Me kete deshiroj te hap nje horizont te ri ne rrymat teologjike e filozofike te ndryshme qe lindin si nevoje e ushqimit shpirteror dhe mendor te njeriut.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
HARMONIA NE MES TRE FEVE - KATOLIKE-HEBRAIKE-ISLAME NE BOTE
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pas vizitës së Atit të Shenjtë në Sinagogë, thellohet dialogu katoliko-hebraik dhe u shtrihet dora myslimanëve
Imazh

(17.01.2009 RV)Çfarë pritet nga vizita e Atit të Shenjtë në Tempullin e Madh të Bashkësisë Hebraike në Romë? Të dëgjojmë zv.prefektin e Bibliotekës Ambroziane dhe këshilltarin e Komisionit vatikanas për marrëdhëniet fetare me hebraizmin, imzot Pier Françesko Fumagali:
Nga këto takime të nivelit të lartë dalin mësime të mëdha, që më pas shumëfishohen si për qytetin e Romës, ku ekziston një bashkësi hebraike e rëndësishme, aktive e plot jetë, ashtu edhe për Italinë e për rajone të tjera ku bashkëjetojnë hebrenj e të krishterë, sidomos e para së gjithash në Tokën Shenjte. Komisioni i përzier për dialogun katoliko-hebraik, gjatë këtij muaji diskuton rreth mësimeve katolike dhe hebraike mbi krijimin, ambientin dhe mbi sfidën e ndërhyrjes së njeriut në rendin natyror. Të mendojmë për shembull për ndërhyrjet e njeriut në fillim e në fund të jetës, me pasoja të mëdha në fushën e bioetikës.
Megjithëse nuk mungojnë vështirësitë, mund të themi se kemi një atmosferë të re dialogu ndërmjet katolikëve dhe hebrenjve. Në ç’pika mund të përforcohet ky dialog?
Mendoj se dëshirat e shprehura fillimisht nga Gjon Pali II, janë thelluar më pas edhe nga Benedikti XVI. Marrëdhëniet thellohen duke mbajtur gjallë kujtimin e së kaluarës. Vetëm pak ditë pas vizitës së Papës në Tempullin e Madh, në Itali, do të kremtohet Dita e Kujtimit për viktimat e shfarosjes së hebrenjve nga nazistët, sidomos në Aushvic. Një tjetër pikë është ajo e thellimit të lidhjeve shpirtërore.
Në vizitën e Papës në Sinagogën e Romës ishte i pranishëm edhe një delegacion nga bashkësia islamike italiane. Sa mund ta ndihmojë dialogun me myslimanët, dialogu katoliko-hebraik?
Idealisht, në këtë moment, një urë lidh Tempullin e Madh të Romës me Tokën Shenjte e madje shkon përtej deri në Medinë e në Mekë, në mënyrë që përshëndetja “Shalom, aleikem” që shkëmbejnë hebrenjtë dhe që ua drejtojnë edhe të krishterëve, të bëhet edhe “Salam aleikum”, një përshëndetje paqeje që shtrihet drejt Islamit.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ipeshkvijtë e Anglisë e Uellsit te Papa: katolikët të impenjuar në dëshmimin e fesë në shoqëri
Imazh

(25.1.2010 RV)
Papa Benedikti XVI priti sot paradite në Vatikan, grupin e parë të ipeshkvijve katolikë të Anglisë e Uellsit, me rastin e vizitës që bëhet çdo pesë vjet pranë Selisë Apostolike të Shën Pjetrit në Vatikan, e që njihet me emrin vizita “Ad Limina Apostolorum”. E sivjet kjo vizitë merr një domethënie të veçantë, në kuadrin e udhëtimit apostolike që Benedikti XVI do të bëjë në Britani të Madhe në shtatorin e ardhshëm. Kujtojmë se Kisha lokale ka 5 kryedioqeza e 17 dioqeza. Besimtarët katolikët janë pak më shumë se 5 milion, baras me 8,9% të popullsisë. Sot grupit të ipeshkvijve në audiencë te Papa, i prini kryeipeshkvi i Westminsterit, imzot Vincent Gerard Nichols, president i konferencës ipeshkvnore të Anglisë e Uellsit. Ta dëgjojmë imzot Nichols në mikrofonin tonë mbi sfidat aktuale që ka Kisha katolike në Angli.
“Një anketë e bërë kohëve të fundit na paraqet një bashkësi më të përzier, më komplekse dhe regjistron një rritje numerike për çka nuk ishim plotësisht të vetëdijshëm. Një tjetër gjë që në këtë periudhë bie në sy është fakti se jeta fetare është më shumë e dendur nëpër qytetet më të mëdha (..) se në zonat fshatare të Vendit, ku numrat janë në ulje e meshtarët janë duke u plakur, prandaj kemi edhe vështirësi të ndryshme. Një tjetër element, që mendoj se anketa ka treguar, është fakti se po të bënim një krahasim me popullsinë tjetër të Vendit, katolikët janë më shumë të impenjuar në çështjet e drejtësisë e të drejtësisë shoqërore. E ky element për ne është inkurajues, sepse është shprehje konkrete e mësimeve shoqërore të Kishës dhe dëshmon që përtej vështirësive tashmë të njohura, kemi edhe shumë histori tjera të suksesshme për t’i treguar e ofruar si shembull të mirë”.

Britania e Madhe sot ndoshta është një ndër shoqëritë më të shekullarizuara në Evropë. Ju kohëve të fundit keni pohuar se ajo “ia ka shitur shpirtin e vet diturisë shkencore e materializmit në dëm të fesë”, e megjithëkëtë ekziston një etje e madhe shpirtërore….
“Shoqëria britanike është mjaft komplekse. Disa institucione kyçe siç janë shpesh universitetet, apo herëve tjera aparaturat apo sistemet e qeverive më veprimtarinë e tyre legjislative, përqendrohen pothuaj vetëm e vetëm mbi të dhënat e prodhimit e të përfitimit, e unë mendoj se kjo nuk e pasqyron ndjenjën e përbashkët të qytetarëve. Mendoj se në këtë Vend gjithnjë më tepër është duke dalur në pah një pasiguri mbi natyrën e vet shoqërisë që duam ta kemi, një shoqëri në të cilën duhen të jenë vlerat e vërteta për t’u respektuar, ndjekur e mbi të cilat duhet ndërtuar e mbështetur identitetin e qartë e të thellë. Në këtë pasiguri e paqartësi, feja në Zotin na ndihmon të jetojmë e të jemi të fortë, sepse na ofron një dritare drejt trashendencës e bindjes së plotë se nuk dimë e as nuk kontrollojmë gjithçka në jetë. Mbi këto e tema tjera siç është mbrojtja e jetës deri në vdekjen natyrore, bioetika, eutanazia e tjera, ne si Kishë mundohemi të ofrojmë ndihmesën dhe të luajmë deri në fund rolin tonë në debatin publik. Pra duhet të veprojmë në nivele të ndryshme në shoqëri duke ofruar dritën e fesë që përkon me dritën e arsyes”. Pra katolikët janë të impenjuar në dëshminë e fesë e të vlerave të patjetërsueshme në kompleksitetin e shoqërisë britanike.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Të krishterët janë më të persekutuarit e botës

25-03-2011 / Nga Alberto Mucci (Il Foglio)
Sipas një raporti të organizatës britanike “Ndihmë Kishës që vuan”, institucion ky që ndihmon kryesisht të krishterët e persekutuar, 75% e persekutimeve kryhen kundër të krishterëve. Raporti me emrin “Të Persekutuar dhe të Harruar” ekzaminon kushtet e të krishterëve ne 33 vende të zgjedhura prej tyre. Përcaktimi i persekutimit nga organizata në fjalë merr në konsideratë vetë aktet në bazë të të cilave ka motive të intolerancës fetare. Sipas këtij përcaktimi vendet në të cilat kushtet e jetesës të besimtarëve më të vështira janë këto shtete;

Janë 33 shtete që përsekutojnë më shumë në botë kristianët
Shtete që përsekutojnë më shumë në botë kristianët në 33 shtete në botë:


1. Kina, - kundër katolikve 100 milion katolik dhe 20 milion musliman. 1,3 milard banorë
2.Irani, - kundër kristianve – 79 milion banorë
3.Koreja e Jugut – 49 milion banorë -11 % katolik dhe 18 % protestan
4.Arabia Saudite.

“Të Persekutuar dhe të Harruar’ nuk është raporti i parë që evidenton trajtimin kundër të krishterëve në këto vende. Gjithsesi, rezultati më shqetësues i raportit është zbulimi se në 22 prej 33 vendeve të ekzaminuar; shtypja kundrejt të krishterëve është në rritje edhe në këto dy rajone;

Lindja e Mesme dhe Afrika e Jugut janë zonat më me rrezik,

Sulmet kundër Kooptëve në muajt e fundit në Egjipt kanë shkaktuar më shumë se 50 të vdekur dhe situata të ngjashme hasen në shumë vende të rajonit. Pontifex ka shpjeguar që gjithmonë dhe më shumë të krishterët e lindjes së mesme “konsiderohen si perëndimorë dhe duke mos arritur të sulmojnë direkt perëndimin, sulmet i drejtohen të krishterëve bashkombas”. Në një diskutim të mbajtur së fundmi në bashkësinë e Shën Exhidios, arqipeshkvi i Mosulit, Imzot Bazile Kasmoussa, ka theksuar se “të krishterët në Irak përqasen përherë dhe më shumë me okupatorët amerikanë dhe sulmohen pikërisht për këtë gjë”.
Relacioni identifikon edhe zhvillimin e një tipi persekutimi që po konsolidohet në vende si;

- Venezuela,
- Zimbabve
- Izrael.
Forcimi i nacionalizmit, të bazuar në elemente ideologjike apo fetare, ka dhënë një shtysë në shkeljet e të drejtave të pakicave fetare përfshi këtu edhe ato të krishtera.
Nuk është lënë pa u kritikuar edhe qeveria angleze. Ann Widdecombe, një ish deputet konservator që prej një jave ka vënë në dukje se -Westminster – ka thënë Widdecombe, “përpiqet të mbrojë të drejtat e pakicave në Angli por kthehet nga ana tjetër kur flitet për të mbrojtur të drejtat e të krishterëve përtej detit” si në këto shtete;

- Egjipti
- Iraku
- Venezuela
- Zimbabve
- Izraeli
- Anglia

Përgatiti Ilirian Dahri

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 3 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shkurt 2021, 18:57
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari