Me kete deshiroj te hap nje horizont te ri ne rrymat teologjike e filozofike te ndryshme qe lindin si nevoje e ushqimit shpirteror dhe mendor te njeriut.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 11 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Si, ku dhe kur do të rrafshohen konflikte ndërfetare n'botë?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PËRSE GJITHË KJO URREJTJE FETARE E PUSHTETARVE NDAJ BESIMTARVE NË BOTË?

Imazh

POPUJTË E BOTËS JANË KUNDRA STRATEGJISË KANIBALE TË STRATEGJISË TË URREJTJEVE FETARE TË PUSHTETARVE TË TYRE

POPUJTË PO LËNGOJNË NGA MËNDJET MESJETARE TË PUSHTETARVE

TË MJERËT POPUJ PËR KËTA SPECIE AMORFE PUSHTETARËSH QË GJENEROJNË VETËM KONFLIKTE, LUFTËRA GJAKDERDHJESH MBI JETËN E POPUJVE!!!!!!!!

Bota civile euro – anglo - amerikane sëbashku me botën jo civile islamike(mungojnë të drejtat e njeriut - sidomos femrës + dhunë fetare sistematike të hapun) ushtrojnë dikush fshehurazi e tjetra hapur urrejtje fetare, të cilat përbëjnë një rrezik potencial për strategjinë e përpunuar me shumë kujdesë nga Shërbimet Sekrete e këtyre vendeve, të financuar nga buxhetet e të dy palëve përban TRAGJEDIA MË E MADHE E SHEKULLIT TË XXI.

A ka nisë Lufta e III-të Botnore midis Fesë Islamike dhe asaj Protestante- Ortodokse dhe Izraelit?



Kur isha i vogël flitej se Lufta e Tretë Botërore do të bëhet midis fesë krishtere dhe asaj islamike. Unë nuk doja ta besoja dhe deri vonë nuk e kam besuar.

Si fillova ta besoj këtë fabulë satanikë?
Kur dola jashtë shtetit vura re se bota perëndimore lëngonte, u dergjte sikurse bota islamike në shtratin e urrejtes fetare, ishte e krymbyr deri në fyt me mentalitete absurde antinjerzore. Dallova një mori shoqatash dhe institucionesh shtetrore dhe të shoqërisë civile me subjektë Të drejtat e njeriut e tjera, ku në krye tyre ishin njerëz të emruar nga Shërbimet Sekrete. Të drejtat e njeriut në darën e çensurës të shtetit nuk mundet të kryeji Mbrojtjen e Njeriut nga atavizmi, arroganca, urrejtja e padrejtsia e administratës shtetrore sistematikishtë. Kujtonim se vetëm në vendet komuniste dhe ato islamike e vendeve të varfëra shtypeshin me urrejtje të drejtat e popujve. Bota euro-anglo-amerikane me djallzi e me synime nga ma të ligta e të fëlliqta i ka dhënë të drejta e shkatrrimit të familjes, e moslejimit të besimit në fenë e prindërve të tyre. Seksi me kafshë dhe e maskuar me fëmijë është Kultura e Lirisë të popujve që jua kanë ligjeruar me kushtetutë vendet e Eurpës Perëndimore të Qytetruar. Protestat e Lirisë së Fjalës dhe të Drejtave të popujve për Padrejtsisë e kapitalistave dhe institucioneve shtetrorë ndëshkohen me anë të Mjeksisë pa mëshirë. Liria e fesë është e lejuar, por e përsekuton besimtarin nëse beson me devotshmëri Zotin.
Ende bota e qytetëruar e shthurun psiqikishtë e moralishtë deri në palcë përjetonë Psikozën e URREJTJES NDAJ ATYRE QË NUK JANË ME TË NJËJTIN FE të pushtetarve antiZot.
O ZOT I DASHUR!
Si kjo botë me kollare, me një modernizim të pashoqe, ku aparatet me valë optike, me rreze ultra-lazër arrin deri aty se ta kontrollojë jetën intime deri ne tualete, deri te shtrati me bashkeshorten apo kudo? Ku është Liria e Popujve sipas konventave? Kjo botë super moderne ka pushtuar me fshehtsi e pabesi Lirinë dhe jetën private të Njeriut si NJË NDËR SUKSESET SHTETRORE MË TRAGJIKE TË FATIT TË BOTËS NJERZORE! I KANË RRËMBYER SHTETET PERËNDIMORE ME DHUNË LIGJORE LIRINË, QË ZOTI JA DHUROI NJERIUT ME LINDJEN E TIJ. HARROVA SE BOTA PERËNDIMORE E KA SFIDUAR ZOTIN! NUK E NJEH DHE FORMALISHTË JANË SHTETE FETARE SIKURSE BOTA ISLAME.
Faktikishtë të dy botat ajo protestante-ortodokse-izraelite dhe ajo islamike po hedhin arsenalin e buxhetit ushtarak, ekonomik, arsimor, ideologjik, atë spiunazhit kundra njëra - tjetrës.
Bota njerzore po varfërohet dhe pushtetarët po tejpasurohen nga kjo strategji antifetare. Në qiejt e nën tokat e dy botave nuk ka më qetësi. Popujt e dy botave janë të tronditur nga mëndjet dhe zemrat kriminale dhe Anti-Zota të pushtetarve. E pabesueshme për imagjinatën e Njeriut sesi pushtetarët me kollare, me fytyra të pudrosura me plot kremra KRIMESH, me trupa të masazhuar……. me konto llogarish ARI, DOLLARË, EURO, RUBLA,… deri në tavan jetojnë dhe realizojnë ëndrrat më satanike, Kjo pjellë, që mendja njerzore nuk e koncepton.
Dëshira e pushtetarve të dy botëve është;
Ta kthejnë botën në një Botë me Popuj Memecë, pa veshë e pa tru. Një botë me popuj të handikepuar, gjysmak, të nënshtruar deri në tokë.
KJO ËSHTË TABLLOJA SHKATËRRIMTARE E PUSHTETARVE TË DY BOTAVE SEPSE VETËM NË NJË BOTË ME POPUJVE TË PARALIZUEM NË TRU NDJEHEN MË TË FORTË, NDJEHEN MË TË SIGURTË PËR TË TARSHËGUAR PASURITË E TYRE TË GRABITURA ME KOLLARE NË ARKËN E SHTETIT.

Me taksat e popujve, pushtetarët pasurohen dhe ushtrojnë tortura, grabitje dhe varfëri me ligje e kushtetutë.


PRA POPUJT VDESIN NË VARFËRI PËR T’I SUNDUAR NJI PAKICË NË EMËR TË DEMOKRACISË E FESË. KJO ËSHTË ABSURDE.

Dhe po të bëni një testim se Kush janë megahajdutët e botës;
Pushtetari me kollare në pushtet është megahajduti që vjedh arkën e shtetit?
Shembujt në shekuj edhe sot dëshmojnë se Pushtetarët e dy botave janë MEGAHAJDUTËT më të përbinshëm, më të pandëshkueshmit, pasi mbushin hambarët me ar e valutë e trashëgojnë pasuri grabitje dhe poste zyrtare nisin të ëndërrojnë dhe të venë në jetë vetëm projektë ëndrrash nga ma primitve, nga ma të tmerrshme që bota ka njohë. Prandaj duhet ta dijë popujt se gjithë ky lumë gjaku që derdhet në botën islame është kombinim i ëndrrave të pushteteve të dy botave. Êshtë një sistem ku shtohen tonelata e pasurisë tyre, për ta vrarë popujt me bukë në gojë sepse ëndrrat e ditës e të natës duhen realizua r me çmimin e GJAKUT TË POPUJVE.
Bota duhet parë me synë e Zotit dhe jo me sytë e pushtetarve.
Deri kur pushtetarët e dy botave do të vrasin popujt?????????
Deri kur? A duhet ndëshkim? Kur do të vijë epoka e Gjyqit ndaj pushtarve kanibalë?????????? Mjerë popujt se cka po përjetojnë në shekullin Internetit dhe Imoralitetin e pushtetarve!!!!!!!!!!!!!!!!!! A KANË SHPRESË POPUJT, QË T'I SHPËTOJNË KËSAJ TIRANIE TË PËRBINDËSHME??!!!!
KUJT DO T'I KËRKOJNË POPUJT E DY BOTËVE NDIHMË PËR GJËMAT E PUSHTETARVE TË DY BOTËVE???????!!!!!!
VETËM ZOTIT.
A KA SHPRESË POPUJT VIKTIMË T'I SHPORRI KËTA VRASËSA PUSHTETARËSH?
Imazh

Po! Me ndihmë të Zotit, do të vijë ora e gjykimit dhe e ndëshkimit.


Rinor Shkëmbi
E mërkurë, më 1.I.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kolonët izrelitë dogjën xhaminë dhe 12 kopjet e Kuranit të Shenjtë në Bethlehem
Imazh

E hënë 4 tetor 2010 08:16
Autor Saed Bannoura
Agjencive post - IMEMC

Një grupë banorësh fundamentalistë izraelitë hynë në një xhami, të dielën e mbrëmjes, të datës 3 tetor 2010, në Beit Fajjar, pranë Betlehemit, dhe i vunë flakën xhamisë.
Kolonët dogjën brenda xhamisë 12 kopje të Kuranit, qilima dhe përreth territorit.
Banorët vendas vënë re se sulmuesit palestinezë dhe izraelitët u përleshën para se ushtria izraelite të vinte në vendngjarje. Janë raportuar asnjë të arrestuem.
Xhamia ishte djegur shumë dhe kolonët gjithashtu shkruen shkrime në muret e saj e brendshme fjalë të ndyra. Ky incident është i fundit i një seri sulmesh të kryera nga kolonët izraelitë të ngulun në tokat palestineze kundër xhamive në Bregun e pushtuar Perëndimor.
Më parë, në maj të këtij viti, një grupë banorësh fundamentalist dogjën xhaminë kryesore të fshatit al-Lubban al-Sharqiyya, në jug të qytetit verior West Bank e Nablus.
Në janar, policia izraelite ka ndaluar 16 nxënësit Yeshiva dhe 3 banorë të rritur izraelitë nga sulmin në West Bank e Yitzhar, me dyshimin e përfshirjes në djegien e një xhamie në fshatin palestinez Yasuf, pranë qytetit qendror West Bank të Salfit në dhjetor 2009.
Të enjten, më 30 shtator të 2010, banorët ekstremistë bënë thirrje për shkatërrimin e një xhamie në fshatin Bregun Perëndimor të Burin, pranë Nablus. Ata shkruan parullat në muret e xhamisë, duke kërkuar që ushtrisë izraelite ta shkatërroji.

Imazh
Saed Bannoura - gazetar palestinez
U shqipërue teknikishtë dhe u korrektue nga Bep Martin Pjetri
Më dt. 6 tetor 2010
Për http://www.proletari-politikë.com
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shoqëria civile, protesta ndaj BE kundër getove të reja në Ballkan Islamofobia evropiane
Imazh

Lëvizja “ZGJOHU” së bashku me Federalistët (YEF) dhe Liberalët e Rinj Europianë (LYMEC) organizoi dje një takim me përfaqësues të shoqërisë civile për të krijuar një forum të reagimit qytetar ndaj Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave në të gjithë dhe për të gjithë Ballkanin. Tryeza e hapur u organizua për të reaguar ndaj projektit të ri europian për të izoluar myslimanët e Ballkanit përfshi edhe shqiptarët si dhe për të reaguar ndaj praktikave të ulëta të disa organizatave antishqiptare të cilat kanë lobuar pranë Komisionit Europian për të mosliberalizuar vizat për shqiptarët.
Lëvizja “ZGJOHU” i kërkoi të gjithë aktorëve të shoqërisë civile që t’i bashkohen iniciativës së saj për të apeluar Komisionin Europian dhe shtetet anëtare në formën e një peticioni të një koalicioni të shoqërisë civile në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje për të mos e kthyer Ballkanin në një geto të re për myslimanët dhe shqiptarët. Në takim morën pjesë mbi 20 përfaqësues të njohur të shoqërisë civile shqiptare si Altin Goxhaj, Drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Sazan Guri, Drejtues i Zyrës Qytetare për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Alija, drejtues i Qendrës për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve, Ardian Kati, drejtues i Qendrës Shqiptare për Rehabilitimin ndaj Torturës, Kozeta Zavalani, drejtuese e Shoqatës “Media & Familja”, Sokol Murataj, drejtues i Qendrës “Rehabilitim për të gjithë”, Haxhi Balliu, drejtues i Qendrës “AICS” Librazhd, etj., si dhe përfaqësues të dy organizatave ndërkombëtare me seli në Bruksel, përkatësisht Vladimir Thano, drejtues i Federalistëve të Rinj Europianë - Dega Shqiptare dhe Katerina Kallanxhi, drejtuese e Liberalëve të Rinj Europianë - Dega Shqipëri.

Qëllimi i iniciativës


Në fillim, Lëvizja “ZGJOHU” prezantoi qëllimin e iniciativës më të re për të angazhuar aktorët e shoqërisë civile për të diskutuar për këtë situatë absurde të izolimit të ri të popullsisë shqiptare dhe myslimane në Rajonin Ballkanik. “Siç dihet, vendimi i fundit europian për të mos liberalizuar sistemin e vizave për myslimanët dhe shqiptarët e Ballkanit është një veprim i çuditshëm që nuk mund të fshihet pas plotësimit të standardeve të pasaportave biometrike, pasi fare mirë liberalizimi mund të përfshinte të gjithë ata që dispononin pasaporta biometrike. Edhe kontrolli i kufijve në rastin e Shqipërisë nuk mund të vlejë pasi siç është pohuar vetë nga Ministri Italian i punëve të Jashtme Fratini, Shqipëria është fshirë nga axhenda e një vendi eksportues të emigrantëve klandestinë. Ndërsa në lidhje me korrupsionin, Serbia që përfitoi nga liberalizimi është një vend me një shkallë të tillë të korrupsionit sa diskutimi në këtë vend që inicioi masakrat ndaj muslimanëve të Bosnjes dhe Kosovës, është se sa mafia e kontrollon Qeverinë e Beogradit. Nga kjo lojë e re e racizmit europian të fshehur pas logjikës “teknike dhe jo politike” të vetmit të diskriminuar në Europë mbeten myslimanët dhe shqiptarët e Ballkanit. Siç dihet myslimanët e Bosnjes me lejen e oficerëve holandezë u masakruan nga serbët e Bosnjes, të cilët sot duke pasur dyshtetësi serbe përfitojnë të gjithë nga liberalizimi i vizave për Serbinë. Po ashtu kroatët e Bosnjes, prej kohësh i gëzojnë avantazhet e liberalizimit të vizave pasi përsëri kroatët e Bosnjes gëzojnë dyshtetësinë me Kroacinë. Në rastin e Kosovës po ashtu. Ortodoksët serbë të Kosovës gëzojnë të gjithë dyshtetësinë dhe të vetmit në Kosovë që do të gëzojnë të drejtën për të lëvizur në Europë do të jenë serbët e Kosovës. Ndërkohë regjimi i ri i vizave në Malin e Zi dhe Maqedoni do të sjellë probleme të reja për shqiptarët me shumicë muslimane dhe vetë myslimanët e Bosnjes pasi izolimi i ri brenda Ballkanit do të sjellë probleme reale si një shpërblim i çuditshëm europian për martirizimin e myslimanëve të Bosnjes dhe për tolerancën e shkëlqyer fetare të shqiptarëve”, tha Avokat Altin Goxhaj në fjalën e hapjes së këtij takimi.

Padrejtësia ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve

Pjesëmarrësit diskutuan mbi padrejtësinë që po i bëhet shqiptarëve dhe boshnjakëve myslimanë duke krijuar tre geto të reja ballkanike për njerëzit me të drejta dhe liri të kufizuara. Sipas pjesëmarrësve, regjimi i ri ballkanik i vizave ka diskriminuar në mënyrë faktike vetëm një kategori qytetarësh dhe terminologjia teknike nuk qëndron pasi në të gjitha raportet ndërkombëtare Maqedonia dhe Serbia njihen si shtete me shkallë të lartë korrupsioni ndërsa Mali i Zi është në krye të listës së trafikut dhe moskontrollit të kufijve. Siç argumentuan pjesëmarrësit, nuk ka argumente europianë për diskriminimin e ri në Ballkan përveç racizmit dhe islamofobisë pasi plotësimi i standardeve të pretenduara është problem i njëjtë në të 6 vendet Ballkanike. Ndërkohë që qytetarët serbë dhe kroatë të Bosnjes për hir të dyshtetësisë përfitojnë liri të plotë lëvizjeje ndërsa të vetmit në Bosnje që do të izolohen mes maleve janë boshnjakët myslimanë, familjarë të viktimave të genocidit më të madh që pas luftës së dytë botërore në Europë. E njëjta histori me serbët e Kosovës të cilët për hir të dyshtetësisë do të kenë të drejtë të lëvizin ku të duan pa u rropatur dyerve të ambasadave të huaja për një copë vizë bashkë me shqiptarët e burgosur në vendin e tyre. Ndërkohë që u theksua se kjo praktikë e re e lëvizjes së lirë për serbët do të sjellë një përçarje të re në Kosovë ndërkohë që ka sinjalizime nga media kosovare që të rinj shqiptarë nga Kosova kanë filluar të kërkojnë dokumente identiteti serbe për të rifituar dyshtetësinë me qëllim që të sigurojnë lirinë e mohuar të lëvizjes.
Në Shqipëri sipas pjesëmarrësve, situata e lëvizjes së lirë është bërë akoma dhe më e rëndë pasi procedurat për marrje vizash janë bërë përherë e më të vështira. Ndërkohë që sipas investigimit më të fundit të Gazetës “SOT”, një vizë Shenghen tashmë kushton në tregun e zi deri në 4500 euro kur vetëm 4 vjet më parë kushtonte vetëm 1000 euro. Ky lulëzim i ri i tregut të zi që po e rikthen Shqipërinë në një minierë ari për trafikantët e lidhur me zyrtarë të korruptuar pranë ambasadave europiane tregon se çfarë fitimesh të mëdha kanë disa grupe kriminale që po përfitojnë nga ky izolim i ri i Ballkanit. Ndërkohë që kufijtë e Shqipërisë janë fshirë nga listat e risqeve të larta të trafikut njerëzor sipas zyrtarëve italianë, në Shqipëri procedurat për marrje vize janë bërë akoma dhe më të vështira duke rritur shkallën e frustrimit të qytetarëve shqiptarë në dyert e ambasadave. Futja e shumëpritur dhe pozitive e Maqedonisë dhe Malit të Zi në listën e lirisë së lëvizjes Shenghen 2, në fakt do të sjellë probleme të reja për qytetarët shqiptarë pasi liria e deritanishme e shqiptarëve do të ngushtohet edhe më shumë. Përfaqësues të shoqërisë civile konstatuan se Bashkimi Europian nuk është treguar realist me shqiptarët dhe myslimanët e Bosnjes. Ndërkohë që opinionit publik në Ballkan dhe në Europë i lind e drejta e për të konstatuar se izolimi i myslimanëve të Bosnjes por edhe i shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë që njihen zyrtarisht në statistikat europiane si popullsi me shumicë myslimane, është një izolim jo i rastësishëm por si një qëndrim I qëllimshëm racist dhe islamofobik i qarqeve të caktuara europiane që kërkojnë të krijojnë geto të reja për myslimanët e Ballkanit, duke ndërtuar një politikë të re të përçarjes në Ballkan.
Kjo sjellje antishqiptare dhe antimyslimane do të krijojë probleme të reja në Ballkanin Perëdimor duke favorizuar një mafie të re të një trafiku të ri të vizave dhe do të rikrijonte praktikat e vjetra të trafikut klandestin në kufijtë e Europës, çka do t’a kthente pretendimin e mosplotësimit të standardeve në një rreth vicioz. Në takim u prezantuan edhe fakte të reja se si disa organizata ndërkombëtare si ESI (European Stability Initiative) që kanë rekrutuar stafet shqiptare të Soros në Shqipëri si Erion Veliaj dhe Ditmir Bushati kanë marrë miliona euro për të mbështetur integrimin e Shqipërisë në Europë dhe këto para i kanë shpenzuar për të lobuar kundër liberalizimit të vizave për shqiptarët në Bashkimin Europian. Këto organizata që i kanë dhënë të drejtën vetes për të lobuar pro Shqipërisë dhe kanë prodhuar raporte që deklarojnë se Shqipëria nuk i plotëson standardet europiane për liberalizimin e vizave, janë përdorur politikisht nga njerëzit e Soros në Tiranë për qëllime politike elektorale ndërkohë që milionat e eurove që janë shpenzuar për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë janë investuar në favor të tyre. Pra në rastin shqiptar, konsulentët shqiptarë si Erion Veliaj dhe Ditmir Bushati janë paguar me paratë e integrimit të Shqipërisë dhe liberalizimit të vizave për shqiptarët për qëllim të kundërt. Altin Goxhaj prezantoi 4 raporte të ESI-t drejtuar Bashkimit European të shkruara dhe me mbështetjen e konsulentëve shqiptarë në të cilat bëhet një vlerësim “i pavarur” për mosplotësimin e standardeve të Shqipërisë për përfitim të lirisë së lëvizjes. Pyetja që u shtrua nga Altin Goxhaj ishte se kush ia dha të drejtën ESI-t të marrë përgjegjësinë e avokatisë dhe lobimit për integrimin e Shqipërisë në Europë pasi nga informacionet e deritanishme nuk rezulton që ESI të jetë partner i shtetit shqiptar por vetëm i Fondacionit Soros dhe spinoff-eve të tij në Shqipëri. Nga të dhënat rezulton se ESI në mëyrë të qëllimtë ka përgatitur një raport të veçantë vetëm për Shqipërinë (për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë janë bërë raporte të përgjithshme dhe jo të plota) duke i dhënë një vlerësim negativ Shqipërisë ndërkohë që në mënyrë të qëllimtë janë fshehur të dhëna në favor të Shqipërisë. Pyetja më e rëndësishme që u ngrit në takim ishte se ku qëndronte ndryshimi midis një qytetari serb dhe një qytetari shqiptar në rast se të dy disponojnë pasaporta biometrike, një garanci bankare dhe plotësojnë qëndrimin 3 mujor në një vend të hapësirës Shenghen? Në rast se ata janë qytetarë të barabartë përse trajtohen me standarde të dyfishta nga BE? Pse ky diferencim për shqiptarët dhe boshnjakët myslimanë? Pas analizës së situatës së re të përçarjes ballkanike, përfaqësuesit kaluan në veprim të drejtpërdrejtë. Sipas përfaqësuesve të dy organizatave europiane YEF (Federalistët e Rinj Europianë) dhe Liberalët e Rinj Europianë edhe si pasojë e lobimit të anëtarëve shqiptarë dhe boshnjakë të këtyre organizatave, presidentët e tyre në Bruksel kanë filluar të reagojnë fort pro lëvizjes së lirë të të gjithë ballkanasve në Europë dhe të shprehin protestën e tyre ndaj drejtuesve më të lartë të Bashkimit Europianë për krijimin e përçarjeve të reja në Ballkan.

Krijimi i Forumit Ballkanik

Në këtë linjë, dy organizatat europiane propozuan që në Shtator të organizohet në Tiranë një Konferencë Ndërkombëtare për një diplomaci alternative të shoqërisë civile duke përfshirë Bosnjen, Kosovën dhe Shqipërinë dhe përfaqësues të lartë të shoqërisë civile europiane dhe politikanë në Parlamentin Europian që janë pro liberalizimit të vizave për të gjithë ballkanasit. Ky propozim u prit me optimizëm nga të gjithë pjesëmarrësit dhe për këtë qëllim tryeza ngriti iniciativën e parë të shoqërisë civile shqiptare si një reagim të përligjur në mbrojtje të dinjitetit dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë. Të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord për të krijuar Forumin Ballkanik për Lëvizjen e Lirë si një koalicion i shoqërisë civile në Ballkan i cili do të marrë që këtej e tutje përgjegjësinë për të organizuar shoqërinë civile në nivel ndërkombëtar pro liberalizimit të vizave me qëllim të lobimit dhe të ushtrimit të presionit të opinionit publik ndërkombëtar pro lëvizjes së lirë në Europë të të gjithë ballkanasve si e vetmja rrugë për të konsoliduar një Europë besnike të parimeve të saj mbi lirinë dhe demokracinë. Slogani i Forumit Ballkanik pro Lëvizjes së Lirë dhe i Konferencës në Shtator do të jetë “Jo Getove të reja në Ballkan” slogan që u miratua nga të gjithë pjesëmarrësit. Aktiviteti i parë i Forumit Ballkanik të Lëvizjes së Lirë do të jetë një Protestë përballë Komisionit Europian në Tiranë që do të organizohet ditën e Hënë, më datë 27 Korrik në ora 11:00 në të cilin do të iniciohet edhe një peticion drejtuar Bashkimit Europian në Bruksel.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kisha Katolike të bëj një shoqëri të drejtë
Imazh

Interviste me Arqipeshkevin Albert Rouet

Kam lexuar se fundmi nje liber shume te bukur te botuar ne France vitin e kaluar. “J’aimerais vous dire” qe mund te perkthehet ne shqip “Do deshiroja t’ju thoja”. U be brenda pak muajsh « best seller » ne shtetin transalpin, por per thellesine e kurajon e tij, si dhe fale publicitetit te lexuesve se tij shume shpejt interesi per te kaloi kufijte franceze. Ky liber, i ndertuar ne forme interviste, eshte shkruar nga Albert Rouet Arqipeshkev i Poitier (qyteze ne perendim te Frances) bashke me ndihmen e Denis Gira, nje gazetar me nje karriere te gjate, sidomos ne ambientet fetare. Ky i fundit i shtron pyetje nga me te ndryshmet dhe interesantet Arqipeshkvit, i cili shume shpesh pergjigjet ne menyre jashtezakonisht innovative.

Do deshiroja qe lexuesve te gazetes “Fjala” (Gazete qe botohet ne Torino nga disa studente) t’i ofronim nje pjese te vogel te ketij libri-interviste, natyrisht ne shqip. Nga ana tjeter, komentet tuaja jane shume te vlefshme, edhe per te ditur nese do vazhdoje t’ju interesoje ne te ardhmen. Ne kete numer kam perzgjedhur nje teme delikate pikerisht per te treguar thellesine e shpirtit te Arqipeshkvit. (Perkthyesi)

Gazetari :Do te deshiroja t’ju beja dy pyetje mjaft personale, dy pyetje te cilave çdo i krishtere duhet t’i pergjigjet per vete, per me teper sot edhe perpara te tjereve:

Per ju, kush eshte Krishti? Per ju, çfare eshte Kisha?

Arqipeshkvi : Po filloj me Kishen. Per mua, Kisha eshte ambienti ku njerezit ndajne te njejten fe’, besnike ndaj Krishtit, kembejne ndermjet tyre te njejten shprese per nje bote te re. Dy metaforat qe me shume me flasin se çfare eshte kjo Kishe, jane ajo e trupit dhe ajo e nuses. Le te fillojme me imazhin e trupit. Nuk na kerkohet te jemi statuja te bukura si ato te Apollonit apo te Venusit! Per çfare arsye Kisha duhet te ishte nje vajze e re dhe e bukur apo Miss Bota? Nje trup i semure, nje trup i kryqezuar mund te behet simbol. Problemi i vertete eshte se cfare shpreh ky trup. Pra nuk kerkoj nje Kishe qe te jete e pagabueshme, qe te jete pa probleme e pa veshtiresi.

Pyetja e vertete eshte: “Kishe, çfare thua ti ?” dhe per te thene, duhet qe ajo te degjoje. Çeshtja nuk eshte te dish se kush vjen drejt Kishes, por drejt kujt shkon Kisha. Ne fakt, domethenia eshte me e rendesishme se sa rrobat e bukura dhe te arta, pak a shume mbreterore, me te cilat deshirojme ta mbeshtjellim. Nje trup perben nje simbol. Gjithashtu ne mund ta konsiderojme nje shenje, nje shenje ndaj te varferve, ndaj te plagosurve, ndaj te fundve. Nje shenje e kryqit. Nje fjali qe me ka lenduar e ilustron mire problemin e veshtire te cilin u mundova te parashtroj sot. Une mundohem qe te jem afer njerezve qe vuajne, dhe shkoj shpesh me te pastrehet. Nje te diele kthehesha pasi kisha kaluar gjithe diten me ta dhe njera, nje e krishtere e mire, tha pas shpine: “Perse Ipeshkvi yne humbet kohen e tij me keta njerez?”. Une besoj qe diten kur “nuk kemi me kohe per te humbur me keta njerez”, siç thoshte ajo, ne e kemi lene menjane Ungjillin.

Nje trup eshte nje bashkesi qe mirepret, qe dhuron; ai eshte nje vend kembimesh. Me pelqen shume ky imazh sepse nje trup ka kufirin e tij. Ai nuk eshte nje gaz qe do te zinte gjithe hapsiren. Ai ka nje kufi, ka nje lekure por eshte interesante te nenvizosh qe lekura eshte nje kufi me vrima. Edhe pagezimi eshte ne te njejten kohe nje vend shkembimesh.

Persa i perket metafores se dyte ne e dime shume mire qe Krishti e do nusen e tij, si nje burre do gruan e semure e te lenduar. Une njoh nje familje qe jane martuar para 30 vitesh, 5 vjet pas marteses se tyre gruaja u semur me nje semundje te rende. Ato kane jetuar sebashku. E jashtezakonshme! Krishti e do Kishen ne kete menyre! Per mua Kisha nuk eshte nje statuje, nje grua e bukur… Ajo grua eshte ndonjehere e plakur, ndonjehere e paralizuar… Kjo eshte jeta… Imazhi me i bukur i Kishes per mua, vjen nga nje reklame shume e e vjeter: Nenokja qe i bente reklame lavatriçeve “Vedette”. Nje fshatare e vjeter prej Normandie… dhe duart e saj. Ajo kishte lare te gjitha rrobat e fshatit ne perrua, dimer vere, me sapun. Ajo i kishte duart plot plage dhe gishtat te enjtur… Ja duart e Kishes. Kisha nuk mund te kete duar te tjera!

Si t’ju pergjigjem pyetjes suaj mbi Krishtin? Gjerat qe me shume i ke perzemer, ose mund te kalosh ore te tera duke thene koncepte siperfaqesore, ose nuk ke deshire te flasesh… Po spjegohem me mire. Une flas per Krishtin prej shume kohesh. Por te flasesh per kete çeshtje ne menyre te sakte, kam frike qe do me mungojne fjalet. Ajo qe me ka bere me shume pershtypje te Krishti, nuk eshte organizimi qe ai ka bere, nuk eshte as justifikimi i miresise se Zotit ne kete bote plote mekat (teodicea). Ajo çfare me ben pershtypje eshte qe ai ka folur shume pak per Zotin, por ndjehej mire me Zotin. Ai ka jetuar Zotin… Ne kete menyre ai e ka zbuluar … Krishti e ka paraqitur Zotin duke marre shkas nga lidhjet qe ai kishte me Te. Ai eshte tregimtari i Zotit. Ne akoma nuk jemi kthyer te ky Zot. Eshte kjo vajtje – ardhje ndermjet tij dhe Atit, per te cilen ai flet, dhe duke u nisur nga kjo e fundit ai krijon nje vajtje-ardhje ndermjet tij dhe dishepujve te tij. Per te, te ekzistosh eshte nje bujari. Te qenurit nuk eshte nje fuqi, nuk eshte nje force, nuk eshte nje absolutizem … eshte nje burim, eshte bujaria vete, eshte te zbrazesh nga ajo qe je e te dhurohesh. Ai eshte kur dhurohet, ai ekziston kur jepet. Per te, te ekzistosh, eshte te bashke-ekzistosh. Dhe kjo gje e ben shume te lire, sepse Ai nuk eshte pronar. “Gjithshka Ati im me ka dhene, jua kam transmetuar”. “Eshte im Ate qe ju ka dhene tek une…”. Kjo lidhje eshte e jashtezakonshme, eshte unike. Si pasoje, ne kete lidhje bujarie, te japesh eshte te jetosh, te vdesesh eshte te ringjallesh. Eshte me te vertete e re dhe ne qofte se nuk e kuptojme eshte sepse jemi akoma shume pak te krishtere. Ne duhet te kthehemi dhe bota do te ndryshonte shume.

Nje prej mendimeve te mia eshte qe Kisha ka nxjerre shenjter, shume njerez te jashtezakonshem, ajo ka nxjerre mendimtare, artista, por nuk ka arritur te bej nje shoqeri te drejte. Ajo, pak a shume, ka moralizuar individet. Ne fakt, eshte nje pune ne vazhdim, nuk ka kurre te mbaruar, por ajo nuk ka humanizuar lidhjet shoqerore. Eshte nje ceshtje e tmerrshme. Sepse eshte me e lehte t’i thuash nje individi: “kjo çfare po ben eshte nje mekat” sesa t’i thuash nje shoqerie se ajo jeton ne nje gjendje mekati, ne nje gjendje jo njerezore.

Perktheu nga frengjishtja dhe mjek specialistë: Andrea Skanjeti

Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Murgjit jane shume te rendesishem per Kishen e Krishtere ne pergjithesi, e Kishen Katolike ne vecanti.



E nderuara zonja Blegina Agolli!
Kryeredaktore e gazetës ''55''
Tiranë

Edhe une se pari po ju falenderoj qe mu pergjigjet.e imagjinoj qe nuk keni shume kohe per tu marre dhe me korrispondence jashte punes se gazetes keshtu qe jam akoma me shume mirenjohes qe mu pergjigjet.

Se dyti ju kerkoj falje per vonesen me te cilen po ju shkruaj .Une dje dhashe provimin e fundit per kete sezon dhe keshtu qe nuk kisha shume kohe me pare, jo per tju shkruar, por per te bere nje pune te bere mire pra e kisha nder mend qe te lexoja ndonje liber sepse e pranoj qe nuk isha i pergatitur si duhet per tju pergjigjur ne menyre te denje me aq sa mundem

Qe ne fillim po ju them qe kam konsultuar keto libra:

1)Enciclopedia Cattolica -volumin VIII ne fjalen "monachismo"fq 1237-1257. e botuar ne Vatikan ne vitin 1951

2)"la Civiltà dei monasteri"shkrimtare :Oursel,Moulin,Gregoire te botuar nga "Jaca Book" ne 1988.

Une ju falenderoj shume per gjithe punen qe keni bere per te publikuar martiret e Kishes Katolike, dhe per gjithe veprimtarine tuaj, eshte per tu admiruar

E kuptoj per me teper qe duke pasur shume pune ndonje fjale edhe mund tju shpetoje pa u redaktuar mire.Une vete kur studioj shume e di qe mesimet qe lexoj ne mbremje eshte mire ti rishikoj ne mengjez per te evituar ndonje keqkuptim e ndersa une kam mundesi te mesoj dhe ne mengjez ju nuk e keni, ne mengjez gazeten duhet ta lexojne qytetaret , madje qe ne darke faqja e pare lexohet ne tv keshtu qe edhe pse nuk e ndjej presionin e punes suaj mundohem ta imagjinoj e ta kuptoj sa me drejte.

Se pari
desha te ndaloja ne piken qe :Murgjit jane shume te rendesishem per kishen e Krishtere ne pergjithesi, e Kishen Katolike ne vecanti.
-Murgjit me te famshem padyshim jane vellezrit Ciril e Metod, ata ishin qe shpiken alfabetin cirilik, ata ishin qe predikuan ungjillin e Jezusit tek popujt sllave.ata jane shpallur nga kisha katolike Shenjtit mbrojtes te Europes .

-Papa Gregori VII(i madhi) pape ne vitet 1073-1085 ka qene murg me pare ashtu si dhe papa Eugeni III

-Shen Bazili (ose Vasili) Shen Antoni abat ,Shen Gregori Nazanseno,Shen Gjoni Krisostomo,shen Bruno ,shen Benedeto ,shen Bernardi i Klervo kane qene te gjithe murgj dhe jane te gjithe shenjter te shpallur nga Kisha Katolike.(natyrisht ju permenda vetem disa nga shume emrat qe mund te gjehen)

Ne enciklopedi shkruhet qe ne Europen perendimore e me saktesisht ne Rome, Shen Athanasi shkoi ne vitin 341 bashke dhe me 2 murgj te tjere nga Egjipti dhe brenda vitit 400 manastiret u perhapen ne gjithe Italine)

Harnack ne 1909 en vepren e vet "Murgjerimi" fq 90 thote "mugjerimi ka qene pas papatit influenca me e madhe e ushtruar ne gjithe krishterimin latin"

Se dyti desha tju paraqisja se cfare lexova ne kto 2 libra ne lidhje me veprimtarine shoqerore (pra jo vetem fetare) te murgjerve ne perendim pra ne Kishen Katolike Urdheri benediktin ne abaciat e veta thau keneta, pyjet i shnderroi ne toka pjellore dhe me kultivimin agrar ndikoi ne zhvillimin e popujve barbare e permiresimin e gjendjes se sklleverve e fshatarve dhe gjithe keto me shpenzimet e njohurite e abacive (manastire).Nje gje te tille pervec benediktineve e kane bere dhe urdheri Cistercense (lindur nga Shen Bernardi i Klervo)

Ne kohen e Karlit te madh i cili kerkonte nje rilindje kulturore te Europes perendimore ai gjeti nje mbeshtetje te madhe tek murgu Alkuin .Ne ate kohe shume manastire behen qendra kulturore me biblioteka te tyre me shkrimtare per te mbajtur bibliotekat e per me teper secili prej ketyre shkrimtareve kishte nje menyre te vecante shkrimi e cila njihej qe ne pamje te pare.E ne ate kohe kur 99% e popullsise ishte analfabete nuk eshte pak te mbash biblioteka.dhe duhet ti jemi mirenjohes ketyre murgjeve qe njohim veprat e shkrimtareve antike sepse pikerisht keta murgj bene kalimin e veprave te tyre nga papirusi ne pergamene dhe i shpetuan nga harresa e perjetshme dhe na shpetuan ne nga injoranca e atyre veprave madhore

Shkolla publike eshte shpikje me shume mundesi e shek VII ndersa me pare kishte vetem shkolla kishtare e shkolla te manastireve, pra keto murgj dua te them nuk e mbanin njohurite per vete me egoizem ,por krijuan shkolla per ta prehapur njohurite (per te arritur keshtu dalngadale ne krijim e qyteterimit perendimor)

Nje dore te rendesishme murgjit i dhane dhe artit ndertesat romane projektoheshin drejtonin punimet ,pikturonin muret xhamat punonin argjendarite e kishave etj…

Shen Bernardi i Klervo bente takime ,ashtu si vazhduan me pas ndjekesit e tij ,periodike me vellezerit e tij nga gjithe Europa ku diskutonin mbi ceshtjet e rendesishme per ta (ashtu si bejne tani kryetaret e shteteve ne keshillin e Europes pak a shume) dua te them qe e kishin per zemer bashkimin e tokave europiane,e ishin pikerisht keto takime ne qender dhe pastaj "qendra qe dergonte mesagjere te saj neper manastiret e ndryshem, vektore te zhvillimit sepse nxisnin perhapjen e risive ne te gjithe europen duke udhetuar me mjetin me te mrekullueshem, ne kembe"

Murgjit e Doberlan ne Austri jane shpikesit e pare te serave ne v. 1273

Certosinet ne Paris mjellin 88 lloje dardhash disa prej te cilave gjenden dhe sot. Edhe birra eshte shpikur ne veri te europes nga murgjit …

Murgjit kane shpikur dhe fekondimin artificial te peshqeve

Por jo vetem me agrikulture jane marre murgjit por dhe me miniera e punimin e metaleve .la civiltà dei monasteri shkruan ne fund te faqes 273 "nuk ka krahine ne europe ku nuk gjehen gjurme te punes se murgjeve nga shek IV-XII "

Ne europe ka vatra te kultures se larte e keto jane manastiret ne shek IV-XII i njejti liber ne faqen 274 thote "shen Benedeto eshte pa asnje dyshim Babai i Europes ndersa benediktinet bijte e tij jane baballaret e qytetrimit europian."ne fq 278 thote" pa qytetrimin e manastireve perendimi mund te kishte mbijetuar, por nuk eshte e sigurte qe do ishte ai qe eshte sot .E thelle , origjinale dhe e strukturuar kultura e manastireve i eshte pergjigjur per shekuj ne menyre direkte e intime nevojave,pyetjeve,problemeve te njeriut perendimor dhe e ka shenuar pergjithnje" … keshtu mbyllet libri.

Tani po ju kerkoj akoma falje per gjithe kohen qe ju mora sinqerisht desha tju falenderoj akoma qe me dhate mundesi te informohem edhe me shume mbi murgjet e manastiret .

Ju uroj te mirat me te medha per ju dhe gazeten qe drejtoni dhe ju siguroj dhe nje here qe ky email nuk deshiron te jete nje kritike pasive pa fryt e pedante por nje kontribut sado i vogel ne zhvillimin tim mbi kulturen europiane e ne kete kuptim dhe nje zhvillim i (nje antari te) shoqerise shqiptare.

Me shume respekt
Andrea Zef Skanjeti
Student në mjeksi, vitin e IV në Torino - 2010

Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pas vizitës së Atit të Shenjtë në Sinagogë, thellohet dialogu katoliko-hebraik dhe u shtrihet dora myslimanëve
Imazh

(17.01.2009 RV)Çfarë pritet nga vizita e Atit të Shenjtë në Tempullin e Madh të Bashkësisë Hebraike në Romë? Të dëgjojmë zv.prefektin e Bibliotekës Ambroziane dhe këshilltarin e Komisionit vatikanas për marrëdhëniet fetare me hebraizmin, imzot Pier Françesko Fumagali:
Nga këto takime të nivelit të lartë dalin mësime të mëdha, që më pas shumëfishohen si për qytetin e Romës, ku ekziston një bashkësi hebraike e rëndësishme, aktive e plot jetë, ashtu edhe për Italinë e për rajone të tjera ku bashkëjetojnë hebrenj e të krishterë, sidomos e para së gjithash në Tokën Shenjte. Komisioni i përzier për dialogun katoliko-hebraik, gjatë këtij muaji diskuton rreth mësimeve katolike dhe hebraike mbi krijimin, ambientin dhe mbi sfidën e ndërhyrjes së njeriut në rendin natyror. Të mendojmë për shembull për ndërhyrjet e njeriut në fillim e në fund të jetës, me pasoja të mëdha në fushën e bioetikës.
Megjithëse nuk mungojnë vështirësitë, mund të themi se kemi një atmosferë të re dialogu ndërmjet katolikëve dhe hebrenjve. Në ç’pika mund të përforcohet ky dialog?
Mendoj se dëshirat e shprehura fillimisht nga Gjon Pali II, janë thelluar më pas edhe nga Benedikti XVI. Marrëdhëniet thellohen duke mbajtur gjallë kujtimin e së kaluarës. Vetëm pak ditë pas vizitës së Papës në Tempullin e Madh, në Itali, do të kremtohet Dita e Kujtimit për viktimat e shfarosjes së hebrenjve nga nazistët, sidomos në Aushvic. Një tjetër pikë është ajo e thellimit të lidhjeve shpirtërore.
Në vizitën e Papës në Sinagogën e Romës ishte i pranishëm edhe një delegacion nga bashkësia islamike italiane. Sa mund ta ndihmojë dialogun me myslimanët, dialogu katoliko-hebraik?
Idealisht, në këtë moment, një urë lidh Tempullin e Madh të Romës me Tokën Shenjte e madje shkon përtej deri në Medinë e në Mekë, në mënyrë që përshëndetja “Shalom, aleikem” që shkëmbejnë hebrenjtë dhe që ua drejtojnë edhe të krishterëve, të bëhet edhe “Salam aleikum”, një përshëndetje paqeje që shtrihet drejt Islamit.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A mundet kjo ndërmarrje dhe a ka shpresë për më mirë?



Izraeli - Superfuqi arabe. Stop ekstremizmit fetar!
Betlehem, izraelitët djegin xhaminë

Imazh
Xhami në Betlehem

04/10/2010

Tensionohet situata në territoret e Lindjes së Mesme ku izraelitët dhe palestinezët nuk po gjejnë një rrugë për të ecur përpara në negociatat e paqes.

Një grup kolonësh izraelitë kanë djegur një xhami palestineze në fshatin Bayt al-Fajr të Betlehemit. Sipas shtypit, ata kanë hyrë në ndërtesën e shenjtë, duke shkatërruar edhe 12 kopje të Kuranit.

Gjithashtu ata kanë shkruar edhe fraza fyese ndaj popullsisë palestinezë. Ndërkohë, kabineti i sigurisë izraelite do marrë në shqyrtimin mundësinë e zgjatjes së moratoriumit të ndërtimeve hebreje në Cisjordani. /tch/
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Papa priti në takim zëvendës presidentin e Iranit


07/10/2010

Papa Benedikti XVI dje në mbarim të audiencës së përgjithshme, në studion e Sallës së Palit VI në Vatikan, priti në takim shkëlqesinë e tij zotin Hojjat ol Eslam Haj Sayyed Mohammad Reza Mir Tajjadini, zëvendës president i Republikës Islamike të Iranit, së bashku me delegacionin përcjellës.
“Është fjala për një takim të shkurt” – pohoi drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit atë Federiko Lombardi – që pati si temë dorëzimin e një mesazhi të presidentit të Iranit, Mahmoud Ahamdinejad”. Në letër, kreu i Shtetit iranian shpreh vlerësimin e tij për ndërhyrjen e Selisë së Shenjtë kundër planit të djegies së Kuranit me rastin e përvjetorit të atentateve të 11 shtatorit, duke nënvizuar nevojën e një bashkëpunimi kundër islamofobisë në Perëndim.
Nuk është hera parë që përfaqësues të qeverisë apo ambasadorë iranianë kërkojnë audiencë për të dorëzuar mesazhe të autoriteteve të larta të Vendi, që gjithsesi – saktësoi zëdhënësi i Vatikanit – kanë të bëjnë me “çështje që i përkasin dialogut ndërfetar apo parimeve të përgjithshme, e jo doemos fakteve të aktualitetit”. Si, për shembull, fati i Sakineh, gruas iraniane të dënuar më vdekje për shkelje të kurorës së martesës, në favor të së cilës, Selia e Shenjtë pati ndërmarrë, kohë më parë, nisma diplomatike.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Papa priti në takim zëvendës presidentin e Iranit
ImazhImazh
- Papa Benedikti i XVI me nënpresidenti iranian - Hojjat ol Eslam Haj Sayyed Mohammad Reza Mir Tajjadini

07/10/2010

Papa Benedikti XVI dje në mbarim të audiencës së përgjithshme, në studion e Sallës së Palit VI në Vatikan, priti në takim shkëlqesinë e tij zotin Hojjat ol Eslam Haj Sayyed Mohammad Reza Mir Tajjadini, zëvendës president i Republikës Islamike të Iranit, së bashku me delegacionin përcjellës.
“Është fjala për një takim të shkurt” – pohoi drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit atë Federiko Lombardi – që pati si temë dorëzimin e një mesazhi të presidentit të Iranit, Mahmoud Ahamdinejad”. Në letër, kreu i Shtetit iranian shpreh vlerësimin e tij për ndërhyrjen e Selisë së Shenjtë kundër planit të djegies së Kuranit me rastin e përvjetorit të atentateve të 11 shtatorit, duke nënvizuar nevojën e një bashkëpunimi kundër islamofobisë në Perëndim.
Nuk është hera parë që përfaqësues të qeverisë apo ambasadorë iranianë kërkojnë audiencë për të dorëzuar mesazhe të autoriteteve të larta të Vendi, që gjithsesi – saktësoi zëdhënësi i Vatikanit – kanë të bëjnë me “çështje që i përkasin dialogut ndërfetar apo parimeve të përgjithshme, e jo doemos fakteve të aktualitetit”. Si, për shembull, fati i Sakineh, gruas iraniane të dënuar më vdekje për shkelje të kurorës së martesës, në favor të së cilës, Selia e Shenjtë pati ndërmarrë, kohë më parë, nisma diplomatike.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pakistan: Prindërit e vajzës së përdhunuar e më pas të vrarë denoncojnë krimin. Organizatat joqeveritare të krishtera do t’i mbrojnë.

14/10/2010 15.38.10

Mbase do të ketë drejtësi edhe për Lubna Masih, vajzën 12-vjeçare të përdhunuar e më pas të vrarë nga një grup myslimanësh në Ravalpindi, në Pakistan. Tani që kanë kaluar më shumë se dy javë ngurrimesh, prindërit mposhtën frikën dhe kërcënimet e vendosën më në fund të denoncojnë zyrtarisht pranë organeve të policisë vrasjen e vajzës së tyre të vogël.
Ngurrimi që kishin treguar deri më sot prindërit shpjegohet me tmerrin dhe frikën që kishin se mos pala e paditur në gjyq hakmerrej kundër kësaj familjeje dhe se njerëz me ndikim mund të ushtronin presione.
Rasti i përdhunimit dhe i vrasjes barbare të 12-vjeçares së krishterë Lubna Masih është pjesë e valës së dhunës kundër të krishterëve në Pakistan. Kështu, edhe Kiran Najaz, 13 vjeçe, katolike nga Faisalabad u përdhunua nga një i ri mysliman dhe tani është shtatëzënë dhe jeton nën mbrojtjen e Kishës katolike vendore.

http://www.radiovaticana.org/alb/Articolo.asp?c=430295
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 11 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shkurt 2021, 18:33
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari