Me kete deshiroj te hap nje horizont te ri ne rrymat teologjike e filozofike te ndryshme qe lindin si nevoje e ushqimit shpirteror dhe mendor te njeriut.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Nga fashista n'komunista-Kleri Katolik-Antifashiste, Pj.I-
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pjesa e I-rë

Si u shndrruen fashistat në komunista?

Kush ishin komunistët që figurojnë fashistë para vitit 1941
A ka qenë Enver Hoxha fashist?

Imazh
E.Hoxha merrë dekoratën si Antifashist - Vula e Mashtrimit nga ish fashisti e mandej komunistë - presidenti Omer Nishani

"Nandëdhjetë përqindë të atyne që tani vetquhen antifashista,...Fenomeni antifashizem ka fillue mbasi filloi disfata e armëve të Boshtit nder fronte të luftës. Dhe, u ba moto mbas arrestimit të Musolinit."Kolonel, Kolë Bibë Mirakaj, në librin "Vetvrasja e Kombit" botue në 2015 Shkodër

Pse ishte midis grave fashiste të Elbasanit edhe Maria Shuteriqi?
Pse ishte fashist presidenti i parë i Shqipërisë komuniste Omer Nishani?


- "Po ate vit(1946), ne Tirane, Dr. Omer Nishani, anëtar i Këshillit të Naltë Fashist Korporativ, zgjidhet President i Republikës Demokratike të Shqipërisë.Ne veren e 1946-s, ne Konferencen e Paqes ne Paris, Kryeministri grek Tsaldaris akuzoi Shqipërine se drejtohet nga “fashistët”." Prof. Sami Repishti- "Theatri i Shemtuar i Marrezive Tona…" 20.X.2015

Botohet për herë të parë

Autori - Dr.Kastrioit Dervishi


Një temë tabu, e panjohur dhe gati e paprekur në historiografinë shqiptare është ajo që ka të bëjë me ideologjinë fashiste dhe përhapjen e saj në Shqipëri në vitet 1939 1943. Sigurisht që për fashizmin është folur e shkruar jo pak në një sens të caktuar, por asnjëherë nuk është shkruar për mënyrën e funksionimit të aparatit partiak dhe shtetëror të tij. Nga ana tjetër periudha në fjalë nuk mund të lihet jashtë objektit të studimit vetëm për shkaqe ideologjike.
Për më tepër mjaft anëtarë të mëvonshëm të Partisë Komuniste të Shqipërisë kanë qenë ndër fashistët më të shquar para prishjes së paktit gjermano - sovjetik që ndodhi si pasojë e sulmit që Gjermania i bëri Bashkimit Sovjetik në qershor 1941.
Delvina përqafoi ideologjinë fashiste


Në tërësi idetë fashiste u përqafuan nga një grup i vogël intelektualësh të cilët u përfshinë më vonë në të ashtuqujaturën "Lëvizje të Delvinës" të vitit 1937 dhe që mbronin teorinë e "diktaturës së ndritur".

Pas pushtimit të 7 prillit 1939, dhe të ashtuquajturit "bashkim personal" midis Shqipërisë dhe Italisë, në Shqipëri pati një terren ideal për zhvillimin e ideve fashiste. Në funksion të "bashkimit personal" u krijua më pas edhe Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, i cili ju dorëzua për nënshkrim Viktor Emanuelit të III të nga kryetari i delegacionit shqiptar, kryeministri Shefqet Vërlaci më 3 qershor 1939. Ky Statut përmbante 7 të kapituj. Në statut Shqipëria përcaktohej si shtet i pavarur brenda kuadrit të "bashkimit personal" dhe njihej si mbret Viktor Emanueli i III të. Sipas statutit mbreti emëronte dhe ç`emëronte të gjithë ministrat.

Në vend të parlamentit statuti parashikonte ngritjen e Këshillit të Epërm Fashist Korporativ (KEFK). Kapitulli i 6 të i statutit i kushtohej "të drejtave dhe detyrave të qytetarëve".


Për t`u theksuar është fakti se në këtë këshill të kohës së fashizmit bënte pjesë edhe presidenti i parë i shtetit komunist Omer Nishani. Emrat të tjerë të njohur ishin ato të Spiro Kolekës, Riza Danit, etj. Këshilli i Shteti përbëhej nga 39 anëtarë dhe shumica e tyre kishin qenë kundërshtarë të vendosur të Ahmet Zogut në mërgim.

Fashistët që u konvertuan në komunistë

Është fakt i njohur tashmë që mjaft anëtarë të mëvonshëm të partisë komuniste, kanë qenë ndër fashistët më aktivë të kohës. Sidomos një pjesë e krahut komunist të të ashtuquajturit "revolucion i qershorit 1924", përqafuan mjaft shpejt ideologjinë fashiste, për vetë faktin se nga ana skematike dhe organizative partia fashiste ishte ndërtuar si ajo komuniste. Nga prilli 1939 e deri në qershor 1941, mjaft anëtarë të grupeve komuniste apo simpatizantë të tyre, ishin anëtarë të Partisë Fashiste Shqiptare. Ndër emrat më njohur ishte Omer Nishani. Ai në vitet e para të fashizmit, ishte anëtar i Këshillit të Shtetit. Po ashtu doktor Nishani ishte aktiv edhe në shtypin fashist ku lavdëronte doktrinën fashiste. Ky fakt nuk i kishte shpëtuar as të huajve saqë kur delegacioni qeveritar shqiptar ndodhej në Paris në Konferencën e Paqes më 21 gusht 1946, pas fjalimit të kryeministrit Enver Hoxha, delegati grek Caldaris kishte cituar një artikull të Omer Nishanit pro fashizmit botuar pak vite më parë në shtypin fashist.

Nexhmije Xhuglini/Hoxha
Antare e Partis Fashiste më 10.11.1941

Imazh

Sipas Rregjistrit të Fashës së Partis Fashiste e Tiranës del se Nexhmije Xhuglini ishte kenë Antare e Partis Fashiste(Partito Fascista Albanese) si ma poshtë vijon;

VËRTETESË
Vërtetohet se Nexhmije Xhuglini asht e regjistrueme në Komanden e R.L.SH. edhe mban trisken Nr.637 të vitit XIX.-
Komandanti Krahinuer
(Eqrem Stermasi)

Dokumenti që vërteton se Nexhmije Xhuglini ishte regjistruar në Partinë Fashiste, datë 10.11.1941 me Nr. 637.

NGA “BIOGRAFITË E KULLUARA”

Prof.Dr.Aurel Plasari
14. nandor 2016 ora 10:50
Shoqja e nderuar Nexhmije Xhuglini anëtare e Partisë Fashiste Shqiptare.
Dok. në: Kastriot Dervishi, Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSh-së, Tiranë 2016, f. 179.
Ndonjë gjë të jashtëzakonshme në këtë mes nuk ka, nën regjimin e pushtimit fashist nëpunësit ishin të detyruar të regjistroheshin në Partinë Fashiste. Në Statutin e Partisë Fashiste Shqiptare saktësohej që, pa qenë anëtar i Partisë në fjalë, nuk mund të ushtroje asnjë nëpunësi shtetërore dhe/ose administrative. Por vetëm m’u kujtua se sa u kanë nxirë jetën të tjerëve duke u gjurmuar “biografitë e këqija”!

fb a.p.

Sqarim!
Nexhmije Xhuglini nuk ka kenë nanpunse e administratës së shtetit në 10 nandor 1941 për me kenë e detyrueme me u regjistrue në Partinë Fashiste. Pra rezulton se Nexhmija asht kenë antarsue me dëshirë për të ba karrierë sikurse bani në partine diktatorjale komuniiste për afro 50 vjet dhe ka lanë pasoja me përmasa tragjike nji kombit dhe nji popullit të tan e në veçanti të torturuemve, të pushkatuemeve, të përndjekurve, të burgosunve duke e futë nji popull në bunkerin e izolimit ekonomik-kultural-politik. Hipokrizi që kjo grue kanibale i shkretoi me racë e fisë kundërshtarët e vet si fashista etj.......


Ramiz Alia ishte fashist
Imazh

Gjithashtu ndër fashistët më të njohur që u bënë komunistë të vendosur përmenden edhe Ramiz Alia, Kahreman Ylli, Qazim Kondi etj. Në shtypin fashist gjithashtu shkruanin edhe emra të tillë si Aleksandër Xhuvani, Stefanaq Pollo (p.sh.shih "Tomori" datë 20 qershorit 1942), Anton Mazreku (kronikat sportive), Haki Stërmilli, Muzafer Xhaxhiu etj. Askush nga këta nuk pati ndonjë pasojë, ndërkohë që duhet kujtuar që drejtori i gazetës "Tomori" u pushkatua pas lufte në moshën 33 vjeçare.

Qenien e Nishanit në Këshillin e Shtetit e përmend edhe Enver Hoxha në librin e tij "Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re".
Padyshim që ndër fashistët më interesantë të kësaj kohe është edhe Ramiz Alia. Në kohën që ai kryente gjimnazin (në vendin ku është sot Dhoma e Tregëtisë në Tiranë), ishte ndër më aktivët e rinisë fashiste.
Gjithashtu nga dokumentet rezulton se ndër fashistet me të njohura të Elbasanit ka qenë edhe nëna e Fatos Nanos, Maria Shuteriqi. E ndjera rezulton në listën e grave fashiste të Elbasanit, listë që është botuar në gazetën "Tomori" të datës 19 korrik 1940, faqe 2 në artikullin "Pritja e këmishave të zeza n`Elbasan". Sipas dëshmitarëve që jetojnë në Elbasan, e ndjera Shuteriqi ishte ndër më aktivet e jetës fashiste në Elbasan si në shtëpitë e dopolavores në lagjen "Kala" dhe tek pazari i qytetit, apo ë aktivitete të tjera politike.

Në Federatën e Fasheve të Gjirokastrës, shihet si anëtar i Drejtoratit të Fashit Përmet edhe Themistokli Josif Pollo, që është babai i të ndjerit Stefanaq Pollo, që njihet si një ndër emrat më të njohur të historiografisë komuniste. Për këtë mjafton të shihet gazeta "Tomori" e datës 26 qershor 1940.
Në përgjithësi pas qershorit 1941, kemi kalimin e madh të konvertimit nga fashist në komunist. Për ironi të fatit, fashistët në parti i drejtoheshin njëri tjetrit me fjalën "shok". Një gjë të tillë bëjnë edhe sot socialistët e Shqipërisë.

A ishte Enver Hoxha fashist?


Ka të dhëna që nuk të lenë jashtë dyshimit se edhe udhëheqësi komunist Enver Hoxha ka qenë fashist. Për të përforcuar një argument të tillë është një fotografi e bërë në fillim të vitit 1941 në shtëpinë e Mustafa Kruja në Krujë, ku përveç tij duken edhe Enver Hoxha, Xhovani Xhiro (njeriu kryesor që u mor me përhapjen e ideologjisë fashiste në Shqipëri), Nikolla Kotte, Kostandin Kotte dhe Aristidh Lamani. Të gjithë personat kanë pozuar përpara një tavoline të tejmbushur. Kjo fotografi është ndodhur për shumë vite në shtëpinë e një personi të sipërpërmendur dhe mjafton sa për të thënë që edhe Enver Hoxha nuk kishte dalë jashtë simpatisë për fashizmin. Sigurisht ai ishte pjesë fashishtëve që do të konvertoheshin në komunistë dhe që më pas do ta kthenin "antifashizmin" në një mjet të fortë të ekzistencës së tyre për të justifikuar shpeshherë terrorizmin që ata ushtronin.

Përfundime

Teoria e "antifashizmit" si asnjëherë ka qenë e pranishme tek forcat e majta edhe në vitet e pluralizmit politik në Shqipëri. Për hir të së vërtetës kurrë forcat komuniste nuk kanë pasur ndonjë persekutim të ndjeshëm nga regjimi fashist i kohës. Kjo edhe për shkakun se mjaft prej komunistëve e njihnin mjaft mirë funksionimin e aparatit fashist. Po ajo që duhet theksuar është fakti se ideologjia komuniste ka qenë për kombin shqiptar shumë herë më e theksuar dhe shkatërrimtare për kombin shqiptar pa pasur asnjë shenjë liberalizmi. Mbi të gjitha në Shqipëri komunizmi ishte sllavo komunizëm. Gjithsesi tek të dy ekstremet politike mund të nxirren me lehtësi të gjitha cilësitë. Mirëpo sot në shekullin e 21 të nuk përtohet aspak të skuqen muret me pllaka me yje të kuq në kërkim të ruajtjes të një lavdie që kurrë nuk ekzistuar. Pikërisht këta shenja që mbajnë gjallë ideologjinë komuniste janë më të rrezikshëm sesa mund të mendohet.

Gazeta "Tomori" e datës 26 qershor 1940. Ndër të tjera në anëtarët e Drejtoratit të Fashit Përmet figuron edhe Themistokli Pollo.

Gazeta "Tomori" e datës 19 korrik 1940. Artikulli "Pritja e këmishave të zeza n`Elbasan". Midis të tjerave figuron edhe Marie Shuteriqi."

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Enver Hoxha me veshje oficerit italian në mal
Sipas Lirije Belishovës

ImazhImazh

"Në fillim nuk e kam takuar këtë njeri, nuk e kam njohur. Për herë të parë e kam takuar kur u bë Kongresi i Rinisë në Helmës, në korrik 1944, kam vajtur unë se kongresi u bë më vonë, ose fundi i qershorit ose fillimi i korrikut. Vetëm një shtëpi kishte atje, të tjerat ishin çadra. Kur doli ky nga kjo shtëpi, më tha Nako: “Ky është Enver Hoxha”. E unë u çudita se të gjithë të tjerët ishin të veshur partizançe, me nga një xhaketë nga ato të anglezëve, me pantallona civile, me opinga. Kurse ky ishte i veshur me rroba të një oficeri italian, shumë elegant, me çizme të lustruara, me flokë sikur i kishte bërë me brilantinë, dhe kjo më habiti që udhëheqësi komunist të jetë kështu? Revolucionari?"
Intervista/ "Liri Belishova: Krimet e Enver Hoxhës gjatë Luftës" NGA ROBERT ELSIE - 9 Janar 2015

Bep Martin Pjetri
E shtunë, më dt. 9.XI.2013
Vazhdon Pjesa e II-të
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pjesa e Dytë

Kleri Katolik ishte antifashiste


7 “Prilli “Dita e Robnis”
Thanie e Kishës Katolike n’ditën e zisë të pushtimit italian

Imazh

Historia e Vërtetë Shqiptare bazohet prej dokumentave reale dhe jo prej fantazive të mendjeve të sëmura të diktatorve, politikanve, akademikve, që u shërbyen shijeve të tyne dhe kryediktaturës të pushtetit komunist me falsifikime që ndodhen edhe sot në libra shkollore.
Kleri Katolik ashtë dhe mbetet institucion kombëtar fetar, kultur-formuese, atdhetar-formues dhe politike formues. Pa të nuk mund të ketë Histori Shqiptare. Kleri Katolik ashtë pjesë e gjithë historisë shqiptare, e datuem me Ardhjen e Shën Palit në Iliri, në vjetin 59 pas Krishtit nga ku nisi besimi kristian si të parin besim në një Zot të vetëm e cila vazhdon edhe sot 2015, plotë 1956 vjet.
Me instalimin e sistemit komunist në Shqipni nga anglo-rusët-amerikanë, historia komuniste i hodhi në librin e historisë te Kapitulli i Pushtimit Fashist n’Shqipni një njollë të pamerituem, të pa bazë ndaj Klerit Katolik me epitete si filo-italiane dhe pro- fashiste. Historia mbi këtë akuzë të padrejtë nga historiografia komuniste ende nuk e ka thanë fjalën e saj reale edhe pas 1992.
Në këtë kontekstë nevojitet të hidhet dritë vetëm mbi fakte, që përbajnë dokumente si provë shkencore për Librin e Historisë të asaj; A ishin apo nuk ishin pro- italiano, pro -gjermano Kleri Katolik? Përse Enver Hoxha, Ramiz Alia etj. që ishin ma parë fashista e mandej komunista e deformuen historinë sipas vendimeve të Jaltës 4-11 shkurt 1945 me fjalime politike demaskuese për afro 50 vjet kundër Klerit Katolik?
Ato që e pasqyrojnë saktësishtë Rolin e Klerit Katolik në përballjen me pushtimet italo-gjermane janë dokumenta të ndaluem në atë kohë zullumesh, mashtrimesh dhe dhunet. Historia Shqiptare e përbaltun nga mendjet e errta të liderëve politikë e gjykuen atë sipas formimit, bindjeve politike e fetare të tyne komuniste sllave.
Arsyeja e ndërhymjes të ktij mashtrimi historik që vazhdon edhe sot në 2015 ashtë detyrë imperative.
Shmangia e paragjykimeve të shumta ashtë garanci e vetme në pasqyrimin real të ksaj teme të randsishme për kulturën historike shqiptare. Nuk mund t’i lehet ma historisë shqiptare nji kapitull me të pavërteta sepse po edukon brezat me sistemin e mashtrimeve komuniste.

A duhet njohun kontributi i Klerit Katolik për ruejtjen e kombit shqiptar? Apo duhet me vazhdue Përdhosja edhe pas 1992?

Dokumentat faktojnë atë se Kisha katolike ishte atdhetare në të gjitha nyjet historike të vendit tonë dhe e vetmja faktorë bazë në themelimin e kulturës shqiptare. Po e ilustroj vetëm me dy shembuj, që janë dy kolona ku identifikohet dhe ekzistenca e kombit shqiptar;
Prof. Aleks Buda, një historian i klasit të naltë dhe kryetar i Akademisë së Shkencave prej vjetit 1973 derisa vdiq më 7.VII.1993, i cili në veprat e tij shkruen për Klerin Katolik saktë në aspektin e Venies të Themeleve të Bazave të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe:
- ”…, duke qenë lidhur me lëvizjen e rezistencës popullore të kohës, veprimtaria e autorëve katolikë të Shqipërisë së veriut vuri bazat e letërsisë dhe të gjuhës letrare shqipe, duke bërë një hap të rëndësishëm përpara me përdorimin e gjuhës popullore – shqipen. libri – ”Shqiptarët dhe Trojet e tyre”, faqja 20, Prof. A.Buda, Bot. i Akademisë Shkencave të RPS të Shqipërisë, Tiranë 1982.

- Me pushtimin e Shqipnisë nga perandoria barbare osmane më 25.IV.1479, Kleri Katolik organizoi rezistencën me anë të Ndërgjegjësimit të popullit dhe me armë në dorë për të mbrojtë Arbërinë kundër pushtuesit osmanë, në një kohë kur besimet e tjera e braktisën besimtarët e vet, popullin shqiptar. Ja seç shkruen historiani austriak, Dr. Gr. Uhlhorn:
- ”Kleri tjeter rregulltar paten lane vendin mbas të himit Turqvet – Françeskanët ndejen. Gjatë kater shekujve barten me popullsin e vet besnik peshen e rande të salvimeve gati të pashkëputuna. U morë prej shkrimit ”Prej historis kishtare ne Shqypni,, Dr. Gr. Uhlhorn, Rev. ”H.Dritës”, 1940, Nr. 12. fq. 566

Anglezët dhe italianët kundër françeskanve

Shqipnia
”Secilli Shtet i huej don me pasë pjesë në vendin tonë e kërkon me premtime, ndihma e nenshkrime me plotsue interesat e veta. Shqyptarët pa nji edukatë të shëndoshë kombëtare, pa bashkim, pa mjete, pa drejtim të premë e të qëndrueshem, perçahen, bijnë në kundërshtim me njeni-tjetrin, s’munden me zotnue gjendjen. Fretent, që kanë fitue simpatinë e të gjithë atdhetarëve vullnetmirë e të popullit, i qesin për fushë dredhit e të huejve; duen me ia çilë sytë popullit; flasin, shkruejnë, nzisin…shkurt: ata bahen flamurtarët e atdhedashunisë e të mbrojtjes së pavarsisë. Kjo punë nuk u pelqei disa Shteteve të hueja, e posaçe Hinglizve e Italjanëve; prandaj këta bajnë si bajnë e me presjon e ankime ngulen kambë, që të shperndaheshin Fretent prej qandres: kështu ngeli perparimi i vrullshem në çdo degë, e pernjiherë u duk se mbaroi gjithçka.” Pader Donat Kurti, ”Provinca Françeskane Shqyptare” (E ripertrime në vj.1906) i shkruem në 1965, Pjesa e I-rë, Kreu XI ”Re të zeza”

Qeveria italiane s’e lejuen At Gjergj Fishtën dhe Emz. Bumçin të përfaqsonin Shqipninë në Konferencën e Paqes të Parisit në 1919

Faqja 18
”Kongresi i Durrsit, i hapun në ketë qytet me 25 dhetuer 1919, ku morën pjesë 50 perfaqësuesa prej mbarë Shqypnisë, vendosi formimin e nji Qeverije të Perkohshme me kryetar Turhan Pashën: e caktoi edhe nji delegacion të kryesuem prej Turhan Pashës, që të shkonte në Paris e t’i paraqëtte Kongresit të Paqes kerkesat shqyptare e t’i mbronte me shpirt. Në ketë delegacjon kje caktue nder tjerë edhe Luigj Gurakuqë, që bante pjesë në Qeverinë e Durrsit, si edhe Emzot Bumçi. Ky tue e njoftë zotsinë e P.Gjergj Fishtes e tue e çmue personalitetin e tij e paraqëti P.Gjergjin porsi sekretar. Qeverija italjane, me pasaporta të së cillës udhtojshin delegatët e naltpermendun, kundershtoi si per emnin e Emz.Bumçit, ashtu per atë të P.Gjergjit, tue i njoftë ndiesitë e tyne antiitaljane per shkak të qëndrimit politik (të njoftun prej të gjithve botnisht), që Italija kishte mbajtë kundra Shqypnisë. Vetëm per punen e P.Gjergjit ka kenë shty nisja per ma se dy javë, simbas shka diftonte Emzot Bumçi. P.Gjergji e kreu detyrën e ngarkueme ma së mirit si me këshille, si edhe në pikëpamje letrare, tue i dhanë trajtë bisedave e shkresave.” Pader Donat Kurti, ”Provinca Françeskane Shqyptare” (E ripertrime në vj.1906) i shkruem në 1965, Pjesa e I-rë, Kreu XIII “Mbas Luftës I Botnore”

Kleri Katolik ishte kundër interesave pushtuese italiane në Shqipni

”Po në ketë vjetë (1919) Provinca, tue i përgjegjë dishirit të popullit, çoi si këshilltarë të Legatës shqyptare në Paris per kufijt e Shqypnisë P.Gjergj Fishten, i cilli e kreu ketë detyrë me nderë, tue kenë krahi i djathtë i Emzot Luigj Bumçit e i Luigj Gurakuqët. Puna ndodhi kështu:
Kongresi i Durrsit, i hapun në ketë qytet me 25 dhetuer 1919, ku morën pjesë 50 perfaqësuesa prej mbarë Shqypnisë, vendosi formimin e nji Qeverije të Perkohshme me kryetar Turhan Pashën: e caktoi edhe nji delegacion të kryesuem prej Turhan Pashës, që të shkonte në Paris e t’i paraqëtte Kongresit të Paqes kerkesat shqyptare e t’i mbronte me shpirt. Në ketë delegacjon kje caktue nder tjerë edhe Luigj Gurakuqë, që bante pjesë në Qeverinë e Durrsit, si edhe Emzot Bumçi. Ky tue e njoftë zotsinë e P.Gjergj Fishtes e tue e çmue personalitetin e tij e paraqëti P.Gjergjin porsi sekretar. Qeverija italjane, me pasaporta të së cillës udhtojshin delegatët e naltpermendun, kundershtoi si per emnin e Emz.Bumçit, ashtu per atë të P.Gjergjit, tue i njoftë ndiesitë e tyne antiitaljane per shkak të qëndrimit politik (të njoftun prej të gjithve botnisht), që Italija kishte mbajtë kundra Shqypnisë. Vetëm per punen e P.Gjergjit ka kenë shty nisja per ma se dy javë, simbas shka diftonte Emzot Bumçi. P.Gjergji e kreu detyrën e ngarkueme ma së mirit si me këshille, si edhe në pikëpamje letrare, tue i dhanë trajtë bisedave e shkresave.” Pader Donat Kurti, ”Provinca Françeskane Shqyptare” (E ripertrime në vj.1906) i shkruem në 1965, Pjesa e I-rë, Kreu XIII “Mbas Luftës I Botnore”

E PREMTJA E ZEZË NË SHQIPNI KA FILLUE ME 29 NANDOR 1944, DHE KA ME VAZHDUE DERISA TË MAROJË KOMUNIZMI.” Don Dedë MALAJ (1959)
Imazh

”…: Me 7 prill 1939, të Premten e Madhe, Italija zbarkoi në Durrës me nji numër të madh ushtarësh të pajisun me armë moderne, ndersa qëellen e mbulojshin ma se 400 aeroplana. Mbreti Ahmet Zogu me të vet iku kah Greqëja. Italija shpejt e shpejt bani si desh vetë: Shkatrroi xhandarmarinë shqyptare; i vuni flamurëvet shqyptarë shejet e liktorit; riformoi shkollat; e aneksoi Shqypninë; shtini në dorë krejt jeten ekonomike e kulturale të vendit. Françeskanët as nuk kanë pasë gisht në ketë punë, as nuk kanë pasë dijeni, të thonë shka të thonë bota.
Ata, si gjithë populli, u gjeten para nji fakti të kryem, e mbrapa kjenë thirrë në Tiranë bashkë me tjerë Zotni, per me marrë skjarime mbi gjendjen e re, e kjo vetëm pse patë ngulë kambë Gjoni i Marka Gjonit, se nuk do të shkonte në mbledhjen e Tiranës pa pasë per krah edhe Klerin, pse donte me
lehtësue pergjegjësinë e vet, tue kenë diskretitue n’emisjonin e natës prej Agjencisë Italjane, e cila tha emnat e gjithë njatyne, që kishin firmue per të himë t’Italisë në Shqypni. Para se me u nisë per Tiranën’Asamblenë formale, që do t’i vete vulë fatit të Shqypnisë, Gjon Marka Gjoni bani nji mbledhje në shtëpi të vet në Shkoder. N’ oren 10 të mbramjes ka çue me thirrë Arqëpeshkvin e Provinçjalin.
Arqëpeshkvi caktoi Dom Mikel Koliqën e Provincjali P.Anton Harapin. Ne e nesre kje ba mbledhja. P. Antoni në fronin e të gjithëve iu drejtue qysh në fillim Gjonit të Marka Gjonit me këto fjalë: “Çuditem 30 me ju, more burra, se ne na keni thirrë vetem kur asht puna per me vorrue të dekunit! (tue dashtë me thanë per Shqëpni),-mandej shtoi: -“A do të prijësh, a por do të prij?”. Gjoni kishte heshtë.
(Kjo punë ndodhi tri ditë mbasi hini Italija, e ajo ishte shprehë kjartë, se nuk donte, që Françeskajt të merrshin pjesë në mbledhje). Kje çue prej Provinçjet P.Anton Harapi, i cili i mbrojti kaq me guxim të drejtat e popullit shqyptar e pavarësinë e vendit, sa Françeskanët kjenë da me gisht atë ditë e mbrapa porsi kundërshtarët kryesorë t’aneksimit.
Në mbledhjen paraprake, që kje zhvillue në Tiranë para se me hi n’Asamble, P. Antoni në pranin e Çianos e të Jakomonit ka kundershtue energjikisht.
Jak Koçi, që rrinte edhe ai aty, per me ba agjitacjon, kishte persëritë nja disa herë: “Le pressioni di Londra e di Parigi”(“Presionet e Londrës dhe të Parisit” - përshtati në shqip – Bep Martin Pjetri)- P.Anton Harapi, t’i ndihmën ato fjalë, e i u versul Jakut e i u kercnue, tue i thanë: “Po të mos ta mbyllte gojen, do t’ia epte erzin në grusht.”
Me presjonin e P.Anton Harapit kje formulue nji deklaratë, me të cillen i garantohej Shqypnisë pavarsija e plotë, e vetme do të bahej bashkimi i kunores ashtu si Irlanda me Anglinë.
Grupet tjera admiruen qëndresen e guximin e P. Anton Harapit; por të gjithë ndejen pa za. Vetem Zenel Broja i tha: “P.Anton, jemi me ty, por ruej vedin!”
Nuk shkoi gjatë e shteti italjan e diftoi me vepra idhnimin, që kishte kundra Françeskanëve Shqyptarë, pse ma parë bani që mos me e hjekë Provincjalin prej zyres, që kishte, por nuk i a duel; bani çmos me i qëtë pengesa Gjimnazit me program e me sistemim të mbrendshem; por pat nji perfundim të papritun e fort të damshem per opinjonin e pergjithshem, pse, tue pasë shkue Drejtori i Shkollave Françeskane, P.Donat Kurti, në Tiranë, per me u marrë vesh me auktoritete për të drejta të shkollës, e, tue mos pasë xjerrë gja, me pelqëm të gjithë trupit mesimuer shpalli të mbyllunit e Gjimnazit. Ky hap, që ishte rrjedhim i ndjesive kombëtare, bani pershtypje të thellë, e auktoritetet e Tiranës kerkuen me çdo kusht, të hapej Liceu, tue u tregue të gatshem me i plotësue kerkesat e Françeskanëve.
P.Atanaz Gegaj kje arrestue e kje largue; P.Lekë Luli kje largue pej Shkodret; P.Gjon Shllaku iku;
P.Anton Harapi u ndeji mbrendë. Kje sekuestrue banda e Antonjanëve. Gjendja e Françeskanëve u ba në pergjithësi e keqe. Pader Gjenerali i Urdhnit Françeskan dergoi në ketë rasë P.Dedë Franze per me i marrë vesh punët e per me e zbutë gjendjen.”
Pader Donat Kurti, ”Provinca Françeskane Shqyptare” (E ripertrime në vj.1906) i shkruem në 1965, Pjesa e I-rë, KREU XXII “I pesti Provincial Shqyptar”

Italia ishte kundra Shkollës Klerikale Katolike

” Si u shtrue biseda, Jakomoni(ishte përfaqsuesi apo mkambsi i mbretit për arsimin) diftoi se ishte kenë çue prej qeverisë shqyptare per me u marrë vesh për çashtje të shkollavet, mbasi ishte kenë punue një projekt-ligj, nëpër të cillin do të mbylleshin të gjitha gjimnazet klasike e reale në të gjithë Mbretninë e Shqypnisë e se do të lehej vetëm një gjimnaz klasik në Tiranë e nji gjimnaz real në Shkodër e se prandej edhe Gjimnazi Françeskan do të mbyllej pa tjetër.
T’i ndiemen këto fjalë Pader Gjergji, aty për aty ia këputi shkurt: “ Kjo asht punë që s’bahet. Këtë nder e kemi prej jush. Na po e shohim se ju (donte me thanë Italija) doni që katolikët e Shqypnisë, megjithëse nji grusht njerëz, doni të mbesin vorbaxhi e tenexhi; e pra, na kemi mendue se do ta kishim prej jush nji grimë përkrahje porsi katolikë”.
Pader Donat Kurti, ”Provinca Françeskane Shqyptare” (E ripertrime në vj.1906) i shkruem në 1965, Pjesa e II-të, Kreu XXXIV ”Shkolla Françeskane para ndërrimeve politike”

Pushtimi italian dhe anmiqsia e Klerit Katolik

” Vjeti shkolluer 1938-1939 u nenvizue posaçe me ndodhjen e të himit të Italisë në Shqypni, me 7 Prill 1939.
Shkollat tona, të pikllueme për së fortit për të ndrydhun që po pësonte vendi ynë në liri e në gjuhë, e vijoi veprimin si përpara pa ndërrue aspak nder ndjesitë kombëtare. Urdhnat që vishin prej Ministrisë së Arsimit, shpesh mbeteshin në Arkiv e ndonjëherë u zbatojshin fort ngathtas. Shkolla nuk ndërroi Flamurin Kombëtar, as në bazë të ndërtesës ndër festa, as në manifestime zyrtare nëpër rruga. Ajo nuk e përdoroi si të tjerët Flamurin e Italisë, veç kur ia çoi vetë Ministria; as nuk lejoi në ballë të Gjimanzit t u shkruejshin parulla a t’ u vejshin fytyra sundimtarësh.
Me të himit e Italisë, u pa edhe krahi që muer Qeverija kundrejt shkollave tona e kundrejt veprimtarisë së Françeskanëve. Qeverija d.m.th., Italija, kishte mbërritë me marrë vesh se Françeskanët nuk e pranojshin kurrsesi as nuk e miratojshin zaptimin e Shqëpnisë e aneksimin e Italisë, jo vetëm para se të kryhej kjo punë, por edhe mbasi kje krye. Françeskanët vijojshin me të njëjtat ndjesi kombëtare, por si ent moral, e kërkojshin me kenë të pavarun e me pasë të drejtat e veta. Edhe të huajt e kanë kuptue këtë punë e më 11 qershuer 1939 shkruente në “Schönere Zukunft D.Gregor Uhlhorne i Vjenës “Asht gja e sigurtë se Françeskanët vijojnë me kenë mbajtë porsi etent e popullit shqëptar e porsi eten nderohen e çmohen e gëzojnë gjithkund një uzdajë të patrandshme”. Për këtë punë Parini, që ishte përfaqësues i vetë Musolinit, mbërriti me i thanë një ditë P.Anton Harapit: “In sonnma, voi atri volete essere stato dentro lo stato” E për me luftue këtë shtet mbrenda shtetit e filluen planin me shkatërrimin e Shoqnisë “Djelmënija Antonjane”. Ma parë internuen drejtorin e Shoqnisë P.Lekë Lulin, mandej moren baben e Shoqnisë P.Martin Gjokën që kishte punue aq shumë për trajtim të bandes e interesohej në shtrat të vdekjes e pyette pa da për te. Mjerisht ai nuk e pat ngushëllimin që ta ndiente se banda u kthye. Të kthyemit e bandes ndodhi nja një javë a dy mbas dekës së tij (kah gjysa e Frorit të vj.1940) nepër kujdes të P.Gjergjit, që ndodhej në Romë e kje lajmue prej Fretenve të Shkodrës përmbi shka po bante Qeverija.” Pader Donat Kurti, ”Provinca Françeskane Shqyptare” (E ripertrime në vj.1906) i shkruem në 1965, Pjesa e II-të, Kreu XXXIV ”Shkolla Françeskane para ndërrimeve politike.”

” Veprimtarija Françeskane e sjellja e tyne krejt e paprekshme në pikëpamje kombëtare ishte ferrë në sy për Itali, që kishte ardhë në Shqypni, per me e përpi në gji të vetin elementin shqëptar në daç si kombësi, në daç me ekonomi, me liri e me gjithçka.
Melloni, që kishte një vend me randësi të parë në Mëkambësi, i pat thanë Emzot Gasper Thaçit, Arqëpeshkvit të Shkodrës, një ditë, kur kje gjetë bashkë me të në Durrës: “L´ultima patuglia di Zog è rimasta nel Convento di Gjiuhadoli”. Prandaj, tue pasë vu në sy Françeskanët, jo porsi zogista, pse e dijshin të gjithë, se sa e kishin përkrahë Zogun, por pse shqyptarë të flaktë, ban çmos me e marrë edhe këtë vend qëndreset kombëtare, filluen me luftue drejtëpërdrejtë Provinçialin, P. Çiprian Niken, porsi njeri të padishruem per Qeverisë, si edhe shkollen dhe Gjimnazin, tue i a hiekë subvencjonin vjetin e ri shkolluer.
Në shtatuer të vj.1939 nisen m’u regjistrue nxanësat në Gjimnaz; por, tue kenë se tre prej profesorave (P. Gjon Shllaku, P. Atanaz Gega e P. Lekë Luli) s’ishin ma në detyrë, pse në sy porsi kundërshtarë të gjendjes së re politike në Shqypni, drejtori shkoi në Tiranë, për me kërkue prej Ministrisë së Arsimit ndihmë profesorash e ndihmë financiare. Si në Ministri të Arsimit, si te nëpunësat e Mëkambësit 97 Jacomoni kje pritë me indiferentizëm e me fjalë përbuzëse. Pader Donat Kurti, ”Provinca Françeskane Shqyptare” (E ripertrime në vj.1906) i shkruem në 1965, Pjesa e II-të, Kreu XXXIV ”Shkolla Françeskane para ndërrimeve politike.”

Bep Martin Pjetri
E shtunë, më dt. 9.XI.2013
Vazhdon Pjesa e III-të
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pjesa e III-të
Imazh

Qendrimi i Kishës ndaj pushtuesve italian
(Bazue në dokumenta)

Për të kuptue ma kjartë qendrimin e Kishës Katolike mbi Pushtimin e Italisë të së Premtes të Zezë, siç e kanë cilsue Kleri Katolik Shqiptar, më 7.IV.1939 na vjen në ndihmë nji libër i shkruem nga nji ministër i asaj kohe z. Kolë Bibë Mirakaj te librit ”Vetvrasja e kombit”, tuj fillue nga faqja 72 – 74 sipas formatit të letrës A4 elektronik, botim i vj. 2014. Në mes tjera kujton me saktësi se si Delegacioni i Deputetve të Shkodrës nuk e priti mirë pushtimin italian duke mos dalë me e pritë përfaqsuesit e naltë italian n’Tiranë sikurse gjithë parlamenti dhe ish qeveria e Zogut pa asnji kushte. Qendrimi i Kishës ashtë e përfaqsuem nga dy meshtarë të saj nëpërmjet ushtrimit të përfaqsuesit parlamentar nga At Gjergj Fishta dhe At Anton Harapi. Ja se si dëshmon para historisë ish deputeti i parlamentit shqiptar, ish ministër i brendshëm, personaliteti i shquar, atdhetar shumë karat e burrë shtetit, Kolë Bibë.Mirakaj:

Shkodra si paria e saj kryesishtë nën drejtimin frymëzues të Klerit Katolik ishte e fundit që pranoi Pushtimin Italian – (shën. im Bep M.Pjetri)
Fragmentë nga libri "Vetvrasja e kombit", autori - Kolonel Kolë Bibë Mirakaj, fq. fq 77 - 79, Botue në Shtypshkronjën Shkodër 2015

Imazh


“12 PRILL 1939

Mbas zbarkimit e asaj ndehje nder limane, ushtria italjane kishte depertue e qetë anë kand Shqipnisë, deri nder kufinjtë e shteteve Greqi e Jugosllavi. Ushtarët italian ishin pritë me lule nga rojet greke të kufinit e mirseadhje nga grabitçarët e Jugosllavisë. Ministri i Punëve të Jashtme t' Italisë konti Galeazzo Ciano, kishte ardhë në Tiranë me qellim me arrijtë me ra dakord me krentë e Shqipnisë, me ba një kompromis mundsisht të pranushem per të dy palët në rrjedhim të faktit të kryem, ose së fundit, per të njoftue diktatin. Nga të gjitha anët e Shqipnisë ishin ftue e kishin ardhë në Tiranë përfaqësitë e të gjitha krahinave per ketë qellim, mungonte vetem përfaqësija e Shkodres, po edhe kjo mbas dy ditë bisedimesh e ngurimesh që ishin ba në shtëpin e Kapidanit të Mirditës në Shkoder, arrijti në Tiranë edhe kjo nën kryesi të Gjon Markagjonit e At Anton Harapit, me një program të përfunduem në Shkoder, që asht thanë. Kur né arrijtëm në pallatin e Legatës Italjane pak para dreket, përfaqësuesit e krahinave të tjera ishin mbledhë në Parlament, kishin pranue formulen e bashkimit me Itali, kështu, si rrjedhim né të Shkodres kishim mbetë një pakicë parase të filloheshin bisedimet, megjithate, nuk hoqëm dorë nga programi. U ngarkue Kapidani i Mirditës nga përfaqësia e Shkodres që ti paraqesin kontit Ciano tezen tonë, ndersa si perkthyes e këshillues u ngarkue At Anton Harapi. Bashkbisedimi zgjati rreth një ore, e kjo zgjatje ishte rrjedhim i vendimit të dergatës shkodrane,
- “mos me pranue bashkimin e kunorave.”
Bisedimi u këput paperfundim e me një ndrrim fjalësh mjaft t'egra në mes të At Anton Harapit e komendator Giovani Giro, kryesisht, per faj të Giro's i cili kishte kujtue se At Anton Harapi, nuk ishte tuj perkthye besnikisht fjalët e Kapidanit. Nga kjo mosmarrveshje konti Ciano, Jakomoni, Kapidani e At Anton Harapi (i cili kerkonte që Giro ti lypin ndjesë), dolen në dhomen ku ishin edhe delegatët tjerë, tue na njoftue mosperfundimin dhe incidentin nder bisedime.
- Konti Çiano na deklaroi se të gjitha Përfaqësitë tjera të Shqipnisë, e kishin pranue me entusjazëm bashkimin e kunorave dhe
- shfaqi dëshiren të perfundonte në marrveshje miqësore edhe Perfaqësia ynë
(Shkodra sh.im Bep M.Pjetri).
Per të rifillue bisedimi, u vertetue se At Harapi, kishte perkthye besnikisht fjalët e Gjon Markagjonit, atë vendim që ishte vendimi i krejtë Perfaqësisë së Shkodres, dhe kerkuem që Giro, ti lypin të falun fratit tanë dhe, njëkohsisht, të perjashtohej nga bisedimi, dhe ashtu u ba. Ma në fund edhe né pranuem faktin e kryem në rrjedhim të dy elementëve që nuk paraqitshin mundësi zgjidhjet ma të mirë, pushtimi i vendit ushtarakisht e pranimi i të gjitha Perfaqësive të tjera të krahinave të Shqipnisë,
- tue i shtue formës së ”UNIONIT” edhe fjalen “PERSONAL”.
Ketë shtesë nuk e vume në deklaraten tonë dhe as si konditë të formulës per retorikë, po per domethanjen që ka fjala juridikisht në të
Drejtën Ndërkombtare. Komisjoni kje formue në gjiun e delegacjonit të Shkodres, dhe pat perpilue deklaraten që u lexue nga Ndoc Pistulli n' Asamble. Ai kje përba nga: At Gjergj Fishta, Ndoc Pistulli, At Anton Harapi, Zenel Broja, Mark Gjonmarkaj dhe Kolë Mirakaj.
Deklarata u nënshkrue nga të gjithë delegatët. Mbas leximit, ajo deklaratë iu dorzue sekretarisë s'Asamblesë per tu vue në aktet zyrtare të ditës.
N'atë dokument, Përfaqësia e Shkodres thonte nder të tjera tekstualisht edhe këto rreshta:
“Të shtymë nga nevoja e faktit të kryem të pushtimit t'Atdheut ushtarakisht nga Italia Fashiste, Përfaqsia e Shkodres aderon në Bashkim Personal me Italinë, me kusht;
- që Shqipnisë ti respektohet dhe sigurohet integriteti toksor,
- Gjuha zyrtare Shqipe, shkolla Shqipe dhe gjithshka i …faqja


Qeveria italiane tentoi të përlyeji atdhetarizmin e Imz. Vinçenc Prennushit
Imazh

Historia dëshmon:
„Asht e vërtetë se Jakomoni i dha një dekoratë Vinçenc Prennushit, po kurrë nuk asht shkrue çfarë ka thanë Jakomoni, për françeskanët e Shqipnisë dhe për shkollat e tyne; kurrë nuk asht botue teksti i plotë i kujtimeve të Kontit Çiano, ku shprehët kjartë e sakt pritja që i ka ba Italisë Kleri Katolik dhe Katolikët e Shqipnisë së Veriut. Pra, këtij Kleri dhe këtyne françeskanëve, i përkiste edhe Imzot Vinçenc Prennushi, i cili deklaron: “Kam marrë një medalje nderi për shka, nuk e dij – Lekë jo. Dekoratës nuk i dij as emnin”. (Dosja 1245 Arkivi i M.M.Tiranë). Kujtimet e Kontit Çiano as nuk kanë me u botue ndonjëherë, mbasi fatkeqësisht aty asht shkrue edhe se kush e priti mirë okupacionin fashist. Për telegramin e dërguem mbas okupacionit fashist shprehët kjartë bashkfirmuesi i tij, Imzot Frano Gjini, (atëherë Abat i Mirditës), në letrën origjinale të Tij:
“........4. se nuk ia kam dhanë kurr aderimin tem okupacionit italian me përjashtim të nji telegrami dërgue mbas 22 ditësh nga okupacioni italian, bashkë me Kolegët të tjerë t’Episkopatit, i cili telegram nuk ka tjetër kuptim veç nji formalitet konvenience, të detyruem nga fataliteti historik të ngjarjeve të kohës të pregatituna prej tjerve; po si kanë vëprue të gjithë përfaqsuesit e entëve civile, ushtarake e fetare të vendit tonë.” (Dosja 1302 Arkivi M.M.Tiranë). Ndërsa, Imzot Prennushi deklaron: “Se shka përmban telegrami nuk më kujtohët, ai asht ba nga Metropoliti i Shkodrës.” (Dosja 1245, Arkivi M.M.Tiranë). Si Imzot Prennushi, si Imzot Gjini, deklarojnë se, “na kemi firmue para një fakti të kryem dhe, jo, para okupacionit të Shqipnisë nga Italia.”. “Nuk i kam ba fashizmit asnjë shërbim”, shënon Imzot Prennushi, dhe i qëndron kësaj fjalë deri në fund. Sigurisht, kjo qëndresë bazohej tek e vërteta dhe ndershmënia. Në vitin 1945 Enver Hoxha, i kërkon një takim Imzot Prennushit dhe ky e pranon. Fritz Radovani - ”IMZOT VINÇENC PRENNUSHI OFM ” - Melbourne, Mars 2009.

E vërteta e akuzës denigruese ndaj Kishës dhe meshtarve

Historia reale ishte kjo;
Patjetër që brenda meshtarve sikurse edhe shqiptarve kishte simpatizantë ndaj fashizmit, por mendoj (pa i ba avokati) në kontekstin e kohës dhe të sfondit politik shqiptar të brendshëm e të jashtëm, se ishin ma shumë simpatizantë ndaj italianve si shtetë kujdestar me prirje perëndimore, nën qeverisjen e vetë shqiptarve se sa si ideologji fashiste. Shqipnia ndodhej në udhëkryqet e historisë. Rreziku i coptimit sllavo-greke ishte prezente. Sllavo-grekët nuk kishin prirje perëndimore, kështuqë për ato rrethana që ju diktue Shqipnisë ishte e vetmja Italia, që do ta mbronte Shqipninë nga agresionet barbare antishqiptare prej shovinistve greko-serbë brenda parimeve të mbrojtjes. Kjo ndodhi sikurse të hiqet një paralele me statukuonë aktuale politike të shtetit të Kosovës, që ashtë realishtë prej vjetve 1999 e në vazhdim 2015(16 vjetë),, i pushtuem,, me një emërtesë; si një shtetë protektoratë nën kujdesin e fuqive të huaja; jo greko-serbe, euro-amerikane. Me qëllime djallzore e anmiqsore, që për turpin e atyne vazhdojnë edhe sot prej reminishencës ekstreme komuniste të asaj periudhe diktatoriale të mos ndryshojnë akuzën ndaj jo disave, por në tansi ndaj Klerit Katolik. Mbeti një keqkuptim, që historia me kadali e tuj u mbështetë në dokumenta reale po qetë në dritë urrejtjen që kishin klerikët katolikë ndaj fashizmit dhe pushtimit italian.

Sfondi politik shqiptar dhe Duhma e coptimeve osmane – sllave

Turqia u shporrë nga Ballkani më 28.XI.1912 nga trualli i mbetun shqiptar, por la një faturë me një pasojë antishqiptare në realizimin e projekteve sëbashku me sllavët në Coptimin e Shqipnisë në dobi të sllavëve për interesa territoriale pushtuese në bashkëpunim me Rusinë e Carit.
Shqipnia ishte e raskapitun prej gjenocidit barbar të pushtuese osmane-turke, që ja dorzoi kasapëve të Ballkanit të coptuem Shqipninë pasi e grabiti, e shthuri, ushtroi gjenocid për 433 vjetë. Shqipnia Nanë gjendej nën okupimin e qeverive shqiptare të papërgjegjshme korruptive e politike edhe ndaj coptimeve territoriale si dhe ndodhej rreziku i ekzistencës si kombë shqiptar në pragun e Luftës Dytë Botnore. Nuk ndalej oreksi akoma i Serbisë dhe i Greqisë ndaj mbetjes të 1/5 prej tokave shqiptare etnike. Mbreti Zog erdhi në fuqi në sajë të shitjes të tokave shqiptare serbve. Në këto kushte ishte një frikë e madhe e popullit shqiptar prej mbretit të tij se mos shiste toka prapë Serbisë. Vringëllimat e makinës ushtarake Boshtit; Berlin - Romë - Tokio ndihej edhe në Tiranë dhe në çdo cep të Shqipnisë. Heshtja ndaj këtij kuadri politik – luftarak ishte një varr i ri që i çilej Shqipnisë. Mendjet e shumta të shëndosha u inkuadruen në aspektin e vigjilencës dhe të mobilizimit të mbrojtjes të atdheut nga çdo rrezik pushtimi. Frikacakët,….u inkuadruen në kampin e kuislingve italianë para dhe mbas 7 prillit 1939, ku në mesin e tyne kishte shqiptarë edhe me veshje fetare nga Kleri Katolik si dhe nga klerikë të besimeve tjera. Unë nuk kam tagrin profesional të kualifikoj se cilët nga ata pak meshtarë ishin profashist, prandej këtë punë jau la ta bajnë njerzve të ndershëm, profesionista objektive historianë e të pasionuemve nga e Vërteta, që u mundsohet të vjelin informacione reale nga dokumenta të papërdoruna.

Kleri Katolik nuk e pranoi Pushtimin Italian

“Nderpremja, për arsye politike qe vepër e censurës së Ministrisë së Shtypit dhe Propagandës së kohës. Kjo për bindjen që kishin autoritetet italiane se revista me përmbajtjen e saj (kryesisht me serinë e dokumentave te zbuluara nga At Zef Valentini që më 1939 e që ai synonte t’i vijonte nën po atë okelio me titull “Përpjekje për lirim të Shqipërisë”-shënim i autorit), do të kishte mujtë me u dhanë shkas lëvizjeve të rezistencës. Kështu që Leka me vullnet të saj e pezulloi botimin prej 1939 deri më 1943”. Vili Kamsi:Bibliografia “LEKA”, Botimet Franceskane, Shkodër 2008, fq 5

”Hylli i Dritës” u mbyll pas pushtimit italian
Imazh

”Vetëm një vit më pas u ndalua “Hylli i Dritës”, revista e françeskanëve. At Zef Valentini nuk donte të ngjallte frymën e nënshtrimit ndaj gjuhës dhe kulturës italiane, ndonëse ai përpiqej që në Shqipëri të bëheshin të njohura ato gjëra të kulturës italiane që studiohen dhe çmohen në të gjithë botën.” ”Vlerësimit e Ernest Koliqit për At Valentinin”

Kisha Katolike diskriminohej nga mbretnia italiane në aspektin fetar

http://revistajava.al/kulture/2013318/p ... -kombetare
- Nji nga dëshmitë e shumta të antifashizmit nga Kleri Katolik ashtë Aspekti i Marrëdhanieve midis feve në Shqipni nga Italia Fashiste. Na vjen në ndihmë gazetari, Ben Andoni në paraqitjen e shkrimit ”Përvjetori i myslimanëve, dhe roli i dyzuar në historinë kombëtare” – ”…… e merr me mënd adhurimin e komunitetit katolik dhe e barinjve të saj për italianët, e hamendëson vetë mbetjen e hatrit. Anipse katolikët s’mbesin me kaq. E shprehin hapur mosbesimin e tyre. Delegati apostolik Nigris shkon edhe më tej: “Kleri katolik e ndiente veten të lënë pas dore nga mëkëmbësi i Tiranës, duke pasur përshtypjen se vlerësohej pak në krahasim me simpatitë e shumta që shfaqeshin haptas për myslimanët…”.
Gja që s’ashtë e vërtetë se vlerësohej pak pasi e dëshmon nji faktë si kjo:
”Fashistët nuk përkrahën Klerin Katolik se ishte kundër pushtimit fashist. Fashizmi u përkrahë nga krerët islamik të Shkodrës dhe investoi në ndërtimin e vetëm të një xhamia dhe asnji Kishe Katolike.” Ben Andoni.

Ministri i Fashizmit, Konti Çiano për Klerin Katolik

Konti Çiano, ish ministër i Italisë fashiste ka thanë: “Shkollat fetare të Klerit Katolik të Shkodres, kishin ba aq shumë propagandë antifashiste sa ne atje, nuk gjetem ma të voglen përkrahje...” "Kujtime" te Galeazzo Çiano”.

Kleri Katolik kundër Italisë Fashiste

”E kur të zehet në gojë Kleri Katolik, duhet nënkuptue qendrimi i Zogut ndaj Atij Kleri, por edhe duhet tregue një e vertetë që asht kenë mshëhë nga pseudohistorianët tonë, se “Kleri Katolik Shqiptar nuk e ka dashtë kurrë praninë e Italisë në Shqipni”, prandej edhe Konti Çiano e shpjegon kjartë “paknaqsinë” e Klerit Katolik nga pushtimi italian: “Kleri ushqente ndjenja nacionaliste të teprueme, që nuk pajtoheshin me pushtimin tonë në Shqipni”. Italia punoi për çarmatimin e Atdhetarëve!”
”……në të vertetë shkolla e Françeskanëve të Shkodres, per të cilen Osmani(Kazazi) pa frikë deklaron në hetuesi: “Nga profesoret e asaj shkollë Etnit Anton Harapi, Çiprian Nikaj, Mati Prennushi etj...mësova me dashtë Atdheun tim, ndersa, nga “Lahuta e Malësisë” që na recitonte At Gjergj Fishta, “mësova se pse unë duhet me vdekë per Atdhé! Ata ishin antifashistë se ishin Atdhetarë Shqiptar, dhe si veten na edukuen né!”.

Atdhetarë, dijetarë e luftëtarë të Klerit Katolikë u rrjeshtuen përkrahë popullit shqiptarë kundër pushtimit italian

Kur mbyllën sytë para gijotinës së terrorit klerikët katolikë nëpër burgje e zyra hetuesie lanë testamente fisnikërie të faljes të xhelatve dhe për nji Shqipni Etnike me Fe dhe Demokraci. Ata u martirizuen për të vërtetën sepse do të sundonte institucioni i mashtrimit me reprazalje nga banda e diktaturës. Për të vërtetën ne brezat duhet të dishmojmë shkakun e likujdimit fizik të tyne vetëm mbi dokumenta dhe jo mashtrimit që ishte hanxhari i sundimit. Para plumbit, litarit,….ngritën zanin para Zotit e Robit, vetëm si dëshmi e të vërtetës historike.

”Në të vertetë, në mjediset katolike ndihej një lloj nostalgjie per pavarësinë e humbur(prej pushtimit italian më 7.IV.1939 – shen. im Bep M. Pjetri). Ka pikëpamje kontradiktore. Në Urdhrin Françeskan kishte një tendencë antiitaliane që shprehej në disa forma: një numër klerikësh ikën në Jugosllavi, ndërsa revista kulturore "Hylli i Dritës", nën drejtimin e At Gjergj Fishtës, e ndërpreu botimin ato ditë. Edhe në shkollat katolike të Shkodrës, të drejtuara nga françeskanët, kishte "ndjenja nacionaliste të tepruara, antipati dhe bile urrejtje ndaj Italisë". Prof. Arben Puto
Mbas pak javësh që Fishta u nis për Itali(At Gjergj Fishta), këtu në Shqipni autoritetet fashiste filluen nji luftë të hapun kundra françeskanëve shqiptarë, sepse ata në kumbonaren e kishës nuk pranojshin me naltue flamurin me shejat e liktorit, as me shti në programin e shkollës mësimin e edukatën fashiste. Ministri i Arsimit erdhi vetë në shkollat françeskane, por kje i pritun me ftoftësi prej trupit mësimor si edhe prej studentëve. Mandej për intriga të fashistave u burgos në Shkodër dhe mandej e internuen në Itali prof. Athanas Gegajn, u mbyllën shkollat françeskane, u sekuestruan banda muzikore françeskane, u mbyll shoqnija Antonjane dhe drejtori i saj Pater Lekë Luli muer arratinë për në Jugosllavi. Mbas pak vjetësh të njajtën rrugë të arratisjes muer edhe dr.prof. Pater Gjon Shllaku, drejtor i “Hyllit të Dritës”. Ndërkohë Pater Anton Harapi dhe Provinciali i Françeskanëve, Pater Çiprjan Nika, ishin thirrë në Itali e mbaheshin atje porsi pengje nën pretekse të ndryshme. Gjatë kësaj kohe Fishta përpiqej me të gjithë autoritetin e vet për t’u dalë zot vllazënve françeskanë e për të pshtue gjallë veprat, të cilat ai vetë i kishte themelue, siç ishte liceu “Illyricum”. Duhet të shenojmë këtu se çelsi i politikës italiane për Shqipërinë në atë kohe ishte z. Salvatore Meloni, sekretar i Përgjithshëm i luogotenencës, ex-konsulli i Italisë në qytetin e Shkodrës, anmik i vjetër i deklaruem i françeskanëve dhe i Fishtës. Po bie këtu edhe nji episod që ma ka tregue nji prej kafazave të konsullatës italiane në Shkodër.

Kisha Françeskane kundra fashistve italianë

Krerët islamikë në shërbim të fashizmit italian
Duke sjellë nji ilustrim nga besimi islam nuk lehtson aspak mitin djallzor të sajuem të diktaturës komuniste atë se Kleri Katolik ishte pro-fashiste. Synimi i vetëm dhe i sinqertë ashtë të paraqitet historisë kjo pjesa reale historike e mardhanieve të Pushtuesit Italian me besimet fetare n’Shqipni. Kleri islamik sipas njoftimeve rezulton se ashtë goditë ashpër nga regjimi komunistë, por për hirë të fakteve e dokumentave të bollshme nuk ashtë masakrue sa Kleri Katolikë. Fakte të tilla i tregon historia. Nji nga këto ishte bashkëpunimi italian me Klerin Islam n’Shqipni mbas pushtimit më 7 prill 1939 sipas Profesor Xhelal Gjeçovit.
”- Strukturat e fesë islame si pjesë integrante e shoqërisë, e ndjenë shpejt diferencimin e forcave që u bë në vend. Kështu, kreu i fesë islame, Bexhet Shpati, e përkrahu pushtimin fashist dhe u vu në shërbim të politikës italiane. Në një intervistë që i jepte gazetës “Corriere della sera”, një muaj pas pushtimit, ai shpjegon arsyet e një qëndrimi të tillë. Pasi vinte në dukje marrëdhëniet e këqija që, sipas tij, kishin ekzistuar me mbretin Zog, Shpati lavdëronte politikën italiane, kurse ideologjinë fashiste e konsideronte të afërt me parimet e fesë islame. Edhe kryetari i bektashinjve, Sali Niazi Dedej, përgjithësisht ndoqi të njëjtën linjë. Megjithëse Dedej nuk zhvillonte një propagandë aktive në favor të Italisë, por në raste festash e veprimtarish fetare, ai nuk nguronte të shprehte admirimin ndaj saj.
Në këtë proces, mjaft struktura të fesë islame, organizata dhe institucione, teqe dhe vende të kultit u bënë vatra
të rezistencës antifashiste, qendra të grumbullimit e të organizimit të shqiptarëve në luftë. Kurse dy baballarë me autoritet, Baba Fejzo dhe Baba Faja organizuan çeta partizane, i pari në zonën Gjirokastër-Vlorë dhe i dyti në Shqipërinë e Mesme, në teqenë e Martaneshit. Baba Fejzo do të bëhej dhe kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Tepelenës, kurse Baba Faja anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Shtabit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar.
Pas një sërë betejash të zhvilluara, më në fund, partizanët hyjnë në Shkodër, më 29 nëntor 1944. Hyrja e tyre pritet si çlirim nga një pjese e madhe e popullsisë. Megjithëse i tremben së ardhmes, krerët fetarë të besimit islam janë të kënaqur që stuhia mori fund.”

Kleri Katolik ishte unike në qendrime antifashiste ndaj pushtimit italian
Imazh

Kleri Katolik ishte unike në qendrime antifashiste ndaj pushtimit italian në 7 prillin e 1939 sepse e ndjekte me vemendje projektet politike të Boshtit Romë-Berlin-Tokio, që po i kanosej Shqipnisë nga Roma. Klerikët katolikë prej vjetit 376 me kishën e parë në Shkodër e në vazhdim u ushqyen dhe përhapën parrullën; Fe dhe Atdhe. Kjo spikati në gjithë librat shkencore, letrare e muzikore e teatrale. Nji nga këto ishte poema homerike e At Gjergj Fishtës ”Lahuta e Malcis”, gati tanë meshtarët u morën me mbledhjen dhe përpunimin e folklorit, kontribuen në fushën e gjuhësisë, letërsisë, historisë, zhvillimit të jetës shpirtnore dhe kulturore kudo prandej nuk ishte në vertebrën dhe palcën e saj bashkëpunimin me të huajt kundër interesave territoriale pushtuese ndaj tokave shqiptare. Të gjithë martirët që dhanë jetën para barbarive mizore të hetuesave e prokurorve në regjimin gjenocidal lëshuen nga dejët e gjakut të zemrës një nga thirrjet lapidare atdhetare: ”Rrnoftë Shqipnia e lirë!” Akuza ndaj Klerit Katolikë si filo-italiane, kuislinge e tjera epitete ishte për diktaturën arma e sigurtë e justifikimit para popullit dhe brenda shijeve e projektit të Fuqive të Mëdha të bllokut stalinist; Anglia – ish Bashkimi Sovjetik – Amerika të Jaltës (4-11 shkurt 1945) ndër të tjera me synimin e vetëm të krijimit të një bote pa besimtarë katolik.

“celulë antifashiste” të krijuar në mesin e françeskanëve shqiptarë,..."

- Sipas librit; “Procesi i asgjësimit të fesë në komunizëm” me autor Azem Qazimi
Qazimi shkruan se, “qysh në fillim të pushtimit, italianët flisnin për një “celulë antifashiste” të krijuar në mesin e françeskanëve shqiptarë, të cilën ata e shpërndanë nëpërmjet arrestimeve, pezullimit të ndihmave ekonomike, dhe transferimeve të detyrueshme. Sipas autoriteteve italiane, të gjitha shkollat e drejtuara prej françeskanëve dhe motrave stigmatine, si dhe shoqatat e ndryshme të krijuara prej tyre, shfaqnin “ndjenja patriotizmi të ekzagjeruar dhe antipatie dhe urrejtje ndaj Italisë”.
“Kur Enver Hoxha donte të themelonte një kishë katolike të ndarë nga Vatikani” - 06/08/2016

Diktatura ushtroi gjenocid ndaj - Baballarve të shkollës shqipe, të atdhedashurisë e të lirisë
Prej vitit 1941 e deri në vitin 1991 nuk u ndal gjuetia mizore dhe e përbindshme e regjimit qendror të Tiranës, nën drejtimin e pashpirtë të ish Byrosë Politike dhe Sigurimit të Shtetit, Ministrisë Brendshme dhe të pushtetit lokal të Shkodrës kundër shërbtorve të fesë. Pesha ma e randë e ksaj makabritetit ra mbi meshtarët katolikë deri në masën e gjenocidit. Jo vetëm kaq, por u mbushën librat, gazetat, revistat me propoganda e fjalime, konferenca sistematike kundër Klerit Katolik me etiketën si anmiq, tradhtar, agjenta, spiuna, bashkëpuntora të fashizmit italian, të CIA-s etj. U mbrojtën doktoratura profesorale me tema kundër fesë e në veçanti kundër Klerit Katolik me akuzë shpifjesh nga ma të turpshme, i cilsuen si opium, si regresë i shoqnisë, mashtruesa të mbushun me mllefë e urrejtje të pashoqe. Ku janë me dhjetra e dhjetra profesora e akademika, që nderohen edhe sot e përfitojnë favore financiare pa limitë moshet në Shqipninë tonë plurariste. Duhet nënvizue se Gjermania nuk lejoi me ligjë të punonin në asnji niveli arsimor mësuesat sepse kishin studjue marksizëm-leninizmin, se për profesorat nuk bahej fjalë. Në Shqipni vazhdon edhe pas vitit 1992 rreziku i depërtimi ateistë nga mësuesat dhe profesorat e pregatitun nga sistemi sovjetik i arsimimit, ku prioritet kishte landa e m-l sipas reformës arsimor, ku filli i kuqë m-l përshkoi trekandshin revolucionar; të mësimit në shkolla, në punën praktike dhe në stërvitjet ushtarake.

Bep Martin Pjetri
E shtunë, më dt. 9.XI.2013
U vendosë shkrimi të shtunën , më 20.VI.2015
vazhdon Pjesa e IV-të
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pjesa e IV-të

Klerikë Katolikë
Aktivë kundër rregjimit fashist italian n’Shqipni

Përmes dokumentave


Pak fjalë hyrëse

Për të dhanë nji ide rreth asaj se klerikët nuk ishin pro-fashist edhe pro-italian po e ilustroj me pak shembuj nga numri i madhë i klerikëve katolikë shqiptar, duke identifikue në emna, klerikë shqiptarë, që përfaqsuen denjësisht vedin dhe Klerin Katolik Shqiptar, shpirtin atdhetar të shqiptarit të vërtetë me veshjen e tyne meshtare.

Kleri Katolik ishte kundër pushtuesve italianë në v. 1920
Ashtë nji shembull tipik në Luftën e Vlonës në 1920, ku kleri katolik ishte prezente edhe pse nuk permendet për arsyet e pandershmënisë të atyne deshmitarve të asaj kohe, për shkakun e fshehjes nga historianët e të gjitha kohëve të ndikuem nga urrejtja ndaj besimit katolik.

Dom Mark Vasa dhe At Shtjefën Gjeçovi në Luftën e Vlorës
Imazh

Dom Mark Vasa me At Shtjefën Gjeçovin krahas sherbimit meshtar, studimeve dhe shkrimeve u ngritën n'kambë me luftëtarët e Vlonës, rrokën armët për të shporrë uzurpatorët italianë.
"Lufta e Vlorës gjatë verës së vitit 1920 (29 Maj – 3 Shtator), e cila u konkretizua me pastrimin e vendit nga forcat pushtuese italiane,...
Nuk mbetën pas as fetarët në këtë luftë, ku spikasin Babai i Teqes së Tepelenës, Ahmet Turhani, Baba Xhaferi i Përmetit, Dom Mark Vasa, At Shtjefën Gjeçovi, myftiu Osman Muka, etj. "95 vjet më parë – 3 Shtator 1920, Dita e Fitores së Luftës së Vlorës" – Nga MSC. ALBERT HABAZAJ-Vlorë, 2.IX. 2015
"D. Mark Vasa, patriot i thekun, mbajti gazetën “Mbrojtja kombtare”, u ndoq e u perndoq, u keqtrajtue e u internue per veprimtari patriotike me gjithë fisin e vet nga komanda italiane. Kerkoi me kambëngulje me hapë shkollë per 100 nxanës me konvikt." NGA KOLEC Çefa -18.X.2015 - "Ja e vërteta e marrëdhënieve me austro-hungarezët/Letra e panjohur"

5. "Pjesëmarrja në Luftën e Vlorës
Gjeçovi për 8 muaj ka punuar në krye të dioqezes katolike të Vlorës në kohën e pushtimit italian e të dëbimit të tyre me 1920 nga ky qytet historik. Dokumentat që egzistojnë në Arkivin e Shtetit Shqiptar për Luftën e Vlorës dëshmojnë për një përmasë tjetër të Gjeçovit, atë si ushtarak. Ai ka drejtuar operacionet luftarake kundër italianëve, deri sa u hodhën në det. Ai ngriti vetë me duart e tij, flamurin shqiptar në Kaninë pranë varrit të Ismail Qemalit, duke dhënë mesazhin se armiku u dëbua nga toka shqiptare dhe amaneti i tij për një Shqipëri të lirë e të pavarur u realizua edhe njëherë më 1920." - Autori - LURANT BICA 01 Nentor 2015 -"I urti Gjeçov, 8 rrafshe studimi për të zbuluar portretin e një dijetar"


Diktatura politike dhe akademike mashtroi historinë e kontributit të Klerikve Katolikë dhe ma zi pas 1992 heshtin historianët
E paimagjinueshme dhe e pabazueme ishin akuzat e kryediktatorit Hoxha, Alia me fanatikët e tij për pro-fashistë të Klerit Katolik sepse morali, shkollimi, feja, parrulla Fe dhe Atdhe, gjaku, martirizimi, sakrificat, pjesmarrja në luftë edhe me armë kundër pushtuesve turko-sllave, studimet natë e ditë me kryeveprat akademike për Kulturën Popullore Shqiptare, për gjuhësinë e letërsinë, historinë e shkenca tjera nuk e lejonte absolutisht. Ajo që i vuni vulën e turpit të ktij mashtrimi, ndytsie morale të qeveritarve - partiak komunistë prej 1944 – 1992, që edhe sot besohet pas 71 vjetve ishin Fjalët e Fundit të Prelatve dhe Meshtarve, ku ishin dhe mbetën Monumentë Drite e Pashueme, para torturave makabre të xhelatve hetuesë shqiptarë duke i falë dhe shprehën dashni për Shqipninë e Kastriotit. Historia reale lypë dokumenta dhe jo pallavra partiake - rrugaçe.

At Gjergj Fishta
Imazh

”Fishta gjatë këtyne fjalëve kishte ra në mendim.
Ndigjoni, – tha, -o vllazën e bij të mi. Un nuk kam ndërrue, por jam ai Pater Gjergj që kam kenë gjithmonë. Ju e dini mirë se sa e kam dashtë un Italinë këtu. Kaq e gja e kan kuptue edhe fashistat vetë. Mos mendoni se këtë titull ma kanë dhanë për me më nderue, por ma kanë dhanë për me më internue. Latinët kanë nji aksiomë të vjetër të politikës së tyne: Njashtu si po internojnë shumë shqiptarë të tjerë, njashtu po duen me ba edhe me mue, përse në bazë të Statutit çdo akademik i ri e ka për detyrë me u sjellë për gjashtë muej tue mbajtë konferenca nëpër institutet e nalta të kulturës. Në këtë mënyrë ata duen punën e vet me e ba njëkohësisht me i hjedhë pluhën syve të botës, popullit shqiptar ashtu edhe mue. Un sot jam i plakun; sëmundja e zemrës më asht randue shumë në këta muejt e fundit. Ato mësimet e mia që ju kam dhanë dikur kishem me dashtë që ju sot t’i shtini në veprim, ndërsa un nuk jam i zoti me përballue ma as burgun, internimin apo arratinë. Por un po ju premtoj ju se kurrë nuk do ta përuli para të huejve rodin e shqiptarit. Me të vërtetë sot na kanë okupue, si dikur Roma Ilirinë. Por un ndër konferencat e mia do t’ua përsëris italianëve pa ja da se me të vërtetë që Roma dikur e ka pasë namin e madh, por legjionet ilire dhe perandorët e mëdhaj ilirjanë ishin ata që kishin në dorë fatet e Romës. U baj edhe nji premtim tjetër se përnji që ato konferenca do të kryejnë për gjashtë muej, siç i don rregullorja, un menjiherë do të kërkoj me ardhë në Shqipni.“(1)
”Rasti që paraqet interes të veçantë është ai i At Gjergj Fishtës. Profili që i bën Della Roça është përgjithësisht zhgënjyes. Është "intelektuali më i shquar shqiptar, letrar me një të kaluar të pasur përpjekjesh për pavarësinë kulturore e politike të Shqipërisë". "……- Gjergj Fishta njihej si kundërshtar i vendosur i Italisë", i lidhur me idealin kombëtar, të cilit ai i kushtoi gjithë veprën e tij.” Nuk është e lehtë të besohet që në brendinë, ndërgjegjen e tij të thellë të ishte fashist, përkrahës i ideologjisë. Prof. Arben Puto

(1) At Zef Pllumi: Pse Fishta e pranoi titullin akademik nga italianët?

Pader Lekë Luli
8.III.1908 – 16.VII.1944

”…..nje eveniment me vlera qe lidhet me Kishen e Boges ka mbetur ngritja e flamurit kombetare me 5 prill 1941 nga kleriku antifashist, patrioti Pater Leke Luli, i cili ne shenje proteste kunder pushtuesit fashist ne prani te treqind malsoreve do te valviste flamurin e Gjergj Kastriotit tek Kisha…”(11)
”Aty Ai u gjet në një kohë shumë delikate, e cila e rrëmben me valët e veta kundër okupacionit fashist ashtu si pothyej krejt Klerin Katolik Shqiptar dhe, posaçerisht, Françeskanët...(12)
„Në Beograd vazhdon rrugën e Tij antifshiste italiane dhe ban edhe përpjekje me u lidhë me ambasaden angleze atje. Beogradi si gjithmonë vazhdon survejimin e fratit, mbasi “besimi” i tyne ishte shumë i paktë, për mos me thanë i barabartë me zero. Rikthehët në Shqipni dhe në vitin 1943 asht pjestar i frontin antifashist, i angazhuem me mish e shpirtë me forcat e Legalitetit. Ky angazhim nuk ishte pa dijeni të Imzot Thaçit, Argjipeshkvit të Shkodres, por pa vullnetin e Provinçialit të posaemnuem At Mati Prennushit.”
”VRASJA E AT LEKË LULIT: RASTËSI APO TRATHTI ?” Fritz Radovani Melbourne, Korrik 2009.

(11) ”Pak nga Boga historike” Faqe Zyrtare Komuna Shkrel
(12) ”Vrasja e At Lekë Lulit: Rastësi apo tradhti?” Fritz Radovani

Dom Ndre Zadeja
Imazh
3.XI.1891 - 25.III.1945

Ishte 8 prilli i vitit 1939. Besimtarët në Sheldi kishin mbushë Kishën si kurrë ndonjëherë.Një ditë ma parë Italia fashite kishte pushtue Atdheun tonë.Kishin mbushë Kishën sepse Ai po, diçka do të thonte. Ishte e pamundun që Ai të mos thonte diçka në një ditë të zezë si ajo për të gjithë ata që e quenin veten Shqiptarë.
Zani ishte kumbues, edhe pse dukej sikur fliste me vete, ma shumë se me besimtarët vetullkapërthyem.
“E shoh se jeni të pikëlluem. Sot asht ditë zije për ne Shqiptarët. Italia fashiste e pushtoi Atdheun tonë, Shqipninë!”
Besimtarët prisnin që Ai të vazhdonte, të vazhdonte, të vazhdonte, e të shfrente zemrën e plagueme, si të plagueme ishin gjithë zemrat e tyne.
Por jo, Dom Ndreu kishte ulë kryet, dhe një heshtje që dridhëte zemrat, kishte ra në gjithë Kishën.
Mbas pak u dëgjue frymëmarrja e Tij e thellë, një ofshamë, që sikur vinte prej thellësive të shekujve; Ai ngriti kryet ngadalë dhe besimtarët panë t’i rridhnin dy pila lot.
Një fjalë ma shumë do të kishte qenë e tepërt!
....................
Fajtor, sepse qau e shau kur fashizmi shkeli tokën arbnore!"
Autori Daniel Gàzulli Fragment nga shkrimi ”Kanë grì Dom Ndrenë!”

At Anton Harapi
5.I.1888 – 20.II.1946
Imazh

Padër Anton Harapi në kohën që jetoi i ndodhën ngjarje të mëdha, ku ishte i vetëdijshëm dhe i kjartë për situata politike. Kleri Katolik e kishte në qenien, ndërgjegjen dhe si detyrë kardinale të tyne - Mbrojtjen e atdheut nga cilido pushtues paralel me veprimtarinë meshtare. Ja se si shprehet At A. harapi: ”…. “Jam fetar, por kam tager dhe detyrë shoqnore”. E randësishme për At Antonin, ishte fati i kombit dhe i martirëve, që ishin pjesë e jetës së tij.”(2)
”Tërheq vëmendjen rasti i veçantë i Pater Anton Harapit. Ne dokumentet italiane, qe mbulojnë ngjarjet e 7 prillit, ai përmendej si klerik qe dallohej për një qendrim "moskuptimi ndaj rendit të ri(pushtimi italian – shën.im Bep M.Pjetri)". Prof. Arben Puto
”Padre Anton Arapi, me kryenaltësinë e racës e kundërshtoi pushtimin nga Italia Fashiste. Në emër të Shkodrës, të klerit katolik dhe të popullit Shqiptar u tha: “Ju nuk keni vend këtu. Ne jemi një komb sovran me gjuhën e zakonet tona”.
Myslimanët nuk po kundërshtojnë, kurse ju katolikët…
Padre Anton Arapi i përgjigjet:
“Kisha në Shqipëri nuk ka vend pa xhami, ose xhamija pa kishën, as kisha ose xhamija pa Shqipninë prandaj largohuni”.
Por komunistët e akuzuen si tradhtar.” Para pushkatimit ai tha fjalën e fundit: “Zoti Prokuror, pasi të mbaroni punë me anmiqtë me kë do merreni, apo do filloni me njeni-tjetrin”.(3)
“At Anton Harapi ka kenë antiitalian, prandej u zgodh At Antoni në dergatën e 12 prillit 1939, për me u tregue atyne qendrimin e klerit katolik.”(4)
”Me 4 shkurt 1944 hyni tek Xhafer Deva(Ministër i Brendshëm - Kosovar), dhe i tha: “Mosni bre kështu, o Xhafer, edhe komunistët janë vllaznit tonë, po a bahet kështu?!” ...Dhe prani pushka...
“Vllaznit” nuk e harruen! Porsa e pushkatuen, Enver Hoxha njoftoi Titon: “E vrame Patër Antonin!”(5)
Diktatura komuniste ishte anmike e egër ndaj njerzve me kulturë perëndimore dhe ndaj meshtarve katolikë., ku ja si shkrueht: ”Porsa e pushkatuen, Enver Hoxha njoftoi Titon: “E vrame Patër Antonin!” (6)
(2) - ”At Anton Harapi - I vramë tri herë” Daniel Gàzulli
(3) - ”Krimet çnjerëzore ndaj klerit katolik shqiptar”, Koha e Jonë, 13.IX.2014
(4) - At Justin Rrota O.F.M.
(5) - ”Nderim për bindjet e të tjerëve” – Fjalim i mbajtun në Korçë, Korrik 1944. *Marrë nga libri: “Çashtja e elementavet fetarë në Shqipni”, Tiranë, 1944, fq. 5 – 22. **Shenim nga Fritz Radovani: Materiali i At Anton Harapit O.F.M., botue në vitin 1944, më asht dhurue nga Prof. Ndue Zef Toma, i cili e ka redaktue, pa ndryshue asnjë fjalë nga origjinali. Nënvizimet janë të Autorit, simbas origjinalit, për të cilin, Ju lutëm, të mos bani ndryshime. .Melbourne, 26 Nandor 2014.
(6) ”At Anton Harapi O.F.M.” Fritz Radovani

Imzot Gaspër Thaçit
23.I.1889 - 26.V.1946
Imazh
Më 8.XII.1912 Ngriti Flamurin

Kur ashtë varrosun Pader Gjergj Fishta (2 janar 1941) fjalimi i Kryeipeshkvit të Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçit asht i gjithi antiitalian.
Gjergji tjetër i Madh, i quejtun At Gjergj Fishta la disa fjalë të fundit si amanet për ta pa Shqipninë të lirë nga pushtuesit italianë. ”Arqipeshkvit të Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçit, i cili mbajti edhe fjalimin e fundit mortor. Ndër të tjera, në atë fjalim, ai tha: “Para pak ditësh ishem në spital për të pa Pater Fishtën, i cili tashma e kishte kuptue edhe vetë se ishin takimet e fundit të jetës së tij dhe më tha: “Nuk po vjen keq që po des, mbasi të gjithë atje do të shkojmë, po po më vjen randë se tanë jetën e kam shkri për të pa nji Shqipni të lirë e në vedi, ndërsa sot po e la të shkelun prej ushtrive të hueja” Kur oratori i tha këto fjalë, dishmi publike në praninë e autoriteteve ma të nalta të fashizmit në Shqipni, populli ashtu siç kje, lëshoi nji gjamë, nji zhurmë nga frika dhe admirimi njiherit. Specialistat e Radio-Tiranës në atë kohë ishin tue inçizue fjalimin dhe krejt funeralin. Besoj se po të jenë ruejtë ato pllaka në arkiv, mund të gjindet edhe fjalimi.” (7)

(7) At Zef Pllumi: Pse Fishta e pranoi titullin akademik nga italianët?

At Pjetër Meshkalla ishte antifashist
5.I.1888 – 20.II.1946
Imazh
Pikturue nga Fritz Kolë Radovani

”Në pranverën e vitit 1940, kur Shqipnia ishte e pushtueme nga Italia fashiste, e cila veç tjerash kishte dhunue edhe Flamurin tonë Kombëtar, P. Meshkalla bashkë me At Gjergj Fishtën (që ndodhej për vizitë në famullinë e Tij, në Tiranë), u folën nxanësve që ata mos me përshëndetë në mënyrën fashiste. Për këte Ai asht konsiderue “i padëshrueshëm” nga autoritetët fashiste.(8)
At Pjetër Meshkalla më ka thanë “Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me përcaktue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sëpse, mbas pesëqind vjetë robnije nën Turqi, po të merrët historikisht prej vitit 1912 kur Shqipnia u formue si shtet e deri më 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë me një anë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjetë mundësi për me formue një kler shqiptar e, për 30 vjetë me nxjerrë aq heronj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në botë.”( Fritz Radovani – ”Përçamja Fetare dhe Atdhetare, Detyrë e Përjetshme e Sigurimit Komunist Shqiptar”.)

(8) ”At P.jetër Meshkalla” Biografia, F.Radovani)

Padër Gjon Shllaku
Imazh
27.II.1907- 4.III.1946

”Padër Gjon Shllaku përçoi ndër të rij jo veç ndjenjat fetare, por edhe kulturën e shëndoshtë e ndjesitë kombëtare. Edhe atij, si të tjerëve Etën të provinçës fretnore, i kje ideal binomi “Fé e Adhé”. Prandej më 1939, kur trupat fashiste shkelën tokën e shenjtë të Atdheut, për shkak të qendrimit antifashist, kje shtërngue të largohet në Jugosllaví. Ktheu në Atdhé me 13 qershuer 1940, mbas shumë ndërhymjesh. Po nuk mujti me e pranue kurr pushtimin, se pushtim do të thotë shkelje, dhunë, padrejtësí. Përherë koherent me parimet shoqnore të Kishës, punoi aty e mbrapa, në heshtim, gjithnjë në mbrojtje të drejtave themelore të njeriut. Edhe në ketë periudhë ai shtoi përherë ma tepër numrin e simpatizuesve.” At Viktor Demaj O.F.M.
"Dij se At Gjon Shllaku ka pasë parime antifashiste dhe pro nacional-çlirimtare, dhe se i ka shfaqë me mjaft intelektual që shkonin në Kuvendin e Fretënve, por nuk dij se ka formue parti e organizata..." Prof. Gjelosh Lul Marku(pushkatue më 22.II.1946,për themelimin e Organizatës "Bashkimi Shqiptar")
”Madje një herë gjatë takimit të Ambasadorit Jugosllav Jozef Gjergja me Enver Hoxhën ky i fundit shënd e verë i kishte thënë: "E mbytëm P.Anton Harapin e me të kemi plagosur për vdekje Klerin Katolik", por diplomati i vjetër panserb do t'i përgjigjej: "Po... por keni ende gjallë P.Gjon Shllakun, që peshon shumë". E këtë fjalë përkthyesja ja kishte thënë të shoqit në shtëpi, që kish qëlluar ish-nxënës e admirues i At Gjonit dhe që kishte gjetur rrugën për t'ia çuar në vesh. Ja pra se pse priste radhën At Gjon Shllaku, edhe pse pa ditur se ku mund të shpërthente "faji". Prof. Dr. Pjetër Pepa

At Daniel Dajani S.J.
(Blinisht, Zadrimë,2.XII.1906 - u pushkatue nga komunizmi në Shkodër, më 4.III. 1946)

Imazh

"Asnjiherë nuk kemi kenë kundër çlirimit të Shqipnisë, madje, e kemi dashtë këtë, prandej edhe nuk e kemi pengue."


Padër Gjon Fausti(Padre Giovanni Fausti)

(Lindi Brescia, 1899 – vdiq n’tortura Shkodër, 4.III.1946
Imazh

P.Gjon Fausti do të thoshte:
- Unë kam ardhë në Shqipëri i dërguar nga të parët e mij qysh në vitin 1928 për misionin e shenjtë fetar e nuk kam qenë fashist as kam ardhë me propagandue fashizmin.
- Unë fashizmin e kam quejt të keq si për Italinë edhe për Shqipërinë.
- Zaptimin e Shqipërisë e kam konsiderue agresion.
- Komunizmin e kam kundërshtue si doktrinë ateiste, por nuk kam pasë punë me qeverinë.
- Kush ka këndue Marksin e kupton se komunizmi ateist ekziston.
- Konferencat jam mundue gjithmonë t'i baj me frymë fetare e jo politike.
- Kisha nuk përzihet në politikë deri sa nuk preket feja e parimet filozofike.
- Kisha nderon qoftë edhe qeverinë tiranike për të mos shkaktue rënime më të mëdha e shkakton salvimin e saj.
- Nuk është e vërtetë që kleri katolik të ketë bekuar armët e ushtarëve italianë që luftuan në Abisni.
- Nuk e di pse e zaptoi Italia Shqipërinë, se nuk ka ka lypë lejen tonë e as ne nuk e kena ftuar të vinte.(12)

(12) Sipas Dosjes perkatese te Ministrise se Brendshme; asaj me Nr. 1068, Gjykata Ushtarake Shkodër; Gjegje e shkresës nr.6-55 datë 26 fruer 1946

At Bernardin Llupi
7.II.1886 - 24 dhe 25.XI.1946

” Italianët nuk i donte aspak…… i quante “bretkocarë”……e ka dashur vendin dhe popullin e vet pa urrejtur kurrkend tjetër.” Fritz Radovani de Angeliis, “Një monument nën dhé”, fq 101, M e l b o u r n e, 2 o o 4; Biblioteka “Imzot Lazër Mjeda”, Libri 14; Boton Misioni Katolik Shqiptar në Kroaci. Pader Bernard Llupi merr pjesë në kryengritjet antimalazeze të viteve 1914-1916, shkrimtar;

At Bernardin Palaj
(22.X.1894 – 2.XII.1946)

Imazh

Atë Bernardini njihet si autorë i tekstit dhe i muzikes së kangve të njohuna me përmbajtje patriotike si: “Flamuri”, “Vaji i bylbylit”, e përmbledhun në tetë vargje ku pasqyrohet e gjithë historia e popullit shqiptarë ndersa e dyta i ban jehonë gjendjes së mjerueme të Shqipërisë nën pushtimin fashist.

Padre Mati Prennushi
2.X.1882 – 11.III.1948
Imazh

Ai ishte veprimtar i çeshtjes kombtare
Nji shembull i kjartë i luftëtarit të pashoq ishte At Mati Prennushi O.F.M. kur e lypte nevoja e atdheut xhvishte rrobat e meshtarit dhe hidhte në krahë armët duke ju bashkue luftëtarve për mbrojtje të tokave shqiptare kundër anmiqve serbë, italian dhe tradhtarve antishqiptarë.
”At Matia jo vetëm, ishte antifashist por ishte edhe anti-italian. Nuk pajtohej me pushtimin e Shqipnisë nga Italia, gja të cilën, e ka shpreh pa kurrfarë frike. Në Kishën Françeskane të Tiranës më 28 nandor 1942, ai ka vue Flamurin Kombëtar me shqipën e flamurit të Deçiqit, pa stemat e fashizmit. Kryente vizita kortezie ndër autoritetet shtetnore edhe italiane që i kishte të detyrueme po, prej tyne Ai konsiderohej “françeskan me ndjenja të theksueme nacionaliste dhe antifashiste italiane” . Dëshmi e At Dioniz Makës. ”At Mati Prennushi O.F.M. - Përballë Tradhëtarëve - I Dënuem Tri Herë Me Vdekje...”

Imzot Frano Gjini
20.II.1886 - 11.III.1948
Imazh

“Imzot Frano Gjini, (atëherë Abat i Mirditës), në letrën origjinale të Tij: 4. se nuk ia kam dhanë kurr aderimin tem okupacionit italian me përjashtim të nji telegrami dërgue mbas 22 ditësh nga okupacioni italian, bashkë me Kolegët të tjerë t’Episkopatit, i cili telegram nuk ka tjetër kuptim veç nji formalitet konvenience, të detyruem nga fataliteti historik të ngjarjeve të kohës të pregatituna prej tjerve; po si kanë vëprue të gjithë përfaqsuesit e entëve civile, ushtarake e fetare të vendit tonë.”(10)
(10) Dosja 1302 Arkivi M.M.Tiranë – Fritz Radovani

At Çiprian Nika
19.VII.1900 - 11.III.1948
Imazh

”Asht anti italian edhe pse kur u okupue Atdheu, si Provinçial u detyrue me pranue okupacionin me të cilin nuk gjeti rrugë pajtimi asnjëherë…” Fritz Radovani
”At Çiprian Nika ishte një person jo vetëm i pa dëshiruem por edhe një antifashist i deklaruem dhe për këtë shkak qe internue nga fashistët. Autori nuk ashte në gjëndje të na percaktoi kohën ekzakte se kur u internue dhe kur u lirue.” Prelë Milani

Bernardin Shllaku
1875-1956

Bernardin Shllaku filozof, patriot i shquem në Levizjen Kombtare Shqiptare

Dom Nikollë Dragusha
1888-1962

Ai ishte filozof dhe luftëtar i çeshtjes kombtare shqiptare kundra synimeve e veprimeve shoviniste malazeze

At Çiril Cani
1875 – 1967

"Me ardhjen e forcave italiane në Shqipëri, unë Padër Çiril Cani jam ndodhur në Lezhë, ku kam pa se populli po përgatitej për të shkuar të luftonte kundra forcave italiane. Kam propaganduar dhe vetë që populli të mos kursehej për këtë punë, mbasi ata na vinin si zaptuesa në vendin tonë dhe jo me të mirë."PERSEKUTIMI I KLERIT KATOLIK - MERREN NË PYETJE AT FRANO KIRI DHE AT ÇIRIL CANI" Studim nga VELI HAKLAJ, E Djelë, 20.VII2014,

Padër Mëhill Miraj
(1909-1978 dhe matematicien)

”Mbas pak kohet erdhi okupacioni fashist italian. Vetëm ata që e kanë provue dhunën në shpinë e vet, ata mund ta kuptojnë ma saktë se çka asht diktatura. Fishta në këtë kohë gjindej po në Kuvendin Françeskan te Arra e Madhe. Fashistat ndërruen mbretin, ndërruen edhe flamurin. Si të gjitha diktaturat edhe ata kërkojshin duertrokitjet e popullit dhe përuljen e njerëzve të përmendun e me influencë. Shpërndajshin pare, shpërndajshin dekorata, shpërndajshin rybe.
Në atë vit un ishem ndër klasat e nalta të liceut. U përhap fjala se edhe Fishtën e kishin emnue me dekret si “Akademik të Italisë”. Mbas disa ditësh kje caktue që të gjithë pjestarët e Kuvendit Françeskan të shkojshin bashkarisht te Arra e Madhe për t’i ba urimet Fishtës. Na priti me karamele dhe kumel. Mbasi i paraqitem bashkarisht urimet, nji prej profesorve, P. Mëhill Miraj, u çue e i tha:-Pater Gjergj, na këtu jemi të gjithë nxënsat tuej. Un këtu po shprehi mendimin e të gjithë kolegëve të mi dhe vllazënve tuej: aq sa na ra mirë emnimi yt si akademik, aq na ka ra edhe keq. Na të gjithë prej teje kemi mësue se si duhet ta duem Shqipninë e se si duhet të jemi atdhetar. E gjithë Shqipnia, ashtu edhe fashistat italianë e dinë mirë se ti ishe kundra tyne. Bashkarisht kemi vendosë me të ba këtë propozim: “njashtu si ti ktheve mbrapsht dekretin e dekoratës që të kje dërgue prej autoriteteve italiane, tue u thanë se “nuk asht dekoratë për mue”, po ashtu ktheje mbrapsht edhe titullin e akademikut. Kaq dimë e kaq ta themi si vllazën, si nxanës e si bij tuej e mos na e merr kurrgja për të keq se ti je ndera jonë”.(9)
(9) At Zef Pllumi: Pse Fishta e pranoi titullin akademik nga italianët?

At Donat Kurti
Imazh
3.IX.1903 – 10.XI.1983

”Me datën 12 nandor 1946 asht ndër të parët që arrestohet At Donat Kurti, me akuzën e formimit të Partisë Demokristjane, të futjes së armëve në Kishë, edukator i rinisë me frymën fashiste, …. At Donat Kurti deklaron para Trupit Gjykues, i përbamë nga: Kryetar, Misto Bllaci, antarë, P. Alizoti, A. Koroveshi dhe prokuror, Namik Qemali: “Nuk kam punue për fashizmin asnjëherë... tek Hausdingu kemi shkue me At Mati Prennushin për me kërkue lirimin e kuvendit që na kishte zanë ushtria gjermane...”
Libër ”Një monument nën dhe” Fritz Kolë Radovani, fq. 219-220, Bot. 2004

Padër Frano Kiri
16.VI.1901–1986

Padër Frano Kiri:"Ardhjen e fashizmit në Shqipni e kam pritë me keqardhje, mbasi unë edhe mâ parë nuk e kam simpathizue si shokët e tjerë klerikë." Veli Haklaj, "PERSEKUTIMI I KLERIT KATOLIK - MERREN NË PYETJE AT FRANO KIRI DHE AT ÇIRIL CANI", E Djelë, 20.VII.2014.
"Më tregonte z. Drita Kosturi sesi e lidhnin në një shtyllë druni dhe e linin gjithë diten në diell e naten të varun pa pi ujë...Kur e zbritnin, perplasej shtylla për tokë e gjakosej nё ftyrё At Frano, sa nuk njihej ma se kush ishte!
-Tri ditë e kishin lidhë me një të vdekun në tortura ftyrë per ftyrë, derisa ka fillue me kullue langje i vdekuni e At Frano kishte mbetë pa ndjenja...
- Ujë pinte nder rrasa të nevojtores kur kishte “fat” me mbetë nga urina që nuk e thithte vrima e nevojtores së burgut!" Fritz Radovani - "“KASAFORTA” E PRIVINÇIALIT…AT FRANO KIRI O.F.M."

At Athanas Gegaj
3.I.1904 - 28.I.1988

Jep mësim në kolegjën françeskane deri me të hymë të italianëve, për shkak të kundërshtimit ndaj regjimit fashist e internuan në Itali dhe nuk e kthyen më.

Dom Zef Shestani
29. 06. 1912 - 16. 03. 1990
(Lindi n’Shkodër)

Midis ashtë Dom Zef Shestani i ikun në Itali më 1944 para ardhjes regjimit të komunistave
”Fill mbas pushtimit të Shqipnisë nga Italia Fashiste, Llesh Marashi ikë nga Shkodra dhe del në katundin e tij në Zagore-Shkrel kunder okupatorit, ku e strehojnë vëndasit e tij shkrelas. Gjithashtu, në Zagorën e Llesh Marashit bashkidealistat e tij, Dom Zef Shestani, ….. janë aktivistë antifashistë.” ”Shkreli dhe roli i tij në Kryengritjen Antikomuniste të Malsisë së Madhe të vjetit 1945” Autori - Franz-Llesh Grishaj

Dom Nikollë Mazreku
Imazh
1912 – 1996
37 vjet burgë

Dom Nikoll Mazreku ishte polemist i zjarrtë për mbrojtjen e dinjitetit të atdheut sikur shkruen Ndue Dedaj*
Gjergj Marku(14) me broshurën polemike “Skandali Cordignano”, më 1941, me Fulv Kordinjanon në kohën e pushtimit fashist të Shqipërisë. Studiuesi i njohur italian i dijes albanologjike, Kordinjano, në rrethana delikate, kishte ndërruar “rrjedhë” dhe kishte shkruar me neveri kundër shqiptarëve, ndërkohë që për 30 vjet iu kishte ngritur monument në studime serioze, skrupuloze. Dom Nikoll Mazreku i përgjigjet atij me dinjitet, me një polemikë të gjanë dhe të argumentuem, që e publikon në formën e një libri. Ai gjen mbështetje në një tjetër polemikë të profesorëve të shquar të gjimnazit të Shkodrës. Ngjarja bani shumë jehonë për kohën dhe Dom Nikoll Mazreku transferohet për dënim nga zv.famullitar i Tiranës, në famullinë e largët të Kryeziut në Pukë, në vitin 1942, siç paraqitet dhe në disa foto të ruajtura nga e motra.” Në vitin 1940, caktohet zëvendës famullitar në Tiranë. Këtu, në 1941, boton broshurën "Skandali Cordignano" e cila u konsiderua si thirrje për kryengritje kundër pushtimit italian. Për këtë, në prill të 1942, dërgohet në dioqezën e Sapës, në fshatin Kryezi.
(14) *drejtues i shtëpisë botuese “Mirdita” shkruen në “Doreshkrimet e Monsinjor Nikoll Mazrekut”

Imazh
Atë Daniel Gjeçajt: “E 'i mend, kur ndërmjet këtyne e qeverisë fashiste italiane shpërthei kundërshtimi i hapët për çashtje okupimi, Franzè kje dërgue në Shqipní porsi ndërmjetës e paqëtues për të pështue çka ishte e mujtun para tanksave të ushtrisë pushtuese.”


Vazhdon Pjesa e V-të

Bep Martin Pjetri
E shtunë, më dt. 9.XI.2013
U vendosë shkrimi të mërkurën, më dt. 24.VI.2015
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pjesa e V

Qendrimi i disa klerikve katolikë me interesat e vendit?
Imazh
At Konrad Gjolaj O.F.M.
(1918-2000)

”Okupacioni i Italisë fashiste kundrejt vendit tonë ka kenë me të vërtetë krejt tjetër, por n’asnjë rast Kleri Katolik nuk duhej të njollosej sado pak me këta pushtues, mbasi kur historia kryen hesapet e veta me diktatorët e pushtuesit, ajo ia ka kthye fletët menjëherë me pa qendrimin e Klerit Katolik.” libri ”Çinarët”, At Konrrad Gjolaj(Tomë Marku) faqe 36, botimi 2006.

Kleri katolik në shekuj nuk ka bashkëpunue me pushtuesit bizantë, osmanë, sllavë, italian dhe grekë. Parrulla e saj ishte dhe mbeti: Fe dhe Atdhe.
Me fjalën Atdhe ashtë konceptue një kombë të lirë shqiptar, mbrojtjen nga pushtuesit me armë në dorë, krahas ngritjen e vetëdijes me përhapjen e arsimimit, pasurimin me kryevepra të kulturës shqiptare, që janë të panumërta dhe mbeten aktuale në shekuj. Zani i klerikve u ngritë me të madhe edhe ndaj atyne që ndonji në rradhët e tyne u dobsuen prej pesimizmit për ditë të mira për kombin shqiptar nga nata e gjatë e pushtimeve afro 12 shekullore.
”Okupacioni i Italisë fashiste kundrejt vendit tonë ka kenë me të vërtetë krejt tjetër, por n’asnjë rast Kleri Katolik nuk duhej të njollosej sado pak me këta pushtues, mbasi kur historia kryen hesapet e veta me diktatorët e pushtuesit, ajo ia ka kthye fletët menjëherë me pa qendrimin e Klerit Katolik.” libri ”Çinarët”, At Konrrad Gjolaj(Tomë Marku) faqe 36, botimi 2006.

Historia quhet vetëm kur pasqyrohet realiteti edhe nëse asht e dhimbshme, apo nëse ka krenari dhe turpë. Prandej i duhet ky reflektimi i sinqertë historisë i kushdo subjektit kjoftë.
Kleri Katolik gëzon vendin bazal e vertebral në Historinë Shqiptare si kryemerita në themelimin e kulturës shqiptare, që asnji sistem politik shqiptar nuk muejti me e shkërmoqë në pluhunin e saj me gjithë makinën terroriste gjeonocidale shtetnore edhe me mbështetjen e superfuqive e tre perandorive amerikano-anglo-sllave.
”Shtetet e Bashkume të Amerikës dhe Anglia, që me deklaraten e Edenit në Dhomen e Komuneve dhe rezoluten e senatorit Paper, i kanë dhanë shtytjen Greqisë në të tilla ambicje absurde, ata duhet ta kuptojnë padrejtësinë që i kanë ba Popullit Shqiptar, e duhet të ndreqin gabimin, tue i sigurue me çdo kusht integritetin toksor dhe indipendencën Shqipnisë.”
Përballë stuhinave të egra aziatike, sllavo-otomane-bolshevike dhe asaj antishqiptare kolaboracioniste, Kleri katolik qendroi në naltsinë saj në historinë shqiptare.
Pjesa e I-rë
Atmosfera e zymtë osmane-sllave-bollshevike


a) Gjendja social-ekonomike –politike e Shqipnisë pas invazionit osman-turk.

Ashtë nji periudhë relativisht e gjatë pa marrë persipër me e shtjellue kronologjikisht në periudha historike. Me gjithatë lehtas po e paraqesë gjendjen e pas periudhës osmane.
Shqipnia pas 433 vjet e 8 muej dhe 3 ditë apo në 158,398 ditë(sundim osman), pra prej të shtunës e datës, 25.IV.1479 deri të dielen e datës 28.XII.1912 të pushtimit barbar osman ishte në një gjendje të randë ekonomike e politike, sociale-kulturale dhe shpirtnore. Sistemi sulltanat i Stambollit ishte terroriste ekstreme e njohun si sistem grabitqare të pasurive, të shkatrrimit të veprave të artit e arkeologjisë të vendit, që e shndrroi vendin e shqiponjave në një shkretëtirë, duke i sjellë dhe trashëgue mjerim popullit shqiptar në shekuj në shumë pikpamje. Asnjë vlerë pozitive prej pushtuesit osman nuk trashëgoi veçse mjerim, shperfytyrim me veçori si hajdut, vrasës, plaçkitës, i pashpirt, spiun, mashtrues, i babëzitun, shpirtzi, xheloz ma tipike premtime, rryshfetin, tradhtinë, pabesinë etj., që i ndrroi fenë me dredhi, me pasuni, me poste zyrtare e me shpatë shumicës shqiptarve.
Për fatin e zi pasojat ishin fatale sepse u trashëgue nga superstruktura me fanatizëm pas 1912, pas 1944, e cila vazhdon edhe pas diktaturës komuniste, në 1992.

a) Qeverive nuk u interesonte Permbysja e Mendësisë Osmane

Shkëputja prej atij sistemi të kulturës primitive aziatike osmano – turke ishte një detyrë urgjente e përfaqsuesve të vetëdijes shqiptare dhe e shtetit për kombin shqiptar. Pra nuk mjaftonte heqjen qafe të një administrate tirane osmane, por ishte ajo që administrata e re shqiptare të kontribonte me ligje dhe nepërmjet kulturës specifikishtë për të përmbysë kulturën osmane duke e shndrrue me kujdesë në ato rranjtë europiane. Vështirsit ishin të panumërta tuj fillue nga ata që drejtuen shtetin qendror dhe lokal, që u interesuen vetëm në zhvillimin ekonomik, pra në aspektin fizik, ndërsa aspektin e ndrrimit të mendsisë të popullit shqiptar nga ajo osmane në atë europiane nuk u vue në rendin e asaj kohet.

b) Lufta kundër sllavëve dhe grekërve

Luftrat, Pushtimet dhe tradhtinat e qeverive e damtuen e dobsuen rikthimin e Shqipnisë me Europën.
Kryeqveritarët shqiptarë me qeveritë e tyne kanë deshmue papërgjegjshmëni para historisë në fatet e kombit si; keq-qeverisje, korrupsion, lekundje, tradhtina ndaj kombit shqiptar si me qeverisjen e dobët të I.Qemalit, qeverive tjera si ajo e 1924, e kapitullimit para pushtimit italian nga qeveria e A.Zogut, ajo pro-italiane e pro-gjermane.
Luftat heroike të 1913 në Shkodër ashtë faqe e ndritun, ku tradhtia e qeveritarit Esat Toptani, që dorzoi anmiqve Shkodrën.
Lufta e Vlonës kundër hordhive italiane e 1920 ishte një mrekulli historike. Shembujt janë të shumtë heroike të popullit shqiptar për mbrojtjen e tokës shqiptare nga monarko-fashistë grekë dhe serbo-malazezë-maqedonas.
Qeveritë si perfaqsuese e popullit nuk i përfaqsonin në dobi të fitoreve të luftëtarve shqiptarë.

c) Përballja me ateizmin bollshevik – detyrë e Vetëdijes Shqiptare

Shqipnisë në një gjendje të një prapambetje të shummanshme shekullore e sistemit gjysëm-feudal - agrar ju vërsul tinzash nga stepat moskovite ideologjia bollshevike. Njihet si pioner Ali Kelmendi, që solli kulturën staliniste në Shqipni, po ashtu ish sekretari personal i Fan Nolit, antari i K.Q. të PPSH, Sejfullah Malëshova i arsimuem në katedrën e filozofisë marksiste - leniniste në Universitetin Lomonosov për katër vjet, ku punoi si pedagogë, të cilët me zellë përhapën levizjen komuniste në Shqipni. Më 1928 themeluen në Korçë celulën e parë komuniste me në krye zejtarin Mihal Lako e mëpas themeluen Grupet Komuniste në Korçë me degët e tyne në Vlonë dhe Tiranë. Më 1928 u themeluen grupet komuniste shqiptare në Moskë dhe Paris. Grupi Komunist Shqiptar hartoi Bashkimin Sovjetik statutin e vet që u miratua nga Kominterni(Komiteti Internacional). Fan Noli lidhë marrëdhaniet diplomatike me Stalinin më 28.VI.1928 dhe i rilidhi A.Zogu mardhaniet me Stalinin më 17.IX.1934. Në Shkodër u themelue Grupi Komunist në 1936.
” Me shue lëvizjen komuniste, jo vetem per doktrinën subversive, po aq mashumë, pse u vërtetue me prova, se verbnisht ishte në shërbim t'anmiqëve të Shqipnisë.” … Autori Kolë Bibë Mirakaj, në librin “Vetvrasja e Kombit Shqiptar” e bot. 2015.
“Fatkeqësisht, jo vetem, që nuk na kuptuen(për qeverinë e asaj kohet pas 1939-42..shen. im B.M.P.), po bane çmos me na pengue në realizimin e programit kundërshtarët e atëhershëm e të sotem, tue ndihmue haptas e tërthorazi falimentimin e tij, dhe fitoren e komunizmit.”( Fjalim i K.B.Mirakaj me titull “Shqipnia e ka zgjedhë rrugen e sajë!” Tiranë, në Prill 1942,) Autori Kolë Bibë Mirakaj, në librin “Vetvrasja e Kombit Shqiptar” e bot. 2015.

Papergjegjshmënia e qeverive ndaj reve moskovite në Shqipni prej 1914-1941
Kleri Katolik Shqiptar ishte kontribuesja e parë e formimit të ndërgjegjes Kombtare për faktin se kishte një institucion të fuqishme klerikale me qendër në Romë dhe me shekuj e spikati fuqishëm prezencën e saj me vepra shkencore dhe atdhetare.
Kleri Katolik dhe perparimtarët u ngritën në naltsinë e historisë duke e paralajmërue kombin shqiptar për retë e zeza nga Moska, po i kanosej vendit tone. Qeveritë me mendsi anadollake dhe sllave nuk u interesonte alarmi i klerikve katolikë dhe atyne intelektualëve demokratë.
”Qendrimi i intelektualëve, i borgjezisë e sidomos i përgjegjësave politik të Botës së lirë në atë mënyrë indiferente e gadi apatije (e frike të pavend) ndaj popujve që kanë ra në kthetrat moskovite staliniste, per faj të botës Perëndimore, ashte delikt ndaj njerzimit, po edhe ndaj vetvetes.” Kolë Bibë Mirakaj, libri ” Vetvrasja e kombit”, bot. i I-rë, 2015, te pjesa “Bolshevizmi e Parimet Shoqnore (Socjaliste) – Qendrimi Ogurzi”

Kleri katolik – Ndërgjegja e Kombit Shqiptar përballë Mendsisë qeveritare jo europiane
Faktikishtë qeveritë prej 29 vjetësh(1912 -1941)nuk e luejtën rolin e tyne serioze në rikthimin jo vetëm fizik, por edhe asaj të mendsisë pro europiane sepse me mendsi osmane dhe tradhtina me sllavët e grekët nuk mund të përmbysej ajo epokë injorante e mesjetës osmane. Për fatin e zi të kombit ju hapë shtegu prej veprimeve antishqiptare të kryeqeveritarve dhe lakejve tyne duke vendosë një standart të ri në një mendsi e re, e panjohun e asaj të modës të bashkëpunimit me anmiqtë e kombit në damë të interesave kombtare. Gja që për fat të keq zuni vend në strategjinë e qeverisjeve, u ba shtylla vertebrale edhe pas 1944 dhe pas 1992 për refuzimin e rreshtimit me familjen europiane. Mendsitë e nenshtrimit para të huejve ishte kultura e qeverive shqiptare, gja që ishte një barrë e randë e pashpresë për t’u rikthye në rranjët europiane.
Pjesa e II-të
Rikthimi i Shqipnisë në Familjen Europiane – Detyrë imperative e Ndërgjegjes Kombtare

Kleri Katolik perballë msymjes bollshevike në Shqipni

E vetmja aktor politik në Shqipni ishte Kleri Katolik e njohun historikisht në shekuj me luftën kundra perandorisë bizante, osmane që merrte në angazhim veprën e Zgjimit të Ndërgjegjes të Kombit kundër kulturës barbarve pushtues osmano-turkë tuj vlersue dhe rilindasit shqiptar që vepronin edhe në emigracion. Arma e saj në këtë errsinë mbi 400 vjetësh ishte Fjala e Zotit dhe Libri për Atdhe e Dituri, por kur e lypte nevoja rrokte edhe armët në krahë me malsorët trima kundër turkut dhe sllavit.
Kleri nisi me shumë-fishimin e punës studimore, me botimin e librave shkollore, shkencore dhe revistave atdhetare, hapjen e ma shumë shkollave në zona malore e fushore dhe urbane, në mekanizimin e bujqsisë, në kulturën dhe permirsimin e jetës në fshat, në qytetë etj. si mënyra ma vendimtare për ndërgjegjsimin e popullit shqiptar për të kenë të lirë jo vetëm nga pushtuesit, por edhe nga invazioni i Mendsisë Sllavo-Turke të qeverive. ”Lahuta e Malcis” ishte dhe mbeti Bibla e dritës dhe e zgjimit të kombit nga errsina e shekujve të robnisë.

Qeveritë nuk e mbështetën misionin europian të Klerit Katolik
1914-1941


Edhe pse rrezatoi me përhapjen kudo të kulturës europiane me shkollat, bibliotekat, shoqatat kulturore, me libra etj. nuk arrit të kryente qellimin e saj final të ndikonte në mendsinë europiane te qeveritarët, jo vetëm në aspektin teknokratik, por edhe në atë të edukimit të tyne me përgjegjshmërinë morale dhe konceptuale ndaj ligjit dhe kombit. Ata mbetën robë të mendsisë anadollake-sllave te qeveritarët sepse i magnetizonte bota e haremeve me pasuni të grabituna nga taksat e popullit.
Fatkeqsishtë Kleri Katolik nuk u mbshtetë nga superstruktura, pra nga kryeqeveritarët shqiptare në momentet ma kapitale të historisë saj, sepse ishin sherbtorë të shitun te anmiqtë e vendit, rrogtarë dhe hajduta të pasurisë kombtare. Shumica e qeveritarve punonin vetëm për pasunitë familjare, ndërsa për të sotmen dhe të ardhmen mendonin dhe punonin me mish e me shpirt, me sakrifica dhe kulturë Kleri Katolik njëkohsisht dhe patriotët dhe luftëtarët e shumtë shqiptarë.
Qeveritarët e shmangën kontributin e saj politik-social-kultural shumë-shekullore në shoqëri me akte ligjore në kufizimin e arsimimit, të veprimtarive atdhetare të popullit shqiptar e të tjera, duke ju ba pengesë serioze e re pas sundimit të gjatë otoman, ku dihej se në shkollat klerikale katolike faktikishtë mësonin bijtë e popullit pa dallim fejet në gjuhën shqipe. Shembujt pozitivë janë të shumtë që nga shkollat klerikale katolike dolën ma vonë dijetarë si nga ana e nxanësve të besimeve muslimane dhe ortodokse.
Përmirësimi i përgjithshëm i ksaj trajtimi jo shqiptare lypte një kohë të gjatë dhe një përgjegjsi morale-politike-kulturale atdhetare. Kleri Katolik vazhdonte me besnikri në rrethanat e Pavarsisë së Shqipnisë, misionin e saj të mëvehtsisë jo vetëm fizike, por edhe asaj mendsie dhe inspirimi shpirtnor drejt Europës.
Ajo që preferohej nga të gjithë populli ishte, që Shqipnia të mos binte në kthetrat e përjetshme të sllavo-grekërve, në këtë termetë të nandheshme të superfuqive, ku rrezikohej realisht të zhdukej Shqipnia nga harta e Ballkanit. Shqipnia ishte midis asaj; O për coptimi midis sllavo-grekërve ose në duart e bollshevizmit sovjetik me pasoja gjenocidale. Teza ma e pranueshme ndër ma të mirën ndër të kqiat ishte kjo zgjedhje sikur shkruente Kolë Bibë Mirakaj: ”Shqipnia e mbështetun me Italinë, siguronte bashkimin e kombit nder kufinjtë etnikë e zhdukte përgjithmonë rrezikun e coptimit që i kërcënonin fqinjtë ballkanas. … Si Italia ashtu edhe Gjermania, kishin të njajtin interes per me e zgjanue Shqipninë ndër kufinjtë Etnike, per me balancue edhe kercënimet eventuale sllave në ketë sektor ballkanik.” (Libri “Vetvrasja e kombit Shqiptar”). Fakt historik ashtë se prilli i 1941 e ribashkoi etnikishtë trojet shqiptare. Nuk e kuptoj as sot pse vazhdon tash 71 vjet rreth ksaj injorimit real nga historianët dhe kryepolitikanët. Siç duket pushtetarve tash 71 vjetve u ka pëlqye ricoptimi i Shqipnisë pas 29 nandorit 1944.

Instalimi i komunizmit – Një rivazhdim i mendsisë sllavo-anadollake
Një drapën mbi qafën e popullit dhe Klerit


Levizja komuniste ishte përhapë dhe financue prej Moskës, Parisit dhe vendeve sllave dhe u lejuen zyrtarishtë instalimin e pushtetit të tyne në Europën Lindore me vendim-urdhën të Konferencës anglo-sovjetike-amerikane të Jaltës, të 4-11 shkurt 1945, duke e shndrrue shtetin në diktaturë gjakatare komuniste në Shqipni.
Ky akt legal i ushtrimit të pushtetit të komunistave në Shqipni pengoi plotsisht veprimtarinë vigane shekullore të klerikve katolikë. Qeveria komuniste nisi ndër aktet e para shtetnore të një vendi tej e shkatrruem dhe ma e vorfna në Europë një luftë plotë urrejtje ndaj elitës klerikale kryesisht asaj katolike deri në gjenocid. Parrulla e Marksit se feja ashtë opium u shfrytzue verbnishtë prej kryekomunistve. Mohimi dhe rrenimin e gjithë atij kontributi kishtar prej 1900 vjetësh ishte një verbëri absolute derin në ekzistencën e saj, që po mos të ishte ky kontributë nuk do të ekzistonte Shqipnia në hartën e botës. Kjo e vertetë nuk u intereson historianve dhe politikanve.
Menjëherë ricikloi fryma dhe mendsia e modelit sulltanat dhe asaj të huazuem, jugosllav, stalinist bollshevik dhe ajo kineze të qeverisjes prej kryediktatorit Enver Hoxha me bashkëpuntorët dhe trashëgimtarët e diktaturës, e cila për inerci vazhdon edhe pas vjetit 1992.

Pjesa e II-të
Gjendja e përgjithshme morale e politike e qeverive deri në 1944 solli pakjartsina në ndonji klerikë


Klima shqiptare sundohej prej periudhës 1912 – 1941 nga trashëgimija e kulturës osmane – antishqiptare sepse qendroi mbi 4 shekuj pushtuesi osmanë. Ishte e pamujtun të zhbahej gjithë ajo soj mënyret në jetë dhe në qeverisje menjëherë pas 1912 vetëm nga veprimtaria e Klerit Katolik dhe atyne pak perparimtarve demokratë shqiptarë.
Klasa intelektuale e pas 1912 nuk deshmoi gatishmëri të kryente një aktë të rikthimit në perëndim, gja që mendsia e kulturës të klerikve katolikë nuk e pranonte.
Qeveritarët e pas 1912 dhe asaj pas 1944 nuk u interesonte aspak kjo mendsi shqiptare perëndimore e klerikve sepse ishin emnue dhe mbështetë nga padronë sllavë, grekë dhe anglo-amerikanë – sovjetikë me synim që të ndryshonin kursin edhe teknokratik-administrativ nga perëndimi drejt lindjes për interesat e largta të tyne antishqiptare.
Zbatimi i recetave politike të sllavëve dhe të Jaltës 1945 me pasion satanik e shpartalloi kombin shqiptar nga familja europiane dhe perfundimi ishte kjo që Shqipnia ashtë sot në 2015, si vendi ma i prapambetun në Europë, që nuk po mundet kurrsesi të orientohet nga familja e saj e epokës kastriote të perëndimit. Superstruktura shqiptare nuk u pëlqen të reflektojnë sepse duen të ruejnë të mirat materiale që jau dhuroi periudha 1944 – 2015.
Çdo shqiptar i ndershem, i pa ndikuem nga trashëgimia osmane dhe interesat sllave do të ndjehesh i shqetsuem në shpirt për panoramën e zymtë të tentativës për të mos u rikthye në familjen europiane.
Klerikët katolikë si puntore të palodhun të mendjes në rrugëtimet shekullore kishte një parim: Ruejtjen e identitetit europian. Kjo i bani ndonji klerikë që në këtë kënetë të zhytun të qeverive shqiptare të dishprohej ma shumë deri në ranie të pesimizmi maksimal, duke i shkaktue re në krye e të ngushëllohej me vedin se ma mirë me kenë një i huej europian perëndimor që prezantohet si ndihmës i sinqertë, sikurse ashtë rasti i Kosovës prej 1999 se sa aleatë sllavë e turqë, që mbetën anmiqë dhe faktorë pushtimi.
Tipikë pro-otoman ishin me bollëk si Haxhi Qamili, Esat Toptani e shumë hamzaja,…. Ja një mikro-ilustrim ku dy shqiptarë musliman djegun shkollën shqipe në një fshat të Pukës:
”Në këte nderkohë, dy iballas; Haxhi Brahimi e Lim Sokoli, i kishin dhanë zjarrin ndërtesës natën. Mbas do kohe kur ata dy u zbuluen moren dënimin e kanunit; djegëje shtëpijet e u konfiskuen bagëtia. Ata deklaruen se kishin djegë shkollen pse ajo, do të sillte "kaurrin". Nuk u çel shkollë ma aty deri në 1917.” Kolë Bibë Mirakaj, libri ” Vetvrasja e kombit”, bot. i I-rë, 2015, te ”Parathanje e autorit”.

Meshtarë pro-italianë
U shfaqën ndonji klerikë pro-italiane me qëllimin e mirë që të shpëtonte Shqipnia prej sundimit të mendsisë anadollake të qeverive.
”Okupacioni i Italisë fashiste kundrejt vendit tonë ka kenë me të vërtetë krejt tjetër, por n’asnjë rast Kleri Katolik nuk duhej të njollosej sado pak me këta pushtues, mbasi kur historia kryen hesapet e veta me diktatorët e pushtuesit, ajo ia ka kthye fletët menjëherë me pa qendrimin e Klerit Katolik.” libri ”Çinarët”, At Konrrad Gjolaj(Tomë Marku) faqe 36, botimi 2006.
Kjo ashtë e vertetë çka pohon masipër At Konrradi, gja që verifikohet në faqet e revistës ”Hylli i Dritës,,. Kleri Katolik ashtë dinstancue nga disa kolegë në minorancë që kanë shfaqë ndjenja pro-fashiste, që për asnji arsye konjukturale nuk duhej të binin n’kto ujna të trubullta jo atdhetare. Fakti ashtë se as ata dy-tre klerikë me ndjenja pro-fashiste, që ishin pasivë nuk i ka nderue, por duhet theksue se kurrë nuk kaluen ato ndjenjat e brendshme në veprime aktive fizike pro pushtuesit italian.

Njohja nga ana e Klerit Katolik me publikimin në media i dobsive të dy-tre elementve me ndjenja pro-fashiste të saj, gjatë asaj periudhe të zymtë dëshmon se ishte e pastërt në aspektin atdhetar ndaj qendrimit antifashist. Diktatura e shkretëtirave osmane dhe siberiane në Tiranë të ardhun nga përkrahja gjaksore e Beogradit, Moskës dhe e Jaltës 1945 i hiperbolizuan maksimalishtë ndjenja pro-fashiste të dy-tre klerikëve katolikë tuj e pergjithsue me synime të para-pregatituna atë të denigrimit para popullit dhe likujdimin fizik i meshtarve deri në asgjësimin e institucionit të besimeve fetare n’Shqipni sikurse ndodhi më 6 shkurt të 1967.

Kleriku që ishte pro-komunizmit

Don Luigj Pici
Ideja e çlirimit të Shqipnisë nga okupatorët nazi-fashistë ishte lajtmotiv imperative për të gjithë popullin shqiptarë. Në realizimin e ksai imperative u angazhuen partitë nacionaliste dhe ma në fund me përkrahjen e anglo-amerikanve dhe sllavëve serbe-sovjetike u shfaqën në skenën politike edhe partia komuniste. Në të tre partitë nacionaliste si ajo Indipendentja, Legaliteti dhe në fund edhe Balli Kombtar dhe në anën tjetër partia komuniste u rradhitën në mesin e intelektualve edhe meshtarë me qellimin e përbashkët; ”Të çlirimit të Shqipnisë nga okupatori.” Don Luigj Pici përqafoi idetë komuniste duke marrë pjesë aktive në luftën kundër fashi-nazistëve. U rrjeshtue në krahë të komunistave partizanë në çlirimin e vendit. Ja seç shkruen ish ministri i brendshëm i asaj kohet : Kolë Bibë Mirakaj në librin “Vetvrasja e kombit” në faqen 150: “Pak kohë mbas kësaj mledhje të Shkodrës, pat vend njëtjetër mbledhje krejt në kundërshtim me frymën e protokolit të "Beslidhjes së Shkodrës". Kjo mbledhje u mbajt në një katund të Postribës, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të Ballit, Legalitetit e partisë komuniste.
Për Legalitetin morën pjesë major Mul Bajraktari, major Llesh Marashi, kapiten Gjelosh Luli etj.
Për Ballin Kombtar, Jup Kazazi, Zef Pali etj.
Për partinë komuniste Riza Dani, Gjovalin Luka, Don Luigj Pici, Sabri Gilani etj.”

Dom Luigj Pici
(1907 – 10.XI.1946)

Realiteti tregon se depërtoi edhe në ndonji meshtar idetë socialiste me synim si lëvizje e vetme e organizuem dhe e mbështetun ndërkombtarishtë në Shqipni për të çlirue Shqipninë nga Italia. Për hirë të asaj që ta shifte Shqipninë e lirë nga pushtuesit pranoi mendime socialiste, por me idenë e nji shoqnie të lirë me besim e me ide sikurse proklamuen në propogandën komuniste para vjetit 1944. ”…Don Luigj Pici deklarohej prift me mendime socialiste. Prandej nuk ashtë turpë të diftohet se kush ishte Dom Luigj Pici. Fatkeqsia e tij që i besoi nji diktature që e kishte kallzue ftyrën e saj me aleatten e saj Stalinin që kishte manifestue gjenocidë mbi popullin e vet dhe anglo-amerikanët.
Nji nga këta ishte meshtari Dom Luigj Pici, që arriti të bahej kryetar i Qarkut të Shkodrës në shërbim të nji qeverie diktatoriale komuniste. I pranoi Dom Pici me synimin e vetëm që të ndikonte, që besimi i tij në Zot të depërtonte shpirti i paqes dhe i së drejtës në fjalën e lirë.
I ndjeri Caf Jonuzi, nji i dënuem për bindje politike e adhuroi shumë meshtarin (Dom Luigj – sh.im. A.Sh. )Pici sepse aty në Reç të Shkrelit i mësoi shkrim e këndim, dashuni për atdheun dhe për njeni-tjetrin dhe i futi frymën e lirisë së fjalës dhe të besimit në Zot. ”Në shumë aksione antifashiste Caf Jonuzi kishte si udhëheqës moral e material vet Priftin Patriot e antifashist Dom Luigj Picin, të cilin për disa kohë e kishin zgjedhur edhe si kryetar të (nacioanal – çlirimtares) Qarkut Shkodër... Dom Picin e vrau diktatura sepse nuk i duhej diktaturës shpirti i besimit në Zot, atë human e dija e tij kristiane sepse ishte Drita e Njerzimit. Miti i asaj që sajuen diktatura komuniste se Kleri Katolik ishte pro-fashiste dëshmoi edhe me ketë shembull të likujdimit fizik të Dom Picit se ishte fund e krye nji sajesë djallzore si justifikim para popullit dhe ndërkombtarve me synimin e vetëm atë të likujdimit dhe gjenocidit fizik të institucionit dhe vetë meshtarve të Kishës katolike. Gja që u realizue me egërsi e me pasoja rrenimin e ndërtesave të Kishave dhe të ndalimit të besimit fetar zyrtar.
” Porsa fillojnë vëprimet kriminale në zonën e Koplikut, vritet trathtisht Don Luigj Pici, më 10 nandor 1946, vetëm për një deklaratë të bame në favor të Etënve Jezuitë Fausti e Dajani, kundër vëndimit të gjyqit për pushkatimin e tyne. Vrasja e kryeme nga Asllan Lici dhe Pal Mëlyshi, atëherë u vesh me motive plaçkitjeje, motive që në të vërtetë edhe qëndronin,…” Fritz Radovani - de Angeliis, “Një monument nën dhé”, fq 158, M e l b o u r n e, 2 o o 4; Biblioteka “Imzot Lazër Mjeda”, Libri 14; Boton Misioni Katolik Shqiptar në Kroaci.

Dokumenti 127
Telegram i Enver Hoxhës për Mehmet Shehun
Tepër urgjent
Nr. Extra gr. 78 D. I/II/45
Mehmet Shehut Shkodër

Don Llazër Shantoja dhe Sulçe Begu duhet të dërgohen këtu stop, çshtje e tyre është lidhur me gjithë punën e trathëtis dhe çështjen e tyre kuptojm kështu dhe ashtu duhet ta kuptosh dhe ti.

Gjeneral Kolonel Enver Hoxha
(AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, FL. 10)
U morë nga libri ” Krimet e komunistëve gjatë luftës 1941-1945. Tiranë, 2014 - Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ( D o k u m e n t e ) Përgatiti: ÇELO HOXHA Faqja 245-246

Tjetër dokument
Dokumenti 131 Telegram i Enver Hoxhës për gjykatën ushtarake të Shkodrës N .326 N. 8 gr.60 10/ II/ 45 Korpit 3 gjykatës ushtarake Shkodër
Gjëgje shkresës Nr. 5 D. 2 frur321 1945

Aprovohet ndëshkimi me vdekje i Don Lazër Shantojas dhe Sulçe Beg Bushatit stop. na lajmeroni datën e ekzekutimit.
Enver Hoxha (AQSH, F 14, V. 1945, D. 215, FL. 24)

” Krimet e komunistëve gjatë luftës 1941-1945. Tiranë, 2014 - Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ( D o k u m e n t e ) Përgatiti: ÇELO HOXHA Faqe 250-251

Bep Martin Pjetri
E shtunë, më dt. 9.XI.2013
U botue të hanën, më dt.12.X.2015

Vazhdon Pjesa e VI
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pjesa e VI-të

Imazh
Shpifja - Inskenimi
Strategjia e Shfarosjes të Klerit Katolik
- Nën Diktaturën Komuniste në Shqipni

1944-1991


I. Sulmi ndaj Klerit dhe Kishës Katolike

Qeveria e re shqiptare e 29 nandorit 1944 e filloi shumë keq duke mos bashkëpunue me krerët e besimit fetar në ndërtimin e shoqërisë sipas standarteve europiane, por nisi betejën e saj nga ma të egra kundër saj e parmatosun dhe shumë paqsore. Kalvari i golgotës shqiptare kundër Kishës Katolike, një pakice fetare(falë Copëtimit të Shqipnisë Veriut prej Qeverisë Malit Zi me ndihmën vllaznore të Serbisë - Rusisë – Anglisë dhe Francës) nuk kishte të ndalun. Absurditeti i qeverisjes diktatoriale ishte shtrirja e thonjve dhe gjenocidit ma të pashembulltë mbi institucionin e besimit fetar kishtar ndaj një popullit të një periudhe 1900 vjeçare. Kleri Katolik njohu afro pesë dekada përsekutimi, tmerri deri në gjenocidë prej 1944 – 1992.

I
Dhe ja si e nisi luftën diktatura kundër saj;


a. Terror psikologjik dhe inskenime
Pas 2 muejsh të marrjes të pushtetit, institucionet e dhunës komuniste ju vërsulën si çakejt të ndërsyem nga duhma osmane dhe ajo e Beogradit drejt Kishave Katolike me në krye xhelatin, Mehmet Shehun, Shefqet Peçi, me intrigantët Sejfulla Malëshova me shokë etj., që ,,inspektonin,, kishat, shkollat dhe vendet ku banonin meshtarët kohë pa kohë në mënyrë të befasishme, natën, në mesnatë etj. duke organizue terror psikologjik
Sejfulla Malëshova u kërkonte prelatëve të Kishës të formonin Partinë Demokristiane, gja që nuk e kanë pranue se nuk e kishin në besimin e tyne dhe e kuptonin kurthin politik që kurdiste ky me E. Hoxhën dhe me ustallarët e Beogradit dhe të Moskës.

- Kurthi i Sejfullah Malëshovës ndaj Klerikve të Kishës
Për formimin e Partisë Demokristiane

”…. maji të vitit 1945, kur në Shkoder vjen i deleguemi përsonal i Enver Hoxhës, Sejfullah Maleshova, i cili hiqej si bashpuntor i Fan Nolit, mbasi ishte kenë edhe sekretar i Tij, por këte herë si vegel e Enverit, për me i mbushë mendjen Imzot Gaspër Thaçit, që me lejue At Gjon Shllakun me formue Partinë Demokristjane të Shqipnisë. Imzot Thaçi, nuk pranon as me e diskutue këte çeshtje, kështu, tentativa e “kalit të Trojës” Maleshova deshtoi…….” Fritz Radovani, ”VRASJA E AT LEKË LULIT: RASTËSI APO TRATHTI ?” Melbourne, Korrik 2009

”….. në përmbajtjen e tyne kanë ato akuza që kishin “armiqtë e Popullit” të dënuem për funeralin e Imzot Thaçit, i cili gjithmonë ka zanë vend në faqet e para të proceseve të hetuesisë si “Thëmelues” i Partisë Demokristjane Shqiptare, Parti e cila as nuk asht thëmelue, as nuk asht mendue me u formue kurrë, as nuk ka pasë asnjëherë Kryetar as edhe një anëtarë dhe, as nuk asht ba kurrë një mbledhje për me pasë një Parti Demokristjane të organizueme nga Kleri Katolik Shqiptar, ” Fritz Radovani, ” 120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THAÇIT - ARGJIPESHKËV METROPOLITAN I SHKODRES” Melbuorne, Prill 2009.

- Trillimi i formimit të Organizatës “Bashkimi Shqiptar” nga Kleri Katolik
”Procesi fals kundër Organizatës “Bashkimi Shqiptar” formue nga seminaristi Mark Çuni, nxjerrë në shesh fëtyren e vërtetë të komunistave shqiptar anadollakë në shërbim të shovenistave sllavo – komunistë jugosllav e rus. Ai proces vërteton planin që kishin që nga fillimi i vitit 1945 komunistët për eleminimin e At Gjon Shllakut, pikërisht, kur At Gjoni nuk ishte fare jo vetëm në qytetin e Shkodres, por as nuk kishte lidhje fare me Jezuitët, ku ishte formue Organizata “Bashkimi Shqiptar”. At Gjon Shllaku ishte një françeskan dijetar, prandej duhej zhdukë...se, kështu, ishte edhe porosia e “druzhe” Titos direkt tek E.Hoxha!” F. Radovani, ”VRASJA E AT LEKË LULIT: RASTËSI APO TRATHTI ?” Melbourne, Korrik 2009

- Skenari i futjes të armëve të zjarrit brenda Kishës

Pas 23 muej pushtetë komunistë e avancuen veprimtarinë e tyne në bashkëpunim me xhahilët jugosllavë me intrigat nëpërjmetë inskenimesh duke i kthyer Kishat në burgje si më 15 Nandor 1946, Kuvendi Françeskan i Gjuhadolit u këthye në burg dhe realizuen skenarin e futjes të armëve të zjarrit brenda Kishës.
”Me datën 16 në darkë dhe të zbardhun të datës 17 Nandor 1946, rreth orës 02.00 të mengjezit, forcat e Sigurimit të Shtetit të drejtueme nga Shefi i Sigurimit të Shkodres, kasapi Zoji Themeli me Pjerin Kçirën, Hulusi Hakon, Dilaver Sadikaj, Gjovalin Mazrrekun, Nush Babën, Lin Çollakun etj. fusin në Kishën Françeskane, pranë kuvendit “Burg”, arkë municioni, armë të vjetra, mitraloza etj. dhe, i mëshefin nën Elterë të Shna Ndout dhe të Zemrës së Krishtit. Armë u futën edhe nën Statujën e Shna Ndout. ……. Në darkë operatorët jugosllav gjiruan film me Klerkët pranë Elterëve, ku u gjetën armët e vume nga vetë ata me spijunët tonë të Sigurimit, në sherbim të shovenistëve serb. Proceset e Fretënve të akuzuem për futjën e këtyne armëve vazhduan gati dy vjet.” Fritz Radovani ”PËR ATA QË NUK DONË ME [BESUE !...” Melbourne, Qershor 2007.

Grabitje të veprave muzeale të Kishës

b. Grabitje në muzeun arkeologjik, dorëshkrime e libra, derisa arritën aty të fshehin armatime në vendbanimet e meshtarve dhe në vendin e Meshës.
Pas 30 e ca ditë të pushtetit të ri komunistë u turrën si bisha, terrorista në kryeqendrën e Besimit Katolik, në Kishat e Shkodrës.
” Posa komunistët marrin pushtetin, në muejn Janar të vitit 1945, asht Sheuqet Peçi i pari që i drejtohet kuvendit të Fretënve në Shkoder. Aty mori përgjigjen që i duhej për me i transmetue udhëheqësit të vet E.Hoxhës, në lidhje me qendrimin e premë që do të mbante Kleri Katolik ndaj mardhanjeve me Vatikanin dhe qeverinë komuniste të Tiranës.
……nga fundi i muejt asht krimineli i njohtun i luftës nacional – çlirimtare, komandanti i Brigadës I – S, Mehmet Shehu, që me hipokrizinë dhe servilizmin komunist viziton shkollën dhe kuvendin Françeskan, tue i kthye edhe disa armë të vjetra të zbulueme nga Gjeçovi, por që paraardhësi i tij Sheuqet Peçi, i mori para kohe… mbasi ato ma vonë do të plaçkitën bashkë me të gjitha vlerat muzeale të Kuvendit. ” F.Radovani – ” 105 VJET PËRPARA EDHE NJË USHTAR MA SHUMË NË ELTERIN E FESË DHE T’ ATDHEUT!” prill 2009

II
c. Tortura, Vrasje dhe zhdukje e viktimave


Dora vrastare e komunistve nisi herët, pa ardhë në pushtetë qysh më 16 Korrik 1944 vranë befasishtë Atdhetarin At Lekë Luli OFM. dhe i grabitën napolonat e arit me ndërmjetsinë e djalit të bajraktarit Tropojës, Sali Mani të përzimë me komunistat sipas F. Radovanit: ”At Lekë Luli në udhtim për me kalue Tropojën me një detyrë të ngarkueme nga vetë Abaz Kupi, në Pac, Bytyç të Tropojës, vritet trathtisht nga komunistët me 16 korrik 1944.”
” VRASJA E AT LEKË LULIT: RASTËSI APO TRATHTI ?” Melbourne, Korrik 2009

Arrestime, tortura dhe vrasje në masë të Meshtarve

Prelud i ksaj akti terroristë ishin arrestimet, torturimet dhe vrasje me gjyq e pa gjyqë me gjyqtarë analfabeta nga mali e filluem mbas një muej e gjysëm të pushtetit të ri komunistë.
”Koçi Xoxe deklaron në dosjen e tij nr. 1623, se: “Kur ishim në Shkoder, në janar të vitit 1945, shokët Mehmet Shehu, Zoi Themeli, Vaskë Koleci, Lefter Lakrori, Muço Saliu, etj. ishin në dijeni që për vrasjet pa gjyq e me gjyq, kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut komandant. Ka pasur edhe vëndim Byroje për këtë... Në operacionin e Veriut, kishim urdhër me vra dhe me i tretë në proskë njerëzit e dyshimtë dhe Parinë e vendit...” (Arkivi M.Mbrendshme).” Fritz Radovani - ”FILLIMI I PAFUND I GENOCIDIT KOMUNIST KUNDËR POPULLSISË KATOLIKE SHQIPTARE - 65 VJET MA PARË... D.L.Shantoja dhe D.Nd. Zadeja...” Melbourne, Janar 2010.

Pas 48 ditësh të ardhjes në pushtetë të komunistve n’krye të Tiranës e nisën terrorin me Meshtarët dijetar dhe atdhetar.

” Terrori filloi pra në Veri me 13 e 14 Janar 1945, ndërsa, po me 16 Janar 1945, me urdhën nga “shoku” komandant E.Hoxha fillojnë arrestimet e klerikut të parë, françeskanit Atdhetar At Gegë Lumaj OFM e me 17 Janar të At Dioniz Makës OFM. Me 26 Janar 1945 arrestohet demokrati i madh i grupit “Ora e Maleve”, publiçisti Don Lazër Shantoja, dhe me 2 e 3 Shkurt 1945, fillon arrestimi në masë i Klerit Katolik me Famullitarin e Shkodres Don Mikel Koliqi, Don Ndre Zadeja, At Gjakomo Gardin SJ dhe xhakonin Gjergj Vata, tue vazhdue pa ndërpremje me hetuesi e burgime, pushkatime, procese false, trillime e shpifje, internime, dëbime, plaçkitje të veprave letrare e fetare, vlerave muzeale e artistike e shka i vinte përdore vegles besnike të PKSH, të famëshmit Sigurim i Shtetit komunist, që për 45 vjet pandërpremje ka zhvillue këte GENOCID.” Fritz RADOVANI: ”SI FILLOI GENOCIDI KOMUNIST KUNDËR POPULLIT KATOLIK SHQIPTAR..? (29 Nandor 1944) - At Gegë Lumaj OFM 15.X.1904 - 1980 Melbourne, 17 Nandor 2009.
Pas torturave shnjerzore çilin siparin e pushkatimeve me

Dom Lazër Shantoja
2.IX.1892 - 5.III.1945
Don Ndre Zadeja
3.XI.1892 - 25.III.1945
Dom Nikoll Gàzulli
26.III.1893 – 2.II.1946
At Anton Harapi O.F.M.
(5.I.1888 – 20.II.1946)
Padër Daniel Dajani
2.XII.1906 - 4.III.1946
Padër Giovani Fausti(Gjon Fausti)
19.10.1899- 4.III.1946
Seminarist Mark Ndoc Çuni
30.09.1919-.4.III.1946
At Bernardin Llupi
7.II.1886 - midis 24 dhe 25.XI.1946
Monsinjor Gjergj Volaj
26.VI. 1940 – 3.II.1947
Dom Mark Gjani
10.VII.1909 - 21.III.1947
Don Dedë MAÇAJ
(5.II.1920 – 28.III.1947)
Atë Serafin Koda, O.F.M.
25.IV. 1893 - 11 maj 1947
At Bernardin Palaj
2.X.1894 - 8.XII.1947
Padër Çiprian Nika
19.VII.1900 – 11.III.1948
Imzot Frano Gjini
20.II.1886 - 11.III.1948
At Maté Prennushi
(2.X.1882 – 11.III.1948)
Don Pjeter Çuni
(9 Korrik 1914 – 31 Korrik 1948)
Emzot Vinçenc Prennushi O.F.M
(4.IX.1885 – 19.III.1949)
Etj.

III
Akuza e diktaturës komuniste ndaj Klerit Katolik si kolaboracioniste, si shërbtore e fashizmit, si filo-italiane dhe pro-gjermane.
Shpifja, trillimi - Strategjia e shfarosjes të Klerit Katolik

Mbas shpalljes të strategjisë të terrorit psikologjik dhe likujdues fizik nuk kishte asnjë arsye të merrej me jetën baritore të meshtarve atdhetar dhe popullor, por trilluen akuza nga ma absurdet të llojit politike kundër Institucionit të Kishës dhe meshtarve si bashkëpuntorë të fashizmit, filo-italian dhe shërbëtorë të gjermanve.
Si mund të besohet akuza e komunizmit mbi Klerin Katolik? A ishte e drejtë dhe e besueshme, ndërkohë qeveria dhe partia komuniste u instalue nga qeveria e Jugosllavisë Komuniste dhe zbatoi me fanatizëm e pasion si kolaboracioniste në ideologji, ekonomi, ushtri dhe teknikat e torturave nga vllaznit juogosllavë, sovjetikë dhe kinezë? Të gjitha qeveritë e hueja komuniste mike dëshmuen se ishin fund e krye antishqiptare e në veçanti antiklerikale katolike.

Absurdideti i mbylljes dhe shtetzimit të shkollave dhe pronave të Kishës në 1946

Qeveria e komunistve menjiherë pas ,,çlirim,, nga gjermanët u morën me Klerin Katolik, në vend që të përqendrohej në aspektin e vorfnisë totale që e kishte kaplue popullin shqiptar qysh prej arratisjes të mbretit Zog. Populli kishte nevojë të mbushte barkun me bukë dhe jo të mbushte kryetin me lajme torturash e vrasjesh të dijetarve klerikë dhe demokratve shqiptarë të arsimuem në botën e qytetrueme. Ndër punët e para qeveria me në krye kryeministrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PKSH, E.Hoxha krahas organizimit nga organet e policisë sekrete ideologjike shpalli një vendim urgjentë për paralizimin e institucionit të Klerit Katolik.

6 mars 1946. Këshilli Ministerial. Vendim.

1. Të mbyllen të gjitha institutet shkollore të çdo natyre dhe të çdo grade të mbajtur dhe të drejtuar prej Klerit Katolik.
2. Të mbyllen të dy seminaret, ai françeskan e ai jezuit.
3. Shpërndarjen e organizatave e shoqërive të ndryshme, si dhe ndalimin e çdo veprimtarie të tyre.
4. Rekuizimin e gjithë pronës së këtyre organizatave, instituteve dhe shoqërive qoftë të luajtshme ose të paluajtshme.
5. Konfiskimin e gjithë pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të Urdhërit jezuit. 6. Gjithë kjo pronë konsiderohet pronë shteti dhe marrja në dorëzim të bëhet menjëherë". Firmosur nga Enver Hoxha.
Ky është një prej dokumenteve që nisi goditjen e klerit katolik në vendin tonë.”

Mbyllja përfundimtare i institucioneve fetare n'Shqipni 1967

Fjalimi i ashtuquejtun programatik i mbajtun në Minierën e Memalias më 6 shkurt i 1967 nga diktatori E.Hoxha mbi fenë solli ateizmin zyrtar në Shqipni. Me dekretin famëkeq të 19 nandorit të vjetit 1967, me Nr. 4337 me titullin “Mbi abrogimin e disa dekreteve”, u shfuqizuen rrufeshëm dekretet e vjeteve 1949-1951, që legalizonin kartat e komuniteteve fetare. S’mbaroi këtu. U ndaluan të gjitha ritet fetare dhe u vendosën penalizime për shkelësit. Në vjetin 1967, objektet fetare u shndërruen në teatro, palestra, punishte, vatra kulture e deri banjo publike..”

http://www.balkanweb.com/libra/2785/dok ... 12214.html

IV
Akuzë si fashista Klerit Katolik
Nga shkrimtarë dhe profesorë

Ishte ba e modës dhe ishin vue në gara se kush të shkruaji zi e ma zi për Klerin katolikë në letërsi e në fushën shkencore. Aty u përfshinë nji mori njerzish si ish sekretari i parë i Komitetit të Partisë Rrethit Tropojë, mandej pedagogë i filozofisë në ish Institutin Pedagogjik e sot Universiteti i Shkodrës ”L. Gurakuqi”, kandidati i shkencave Arif Gashi, me librat ”Parajsa dhe Ferri” 66 faqe e botuem në 1963, ”Lufta kundër fesë është luftë për forcimin e njeriut të ri” botim i 1974 me 180 faqe, që përfundoi n’burgë apo shkrimtari Skënder Drini me romanin ”Shembja e idhujve” e shumë si kta viktima të pasionit tyne shpirtnor dhe vegla të mjerimit njerzuer. Në këtë kasaphanë kriminale vërshoi me pasion edhe akademiku, profesor, Jup Kastrati si konsulentë i studjuesit Rakip Beqaj, kryetari Degës Brendshme Shkodër, në mbrojtjen e disertacionit për titull shkencor shkruen në parathanien për librin “Veprimtaria Antikombëtare e Klerit Katolik Shqiptar” këto bukurina: ”Në kapitullin e tretë auktori flet për pushtimin e Shqipnisë nga Italia fashiste dhe për bashkëpunimin e klerit katolik shqiptar me pushtuesit. Krerët e klerit katolik së bashku me tradhëtarët e tjerë të vendit sanksionuen humbjen e pavarësisë së Shqipnisë.”


V
Historia vonon,
Të Drejtën e kërkon.


Edhe pas 71 vjetve, tema ”Kleri Katolik dhe Fashizmi në Shqipni” ishin dhe mbetet tema aktuale e randsishme për ritrajtim nga studjuesit serioz e objektiv si historianë, politologë, antropologë, diplomatë,.... të fushave të tjera të shkencës për Historinë Shqiptare. Akademia dhe gati krejt klasa intelektuale si ajo universitare dhe ajo letrare ishin dhe mbetën edhe sot shërbtore të verbët e shumë fanatikë të shijes antiklerikale katolike të diktaturës komuniste në pasqyrimin e marëdhanieve: Kleri Katolik dhe Fashizmi. Prandej na duhet që brezave të sotëm e të nesërmen të dijnë prej nesh, jo profesora, por realista të sqarojmë të vërtetat e asaj akuze shpifarake e shumë djallzore sa antishqiptare aq dhe antiklerikale se ishin fashista Kleri Katolik. Nuk mund të heshtet ma me idenë se një ditë do të reflektojnë duke i zbardhë të vërtetat e shpifjeve mbi historinë e Klerit në periudhën diktatoriale.

Autori - Bep Martin Pjetri
E shtunë, më dt. 9.XI.2013


U vendosë më 12.X.2015
Shenim!
Nr. i lexuesve 1008 - 3.X.2016
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shkurt 2021, 18:15
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari