Me kete deshiroj te hap nje horizont te ri ne rrymat teologjike e filozofike te ndryshme qe lindin si nevoje e ushqimit shpirteror dhe mendor te njeriut.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
GIANNA MOLLA...- Grueja e Pjetër Mollës - Shenjtja e Botës
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Saimir LOLJA :
GIANNA MOLLA...- Grueja e ingjinierit Pjetër Mollës - Shenjtja e Botës
Imazh
"GIANNA MOLLA..."
4.X.1922 – 28.IV.1962

Gianna Beretta Molla, shenjtorja që mbron familjen

Më 16 maj të vitit 2004, Papa Gjon Pali II shenjtëroi gjashtë persona. Midis tyre ishte edhe Gianna Baretta Molla, e cila ishte kthyer në një idhull për lëvizjen kundër aborti, sepse ajo braktisi jetën e vet për atë të fëmijës së saj. Ajo hyri në rrugën e shenjtërimit nga Vatikani më 24 prill të vitit 1994. E bekuara Gianna Baretta Molla lindi në Maxhenta të Milanos në Itali, më 4 tetor 1922. Ajo ishte fëmija i 10 nga 13 fëmijët e prindërve Alberto Baretta dhe Maria De Micheli. Pasi përfundoi Universitetin e Pavias në degën mjekësi-kirurgji më 1949, ajo hapi një klinikë mjekësore, “Masero-n”, afër Maxhentas më 1950. Gianna u specializua në pediatri në Universitetin e Milanos më 1952 dhe më pas, filloi të përkujdesej për nënat, vogëlushët, të moshuarit dhe të varfrit. Ajo, fushën e mjekësisë e quante një mision njerëzor dhe për këtë qëllim dhe ide, Gianna iu përkushtua besimit katolik.
ImazhImazhImazh
Çifti - Gianna Beretta me Pjetër Molla

Më pas ajo u fejua me shqiptarin ingjinier Pjetër Molla(vdiq në moshën 98 vjeç, më 3.IV.2010 në orën 01:30, të shtunën - shën. redaksia http://www.proletari.com) dhe ndriçonte kënaqësi dhe gëzim gjatë fejesës së tyre, për të cilën ajo falënderonte Zotin. Ata u martuan më 24 shtator të vitit 1955 në Bazilikën e Shën Martinit në Maxhenta dhe Gianna vazhdoi të ishte një grua e lumtur. Për lumturinë e saj ajo lindi fëmijën e parë, Pierluigi-n në muajin nëntor të vitit 1956, pastaj Mariolina-n në muajin dhjetor të vitit 1957 dhe Laura-n në muajin korrik të vitit 1959. Me thjeshtësi dhe baraspeshë, ajo harmonizoi kërkesat për të qenë një nënë, grua, doktoreshë dhe shijuese e jetës. Por në shtator të vitit 1961, në moshën 39-vjeçare, Gianna Baretta Molla mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të katërt, kur doktorët zbuluan tek ajo një tumor të madh në mitër. Kirurgët e këshilluan Gianna-n që të abortonte me qëllim që të shpëtonte jetën e saj. Por vendimi i Gianna-s ishte i menjëhershëm dhe i prerë: Unë do të pranoj çfarëdo që ata do të më bëjnë mua me kusht që të shpëtohet fëmija. Kështu, ajo shkoi te mjekët dhe hoqi tumorin.

Më 21 prill të vitit 1962 Gianna shkoi të lindte në Spitalin e Grave në Monza, ku më 22 prill 1962 i lindi fëmija i katërt, Emanuela. Por fatkeqësisht, Gianna nuk ia hodhi dhe pas një jave, më 28 prill të vitit 1962 ndërroi jetë. Që nga ajo kohë ajo u bë një katolike e famshme dhe organizatat që mbrojnë jetën dhe mbështesin dështimin e femrave shtatzëna janë frymëzuar nga vendimi i saj. Më 6 korrik të vitit 1991, Papa Gjon Pali II nënshkroi për të njoftimin mbi virtytet heroike të një shërbyese të zotit.

Më 21 dhjetor të vitit 1992 u lëshua Njoftimi i Mrekullisë nën emrin e saj. Më 24 prill të vitit 1994, Papa Gjon Pali II filloi shenjtërimin e Gianna Baretta Mollës duke e lumturuar në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë. Më 16 maj të vitit 2004, Papa Gjon Pali II përfundoi në Sheshin Shën Pjetër shenjtërimin e Gianna Baretta Mollës, që njihet në besimin katolik si mbrojtësja e nënave dhe e familjeve. Gianna Baretta Molla ishte e para grua e martuar që u bekua me shenjtërim, si një frymë e përjetësisë së familjes.
http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=57434&kat=116
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shkurt 2021, 18:36
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari