprave te drejta qe ne beme,por sipas meshires se tij,me ane te larjes se rilindjes dhe te riperteritjes se Frymes se Shenjte,te cilen e derdhi me mbushelli mbi ne,me ane te Jezus Krishtit,shpetimtarit tone,qe ne te shfajesuar me ane te hirit te tij,te behemi trashegimtare te jetes se perjetshme,sipas shpreses qe kemi.
Kjo fjale eshte e sigurte,dhe dua qe ti te pohosh me force keto gjera,qe ata qe kane besuar ne Perendine te kujdesen per te kryer vepra te mira.Keto gjera jane te mira dhe te dobishme per njerezit.
Te pershendes me gjithe zemer dhe Zoti t'i hapte syte per te kuptuar keto te verteta :muah
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 16 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shkurt 2021, 19:17
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari