Me kete deshiroj te hap nje horizont te ri ne rrymat teologjike e filozofike te ndryshme qe lindin si nevoje e ushqimit shpirteror dhe mendor te njeriut.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 16 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Feja ne sherbim te kombit
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Feja ne sherbim te kombit, Posted 21 Shtator 2009, 00:27
A i do katolikët shteti shqiptar?

26/12/2012 - 05:32
Nga Dritan Hila

Censusi i fundit ndryshoi përqindjen e shqiptarëve ortodoksë, myslimanë apo bektashinj, por la të paprekur përqindjen e katolikëve. Janë 10,3 %, shifër e pandryshuar prej gati një shekulli. Është ndër komunitetet më të spikatur në Shqipëri dhe historikisht aktiv në kryengritjet e mëdha që sollën shpalljen e pavarësisë, ashtu edhe në Rilindjen Shqiptare që e parapriu atë. Është komuniteti, i cili është përdorur si dëshmi e përkatësisë sonë europiane, që nga Konferenca e Paqes në Paris më 1919-ën e deri në ditët e sotme që dëshirojmë të futemi në BE. Ndre Mjeda, Pashko Vasa, Gjergj Fishta, Ded Gjoluli, Mehmet Shpendi, Luigj Gurakuqi, Bardhok Biba dhe qindra emra të tjerë janë njerëz, që morën pjesë aktivisht në krijimin dhe formësimin e shtetit shqiptar. Shqipëria e sotme nuk mund të kuptohet pa katolikët shqiptarë. Historia pa katolikët shqiptarë do ta kishte të vështirë të shpjegonte se si mund të ishim pasardhës të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Gjuha shqipe dhe historia e saj do ishte e mangët dhe e pashpjegueshme lidhja e shqiptarëve të sotëm me arbrit e dikurshëm, pa priftërinjtë katolikë shqiptarë të të gjithë shekujve. Në vitet e para të ekzistencës së shtetit shqiptar, ky komunitet, qoftë për mungesë të dëshirës për t'u larguar nga ngulimet e tij tradicionale, të izolimit nga mungesa e infrastrukturës, apo edhe një alergjie të fshehtë e kurrë të shuar të udhëheqësisë myslimane shqiptare, katolikët shqiptarë, pak u përfaqësuan në strukturat qendrore vendimmarrëse. Ky mosbesim vazhdoi edhe në kohën e Hoxhës dhe e keqja është se vazhdon ende edhe sot. Nuk shtrohet këtu problemi i përfaqësuesve simbolikë, si kryetarja e Parlamentit dhe as tek një numër deputetësh, të cilët votohen në zonat ku mbizotërojnë besimtarët katolikë. Problemi shtrohet nëse ky komunitet dhe përfaqësuesit e tij, a janë të përfaqësuar proporcionalisht me numrin e tij në të gjitha strukturat e shtetit. Si përfaqësohet ky komunitet në raport me forcën e tij numerike në shtetin shqiptar? Duke filluar nga Qeveria shqiptare, dallon se në radhët e saj, nuk ka asnjë ministër katolik. Është vështirë të bësh një bilanc të administratës qendrore, por po të mendosh që ambasador në Itali dërguam një pensionist jo profesionist, të besimit mysliman dhe pa asnjë lidhje personale apo profesionale me këtë vend thellësisht katolik dhe vendqëndrimi i Selisë së Shenjtë është simptomë, se administrata shqiptare nuk bubrron nga prania e besimtarëve të kësaj feje. Akoma më keq është përfaqësimi i tyre në sistemin e drejtësisë. Prokuroria e Tiranës ka vetëm dy prokurorë katolikë, ku asnjëri nuk është në pozicion drejtues. Prokuroria e Përgjithshme nuk ka asnjë katolik dhe ajo e Krimeve të Rënda vetëm dy, jo në pozicion drejtues. Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës është vetëm një gjykatës i besimit katolik dhe vetëm një në Gjykatën e Apelit. Ndërsa në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese nuk ka asnjë gjykatës të besimit katolik. A thua nuk ka profesionistë të besimit katolik të aftë për pozicione drejtuese? Patjetër që ka, pasi zgjuarsia është një dhunti që Zoti e shpërndan barabar mes njerëzve, qofshin edhe jobesimtarë dhe nuk kishte pse t'i shikonte me sy të keq e t'i privonte njerëzit që e besuan edhe në kushtet e ateizmit zyrtar të Shqipërisë. Por kjo mbrapshti është punë e njerëzve. Dhe nëse shqiptarët mburren me tolerancën e tyre fetare në bazën e popullit, Qeveria shqiptare nuk ka pse abuzon me këtë tolerancë dhe bën një shpërndarje jo proporcionale të funksioneve shtetërore, në raport me besimin. Është e vërtetë që nuk mund të ketë rregulla strikte dhe shpërndarje rigoroze numerike, por është e domosdoshme që në disa raporte të jemi të kujdesshëm. Qoftë edhe për sytë e botës është e nevojshme prania e elementit katolik përfaqësues, pasi Europa ku duam të hyjmë është e krishterë dhe thellë-thellë, e ka problem çështjen e besimit. Duhet ky përfaqësim në misionet diplomatike në Bruksel, siç duhet në takimet që institucionet bëjnë me homologët e tyre. Nuk lë shije të mirë, që drejtësia shqiptare, prokuroria ose gjykatat, në takimet me korrespondentët e saj italianë që bashkëpunon në luftën ndaj krimit të organizuar, nga emrat mund të ngatërrohet me atë të Pakistanit. Edhe Sadam Huseini në diplomaci përfaqësohej nga një ministër i Jashtëm i krishterë si Tarek Azisi. Edhe Mohamed Morsi në Egjipt ka marrë këshilltarë të krishterë koopto, për të qetësuar Europën dhe Amerikën e krishterë. Po atëherë, pse nuk duhet t'iu japim vendin që i takon këtij komuniteti besimtar në Shqipëri, kur është kontribuues në formësimin e Shqipërisë së sotme dhe historinë e saj? Është një e drejtë që e meritojnë dhe ka ardhur koha ta gëzojnë, ajo e përfaqësimit proporcional në të gjitha nivelet e shtetit. Përndryshe jemi bigotë. Na pëlqen t'iu japim pushkën në dorë e çojmë ushtarë, ta nxjerrim si hajmali statistikën e prezencës së tyre në popullsinë shqiptare, që të na marrë me sy të mirë Europa, t'iu marrim taksat, por kur vjen puna për punësimin dhe përfaqësimin, t'iu lemë copën më të vogël, apo akoma më keq, atë që nuk e do njeri, e nëpër dhëmbë të themi "u bënë edhe këta katolikët, boll e kanë edhe kaq".

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artik ... ?id=126246
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Gjakova
- Manastiri i famullisë së "Shën Pjetrit" dhe i "Shen Palit"

Imazh

Viti 1906
– Frati Lovro Mihaçeviç(Mihačević),i pari provincial françeskan boshnjak në Troshan të Zadrimës të Lezhës.

Kisha e 1832
Françeskanët boshnjakë ishin në të kaluarën, pjesa ma e madhe në mesin e meshtarve katolikë shqiptarë, sidomos para mbylljes të Provincës françeskan shqiptar në 1832 me ndikim italiane. Françeskanët boshnjakë u kthyen përsëri në 1883, kur morën përsipër menaxhimin e shkollës mesme për trajnimin e kandidatëve françeskane në katundin Troshan. Nga 1886 deri 1896 klerikët françeskane shqiptarë studjuen në manastiret e Bosnjës, ku ishte, ndër të tjera, poet i famshëm shqiptar Gjergj Fishta († 1940), dhe një puntor kulturor, patrioti Shtjefen Gjeçovi († 1929). Kur në 1906 u restaurue Provinca Françeskane Shqiptare, u emnue i pari provincial boshnjakë, françeskani Fra Lovro Mihaçeviç(Mihačević).

Gjendja e Kishës pas 1914
Pas përfundimit të Luftës së Parë Botnore, Provinca Françeskane Shqiptare në vjetin 1914 gjendet në zonën midis dy vendeve, shteteve. Me kërkesë të Sv. Stolice dhe në marrëveshje me qeverinë e atëhershme jugosllave, Françeskanët e Bosnjës në vjetin 1925 ju lejue administrimi i Famullisë të Kosovës rreth fshatrave; Peç, Zllokuçan, Zym dhe Gllogjan dhe faltoren e administratës së Shën Antonit në Gjakovë, kur dihet se si famulli ka ekzistue që nga vjeti 1851. Të dhanat e famullisë të Gjakovës, që nga krijimi i famullisë, por janë pas Luftës së Dytë Botërore, në posedim të autoritetit komunal.

Kisha "Shen Antoni" - 1882
Vendi i shenjtë, në kishën Shen Antoni u themelue nga françeskani tirolas i Austrisë, Emilio Gabos dhe Kles (Cles) në vjetin 1882, ku ndërtuen një bujtinë dhe Kishën e Shën Antes.
Këtu ashtë shenjtërorja ku shërbyen françeskanët shqiptarë, dhe që nga 1925 shërbyen anëtarë të Provincës françeskane të Bosnjës. Ndërtesa e re e shenjtërores (165 m2 dhe me kambanë prej 90 kg) ashtë ndërtue nga Fra(Frati – në shqipë Ati) Lovro Mitroviq (P. Lorenz Mazrreku) nga Janjeva (i vramë në 1943), në sajë të ndihmës bamirëse, ku në mes të cilëve ishin myslimanë, si për shembull Gani Beu. Fra Lovro gjithashtu bleu shtëpi aty pranë dhe ndërtoi një bujtinë për pelegrinët.

Gjendja e Kishës pas komunizmit në Jugosllavi 1948
Në vjetin 1948, Françeskanët e Bosnjes, lidhun me një marrëveshje me Ipeshkvit e Shkup-Prizrenit morën në dispozicion të katër famullitë e naltpërmenduna së bashku me shenjtëroren ekzistuese edhe famullinë e Gjakovës. Marrëveshja e pregatitun u zbatue 10 vjet ma vonë, pra më 10 tetor 1958.

Kisha e ”Shën Pjetrit” dhe e ”Shën Palit” e 1928-1938
Rinovuem 1959 dhe 1969 E bombarduem në 1999-2000 nga NATO
Kisha e vjetër e famullisë të ”Shën Pjetrit” dhe të ”Shën Palit” të ndërtuem në 1928-1938, dhe rinovue në 1959 dhe 1969 ishin
damtue randë gjatë luftës në vjetin 1999 e në vjetin 2000, së bashku me kishën e vjetër të manastirit të rrënuem apo të demoluem.
Ndërtimi i kishës së re famullitare (1100 m2) filloi në maj të vitit 2001, ku ishte e mbulue në 2004, por ende nuk ashtë përfundue.
Përveç kishës dhe shenjtërores, në famullinë e tetë kishave ndihmëse: Vogovo, Ramoc, Moglica, Korenica, Osek Pasha, Osek Hila, Nec dhe Guska.
Që prej manastirit të vjetër, e ndërtueme në vjetët 1961-1964, kisha e Shen Pjetrit dhe Shen Paulit nuk plotësojnë nevojat e komunitetit, kështuqë prej periudhës 1990-1996 u ndërtue një manastir i ri pranë Kishës së Shën Antonit, por ishte damtue randë gjatë bombardimeve të NATO-s në 1999, sepse ishin instalue qellimishtë pranë Kishës, barakat e ushtrisë jugosllave. Kisha u ripërtëri menjëherë pas luftës 1999-2000.

Emigrimi i 5200 besimtarve katolikë shqiptarë
Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, gjithnjë e ma shumë nga lëvizje jashtë vendit, veçanërisht në Zvicër emigruen mbi 40% (mbi 5200) të besimtarëve. Përveç kësaj emigrimit, dhe sot ashtë Gjakova një nga famullitë ma të mëdha në Kosovë, dhe ka 6.800 besimtarë.

Famullitare e formuem në vendbanimet e maposhtme: Gjakova, Brekoc, Çerim, Dalashaj, Firza, Guska, Jahoc, Korenica, Madanaj, Mejë, Moglica, Nec, Oriza, Osek Hila, Osek Pasha, Piskota, Raçaj, Ramoc, Shishman, Vogovo, Zid Sadik -agin dhe Zhub.

Që nga viti 1964 kanë kontribue instalimin e ujësjellsve në fshatra Motrat e kishës Shen Križa (Gjakovë).
Kisha (vend i shenjtë) Shën Ante (e restauruem tansisht në 1996), ka dy statujat e shenjtorit në fjalë, njeni prej të cilave ashtë origjina tirola-se(austriake), e fundit të shekullit të 19 dhe një statujë e Zojës së Lurdit. Vlera e veçantë artistik rrjedhin nga piktura e 14 gotëve nga Gjure Sederovi në 1987, por ata u shkatërruan gjatë bombardimeve në luftën në vjetin 1999. Për fat të mirë, ka ende vizatimet origjinale të Sederovit.
Me një tjetër statujë të Shën Ante ashtë e vendosun në manastir, dhe vjen nga puntori, F. Stuffleser, i përmendun në bustin prej bronzit të Shtjefën Gjeçovit e skulptorit boshnjakë Krune Bošnjaka (1979).
Biblioteka Manastiri ka mbi 7300 tituj libra i botuem rreth vjetit 1991 nga lista e famullisë Bashkësia Jonë (Komuniteti Jonë).

E pregatit në shqip Bep Martin Pjetri
E premte, më dt. 20.III.2015
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Feja ne sherbim te kombit, Posted 09 Dhjetor 2009, 16:49
Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë deklaron se katolikët nuk mund të përfaqësohen në politikë nga Partia Demokristiane e Nard Ndokës

Imazh


Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka reaguar sot zyrtarisht lidhur me disa njoftime të mediave të majta, të cilat e kishin paraqitur Partinë Demokratistiane të Nard Ndokës si përfaqësuesen zyrtare të komunitetit katolik dhe i kishin bërë jehonë pretendimit se katolikët ishin përjashtuar nga qeverisja. Në një deklaratë zyrtare, të shpërndarë nga zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore, Dom Gjergj Meta, thuhet: Ditët e fundit në disa media dhe agjenci të ndryshme informacioni është folur për pjesëmarrjen e katolikëve në qeveri me terma të tillë si p.sh. Partia Demokristiane e cila përfaqëson katolikët në Shqipëri është eleminuar nga qeverisja apo “mospjesëmarrja e Partisë Demokristiane në parlament e qeverisje i ka krijuar probleme serioze përfaqësimit të komunitetit katolik në skenën politike shqiptare”.

Konferenca Ipeshkëvore e Shqipërisë nëpërmjet Zyrës së Shtypit dëshiron të sqarojë opinionin publik shqiptar se katolikët në Shqipëri nuk mund të jenë të përfaqësuar kurrsesi nga një parti politike sikurse në rastin konkret është Partia Demokristiane e Shqipërisë. Doktrina sociale e Kishës në këtë pikë është shumë e qartë kur thotë se “...Kisha respekton autonominë e ligjshme të rendit demokratik dhe nuk ka titull të shprehë parapëlqimet për njërën apo tjetrën zgjidhje institucionale apo kushtetuese dhe nuk ka as detyrën të hyjë në meritë të programeve politike, përveçse në rastet kur ka implikime religjioze apo morale” (Centesimus annus, 47 dhe Përmbledhja e Doktrinës Shoqërore të Kishës, 424) dhe se “...sa i përket militimit politik konkret … mund të ketë një numër të madh partish në të cilat katolikët mund të zgjedhin të militojnë për të ushtruar - veçanërisht nëpërmjet përfaqësimit parlamentar - të drejtën-detyrë të tyre në ndërtimin e jetës civile të vendit të tyre” (Nota doktrinore rreth disa çështjeve që i përkasin angazhimit dhe sjelljes së katolikëve në jetën politike.

Mbështetur në këto dokumenta dhe traditën e saj Kisha nuk përfaqëson dhe nuk përfaqësohet nga asnjë parti apo forcë politike.

05-12-2009 / Gazeta 55
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kryetari i LDK, Nikollë Lesi vlerëson rolin e Kishës Katolike në paanësinë e saj

Imazh


Kryetari i LDK, Nikollë Lesi vlerëson rolin e Kishës Katolike në paanësinë e saj

Deklarata e plotë për shtyp/Ne lidhje me akuzat e ketyre diteve nga segmente te politikes kundrejt Konferences Ipeshkvnore Shqiptare deklaroj se Lidhja Demokristiane Shqiptare (LDK), e cila permbledhe ne gjirin e saj demokristianet e vertete e qe kontriubojne ne udhen e duhur drejt Brukselit mbeshtet qendrimin e Konferences Ipeshkvnore per paanesine e saj dhe per perfaqesimin politik te katolikeve. Katoliket shqiptare jane te shpendare ne parti te ndryshme, cka tregon nivelin e demokracise tone ne rritje, si dhe kane perfaqesuesit e tyre ne shume institucione te rendesishme te Shtetit duke dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Çdo loje e kujtdo partie te madhe apo te vogel e cila kerkon te monopolizoje spektrin katolik shqiptar eshte nje veprim i gabuar dhe natyrisht i denueshem edhe nga Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare, te cilen duhet ta falenderojme per qendrimet e saja te shkelqyera.

09-12-2009 / Gazeta 55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Drejtues

Poste: 91
Antarësuar: 01 Korrik 2009, 23:01
Re: Feja ne sherbim te kombit, Posted 12 Dhjetor 2009, 19:30
Dmth, me qa kuptova une feja mund t'perdoret per me eduku nji komb. Por nese feja asht n'sherbim t'kombit, a asht at'her ajo n'sherbim t'zotit ?
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Feja ne sherbim te kombit, Posted 12 Dhjetor 2009, 21:32
Papa pret në audiencë në Vatikan Kryeministrin e Shqipërisë, zotin Sali Berisha.


(12.12.2009 RV)Sot paradite, 12 dhjetor 2009, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Zoti Sali Berisha, u prit në Vatikan nga Ati i Shenjtë Benedikti XVI; më pas zoti Berisha bisedoi edhe me kardinalin Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, shoqëruar nga kryeipeshkvi Dominik Mambertì, sekretar për marrëdhëniet me shtetet – bën të ditur një komunikatë e Sallës së Shtypit të Vatikanit.
Gjatë bisedimeve të përzemërta, u shkëmbyen mendime për tema të ndryshme të situatës ndërkombëtare, me vëmendje të përqendruar kryesisht në zonën e Ballkanit perëndimor.
Biseda, pastaj, u përqendrua në disa aspekte të marrëdhënieve dypalëshe dhe u shpreh kënaqësia për zhvillimet pozitive. U vu në dukje mirëkuptimi ndërmjet Shtetit e Kishës, duke pasur parasysh ndihmesën e çmuar shpirtërore e humanitare, që jep Kisha katolike në të gjitha fushat e jetës shoqërore, posaçërisht në edukimin e njeriut me frymën e dashurisë së krishterë, të dialogut, të bashkëpunimit e të bashkëjetesës paqësore me të gjithë. E jo më pak, në kujdesin për shkollimin dhe shëndetin e tij. U kujtuan vlerat tradicionale të familjes, pasuri e përbashkët e mbarë popullit shqiptar.
Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha e ftoi Benediktin XVI të vizitojë Shqipërinë gjatë vitit të ardhshëm, me rastin e njëqind vjetorit të lindjes së Bijës më të madhe të trojeve shqiptare, Nënë Terezës. Pastaj zoti Berisha i dha një intervistë të gjatë kryeredaktorit të Programit Shqip pranë Radio Vatikanit, dom David Gjugjës. Ta dëgjojmë intervistën ........

http://www.radiovaticana.org/alb/Articolo.asp?c=341599
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Feja ne sherbim te kombit, Posted 12 Dhjetor 2009, 22:14
Katolikët e dinë se ku duhet të shkojnë..
Imazh


Në respekt të së vërtetës dhe jo për replikë, as me zëdhënësin e Konferencës Ipeshkvnore, as me z.Edi Lesi, po përpiqem me pak rreshta të informoj opinionin nëpërmjet këtij shkrimi, se Partia Demokristiane është dhe do të mbetet një tribunë e fuqishme e përfaqësimit të filozofisë dhe vlerave kristiane në Shqipëri, të bindur se kështu përfaqësojmë identitetin tonë natyral dhe garantojmë një të ardhme më të mirë dhe më humane për shoqërinë tonë, për qytetarët tanë të të gjithë besimeve, për të cilët ende Evropa është një ëndërr e mbetur pezull.
Ne, demokristianët, natyrisht që u tronditëm kur dëgjuam deklaratën e zëdhënësit të Konferencës Ipeshkvnore, kundër partisë tonë, sepse nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodh që një institucion fetar të shprehet kundër një force të caktuar politike, sepse tek ne me Kushtetutë feja është e ndarë nga shteti e politika dhe e konsiderojmë këtë një parametër shumë të rëndësishëm të funksionimit demokratik të shoqërisë tonë. Aq më pak ne nuk e prisnin një deklaratë të tillë nga institucioni i Kishës Katolike, të cilën ne e konsiderojmë një partner të rëndësishëm, për shkak të parimeve dhe vlerave të përbashkëta që ndajmë. Partia Demokristiane shprehu keqardhjen e saj të thellë për përdorimin politik të zëdhënësit nga pushteti i sotëm dhe e konsideroi deklaratën si një përpjekje për të implikuar në politikë institucionin e Kishës Katolike.
Partia Demokristiane e Shqipërisë, si të gjitha partitë demokristiane në Evropë dhe në botë, nuk është një parti fetare. PDK-ja është parti politike që e mbështet programin e vet në filozofinë kristiane dhe evropiane, të familjes dhe dinjitetit të njeriut, lirisë dhe përgjegjësisë, drejtësisë dhe ligjit, solidaritetit dhe besimit. Partia Demokristiane, si parti që udhëhiqet nga filozofia kristiane mbron vlerat kristiane dhe ka si bazë kryesore elektorale komunitetin kristian dhe më gjerë dhe është e angazhuar maksimalisht për përfaqësimin e këtij komuniteti, por edhe të gjithë qytetarëve që besojnë në vlerat dhe filozofinë kristiane. PDK-ja nuk ka heshtur dhe nuk mund të heshtë, kur votat e zgjedhësve demokristianë grabiten barbarisht nga pushteti, nga PD-ja dhe togat e zeza të ushtarëve të saj të vjedhjes së votave. Ne nuk mund të heshtim, kur shikojmë një diskriminim të komunitetit katolik dhe një përçmim të vlerave kristiane dhe evropiane nga një kryeministër, i cili me agresivitetin dhe brutalitetin e tij shfaqet çdo ditë në ekranet e televizioneve si një rrënues i vlerave, jo vetëm kristiane, por edhe qytetare e kombëtare, duke përfolur e nëpërkëmbur dinjitetin e njerëzve dhe të shoqërisë tonë në përgjithësi.
Ne kemi shprehur shqetësimin tonë se qeveria e tanishme e z.Berisha është e vetmja qeveri në Evropë pa përfaqësues të komunitetit katolik, edhe pse shumë qytetarë të besimit katolik e kanë votuar këtë parti, me shpresën e rreme se do të dijë të përfaqësojë dhe ekuilibrojë interesat e të gjithë komuniteteve. Për fat të keq, ashtu siç janë titullarët, ashtu janë edhe institucionet që ata drejtojnë. Në administratën e lartë shtetërore, referuar listës së zyrtarëve që deklarojnë pasurinë në bazë të ligjit, vetëm 1.8 për qind, janë të besimit katolik, kurse në sistemin e drejtësisë vetëm 2.7 për qind e punonjësve janë të besimit katolik. Ne mund të rendisim këtu edhe shumë tregues të tjerë statistikorë, që dëshmojnë diskriminimin e heshtur të qytetarëve të besimit katolik nga pushteti i sotëm dhe për ne ky është një fenomen shumë shqetësues sepse lëkund dhe godet përpjekjet e shumë brezave për të krijuar harmoni dhe barazi midis komuniteteve dhe vetëdijen se të gjithë jemi shqiptarë dhe se ndryshimet, qofshin këto edhe në përkatësitë fetare, janë faktorë që na bashkojnë dhe jo na ndajnë, për çka edhe Partia Demokristiane është investuar maksimalisht gjatë këtyre viteve.Ne nuk do të ishim habitur nëse Konferenca Ipeshkvnore do të reagonte, për të mbrojtur të drejtën e përfaqësimit politik në të gjithë nivelet e përfaqësuesve të komunitetit katolik në institucionet e shtetit shqiptar, por kur zëdhënësi i kësaj konferencë bëri të kundërtën duke u shprehur se Partia Demokristiane bën gabim që mbron përfaqësimin e komunitetit katolik, mendoj se u nxitua në qëndrimin e vet. Ne nuk pretendojmë që përfaqësojmë të vetëm komunitetin katolik në Shqipëri, por vetëm ne kemi ngritur zërin për të drejtat e këtij komuniteti. Do të dëshironim që edhe në PD të flisnin për këtë diskriminim përfaqësimi edhe në parti të tjera që janë pjesë e kësaj maxhorance. Nuk mendoj që prishet harmonia fetare, as raportet, por vendosen disa balanca, të cilat tashmë janë të domosdoshme për t’u respektuar, qoftë edhe për të mos i lënë vend asnjë keqkuptimi, megjithëse statistikat flasin për diskriminim tendencioz. Këto janë disa nga argumentet, por dhe shumë të tjera që nuk mund t’i bëj publike për të ruajtur një farë etike me realitetin në të cilin jetojmë. Së fundmi, dua t’i rikthehem një shkrimi të z. Lesi (Edi) i cili në tekstin e tij pretendon të bëjë avokatin e Kishës dhe Prokurorin e PDK-së.
Së pari, Edi ose nuk ka lexuar deklaratën e zëdhënësit, ose kërkon të bëjë rolin e “fratit politik”. Zëdhënësi ka përmendur Partinë Demokristiane dhe kjo është përfshirje e Kishës në politikë. Ne, duke ruajtur gjithë respektin për Institucionin e Kishës, u shprehem se çdo përpjekje për ta përfshirë Kishën në politikë, është e gabuar, e papranueshme dhe nuk përputhet me misionin e shenjtë që ky institucion ka para besimtarëve të vet. Ky qëndrim është i njohur, i pranuar dhe është platformë e të gjitha partive demokristiane dhe kristiandemokrate, por këto parti kanë pasur dhe kanë bashkëpunim të ngushtë me institucionin e Kishës, sepse janë vlerat dhe filozofia kristiane që i bashkon. Partia Demokristiane e Shqipërisë ka gjithë vullnetin për ta forcuar dhe zgjeruar këtë bashkëpunim, sepse për shumë çështje që sot shqetësojnë shoqërinë, si aborti, martesat brenda gjinisë, familja dhe vlerat e saj, kemi të njëjtin qëndrim dhe udhëhiqemi nga të njëjtat parime. Ne kemi bindjen e palëkundur se edhe përfaqësuesit e Konferencës Ipeshkvnore ecin në traditën e mrekullueshme të klerit katolik shqiptar, që u sakrifikua për fe e atdhe dhe ka një kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin e identitetin tonë shpirtëror e kulturor evropian. Kjo është një arsye më shumë që ne të vazhdojmë të bashkëpunojmë e kontribuojmë në të mirë të vendit tonë dhe të qytetarëve tanë.
Së dyti, unë dua t’u kujtoj Leseve, se Partia Demokristiane për herë të parë në historinë e saj është përfaqësuar në qeveri, në kohën kur unë e kam drejtuar këtë parti. PDK-ja nga një parti periferike u kthye në qendër të politikës, pikërisht kur rreth saj u mblodhën disa deputetë të besimit katolik dhe jo vetëm, por dhe shumë intelektuale që e mbështeten alternativën kristiane në parlament dhe në publik.
PDK-ja arriti rezultatin e saj historik me 4.5% të votave në zgjedhjet e 2007, tre herë më të lartë se sa kur drejtohej nga z. Nikollë Lesi, i cili ishte i vetmi demokristian në botë, që dilte në fushatë me slloganin “Arrestime dhe investime”! Të mos harrojmë se pas zgjedhjeve të vitit 2005, Nikollë Lesi doli hapur në kundër PD-së, sepse Berisha e kishte “ngrirë” kur ishte në krye të PDK-së dhe e “gradoi” kur doli kundër saj, siç ka graduar dhe shpërblyer edhe individë të tjerë që qarkullojnë në pazarin e ulët të politikës. Z Edi Lesi, meqenëse ka jetuar në Shqipëri, duhet ta dijë luftën speciale që i është bërë PDK gjatë viteve të fundit nga partia në pushtet, luftë që u finalizua me grabitjen e votës së demokristianëve në zgjedhjet e fundit parlamentare. Dhe kjo luftë e verbër politike, pati pasoja jo vetëm për përfaqësimin politik të PDK, por edhe të krejt komunitetit katolik, siç dëshmojnë edhe statistikat që përmenda më sipër. Gjithsesi, demokristianët nuk dështuan, nuk u mposhtën, nuk u treguan pragmatistë ndaj pushtetit, nuk u treguan komformistë, por qëndruan në të drejtën e tyre. Zoti Edi Lesi shqetësohet se demokristianët nuk kanë një De Gaspër, por harron se as Shqipëria nuk ka sot e gjithë ditën një De Gasper, një De Gol apo një Vaclav Havel, po qeveriset nga një ish mjek i bllokut me një stazh njëzet e pesëvjeçar në Partinë e Punës dhe që për ironi të fatit u pranua në atë parti kriminale, në ato vite kur kishat dhe institucionet e tjera të kultit shembeshin e digjeshin dhe kur klerikët katolikë vriteshin, burgoseshin e internoheshin. I tillë është realiteti shqiptar dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta ndryshuar.
Sot mund të deklaroj me bindje të thellë se Partia Demokristiane ka shumë intelektualë, politikanë dhe drejtues me vlera, qe do të dinë të dalin përtej skemave asgjësuese të projektuara nga segmentet ekstremiste të e PD-se. Dhe kam bindjen se edhe ju, z.Edi, do të jeni pjesë e këtij misioni fisnik të demokristianëve me kontributin tuaj. Katolikët, pra të parët tanë, e kanë ditur me kohë se ku duhej të shkonin. Edhe në rrugën tonë e kemi të qartë dhe asgjë nuk do të na pengojë. Ne jemi nisur vite më parë drejt Evropës, na pengoi regjimi komunist për disa dekada, na ngadalësoi Sali Berisha për disa vite, por nuk mund të na pengojë më askush në këtë mision historik për vendin.

Tërhequr më 12 Dhjetor 2009
Nard Ndoka
http://lajme.shqiperia.com/media/artiku ... e-shkojne..
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Feja ne sherbim te kombit, Posted 12 Dhjetor 2009, 22:42
Katolikët e mirë dhe të tjerët

Lehtësia me të cilën mund të akuzohet zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë është shqetësuese. Dhe kur këtë e bën kryetari i Partisë Demokristiane, është më shumë. Është nervangritëse. Në shtypin e djeshëm, në fakt vetëm në dy gazeta, ka zënë vend një deklaratë e Nard Ndokës, i cili thotë se zëdhënësi i institucionit më të lartë katolik në vend, është përdorur nga politika. Kështu, kryedemokristiani, akuzon rëndë një përfaqësues të lartë të Kishës Katolike në vend. Kush nuk i di detajet, mund të habitet.
Kronika për çfarë ka ndodhur është e thjeshtë. Para pak kohësh, kreu i PDK-së, Ndoka, i shkruan një letër Vatikanit, ku denoncon Sali Berishën se ka lënë katolikët jashtë përfaqësimit qeveritar. Mirëpo, “letër Vatikanit” është një element i mjaftueshëm që të bëhet zhurmë në media. Kësisoj, tituj pas titujsh, u ngrit një vorbull ku spekulimi gjen terren.
Kisha Katolike nuk ka se si të kundrojë nga larg këto gjëra dhe të bëjë sikur s’ka ndodhur gjë. Kështu që ishte me vend një deklaratë. Zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore thotë se katolikët në Shqipëri nuk mund të përfaqësohen nga një parti politike, duke bërë të qartë gjithaq, se Kisha nuk ndërhyn në rendin kushtetues, programor, apo politik të vendit. Kaq mjafton që kreu i PDK-së të dalë e të thotë publikisht se zëdhënësi i Kishës është i përdorur nga politika.
Personalisht nuk mund të rri pa reaguar në këtë histori për dy arsye. E para, sepse e njoh personalisht zëdhënësin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, dom Gjergj Metën. Njoh integritetin e tij, devotshmërinë, dhe pamundësinë për ta përdorur atë, nga çdokush, aq më pak nga politika. Është e pabesueshme se si mund të fyhet me këtë kollajllëk personaliteti i një njeriu. Nga ana tjetër, Gjergj Meta është caktuar nga Konferenca në këtë detyrë. Duke sulmuar atë, zoti Ndoka në fakt godet drejtpërdrejt Kishën për zgjedhjen që ka bërë. Duhet sqaruar se në këtë rast, dom Gjergji me deklaratën e tij nuk ka mbajtur qëndrime personale.
Arsyeja e dytë, ka të bëjë me vetë deklaratën. Nëse di ta lexosh, ose nëse nuk je i kapluar nga emocionet politike, aty nuk gjen asgjë për të mos rënë dakord, edhe nëse je kreu i PDK-së. Deklarata thotë se katolikët nuk mund të përfaqësohen nga një parti politike. Si mund të jetë ndryshe. Katolikët në këtë vend përfaqësohen nga Kisha, në aspektin shpirtëror që është më thelbësori. Nëse bëhet fjalë për përfaqësim politik, Shqipëria është një vend i lirë ku sekush mund të zgjedhë partinë që dëshiron. Dhe këtu, deklarata e Gjergj Metës e bën të qartë se Kisha nuk ndërhyn.
Mirëpo, a mund të ndodhte që një parti demokristiane të ishte formacioni udhëheqës politik i të krishterëve romanë. Sigurisht që po. Në realitetin tonë, PDK ka dështuar ta bëjë këtë gjë. Më së pari, sepse ne nuk patëm dhe nuk gjetëm dot një De Gasper. I cili do të mund të frymëzonte katolikët, me programin, idetë dhe veçanërisht me dijet e tij të thella.
Ne nuk njohëm ende një De Gaspër që me idealet, forcën dhe parimet e tij të na bënte të besonim se katolikët, si qytetarë, taksapagues dhe votues në këtë vend, t’i shkonin atij pas në pyllin politik të vendit.
Ajo çfarë kemi njohur si forcë demokristiane ka qenë gjithnjë, një nga partitë e shumta të Shqipërisë, një ndërthurje njerëzish që me përvojën dhe mënyrën se si ka funksionuar të kujton prore titullin e filmit, “Toma dhe shokët e tij”. Këtu në fakt bën përjashtim rasti kur PDK-në e drejtonte Nikollë Lesi, i cili manifestoi se mbeti idealist aq sa mundi, derisa u largua me vullnetin e tij.
Ndoka thotë në letrën drejtuar Vatikanit, se katolikët janë lënë jashtë qeverisë. Ka një të vërtetë këtu. Ashtu është. Asnjë ministër katolik nuk ka sot në ekzekutiv. Por zgjedhja e anëtarëve të kabinetit është një prerogativë ekskluzive e Kryeministrit, e pakondicionuar nga ligje, apo kritere të tjera detyruese. Çfarë kanë në dorë katolikët është ta votojnë ose jo një parti që sillet kësisoj. Ata nuk mund të kërkojnë përfaqësim vetëm sepse i përkasin këtij besimi fetar. Po të ndodhë që në një konkurs për një post publik, një katolik nuk fiton për shkak të përkatësisë së tij, kjo do të ishte shqetësuese dhe për t’u denoncuar.
Mospërfaqësimi në qeveri është tjetër gjë. Nuk është e këndshme padyshim, por vjen së pari ngaqë katolikët dhe demokristianët vetë kanë dështuar në militimin e tyre gjithë këto vite. Dhe më e keqja është se në politikën shqiptare deri më tani nuk kanë qenë prezent katolikët e mirë. Por arrivistët, ambiciozët e pa fre, karrieristët që kanë qenë të gatshëm të bëjnë gjithçka jo për besimin e tyre, por për interesa gjithfarësh.

Edi Lesi - 09/12/2009
http://www.panorama.com.al/index.php?id=36039
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Feja ne sherbim te kombit, Posted 13 Dhjetor 2009, 12:17
Un do i thoja 2 fjale Zotri Nokes ne lidhje me konfliktin qe ai po ndez duke instrumentalizu edhe fene per interesa politike.
Qe ti vije turp se ka arrite limitin e durimit qe te krishteret katolike kane ndaje tij pasi ai po ule vlerat e kultures se krishtere qe ka luftu me shekuj per shqiptari dhe paqe duke na ule dhe traditat kombetare shqiptare qe nuk hyjne aspak ne ato fetare por ne shqiptari te mirfillte ku feja sherben dhe do i sherbeje vetem kombit dhe jo e kunderta. Te gjithe shqiptaret katolike ndjehen te indinjuar dhe te irrrituar nga kjo pa skrupullitet i zotrise qe drejton sot PDK-ne sepse ne zemren e cdo katoliku ndodhet kombi dhe jo politika.
Feja katolike eshte vetem nje suport i ndjenjes, i shprese, i qetesise shpirterore dhe i krenarise te qenurit shqiptare. Ska kaloticizem pa shqiptari, ska fe pa komb.
Kombi eshte zemra e shqiptarit te tjerat vijne vetem ne sherbim te kombit.
Mbeshtes plotesisht dhe i them zëdhënësit te Konferencës Ipeshkvnore Dom Gjergj Meta jemi krenare qe na perfaqesoni me dinjitet duke na larguar nga hienat ish komuniste si puna e ketij Nard Nokes.
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Feja ne sherbim te kombit SHQIPTAR, Posted 13 Dhjetor 2009, 13:42
“I lumtur që jam në Vatikan, në një përvjetor të vizitës së Skënderbeut, për të mbrojtur vokacionin perëndimor të shqiptarëve”
Imazh

I lumtur që jam në Vatikan, në një përvjetor të vizitës së Skënderbeut, për të mbrojtur vokacionin perëndimor të shqiptarëve”

Deklaron kryeministri Berisha pas takimit me Atin e Shenjtë

Kryeministri Sali Berisha u shpreh në një prononcim për mediat vetëm pak minuta pas takimit me Atin e Shenjtë Papa Benedikti i XVI, se kjo vizitë ishte një mirënjohje thellë ndaj Vatikanit, për mbështetjen që ka dhënë në rrugën e lirisë dhe të procesit të ringjalljes së besimeve të mëdha, ringjalljes së vlera njerëzore tek kombi shqiptar.
“Në radhë të parë dua të theksoj, se ishte një takim i shkëlqyer, jashtëzakonisht i përzemërt. Ishte një rast shumë i veçantë për mua, për t’i shprehur Shenjtërisë së Tij, mirënjohjen më të thellë, timen dhe të mbarë shqiptareve. Kombi shqiptar dhe Vatikani, kanë një histori të gjatë bashkëpunimi aleance, rreth vlerave të mëdha të njeriut, të shoqërisë dhe besimeve. Por unë gjithashtu, kisha një rast akoma më të veçantë, sepse duhet ta dini se në dhjetor të viti 1990, të parët e më të parëve, që erdhën për të mbështetur opozitën shqiptare, që erdhën për të mbështetur shqiptarët në rrugën e lirisë, ishin përfaqësuesit e Papës Gjon Pali II, Monsignor Vicenzo Paglia dhe të dërguar të tjerë të Vatikanit, të cilët na shoqëruan ne, na ndihmuan ne, në betejën tonë për të nxjerrë vendin nga diktatura dhe për të arritur atë fitore që arritëm më 22 mars të viti 1992”, u shpreh Kryeministri.
Kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi se, “një mirënjohje tjetër e madhe, e thellë, ishte se shqiptarët këto 19 vite përjetuan procesin e ringjalljes së vërtetë, ringjalljes së besimeve të mëdha, ringjalljes së vlerave të mëdha, ringjalljes ekonomike, ringjalljes sociale. Në të gjitha këto fusha, Selia e Shenjtë ka kontributin e vet madhor, si në ringjalljen e vlerave dhe besimit te Zoti, rindërtimin e infrastrukturës shpirtërore të shqiptarëve, ashtu dhe në fushën e arsimit, në fushën e ndihmës humanitare, në fushën sociale, në të gjitha fushat e tjera”, tha Berisha.
Duke theksuar mbështetjen e pakursyer të Selisë së Shenjtë ndaj kombit shqiptar, kryeministri Berisha vuri në dukje se, “në memorien e shqiptarëve do të mbetet gjithmonë e gjallë mbështetja e madhe që Vatikani i ka dhënë popullit të Kosovës, në përpjekjet e tij për liri dhe dinjitet. Interesi direkt i Papa Gjon Palit II, nxjerrjes e tij nga kthetrat e Millosheviçit me anë të dërguarve të tij direkt në Beograd me angazhimin e tij, të gjitha këto janë momente të mëdha në miqësinë midis Vatikanit dhe Shqipërisë”, nënvizoi kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha.
Përsa i takon proceseve integruese të Shqipërisë, shefi i ekzekutivit solli në vëmendje se Vatikani dhe Selia e Shenjtë, mbështesin tërësisht anëtarësimin e shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian.
“Natyrisht në bisedimet dhe në audiencën shumë të ngrohtë dhe të përzemërt që më rezervoi, i shpreha mirënjohje për mbështetjen e madhe që na kanë dhënë në procesin e integrimit. Papa Benedikti XVI më garantoi se ai dhe Selia e Shenjtë, mbështetin plotësisht procesin e integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndjekin me admirim arritjet e vendit në këtë drejtim dhe janë të sigurt në të ardhmen e shkëlqyer evropiane të Shqipërisë”, deklaroi më tej, Berisha.
Me rastin e 100 vjetorit të Nënë Terezës, Berisha informoi se ka ftuar posaçërisht për vizitë në Shqipëri, Shenjtërinë e tij, Papa Benedikti XVI.
“Viti që vjen është një vit i madh për mbarë njerëzimin, është 100-vjetori i Nënë Terezës. Unë e shfrytëzova rastin dhe i dorëzova ftesën Shenjtërisë së Tij, Papës Benedikti XVI, të cilin e ka ftuar edhe Episkopati i Shqipërisë, që këtë 100-vjetor, ta kthejmë vizitën e tij në një ngjarje kulmore, në festimin e 100-vjetorit që Nënë Tereza meriton. E njoha gjithashtu me përpjekjet që ne po bëjmë, për ta festuar sa më me dinjitet, për ta nderuar sa më me dinjitet, këtë bijë të madhe të Shqipërisë dhe të mbarë njerëzimit”, vijoi kryeministri.
Në përfundim, kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha iu referua momentit më kulmor, atë të vizitës së prijësit shqiptar Skënderbeu, 543 vjet më parë në Vatikan, pikërisht më 12 dhjetor të 1466.
“Nuk mund të mos theksoj në këto çaste, një moment kulmor që do të ngelet përjetë në memorien time. Sot e 543 vjet më parë, më 12 dhjetor, prijësi i përjetshëm i kombit shqiptar, Skënderbeu u prit në Vatikan, nga Papa Pali II. Ai erdhi këtu për të kërkuar dhe gjeti mbështetje në përpjekjet e tij legjendare, për të mbrojtur vokacionin perëndimor të kombit shqiptar, vlerat e mëdha të perëndimit në rajon kundër invadorëve. Nuk besoj se do të mund të ishte gjetur gjë e më e bukur, gjë më domethënëse në jetën time, për mua dhe shqiptarët, se sa kjo audiencë, kjo pritje që më akordohet më 12 dhjetor, në këtë përvjetor të madh të marrëdhënieve të Shqipërisë me Selinë e Shenjtë. Edhe një herë, një mirënjohje shumë të thellë Atit të Shenjtë për audiencën që më akordoi”, përfundoi kryeministri Berisha prononcimin e tij për mediat, pas përfundimit të takimit me Atin e Shenjtë, Papa Benedikti i XVI-të.

13-12-2009 / Gazeta 55“
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Feja ne sherbim te kombit, Posted 15 Janar 2010, 19:29
Regjistrim i ri i popullsisë në Shqipëri, me etni e fe.

(15.01.2009 RV)Ndërsa gjendja në zonat e përmbytura shkon drejt normalizimit, Shqipëria përgatitet të bëjë një regjistrim të përgjithshëm të popullsisë e të banesave. Komisioni qeveritar që do të kryesojë procesin, i cili duhet të fillojë vitin e ardhshëm, miratoi dje një projekt-pyetësor. Për herë të parë, parashikohen pyetje edhe mbi përkatësinë etnike dhe atë fetare, argumente që kanë qenë shpesh mollë sherri për mungesë të dhënash.
Regjistrimi i fundit, në të cilin është deklaruar edhe feja, është i viteve ’30. Sipas tij, 70% e popullsisë ishte myslimane, 20% ortodokse e 10% katolike.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 16 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shkurt 2021, 18:10
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari