Me kete deshiroj te hap nje horizont te ri ne rrymat teologjike e filozofike te ndryshme qe lindin si nevoje e ushqimit shpirteror dhe mendor te njeriut.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Papa Françesku i I-Njeriu që lufton për Imazh si Mazonët!
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
NGA LETER DIONJETIT
Shekulli II pas Krishtit


"Kostumet" e Kristianëve

“Kristianet nuk dallohen nga njerezit e tjere as nga krahina, as nga zeri, as nga kostumet. Ne fakt nuk jetojne ne qyetin e vet, nuk perdorin menyre te folurit qe i dallon, nuk bejne nje jete speciale. Doktrina e tyre nuk qendron ne zbulimin e njerezve shumeformesh, ata nuk bashkohen me nje rryme filozofike, sikurse bejne te tjeret.
Duke jetuar ne qytetet greke dhe barbare, sikurse i ka ndondur secilit, dhe duke iu pershtatur kostumeve te vendit ne veshje, ne ushqim dhe ne te tjera, deshmojne nje metode te jetes sociale te mahnitshme dhe padyshim paradoksale.
Jetojne ne Atdheun e tyre, por si te huaj; marrin pjese kudo si qytetare dhe nga cdo gje shmangen si te huaj, Cdo vend i huaj eshte atdheu i tyre dhe cdo atdhe eshte i huaj.
Martohen si te gjithe dhe bejne femije, por nuk i hudhin te porsalindurit. Kane te perbashket mensen, por jo krevatin. Jane prej mishi, por nuk jetojne sipas mishit. Banojne ne toke, por nenshtetesia e tyre eshte ne qiell. I binden te gjitha ligjeve te vendosura dhe me jeten e tyre i tejkalojne ligjet. Kristianet i duan te gjithe dhe nga te gjithe persekutohen. Nuk njihen dhe denohen. Jane te vrare dhe rifillojne jeten. Jane te varfer dhe bejne te pasur shumicen. U mungon cdo gje dhe nga cdo gje largohen. Jane te perbuzur dhe ne perbuzje gjejne lavdine. Jane te poshtëruar dhe deklarohen te drejte. Fyhen dhe bekojne. Keqtrajtohen dhe nderojne. Bejne mire dhe denohen si keqberes. Denohen dhe gezohen sikur marrin jete.
Nga judejt jane luftuar si te huaj dhe nga grekerit jane persekutuar.
Ai qe i urren nuk din as motivin e urrejtjes »

TE KRISHTERET JANE SHPIRTI I BOTES
“Me pak fjale, sikurse eshte shpirti ne trup, ashtu ne bote jane te krishteret. Shpirti eshte i shperndare ne te gjithe pjeset e trupit dhe kristianet neper qytetet e tokes. Shpirti banon ne trup, por nuk i perket trupit; kristianet banojne ne bote, por nuk i perkasin asaj. Shpirti i padukshem eshte i mbyllur ne nje trup te dukshem : Kristianet shihen ne bote, por feja e tyre eshte e padukshme.
Mishi urren shpirtin dhe e lufton, edhe pse nuk eshte demtuar, por vetem se e pengon tì u jepet qejfeve. Shpirti e don mishin qe e urren edhe e ruan; edhe kristianet i duan ata qe i urrejne. Shpirti eshte i mbyllur ne trup, por ai e mban trupin; edhe kristianet jane ne bote si ne nje burg, por ata e mbeshtesin boten.
Shpirti i pavdekshem banon ne ne nje strehe te vdekshme; edhe kristianet jetojne si te huaj ndermjet gjerave qe te korruptojne duke pritur pakorruptueshmerine ne qiejt.
I keqtrajyuar ne ushqime dhe ne pije, shpirti rafinohet: Edhe kristianet, te keqtrajtuar cdo dite e me shume, shtohen.
Zoti i ka vendosur ne nje vend te tille qe atyre nuk u lejohet ta braktisin »…

**********************************************************************
UDHA E KRYQIT, Me meditime te Atit te Shenjte, Benedikti XVI (2006)

NDALESA E IX
Jezusi rrezohet per te treten here


Meditim

Cfare mund te na thote rrezimi i trete i Jezusit nen peshen e Kryqit?
Ndoshta na shtyn te mendojme renien e njeriut ne pergjithesi, largimin e shume njerezve nga Krishti, vershimi drejt nje shekullarizimi pa Zotin.Por a nuk duhet te mendojme edhe se sa Krishti duhet te vuaje ne vete Kishen e Tij ?
Se sa here abuzohet me Sakramentin e Shenjte te pranise se Tij, se sa here ai hyn ne zbraztesi dhe ligesi ! Sa here kremtojme veten tone pa marre parasysh ate. Sa here fjala e e tij shtremberohet dhe keqtrajtohet! Sa pak besim ka ne shume lloj teorish, sa fjale boshe!
Sa papasterti ka ne Kishe e pikerisht edhe ndermjet atyre qe me meshtarine tyre do te duhet t'i perkisnin krejtesisht Atij! Sa mendjemadhesi, sa vetemjaftueshmeri!
Sa pak e nderojme sakramentin e rrefimit ku Ai na pret per te na ringritur nga reniet tona! E gjithe kjo eshte e pranishme ne mundimet e Tij. Tradhtia e dishepujve, marrja e padenje e Trupit dhe e Gjakut te tij eshte sigurisht dhembja me e madhe e Shelbuesit, çka i shporon zemren Atij. Nuk na mbetet gje tjeter vecse ti drejtojme Atij nga thellesia e shpirtit tone, klithjen: Kyrie Eleison- O Zot na shpeto! ( Mateu 8,25)

Lutje
O Zot, shpesh Kisha Jote na duket nje varke qe po mbytet, nje varke, nga e cila hyn uje nga te gjitha anet. Edhe ne fushen tende te grurit shohim me shume egjer se grure. Rrobat dhe ftyrat aq te papastra te Kishes tende na trondisin. Por jemi ne vete qe i njollosim. Jemi ne vete qe te tradhtojme cdo here pas fjaleve tona te medha, veprat tona te medha.
Ki meshire per Kishen tende: edhe brenda saj.
Adami rrezohet ende gjithnje. Me renien tone zvarritemi per toke, e Satanai na perqesh, sepse shpreson qe nuk do t’ia dalesh te na ringresh nga rrezimi; shpreson qe Ti, duke qene se te kane zvarritur ne rrezimin e Kishes tende, do te mbetesh pertoke i mundur. Por Ti do te ngrihesh. Ti je ngritur, je ngjallur dhe mund te na ngresh perseri edhe ne. Shpetoje dhe shenjteroje Kishen Tende. Na shpeto dhe na shenjtero te gjithe neve!

Mjafton ta vereje kur lutej- ka thene Papa Benedikti 16-te per Papa Gjon Palin e II-te - Ai zhytej plotesisht ne Zotin, dhe dukej sikur cdo gje tjeter perreth Tij, as qe ekzistonte…

Rome, 2 prill 2008, Mesha e Madhe per Gjon Palin e Dyte
*************************************************

La Dottrina Sociale Della Chiesa


Personi njerezor
...Nuk eshte e lejueshme te perbuzet jeta trupore, madje njeriu “ eshte i detyruar ta konsideroje te mire e te denje trupin e vet, sepse eshte i krijuar prej Hyjit dhe i adresuar per t’u ngjallur diten e fundit”. Megjithate permasa trupore, per shkak te plages se mekatit, e ben njeriun te provoje kryengritjet e trupit dhe prirjet e mbrapshta te zemres, te cilat ai duhet t’i mbikqyre gjithmone per te mos mbetur skllav i tyre dhe per te mos mbetur viktime e nje vizioni thjesht tokesor te jetes se tij...
...
Liria e personit
Ne te vertete, liria jo vetem i mundeson njeriut qe ta ndryshoje ne menyre te dobishme gjendjen e gjerave jashte tij, por percakton edhe rritjen e qenies se tij si person, nepermjet zgjedhjeve ne perputhje me te miren e vertete: ne kete menyre njeriu lind vetveten, eshte Ati i qenies se vet, nderton rendin shoqeror...
...” Njeriu eshte me siguri i lire, meqenese mund te kuptoje e te pranoje urdherimet e Hyjit. Dhe eshte ne zoterim te nje lirie mjaft te gjere, sepse mund te haje “ prej te gjitha pemeve te kopshtit”. Por kjo liri nuk eshte e pakufizuar : duhet te ndalet perballe “ pemes se dijes se te mires e te keqes” duke e thirrur te pranoje ligjin moral qe Hyji i jep njeriut. Ne te vertete, pikerisht ne kete pranim liria e njeriut gjen realizimin e vet te vertete e te plote”...
...Liria e njeriut ka nevoje te lirohet. Krishti me forcen e misterit te Tij te Pashkve, e liron njeriun prej dashurise se çrregullt per vetveten, qe eshte burim i perbuzjes per te afermin dhe i marrdhenieve te shenuara prej sundimit mbi tjetrin; Ai zbulon se liria realizohet ne dhurimin e vetvetes. Ne flijimin e Tij ne kryq, Jezusi e rivendos cdo njeri ne bashkesi me Hyjin dhe me te ngjashmit e vet.

Familja


...Familja ka nje rol kretesisht origjinal dhe te pazevendesueshem ne edukimin e bijve.
Dashuria e prinderve, duke u vene ne sherbim te bijve per t’i ndihmuar ata qe te nxjerrin prej vetes (“e- ducere”) me te miren e vetvetes, e gjen realizimin e vet te plote ne detyren edukuese: “dashuria e prinderve nga burim behet shpirt dhe prandaj norme, qe frymezon dhe udheheq krejt vepren edukuese konkrete, duke e pasuruar ate me vlerat e embelsise, te qendrueshmerise, te miresise, te sherbimit, te mosinteresit, te shpirtit te sakrifices, qe jane fruti me i çmuar i dashurise...

Adresimi universal i te mirave
...Hyji ia ka dhene token gjithe gjinise njerezore, qe ajo te ushqeje te gjithe anetaret e saj, pa perjashuar e pa privilegjuar askend. Ketu qendron rrenja e Adresimit universal i te mirave te tokes...
...Mesimi i Kishes : “Kur u dhurojme te varferve gjerat e domosdoshme, nuk u bejme atyre dhurata personale, por u japim atyre ate qe eshte e tyrja. Me shume se nje akt dashurie kryejme nje akt drejtesie”…

Rruga e dashurise

Dashuria e presupozon dhe e tejkalon drejtesine: kjo e fundit duhet te gjeje plotesimin e vet ne dashurine...
...Asnje legjislacion, asnje sistem rregullash apo marreveshjesh, nuk mund te arrije t’i binde njerezit dhe popujt qe te jetojne ne njesi, ne vllazeri e ne paqe, asnje argumentim nuk mund ta kaperceje thirrjen e dashurise. Vetem dashuria ne cilesine e vet te “ forma virtutum”mund ta frymezoje dhe ta plazmoje te vepruarit shoqeror ne drejtim te paqes ne kontekstin e nje bote gjithnje e me komplekse...

Doktrina Sociale e Kishes


Dashuria shprehet edhe nepermjet nje vemendjeje te kujdesshme ndaj te moshuarve qe jetojne ne familje: Prania e tyre mund te marre nje vlere te madhe . Ata jane nje shembull i lidhjes mes brezave, nje burim per mireqenien e familjes dhe te krejt shoqerise…
Sic thote Shkrimi i Shenjte, personat “japin fruta edhe ne pleqeri” Te moshuarit perbejne nje shkolle te rendesishme jete, te afte te percojne vlera e tradita, te favorizojne rritjen e me te rinjve, te cilet keshtu mesojne te kerkojne jo vetem te miren e tyre , por edhe ate te te tjereve. Nese te moshuarit ndodhen ne nje situate vuajtjeje dhe varesie , jo vetem kane nevoje per kura shendetesore e per asistencen e duhur, por, sidomos, edhe te trajtohen me dashuri…
***

Perfundim

...historia tregon se çfare shkretimi zemrash prodhohet kur njeriu nuk eshte i afte te njohe dhe te pranoje nje vlere tjeter dhe nje realitet tjeter te vertete pervec te mirave materiale, kerkimi obsesiv i te cilave mbyt dhe heq perfundimisht aftesine per t’u dhuruar...
*****
Shenjtja Tereze e Jezusit Femije :

“Ne mbremjen e kesaj jete do te shfaqem perpara Teje me duar te zbrazura; ne fakt nuk te kerkoj, o Zot, qe t ‘i mbash parasysh veprat e mia. Te gjitha drejtesite tona nuk jane pa njolla ne syte e Tu. Per kete dua te vishem me drejtesine Tende dhe te marr nga dashuria Jote zoterimin e ameshuar te Vetes Sate”.

JO NUK DO TE NA SHPETOJE NJE FORMULE, POR NJE PERSON DHE SIGURIA QE AI NA JEP: UNE JAM ME JU !

Shënim:
Kët shkrim e dhuroi për http://www.proletarin.com zotëriu i Ministrisë Jashtme, ish përfaqsuesis diplomatik shqiptar në Romë dhe në Paris Zef Skanjeti më dt. 18.IV.2013
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shkurt 2021, 19:13
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari