Me kete deshiroj te hap nje horizont te ri ne rrymat teologjike e filozofike te ndryshme qe lindin si nevoje e ushqimit shpirteror dhe mendor te njeriut.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 13 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Ndarja e Kishës prej vjetit 381-1054-Pajtimi prej 1274- 2014
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Skizma
Ndarja e Kishës nga Kristianë në Ortodoksë filloi prej vjetit 381 e perfundoi në 1054
Imazh
Origjina e Skizmës

Në fillim, Kisha e Krishterë zotnonte pozitën udhëheqëse të tre Ipeshkve, të njohun si patriarkët: Ipeshkvi i Romës, Ipeshkvi i Aleksandrisë dhe Ipeshkvi i Antiokisë - Shen Injaci Martir (Antiokia - qyteti ma i randësishëm në Siri e në mbarë botën e lashtë, pas Romës dhe Aleksandrisë, ku ipeshkvi i parë i Antiokisë ishte vetë Shën Pjetri, Shen Injaci ishte pasardhsi i Shën Pjetrit), të shoqëruem nga Ipeshkvi i Konstandinopojës dhe Ipeshkvi i Jeruzalemit. Me Sinodin e Kalqedonisë në vjetin 451 funksiononin pesë patriarkana. Patriarkët kishin autoritet dhe përparësi mbi ipeshkvijt e tjerë të Kishës. Midis tyne, Ipeshkvi i Romës (Papa) gëzonte një status ma të naltë se katër patriarkë të tjerë, jo dhe aq shumë në sajë të pozicionit të tij si pasardhës legjitim i Shën Pjetrit (jo e pranuem nga patriarkët e tjerë, edhe pse e njohun nga Etërit e Kishës, si Injaci i Antiokisë, Ireneo i Lionit, Ambrozi i Milanos, etj ... ), për shkak se selia e papës kishte një randsi të veçantë në faktin se Roma ishte kryeqyteti i Perandorisë Romake. Edhe pas Konstandinit të Madh në kryeqytetin e ri në Konstandinopojë në vjetin 330, Papa mbajti pozitën e tij si ,,primus inter pares,, (i pari midis të barabartëve), edhe pse kjo nuk ashtë shoqërue me ndonjë të drejtë vetoje ose fuqive të tjera monarkike gjatë patriarkëve të tjerë. Në veçanti, pas promovimit të kapitalit ndaj Kostandinopojës, pozita e patriarkut të atij qyteti u ba shumë i randsishëm, që u konsiderue i dyti pas Papës.

Vjeti 395 – Vjeti i Ndarjes të Perandorisë Romake

Përçarja brenda Perandorisë Romake shkaktoi polemika brenda Kishës. Theodhosi i Madh, perandori(prej 379-395) i fundit vdiq në vjetin 395, që sundoi mbi një perandori të bashkuem(perëndim dhe lindje) të Romës. Pas vdekjes të tij, perandoria u nda në dy gjysma, Perëndimi dhe Lindja, secili me perandorin e tij të dallueshme. Në fund të shekullit të V-të Perandoria Romake Perëndimore falimentoi, ndërsa Perandoria Romake Lindore e Konstandinopojës(ma vonë e njohun si Perandoria Bizantine) vazhdoi të lulëzojë.

Sqarim
Perandori Romak - Flavius Theodosius - 11.I.347–17.I.395)
Imazh

Flavio Teodosi ishte perandori i fundit, që sundoi mbi një perandori të unifikuem dhe e bani Krishterimin, një fe të vetme dhe të detyrueshme të Perandorisë, e cila përban arsyen; pse ai u quajt Theodosi i Madh nga shkrimtarët e krishterë dhe nderohet në Kishat Lindore si shenjt Shën Theodhosi i Madh, që kremtohet në çdo 17 janar.
Me vdekjen Theodhosit, perandoria u nda në mes të dy djemve të tij të vegjël; Arkadi dhe Honorius, të cilët drejtuen në lindje në fillimet e Perandorisë Bizante dhe në perëndim - Perandoria Romakë. Familja e tij qeverisi perandorinë romake dhe bizante prej vjetve 450 dhe 455.

Pushtimet gjermane s’e ndryshuen fenë, kulturën e vendeve me kulturë romake në v. 395
Perandoria Romake Perëndimore u zhduk për shkak të pushtimeve gjermane: për shumë shekuj ishte kthyer qendra e gravitetit të Europës, Deti Mesdhe. Falë këtij deti ku ishte përhapë qytetërimi romak edhe pas rënies së Perandorisë Romake, pjesët ma të largëta të Europës ende komunikonin me njeni-tjetrin. Feja, sistemi doganorë, madje edhe në dritën e ideve ishin të njëjtë. Dyndjet e gjermanëve nuk e kishte ndryshue shumë këtë situatë.

Pushtimi musliman ndau botën e Perëndimit nga ai i Lindjes
Pushtimi musliman solli një farë izolimi të Perëndimit nga ajo e Orientit(Midis Europës dhe Lindjes) që më parë kishin arritë formate ma të rafinueme të jetës qytetare dhe kulturore, ku arabët u vendosën në Spanjë, në perëndim dhe përgjatë bregdetit të jugë – lindje të Afrikës. Prandaj Kisha Perëndimore kishte për këtë arsye të mbronte organizimin dhe hierarkinë e tij. Gjermanët pushtues u banë bijtë e Romës.

Kisha Katolike ishte e vetmja institucion i civilizimit në botë

Ata ishin vetëm disa klerikë të interesuem në teologjinë dhe në moralin. Megjithatë, ishte vetë Kisha e vetmja fuqia civilizuese e atyne shekujve. Kjo ashtë në sajë të asaj se kujtesa romake u vulosë në kryeveprat e saj kudo. Ishte Kisha e Perëndimit ajo, që pavarësisht detyrës saj fetare, mori përsipër rolin e administrimit të publikut sepse askush nuk ishte në gjendje ta kryente këtë detyrë me drejtuesit e tij priftërinjë dhe ipeshkvit. Shteti ishte kishtar. Kisha kishte nxitë kujdesin e çështjeve laike. Prandaj, jo vetëm për shkak të qenies së krishterë, por edhe për shkak se Kisha Romake e Perëndimit i mbijetoi shpërbamjes të modelit të vjetër.

Shkaqet që e emancipuen Kishën Perëndimore nga Kisha e Lindjes;
Faktorë të tjerë ndikuen të largoheshin ma tej në marrëdhaniet midis Lindjes dhe Perëndimit. Gjuha dominuese e Perëndimit ishte latine, ndërsa në Lindje ishte ma popullore greqishtja. Pavarësisht përdorimit dygjuhësh; latinishte apo greqishte nga shtresa të nalta të kulturës të shoqërisë ndikoi në mospërdorimin dygjuhësh edhe para ranies së Perandorisë Romake Perëndimore në ranien e numrit të njerëzve që flisnin gjithnjë e ma rrallë dygjuhët. Faktori gjuhë ishte treguesi vështirësisë të komunikimit mes Lindjes e Perëndimit.

Ndikimi i kulturës gjermanike në Perandorinë Romake
Me shkëputjen e unitetit gjuhësor edhe uniteti kulturor filloi të tregojë shenja të dobësimit. Kultura perëndimore u zhvillue në mënyrë të konsiderueshme nën ndikimin e popujve gjermanike, ndërsa Lindja vazhdoi të jetë i lidhun me traditën helenistike të krishterimit, me forcimin e traditës të ritit grekë, në të cilën njihet ma herët nga Kisha. Ky ndryshim u ba ma e thellë në shekullin e VIII-të kur Papët filluen të mbështesnin mbretërit francezë dhe ma vonë, Karl Manjo(Carlo Magno) dhe Perandoria Romake e Papës në këtë mënyrë i kthyen kurrizin sundimtarëve bizantine.

Zhdukja e Justinianit të I-rë – dëshmi e ndarjes të madhe midis kishave
Të dy pjesët e Kishës erdhën duke u distancue në mënyrë progresive me anë të riteve me theks të ndryshme të doktrinave fetare. Edhe pse Skizma e Madhe midis dy pjesëve të krishtera do të ndodhte pas pesë shekuj, shkaqet që kanë dhënë në mënyrë të qartë e dukshëm ndarjen e saj e vulosi që me kohën e zhdukjes të perandorit të fundit bizantin, të gjuhës dhe kulturës latine: Justiniani i I-rë.

Justiniani i I-rë
Flavio Pjetër Sabacio Justiniani, i njohun ma mirë si Justiniani i Madh (Tauresio, lindi 11.V.482 – e vdiq në Konstandinopojë më 14.XI.565) ishte një perandor bizantin, nga 1.VII.527 derisa vdiq. Justiniani, perandori i fundit bizantin i rritun në gjirin e një familje të gjuhës dhe kulturës latine ishte një nga sundimtarët ma të mëdhenjë të mesjetës të hershme. Sundimi i tij përkoi me një epokë të artë për Perandorinë Romake të Lindjes, nga pikëpamja e civile, ekonomike dhe ushtarake: Fushatat fitimtarë të Belisarius lejuen ribashkimin e Perandorisë Bizante me territoret e Perandorisë Romake të Perëndimit, ku realizoi vepra civile arkitektonike të një randsie të jashtëzakonshme, si Kishën e Shën Sofisë në Konstandinopojë. Nën kujdesin personal perandorak i dha jetë të re kulturës, me lulëzim e figurave të famshme historike dhe letrare, të tilla si Prokopi i Çezarit, Agacia dhe Paulo Silenciaro.

Skizma
Ndarja e Kishave 1054


Skizma e Madhe asht e njohun nga historiografia si Skizma Perëndimore, ndërsa nga Ortodoksët u përcaktue si Skizma e Latinëve. Ndarja midis kishave ishte ngjarje që theu unitetin e asaj që ishte Kishë Shtetnore e Perandorisë Romake në bazë të Pentarki-së e ndarë në Krishterimin Kalçedonian(Lagje e Stambolli – nënkupton kishat latine) prej Kishës Katolike Perëndimore, e cila kishte konceptin e parësisë(apo gjykatës) të Ipeshkvit të Romës (si e konsideruem si Pasardhësi i Apostullit Pjetrit). Kisha Ortodokse Lindore paraqet vazhdimësinë e Kishës të pandarë të mijëvjeçarit të parë pas Krishtit, që besuen risitë e latinëve. Raportet ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit kishte kenë prej kohësh të acaruem nga dallimet kishtare dhe mosmarrëveshjet teologjike. Ajo mosmarrëveshje që spikati midis tyne ishin çështjet e burimit të Shpirtit të Shenjtë ("Filioque-s" të Birit), nëse maja ose pa maja e bukës duhet të përdoren në Eukaristi, sipas kërkesës të Papës në juridiksionin universal, dhe vendin e Konstandinopojës.

Sqarim
Pentarki-në(Pentarki - nga greqishtja - pente, pesë, dhe arki, rregull, asht një term në historinë e krishterimit për idenë e sundimit universale mbi të gjitha i Krishterimit nga pesë krerët (apo pesë Patriarkët) Episkopale të Mëdhenjë të Perandorisë Romake si: Roma, Konstandinopoja, Aleksandria, Antioki dhe Jeruzalemi.

Patriarku mbylli kishat latine të Konstandinopojës
Në vjetin 1054, u morë hapi i parë konkretë i procesit që çoi në përçarjen formale. Patriarku i Konstandinopojës Michael Cerularius urdhnoi mbylljen e të gjitha kishave latine në Konstandinopojë. Sipas historianit John Bagnell Bury, qëllimi i Patriarkut Kerularius në mbylljen e kishave latine ishte "për të prerë shkurtë çdo përpjekje pajtimit".

Sqarimi i situatës në Konstandinopojë – Kardinali Humbert shkishëroi Patriarkun Mikel Çerularius
Edhe pse zakonisht tregojnë se vjeti 1054 ishte vjeti i skizmës, Papa Leo i IX-të me anë të delegatëve të tij nisi shkishërimin e Patriarkut Mikeli të I-rë Kerularius dhe po Patriarku Kerularius i Konstandinopjës ju përgjegjë me një mallkim shkishërimit të Papës. Skizma ishte në fakt rezultat i një periudhe të gjatë të distancimit gradual midis dy Kishave.

Ma konkretishtë;
Në 1054, përfaqësuesët papnor udhëtuen nga Roma për në Konstandinopojë me qëllime të heqjes të titullit " Patriarkut Ekumenik " Kerularius-it dhe kambëngulën që ai të njohë pretendimin e Romës për të pranue atë, se Ipeshkvi i Romës si kreu dhe nana e kishave. Në refuzimin e Patriarkut Kerularius për të pranue Ipeshkvin e Romës si Primat të Kishave, kreu i përfaqsuesit i Vatikanit, Kardinali Humbert e shkishëroi Patriarkun dhe Patriarku Kerularius shkishëroi kardinalin Humbert dhe delegatë të tjerë. Kjo ishte akti i parë i vetëm i një procesi të gjatë shekullore që solli përfundimisht një përçarje të plotë.

Sqarim
Mikel i I-rë Keroularios(Michael i I-rë Cerularius ose Keroularios) lindi në vjetin 1000 e vdiq më 21.I.1059. Ai ishte Patriarku Ekumenik i Konstandinopojës prej vjetit 1043 deri në 1059.

Mosmarrëveshjet në bazë të skizmës ishin në thelb dy shkaqe:

- - E para kishte të bante me autoritetin e papës :Papa ose Ipeshkvi i Romës konsiderohet i pari
i parësisë mbi të gjithë Kishën në Urdhërin e Krishtit, nga e cila ai ka marrë "çelësat e Mbretnisë së Qiejve" dhe autoritetin e "bariut të qengjave"(shih ungjillin e Mateut dhe Gjonit). Prandaj një pushtetë i vërtetë gjyqësor, sipas gjuhës rabinike i jëpë çelësat për të investue autoritetin Papës. Kur, Papa filloi të njohë autoritetin e tij "natyrore" edhe në katër patriarkatet orientale si; Konstandinopoja, Aleksandria, Antiokia dhe nga Jeruzalemi, e cila me Romën quhet e ashtuquajtura pentarki(pesëshja), të gatshëm që të pranonin Patriarkun e Perëndimit vetëm me një Parësi Nderi dhe autoriteti i Tij efektive e lejon të shtrihet vetëm mbi të krishterët e Perëndimit duke pasë parasysh përparësinë romake pa bazë biblike.
- Argumenti tjetër ashtë fushëveprimi i Trinisë dhe me sa duket ma pak " politik " në lidhje
me shtimin e Filioque-s në Besimin e Nikesë(formulimi i Këshillit të Parë të Nikesë në vjetin 325), i cili u zhvillue në kuadër të latinishtes.
- Ka pasur edhe shkaqe të tjera ma pak të randsishme, duke përfshirë edhe ndryshimet e disa riteve liturgjike, dhe ndaj kërkesave kontradiktore të juridiksionit.

Imazh
Afreskë në Kapelën Sistina, ku Krishti dorëzon çelësat Shën Pjetrit, të punës (1481 - 1482) i Perugino-s.


Vijon

E pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E enjte, më datën 6.III.2014

Shenim;
Të gjitha sqarimet dhe nëntitujt janë ba nga Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Përpjekjet e Para për Pajtim të Dy Kishave
Prej vjetit 1274 e në vazhdim 2014

Imazh

Kisha e ndarë sipas linjave doktrinore, teologjike, gjuhësore, politike dhe gjeografike nga goditja kritike e ndarjes ka ma shumë vend bashkimi. Ajo kishte, në fakt dy takime formale të Lindjes me Romën;
- Në 1274 u mbajtë Këshilli i Dytë i Lion-it
- Në vitin 1439 u mbajtë Këshilli i Bazelit

Në të dyja rastet, pajtimi ndërmjet Romës dhe Lindjes ishin mohue ma vonë nga kleri i nivelit ma të ulët dhe besnikët e Kishave të Lindjes, si udhëheqësit shpirtnorë të cilët morën pjesë në lejimin e këtyre të ashtuquajturave "unione". Ata do të kishin tejkalue autoritetin e tyne, nëse do të ndiqnin aspektin nga ana latine e "praktikës" në çështje thelbësore që u forcuen në Perëndim.
Pajtimi solli disa kisha ortodokse të Lindjes të njohin Kishën e Romës.
Përpjekje të tjera për të pajtue Kishat e Lindjes dhe Romës dështoi, megjithatë, disa bashkësi e kishës, Ortodokse fillimisht, gjatë shekujve ndryshuen juridiksionin e tyne, duke njohë autoritetin e Papës dhe duke u rikthye në Katolik. Këto komunitete quhen tash Kisha Katolike të ritit lindor apo Uniate (termi nënçmues me të cilat tregojnë ortodoksët për ata që janë rikthye ftyrës të Romës, duke pranue Parësinë e Ipeshkvit të Romës të kontestuem nga juridiksioni i maparshëm).

Ngjarje të mëdha
Edhe pse shumica e burimeve historike paraqesin si një vit vendimtar 1054 me shkishërimin reciprokë të Papa Leo-s të IX dhe Patriarkut Kerularius, të tjera datojnë të randsishme nëpërmjet viteve të skizmës edhe ngjarje të tjera si:
• 1204, vjeti i Rrethimit të Kostandinopojës njihet si vjeti i kryqezatës latine.
• 1472, vjeti në të cilin Kisha Lindore refuzoi Këshillin e Firence, me rastin e Sinodit të organizuem nga Dionisi i I-rë, Patriarku i Konstandinopojës.

Sqarime

Rrethimi i Konstandinopojës 9-13 prill të 1204
Rrethimi i Konstandinopojës në 1204 u zhvillue midis kryqtarëve dhe bizantinëve. Rrethimi përfundoi me fitoren e rrethuesve; kryqtarve dhe venedikasve, të cilët pushtuen kryeqytetin e Perandorisë Bizantine më 12 prill 1024 dhe perandori bizantë, Aleksi i VI-të(Alessio IV Angelo) mori arratinë për në Greqi me gjithë thesarin e tij.

Këshilli i Firences 1475
- Këshilli i Bazelit, Ferrara dhe Firence u thirrë nga Papa Martin i V-të (1417-1431) në vjetin 1431, në bazë të dekretit të Këshillit të Konstance-s (dekreti Frekuent), e cila parashikoi mbajtjen e një këshilli të rregullt të Kishës Katolike (Zvicra, në atë kohë, ishte krejtësisht katolike).

- Këshilli i Konstancë-s (1414-1418) ashtë Këshilli i XVI-të ekumenike e njohun nga Kisha Katolike, që u mblodh me kërkesë të mbretit të Konstancës, Roman Sigismund për t'i dhanë fund skizmës perëndimore. Papa Gregori XII( abdikoi sikurse Papa Benedikti XVI-të pas 598 vjet ma vonë nga Froni i Papës) dhe rrëzoi dy pretenduesit e tjerë. Ndër punët e para të tij dënoi për herezi dhe mëpas ekzekutoi Jan Hus (Husinec, rreth 1371 - Constance, 6.VII.1415) ishte një teolog dhe një reformator bohem fetar dhe rektor i Universitetit Karlit në Pragë. Promovoi një lëvizje fetare të bazuem në idetë e John Wycliffe dhe pasuesit e tij u banë të njohun si Hussites. U shkishërue në 1411 nga Kisha Katolike dhe u dënue nga Sinodi i Konstancës me djegje në turrën e druve.

- Kryqtarët
Një kryqtar ishte një njeri ushtarak (zakonisht një kalorës) pjesëmarrës i krishterë të kryqëzatave: emni vjen nga zakoni i të veshurit me një kryq të qepun ose të pikturuem në rrobat e tyne (kështu shprehja "merre kryqin", për ata që janë duke u përgatitur për t'u nisur për në Tokën e Shenjtë).¨

Takime midis Kishave Katolike, Ortodokse, Anglikane, Protestante

* 1964 çoi në shfuqizimin e shkishërimit, të ekskommunikacionit të Skizmës së Madhe midis palëve e ndodhun në vjetin 1054 në Jeruzalem.

Takimet e Papa Paulit të VI me patriarkët e Jeruzalemit dhe Konstandinopojës Ortodoks prej shekullit të X-të

Pali VI vizitoi patriarkët ortodoksë të Jeruzalemit dhe të Kostandinopojës në vijein 1964 dhe 1967. Ai ishte Papa i I-rë që prej shekullit të X-të, që vizitoi Lindjen e Mesme, Kishat Lindore si pjesë e Kishave motra. Ai ishte edhe Papa i parë në shekuj për të përmbushun dëshirën e krerve të besimeve të ndryshme ortodokse. Në mënyrë të veçantë, takimi i tij me patriarkun ekumenik Atenagoras i I-rë në vjetin 1964 në Jeruzalem çoi në shfuqizimin e shkishërimit, të ekskommunikacionit të Skizmës së Madhe midis palëve e ndodhun në vjetin 1054.
Ky ishte një hap i randsishëm drejt restaurimit të kungimin ndërmjet Romës dhe Kostandinopojës. Takimi midis tyne u shoqnue me deklaratën të përbashkët, katolike - ortodokse të 1965 , i cili u lexua më 7 dhjetor 1965, në të njëjtën kohë në një takim publik të Këshillit të Vatikanit të Dytë në Romë dhe në një ceremoni të posaçme në Stamboll. Deklarata nuk i dha fund përçarjes midis tyne, por tregoi një dëshirë ma të madhe për pajtim mes dy kishave. Në maj të 1973 Patriarku Koptik, Shenouda i III-të i Aleksandrisë, që vizitoi Vatikanin ku u takua tri herë me Papa Palin e VI-të. Një deklaratë dhe një Kredo e përbashkët e lëshuem pas vizitës së deshmoi se s’ka aq shumë mospërputhje teologjike midis Kishave Koptike dhe Katolike Romake. Pali i VI-të u takue edhe me Katolikun Baselios-in Augen(26.VI.1884-8.XII.1975) i I-rë i Kishës Siriane Ortodokse të Malankara-s në vizitën e tij në Bombei të Indisë në vjetin 1964, si Kishë Katolike e Katërt e Lindjes.

Takimi i I-rë i Papa Gjon Palit të II-të me Kishën Ortodokse Lindore në Rumani në v.1999

Marrëdhëniet e Papës Gjon Pali të II-të me Kishën Ortodokse Lindore
Në maj të vjetit 1999, Papa Gjon Pali i II-të vizitoi Rumaninë në ftesë të Patriarkut Teoktist Arăpaşu e Kishës Ortodokse Rumune. Kjo ishte hera e parë që një papë kishte vizitue nji vend ortodoksë, kryesisht atë Lindore që nga Skizma e Madhe më 1054. Më mbërritjen e Papës Gjon Pali të II-të, Patriarku dhe Presidenti i Rumanisë, Emil Konstantinesku përshëndeti Papën. Patriarku theksoi ndër të tjera: " Mijëvjeçari i dytë i historisë së krishterë filloi me plagosjen e dhimbshme e unitetit të Kishës, por fundi i këtij mijëvjeçari ka parë një angazhim të vërtetë për rivendosjen e unitetit të krishterë. "

Vizita e Gjon Palit II-të Kishën Lindore të Ukrainës në vjetin 2001

Më 23-27 qershor 2001 Gjon Pali II vizitoi Ukrainën, një tjetër komb i randsishëm ortodokse, me ftesë të Presidentit të Ukrainës dhe Ipeshkve të Kishës Katolike të ritit grek Ukrainas. Papa foli udhëheqësve të Këshillit të Kishave të Ukrainas dhe organizatave fetare, duke u lutur për "dialog të hapur, tolerante dhe ndershmëni". Rreth 200 mijë njerëz morën pjesë në liturgjitë nga Papa në Kiev, dhe liturgjia në Lviv të mbledhun gati një milion e gjysëm besimtarë katolik. Gjon Pali i II-të deklaroi se një perfundim i Skizmës së Madhe ishte një nga dëshirat e Tij.
Ndarjet shëruese midis kishave ortodokse lindore katolike të lidhuna me traditat latine dhe bizantine ishte e kjartë me interes të madh personal. Për shumë vite, Papa Gjon Pali i II-të kërkoi të çlironte duke deklaruar dialogun dhe unitetin që në 1988 Euntes në Europën e raskapitun: "Europa ka dy mushkëritë, ai kurrë nuk do të marr frymë lehtë deri sa ai përdor të dy prej tyne."

Papa Gjon Pali i II-të ishte Papa i I-rë që vizitoi Greqinë pas 1291 vjetësh në vjetin 2001
Imazh
Papa me Kryepeshkopin Kristodulos Areopag; mes tyre, një ikonë e Shën Palit.(Il Papa con l’arcivescovo Christodoulos sull’Areopago; tra loro, un’icona di " San Paolo") - 4.V.2001


Gjatë udhëtimeve të Tij vitit 2001, Gjon Pali II u bë papa i parë për të vizituar Greqinë pas 1291 vjet. Në Athinë, Papa u takue me Kryepeshkopin Kristodoulos, kreu i kishës ortodokse greke. Pas një takimi private prej 30-minutëshe, të dy folën publikisht. Kristodulos lexoi një listë të "13 Shkeljeve" të Kishës Katolike kundër Kishës Ortodokse Lindore që nga Skizma e Madhe, duke përfshirë grabitjen e Konstandinopojës nga kryqtarët në vjetin 1204 , dhe Mungesën e kerkimit të Faljes nga Kisha Katolike Romake, duke thanë: "Deri më tash , nuk ka kenë kurrë e dëgjuem një kërkesë e vetme për Falje "për" kryqtarët maniake të shekullit të 13-të. "

Falje publike e Vatikanit pas 800 vjetësh të Luftës në Konstandinopjë në Greqi në vjetin 2004


Tetëqind vjet pas Kryqëzatës së Katërt , Papa Gjon Pali II dy herë ka shprehë keqardhjen për ngjarjet e Kryqëzatës së Katërt. Në vjetin 2001 ai i shkroi Kristodulos, Kryepeshkopit të Athinës duke thanë: "Ashtë tragjike që sulmuesit, të krishterë në Tokën e Shenjtë, u kthyen kundër vëllezërve të tyre në besim. Të krishterët katolikë mbushen me keqardhje të thellë ndaj ksaj historie të dhimbshme nga kristianët e Europës Perëndimore dhe Venedikut."
Në vjetin 2004, ndërsa Bartolemeu i I-rë, Patriku i Konstandinopojës ishte për vizitë në Vatikan ku, Papa Gjon Pali i II-të e pyeti: "Si mund të mos jemi të ndamë, në një distancë prej tetë shekuj me dhimbje dhe neveri . " Kjo ka kenë e konsiderohet si një falje ndaj kishës ortodokse greke për masakra e kryem nga luftëtarët e Kryqëzatës së Katërt në 1204.
Në prill të vjetit 2004, në një fjalim në përvjetorin e 800-të të Pushtimit të Konstandinopojës, Patriarku Ekumenik Bartolemeu i I-rë pranoi zyrtarisht Faljen nga ana e Vatikanit. "Fryma e pajtimit ashtë më e fortë se urrejtja," tha ai gjatë një liturgjie, ku morën pjesë Kryeipeshkvi i Kishës Katolike Romake, Filip Barbarin(Philippe Barbarin – I dtl. 17.X.1950) nga Lioni i Francës. "Ne kemi marrë me mirënjohje dhe respekt gjestin tuej të përzemërt për ngjarjet tragjike të Kryqëzatës së Katërt. Ashtë një krim i kryem këtu, në qytetin e Konstandinopojës 800 vjet ma parë ". Bartolomeu tha se pranimi i tij erdhi në frymën e Pashkve. "Fryma e pajtimit të ringjalljes ... na nxit drejt pajtimit e kishave tona."

Papa Benedikti i XVI-të në Ukrainë


Pas Ranies të Bashkimit Sovjetik kanë pasë përleshje të shumta midis besimtarëve ortodoksë dhe katolikë mbi pronësinë e pronave të famullisë që ishin konfiskue nga komunistët, që u ishte dorëzue Kishës Ortodokse Ruse. Në të njëjtën kohë, udhëheqës ortodoksë janë ankue se besimtarët katolikët janë të angazhuem në proçesin e "ndërrimit të fesë nga ortodoksë që ishin ndrrue me dhunë nga diktatura ortodokse komuniste në besimin e tyne katolikë", duke kërkue të konvertohe në radhët e besimtarve ortodoksë. Në deklaratën e tij kundërshtare një vizitë e papës, Lukianyk tha se marrëdhëniet ndërmjet katolikëve dhe ortodoksëve në Ukrainë janë tash " të ngrohta". Një vizitë nga Papa Benedikti, tha ai, do të jetë e panevojshëm, pasi do t’i baji ma ngacmuese lidhje të ndjeshme midis besimtarve.

Pali i VI-të ishte Papa i parë, që u takue me Kryepeshkopin e Kishës Anglikane

Pali i VI-të ishte Papa i parë, që u takue me Kryepeshkopin e Kishës Anglikane të Canterbury-t, Michael Ramsey në audiencën zyrtare si Shef i Kishës, pas vizitës private audiencës së Kryepeshkopit Geoffrey Fisher me Papa Gjon XXIII në 2 dhjetor 1960. Papa Pali i VI-të u përgjigj se " duke hyrë në shtëpinë tonë , ju jeni duke hyrë në shtëpinë tuej, ne jemi të lumtun për të hapë derën dhe zemrën tonë për ju . " Të dy udhëheqësit e Kishës nënshkruen një deklaratë të përbashkët, e cila i jepte fund mosmarrëveshjet e të kaluemes dhe nji kalendar veprimtarie të përbashkët për të ardhmen. Kardinali Augustin Bea , kreu i Sekretariatit për Nxitjen Kristiane të Unitetit shtoi në fund të vizitës, " Le të shkojë përpara në Krishtin. Perëndia dëshiron atë.
Ramsey ka takue Papa Palin e VI-të tri herë gjatë vizitës së tij dhe hapi Qendrën Anglikane në Romë për të rritë aktivitet e tyne të përbashkta. Ai vlerësoi Papa Paulin e VI-të dhe kontributin e tij në shërbim të unitetit.
Njerëzimi ashtë duke pritur këtë lajm të gzueshëm. " I paprekur nga një dënim të ashpër nga ana e Kongregatës së Besimit mbi martesat e përziera pikërisht në kohën e vizitës, Papa Pali i VI-të dhe Ramsey krijuen një komision përgatitor për të vënë në agjendë të përbashkët në praktikë, në çështje të tilla si martesa të përziera. Kjo rezultoi në një deklaratë të përbashkët në Maltë, marrëveshjen e parë të përbashkët në fenë që nga Reformimit. Papa Pali i VI-të ka kenë një mik i mirë i Kishës Anglikane, që ai e përshkroi si "të Kishës sonë të dashtuna motra ". Ky përshkrim ashtë unik për Papa Palin e VI-të.

Papa Gjon Pali i II-të ishte i pari Papë që vizitoi Anglinë


Papa Gjon Pali i II-të kishte marrëdhënie të mira me Kishën e Anglisë, të njohun nga paraardhësit e Tij Papa Pali i VI-të me shprehjen; "Motra jonë Kisha dashur". Ai ishte papa i parë, që udhëtoi në Britani të Madhe në vjetin 1982 ku u takua me Mbretëreshën Elizabeta e II-të, si Kryetare e Kishës Anglikane dhe me Guvernatorin Suprem të Kishës së Anglisë. Ai predikoi në Katedralen Canterbury, ku shoqnue me miqësi dhe mirësjellje nga Kryepeshkopi i Canterbury-t. Megjithatë, Gjon Pali II ishte i zhgënjyer nga vendimi i Kishës të Anglisë, për t’i ofrue grave sherbimin e Sakramentit të Urdhrit të Shenjtë si një hap në drejtim të kundërt nga uniteti midis Unionit Anglikan dhe Kishës Katolike. Ai lejoi krijimin e Përdorimit në Kishën Anglikane të Formës të Ritit Latin, i cili e përfshin Libri Anglikan i Lutjes së Përbashkët. Gjon Pali II ndihmoi në Vendosjen e Zojës e Mëshirës së Kishës Katolike, së bashku me Kryepeshkopin, Patrick Flores të San Antonio në Teksas, si një vend ku anglikanët dhe katolikët kanë mundsi të adhurojnë apo të luten së bashku.

Papa Benedikti i XVI-të u takue me Anglikanët në vjetin 2006


Gjithashtu në vjetin 2006, Papa Benedikti u takue me Rowan Williams, Kryepeshkop i Kishës Anglikane të Canterbury-t dhe kreu shpirtëror i Unionit Anglikane. Në Deklaratën e tyne të përbashkët, ata theksuen 40 vjetët e maparshme të dialogut(1964) ndërmjet katolikve dhe anglikanne gjithashtu duke pranue ”pengesën serioze për përparimin tonë ekumenik." Gjithashtu Papa Benedikti pranoi se prej Kishës Luterane(protestante) kishte miq.

Spjegime

1.Deklarata e përbashkët katoliko-ortodoks e 1965 ishte një dialogë mes kishave ortodokse të ndërmarra nga Kisha Katolike. Dokumenti, me qëllim të pajtimit në mes të Kishës Romake dhe Kishës Ortodokse, u lexua në të njëjtën kohë më 7.XII.1965 në një takim publik si pjesë e Këshillit të Vatikanit të Dytë në Romë dhe në një ceremoni të posaçme në Stamboll.
Ajo vuni në dukje se shfuqizimi i shkishërimit të ndersjelltë që u mbajt në 1054 në mes të Papa Leo-s të IX-të dhe Patriarkut Mikel Cerularius, që ishte pikërisht ajo që shkaktoi Skizmën apo Ndarjen e Kishës Lindje-Perëndim duhet të kuptohet në mesin e personave në fjalë, dhe jo ndërmjet Kishave, dhe se këto dokumente nuk ka si qellim paqsimi kishtar. Këto ngjarje të mëdha nuk i dha fund skizmës Lindje-Perëndim, por me siguri dishmoi një dëshirë për unitet ma të madh midis dy prerjeve ma të lashta të krishtera, të përfaqësuem akualishtë nga Papa Pali i VI-të dhe patriarku ekumenik Atenagora i I-rë.

2 Fjala "Kopt" vjen nga fjala neo-latine Coptus, e cila rrjedh nga qubṭi arabe قبطي (flertall: qubṭ قبط dhe aqbāṭ أقباط), një arabizimi fjalës kopt kubti (bohairisk) dhe / ose kuptaion (sahidisk). Vetë fjala Koptike rrjedh nga fjala greke Αἰγύπτιος, aiguptios: Në egjiptiançe, nga Αἰγύπτος, aiguptos: "Egjipt". Koptët në Egjipt përbajnë komunitetin ma të madh të krishterë në Lindjen e Mesme, si dhe pakicën ma të madhe fetare në rajon për 10% të popullsisë egjiptiane. Shumica e koptëve përfshihet në Kishën Ortodokse Kopte të Aleksandrisë, ku pjesa e mbetur prej rreth 800,000 besimtarve janë të ndarë në mes besimtarve të kishave të ndryshme katolike kopte dhe protestante koptike

3 Rrethimi i Konstandinopojës (i quejtun edhe Kryqëzata e IV-të) ndodhi në 1204; ajo shkatërroi pjesë të kryeqytetit të Perandorisë Bizantine, ku qyteti u pushtue nga kryqtarët e Europës Perëndimore dhe Venedikut. Pas pushtimit u vendosë Perandoria Latine dhe Balduin i Flanders u kurorëzua perandori Balduini i I-trë i Konstandinopojës në Shën Sofisë, ku.në mes të vjetve 1204 dhe 1261 u shndërrue në një katedrale katolike romake nën sundimin e Perandorisë Latine.

4 Luftës në Konstandinopjë në vjetin 1204

5 Kryepeshkopi i Canterbury-t ishte peshkopi i naltë dhe lideri kryesor i Kishës së Anglisë, kreu simbolik i botës të Bashkësisë të gjanë Anglikane si dhe peshkop dioqeze e Dioqezës së Canterbury e themeluem në vjetin 597.

Shenim;

Të gjitha sqarimet dhe nëntitujt janë ba nga Bep Martin Pjetri

E pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E enjte, më datën 6.III.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shqiptari - Patriarku, Atenagoras i I-rë (1886–1972)
Atenagora dhe Kisha Ortodokse Autoqefale

Imazh
Strategu i Pajtimit midis Kishave Katolike dhe Ortodokse


"Patriarku Atenagoras: Një dëshmitar i Ortodoksisë"

Autori- Anton Vrame Ph.D. Ish Drejtori i Institutit Ortodokse të Patriarkut Athinagoras - Berkeley , California

Biografia
Fëminia e Aristokliut
Patriarku i quejtun Aristoklis Spirou lindi më 25 mars 1886 në fshatin Vasilikon, të provincës të Janinës i Epirit.
Ky rajon ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane. Ky territor ku lindi patriarku nuk do të bahej pjesë e Greqisë deri pas vjetit 1912 dhe pas zgjidhjes të çeshjtes të kufinit Shqipni-Greqi me anë të Rezolutës të pas Luftës I-rë Botnore. Babai i tij, Mateu ishte mjeku i fshatit, kështu që merret me mend se Aristokliu u rritë ma mirë se kushtet mesatare të atij ambientit. Në moshën trembëdhjetë vjeçare, pra në vjetin 1899, Aristokliu i ri dhe nana e tij kaluen nji periudhë të gjendjes shendetsore shumë të randë. Aristokliu ishte pa ndjenja për disa kohë. Gjatë kësaj periudhe nana e tij u dërgue për shërim në Konicë, ku pas tre muajsh, ajo ende nuk ishte kthyer në shtëpinë e saj. Një ditë një vizitor erdhi në shtëpi dhe e pyeti , "A jeton këtu Mate Spirou, që humbi gruan e tij?" Në këtë mënyrë Aristokliu mësoi për vdekjen e nanës së tij (kur ishte 13 vjeç. (Tsakonas , p . 12) .
Aristokliu merrë emnin Atenagoras në moshën 16 vjeçare dhe në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç hyni Shkollën Teologjike Patriarkale në Halki nën patronazhin e Kancelarit Grand, Atenagoras Elefteriou. Në mars të vjetit 1910 ai u shugurua në diakonate(dhjakë) " nga ku mori emnin Atenagoras për të nderue këshilltarin e tij shpirtnor dhe humanitar, dhe për shkak të admirimit të tij të një njeriu tjetër me të njëjtin emën, filozofi dhe apologjeti, Atenagoras, i cili jetoi në shekullin e dytë "( Papaioannou, p. 45 ). Detyra e tij e parë ishte të jetë në krye të shkollave në qytetin e Manastirit në atë që ashtë sot Jugosllavia. Aftësitë e tij administrative shndrisnin dhe brenda dy viteve, ai u emnue Kancelar i dioqezës.

Karriera e Atenagorës
- Shërbeu në dioqezën e Kishës së Serbisë më 1918
- Shërbeu gjashtë muej në Malin Athos
- Shërbeu në Athinë si Arkideakon nën udhëheqjen e legjendarit Melatiah Metaksakis(Patriark Eukumenik i Konstandinopojës prej 1926-1935)

Periudhë e rrezikshme për kishën ortodokse greke në Athinë
Ishte një gjendje anarkie, frikë prej paqëndrueshmënisë politike, jo vetëm për Greqinë, por edhe për vetë Kishën(të polarizuem në spektrin politik – sh.im B.M.P.). Mosmarrëveshjet e atëhershme favorizuen rojualistët apo monarkistët dhe ata që ishin në favor të demokracisë të udhëhequn nga Elefterios Venizelos, që venizelistët ishin në lulëzim të plotë. Kur venizelistët kishin marrë kontrollin e qeverisë në vjetin 1918 të detyruem nga monarkisti, Metroplitan Theoklitos emnuen venizelistin, Melatiah(Meletius Metaksakis) si Mitropolit i Athinës.

Imazh
Meletius Metaksakis

Në vjetin 1920, pozicionet e Qeverisë u ndryshuen; Meletius u zbue dhe Theoklitos u rikthye. Në tymin dhe anarkinë për pushtetë në Greqi, Atenagoras mbijetoi nga mos degdisja nga Athina, por në fakt në kët anarki shpalosi ai vlerat e tij si shërbyes I Kishës duke qendrue mbi interesat e partive. Ai fitoi simpati nga të gjitha palët e politikës greke dhe qëndroi në atë pozitë deri në vjetin 1922, kur u zgjodh peshkop i Korfuzit (Papaioannou, P. 47). Komuniteti grek në Shtetet e Bashkuara ishte nën ndikimin e fuqishëm të dy rrymave politike kundërshtare si; monarkistët dhe venizelistët. Famullia greke ishte pjesë e Kishës së Greqisë, e përfshimë në Patriarkanën Ekumenike prej vjetit 1908. Megjithatë, aty nuk kishin udhëheqje të shërbimeve fetare. Pas largimit të tij nga detyra në vjetin 1920, Meletios Metaksakis erdhi në Amerikë në shkurt 1921 dhe organizoi Arqipeshkopinë Ortodokse Greke të Amerikës të Veriut dhe të Jugut në kuadër të Kishës së Greqisë në shtator të atij vjetit.

Kisha Greke në SHBA me 2 milion grekë kalon në varësinë e Konstandinopojës
Vetëm disa muaj ma vonë, Meletius u zgjodh Patriarku ekumenik në nandor. Më 8 shkurt të 1922, në fjalimin e tij të famshëm Meletius Metaksakis shprehet: "Unë e pashë Kishën ma të madhë dhe ma të mirë ortodokse në diasporë dhe kam kuptue se si Atenagoras e ka lartësue emnin e ortodoksisë, veçanërisht në vendin e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ma shumë se dy milionë grekë ortodokse të bashkuem në një organizatë të Kishës, në një Kishë Ortodokse Amerikane. "(Fitzgerald, 1998, f. 39). Një muaj ma vonë, Metaksakis do të ndryshonte në vjetin 1908 dekretin lidhur me famullinë greke në Amerikë (të cilat ishin pjesë e Kishës së Greqisë), duke e kthyer Kryepeshkopatën Ortodokse Greke e sapo formuem nën juridiksionin e Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës. Metaksakis autorizoi Kryepeshkopatën Ortodokse Greke të Amerikës të Veriut dhe të Jugut në vjetin 1922, të kishte formën e një eparki autonome e Kishës të Konstandinopojës.

Shënim
Eparki
Eparki asht një fjalë greke, autentikishtë e latinizuem si Eparkia, e cila mund të përkthehet lirshëm si rregull ose juridiksion mbi diçka, në pyetje mbi një krahinë, prefekture, apo territorin. Ajo ka kuptime të veçanta si në politikë, histori dhe në hierarkinë e kishave të krishtera lindore.
- Në përdorim laik, fjala Eparki tregon qarkun administrativ në Perandorinë Romake / Bizantine, ose në Greqi moderne apo Qipro.
- Në përdorimin kishtar, në dioqezën ashtë një dioqezë territoriale e administruem nga një peshkop i një nga kishave Lindore. Kjo asht pjesë e një metropoli, e cila asht e ndame në famulli të tjera.

Atenagoras, peshkopë në Korfuz
Atenagoras, siç u përmend ma nalt u zgjodh peshkop i Korfuzit në fund të vjetit 1922, ku në këtë rol, Atenagoras shkëlqeu. Korfuzi ishte ba shtëpia e shumë refugjatëve grekë të cilët ishin zhvendosë në fatkeqësinë e Smirna-s (Izmiri) atë vit, kur qeveria turke detyroi mijëra banorë grekë të zhvendoseshin pas disfatës së Ushtrisë Greke.
Në Korfuz, Atenagoras organizoi një zyrë pune për refugjatë dhe një qendër të kujdesit ditor për fëmijët e tyne. Ai donte të përmirësonte gjendjen e klerit vendas, kështu që ai hapi një seminar dhe organizoi për të rinjtë, program modelimi sipas YMCA(The Young Men's Christian Association - Shoqata e Burrave të Rinjë Kristian). Ai organizoi një "Shoqatë të filantropëve", e cila kontribuoi dhe mbështeti strehimoret, që u përpoq për të shpëtue gratë nga prostitucioni. Ai hapi një sanatorium për viktimat e tuberkulozit, programe falas për vajzat, dhe siç u përmendë ma sipër hapi shkolla për fëmijët të zakonshëm.

Atenagoras nuk paragjykon besimet tjera
Peshkopi i Korfuzit, Atenagoras nuk mund ta pranonte mentalitetin e urrejtjes ndaj nji komuniteti njerzish me besim fetar tjetër si katolik, e njohun historikisht në vjetin 1054, si vjetë i skizmës të kristianizmit (katolikë e ortodoksë). Ai vendosi marrëdhanie kontakte formale me katolikët, e cila kishte një popullsi të konsiderueshme në ishull. "Ai i ftoi të gjithë banorët e ishullit për të kontribue së bashku në shërbim të të vorfënve, të sëmurëve dhe të pambrojtunve." (Papaioannou, p. 53). Armenët ishin gjithashtu të prekun nga ngjarjet në Turqi dhe e gjetën veten në Korfuz. Komuniteti armen ju afruen Peshkopit Atenagorës dhe i kërkuen një kishë dhe një prift për Kungimin e Shenjtë. "Atenagoras e dinte se kishte dallime të caktuara midis Kishës Ortodokse Greke dhe Armene dhe e mendonte, se nuk do t’i kënaqte me diskutime teologjike. Pra, jo vetëm që ja përmbushi kërkesën e tyne, por edhe vetë do të kryente detyrën duke shërbyer në Kungimin e Shenjtë. "(Tsakonas, p. 18). Atenagoras shërbeu si Peshkopë i Korfuzit për tetë vjet. Në atë periudhë shkëlqeu Atenagoras në aspektin e organizimit të njerëzve, në krijimin e institucioneve, në mirëqenien sociale të njerëzve dhe të frekuentimit ekumenik.

Atenagoras shërbeu në Amerikë
Atenagoras i zgjedhun në vjetin 1930 zëvendësoi Aleksandrin, i cili ishte kryepeshkop, që nga krijimi i Kryedioqezës, ku biografi Fr. George Papaioannou-t(1976) theksoi se Atenagoras u zgjodh si një "zgjidhje e problemit amerikan", meqenëse Kryepeshkopata ortodokse greke ishte në kaos. Bashkësia, peshkopët jo-kanonike të zgjedhun, famullitë ortodokse ishin të polarizueme sipas bindjeve partiake politike, ku ndryshonin aleanca në Greqi. Në krye të kësaj anarkie politike u përballën me Depresionin e Madh, që kishte pushtue njerëzit, gja që ndikoi te kleri dhe te veprimtaria e famullisë. Kryepeshkopi Aleksandri kishte manifestue veçanërisht paaftësi në zgjidhjen e të gjitha çështjeve që e uzurpuen aktivitetin e kishës.
Atenagoras hapi një epokë të re, që në prioritetet e tij si ma të randsishëm ishte vendosja e unitetit brenda Kryedioqezave. Për të arritur këtë qëllim, në vjetin 1931, Kongresi i Klerikëve – Laikve miratoi një kartë të re, ku bahej fjalë për eliminimin e autonomisë (shih Manolis, 2003 me detaje) dhe një sistem sinodial. Atenagoras ishte peshkop i vetëm i kryepeshkopatës, pasi të gjithë peshkopët e tjerë u reduktuan me statusin titullar, gja që solli një kthesë interesante.
Sipas George Papaioannou(1976), autonomia do të rivendosej sapo dioqeza e kryepeshkopit të ishte ma e qëndrueshme financiarisht, administrativisht, dhe shpirtnisht, por gjithashtu edhe një marrëveshje mund të arrihej për statusin e të gjitha kishave kombëtare në Amerikë.

Eleminoi përçarjet midis besimtarve grekë
1931 ishte vjeti i njohjes të situatës së juridiksioneve paralele të nevojshme, që duheshin korrigjue si domosdoshmëri. Atenagoras ka ndeshë rezistencë ndaj ndryshimeve që janë ba,. Ai ka punue pa u lodhun gjatë takimeve në të gjithë komunitetet greke në SHBA duke bashkëbisedue me besimtarët ortodoksë, me qellim të eleminonte të gjitha ndarjet e përçarjet për shkaqe polaritetit politik dhe të tjera shkaqe. Personaliteti i tij spikatej tipari i paqsuesit, që bani qe askush nuk mund ta kundërshtonte atë për shumë kohë.

Organizoi rininë ortodokse greke-amerikane
Në Amerikë, Atenagoras ndoqi modelin e Korfuzit ne krijimin e institucioneve dhe organizatave që janë ende sot si; të krijuem në vjetin 1931, Shoqëria e Zonjës Filoptokos(Ladies Philoptochos Society), në 1937, Shkolla ortodokse greke e Teologjisë ”Kryqi i Shenjtë”(Holy Cross Greek Orthodox School of Theology), në 1944 Akademia e Shën Vasilit(St. Basil's Academy). Në 1942, ai menaxhoi blerjen prej 33.000 dollarësh në transferimin e selisë të peshkopatës nga një ndërtesë e vjetër në Astoria me adresë Nr. 10 Lindje, te rruga me Nr. 79 për në Manhatan. Ai organizoi me të rinjtë Shoqatën Rinore Ortodokse Greke (Ellenike Orthodoxe Neolaia). Ai forcoi financat e kryepeshkopatës duke krijue sistemin monetar të përdorimit të vetëm të dollarit amerikan në vjetin 1942, me të cilin çdo popë paguhej nga kontributet e besimtarve grekë-amerikanë.

Përpjekjet për një revistë fetare
Ai ishte gjithashtu i shqetësuem për çështjet ndër-ortodokse dhe si ish arkidioçezës i Patriarkut Ekumenik e dinte se duhej të merrte rolin udhëheqës. Në mars të vjetit 1941, Atenagoras i I-rë i shkroi Metroplitanit Theofilos të Mitropolisë Ruse si maposhtë vijon: "Kisha jonë ... ashtë ende një Kishë e harruem në Amerikë." Klerikët dhe besimtarët nuk janë të njohun sa duhet me kishat homologe në SHBA, me njeni-tjetrin. Ne nuk kemi ba ndonjë përpjekje për të ba Kishën tonë ortodokse dhe thesarin e madh të dogmës së saj ... të njohun për publikun amerikan në përgjithësi. "(Papaioannou, p. 173). Atenagoras i propozoi një botim të revistës të përbashkët ortodokse, ku për fat të keq, një revistë e tillë ende nuk ekzistoi.

Unifikimi me Federatën e Kishave Ortodokse në SHBA
Gjatë Luftës së Dytë Botnore ishte një çështje praktike që kërkohej bashkëpunimi i përbashkët i ortodoksve në SHBA. Në Aktin Selektiv të Shërbimit, Kisha Ortodokse Greke nuk u konsiderue si një kishë e rregullt, pasi ishte privue nga çdo përfitim nga Akti. Për të rregullue situatën, Atenagoras propozoi bashkimin e Kishës Ortodokse Greke në SHBA me Federatën e Kishave Ortodokse(FKO) që ishte krijue në vjetin 1942. Në shkurt të 1943 u legalizue ligjërisht. Federata(FKO), ku loboi në Shtetin e Nju Jork-ut për njohje zyrtare, e cila e kishte miratue Institucioni i Legjislaturës të Nju Jorkut më 20 mars, të vjetit 1943. Më 22 gusht, të 1943 në një meshë liturgjie hierarkike me pjesëmarrje e gjashtë kishave të ligjëruem si; GOA, Siriane, Moska, Serbia, Ukraina, Karpate-Ruse festuen në Buffalo, të Nju Jorkut bashkimin e kishave.
Ditën tjetër, Guvernatori Tom Dewey i Nju Jorkut tha: "Në Botën e Vjetër të juridiksionit ndryshuen vetëm në gjuhë dhe në kombësitë e famullisë të tyne. Në Botën e Re, besimtarët erdhën për të kuptue se edhe ato dallime sipërfaqësore janë fshirë nga gjuhët e tyne të përbashkët. Me pak fjalë, ata nuk janë ma besimtarë grekë, rusë, sirianë apo serbë, por janë amerikanë. Prandaj bashkimi rezultoi në Federatën Ortodokse Greke Primare Juridike në Amerikë, ku Kisha do të njihet në të ardhmen, si Kisha Ortodokse Amerikane. "(Papaioannou, p. 176).

Federata kishte shtatë qëllime:
a) për të sigurue unitetin e veprimit për çështjet e përbashkëta të ortodoksve në Amerikë.
b) për të kryer uniformitetin e adhurimit dhe praktikë, dhe të edukimit fetar, duke përfshirë edhe krijimin e një seminari teologjik
c) për të koordinue aktivitetet
d) për të nxitë bashkëpunimin fetarë ndër ortodoksët në të gjithë hemisferën perëndimore
e) për të ruajtun dhe përhapun mësimet e kishave ortodokse
f) për të krijue agjencitë apo organet në ndihmë të punëve të Kishave
g) për të administrue pronën.

Në faktë për fatin e keq, Federata nuk ka realizue asnjë nga këto 7 qellimet. Në kohën e përpjekjeve për realizimin e kërkesave ishin në krye të rendit; sigurimi i statusit për shërbimet dhe e prezencës të grave në kishë. Duke u quajtë një "fe e katërt e madh" ishte i randësishëm për këtë grup të vogël të emigrantëve. Kjo njohje e Kishës Ortodokse si një besim i madh do të luante nji rolë në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Megjithatë shihet efektet e kësaj pune, SCOBA(Konferenca e Peshkopëve Ortodoksë kanonikë Amerikë - Standing Conference of the Canonical Orthodox Bishops in the Americas) dhe agjencitë e saj do të krijohen në dekadat e ardhshëm.

Atenagoras u zgjodh Patriarku ekumenik
Imazh
President Truman me Patriarkun Atenagoras

Më 1 nandor, të 1948, Atenagoras u zgjodh Patriarku Ekumenik. Më 26 janar të 1949, ai do të transferohet për në shtëpinë e tij të re në Air Force One(qendra zyrtare e aviacionit të presidentit amerikan) (më pas i quajtun Sacred Cow), që ja dhuroi Presidenti Truman. Disa kanë spekullue se ky ishte një sinjal që qeveria amerikane miratoi disi zgjedhjen e Atenagoras ose ka kenë i përfshimë në zgjedhjen e kandidaturës tij, por ashtë e vështirë të thuhet me siguri. Atenagoras ishte me siguri një i huaj, jo një shtetas turk (të cilën ai do ta marrë ma vonë), dhe një novator. Nga dokumentat mësohet se kishte shumë besimtarë në Fanar të cilët nuk ishin entuziastë për zgjedhjen e tij. Ai e mori rolin e tij gjatë luftës së ftohtë, në kohën e Doktrinës Truman dhe Planit Marshall në fillimet e tyne.

Shënim
- Fanar ashtë Kolegji Grekë Ortodokse, i njohun në gjuhën greke si Shkolla e Madhe e Kombit, si ma e vjetër edhe sot, që ashtë shkolla greke ortodokse ma prestigjioze në Stamboll, Turqi. Kjo shkollë asht si të gjitha shkollat e pakicave në Turqi, ashtë një shkollë laike.

- Të gjitha sqarimet janë ba nga autori Bep M.Pjetri

U pregatitë në shqip Bep Martin Pjetri
E djelë, më datën 23.II.2014
Vijon
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Në vijim

Hapat e para e konsultave midis Kishës Ortodokse me ato Katolike
Vjeti 1964

Imazh
Vizita e Papa Paulit të VI në Tokën e Shejtë - 4 - 5 janar 1964
Në lutjen e tij në bazilikën e Varrit të Shenjtë me përulësi Papa Pali i VI-të kërkoi falje për gabimet e kalueme dhe kërkoi që të " bahen të vetëdijshëm për mëkatet tona, mëkatet e etërve tanë, mëkatet e historisë së kalueme e të mëkateve të kohës sonë . "

Në të njëjtën kohë, epoka e ortodoksisë globale ishte sfiduese para , si dhe Patriarkana e Moskës i çliroji muskujt e saj sidomos në fushat e dominimit sovjetik. Koncepti i Moskës si Roma e tretë ishte duke u ringjallë. Atenagoras filloi t’u përgjigjet këtyre sfidave. Ai bani thirrje për një Pan-Ortodokse të Madh dhe për Këshillin e Shenjtë në vjetin 1952. Takimi i parë, para-sinodike u mbajtë në vjetin 1961 në ishullin Rodos të Greqisë (takimi i fundit para-sinodike u mbajt në vjetin 1992). Një nga rezultatet e takimit Rodosit ishte se Kisha Ortodokse ra dakord të miratojnë një politikë të përbashkët për marrëdhëniet me Kishat Kristiane të tjera. Nga vjeti 1964, ortodoksët dhe ortodoksët orientale u përfshinë në konsultime "jo zyrtare" në ndarjet nga Këshilli Ekumenik i Katërt. Kjo hapë gjithashtu, do të kishte pasoja historike, pasi të dy Kishat(Ortodokse dhe Katolike) e ndara nga njeni-tjetri në të njëjtën besimi apostolik megjithëse në terma të ndryshme.

Atenagoras, protagonist i dialogut - Kishave Katolike Romake me Ortodokset në Luftën e Ftohtë

Perspektiva e Patriarkanës Ekumenike ashtë qartësisht i ndryshëm nga ai i një peshkopi lokal. Patriaku Atenagoras ka ndryshue në mënyrë dramatike, sidomos në fushën e marrëdhënieve me kishat e tjera. Përparimi i dialogut me Kishën Katolike Romake kishte si protagonistë ma të madh, Atenagoras-in. Në vitet e pasluftës dytë botnore, fryma e bashkëpunimit ndërkombëtar ishte mjaft i naltë në Perëndim, veçanërisht për shkak të Luftës së Ftohtë (midis kampit komunistë dhe ai kapitalistë). OKB-ja dhe Këshilli Botnor i Kishave vendosën marrëdhaniet midis tyne në këtë kohë. Dialogu ekumenik ndodhi në të gjithë botën. Kishat që kishin kenë të ndarë me shekuj në të vërtetë kishin hyrë në dialogë me njeni-tjetrin. Kisha Romake Katolike demonstroi kujdesë dhe nji qendrim të përmbajtun nga kjo lëvizje e madhe ekumenike.

Atenagoras hapi Epokën e Re – Ringjalljen e Dialogut të kishave Katolike - Ortodokse

Në tetor të vjetit 1958 u zgjodh Papa Gjoni i XXIII-të në krye të Vatikanit. Në tre muejt(I bie në shkurt të 1959) e papatit të tij, Papa njoftoi thirrjen e një Këshilli Ekumenik: Vatikani II. Bota u habitë, duke përfshirë edhe botën ortodokse në këtë ngjarje të madhe kishtare. Askush nuk e dinte se çfarë do të ndodhte. Atenagoras do t’i përgjigjej kësaj dialogut me hapa konkretë, duke dërgue Kryepeshkopin Jakovos (i cili ishte në rrugën e tij të kunorëzimit si Primat i Kryedioqezës Ortodokse Greke, që u emnue më 1 prill të 1959) në Romë për të takue Papën Gjon të XXIII-të.

1964 - Epoka e rilindjes të dy Kishave

Më 17 mars të 1958, takohen Kryepeshkopi Jakovas me Papën Gjon i XXIII-të në Romë. Ky ishte takimi i parë në mes një përfaqësuesi të Patriarkanës Ekumenike dhe Ipeshkvit të Romës që prej 15 majit 1547. Një muaj ma vonë, një përfaqësues i Papës do të ishte në Kostandinopojë në takim me iniciusin e dialogut, Atenagora (Stormon faqe 9). Një nga çështjet e mëdha ishte, nëse Kisha Ortodokse do të dërgojë vëzhgues te Koncili i II-të i Vatikanit. Kisha Ortodokse në Amerikë nuk i dërgoi përfaqsues e vetë në seancën e vitit 1963. Por, pas kontakteve të rregullta mes kishave ortodokse, u ra dakord për të dërgue vëzhgues në sesionet e tretë dhe të katërt respektivisht në vjetin 1964 dhe 1965.
Imazh
Papa Paul VI me Patriarkun Atenagoras në Romë

Takimet e Dy Kishave pas 1054; 1547, 1584, 1964 dhe pritet 2014
Nuk duhet nënvlerësue randsinë e këtyne kohëve dhe momenteve midis dy kishave të ndara në vjetin 1054, që nuk funksionoi asnjë kontaktë sado formale në ma shumë se 400 vjet. Në vjetin 1963, Papa Pali i shkroi një letër me shkrim-dorë Patriarkut Atenagoras. Herën e fundit ky lloj komunikimi midis tyne ishte ba në vjetin1584, kur Papa Gregori i XIII-të informoi Patriarkun Jeremia të II-të për reformën e kalendarit (Stormon, p. 9). Nga vjeti 1963 kontaktet midis Romës dhe Kostandinopojës u banë gjithnjë e ma shumë të rregullta. Ishte koha e kryetarëve të Kishave Ortodokse dhe Katolike për t’u takue me njeni-tjetrin, kujton Atenagoras në vjetet e para.

5 janar 1964 – Takimi i Patriarkut, Atenagoras dhe Papës, Pali i VI
Imazh

Në dhjetor të vjetit 1963, Papa Pali njoftoi se do të vizitojë Tokën e Shenjtë në fillim të vjetit 1964. Atenagoras duke njoftue lajmin në Konstandinopojë deklaroi se ashtë e do të jetë një aktë i përkujdesjes hyjnore, nëse krerët e Kishave mund të takohen në Jeruzalem për t'u lutun së bashku në vendet e shenjta. Më 5 janar të 1964, Patriarku Atenagoras dhe Papa Pali VI u takuen në Malin e Ullinjve. Një histori fantastike nga kjo vizitë ishte konstatue shprehja e Atenagoras nga mediat. Ai u pyet: "Pse keni ardhur në Jeruzalem?" Përgjigja Atenagoras ishte: "Për të përshëndet 'Good Morning' vëllain tim të dashtun, Papa Palin e VI-të. Duhet mbajtun mend se ishte pesëqind vjet që dialogu ka ekzistue në mes të njeni-tjetrit!" (Tsakonas, p. 56). Pas takimit me Papën Pali i VI-të e pyeti Patriarkun Atenagoras-in një mikë, "Çfarë mendoni për takimin, a ishte kjo një sukses?" Atenagoras u përgjegjë: "Megjithatë, ne kemi arritun diçka pozitive sot, …..?"

Akujt shekullorë u shkrinë midis kishave
Emocionet ishin të nalta. Letra ndërmjet Papës dhe Patriarkut, që shprehnin vazhdimisht gëzimin e takimit për një arritje të vërtetë e të sinqertë ishte arritë. Ishte vëzhguesi i Kishës Otodokse në Koncilin e II-të të Vatikanit, Metropolitani Maksimos i Pitsburgut(qytetë i Pensilvanisë SHBA), një popë i ri në atë kohë. Një propozim ishte ba për dialogë të rregullt në mes të dy kishave. Ndjenja në atë kohë ishte se duhej të kishte një fund 900-vjeçar, Periudha e Përçarjes, e skizmës ndërmjet dy kishave përballë një dialogu të tillë, që pritej të ndodhte. Diçka duhej ba prej vjetit 1054. Gjatë vjetit të ardhshëm, delegacionet e të dy palëve studjuen çështjen dhe arritën në përfundimin se anatemat e 1054 nuk ishin akte ekskomunikative midis kishave në fjalë nga njëna-tjetra, por ishin shkaktarë, individët si autorët e përçarjes të gjatë. Këto akte do të përmbysnin keqkuptimin e gjatë me anë të Dekretit të Kishës Ortodokse të 7 dhjetorit 1965 atë, " të ndamjes midis tyne nga kujtesa e Kishës", sikurse në të njëjtën kohë në Romë, Papa Pali i VI-të e bani të njëjtën gja.

Deklarata e përbashkët – Falje të ndërsjelltë për gabimet në shekuj

Deklarata e përbashkët përfshinte këto fjalë: "Papa Pali i VI-të dhe Patriarku Atenagoras i I-rë së bashku me Sinodin e tij janë të vetëdijshëm se ky gjestë shprehës i drejtësisë dhe i faljes të ndërsjellë mund të mos jenë të mjaftueshme për t'i dhanë fund diferencës së lashtë ose ma shumë të kohëve të fundit midis subjekteve, të cilat ende ekzistojnë ndërmjet Kishës Katolike Romake dhe Kishës Ortodokse, që me anë të veprimit të Shpirtit të Shenjtë do të kapërcehen përmes pastrimit të zemrave, përmes keqardhjeve për gabimet e bame në rrjedhën e historisë dhe përmes një dëshirë konkrete për të arritur një të kuptuarit të përbashkët dhe si shprehje e besimit apostolik mbi kërkesat që shtrohen përpara nesh. Në kryerjen e këtij aksion simbolik, shpresojnë se do të jetë i pëlqyer nga Perëndia, që asht i shpejtë për të na falë kur ne falim njeni-tjetrin dhe se ajo do të jetë i vlerësuem nga e gjithë bota kristiane ... si shprehje e sinqertë dëshirash e pajtim, dhe si një ftesë për të ndjekun deri, në frymën e besimit, nderim dhe dashuri të ndërsjellë. Dialogun do ta çojë përpara, për të mirën ma të madhe të shpirtnave në ardhjen e mbretnisë së Perëndisë, i bashkimi, i besimit, i harmonisë vllaznore dhe e jetës sakramentale, e cila përjetoi ndërmjet tyne në një mijë vjetët e para të jetës së Kishës. "(Stormon, p. 128). "(Stormon, p. 128).

Trashëgimia e Patriarkut Atenagoras – Dialogu midis Kishave

Patriarku Atenagoras mbi katërdhetë vjet në shërbimin fetar kaloi momente historike, ku duhet të ndalet historia këtu dhe të pyesin për trashëgiminë e Atenagoras. Ai mbylli sytë më 7 korrik të vitit 1972. Gjatë viteve të mbetuna të primatit të tij, Papa Pali i VI-të do ta vizitonte atë në Pahnar dhe Atenagoras do të shkojë në Romë në vjetin 1967. Shkëmbimi i letrave dhe i vizitave do të vazhdojë të zgjerohet për Papën Gjon Pali i II-të dhe Benediktin e XVI-të me Patriarkët Dimitrios dhe Bartolomeu i I-rë. Të dy Kishat do të sjellin në bashkëpunimin e tyne një Dialog Ndërkombëtar të Kishave Ortodokse dhe Katolike Romake.

Dorëzimi i figurave të Kishës Ortodokse nga Kisha Katolike
Dialogu Internacional u ndërpre për gati një dekadë mbi çështjet e Kishave Katolike të Lindjes dhe rifilloi në vjetin 2005. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka fillue dialogu dhe vazhdon sot e kësaj dite. Kisha Katolike Romake do t’i kthente reliket e shumë shenjtorëve Kishave Ortodokse. E para ishte kryeti i Shën Andreas të Patras(Greqi) në qershor të 1964. Kjo praktikë vazhdon edhe sot. Në vjetin 1965, Patriarku Ekumenik Bartolomeu i I-rë mori reliket e Shën Xhoh Krisostom dhe Teologut Grigor. PAOI(Patriarku Atenagoras - Instituti Ortodoks)posedon një relike të Shën Dhimitrit që ishte rezultat i drejtpërdrejtë i këtyne takimeve ndërfetare.

Përçarja ma e vjetër në krishterim, qysh nga vjeti 451

Atenagoras inicoi kontakte të rregullta të Kishave Ortodokse, veçanërisht nëpërmjet mbledhjeve të Para-Sinodit për përgatitjen e Këshillit të Madh dhe Këshillit të Shenjtë. Ndërsa Këshilli i Madh nuk ishte ende një realitet, ku takimet përgatitore kanë sjellë rregullisht përfaqësues nga Ortodoksia globale diskutime të çështjeve të interesit të përbashkët. Atenagoras përuroi kontaktet e rregullta midis Kishave Ortodokse Orientale dhe Bizantine. Siç u përmendë ma parë, kjo ishte përçarje ma e vjetër në krishterim, qysh nga vjeti 451 pas Krishtit.

Për Kishën Ortodokse të Amerikës, trashëgimia e Atenagoras ishte i madh.
Institucionet ortodokse në Amerikë vazhdojnë ende funksiojnë të rregullta sipas kontributit të Atenagoras. Atje vazhdon edhe një shembull inkurajues i bashkëpunimit Pan-Ortodokse në Federatë, e cila çoi në krijimin e SCOBA-s (Konferenca e Peshkopëve Ortodoksë Kanonikë në Amerikë). Kryepeshkopata Ortodokse Greke kishte sistemin e tij Sinodiale të restauruem qysh në vjetin 1977.

Referenca
Fitzgerald, Thomas. (1998) Kisha Ortodokse. Westport, CT: Praeger
Manolis, Paul (2003).Historia e Kishës Greke në Amerikë: Në Veprat & Dokumente. Berkeley, CA: Ambelos Press.
Papaioannou, George (1976). Nga Marsi Hill të Manhattan: Kryepeshkopata Ortodokse Greke nën Patriarkun Atenagora i I-rë. Minneapolis, MN: Drita dhe Jeta - Botime Company Stormon, E. J. (1987). Drejt shëndosjes të skizmës: Prej Romës dhe Kostandinopojës.
Mahwah, NJ: Paulist Press Tsakonas, Demetrios (1977). Një njeri i dërguem nga Perëndia: Jeta e Patriarkut Atenagoras së Konstandinopojës. Brookline, MA: Shtypi i Kryqit të Shenjtë

U pregatitë në shqip Bep Martin Pjetri
E djelë, më datën 23.II.2014

Shenim
Nëntitujt e shkrimit të masipërm u vendosë nga pergatitori në shqip
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Deklarata e Përbashkët
E Shenjtërisë së Tij Papa Pali VI dhe Patriarku Ekumenik Atenagoras
Në vjetin 1967

Në fund të vizitës së Patriarkut Atenagoras me Papa Palin e VI-të u botue deklarata e përbashkët e maposhtme:

Papa Pali VI-të dhe Patriarku Ekumenik Atenagoras falenderuen në Frymën e Shenjtë të Perëndisë, kreun dhe plotësonjësin e çdo vepre të mirë, për të mundsue që ata të takohen edhe një herë në qytetin e shenjtë të Romës, në mënyrë që të luten së bashku me Ipeshkvin e Sinodit të Kishës Katolike Romake dhe me njerëzit besnikë të këtij qyteti, për të përshëndetun njeni-tjetrin me një dashuri për paqe, dhe të bisedojnë së bashku në frymën e bamirësisë dhe të sinqeritet vllaznore.
Ndërsa duke pranua se ashtë ende një rrugë e gjatë për të shkue në rrugën drejt unitetit të të gjithë të krishterve dhe atë në mes të Kishës Katolike Romake dhe të Kishës Ortodokse mbeten ende pika për sqarimin dhe pengesa për të kapërcyer para mbrritjes të unitet në çastin e besimit të nevojshme për rithemelimin e bashkësisë të plotë. Të dy u gëzuen me faktin se takimi i tyne ishte nji rast i volitshëm për të kontribue në harmoninë e Kishave të tyne që të rizbulojnë veten akoma ma shumë si të Kishave motra .
Në lutjet e perbashkta u ofruen me deklaratat e tyne publike dhe bisedat e tyne private. Papa dhe Patriarku theksuen në bindjen e tyne se një element thelbësor në restaurimin e bashkësisë të plotë në mes Kishës Katolike Romake dhe Kishës Ortodokse ashtë që të gjendet në kuadrin e rinovimit të Kishës dhe të krishterëve në besnikëri ndaj traditave të Etërve dhe me frymëzimin e Shpirtit të Shenjtë që mbetet gjithmonë me Kishën.
Të dy krerët e Kishave pranuen se dialogu i vërtetë i bamirësisë, i cili duhet të jetë në bazë të të gjitha marrëdhënieve dhe midis kishave të tyne duhet të rrënjoset në besnikëri të plotë ndaj Zotit Jezu Krisht dhe në respektin e ndërsjelltë të traditave të çdonjenit. Çdo element që mund të forcojë lidhjet e dashurisë për bashkësi dhe e veprimit të përbashkët ashtë një lajmë për gëzim shpirtnor dhe duhet të promovohet, përndryshe mund të damtojë këtë dashuri hyjnore, kungimin dhe veprimin e përbashkët drejtë eliminimit me hirin e Perëndisë dhe forcën krijuese të Shpirtit të Shenjtë .

Papa Pali VI dhePatriarku ekumenik Athenagoras i I-rë janë të bindun se dialogu i dashurisë ndërmjet Kishave të tyne duhet të japë frytet e një bashkëpunimi të cilat nuk do të jenë egoiste, në fushën e veprimit të përbashkët në nivelet baritore, shoqnore dhe intelektuale, me respekt reciprok për besnikërinë e secilit në Kishën e tyne. Ata dëshirojnë që kontaktet e rregullta dhe të thella mund të mbahet në mes të katolikëve dhe popëve ortodokse në të mirë të besimtarëve të tyne. Kisha Katolike Romake dhe Patriarkana Ekumenike janë të gatshëm për të studiue mënyrat konkrete të zgjidhjes së problemeve baritore, sidomos ato që lidhen me martesat ndërmjet katolikëve dhe ortodoksëve. Ata shpresojnë për një bashkëpunim ma të mirë në veprat e bamirësisë, në ndihmë të refugjatve dhe atyne që janë duke vuajtun në promovimin e drejtësisë dhe paqes në botë.
Në mënyrë që të përgatiten kontakte të frytshme ndërmjet Kishës Romake Katolike dhe Kishës Ortodokse, Papa dhe Patriarku u japin bekimin dhe mbështetjen e tyne baritore në të gjitha përpjekjet për bashkëpunimin mes katolikve dhe ortodoksve, dijetarëve në fushën e studimeve historike në studimet mbi traditat e Kishave, i etërve të kishës, të liturgjisë dhe të një prezantimi të Ungjillit që i korrespondon në të njëjtën kohë me mesazhin autentik të Zotit dhe me nevojat dhe shpresat e botës së sotme. Fryma e cila duhet të frymëzojnë këto përpjekje ashtë një nga aspektet e besnikërisë ndaj të vërtetës dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë me një dëshirë efektive për të shmangë hidhërimin e së kaluemes dhe çdo lloj të dominimit shpirtnor dhe intelektual.
Papa Pali i VI-të dhe Patriarku Atenagoras i I-rë i kujtojnë autoriteteve qeveritare dhe popujve në mbarë botën se etja për paqe dhe drejtësi shtrihet në zemrat e të gjithë njerëzve. Në emën të Zotit, u lutem atyne që të kërkojë në çdo mënyrë, që të promovojnë paqe dhe drejtësi në të gjitha vendet e botës.

28 tetor 1967

Shënim;
Kjo landë ashtë marrë direktë nga Arkivi i Vatikanit

U pregatitë në shqip nga Bep Martin Pjetri
E martë, më datën 8.IV.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Gjendja e Kishës dhe e besimtarve Katolik në Rusi
Imazh
Katedralja e Kishë Katolike në Moskë

Kisha Katolike në Rusi u rilind pas ranies së regjimit komunist në Bashkimin Sovjetik në vitin 1991. Regjimi i Persekutimit Sovjetik në vitin 1991, si shtetë i ri rus e ka njohë ligjërisht Kishën Katolike.
Detyra e rigjallërimin të katolicizmit në Rusi ju besue bjellorusit Tadeusz Kondrusiewicz, i cili udhëhoqi Kryedioqeza e Moskës. Në vitin 2007 u emnue si kryeipeshkëv i ri i Moskës, italiani Paolo Pezzi.
Katolikët bajnë pjesë në minoritetet etnike si: polakë, lituanezë, gjermanë dhe ukrainas. Famullitë katolike janë 300 me 270 priftërinj, kryesisht të huaj.
Seminari " Mbretëresha Marie Apostolike" e Shën Petersburgut ashtë seminari i vetëm Katolik, që ekziston sot në Rusi, ku ka rreth pesëdhjetë nxanës dhe kryesohet nga Don Pietro Skalini, një prift i dioqezës së Faenza.
Kisha Latine

- Kryedioqeza e Nanës të Zotit në Moskë, e themeluem në 1991 si një administratë apostolike drejt ngritjes në nivel të një kryedioqezit në vitin 2002.
- Dioqeza e Shën Klementit në Saratov
- Dioqeza i Shpërfytyrimin/Trasfigurazione Novosibirsk-ut
- Dioqeza e Shën Jozefit në Irkutsk
- Prefektura Apostolike e Juzhno-Sakhalinsk, në ishullin Sakhalin dhe Kurile.

Kisha Katolike greko-ruse

- Qendra Apostolike e Rusisë për katolikët e ritit bizantin.
Qendra ashtë e zbrazët. Ka dy Famulli në Moskë dhe një në Shën Petersburg, një në Omsk, dhe një në Nizhnevartovsk.

Nunciatura Apostolike
Imazh
"Kisha e Zoja e Këshillit Mirë Rruzare - Vladimir"(Chiesa della Madonna del Rosario, Vladimir)

Selia e Shenjtë dhe Federata Ruse kanë lidhë marrdhanie diplomatike që prej 9 dhjetorit 2009, e cila me bekimin e Papa Benediktit XVI-të u themelue Nunciatura Apostolike në Rusi. Që nga viti 1990 kishte fillue Roma të vendoste marrdhanie diplomatike me Bashkimin Sovjetik, por vetëm në nivelin e përfaqësimit, jo në nivelin e Nunciaturës Apostolike të Selisë së Shenjtë dhe të ambasadës nga ana e Federatës Ruse.

Përfaqësuesit dhe Nunci apostolik në Rusi

Françesko Colasuonno † (15 mars 1990 - 12 nantor 1994 Nunci apostolik i emnuem nga Vatikani)
Ján Bukovski, S.V.D. † (20 dhjetor 1994 - 29 janar 1999 u tërhoqë)
Giorgio Zur (29 Janar 2000 - 8 tetor 2002 emnohet Nunci Apostolik prej Austrisë)
Antonio Mennini (6 nantorin 2002 - 18 dhjetor 2010 emnohet Nunci Apostolik nga Kisha katolike e Anglisë(Skocia, Irlanda e Veriut dhe Gala))
Ivan Jurkoviç prej 19 shkurtit të 2011 – Nunci Apostolik.

Imazh
Harta gjeografike e qendrave të Besimit katolik në Federatën Ruse

Shënim:
Sipas regjistrit të 2007 popullsia e federatës Ruse prej 145 milion banorë. Besimet fetare:
- 90 milion janë kristianë ortodoksë
- 790 mijë katolikë
- Presidentë i Konferencës episkopale – Askush
- Ivan Jurkoviç prej 19 shkurtit të 2011 – Nunci Apostolik, përfaqsuesi i Vatikanit

Pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E hanë, më datën 14.X.2013

Shënim!
Duhet të vejmë në vemendje se në Rusia tradicionalisht shtypen hapun dhe fshehurazi të drejtat e pakicës të besimit katolik në Rusi për shkaqe të formimit satanik, urrejtjeve të verbta, që ashtë ba koncept modernë edhe në botën e qytetnuem. Turp dhe Shëmti Morale të urresh grupe njerzish për faktin se nuk janë me të njejtin besim fetar të pushtetarve - gja që në Perëndim asht shndrrue në institucion ku bazohet dhe posti shtetnor. Prandej ju baj thirrje që mos akuzoni vetëm botën islamike në tmerret fizike kundra kristianve në vendet islamike, por edhe vetveten, që e luftoni tjetrin duke përdorë shtetin me egërsinë ma të madhe që nji ditë shekulli do t'i pasqyroji. Harrojnë se ka Zot! E ndëshkimi do ta kenë edhe në atë jetën tjetër.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Katolicizmi në Rusi
Imazh
Adalbert Magdeburgu
I pari ipeshkëv perëndimor që ka vizitue Rusinë

Адальберт Магдебургский
первый западный епископ, побывавший на Руси


Katolicizmi në Rusi - historia dhe pozita e krishterimit (Latin) Perëndimore në territorin historik të Rusisë (X-XXI).

Kievi - Kryeqendra e Katolicizmit në botën sllave

Prania e Krishterimit Latin në tokat e sllavëve lindore Kievit (kryeqendra e hershme e katolicizmit – sot kryeqyteti i Ukrainës). Në kohë të ndryshme, raporti i krerëve të shtetit rus ndaj katolikëve varionin nga refuzimi total dhe nga dashamirësia. Aktualisht, komuniteti katolik në Rusi ka disa qindra mijë njerëz.

Rusia e Kievit
Para dhe pas ardhjes të krishterimit nga Vladimir Svjatosllaviç-i kievsk-ian rusë(Kievskaja Rus)(si psh shkodran, shllakas....) ka kenë në kontakt me përfaqësuesit jo vetëm me kulturën e krishterimit të vitit 313 mbas Krishtit, por edhe me kishat perëndimore europiane. Ipeshkvi i parë perëndimor, që vizitoi Rusinë ishte Adalbert Magdeburgu, i cili u dërgua në Kiev në vitin 961 me kërkesën e Princeshës Ollga(Princesha Ollga, sllavisht Ollga, e pagzueme me emnin Helenë e lindun rreth v. 890 e vdiq në 11.VII.969 - dukeshë, e cila sundoi shtetin e lashtë rus pas vdekjes së burrit të saj, Duka i Madh i Kievit, Igor Rjurikoviç. E para sundimtare ruse, që përqafoi krishterimin me pagëzimin Rusi,i njohun shenjt i parë rus.)

Sqarime për tekstin e masipërme

Kush ishte Vladimiri i I-rë Svjatosllaviç?
Vladimir I-rë Svjatosllaviç (në atë kohë thirrej rus, Volodimir Svjatosllaviç, lindi në 960 dhe vdiq në 15.VII.1015. ky ishte Princi i Novgorod-it në vitet 970-988 vjet, Princi i Madh i Kievit, në të cilën ishte Pagëzimi Rusi.

Kush ishin sllavët lindorë?
Sllavët Lindor përbaheshin prej një grupit etnik të një bashksie gjuhësor e kulturor të sllavëve të Lindjes, që flasin gjuhët sllave. Fiset sllave lindore, të cilat, ku shumica e dijetarëve vrojtonin me kohë shkrirjen në një kombësi të vetme ruse të lashtë, me që ishin popullsia kryesore e shtetit ma të vjetër mesjetare ruse. Shtresimi i mavonshëm politik i sllavëve lindor , në shekullin e XVII-të u formuen (në rend zbritës të madhësisë ) : rusë , ukrainas dhe popujt bjellorusë. Gjithashtu , disa burime thonë se një rast i veçantë në lindje Karpato ishte një komb sllav i quejtun Rusin.

Kush ishin kievskit rusin?
Shteti i vjetër rus ishte shteti mesjetar në Europën Lindore, të cilat në shekullin e IX-të, ishte frytë i bashkimit sllavëve të lindjes dhe fiset fino-ugoski të sunduar nga princat e dinastisë Rjurikobiçit.
Gjatë periudhës së shtetit të vjetër ma të madh rus me kryeqytetin e saj në Kiev mori territor nga gadishulli Tamanskovo në jugë të Dniestër- it dhe dhe në Visli të sipërme, në perëndim të pjesës të sipërme të lumit Dvini-t në veri. Nga mesi i shekullit i XII-të i periudhës feudale u shpërbanën deri në një duzinë të veçanta principatat ruse dhe republikat, të drejtuem nga degë të ndryshme të Rurik oviçej. Kievi kishte humbë ndikimin e vet politik në favor të disa qendrave të reja të fuqishme, ku vazhdoi të jetë formalisht në tryezë Rusi si kryesore deri në periudhën e pushtimit mongol (1237-1240) dhe asaj të Principatës të Kievit të mbetun në pronësinë e princërve ruse.

Pagëzimi Rusi
Pagëzimi Rusi ashtë ritë katolik e një fillimi të krishterimit katolik në shtetin e vjetër rusë të si fe shtetërore, të kryera në fund të shekullit të X(afër vitit 1000) nga princi Vladimir Svjatosllaviç-it. Burimet janë kontradiktore për kohën e saktë të Pagëzimit Rus. Tradicionalisht, duke ndjekun kronologjinë e kronikës, ngjarja ashtë konsiderue si pjesë e vitit 988, dhe si fillimi i historisë zyrtare të Kishës Ruse (disa studiues besojnë se Pagëzimi Rus u mbajtë ma vonë pra: në vitin 990 ose 991).

Imazh
Afreskë – Pagëzimi i Princit Vladimir - Katedralja e Vladimirit të Kievit - V.M. Vasnecov 1880


Pas pagëzimit të Rus rreth 988, nga ana e ritit bizantin politik dhe diplomatik, marrëdhaniet mes Kievit dhe Romës nuk u ndërprenë: Princi Vladimir lejoi Ambasadën e Selisë së Shenjtë. Në vitin 1007 erdhi në Rusi, Padër Bruno Kverfurtski(Бруно Кверфуртский), i cili u prit me gjithë respektet mbretnore nga princi Vladimir. Marrëdhaniet e princit rusë me Romën nuk u shkëputën edhe pas ndarjes së kishës së krishterë në vitin 1054. Kisha Ruse ishte në atë kohë Kisha metropol i Konstandinopojës dhe ndarja katolik -ortodoksë nuk u përfshi drejtpërdrejt. Vlen të përmendet se festa e relikes të Shën Nikollës " nga Mira, bregu i detit nga ku erdhi Shën Pali për në Romë e ndodhun në qytetin e Barit ", e themeluem në vitin 1087 nga Papa Urbani II e vendosun kjo relike në vitin 1095 në afërsi të Kishës Ruse dhe festohet ende në kishën ortodokse ruse më 9 maj sipas kalendarit Julian , ndërsa në Kishën greke ajo kurrë nuk ka ndodhur. Në gjysmën e dytë të shekullit XI dhe XII ishte konstatue një numër i madh martesash në mes familjeve ruse dhe ato mbretnore të Europës perëndimore (vetëm me princat polake ishin mbi 20 martesa) dhe në asnjenën prej këtyne rasteve nuk ka të bajë "tranzicionin" nga njena fe në një tjetër fe.
Katedralja Katolike e Mihal Zollotoverkit e para Kishë në Kiev
Imazh

Që nga fillimi i pushtimit mongol, të gjysmës të vitit 1240-ës, Papa Inoçenti IV(prej 1243 deri në 1254) intensifikoi përpjekjet diplomatike të Romës, i cili atëherë ishte në kulmin e fuqisë së saj në Europën laike, në mënyrë të paraqitjes së princave ruse e fuqisë së tij, duke u premtue ndihmë ushtarake. Papa Inocenti i IV-të ju drejtue më 28.I.1248 princit të Novgorodit(në krahinën e Shen Peterburgut), Aleksandër Nevski-t(murgë dhe nji komandantë i famshëm rus) të lejonte një këshilltar ushtarak. " Në 15 shtator 1248 thotë se Aleksandri "ju lutë qeverisë tij ta merrnin si një anëtar, si kreu i vetëm të kishës përmes bindjes së vërtetë, si një shenjë të cilit i ka propozue për të ngritun në qytetin e tij Pleskov, kishën katedrale për latinët ". Princi Aleksandër zgjodhi për t'i dhanë fund aleancës me Hordhinë e Artë (tartare mongol)(Ulus Gjuçi/ Улус Джучи — shteti mesjetar në euroaziatik, ku nga viti 1224 deri në 1266 ishte pjesë e Perandorisë Mongole dhe në vitin 1312 u ba shtetë fetar islamik). Kishat e vjetra katolike në Rusi ishin Kisha e Shën Olafit në Novgorodin e Madhë i shek. XII-të, e ndërtuem nga tregtarët nga Gotlanda(ishull i pushtuem nga Suedia në 1361). Tempulli në Lladoge (fshat i komunës të Shen Petërsburgut) dhe Kisha e Shën Mërisë në Kiev rreth vitit 1220, e themeluem nga dominikani, Jaçek Odrovonzhe(Яцеком Одровонжем.).
Në vjetin 1245, Mihail Çernigov(1179—1246, mbretë prej 1206-1246) dërgoi në Katedralen e Lionit kandidatin e tij te Mitropoliti i Kievit, Ati Superior, Peter Akeroviçi. Ai dha një kontributë konkret në zgjerimin e autoritetit të Selisë së Shenjtë të Romës në vendin Galicia - Volinski në vitin 1246 në përputhje me marrëveshjen në mes të Romës dhe Princit Daniel Galickit: Princat Galician-Volinski për të forcue pozicionin e tyne në raport me fqinjët e saj perëndimorë, duke përfshirë Rendin gjermanik në Prusi. Papa ndaloi kryqtarët dhe Aliorum Religiosorum(besimet tjera fetare) si mënyrë për mos të blerë tokë në zotërimet e princave Galici - Volinski.

Sqarim

Metropoliti i Kievit
Mitropoliti i Kievit dhe i gjithë Rusisë ishte titulli i primati të Kishës Ruse në periudhën e vendndodhjes së saj në Fronin Eukumenik të Konstandinopojës, që vjen nga Pagëzimi Rusisë dhe arsyet Metropolis në Kiev deri në 1686, kur Dioqeza e Kievit, si rezultat i anëtarësimit të Ukrainës në Rusi ishte bashkangjitë Patriarkanës së Moskës. Edhe pse Kievi në 1299, si pasojë e shkatërrimit dhe shkretimit pushoi të jetëqëndrimi Metropolitane dhe oborrit të tij, të gjithë mitropolitët e të cilëve ishin rezidencat si në Vladimir dhe ashtu në Moskë vazhduen të referoheshin Kievit të Ukrainës dhe në gjithë Rusinë.

Princat Galicko – Volinski
Principata e princërve Galicko – Volinski zgjati prej vitetve 1199-1392 dhe u quejtë në Latinisht Regnum Rusiae - Mbretnia Ruse. Në jug-perëndim ndodhej dinastia mbretnore ruse, pra Principata Rjurikoviç e krijuem nëpërmjet shkrirjes së Galicisë dhe Volinskit të princit Roman Mstisllaviç. Pas vitit 1254 Danil Galinckij mori në Dorogoçin titullin "Mbret i Rusisë" nga Papa Innoçenti i IV-të. Ai dhe pasardhësit e tij mbajtën titullin mbretnor.

- Rendi apo Urdhni gjermanik
Rendi gjermanik – (Rendi pro-gjerman, Urdhri pro-gjerman; Në gjermanisht - Deutscher Orden) - Mënyrë shpirtërore kalorsiake e Gjermanisë katolike e themelueme në fund të shekullit XII.

Megjithatë, asnjë informacion i besueshëm në lidhje me themelimin, qoftë edhe varësia formale e Kishës Galiciane e Romës nuk ekziston: Kryepeshkopi i Prusisë Alberti, i cili në pranverën e vitit 1247 i ishte dhanë detyrë nga princët, klerikët dhe të pasunit heqjen dorë solemne, pra mospërfshirjen në "skizmën(ndarjes e kishës në katolike dhe ortodoskë)", dhe të betohej se ai do të mbetet në unitetin e besimit të Kishës Romane dhe të bindjes të fuqisë saj. Me sa duket ai nuk e shkeli tokën ruse. Krijimi i një bashkim kishtar ndërmjet Galickoj-t Rusiane dhe Romës ishin ba në vitin 1253, në të njëjtën kohë, Daniel Galickij u kurorëzua dhe mori titullin «Rex Russiae (Mbreti Rusë)» prej Papës Innocent. Mungesa e ndihmës ushtarake nga Europa katolike, e zhytun në luftën e ashpër të Romës me "heretikët" e familjes Hohenstaufen, në të cilën ai kishte të drejtë për shkatërrimin e kunorës perandorake. Duke mos e marrë kunorën perandorake u ba një vasal i Hordhisë së Artë(Tartarve mongol).

- Familja Hoesnstaufen
Staufen ose në gjermanisht Hohenstaufen ose Staufen ishte Dinastia Jugore gjermane i mbretërve dhe perandorëve të Perandorisë së Shenjtë Romake të periudhës 1138-1254, të zhdukura në brezin e mashkullit në 1268, me vdekjen e Konradit. Hohenstauferne (ose Hohenstaufens) ishte një Familja fisnike gjermane në jugperëndim (Swabian.Në vitet 1100 dhe 1200 ishin prej anëtarëve të familjeve të mbretërve dhe perandorëve të Perandorisë Romake-Gjermane. Koha ishte e karakterizuem nga konflikti midis Papës dhe perandorit. Kundërshtarët e Hohenstauferne, Velferne morën grupin e antarve të Papës, si në Gjermani dhe në Itali. Kontradiktat midis palëve ishin se ata nuk mund të binin dakord për të zgjedhur një perandor të ri pas Frederikut të II-të në 1248, që vdiq në 1250. Periudha e perandorit të zgjedhun përfundoi në fillim të vjetit 1274,kur Rudolfi i I-rë i Habsburg u zgjodh perandor (mbret prej vjetit 1273). Shtëpia e Hohenstaufen, i njohun gjithashtu si dinastia Swabian ose Staufer, ishte një dinasti e monarkëve gjermane të shtresave të larta e të mesëm, që sunduen prej 1138-1254. Tre anëtarë të ksaj dinastie u kurorëzuen Perandorë të Shenjtë Romake. Në vitin 1194, familja Hohenstaufen mori mbretërinë e Sicilisë. Emri Hohenstaufen (High-STAUFEN) për Staufer ishte përdorur në periudhat e mëvonshme paralele me emnin kryesisht të dinastisë Hohenzollern prusiane.
Imazh
Митрополит Киевский Исидор, сторонник флорентийской унии, впоследствии католический кардинал - Mitropoliti i Kievit Isidor , një përkrahës i Unionit të Firences , më vonë kardinali katolik

Në shekullin e XIII-të janë intensifikue Përpjekjet e Romës në kristianizmin e popujve pagane të Rajonit Balltik si Lituania, Karels, shpesh në mnyrë të dhunshme. Pra, në vitin 1256, Papa Aleksandri i IV shpalli një kryqëzatë kundër Karelians. Nuk dihen asnjë kryqëzatë kundër principatave ruse.

-Karelians
Karelians janë një grup etnik balltike-finlandeze që jetojnë më së shumti në Republikën e Karelias në veri-perëndimore të pjesë të Federatës Ruse. Atdheu historik i Karelians përfshin edhe pjesët e sotme Lindore Finlandë (Karelia Veriore) të territorit dikur finlandez të Ladoga Karelia.

Imazh
Kunorzimi i Mindaugas, mbretit të parë të Lituanisë në 1251
Piktura nga L. Hodzki

Njoftimi i vulosun i Papa Aleksandrit IV-të shënonte se më 6 mars të vitit 1255 mbi Mbretin lituanezë Mindaugas, që u pagëzua në ritin latin në 1251 dhe ju vendosë nga Roma, Kunora Mbretnore. Njoftimi i vulosun i Papa Aleksandrit IV-të njihet si i pari dokumentë, që i përkasin Rusisë, ku pranohet e drejta për të disponue toka, Kuria- Romake(ashtë kompleks i organeve dhe autoriteteve të aparatit administrativ të Selisë së Shenjtë) të " skizmës " duke i transferue pronsitë e tyne për sundimtarët katolikë .

Nga zgjedha e Tatarve-Mongol deri te Pjetri i I-rë
Pas likuidimit të zgjedhës tatare – mongole dhe bashkimit të Rusisë Veri – lindore rreth Mbretit të Madh të Moskës, Cari i Rusisë dhe klerit të Kishës Katolike ishin kryesisht nëpërmjet përpjekjeve për bashkimin e kishave dhe përfaqësuesit të vizitave papale në Moskë. Përpjekja ma e famshme ashtë ba për unifikimin nga Katedralja e Ferrara-Firences, megjithatë ai dështoi, përkundër faktit se
Mitropoliti i Kievit, Isidor nënshkroi dokumentet e Këshillit.

- Mongolët
Sundimtarët Tatar (ose sundimtarët mongol) ishin në periudha sundimit pushtues të gjatë në Rusi nën sundimin e Khanit mongol, e quejtun Hordhia e Artë, nga pikëpamja e rusëve. Ajo fillon me pushtimin e Rusisë nga mongolët e Batus nga viti 1236 dhe mbaron në vitin 1480, kur Ivan i III-të refuzoi të paguajë haraç pushtuesit Mongol.

Pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E hanë, më datën 14.X.2013

Shenim;
Të gjitha sqarimet dhe nëntitujt janë ba nga Bep Martin Pjetri
Vazhdon
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Katolikët në Moskë presin me shpresë Takimin - Papa Françesko- Patriarkun Rusë, Kirill I-rë
Imazh


Autori Luka Marcolivio
Zenit
11.12.2013
Sipas Kryepeshkvit Metropolitan, Paolo Pezzi duhet ortodoksët rusë me vëmendje të orientohen në dobi të "centrizmit kristian" të Papa Bergolios. Komuniteti katolik i Moskës dhe kryeipeshkvi i saj shohin me vëmendje të madhe zhvillimet e reja ekumenike(dialogun midis kishave katolike-ortodokse) nën papatin e Papa Françeskut. Monsinjor Paolo Pezzi, 53 vjeç, romanjol – italian ashtë kreu i dioqezës kryesore ruse metropolitane, që nga shtatori i 2007, pas një eksperience të gjatë misionare në vende të ndryshme. Anëtar i Vllaznisë të Priftërinjve të Misionareve të Shën Karlo Borromeo, e themeluem nga një grupë fëmijshë shpirtnore të Don Luigi Giussani, Monsinjor Pezzi ka paraqitë një tezë të doktoraturës në Universitetin Papnor Lateran mbi katolikët në Siberi. Të gjitha përpjekjet e tij baritore - si dhe një pjesë e konsiderueshme të laikëve dhe priftërinjve ishte pjesë e Kungimit i drejtuem për këtë arsye Europës sllave dhe post-komuniste. Intervistuem nga gazeta “Zenit” mbi ndryshimet që ndikojnë në këtë fushë të Kontinentit të Vjetër. Prelati shprehu besimin e tij në vazhdimësinë e dialogut të ndritshëm katolike-ortodokse, duke vue theksin edhe te nevoja e moskënaqjes vetëm në lexime apo e ngjarjeve aktuale ideologjike.

Papa Benedikti XVI ka ba përparim të randsishëm në afrimin me kishat ortodokse, veçanërisht me atë të Rusisë. Çfarë ndryshime do të ketë në aspektin ekumenike me papatin e ri, Papa Françesko?

Monsinjor Paolo Pezi – Katedrale Moskë
Imazh


Monsinjor Paolo Pezzi tha: “Papa Françesk do të vazhdojë rrugëtimin në gjurmët e progresit të bamë nga Benedikti XVI. Në veçanti, shikoni me vëmendje në nënvizimin, që Papa Françesko veçanërisht e vuni në kontekstin e vëmendjes ndaj popullit me Zotin, në ballafaqim me Krishtin dhe kujdesin baritor të të vorfënve për Kishën Ortodokse të Rusisë.”

Ati i Shenjtë ka një shans të mirë që do të takohet me Patriarkun Kirill. Çfarë do të sjelli një ngjarje e tillë?

Imzot Paolo Pezzi: “Vehet theksi në mundësinë për një takim të tillë, që të dhuron dëshira dhe pritja për shpresa të mëdha. Ky takim hapë horizonte për shpresë në një takim të ardhshëm që do të japë intensitet ma të madh për njerëzit e thjeshtë, por sigurisht shpallja e Krishtit si një dëshmi për botën.”

Ndërkohë Papa Françeskë u takua me Presidentin rusë, Vladimir Putini me dëshirën e vetme, atë të një pajtimi fetar si dhe nji mundsi për të arritun një aleancë politike mes Rusisë dhe Bashkimit Europian. A mundet të realizohet edhe një kombinim për të shpëtue Europën nga rrënimi totalë moralë nga sistemet civile demokratike perëndimore?

Imzot Paolo Pezzi: ”Unë nuk jam politikan, por unë mendoj se duhet të dallohet aspekti politikë dhe ai fetarë i çeshtjes në fjalë. Ne duhet t'i japim Çezarit atë që i përket Çezarit dhe Zotit atë që i përket Zotit. Ndoshta kjo duhet të kuptohet se cila i takon Zotit. Dhe, kështu, unë mendoj se do të kishte një arritje pozitive për të gjithë.”

Ne flasim shumë ndonjëherë pa shumë njohuri të fakteve si në atë në konvertimin e Rusisë(nga ortodoksë në katolikë) si një përmbushje e profecisë së Fatimës. Në lidhje me Rusinë, ajo që bani Maria me të vërtetë në ato paraqitjet. Duhet të interpretohet si profeci e saj?

Imzot Paolo Pezzi: ”Konvertimi ashtë në Krishtin, e cila nuk ashtë një formë, ose një ide. Sot, ky konvertim na prek të gjithëve.”

Pas rezultatit të referendumit kushtetues mbi familjen në Kroaci, tashmë ashtë e kjartë se vendet ish komuniste (mendoj gjithashtu edhe Rusia, Hungaria, Polonia, Lituania) po pyesin veten si një mburojë në mbrojtje të krishterimit, në krahasim me atë që ka dhe po ndodhë në Europën dekadente, rrënuese perëndimore. Persekutimi komunist fortifikoi durimin e krishterve të këtyne popujve?

Imzot Paolo Pezzi: ”Në qoftë se ne jemi për atë që tha Tertuliani(Tertulliano), "gjaku i martirëve" të jepë ma shumë forcë për dëshmi. Sot ne kemi nevojë për dëshminë e Krishtit, se Krishti i përgjigjet në zemër njeriut, nevojave të tyne si dhe ma thellë strukturës shoqnore të popullit.”

E pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E enjte, më dt.13.II.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Moska i thotë Njet(Jo)!
Takimit me Papën Françesk(Jorge Mario Bergoglio)!

Imazh

Dokumenti i Ri prezanton mosdakordsi ortodokse

Teksti – Lizbet Rütz
Ekumeni(Dialogu midis kishave të ndryshme)

Patriarkana ruse refuzon dialogun me Vatikanin

Kurt Koch me Kiril i I në Moskë 2013

Më 24 – 26 maj 2014 do të takohen Papa Françesk dhe Patriarku i Konstandinopojës, Bartolomeu i I-rë në vendin e shenjtë(në Jeruzalem). Para 50 vjetve, pra më 6.I.1964 pati nji takim historik midis Papës Paulit të VI-të dhe Patriarkut të Konstandinopojës, Athenagores I (1886 – 1972) në Jeruzalem. Viti i ndarjes të kishës në vjetin 1054 ishte pika e fillimit të nji proces-dialogut midis Kishës Katolike dhe ortodoksisë në aspektin e diskutimit teologjik nëpërmjet një komision dialogut.

Papa Pauli i VI-të dhe Patriarku Atenagores i I-rë në Jeruzalem
Më 6.I.1964

Në kohën e fryerjes të erërave të lehta në mes Romës dhe Stambollit u shfaqën një distancim i matejshëm midis Moskës dhe Romës. Kurt Koch, drejtues i Këshillit të Vatikanit për Unitetin Kristian kreu vizitën në Moskë në fund të vjetit 2013. Nji prej konkluzioneve të këtij takimi ishte se Kisha Ortodokse Ruse dhe Kisha Katolike kanë gjana të përbashkët në rolin e familjes. Pak ditë pas vizitës të Kurtit në Moskë publikoi Patriakana e Moskës midis kohës të krishtlindjeve nji Dokumentë prej sinodit të shenjtë, si produktë i mbledhjes të 25 dhjetor të 2013. Dokumenti në fjalë, që mundson lidhjet e linjave të dialogut midis dy kishave, refuzohet kategorikishtë nga primati i Kishës Ortodokse të Rusisë.

Bartolomeu reagon kundra refuzimit të Kishës Ruse
Imazh
Patriarku Bartolomei i I-rë Ekumenik i Konstandinopojës

Patriarku i Konstandinopojës(Stambollit) reagoi menjiherë sapo u njohë me refuzimin e Kishës Ortodokse Ruse ndaj dialogut me Vatikanin duke njoftue të gjithë përfaqsuesit e të gjitha kishave ortodokse për t’u takue në mars të 2014 me qëllim për të pergatitë sinodin pan-ortodoksë në vitin e ardhshëm.
Në nji komentë të revistës AziaNew.it citon Nat da Polis, se metropolitani prej Pergamon, Joanis Zizioulas paralajmëron rrezikun e madh që i sjellë ortodoksisë dhe krishterimit në përgjithësi, nëse margjenalizohet vetë, tenton të kthehet Kisha Orotodokse Ruse si në të kaluemen duke braktisë shansin e dialogut në kulturën moderne.
Në faqen e internetit të patriarkanës;
(http://byztex.blogspot.dk/2014/01/met-e ... trong.html )
shkruhet se metropoliti prej Bursa, Elpidoforos Lambriniadis ndaj reaksionit të Dokumentit të Moskës prononcohet, se Patriarkana e Moskës mendon si alternativë të zgjedhë vetë-izolimin ndaj refuzimit të dialogut teologjik midis Kishës Katolike dhe bashkësisë të Kishës Oortodokse. Elpidoforos ashtë Sekretar i Parë i Bartolomeut të I-rë, ku fjala e tij vlersohet si autoritare në lidhje me mendimet e Patriarkanës të Konstandinopojës. Elpidoforos i kërkon me shkrim Patriarkanës Moskës që të sjellë argumenta kundër Dokumentit – Dialogë të Ravenës të 2007 dhe arsyen mbi përpjekje e këtij minimit të refuzimit të dialogut, që i bahet Patriarkut të Konstandinopojës (Stambollit) me status të veçantë "primus sine paribus”(I pari në mes të barabartve).

Joanis Zizioulas

Joanis Zizioulas i datëlindjes 10.I.1931 ashtë metropolitane i Kishës Ortodokse Lindore i Pergamon të Greqisë. Ai asht Kryetari i Akademisë së Athinës dhe një teolog.
Elpidophoros Lambriniadis lindi në 1967, në Turqi. Ai ka shërbyer si Sekretar i Komisionit të Përbashkët Ndërkombëtar për Dialogun Teologjik mes Kishës Ortodokse dhe Federatës Botnore Luterane dhe si anëtar i delegacioneve patriarkale të Asambleve të Përgjithshme të Konferencës së Kishave Europiane dhe të Këshillit Botnor të Kishave. Ai ishte Sekretari i sinodit Pan-ortodokse në Sofje (1998), Stamboll (2005), Gjenevë (2006), dhe Stamboll (2008). Ai ishte anëtar i Komisionit të Besimit dhe të Rendit të Këshillit Botnor të Kishave që nga viti 1996. Ai asht aktualishtë edhe Metropolitan i Bursës dhe Profesor i Teologjisë të Universitetit të Thesaloniki-t.

Moska dhe Roma

Prej fundit të shek. XVI-të nuk ka pasë takime Papa i Vatikanit me Patriarkun Rusë


Imazh
Papa Françesk dhe Patriarku i Konstandinopojës Bartolomeu i I-rë

Bash për refuzimin e dialogut nga Moska caktohet nji takim midis Papës Françesk dhe Patriarkut të Moskës, Kiril i I-rë, që ka me kenë një ngjarje e bujshme për shkakun e vetme se patriarkana moskovite, që prej fundit të shek. XVI-të nuk janë takue me Papën e Romës.
Në nji intervistë të Zyrës të Shtypit Katolik të KAN-s thotë, metropoliti Hilarion, shefi i zyrës të patriarkanës së Moskës për dialogë fetarë, se nuk ashtë koha për të ardhun Papa Françeskë në Moskë. Gazetat ruse dhe italiane kanë njoftue me hamendje se takimet midis tyne do të zhvillohen në nji vend neutral. Viena ose në Pannonhalma të Hungarisë janë përmendun si vende takimi midis dy liderësh.
Në dhjetra vjetë janë zhvillue marrëdhaniet shumë të tensionueme midis Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse Ruse. Papa Gjon Pali i II-të dëshironte të vizitonte Moskën pas ranies të komunizmit, por ish Patriarku i Moskës, Aleksej i II-të(1990 - 2008) e kundërshtoi me idenë absurde se nuk ishin pjekur kushtet për të pranue kërkesën e Vatikanit. Fillimisht në verën e vitit 2010 u vendosën marrëdhaniet në kontakte diplomatike midis Vatikanit dhe Rusisë.
Kur Papa Gjon Pali i II-të hapi katër dioqeza në Rusi, menjiherë u shkaktuen protesta të dhunshme prej kishës ortodokse me akuzë Kishën Katolike për aktivitet prozelite(si i hueji me qendrim në nji vend tjetër). Nji tjetër nyje në marrdhaniet midis Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse Ruse ashtë komplikimi i situatës kishtare në Ukrainë, ku Moska i konsideron dy kishat si skizmatike(1054 – viti i ndarjes të Kishës Katolike).
Në intervistën në KAN shpreson Hilarion, se do të rikthehet përsëri në ,,në gjirin e Kishës,,. Filaret u emnue në vjetin 1995 patriark i ri, i Kishës të Kievit dhe i Ukrainës, që u prish me Moskën dhe aktualishtë nuk njihet aspekti kanonike. Hilarion e konsideron patriarkanën e Kievit si një institucion politik, që orientohet nga forcat nacionaliste.
Në Ukrainë gjindet gjithashtu Kisha Greko-Romake, që varet nga Vatikani dhe janë 4 milion besimtarë. Kisha greko-romake vuajti shumë në kohën e ish Bashkimit Sovjetik, ku shumë priftërinjë dhe laikë u torturuen dhe u dërguen në kampet e shfarosjes të punës në masë dhe gjatë Luftës Dytë Botnore i vuni Stalini nën thundrën e Kishës Ortodokse.
Hilarion mendon, se kisha greko-romake ka konfiskue ma shumë se 500 kisha të paligjshme pas ranies të komunizmit dhe i konsideron si ,,një ripërtëritje të së drejtës historike,, nëqoftese i kthehen patriarkanës të Moskës.

Patriarku Filaret
Patriarku Filaret i datëlindjes 1929 ka marradhënie të shkëlqyera me Kishën Ortodokse në Itali dhe me Sinodin Alternative bullgar.

Dialogu midis Romës dhe Moskës në Ravena 2007
Imazh
Palët e përbashkët të kishave katolike dhe ortodokse në Ravenë

”Komisioni Ndërkombtar i Përbashkët për Dialogun teologjik midis Kishës Katolike Romane dhe Kishës Ortodokse
Pasojat ekleziologike dhe kanonike të natyrës sakramentale të Kishës
Bashkësia ekleziale, konçilariteti dhe autoriteti”

(Commissione Mista Internazionale per Il Dialogo Teologico
Tra La Chiesa Cattolica Romana e La Chiesa Ortodossa
Le Conseguenze Ecclesiologiche e Canoniche
Della Natura Sacramentale Della Chiesa
Comunione Ecclesiale, Conciliarità e Autorità)
Më 13 tetor të 2007: Komisioni i dialogut katolik-ortodoks miratoi me nji za apo me nji unanimitet të plotë nji Dokumentë mbi ” Pasojat ecclesiological(ekklesiologiske) dhe kanonike të natyrës sakramentale të Kishës” në Ravena të Italis. Patriarku i Moskës nuk mori pjesë në këtë mbledhje në Rovenë. Dokumenti u pergatitë me ipeshkvijtë e Romës me qendrime të veçanta të tyne duke shqyrtue në frymën e periudhës të nisjes të skizmës në vjetin 1054. Në të thuhet se Ipeshkvpi i Romës ashtë Protos (njeriu i parë) në kishën universale. Komisioni punoi matej me dokumentin në Kretë në vjetin 2008, në Qipro në vjetin 2009 dhe në Vienë në 2010.

Pak sqarim
Randsia e Takimit të Papa Palit të VI-të me Athenagorën e I -rë
Takimi i Papa Palit të VI-të me Atenagorin e I-rë në vitin 1964 në Jeruzalem çoi në shfuqizimin e shkishërimit qysh në vjetin 1054, e cila historikisht shënoi skizmën e madhe, të përçarjes midis kishave të Lindjes dhe Perëndimit. Ky ishte një hap i randsishëm në drejtim të restaurimit të bashkësisë midis Romës dhe Kostandinopojës dhe patriarkanave tjera të ortodoksisë. Ky ishte takimi i parë qysh në shekullin e IX-të midis Papës dhe patriarkut të Kostandinopojës. Siç rezulton prej shek. të IX e deri në gjysën e shek. XIX nuk kanë kanë komunikue. Po ashtu prej shek. IX e deri në fillimet e shek. X-të nuk kanë komunikue Ipeshkvi(Papa) i Romës me Ipeshkvin e Konstandinopojës(Stambollit). Çka kuptoj unë si Bep ashtë se liderët e Konstandinopojës(Bizanti apo Stambolli i sotëm) për këtë dashni që kanë për Papën e Romës buron nga ndjeshmënia e hershme, kur para 1054 ishte Konstandinopoja pjesa papale e Romës.

Eklesiologjia
Eklesiologjia ose ecclesiologi ( nga greqishtja - mësimet e kishës ) ashtë një disiplinë brenda teologjisë së krishterë dhe ka të bajë me doktrinën e kishës dhe të komunitetit të krishterë.
Eklesiologjia merret me rolin e kishës si një komunitet apo një unitet organik dhe të kuptuarit e asaj që kisha ashtë dhe çfarë funksioni ka, duke përfshirë edhe pasojat e saj për shpëtimin, marrëdhënie të Jezusit historik, edhe udhëheqja, hierarkia dhe disiplina e kishës dhe fatin e tij përfundimtar.

Sqarim;
1. Sqarimet si brenda kllapës dhe jashtë saj janë ba nga autori i pregatitjes në shqip.
2. Artikulli u morë nga gazeta ”Orientimi Katolik”(”Katolsk Orientering”)
Nr. 2, 7.II.2014, faqe 5
Ju falemnerës!

E pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri
Më 18.IV.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Turqi: Vizita e papa Françeskut ‘moment historik’
Imazh

“Një moment historik”: kështu Vikariati i Kishës Katolike i ritit latin në Stamboll e përcakton udhëtimin e ardhshëm apostolik të Papa Françeskut në Turqi, nga 29 deri më 30 nëntor.
“Vizita e tij përkon me traditën e nderuar”, nënvizohet, duke kujtuar fjalët e Patriarkut Bartolomeo I: “Duam të punojmë me intensitet e së bashku, për kauzën e shenjtë të bashkimit të plotë në Krishtin”.
Pritet shumë deklarata e përbashkët e Papës dhe Patriarkut Ekumenik, “për të inkurajuar përpjekjet e dialogut ekumenik bilateral” ndërmjet të krishterëve katolikë dhe ortodoksë.
http://antonian.tv/turqi-vizita-e-papa- ... -historik/
E enjte, më dt. 20.XI.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 13 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shkurt 2021, 18:57
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari