Me kete deshiroj te hap nje horizont te ri ne rrymat teologjike e filozofike te ndryshme qe lindin si nevoje e ushqimit shpirteror dhe mendor te njeriut.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Presidenti Bujar Nishani shërbtor i Sali Osman Berishës
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Arqipeshkvi Mirdita, letër gjeneralit Lleshi: Shqetësuese nëse të shkarkuan se je katolik
Imazh

e Premte, 7 Qershor, 2013 | 09:04 am
Arqipeshkvi i Kishës Katolike mbështet ish-zv.shefin e Ushtrisë.

“Shqetësuese nëse Presidenti të ka shkarkuar si katolik”

Arqipeshkvi i Kishës Katolike, Rrok Mirdita, i ka dërguar dje një letër ish-zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Sandër Lleshi, në të cilën i shpreh habi për shkarkimin e tij nga detyra. Në shkresën e firmosur prej monsinjor Rrok Mirdita, shprehet shqetësimi për deklaratën e ish-gjeneral Lleshit, se shkarkimi i tij ka ardhur për shkak të presionit të Forumit Shqiptar Kanadez për shkak të besimit katolik. Nuk dëshiroj të besoj se Presidenti i Republikës ka vepruar nën presionin e ndonjë grupi ekstremist, që të sulmon për shkak të identitetit tënd katolik, sepse dëshiroj të besoj se liria e bindjeve fetare të çdo qytetari të Shqipërisë është jo vetëm e njohur, por edhe e mbrojtur nga shteti në çdo nivel. Do të ishte shumë shqetësuese po të mos ishte kështu”, shkruan arqipeshkvi i Mitropolitit të Durrësit dhe Tiranës, i cili e garanton Sandër Lleshin për mbështetje, nëse shkarkimi do të rezultojë të jetë bërë për shkak të besimit fetar.

Shumë i nderuar Gjeneral!
Kanë kaluar disa ditë kur mora me keqardhje dhe habi të madhe lajmin e shkarkimit tënd nga zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe, pas gjithë këtyre ditëve, nuk më kanë braktisur as keqardhja dhe habia.
Ndiej keqardhje, sepse, duke qenë se të njoh nga afër prej disa vitesh, kam vënë re përkushtimin dhe seriozitetin më të cilin ke punuar gjatë gjithë jetës tënde ushtarake, për të arritur në ato nivele profesionale që ju kanë sjellë në këtë rang.
Njoh mirë integritetin tënd moral, dashurinë e pjekur për vendin tonë, paanshmërinë tënde politike, krahinore dhe fetare, prandaj edhe mund të kuptoj peshën e ndjenjave që rëndojnë brenda teje në këto rrethana, mbi të gjitha, ndoshta, ndjenja e padrejtësisë.
Ndjej habi, nga ana tjetër, sepse nuk arrij të kuptoj dobinë publike të një vendimi të tillë, edhe pse jam i vetëdijshëm se dobinë publike duhet ta përcaktojnë, sipas kritereve ligjore dhe ndërgjegjes, ata që kemi zgjedhur për të na qeverisur.
Nuk dëshiroj të besoj se Presidenti i Republikës ka vepruar nën presionin e ndonjë grupi ekstremist që të sulmon për shkak të identitetit tënd katolik, sepse dëshiroj të besoj se liria e bindjeve fetare të çdo qytetari të Shqipërisë është jo vetëm e njohur, por edhe e mbrojtur nga shteti në çdo nivel. Do të ishte shumë shqetësuese po të mos ishte kështu. Duke marrë me mend tronditjen që të ka krijuar një vendim i tillë, tronditje që është aq e madhe sa përkushtimi yt në Forcat e Armatosura, kam kujtuar me shumë dashuri familjen tënde të shtrenjtë, me shpresën dhe lutjen që të dalë sa më pak e prekur nga lëndimi që të është shkaktuar. Jam i bindur se fryma e bashkimit që karakterizon familjen tuaj do të shërbejë më shumë si mbështetje morale, sesa si shkak shqetësimi të mëtejshëm.
Duke uruar që të njihet sa më parë e drejta dhe të riparohet fyerja që të është bërë, të siguroj për afërsinë time personale, për mbështetjen morale dhe, nëse del shkak i shkarkimit tënd identiteti yt katolik, nuk do të mungojë as mbështetja ime institucionale si Arqipeshkëv Mitropolit i Durrësit- Tiranës.
Përfitoj nga rasti për të shprehur konsideratën time të lartë dhe për të përshëndetur përzemërsisht ty dhe familjen tënde.
Miqësisht Rrok Mirëdita, Arqipeshkëv i Mitropolitit të Durrësit dhe Tiranës

FATION BINJAKU

http://www.panorama.com.al/2013/06/07/a ... e-katolik/
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 09 Maj 2021, 12:44
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari