Me kete deshiroj te hap nje horizont te ri ne rrymat teologjike e filozofike te ndryshme qe lindin si nevoje e ushqimit shpirteror dhe mendor te njeriut.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Rikthimi i përsekucionit ndaj elitës katolike nga Mazonët
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Rikthimi i përsekucionit ndaj elitës intelektuale katolike nga bijtë e diktaturës komuniste si nga komunistët n'pushtetë dhe nga ,,e djathta,, në PD
Imazh
Papa Françesko Bergolio ngushëllon më 21.IX.2014, në Katedralen e Tiranës Dom Ernest Troshani(vllai i Njac Simonit apo Njac Troshanit - dr. i kriminalistikës - mjekë ligjor në Degën e Brendshëm Shkodër deri në 1992) i përsekutuem nga diktatura angleze-amerikane-enveriste-sovjetike

Edvin Rama, kryeministër urdhëron të shkarkohen tre antarë të KLD se janë nga Veriu dhe katolikë.
ImazhImazh
Takim mbi korrupsionin n'drejtsi. kryeministri E.Rama - ambasadorët amerikan A.Arvizu dhe gjerman më 23.IX.2014 në Tiranë


Këshilli i Lartë i Drejtsisë i përbamë nga 15 veta përbahen nga besimi fetar; tre katolikë nga Veriu i Shqipnisë, tre muslimanë nga Veriu, nantë nga Jugu i Shqipnisë, ku dy janë ortodoksë e shtatë muslimanë. Duhet evidentue se për herë të parë në 70 vjetët e fundit u emnue një juristë nga Shkodra i besimit katolik me postin e nën-kryetarit të KLD-ës. Sapo u rikthyen socialistët në pushtetë nisën si dikur parardhsit e tyne komunistë betejën kundër elitës veriore të besimit katolik me akuza absurde. Po të vehen me kujdes përmbajtjen e akuzës e përgatitun nga ish hetuesat dhe prokurorët e diktaturës në guzhinën e kryeministrit ashtë se dy antarë; Elvis Çefa, nën-kryetar i saj dhe antari Lulzim Lelçaj kanë damtue randë drejtsisnë shqiptare me indiferentizmin, mosveprimin,…….sipas gaz. Shqip: ”…. anëtari tjetër i komisionit, Taulant Balla, duke folur në emër të deputetëve të mazhorancës, shprehu bindjen se dy anëtarët e KLD-së, të zgjedhur nga Kuvendi, me veprimin apo mosveprimin e tyre kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin.” - Nga gazeta Shqip ”Shkarkimi i Çefës dhe Lelçajt, PS e kalon kërkesën falë Ndokës së PDK-së” - 24 Shtator 2014.
ImazhImazh
z.Elvis Çefa(Nën-Kryetar i KLD - majtas), z.Lulzim Lelçaj(Antar i KLD) dhe z.Gjin Gjoni(Antar i KLD)

Koment; Si ka mundsi që këta të dy juristët që janë dy vota të Këshillit të Lartë të Drejtsisë të kenë damtue drejtsisnë shqiptare, ku janë edhe 13 vota të tjera? z. Elvis Çefa plotsoi më 7.VIII. 2012 dy vjet që asht në kët postë të naltë juridik, ndërsa z. L. Lelçaj u zgjodhë si antar më 24.IV.2013. Periudha e tyne asht dyvjeçare dhe nji vjeçare në krye të KLD-ës prej 2012 - 2013, ku Drejtësia u gjetë në moçale të korrupsionit dhe të nënshtrimit politik e qeveritar nga bandat e kryetarve të partive, qeveritarve, kryeministrave, kryetarve bashkiakë dhe presidnetave. Pra vuen prej vjetit 1992 e deri më sot 2014 dhe nuk ka shannse të vehet në binaret e ligjit. Si munden dy jurist të shembin themelet e drejtsisë të nji kombi? Pra ashtë e hapun që kërkohen të shkarkohen se janë të besimit jo musliman dhe jo ortodoks, e ma zi nuk janë nga Skrapari e nga origjina e kryeministrit Rama.

Nard Ndoka akuzon hapun sulmin ndaj tre juristve elitar katolikë të Veriut
Imazh

Unë nuk i vlersoj se kuadrot e naltë me besim katolik që janë shumë pak teorikisht janë engjëjt e shoqërisë, por nuk janë e keqja e kombit shqiptar. Arsyeja ashtë se për 50 vjet sundim nga diktatura dhe 22 vjet sundim nga bijtë e komunistave pas 1992 nuk patën postin e presidentit, kryeministrit, kryetarit të gjykatës naltë, kryeprokurorin, shefin e SHIKU-t, ministrin e brendshëm etj, që të merrnin përgjegjsinë e ksaj të keqe, që po i bie shoqnisë shqiptare nga bandat me besim islamo-ortodokse, që kanë uzurpue frenat e çdo qelizë drejtimi të shtetit në të tana nivelet. Çdo kush vëzhgon me kujdesë urrejtjen fanatike ndaj atyne pak njerzve me poste se si përndiqen dhe për mustaqet e Çelos denigrohen e shpartallohen sikur ka ndodhë gjithmonë n'Shqipni.
Me guxim e kurajo e ka shprehë kryetari i Partisë Demo-Kristiane, deputeti i djathtë, z.Nard Ndoka në komision ku i kërkohej dy titullarve të naltë të drejtsisë t’u prehet kryeti se kshtu e don shpirti i Edvin Ramës dhe ambasadorit amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizut, meqë nuk ishte i kënaqun për ardhjen e Papës në Tiranë.
”Edhe kundër vendimit të pjesës tjetër të opozitës për të bojkotuar punimet parlamentare, kreu i PDK-së, Nard Ndoka, u shpreh kundër kërkesës së deputetëve të mazhorancës, duke theksuar se kërkesa për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së është selektive dhe se po i mbyllet goja të zgjedhurve nga opozita. “Ju kërkoni shkarkimin e dy anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi dhe jo të tri anëtarëve. Nëse do të kishte shkelje, duhet të kërkonit shkarkimin e të tre anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi. Kjo tregon se keni bërë një përzgjedhje selektive për të bërë një puç kushtetues dhe kërkoni që të kapni sistemin e drejtësisë. Ju bëj thirrje meqë asnjë nga anëtarët e komisionit nuk e ka firmosur të mos votojnë”, tha Ndoka. Kaq është dashur që ligjvënësit e mazhorancës të përfshiheshin në debate, akuza dhe kundërakuza me dy anëtarët e KLD-së. Por, protagonist i shuarjes së këtyre debateve, teksa tentoi ta shtrinte debatin në rrafshin fetar, Ndoka shtoi se kjo çështje duhet të pushojë, pasi, sipas tij, kërkesa për shkarkim po bëhet ndaj veriorëve dhe që janë të besimit katolik. “Kam edhe diçka lidhur me faktin se jam edhe kreu i PDK-së. Ju keni nisur një luftë në KLD dhe kërkoni të shkarkoni tre anëtarë që janë nga Veriu dhe që të tre katolikë. Ju po sulmoni njerëz që nuk kanë mbështetje”, tha Ndoka. Por, deklaratën e Ndokës, kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, e cilësoi si lajthitje dhe s’ka lidhje fare me objektin e çështjes që po diskutohej. “Ju po flisni për diçka që s’ka lidhje fare dhe kësaj i thonë lajthitje me objekt”, tha Xhafaj.”
nga gazeta Shqip ”Shkarkimi i Çefës dhe Lelçajt, PS e kalon kërkesën falë Ndokës së PDK-së” - 24 Shtator 2014.
Imazh
Sulmi nga kampi ortodoks sepse duen ta zevendsojnë me ortodoksë. Majko ka histori ndaj veriorëve katolike si autorë direktë i"Tragjedisë të Mbytjes të anijes me mbi 90 veriorë katolike"

Fill pas vizitës të Papës në Tiranë që la mesazhe dhe shpresë për harmoninë fetare nisë sulmi dinak dhe antikatolik nga Edvin Rama si kryeministër. Të kujton kohën kur kryediktatori Enver Hoxha në bashkëpunim dhe në përkrahje të përfaqsuesve amerikanë dhe anglezë ushtruen përndjekje me synim likujdimin e elitës intelektuale me besim fetar katolik. Ambasadori Arvizu kërkon likujdimin me çdo çmim të elitës katolike dhe kjo po bahet realitetë, duke enisur me antarin e KLD-ës Gjin Gjonin e tash e përfundon me dy të tjerë për habi edhe kta janë po elitë e drejtsisë me besim katolikë. A thue asht rastësi apo nji rikthim nga politika e persekucionit me qellim që të mos kenë pushtetë në fjalën dhe votën për hapjen e dosjeve ndaj komunistave dhe të tjera aspektet ë demokracisë. Drejtsia shqiptare asht tej e korruptuem deri në palcë nga të gjitha nivelet dhe askush nuk ja asht vue gishti deri në premje kryeti sikurse tre juristëve elitarë; Gjin Gjoni, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj. Duhet të kujtojmë se ajo që e ka shkatrrue me themel drjetsinë shqiptare ashtë dhuna e qeverisë dhe e pushtetarve partiakë dhe qeveritarë të niveleve të ndryshme nga niveli i bashkive e deri te presidenti. Edvin Rama ka tash 15 vjet titullar qeveritar dhe politik që ka dhunue e kërcënue prokurorine, gjykatat, KLD-në me kërcënime fizike dhe korruptive sëbashku me të tjerë lider partish, qeveritarësh e presidentash. Edvin Rama ka 24 dosje krimesh të përgatitun nga Qeveria Socialiste më 2005, që ja dorzoi qeverisë Sali Berishës, që për arsye djallzore nuk i dërgoi në prokurori. E sot Edvin rama si kryeministër me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizun organizojnë gjuetinë e shtrigave ndaj elitës katolike se kanë synime të tjera antishqiptare dhe antidemokratike të realizojnë. Mandej duhet kuptue se duhet ta shndrrojnë Shqipninë nga nji vend me harmoni fetare në nji vend ku të damtohet randë sikur ka nisë pas vizitës të Papës Françsko Bergoljos, që u lumturue për harmoninë midis tre feve. Brenda ksaj revanshi antikatolik nisë çarja e harmonisë fetare dhe krijohet nji tymnajë ku t’u shtrohet infrastruktura projekteve të errta antishqiptare. Pra, shqiptarë vlersoni sfondin e ksaj beteje me ngjyrime fetare. Feja katolike asht dhe mbetet tej tolerante, por punon për ta ndërgjegjsue të tre besimet fetare që të mos bahen viktime e projekteve anglo-amerikane, ku historia nuk harrohet e bashkëpunimit me diktaturën komuniste kundër elitës dhe klerit katolik.

A thue do të rregullohet Drejtsia Shqiptare me shkarkimin e E.Çefës dhe L.Lelçajt?

Në mbarimin e Fjalës të z. Elvis Çefa në postin e Nën-kryetarit të KLD-ës shprehet njishtu:

"Të nderuar deputetë,

Qartësisht tashmë po synohet të mishërohet e keqja mbi 20 vjeçare në sistemin e drejtësisë me dy anëtarët e KLD të zgjedhur jo nga ky Kuvend para rreth dy vitesh. Sigurisht kushdo e kupton që vendimi për fatin tonë tashmë është marrë. Nëse ju vërtet keni bindjen se e keqja e sistemit gjyqësor shqiptar sot është tek Elvis Çefa apo tek Lulzim Lelçaj, atëherë procedoni sa më shpejt me shkarkimin tonë. Por për një gjë dua t'ju siguroj juve dhe të gjithë shqiptarët: nëse qoftë edhe për një moment unë do të kisha dyshuar se largimi im nga kjo detyrë i shërben sistemit gjyqësor, do të isha isha larguar me vullnetin tim dhe pa asnjë hezitim!"
U morë nga "Fjala e Zëvendëskryetarit të KLD-së, z. Elvis Çefa, mbajtur në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut": më dt. 23.IX.2014, ora 18:30 te Faqja e Internetit të KLD-ës:
http://www.kld.al/njoftime/2014/njoftim ... 2014-18-30

Shqetsimi i z. Bujar Nishanit për shkarkimin e Zev- kryetarit dhe antarit të KLD-ës
Imazh

"Presidenti i Republikës mbledh KLD-në pas peticionit të 39 deputetëve të mazhorancës për shkarkimin e Elvis Çefës

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi mbledhje të jashtëzakonshme plenare, e cila kishte si objekt diskutime lidhur me kërkesën e bërë nga një grup deputetësh për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD z. Elvis Çefa dhe z. Lulzim Lelçaj. Në fjalën tij hyrëse Presidenti Nishani, duke shprehur shqetësimin e tij për këtë nismë të një grupi deputetësh, tha KLD po vihet pa asnjë argument nën një sulm politik. “Jam i detyruar të thërras këtë mbledhje të KLD-së, pasi dje jam njohur me kërkesën e ardhur nga Kuvendi i Shqipërisë ku njoftojnë nisjen e procedurës për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së, z. Çefa që është njëkohësisht edhe Zëvendëskryetarë i KLD dhe z. Lelçaj, të ardhur në këtë Këshill, nga parlamenti. Ka një material bashkëlidhur i cili së pari është i pa plotë dhe i pa qartë për shkaqet dhe arsyet përse Kuvendi nis këtë proces. Akuza që bëhet, duhet thënë është akuzë dhe jo shkak, fukosohet tek shpërdorimi i detyrës dhe shkeljet e ligjit. Kjo kërkesë vë përpara përgjegjësisë në kontekstin e akuzës të gjithë punën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi të gjitha vendimet e KLD-së janë kolegjiale dhe mbi bazën e votës të çdo anëtari të KLD-së. Të dy anëtarët kanë vetëm nga një votë në procesin e vendimmarrjes." U morë nga "Deklarata/Nishani: KLD po vihet nën sulmin e politikës" Nga Gazeta 55 më 21/09/2014

A thue ashtë rastësi, që në sinkron me komunistat edhe krerët e PD-ës kundër dy deputetve socialistë katolikë
Pse heshtë Lulzim Basha dhe Sali Berisha ndaj sulmit të elitës katolike n'Drejtësi?

Imazh

U mbyll proçesi i shkakut të vdekjes mafioze të personalitetit ekselent, i ndjeri Sokol Olldashi nga prokuroria më datën 23.IX.2014 dhe krerët e PD-ës; L.Basha dhe S.Berisha heshtën.
E tash çakërdisen me nji shputë ndaj Strazimirit në parlament. Krahasojeni rastet dhe shifni se Lulit dhe salukut nuk i hanë palla e shputës në krye nga dy deputetë socialistë, por se janë me besim katolik.Kemi nji rast tjetër të ktyne dy krerve të PD-ës prapë me dy jurista elitarë:
Heshtja e kryetarit të PD-ës Lulzim basha dhe Sali Berisha ndaj sulmit personal të Edvin Ramës si kryeministër ndaj dy jurisëve elitë E.Çefa dhe L.Lelçaj rezulton se ashtë nji qendrim i njejti me Edvin Ramën, që i bashkon antikatolizmi i tërbuem. Prandej e din këtë cilësi urrejtje të dy krerve të PD-ës ndaj fesë katolike prandej po i sulmon pa pasë asnji reagim të fortë. E në krahun tjetër nga PD-ëja po sulmohen dy deputetë me besim katolike duke e akuzue në prokurori nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha vetëm se janë katolikë me fabulën se e ka rrahë Arben Ndoka me Pjerin Ndreun deputetin e PD-ës Gent Strazimirin në korridorin e parlamentit më 10.VII.2014. Në parlament janë thye dhambët, e shprazë plumba e fyer me listë shtëpie dhe krerët e PD-ës kanë heshtë sepse nuk ishin deputetë katolik. Kjo vigjilencë e tyne dishmon qendrimin personal urrejtës qysh në genin familjar atë të urrejtjes dhe hakmarrjes ndaj katolikve sepse nuk e duen harmoninë fetare.
Imazh
Edvin Rama urdhëroi tre deputetë katolikë socialist të ushtrojnë dhunë n’parlamentë. Njikohësisht Lulzim Basha n’bashkëpunim me Edvin Ramën , urdhëroi PD të hakmerren kundër tre debutetve katolikë socialist për nji shputë dhe heshtë ndaj dy juristve elitar katolikë Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj si dhe për Dosjen e Olldashit!!!

Imazh

Elita me fe katolike po sulmohen nga dy krahët e politikës si nga komunistët ashtu dhe nga ,,të djathtët,,. Kjo asht nji politikë që ka nji skenar të brendshëm me qendër jasht Shqipnisë diku në Athinë, Beogradë e në Stamboll.

Autori; - Harmonia Shqiptare
E mërkurë 24.IX.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Fanatikët antikatolikë islamo-ortodokse greke si; Ilir Meta dhe Nasip Naço - Janë shembelltyra e Ringjalljes të Persekucionit ndaj Fesë Katolike

Ilustrimi tjetër; Përsekucioni ndaj elitës të juristve katolike nga Ilir Meta, Kryetar I LSI-s dhe i Kuvendit Popullor dhe ministri i Drejtsisë – Nasip Naço i LSI-s


[qender]Mësoni të kërkoni Falje për Gjenocidin mbi të Pafajshmit!
Imazh

Le t'i kujtojmë qeverisë së majtë shqiptare, Papa Francesko-n, Atin e Shenjtë që i nderoi me vizitën e tij e që zgjodhi Shqipninë, para së gjithash, pasi qe një vend me regjimin ma të egër komunist në Europë. Le t’ì kujtojmë fjalët e Papës Bergoljo, që e përsërit shpesh; "Le të mësojmë të flasim e të kërkojmë falje. Mos të shtiremi se jemi kristianë! Kush është ndryshimi midis mëkatit e skandalit? Kush bën mëkate pendohet e kërkon falje, përulet e gjen shpëtim nga Zoti!"
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pse nuk mund të festojmë 70-vjetorin e çlirimit

Nga Át Vitor Demaj, OFM/
Hymje

Kur grekët e vjetër filluen me u marrë me histori, menduen me trajtue historinë si shkencë për dy qëllime. Ata thojshin se historia shërben për me mësue prej gabimeve të maparshme; dhe që këto gabime të mos përsriten ma. Grekët mendojshin se natyra e njeriut âsht lehtësisht e manipulushme e se ngjarjet edhe ato mâ tragjike mund të përsriten. Historiani duhet të grumbullojë fakte, ngjarje, dëshmi të njerëzve që jetuen ato ngjarje, dokumente, të kërkojë nëpër arkiva, të lexojë libra të shkruem posaçe për atë periudhë. Grekët mendojshin se tue u a mësue historinë brezave të rij do të parandalonin problemet e së kaluemes. Tue studiue historinë edukoheshin e formoheshin breznitë e reja me të mirat e me të këqijat e të parëve tyne. Edhe sot shërben për né që ta njohim historinë për me njoftë të kaluemen e sidomos që ajo të mos përsritet.
Ketë vit u banë kremtimet për 70-vjetorin e çlirimit të Shqipnisë. Historianët e historisë sëré e kanë nxjerrë kryet, nostalgjikët e sistemit komunist japin sentenca, ndërkohë që rikthehet frikshëm fotografia e Enver Hoxhës në mbledhje publike. Simboli i së keqes vijon të mbijetojë në mendjet e disa shqiptarve. Bile hija e tij po i ndjek mbrapa.
Ambasadori amerikan e dënoi qartë rikthimin e figurës së Enver Hoxhës e ndërkohë shumë prej nesh heshtën(Kryesia e Kishës Katolike, pra Ipeshkvi Rrok Mirdita - Njeriu i Ramiz Alisë heshti si gjithmonë ndaj Gjenocidit të Popullit dhe martirve të Kishës. - shën. asht i www.proletari.com ).
Nëse e shikojmë me objektivitet ketë vit i bjen të kujtojmë 70-vjetorin e fillimit të tiranisë, të diktaturës mâ çnjerëzore të popullit tonë. Nuk duem të paragjykojmë të vramët gjatë Luftës së Dytë Botnore, sidomos të ramt ndër partizan e komunista. Për komunistatpat deklarue P. Anton Harapi, në vjetin 1944se veprojshin me krye në thes, pa e dijt se kush po i udhëhiqte. Nuk dijshin se kush po i drejton. Shumë sish kishin luftue për nji Shqipni të lirë e jo për diktatorin e vrasësit e tij. Historinë nuk mund ta lexojmë vetëm nëpërmjet nji date ose mbas nji rase të caktueme, atë duhet ta kontekstualizojmë dhe ta lidhim me atë se çka ndodhi mâ vonë. Ajo çka erdhi mâ vonë nuk lejon kurrqysh që 29 nandori i vjetit 1944 të jetë ditë gëzimi.

I Asgjasimi fizik i Klerit katolik

- Kaluem prej pushtimit fashist në ferrin komunist. Nuk kaluem në liri, por prej pushtimit në diktaturë.
- Shqiptarët nuk e panë lirinë mbas nandorit të vjetit 1944. Në ketë humbje të madhe, peshën kryesore e mbajti Kisha Katolike. Ajo humbi gjithçka.

Po rreshtojmë ngjarjet në trajtë kronologjike që vuejti Kisha Katolike e Françeskanët Shqiptarë.
- Kleri katolik me qendër në Shkodër u konsiderue prej qeverisë shqiptaro-jugosllave si qendra anti-shqiptare e cila duhej shfarosë nji orë e mâ parë.
- Hapi i parë vjen e kryhet në kumbonaren e Gjuhadolit ku përkrah flamurit shqiptar, i cili valvitej i vetëm që prej 13 qershorit të vjetit 1913, vihet edhe flamuri jugosllav.

- Menjherë fillon persekutimi.
1.Vritet në malet e Dragobisë prej komunistave françeskani i parë Át Lekë Luli. Ky do t’u paraprinte çetës së ardhshme të martirëve.
2. Forcat jugosllave vrasin në pabesi fratin Leonard Tagaj, famullitar i Hotit e Grudës. Fill mbas Át Leonardit,
3. vritet edhe Át Bernardin Llupi, i cili kishte përshkrue në kujtimet e tij luftën ndërmjet ushtrisë serbe e Dukagjinit në vjetin 1915.
4. Në janar të vjetit 1945 arrestohen Át Gjon Shllaku, Át Giovanni Fausti e Át Daniel Dajani. Pushkatohen sa dalin në gjyq si anmiq të popullit me datën 4 mars 1945.
5. Arrestojnë Dom Ndre Zadejen, i njoftun prej publikut për kulturën e tij të gjanë. E pushkatojnë pa gjyq. 6. Fill mbas tij në tortura të paimagjinueshme vdes publicisti e përkthyesi Dom Lazer Shantoja.

Gjimnazet e Fretënve e të Jezuitëve konsideroheshin si qendra anmiqsore të cilat simbas regjimit të ri enverian veprofshin kundra interesave të kombit.
7. Në Dukagjin arrestojnë Pater Anton Harapin. Mbasi e mbajnë për disa muej nën tortura në burgun e Tiranës, e pushkatojnë në shkurt të vjetit 1946. Sot as vorri i tij nuk gjindet.

Terrori vazhdon nëpër kisha e kuvende.
Anmiqt e popullit duhen asgjasue me çdokusht. Ky kje urdhri prej Tirane i drejtuem prej qeverisë jugosllave.
Kuvendi i Gjuhadolit në Shkodër kje qendër e vertetë kulture e humanizmi. Në ketë kuvend jetuen e vepruen personalitetet mâ të randesishëm të kombit tonë, si Át Gjergj Fishta, Át Shtjefën Gjeçovi, Mons. Vinçenc Prennushi, Át Pal Dodaj, Át Pashk Bardhi, Át Marjan Prelaj, Át Ambroz Marlaskaj, Át Bernardin Palaj, Át Donat Kurti, Át Anton Harapi, Át Martin Gjoka, Át Justin Rrota, etj., të cilët hodhën themelet e kulturës shqiptare.
Po në Kuvendin françeskan kreu vizita të shpeshta Faik Konica e shumë figura të shqueme të Shqipnisë. Ndërsa martiri i kombit Luigj Gurakuqi kishte zyrën e tij në kuvendin e fretenve.

Në dhetor të vjetit 1946 Kuvendi i Gjuhadolit kthehet në burg, ose siç e quen P. Zefi “Burgu i Kishës”.
8. P. Pal Dodaj-n e torturojnë memetoda nga mâ çnjerëzoret. P. Bernardin Palaj-n e gozhdojnë e Marie Tucin e fusin nji thes bashkë me nji mace. Maria vdes prej torturave të shumta. Ishte vetëm 22 vjeçe.
9. Për nji pagëzim pushkatohet në vjetin 1971 Dom Shtjefen Kurti.
10. Ndërkaq folkloristin e njoftun Dom Lekë Sirdani bashkë me Dom Pjetër Çunin i mbysin në nji gropë të ujnave të zeza në Koplik.
11. Po në vjetin 1946 u arrestuen tre Ipeshkëvij, Imzot Gjergj Volaj, Imzot Frano Gjini, Imzot Jul Bonati, Provinciali i Françeskanëve e disa klerik të tjerë. Ato u mbajtën të burgosun në Kuvendin e Gjuhadolit. 12. Në shkurt të vjetit 1948 pushkatojnë pothuejse krejt kryesinë e Kishës katolike, Imzot Frano Gjinin, P. Ciprijan Nikën bashkë me P. Mati Prendushin, Provincialin e françeskanëve. Mons. Vinçenc Prennushi do të vdesë nën tortura në mars të vjetit 1949. Vdesin si martir tue i fal të gjithë. Trajtoheshin si kriminel Imzot Luigj Bumçi e Imzot Gaspër Thaçi, Imzot Bernardin Shllaku, Imzot Ernest Çoba, Imzot Antonin Fishta, Imzot Pjeter Demaj e shum meshtar të tjerë.
Kisha Katolike po shkonte drejt asgjasimit të plotë.

Persekutimi vijonte.
Torturat ishin nga mâ të ndryshmet. I groposnin nëpër nevojtore, i banin me pi urinën e tyne, i lejshin të varun nëpër mure, pemë e shkallë përditë e net sidomos gjatë dimnit, i djegëshin nën stjetull me vezë të nxehta, u mbushnin me kryp e uthull plagët, i djegëshin në zjarrm, kuja nën thoj, i rrashin me konop të lagun, përdorojshin korentin në veshë e gojë e në pjesë mâ delikate të trupit, i linin pa gjumë, i shtinin nëpër biruca në ujë për shumë ditë rresht gjatë dimnit, i kryqzojshin nëpër dysheme, i shtrijshin të plagosun në prush, i lidhnin me të dekun etj. Ndërkohë që gjatë natës dëgjoheshin britma vuejtjeje që u vinin prej plagëve, partizanët këndonin kangë revolucionare për mos me i dëgjue populli vuejtjet e martirëve.
Arqipeshkvin e Shkodrës, Mons. Ernest Çoben, mbasi u mbyllën kishat, e detyruen të punonte si pastrues nëpër rrugët e qytetit. Ky ishte Aqipeshkëvi i fundit. Vdes i helmuem prej sigurimsave të shtetit.
13. Fishtës prej urrejtjes së madhe në vjetin 1967 i nxjerrin eshtnat prej vorrit e ia hedhin në Lum të Kirit. Në vorrin e tij kishin mbetë vetëm pak eshtna, me të cilat mbas rihapjes së Kishës në vjetin 1990, rishtas iu ndërtue vorri po në Kishën e fretënve në Gjuhadol-Shkodër.

Bashkë me martirët që i përmendem, janë edhe shumë të tjerë të cilët hoqen mundime të shumta për të vetmin faj, për besimin në Krishtin e bashkimin me Papën e Romës e se deshtën Shqipninë e shqiptarët. Ndër këta po përmendim Át Frano Kirin, Át Mark Harapin, Át Nikoll Mazrrekun, Át Gegë Lumaj, Át Klement Miraj, Át Benedkit Dema, Át Marin Sirdani, Dom Frano Ilia, Dom Mark Dushi, Át Leon Kabashi, etj.
Dishmitarët okularë si P. Zef Pllumi, P. Konrad Gjolaj, Dom Simon Jubani, Gjovalin Zezaj, e shumë të tjerë na tregojnë se cila kje ftyra e vërtetë e komunizmit. P. Donat Kurti, mbasi kreu 17 vite burg jetoi në nji vorfni të skajshme brenda nji kolibe, i braktisun e i harruem prej të gjithëve. Bash si P. Donati jetuen e vdiqën shumë meshtarë në nji vorfni të skajshme, të detyruem në punë të vështira e në nji kalvar të pafund mundimesh, shamjesh, vuejtjesh e mjerimi.

II. Shkatërrimi i veprës kulturore

Po trajtojmë grabitjen e bibliotekave, të arkivave e Dioçezave, të famullive, të kuvendeve, etj. Bilanci âsht vërtetë tragjik.

1. Biblioteka e famshme françeskane, e cila përdorej edhe si redaksi e Hyllit të Dritës, kthehet në gjykatore prej tiranit.
2. Shkatërrohet krejtësisht tue shembë për dhé raftat me libra të vjetër për Shqipninë e shqiptarët.
3. Shumë prej librave nuk dihet se ku përfunduen. Nji pjesë e tyne i kaluen bibliotekës së qytetit të Shkodres, nji pjesë bibliotekës kombëtare në Tiranë e nji pjesë jo e vogël shkatërrohet. Biblioteka françeskane numronte mâ shumë se 20.000 vëllime.
Të njajtin fat pat edhe Arkivi i fretënve. U shkelën me kambë dokumentat e vjetër. Partizanët thojshin se historinë “do ta bëjmë ne e kështu nuk na duhen gjë këto dokumente”.
4. Simbas dëshmisë së P. Zef Pllumit, arkivi fillonte me dokumenta qysh prej vjetit 1415, vijonte me dokumenta të shekujve XVI-XVIII përfundonte me Luftën e Dytë Botnore. Arkivi përmbante shkrime origjinale të arbëneshëve të Italisë, letërshkëmbim të vlefshëm rreth ngjarjeve që sollën pamvarësinë e Shqipnisë, dorëshkrimet të P. Gjergj Fishtës, P. Shtjefen Gjeçovit, P. Pal Dodaj, Luigj Gurakuqit, Imzot Prennushit, P. Ambroz Marlaskaj, etj.
5. Mbas shkatërrimit të bibliotekës dhe arkivit i erdhi rradha Muzeumit të themeluem prej P. Shtjefen Gjeçovit. Shumë prej objekteve të mbledhuna aty nuk dihen se ku përfunduen. Përveç Muzeut të Gjeçovit u shkatërrue edhe oda muze ndertue për nder të poetit kombëtar P. Gjergj Fishtës. Në odë kjenë vendos sendet personale e dorëshkrimet e poetit.
6. Njikohsisht u grabit edhe Pinakoteka e ndertueme prej P. Gjergj Fishtës me piktura shum të vjetra.
7. U sekuestrue Shtypshkroja Françeskane e cila që prej vjetit 1916 kishte nxjerrë në dritë nji shumësi botimesh me vlerë të paçmueshme për kulturën tonë.
8. Bashkë me mbylljen e Shtypshkrojes Françeskane, u mbyll edhe shtypshkroja e Jezuitëve e cila funksiononte që prej vjetit 1870. Kjo shtypshkrojë pat funksionue edhe para pamvarësisë së Shqipnisë.
9. Me urdhën të premë prej Tirane u mbyllen revistat kulturore Hylli i Dritës e Leka e bashkë me to edhe revistat me karakter kryesisht fetar e kulturor,Zani i Shna Ndout e Lajmëtari i Zemrës së Krishtit.
10. Umbyll kolegji Saverian e bashkë me të edhe shkollat që drejtoheshin prej etenve Jezuit.
11. U shembë për dhé Muzeu i tyne e u grabit koleksioni i çmueshëm i Numizmatikës.
12. Mbyllin Liceun Klasik të Françeskanëve i cili kje themelue që në vjetin 1921.
13. Përveç Gjimnazit, në atë kohë françeskanët drejtonin mâ shum se 20 shkolla fillore. Sikurse Liceu Klasik edhe këto shkolla u mbyllen me pretekstin se ishin reaksionare.
14. Edhe shkolla femnore e motrave Stigmatine në të cilën u edukuen e u formuen shum të reja, u mbyll.
15. Arkivat e zyrave famullitare si dhe të kuvendeve ishin shum të pasun me materiale rreth historisë e gjuhësisë shqiptare. Vetëm arkivat e zyrave famullitare të Françeskanve mbajshin dokumenta të shekullit XVI e në vijim. Të gjitha u shkatërruen.
16. Persona të papërgjegjshëm grabiten e djegen ketë pasuni të çmueshme të kulturës tonë.
17. U mbyllen edhe Shoqnitë, si ajo Antonjane, muzikore, fetare-kulturore të themelueme prej Françeskanëve, Jezuitëve e prej klerit dioçezan. Rreth këtyne shoqnive kjenë edukue rinija, e u formuen brezat e ardhshëm në muzikologji, gjuhësi, histori, etnologji, etj.

Vala e persekutimit vijon.
18. Mehmet Shehu hedh në erë me dinamit Kishën mesjetare të Vaut të Dejës, ndërsa në vjetin 1967 me mbylljen e kishave fillon nji periudhë e ré persekutimi.
19. Përveç burgosjes e pushkatimeve të meshtarëve, shkatërrohen veprat e artit, kishat e vjetra, afresket nëpër kisha e kuvende.
20. Kishat u kthyen në kinema, pallat sporti, magazina, tue përçudnue artin fetar e arkitekturën e tyne.
21. Digjen librat e meshëve. Shumë prej kishave të vjetra që sot do të ishin monument kulture janë shembë për dhé.
22. Gurët e këtyne kishave u përdoren prej regjimit për me ndërtue mjedisete realizmit socialist.
23. Vejnë dorë deri edhe nëpër vorre, tue hek kryqat e tue i zavendësue me “yllin e kuq”.

Përmbyllje

Për Kishën Katolike dhe për Françeskanët, 70-vjetori nuk kje festa e lirisë, por fillesa e pushtetit të së keqes e eliminimit fizik dhe e asgjasimit në masë të veprës kulturore që kishin ndërtue gjatë shekujsh. Nuk jemi shkëput ende préj Diktatorit! Vijon të shfaqet si hukubet nëpër mitingje. Jo vetëm Kisha Katolike por kréjt Shqipnia vuejti diktaturën e pashembullt të pushtetarëve komunist. Kini nderim për vuejtjen dhe eleminimin fizik që i shkaktuen popullit shqiptar e në veçanti Kishës Katolike e njerëzve të saj. Komunizmi në Shqipni nuk kje thjeshtë nji diktaturë, por Enver Hoxha me klanin e tij kreu genocid ndaj popullsisë shqiptare.

3.XII.2014
U morë nga Gazeta “Dielli”
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Më 23 prill 1913
U nënshkrua në Shkodër nga Esat Toptani me Malin e Zi
- Akti i Dorzimit të Shkodrës Malit Zi - Tradhti Kombtare -

Imazh
Më 23 prill 2013
- U nënshkrua në Shkodër nga Edvin Rama dhe Ilir Meta me Krerët e Sllavëve dhe Grekve të Ballkanit
- Aktin e Aneksimit të Shqipërisë nga Serbia dhe Greqia në një Konfederatë Sllave e Ballkanit -


Po dërmohen katolikët"
Autori Frrok ÇUPI
1.

Kur u hap lajmi se kryetari i Kuvendit të Shqipërisë kishte paguar për vrasjen e dy deputetëve, njerëzit thuajse në masë, u ndalen te emrat: Tomë Doshi dhe Mëhill Fufi. Fillimisht askush nuk nisi të lodhë kokën nëse akuza ishte e vërtetë ose e pavërtetë. Fillimisht syri mbeti te emrat e dy deputetëve; të dy katolikë.
Viktimat e shtetit, përsëri, edhe në shekullin e ri do të ishin katolikë…
2.

Kur u publikuan deklaratat e kundërta të dy deputetëve shumë të ngushtë në miqësi, Tomë Doshi e Mark Frroku; po kjo mendje njerëzore që kishte ndaluar te emrat e “viktimave” katolike, u ndal po te emrat katolikë të Doshit e Frrokut. Por kësaj here opinioni u shfaq shumë i dyzuar në dy pamje të kundërta. Opinioni i parë ishte ky: “Këta katolikët kështu e kanë, nuk i mbajnë besë dhe luftojnë njëri-tjetrin! Kokat hëngshin”… Ndërsa opinioni i dytë u manifestua kështu: “Këta katolikët jo vetëm i vrasin, por edhe i përçajnë mes njëri tjetrit”.
Që nga periudha e egër e diktaturës komuniste, slogani “përça e sundo”, ishte shfaqur fillimisht në Veri të vendit, në ato zona ku zona ku banon komuniteti katolik.
3.
ImazhImazh
Nisi Riakktivizimi i Zbatimit të Projektit Sllavo-Grekë të Edvin Rama - Janullatosi - Ilir Meta pas 23 prillit 2013
Përsekutimi dhe asgjësimi i politikanve dhe pronarve Katolikë Shqiptarë!

Dhe më në fund, kur Prokuroria vendosi për arrestimin e dy deputetëve të Kuvendit, përsëri po këto mendje njerëzore u përqendruan së bashku në të njëjtin objekt: “Po burgosen katolikët!”.
…. Njerëzit gërmuan në kujtesë fakte të shumtë nga “krimi”, nga hetimi, nga herezia dhe nga politika. Gërmuan edhe mbi një fakt të fundit, kur në Kuvend është kërkuar heqja e imunitetit të një deputeti të një besimi dhe zone tjetër, por që askush nuk do ta hetojë e as do ta marrë në dorë këtë çështje. Përderisa deputeti nuk është katolik, ai nuk mund të hetohet dhe as burgoset. Sigurisht, askush nuk do ta dëshironte ndëshkimin pa faj të një deputeti të çfarëdo ideje ose besimi; por pse katolikët vendosen gjithnjë në buzë të ferrit?!
Kur u “çlirua” Shqipëria nga diktatura komuniste, aty nga vitet 1990- 92, guri i parë i themelit të lirisë për gjithë shqiptarët, u konsiderua mesha e parë e Dom Simon Jubanit në kishën e Shkodrës. Dom Simoni, legjenda e lirisë dhe e rezistencës kundër diktaturës, teksa rrinte në një minder të vjetër e të vogël të shtëpisë së tij përdhese, zhvillonte një bisedë me gazetarë të huaj. Gazetarët e pyetën nëse prifti i famshëm, i burgosuri i Spaçit, vallë a ndjehej i gëzuar se po hapeshin hapësirat e besimit dhe të lirisë për besimtarët katolikë. Dom Simoni u përgjigj shkurt: “Jo!”
– Na duhet kohë e gjatë -, e vazhdoi bisedën Dom Simoni- Na duhen pesëdhjetë vjet, të paktën!

Gazetarët u duken të paduruar dhe reaguan: “Hirësi, pse kaq gjatë?”
– Gjatë?! Për të ndërtuar nderimin për Krishtin dhe për katolikët do të duhet aq kohë sa u desh për të dërmuar kishën dhe shpirtin e besimtarit katolik- tha prifti.
Dom Simoni besonte se sjellja e keqe alias komuniste do të vazhdonte.
Kur u arrestuan dy deputetët katolikë (vetëm dy katolikë), Dom Simoni nuk është më mes nesh. Por ja që e shikonte ditën.
… Tashmë ndodhemi në momentin kur sado konferenca të gjata të mbajë Prokuroria, sado hekura dhe pranga të kërcëllijnë nëpër duar gardianësh, sado fjalime nderi dhe lirie të mbahen në Kuvend, njerëzit dinë një gjë: “Fajtorët” nuk janë fajtorë; fajtorët kanë faj veç pse janë katolikë!
Edhe në historinë e keqe të diktaturës ishte urdhëruar kështu:
“Trokisni në dyert e mësuesve që vijnë nga jashtë dhe arrestojini!… Trokisni në dyer të priftërinjve katolikë dhe arrestojini!… Trokisni në dyer të katolikëve të thjeshtë dhe u tregoni të rrinë urtë… “.
Nervi i këtij realiteti tragjik të ngulitur gjatë diktaturës së gjatë e të egër komuniste, ka hyrë jo vetëm te besimtarët katolikë; por po aq te besimtarët myslimanë ose ortodoks ose hebrej; dhe po i helmon.
Tashmë ndodhemi para një realiteti gati- gati të pakuptueshëm:
Politika shtetërore po gjuan katolikët, edhe pse deklaron se ka paanshmëri.
E pakuptueshme është edhe kjo sjellje politike: Asnjëri nga tre krerët kryesorë të shtetit nuk i përket komunitetit katolik. Dy ministra që janë rekrutuar si katolikë, asnjëra nga zonjat nuk është katolike qind për qind. E pakuptueshme është pse vallë politika shtetërore është “e drejtë” vetëm në fushën e ndëshkimit, flakë për flakë ndaj katolikëve, ndërsa është “e padrejtë” me të tjerët. Po të ishte pak “e pandershme” politika shtetërore, do ta kishte zgjidhur ndryshe sulmin mbi deputetët katolikë. Sjellja ndryshe do të thotë që për një kohë të caktuar të anashkalohej “krimi” katolik. Përderisa vetë Parlamenti dhe qeveria janë vetdeklaruar “të inkriminuar” dhe përderisa në rrugë ka krim real. Rruga anash “krimit” të katolikëve do ta kishte vënë politikën e shtetit në anë të Altarit dhe jo në kupën e helmit që po i jep shoqërisë aromë diktature.
Po ku është krimi?
"Pritni, pritni! Akoma s'keni parë Asgjë O Popull dhe Trevat Shqiptare! Tetor 2013 - Kryeministri, Edvin Kristaq Rama
Imazh

Të vetmit “kriminelë” janë shpallur këta emra: Tomë Doshi, Mark Frroku, Mëhill Fufi, Pjerin Ndreu, Arben Ndoka, Gjovalin Kadeli… A ka më katolikë në Kuvend? Po të ketë të tjerë, ata e kanë radhën herën që vjen.
Secili prej këtyre ka një krim në rrugën nga ka ardhur në Parlament. Përshembull Tomë Doshi. Tomë Doshi, krim të parë ka se është nga një familje antikomuniste dhe e dërrmuar në diktaturë. Është nipi i Prek Calit, patriotit të madh të Veriut që vuri jetën për të mos lejuar ngushtimin e kufijve të atdheut. Është nip i Dom Markut që komunizmi e burgosi tërë jetën për shkak se nuk ia dorëzoi besimtarët diktaturës. Është nipi i At Zef Pllumbit, shenjtorit të madh të kthyer në shpirt njerëzor.
Këtej më duket se fillon edhe inati i shtetit ndaj katolikëve, këtej nga mëkati i të qenit dhe i të parëve. Tani liria dhe nderi i shtetit kanë marrë plasaritje të thellë. O është hapur varra e shtetit me qëllim që të mbushet me katolikë; o është hapur varra e shtetit që kërkon të mos kryhet mëkati. Katolikët jezuitë, filozofë, poetë, gjuhëtarë, e atdhetarë u dërmuan burgjeve dhe gjyqeve gjatë gjithë diktaturës komuniste.
Tani përsëri janë zgjedhur katolikët. Këta janë të vetmit “kriminelë”
http://opozita.com/

KOMENTI
ImazhImazh
Mars 2015 - (Nga e majta) Zotrijtë Deputetë; Tom Doshi dhe Mark Frroku ju pre koka prej sulltanit të Sorosit
Pritni, pritni edhe ju 4 katolikë deputetë të tjerë socialistë Pjerin Ndreu, Armando Prenga(në shtator 2015 e larguan prej parlamentit), Parid Cara dhe Arben Ndoka(në shtator 2015 e larguan prej parlamentit)!

shkelzeni:
March 28, 2015
E mjera Shqipni se në duert e dy bajlozave të rusisë, serbis, greqis dhe sorosi/shvarcit ka ra!!
Kshtu e filloi kryediktatori e ky edvin kristaq rama po vazhdon atë andërr antishqiptare që enveri nuk arriti ta perfundonte duke e futë Shqipninë në konfederatën sllave të Ballkanit. Laboratoret dhe poliklinikat do ta blejn grekeët, anmiqt e betuem të shqiptarve,……….ohuni e ju thashin krahët kundër dy bajlozave, ku edvini asht me 24 dosje dhe iliri me 15 dosje,……………..! Shporrini prej Shqipnis se e urrejn ma fort në botë popullin, kombin dhe racën shqiptare!

http://opozita.com/
Shenim;
Figurat nuk janë të shkrimit të Frrok Çupit
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Seria e Gjuetisë fetare e Arrestimit të 4 deputetve Katolikë me urdhën të kryebanditit Edvin Ramës si dhe me nxitjen e superbanditve antikatolikë dhe terroristave të Ilir Metës, Lulzim Bashës dhe Sali Berishës
Imazh
Në foto; (Nga e majta Zotrijtë Deputetë - Tom Doshi, Mark Frroku, Arben Ndoka dhe Armando Prenga)
Si ka mundsi në këtë mega-hajdutëri në kryeministri të arrestohen 4 deputetë katolikë pa asnji lloj pushteti?

8 Shtator 2015

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka vendosur të martën masën e arrestit me burg për ish deputetin socialist Armando Prenga. Trupi gjykues i kryesuar nga Dritan Broci e ka vlerësuar si të ligjshëm arrestin në flagrancë të Armando Prengës, ndaj të cilit rëndojnë veprat penale të kanosjes me armë, plagosje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Prenga dhe avokati i tij e kanë quajtur arrestimin të jashtëligjshëm. “Nuk ka asnjë provë nga dëshmitarët okulare dhe nga kamerat e sigurisë të policisë që deputeti të ketë qenë pjesë e kësaj ngjarje” tha avokati i ish deputetit Prenga. Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” edhe pë disa persona të tjerë të e përfshirë në ngjarjen e 5 shtatorit ne Komisariatin e Kurbinit, ku pati një përplasje të ashpër per cështje pronash mes familjeve rivale, gjatë të cilës 7prersona u plagosën dhe afro 40 të tjerë u arrestuan. Ngjarja bëri bujë pasi në u përfshi edhe ish deputeti socialist Armando Prenga.
Imazh
Arrestimi i Deputetit Zotri - Armando Prenga

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
"Pritni, Pritni një persekucion tjetër nga ortodoksia-islame-mazone, ju pak katolikë, që pas 1992 ju dha mundsia të jeni deputetë dhe me poste në nivele të ulta qeveritare!" Edvin Kristaq Rama
Imazh


Shenim;
Numri i lexuesve është 748, sot më dt. 2.X.2015
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shkurt 2021, 18:13
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari