Me kete deshiroj te hap nje horizont te ri ne rrymat teologjike e filozofike te ndryshme qe lindin si nevoje e ushqimit shpirteror dhe mendor te njeriut.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Injac i Antiokisë - Patriarku i Sirisë - Martir i Kishës
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Injac i Antiokisë - Patriarku i Sirisë - Martir i Kishës

Ignazio di Antiochia
Imazh
35 – 17.IX.107
Nxansi i Shën Gjonit Apostull


Injaci i Antiokisë(1) leu rreth vjetit 35 – 17.IX.107, i thirrun iluminator(ndriçues), ishte patriark apo ipeshkëv dhe teolog sirian.

Injaci – dishepull i Shen Gjonit
Injaci u rrit në mjedisin paganë; duke kenë ndjekës i zellshëm i Shën Gjoni Evangjelist(San Giovanni Evangelista) ndikoi në konvertimin e tij në kristian në moshën e rritun. Shën Gjoni duke u bindë me veprat e tij kristiane, e emnoi sipas traditës, në vjetin 69 si Patriarkë në selinë episkopale të Antiokisë, që ishte pasardhës i tretë i patriarkut të parë – Apostulli i Jezu Krishtit - Shen Pjetrit(lindi në vj. 2 apo 4 e vdiq i martirizuem në vj. 67 nën perandorin Neron), që shkoi në Romë, ku Shen Pjetri emnoi Shen Evodius(u martirizue rreth vj. 69 nën sundimin e Neronit). Pasi mori këtë mison episkopal, Injaci ja vuni vedit emnin Theoforu(njeriu i Zotit). Ai udhëtoi në shumë qytete ku predikoi Ungjillin duke kthye shumë sirianë në kristianë, gjithmonë duke i njohë me të vërtetat e ekzistencës së Zotit, i pagëzoi duke i ndriçue rrugën e besimit dhe u tregoi gabimin e adhurimit të idhujve. Tradita gjithashtu e identifikon Injacin, së bashku me mikun e tij Polikarpi, si dishepuj të Gjon Apostullit të Jezu Krishtit(lindi në vj. 10 e vdiq në vj. 98-99).

Kisha e Shën Injaci në Antioki
Kisha e Shën Injacit në Antioki ishte ndër kishat ma të randësishme në kishat primitive dhe qendër e shumë ngjarjeve të randësishme në zhvillimin e hershëm të kishës, sipas Kronikës së Ipeshkvit Eusebio nga Vespasian I-rë(2) deri te perandori Trajan, 10 vjet sundim (nga 69/70 në 107/8), kur Eusedio u martirizue. Dihet se Ipeshkvi i Sirisë ishte ndër pesë ipeshkvit e parë të botës së krishtere si; i Romës, i Aleksandrisë, i Konstandinopojës, i Antiokisë dhe i Jeruzalemit.

Pak mbi përmbajtjen e 7 letrave pas apostolike
Duke kenë i ndaluem rreptësishtë besimi dhe predikimi në Krishtë u arrestue Patriarku Injac i Antiokisë. Gjatë udhëtimit nga Antiokia në Romë nën shoqnimin e një togë ushtarësh romakë i lidhun ndër zinxhira, ai shkroi shtatë letra kishave, të cilat kanë mbetë aty dhe janë një dëshmi unike e fillimit e jetës së kishës së shek. II-të, të cilat janë ruajtë si një shembull i teologjisë shumë të hershme të krishtere, me tema të randësishme të trajtueme në këto letra, që janë eklesiologji(3), sakramentet, dhe organizim në hierarkinë kishtare, atë të rolit të ipeshkve. Katër shkronjat e para u shkruejtën nga bashkësia Smirne(Izmiri i sotëm) të Azisë së Vogël(4), të Efeso(5), të Magnezia(6) e të Tralles(7), ku falënderonte ata për demonstrimet e shumta, të deshmisë së dashnisë për mundimet e tij.
Duke lanë Smirnan, Injaci në Troade(8) shkroi tre letra: i pari ishte kjo; I lutej romakëve të mos ja parandalonin martirizimin e tij, pra e kuptuem si një dëshirë për të ndjekë jetën dhe pasionin e Jezusit: "…..Unë mundem të naltsojë vedin në praninë T’uej. " Atëherë ai u shkroi kishave të Filadelfias(9) e të Smirnës, ku i kërkonte besimtarve të përgëzonin bashkësinë e Antiokisë, e cila kishte durue me guxim persekutimin e vazhdueshëm. Ai gjithashtu shkroi Polikarpit(10), ipeshkvit të Smirnes, duke parashtrue udhëzime interesante për ushtrimin e funksioneve ipeshkvnore, duke i këshillue që të "ulen të shtrënguem si kudhra nën çekiç".
Letrat e tij shprehin fjalët e ngrohta të dashnisë ndaj Krishtit dhe Kishës. Ato shfaqen për herë të parë si shprehjet e “Kishës katolike" dhe të "krishterimit", të cilat konsiderohen neologjizma të krijueme prej tij. Letrat e Injacit janë një dritare e hapun për njohjen e kushteve dhe jetën e kishës së ksajë periudhet. Në veçanti, spikatë për herë të parë në letrat e tij të konceptimit trepalësh i shërbimit të krishterë: ipeshkëv, priftërinj, xhakonjë. Injaci drejtoi një thirrje për një organizim të ri të kishës së krishterë në të cilin një ipeshkëv përfaqson në veprimtarinë e tij "në emën të Zotit." Ky ipeshkëv do të ushtrojë autoritetin ndaj priftërinjve.
Në letrat e Injacit mësohet se ashtë personi i parë në literaturën e krishterë, që e cilsoi Kishën me emnin "katolike", që dmth "universale": Ku ashtë Jezu Krishti(Gesù Cristo) ashtë Kisha Katolike (në letrën; Smyrnaeans 8.2).
Rrëfimi - Një tjetër çështje e randësishme ashtë rrëfimi i njeriut të vërtetë në Krishtin kundër docetistve(11), të cilët e argumentuen se mishërimi i Birit të Perëndisë ka kenë vetëm e dukshme.
Këto ide inspiruen valët e reja të mësimeve jobiblike(jo të shkrueme). Letrat e tij atribuohet raportit të Injacit për arrestimin nga autoritetet shtetnore dhe përshkrimin e udhëtimit nga Siria për në Romë:
Anija bani një numër ndalesash përgjatë brigjeve të Azisë së Vogël në rrugën për në Romë. Në Smirna u takue me Ipeshkvin Polikarpi. Në kronikë e tij, Eusebi(260/265 - 339/340), ipeshkëv, kronikan i Kishës, historian, polemistë, me origjinë greke) i jep datën e vdekjes së Injacit, që i bie 2124 vjet pas Abrahamit.
Imazh
Piktori Kusiano - shek. XVIII - kanavacë në voj - Prejardhja: inventari i kompjuterizuem i thesarit historik dhe artistik të dioqezave italiane - Autor i Skedës: Dioqeza e Novarës
Pikturë e Injacit të Antiokisë nga Menologija

(Melologjia ashtë një tregim, rrëfenjë e teksteve liturgjike dhe agjiografike të përdoruna nga Kisha Ortodokse. Ajo përmban jetën e shenjtorëve dhe përbahet nga dymbëdhjetë vëllime, që korrespondojnë dymbëdhjetë muajt e vjetit.)

Arrestimi, torturat dhe hedhja në gojën e bishaveve

Paraprakishtë paganët ushtarët romakë në Antiokia nisën tortura ndaj Patriarkut Injac duke i vue qymyrin e djegun(gacën e ndezun) në duart e tij duke ja shtrengue pëllambën e duarve për rreth dy orë. Pastaj i vunë zjarmin në brinjën me katran të kuqe të nxehtë të naftës së djegun. Ata i veshën në trupin e tij kombinezone hekuri për me e mundue sa ma shumë e pasi e raskapitën prej torturimit e hodhën në burg për një kohë të gjatë. Mbasi e nxorrën jashtë prej burgut i premtuen atij shpërblime të mëdha për ta braktisë besimin në Krishtë, por ai ishte i palëkundun në besimin e tij.
Paganët të tërbuem nga zemërimi i mosbindjes në braktisjen e veprimtarisë kristiane të Patriarkut Injac, e arrestuen, e lidhën me hekura dhe e dërguen nga Antiokia drejt në Romë, i shoqnuem nga një togë ushtarësh romakë.
Në një atmosferë festive të fitores ushtarake të romakve mbi Dakia(12), për nder të perandorit Trajan(98-117), që mori pjesë në panairet e festimeve edhe në amfiteatrin e Koloseut të Romës(13) e dëfryen me sportin ma joshës të tij, atë të hedhjes së njerzve të shquem të krerve kristianë sikurse ishte rasti prezentë i Injacit me disa kristianë në gojën e leopardve të uritun më 17 tetor të vjetit 107 në vendin e martirizimit të quejtun Urbe(14). Ai mbajti shpirtin e tij të pastër në duart e Zotit, sikurse e deshti.
Imazh

Adhurimi
Pas martirizimit të Injacit në Koloseu të Romës, eshtrat e tij u mblodhën nga disa besimtarë, ithtarë të zellshëm të Ipeshkvit Injac dhe i dërguen në Antioki, ku i varrosën në varrezën e kishës jashtë qytetit, Portit të Dafne-s(15).
Pas pushtimit saraçen-ët(16) i sollën reliket përsëri në Romë dhe e varrosën në vjetin 637, në Bazilikatën e “Shën Klementit“ në Lateran të Romës, ku ende prehet. Një pjesë e kafkës ashtë ruejtë në kishën e Shën Injacit të Antiokisë, e vendosur në rrethinat jugore të Romës.
Vepra e respektueshme e Ipeshkvit të Sirisë, Injacit e nxiti perandorin romak, Teodosin e II-të(Flavius Theodosius - lindi në prill 401 – 28.VII.450), që Tempullin e Tikes(Tyche i Antiokisë ishte një nga qytetet e lashta ma të famshme kulturore.), ta shndrronte në një kishë kushtue Injacit.

Madhështia e një Martirit
17 tetori asht Dita ma e madhe e Martirilogjisë Kishtare

Një fragment nga shkrimi ” Sot më 17 tetor kalendari Kishtar përkujton Shën Injacin e Antiokisë, ipeshkëv e martir.” (17.10.2009 RV)
Patriarku Injac në letrat që shkruejti gjatë rrugës nga Siria për në vdekjen makabre të sigurtë nga turra e e gojve të leopardve në Romë ndër tjera: ”…i porosiste besimtarët të largoheshin nga mëkati, të ruheshin nga Gnostikët(nuk njohin Zotin) e sidomos, të çelnikosnin unitetin e Kishës. Kërkonte edhe një gja tjetër, duke iu drejtue posaçërisht të krishterëve të Romës: të mos ndërhynin për ta shpëtue nga martirizimi.Ju nuk humbisni asgja – u shkruante - ndërsa unë humbas Zotin, në se shpëtoj nga dhambët e bishave.
Nuk do të kem kurrë ma një fat të tillë për t’u bashkue me Të. Më lini, prandaj, të flijohem tani, që elteri ashtë gati.

Të bashkuem të gjithë në një kor të vetëm, këndoni: “Zoti u denjua ta çojë nga Lindja në Perëndim Ipeshkvin e Sirisë”.
“Më lini të jem ushqim për bishat, të cilat do të më bajnë të shijoj Hyjin. Jam grurë i Hyjit. Duhet të bluhem nga dhëmbët e egërsirave, që të bahem bukë e Krishtit”.

Ipeshkvi i Antiokisë u blua vërtetë nga dhambët e bishave të pafajshme të cirkut, për të cilat Martiri gdhendi shprehjen poetike të pazakonshme: “Përkëdhelini, që të jenë varri im; të mos lanë gja prej gjaje nga trupi jem e të mos trazohet askush për t’më varrosë!”(Shkrimi: ”Sot më 17 tetor kalendari Kishtar përkujton Shën Injacin e Antiokisë, ipeshkëv e martir.” 17.10.2009 RV). Me këto thanie Ipeshkvi Injac të shkruejtuna para qindra dhambve të bishave të urituna fatkeqe dhe të qeshurave sadiste, të kanibalit, perandori Trajan gdhendi portretin e tij për së gjalli, i dhuroi Shpirtin e tij për së gjalli në Duart e Krishtit, shpalosi Dashninë në Hyjin, gjithashtu ndërtoi me veprën e sakrificës një nga lapidaret ma gjigande në Historinë e Martirologjisë Kishtare.

Cila ditë nderohet vepra e Tij?


Shenjtrimi
Patriarku i Antiokies, Injaci nderohet si shenjtë nga Kisha Ortodokse dhe Kisha Katolike, pasi ashtë figura kryesore në Kishë, në grupin e njohun në mesin e (17) Etërve të Kishës dhe quhet babai i parë i Kishës, të (18)Atit Apostolik duke kenë në brezin e parë pas apostujve si i Apostullit Shen Pjetrit si ipeshkëv i Antiokis në Siri, që ishte qyteti i tretë ma i madh i botës së lashtë të Mesdheut.

Kisha Katolike e Perëndimit e kujton më 17 tetor
Faktë ashtë se janë disa martirë shenjtë dhe ipeshkëv të lumnuem nga Kisha e Romës me emnin Injac, ku në seicilin vend e kremton veprat e tyne sipas datave të martirizimit. Ndërsa për Kishën Romake - emni i Injacit ashtë Shenjti ma i Madh që kremtohet më 17 tetor. Emni i Tij u kremtue në Antioki më 17 tetor, ditën në të cilën ai kremtohet tashmë në Kishën Katolike dhe në përgjithësi në krishterimin perëndimor, duke e ditë se që nga shek. i XII-të e deri në vjetin 1969 u kremtue në 1 shkurt sipas Kalendarit të Përgjithshem Romak .

Kisha Lindore Ortodokse e kremton më 2 janar
Në Kishën Lindore Ortodokse e kremton çdo vjet emni Injacit më 20 dhjetor. Sinaksaritët (Synaxarium)(16) të Kishës Ortodokse Kopte të Aleksandrisë e caktuen kremtimin e emnit të Injacit më 24 të Muejit Koptik – Koiak, që i korespondon në tre vjet krye çdo katër deri në 20 dhjetor në Kalendarin Julian, i cili aktualisht bie më 2 janar të Kalendarit Gregorian.

Dita e emnit të Injacit, Njacit në botë

Shenjtorët tradicionalë me emnin Injac


Dita e emnit festohet zakonisht në 31 korrik, në kujtim të Shën Injacit të Lojolës, themelues i Urdhnit Jezuit. Ky emën kujton edhe sot disa shenjtorë, në mesin e të cilëve janë datat e maposhtme;
11 maj - Shën Injaci i Laconi-t – Frat Kapuçin(O.F.M.Cap) ashtë një nga tre urdhnat me të drejta apostolike, të familjes françeskane. Françeskanë, që mbajnë kapuç në krye)
11 qershor – Lumnimi i Injaci i Mardin-it – Ipeshkëv Martir i Gjenocidit në Armeni
1 korrik – Lumnimi i Injaci (Nazju) Falzon
12 korrik - Shenjti Injac Klementi i Delgado-s - Ipeshkëv Martir i Vietnamit
15 korrik - Lumnimi i Injacit të Azevedo dhe 39 shokët – Martirët Jezuitë në Ishullin Kanarinë
20 korrik – Shen Leo Injac Mangin, prift jezuit, I martirizuem në Zhujiahe (Kinë)
29 gusht – Lumnimi i Edmond Injacit Rice - Themelues
7 shtator - Lumnimi i Injac Klopotowski-t(20.VII.1866 – 7.IX. 1931) – Priftë polak
16 shtator – Lumnimi i Injac Kazanova, priftë martirë - piaristë(Urdhni Klerikal i Rregullit të Vorfnisë të Nanës së Zotit në Shkollat e krishterë. Në italisht quhen scolopi ose piaristi – shkurtimisht - S.P. ose Sch. P.) i Odenës(komunë spanjolle e Katalanjës)
22 shtator - Shenjti Injaci i Santià-s(komunë italiane në Piemonte) – Frat kapuçin
17 tetor(20 dhjetor për Kishën Ortodokse) - Shenjti Injaci i Antiokisë - Ipeshkëv martir nën sundimin e perandorit Trajan, një nga etërit e Kishës.
23 tetor - Shenjti Injaci i I-rë - Patriarku i Konstandinopojës
22 dhjetor – Përkushtimi i Injacit Lennaco – Priiftë

Emni Njac nga shqipja në italisht

Emnat mashkullorë
- Injacino - Ignazino
- Njaci - Nazio, Cino - Zino

Emna femnore
- Injacia - Ignazia
- Cina – Zina

Spjegime termash fetarë


- (1)Antiokia(në turqisht - Antakja) ashtë qytet i lashtë dikur i Sirisë dhe i Turqisë sotme, ndodhet në brigjet e lumit Orontes, jo shumë larg, në veri-lindore të Detit Mesdhe dhe jo shumë larg nga kufini me Sirinë sot. Ajo ashtë kryeqyteti i provincës së Hataj. Antiokia ishte për nga famoziteti i saj rivalizuese e Aleksandrisë, si qyteti kryesor i Lindjes së Afërme dhe ka luajtë një rol veçanërisht të fortë në fund të Perandorisë Romake.
- (2) Vespasian i I-rë – ishte perandori romak, pas Krishtit, Titus Flavius Vespasianus (17.XI.09 – 23.VI.79), i njohun si perandori romak Vespasian sundues prej vjetit 69-79 dhe themelues i dinastisë Flaviane.
- (3)Eklesiologi ose eklesiologji (ecclesiologia ashtë shkencë që studjon mbi Kishën e krishterë) ashtë një disiplinë brenda teologjisë së krishterë dhe vjen në doktrinën e kishës dhe të bashksisë së krishterë. Eklesiologjia merret me rolin e kishës si një bashkësi ose një unitet organik dhe të kuptuemit e asaj që çfarë ashtë Kisha dhe roli i saj, duke përfshirë randësinë e saj për shpëtimin, marrëdhënien me Jezusin; Për ma tepër trajton menaxhimin, hierarkinë, disiplinën e kishës dhe fati i tij i fundit, ku ndeshen eklesiologjia me eskatologien.
- (4) Azia e Vogël – sot Anatoli(Anadolli) i Turqisë sotme.
- (5) Efes ishte një nga qytetet ma të mëdha të Jonit në Anadoll, në gojën e lumit Kaistro, në bregdetin e Turqisë moderne dhe vendlindja e shkrimtarit Androni i Efesit, autor i një vepre të “Shtatë mençurive”. Qyteti që sot ashtë në Turqi, afërsisht në mes të qyteteve të Izmirit dhe Ajdin-it.
- (6) Magnezia – qyteti sot turk, rreth 65 km larg Izmirit.
- (7)Tralles – ishte një qytetë i Azisë së Vogël, në Turqinë e sotme.
- (8)Troade - ashtë emni historik i gadishullit Biga (në turqishten e sotme: Biga Yarımadası) që ndodhet në veri-perëndim të Anadollit, Turqi.
- (9) Fialdelfi quhet në greqishtë qyteti Alasehir i perëndim të Turqisë, qendra e rrethit të krahinës Manisa.
- Ajo ndodhet në luginën në këmbët e Kuzuçay dikur të quajtur Tmolus Bozdag.
- (10) Polikarpi i Smirnës (rreth 69 – Izmirin e sotëm, vdiq më 23.II.155) ishte ipeshkëv, teolog dhe shenjtë i lashtë grekë.
- (11) Docetistët – Docetism është një doktrinë kristologjike, i një konceptimi të natyrës së vërtetë të Krishtit. Emni i saj rrjedh nga folja greke dokein, që do të thotë për të dalë, dhe gjendet te teologu gnostik Basilide-si, një përkrahës i tij i madh. Ajo i referohet në besimin, se vuajtjet dhe njerëzimi i Jezu Krishtit mund të jetë e dukshme dhe jo reale.
- (12) Dakia(Dacia) ishte, sipas klasifikimit gjeografike mosha e lashtë, vendi i Geti-t dhe e Dakëve (i quajtun edhe Dai, një epokë shumë e largët. Korrespondonte me një rajon të madh të Europës qendrore, kufizohet në veri nga Karpatet, në jug nga Danubi, në perëndim të Tisa apo Tibisco (Hungaria e sotme) dhe në lindje nga Dniestër (sot Moldavia Ukraina). Përkundër ndryshueshmënisë së kufijve të saj, ndodhet afërsisht në fushën e Rumanisë dhe të Moldavisë të sotme. Kryeqyteti Dacia ishte Krahina Sarmizetuza. (Sarmizegetusa Regia ishte qendra ma e randësishme në Dakian e lashtë, në kuptimin ushtarak, fetar dhe politik, nga Mbreti Burebista, rreth mesit të shek.të I-rë para Krishtit).
- (13) Koloseu në Romë – amfiteatri, vendi ku dëfreheshin perandorët, mbretërit romak me sportin e përleshjeve midis gladiatorve me skllevërit si dhe me hedhjen e të dënuarve midis tigrave, bishave të uritun.
- (14) Urbe – ishte emni i lashtësisë, që në vjetin 753 para Krishtit u quejt Roma.
- (15)Porti i Dafne-s – Dafne ashtë një figurë mitologjike greke. Kjo quhet Najada, një lloj nimfë femër e lidhun kryesisht me rrjedhat e ujërave të ambla, burime, puset dhe rrjedhat.
- (16)Saraçenët ishte fillimisht një term që ashtë përdorë nga romakët për banorët që ishin arabë, të banuem në shkretëtirat pranë provincës romake të Sirisë. Ma vonë - sidomos gjatë Kryqëzatave - janë përdorë saraçenët si muslimanët në përgjithësi, ku tinglloi negativ në Europën e krishterë.
- (17)Synaxaria - janë koleksionet e jetës së shenjtorëve, për dymbëdhjetë muajt e vjetit.
- (18)Etërit e Kishës ashtë emni i miratuem nga krishterimi rreth shek. V-të për të tregue shkrimtarët kryesorë të krishterë, mësues të cilët doktrinat e tyne janë konsiderue bazat, e doktrinës së Kishës.
- (19)Atit Apostolik - Literatura apostolike përmban korpusin e autorëve teksteve të krishterë që daton në të ashtuquajturën epokë nën-apostolike, rreth shek. II-të, menjëherë pas apostolik e shek. të I-rë, të cilës i përket Shen Injaci.
- (20) Shoqnia e Jezusit ashtë një institut fetar me të drejta apostolike: anëtarët e këtij urdhni të klerikëve të rregullt, i njohun si Jezuitë thirren shkurtimisht emni i tyne me inicialet S.I.(në latinisht - Societas Jesu – Shoqnia e Jezusit.) Urdhni Jezuit u themelue nga Injaci i Lojolës me disa shokë, në Paris, në vjetin 1534 dhe u zotua të predikonte në Tokën e Shenjtë (projekt i braktisur në 1537) dhe duke kenë nën mvarsinë e Papës: programi i Injacit u miratue nga Papa Pali i III-të më 27.IX.1540. Urdhni Jeziut nuk u mirëpritë nga qeveritë, nga ku u debue nga vende të ndryshme europiane në gjysmën e dytë të shek. Të XVIII-të. Urdhni Jezuit u shtyp dhe shpërndahet nga Papa Klementi XIV në 1773 (edhe pse shoqnia jezuite mbijetoi në territoret katolike të Rusisë, për shkak se Perandoresha Katerina e II-të nuk e ekzekutoi dekretin papnor dhe ashtë rithemelue nga Papa Piu VII në 1814. Jezuitët shprehin bindje të plotë ndaj papës dhe janë veçanërisht të përkushtuem ndaj misioneve dhe arsimit.
- Patriarkë – quhet në kishat e vendeve sllave, greke - ortodokse të lindjes, ndërsa ashtë e njejta për nga niveli hierarkik si ipeshkvit të Kishës Katolike.
- Perandori Trajan karakterizohej nga hobi i persekutimit gjatë sundimit tij kundër Kishës, duke i torturue njeni mbas tjetrit njerëzit ma të shquem për nga urtia dhe nga shenjtëria në hierakinë e saj, në mënyrën ma satanike, me atë të zbavitjes në hedhjen e klerikve kristianë në gojët e egërsinave të uritun. Gja që në një formë tjetër argtimi u zbatue nga krerët e diktaturës gjatë sundimit komunistë me tortura gjenocidale dhe ekzekutime të krerve klerikë kristianë kryesishtë katolikë dhe ndaj personaliteteve demokratë për afro 50 vjet në Shqipni.

E pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E mërkurë, më dt. 2.III.2016

Shenim
1. Aparati i sqarimeve u ba nga autori pregatitor i landës.
2.Nuk e di as vetë se si më ka depërtue aq fortë dashnia e papërshkrueme në thellsinë e qelizave të zemrës ndaj Shën Injaci i Antiokisë!
3. Më duket se shlyeva nji borxh që kisha ndaj të ndjerit Profesor Injac Romolo Zamputtit, njeriut që më asht ngulë thellë në memorien tem të ndijesive!

Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shkurt 2021, 19:18
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari