Gjykata e BE-së për të drejtat e njeriut në Strasburg.: Kryqi nuk diskriminon.


Për Selinë e Shenjtë ky është një vendim historik
(21.03.2011 RV)Selia e Shenjtë dhe përfaqësuesit e botës politike e civile, shprehën kënaqësinë e tyre të thellë lidhur me vendimin e Dhomës së Madhe të Gjykatës së Strasburgut për të drejtat e njeriut. “Nuk ka elemente, që të vërtetojnë se ekspozimi i një simboli, si kryqi, në muret e klasave, mund të ketë ndikime negative mbi nxënësit”, shkruhet në vendimin përfundimtar: 15 vota në favor, dy kundër. Është rezultat i apelimit nga ana e Italisë, pas vendimit të parë të vitit 2009. Ky vendim i jepte të drejtë zonjës Lautsi, e cila ankohej se prania e kryqit në klasa, cënonte të drejtën për edukimin e fëmijëve në përkim me bindjet e prindërve jo besimtarë. Vendimi i rëndësishëm e mbyll përfundimisht “çështjen Lautsi”. Folëm për këtë ngjarje historike, me Vëzhguesin e përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë Këshillit të Evropës, imzot Aldo Gjordano, në mikrofonin tonë:
Përgjigje: - Fakti që Evropa e shkroi këtë faqe dhe njohu traditën e madhe, thesarin e madh, që vjen nga krishterimi, na jep shpresa për të ardhmen. Evropa, pa identitet, do të ngjallte një frikë të tillë, që do të kishte pasoja edhe në marrëdhëniet me Kontinentet e tjera, me kulturat e tjera, lidhur me problemet e mëdha, që duhet të përballojë njerëzimi. Ndërsa një Evropë e vetëdijshme për thirrjen e saj, për thesarin, që ka në gjirin e vet prej shekujsh, është sigurisht Evropë, që mund të japë kontribut të madh për historinë aktuale, për mbarë botën.
E, mbi rëndësinë e vendimit të Gjykatës së Strasburgut, të ndjekim reflektimin e atë Federiko Lombardit, drejtor i Sallës vatikanase të Shtypit dhe i Radios sonë:


“Vendimi i Gjykatës Evropiane të të drejatve të njeriut lidhur me eskpozimin e detyrueshëm të kryqit në klasat e shkollave publike italiane, u prit me kënaqësi nga Selia e Shenjtë.
Është fjala për një vendim impenjativ, historik, siç e tregon rezultati në të cilin arriti “Dhoma e Madhe” në përfundim të shqyrtimit të thelluar të çështjes. Dhoma e Madhe përmbysi në të gjitha drejtimet vendimin e shkallës së parë, marrë një zëri nga Dhoma e Gjykatës, që shkaktoi jo vetëm reagimin e Shtetit italian, i cili e apeloi menjëherë, por edhe të shumë shteteve evropiane, në një masë që nuk ishte parë deri atëhere. Nuk munguan të ngrejnë zërin edhe shumë organizata jo qeveritare, të cilat i bënë jehonë dëshirave të popujve të tyre.
Pranohet, pra, në një nivel juridik tejet autoritar e ndërkombëtar, se kultura e të drejtave të njeriut nuk duhet t’i kundërvihet bazave fetare të qytetërimit evropian, të cilit krishtërimi i ka dhënë kontributin themelor. Pranohet edhe se, sipas parimit të ndihmës, është e domosdoshme t’i garantohet çdo vendi hapësira e nevojshme për vlerësimin e simboleve fetare të historisë së vet kulturore dhe të identitetit kombëtar si dhe e drejta për t’i eskpozuar në vende të caktuara (siç u pohua këto ditë edhe nga Gjykatat e Larta të disa vendeve evropiane). Në rast të kundërt, në emër të lirisë fetare, do të kishim prirjen paradoksale për ta kufizuar ose edhe për ta mohuar këtë liri, duke përfunduar në përjashtimin e çdo shprehjeje të saj nga hapësirat publike. E duke vepruar kështu, do të dhunohej vetë liria e do të errësoheshin identitetet e veçanta e të ligjshme. Gjykata thotë se ekspozimi i kryqit nuk konsiderohet indoktrinim, por shprehje e identitetit kulturor e fetar të vendeve me traditë të krishterë”.
Vendimi i ri i Dhomës së Madhe u mirëprit edhe sepse kontribuon me sukses për të rivendosur besimin në Gjykatën Evropiane të të drejtave të njeriut nga ana e një mori vendesh evropiane, të bindura e të vetëdijshme për rolin vendimtar të vlerave të krishtera në historinë e tyre, por edhe në ndërtimin e Evropës së Bashkuar e në kulturën e tyre të së drejtës e të lirisë.
Kryqi në shkollë: Gjykata e Strasburgut e shpall të pafajshme Italinë


18/03/2011
Italia ka fituar betejën e saj në Strasburg: Dhoma e Madhe e Gjyqit evropian për të drejtat e njeriut e ka shpallur Italinë të pafajshme nga akuza e shkeljes së të drejtave të njeriut për ekspozimin e Kryqit në klasat shkollore.
Vendimi i Gjykatës është miratuar me 15 vota në favor e dy kundër. Gjykatësit kanë pranuar tezën në bazë të cilës nuk ekzistojnë elemente që provojnë ndikimet eventuale te nxënësit nga ekspozimi i Kryqit në klasat shkollore.
Nuk është kompetenca e Gjyqit evropian për të drejtat njerëzore të marr qëndrim në një debat, siç është ai mbi vlerën e simbolit që përfaqësohet nga Kryqi, që është ende i hapur brenda institucioneve juridike kombëtare brenda nje Vendi. Kështu u shpreh mes tjerash Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut në vendimin e gjyqit qe u shpall sot rreth çështjes së Kryqit përmes të cilit vendim Italia u shfajësua nga akuzat e bëra nga një mjek italian i Abano Terme, Massimo Albertin dhe gruaja e tij finlandeze protestante, Solile Lautsi.
Massimo Albertin dhe gruaja e tij finlandeze protestante, Solile Lautsi- Antare e organizatës Uaar - e membro dell'Uaar (Bashkimi i ateistëve dhe agnostikve racionalist - Unione atei e agnostici razionalisti) nisën një luftë kundër Kryqit në shkollë, pasi i damtonte sipas tyre ndërgjegjen në edukimin e fëmijve

Massimo Albertin

Massimo Albertin
Këta e filluan luftën e tyre kundër Kryqit në shkollën që frekuentonte djali, me pretendimin të edukonin djalin sipas ndërgjegjes e kështu kërkuan nga shkolla të hiqte simbolin e Kryqit, pasi që, sipas tyre, mund të ndikonte negativisht te edukimi i të biri.
Sipas italianëve, Kryqi është shenjë jo vetëm shpirtërore e fetare, por edhe simbol qytetërimi e pjesë e historisë dhe e identitetit popullor në Itali e në Evropë.
Sipas Gjykatës evropiane, obligimi i pranisë së Kryqit në klasat shkollore “nuk mund të konsiderohet indoktrinim nga ana e Shtetit”. Ky është motivi kryesor me të cilin Gjykata për të drejtat e njeriut e Strasburgut e ndryshoi sentencën e shkallës së parë dhe shpalli Italinë të pafajshme nga akuza e shkeljes të të drejtave të prindërve për edukimin e fëmijëve sipas ndërgjegjes.
Per gjykatësit e Strasburgut “efektet e vizibilitetit të madh që prania e Kryqit ka për krishterimin në mjediset shkollore, duhet të rishikohen, duke pasur para sysh se ky fakt nuk lidhet e nuk është obligim i mësimit të krishterimit”
----------------------------------------------------------------
--------------------------------------------------------------
Edhe njëherë Kryqi Katolik në shkollat e Italisë
Nga: Niels Norgaard Schack
18.3.2011
Gjykata e Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vendosur tani që në shkollat italiane të lejohet të ketë klasat shkollore Jezusin në kryq. Gjykata nuk do të ndërhyjë në besimin e katolikëve të devotshëm në Itali që kanë kryqin mbi muret e shkollave.
Kështu gjykata e Strasburgut vendosi që ta anuloj vendimin e vet të verës së kaluar.
Ankesa për heqjen e Kryqit Katolik në shkollat e Italisë nga protestantja Soile Lautsi dhe Maksimo Albertini
Kjo ndodh pas një proces dramatik ligjor që filloi në 2002 kur një nënë finlandeze, protestante me kombësi italiane, Soile Lautsi dhe burrin e saj italian, Massimo Albertin janë ofenduar nga prania e kryqit katolik në klasat e bijve të tyre dhe ata u ankuan në gjykatë.
Fëmijtë e tyre, Dataico dhe Sami nuk duen të kenë një edukim fetar katolik, por në kopshtin e fëmijëve me një Kryq Katolik në klasë kanë ndjerë lëndime.
Ankesat e përsëritura të prindërit u refuzuan nga sistemi shkollor. Lautsi dhe Alberti ankuan në të gjitha nivelet e gjykatave italiane dhe ju refuzue e drejta e tyre me mesazhin se "kryqi ka një dinjitet të rëndësishme simbolike në arsim."
U pregatitë për shqipë prej www.proletari.com
Gjykata e Strasburgut në vitin 2009 vendosi të hiqet Kryqi në shkollat e Italisë
Në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg mori në shqyrtim ankesën e Soile Lautsi- - Antare e Uaar - e membro dell'Uaar (Bashkimi i ateistëve dhe agnostikve racionalist - Unione atei e agnostici razionalisti) me burrin e saj Maksim Albertini megjithatë çështjen e trajtuen ndryshe nga ajo gjykatë italiane. Prindërve në vitin 2009 u dëmshpërblyen duke ju dhënë prej 5.000 euro për shkelje të të drejtavet të dy fëmijve tyne prej lëndimeve nga prezenca e Kryqit katolik, ndërkohë që gjykata vendosi që Kryqi në klasa nuk është e lejueshme në aspektin e pluralizmit që është thelbësore për të ruajtur një shoqëri demokratike.
Protesta italiane ndaj vendimit të Strasburgut
Kjo shkaktoi një protestë politike në Itali, ku kryeministri Silvio Berluskoni deklaroi menjëherë pavlefshmërinë gjyqësore dhe dërgoi një ankesë, e cila është regjistruar në qershor 2010.
Tërheqja e vendimit të Strasburgut të qershorit 2010 dhe Vendimi i 18 marsit 2011 mbi "Të drejtën e Rivendosjes të Kryqit Katolik në Institucionet shkollore Itali"

Pasditen e të premtes të dt.18 mars 2011, dhoma e madhe në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, e përbërë nga 14 gjyqtarë kanë vendosur se ankesa e Soile Lautsi dhe Massimo Albertin hidhet poshte dhe Kryqi Katolik do të lejohet në institucione shkollore në Itali.