Me kete deshiroj te hap nje horizont te ri ne rrymat teologjike e filozofike te ndryshme qe lindin si nevoje e ushqimit shpirteror dhe mendor te njeriut.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
NE KETE VJET TE ZOTIT - Prof. Sami Repishti
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
NE KETE VJET TE ZOTIT - Prof. Sami Repishti, Posted 31 Dhjetor 2009, 01:40
IN HOC ANNO DOMINI (NE KETE VJET TE ZOTIT)
Vermont ROYSTER

Nga Prof. SAMI REPISHTI

PERSHENDETJE PER VITIN E RI 2010:


Te dashtun kolege
Urime per Vitin e Ri 2010, Pranoni kete "dhurate" nga ana ime Per mue asht nji kryeveper thjeshtesije dhe filozofije, sidomos per ne shqiptaret qe njohem komunizmin..

IN HOC ANNO DOMINI (NE KETE VJET TE ZOTIT)

Vermont ROYSTER

Kur Sauli i Tarsit u nis per udhetim ne Damask (Siri) e gjithe bota e atehereshme jetonte ne skllaveni. Kishte vetem nji shtet, dhe ai quhej Rome. Kishte vetem nji sundues per gjithcka, dhe ai quhej Cezar Tiberius.

Kudo kishte rregull sepse ligji i Romes kishte krahun e gjate. Kudo kishte rend publik, ne qeveri e ne shoqeni, sepse legjonet romake kujdesoheshin per kete.

Por kudo kishte gjithashtu edhe dicka tjeter. Kishte shtypje per te gjithe ata qe nuk ishin miqt e Cezarit Tiberius. Kishte tagermbledhes qe merrshin grunin e bujkut nga arat, e leshin nga tjerrtoret e amviseve me ushqye legjonet e ushtrise, ose me mbushe arkat e boshatisuna te thesarit, te zbrasuna nga dhuratat doregjana per defrimin e popullit qe bante Cezari hyjnor. Kishte agjente qe gjejshin rekrute per lodrat e cirkusit , kishte xhelate per eliminimin e atyne qe Perandori denonte me vdekje, sepse, ma ne fund, cili ashte roli i cdonjenit pervec se me sherbye Cezarin?

Kishte persekutimin e atyne qe guxojshin me mendue ndryshej nga te tjeret, atyne qe ndigjojshin zane te cuditshem, ose te atyne qe lexojshin doreshkrime qe trollisin mendjet. Kishte skllaveni per ata qe i perkitshin fiseve jo-Romake, kishte perbuzeje per ata qe nuk dukeshin si Romaket. E permbi te gjitha, kishte nji percmim per jeten e njeriut. Cka ishte,per te plotefuqishmin nji njeri ma shume ose ma pak, ne boten e turmave?

Atehere, pa prite pa kujtue, u ndez nji drite per boten, dhe nji burre nga Galilea deklaroi: “Jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit, dhe jepni Zotit cka ashte e Zotit.”

E zani prej Galilese qe do te sfidonte Cezarin, ofroi nji Mbreteni te re, aty ku cdo qenie njerezore mund te ecte kryenalte, pa u perkule para askuj vec Zotit. Te gjitha sa keni ba per ma te mjeruemet vllazenit e mi, ju e keni ba per mue. Dhe ai dergoi kete ungjill te Mbretenise se Njeriut deri ne skajet ma te largeta te botes.

Keshtu, ra drita mbi toke, e njerezit qe jetojshin ne erresine u frikesuen, e u perpoqen me ule perseri perden e erresines, keshtu qe ata te vazhdojshin me mendue si ma pare se shpetimi vjen vetem nga udheheqsit.

Por, mbas pak kohe, ne disa vende, e verteta solli lirine e njeriut, megjithese njerezit e erresines e ndiene veten te ofenduem, dhe u perpoqen me shue driten. Zani tha: Shpejtoni ! Ecni tashti qe keni driten; perndryshej do te ju mbuloje erresina perseri, e ata qe ecin ne erresine nuk dine ku shkojne.

2
Gjate rruges per Damask drita ndricoi per bukuri. Ma vone, edhe Pali i Tarsit u tremb shume, gjithashtu. Ai kishte frike se te tjere Cezare e te tjere profete te rrejshem mund te vijne nji dite me binde polemin se individi nuk ishte tjeter vecse nji sherbetor i tyne, se njerezit mund te heqin dore nga liria, e dhurueme nga i Madhi Zot qe ne ditelindjen e tyne, per nji supe barishtesh, e te heqin dore keshtu nga udhetimi drejt lirise.

Por mbas pak kohe, ka mundesi qe edhe erresina te zbrese mbi toke, dhe atehere do te deshmojme djegjen e librave, e njerezit do te mendojne vetem per buken e gojes e rrobet e trupit, e se do te kujdesohen me kenaqe vetem kerkesat e Cezarit te ri e te profeteve te rrejshem. Atehere mund te vij nji kohe kur njerezit nuk drejtojne shikimin nalt qofte edhe per nji yll qe cfaqet ne Lindje, dhe keshtu nuk do te shihet drita perseri ne kete erresine.

Keshtu u foli Pali, Apostull i Birit te Njeriut, vllazenve te vet Galatiane, fjalet qe ai kerkon nga ne me mbajte ne mend e me kujtue, tash e mbrapa, per cdo vjet qe ka dhane i Madhi Zot.: “Qendro i forte, pra, ne liri, ne lirine qe Krishti na ka dhurue, dhe mos u ngaterro perseri ne rrjetin e zinxhirave te skllavenise.”
============================================================
(Shenim: Ky Editorial botohet cdo vit qe nga viti 1949 nga gazeta The Wall Street Journal (N.Y.). Ashte nji shkrim klasik qe dallohet per thjeshtesine e shprehjes dhe thellesine e mendimit philosophic -Perkthye nga Sami Repishti)
31.12.2009
http://www.wsj.com/articles/SB100014240 ... 1986005786
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Prof. Sami Repishti
ZANI I NDERGJEGJES REFUZON HESHTJEN


Ridgefield, CT.USA.
- Keto vitet e fundit, ne Republiken e Rusise, ka fillue nji levizje mbarpopullore qe synon inkurajimin per nji diskutim te krimeve komuniste gjate periudhes ma te keqe te historise ruse, vitet e satrapit aziatik, J.V.Stalin. Levizja ka perqafue nji “Projekt” per nderimin e kujtimit te viktimave.
. Ky “Projekt” ka marre emnin “Adresa e fundit,”disponon mjete modeste, e perbahet nga vullnetare, aktiviste, gazetare, profesore, artiste, studente qe kane marre persiper si mision me zgjue opinionin publik rus nga letargjia e harreses, ngritjen e ndergjegjes qytetare, e ringjalljen e kujteses per viktimat e stalinizmit, sidomos ata te pastrimit masiv, kriminel, dhe te padenuem te viteve 1937-38 (te njohun ne histori si “terrori i madh”). Besohet se vetem ne qytetin Shen Petersburg (ish Leningrad) gjate atyne viteve jane ekzekutue rreth 48.000 viktima te pafajshme me gjyq-- shumica pa gjyq. Numri i pergjithshem i viktimave per 16 muejt e “spastrimit te madh” arrin shumen 740.000 qytetare te ish Bashkimit Sovjetik. Me gjithe enormitetin e kesaj masakre, nuk duhet harrue “denimi me vdekje nga uria” e viteve 1927-28, sidomos ne Ukraine. Numri i viktimave fshatare e familjet e tyne arrine ne 7-8 miljone qytetare te pafajshem., Trashegimi stalinian ka qene jashte çdo proporcioni, nji monstruositet qe denon sistemin dhe sherbyeset e tij, anetare te PK(b) te BS. Fatkeqsisht, ky sistem u perqafue nga komunistet shqiptare…!
Ndermarrja thellesisht njerezore e “Projektit”, “Adresa e fundit” qe fisnikeron popullin rus ashte relativisht e thjeshte. Ne banesen e fundit ku ka jetue viktima, vendoset nji pllake e vogel me emnin, datelindjen, daten e arrestimit, ekzekutimit ose daljes nga gulagu per ata qe mbijetuen Ne shume raste ky akt kujtimi qe vendoset ne murin ose deren e shtepise se fundit te viktimes ngjall shpresen se popullsia rreth e rrotull baneses do te filloje “dialogun” mbi te kaluemen kriminale, dhe do te mesoj ma shume per kete periudhe perbindeshe qe u mbajt sekret per shumicen e popullsise se thjeshte. Keshtu sensi i mdergjegjes qytetare te popullsive vendese do te ngrihet, sensibilizohet, dhe eventualisht mobilizohet per veprim.
Qellimi i fundit ? Kurr ma diktature, çfardo ngjyre qofte!
Kjo nisme fisnike ka perballue rezistence te madhe. Shumica e popullsise ruse nuk e ndjen veten te qete, qofte nga kujtimet e frikes se madhe te se kaluemes, qofte per arsye se kane “perkrahe” rregjimin e terrorit stalinian, bashke-udhetare me dhune ose me deshire, dhe ndjehen te turpnuem qe kane mbajte heshtjen gjate diteve kur ishte moralisht imperative me ngrite zanin e protestes. Shoqenia ruse, gjithashtu, ashte jo tolerante kur bie fjala per “lavdine e ish Bashkimit Sovjetik”. “Na kemi fitue ‘Luften e Madhe Patritotike’ kunder nazismit. Nuk ashte nevoja te pakesojme lavdine e kesaj lufte me tregimin e abuzimeve te atyne viteve…” Nji logjike e ketill perverse shihet edhe tek disa shqiptare ne interpretimin e LANCL. Une i quej “hijet e zeza”.
“Qellimi i jone,” deklaron nji nga organizatoret, Sergei Porkhomenko, “nuk ashte me mbulue te gjithe vendin me pllaka perkujtimore, por me bashkue te gjithe popullsine”. Ai filloi kete levizje mbasi kishte vizitue Gjermanine ku luftohet pa meshire nazismi dhe rregjimi i tij ne çdo vend, çdo dite e ma shume. Simbas tij, kjo nisme nuk pati perkrahjen fillestare sepse filloi ne nji kohe kur Rusia ishte ne vitet e kaosit per arsye ekonomike, pabarazise frikesuese ne mes vorfenise dhe pasurive marramendese te korrupsionit masiv,dhe nga nji sens depresioni qe mbuloi vendin mbas prishjes. devolucionit te Perandorise sovjetike. Ne pergjithesi, “…edhe sot shoqenia ruse jeton ne nji atmosfere apathie dhe me mentalitetin e atyne qe kane humbe individualitetin e tyne si pjesetare te ish-perandorise”: shkruente rishtas gazetarja Sabrina Tavernese, ne The New York Times.
Vete Presidenti i Republikes se Rusise, V. Putin, deklaronte: ”…shkaterrimi i perandorise sovjetike ka qene tragjedia ma e madhe e shekullit 20”.
Z. Putin nuk konsideron si fitore historike per te gjithe popujt e ish-B.S. ramjen e diktatures ma te urryeme ne historine e te gjitha koheve dhe ne te gjitha vendet., dhe fillimin e nji jete te re per nji bote te re, relativisht te lire per afer 300 miljone qenie njerezore. Nji mentalitet i ketille e ban ate nji shkeles me dhune te vullnetit te popullit rus, dhe te 15 republikave te ish B.S. ,sot te pavaruna.
“Adresa e fundit” shikohet edhe si perpjekje e individit me kundershtue histerine nacionaliste te kolektivit rus me ane te tregimeve te krimeve te se kaluemes jo te larget, simbas deshmive te viktimave qe e kane perjetue. Familjaret e viktimave paguejne afersisht 50 dollare per nji pllake te vogel qe ne pergjithesi ashte mjaft e thjeshte. Vetem viktimat e konfirmueme me dokumentacion kane te drejten e pllakes perkujtimore qe vendoset ne deren/murin e nderteses. Kjo veprimtari kryehet nga vullnetare ish te perndjekun.
Shpesh here, ngjan qe ish te ekzekutuemet kane qene denoncue nga shoket, fqinjte, ose te panjohunit qe per motivet ma te uleta, kane perfitue objektet e paisjet shtepiake te konfiskueme nga “shteti”: nji pallto dimni, nji pale rroba, kemisha, kravata, nji sahat dore, kepuce ose nji karrike… Nji informator me emnin “televizioni” sepse raportonte çdo dite nji fatkeq ne Polici, mori nji apartment, dhe nji racion buke ma shume gjate viteve te luftes. Tjere informatore moren te holla. Viktimat e “televizionit” kane qene 127 intelektuale te arrestuem.
Zbulimi e demaskimi i krimeve staliniste nuk ashte nji subjekt qe kenaqe te gjithe popullsine ruse; perkundrazi, shume persona preferojne me mbajte heshtjen: le te vdese e kaluemja me harrese! Ajo qe kambengulin aktivistet e “Adresa e fundit” ashte denoncimi i heshtjes, zbulimi i te gjithe krimeve sepse ”…jane pjese e asaje qe na jemi, jane pjese e pandame e historise sone” thote nji aktiviste. Me luftue grupet qe kundershtojne “Projektin” qe kane mbeshtetjen jo te hapet te Qeverise, ashte ne vetevete nji lufte me mbrojte identitetin e rezistences anti-komuniste, per te gjithe viktimet; ashte nji perpjekje me detyrue Qeverine me thye heshtjen qe vret, e me ndermarre shqyrtimin e krimeve staliniane. Te ashtuquejtunat “ditet e mira me Stalinin” jane ndertue faktikisht mbi kufomat e miljona qytetareve, mbi gjakun e derdhun nga ata qe kundershtuen “te Keqen”, pergjigjen ish te persekutuemet qe punojne me evitue vdekjen e tyne te dyte: harresen….
Natyrisht, per shume familjare pllaka e kujtimit sherben edhe si pllake vorri, sepse shumica e viktimave nuk kane pase varrim dinjitoz, dhe gjurmet e kufomes tyne i ka zhduke koha, ose dora e pameshireshme e kriminelit. Me kete rast, bashke me vendosjen e pllakes “Adresa e fundit” disa familje ruse te persekutueme shtrojne tryeze per miq e te aferm me rikujtue dreken e ngushellimeve ne kohet normale, e ne shoqenite e qytetnueme. “Ne kujtim te atyne qe vdiqen pa faj!” ashte pershendetja e zakonshme. Dhe “ka qene nji burre /grue me talent” per ata qe jane shque ne jeten e tyne publike.
Shume te tjere vizitojne, shikojne, luten e largohen me lote ne sy. Vdekja nuk lejon kthim! Gjate nji ceremonie te ketille, nji zonje 66 vjeçare, mbante kater karafile ne kujtim te babes te denuem pa faj. “Mbas luftes baba ankohej per mosperfilljen e jetes se miljona te rinjeve rus qe u masakruen gjate luftes. Ai fliste per sakrificat e panevojshme per vdekjet ‘pa kuptim’. Ishin urdhnat e Stalinit me sulmue kur nuk kishte asnji kuptim!” Por ajo qe vret zemren e kesaj plake jane thanjet e njerezve te thjeshte, pa arsim, pa kulture, te shnjerezuem nga propaganda komuniste e qe perserisin:” Asnji krim nga ata qe fliten, nuk ka ngja!” Ky ashte grushti i fundit…! Keto jane “hijet e zeza”.
********

Heshtja e sotme edhe ne Shqiperi ka korruptue fitoren morale te popullit tone deri ne nji pike sa me ba te pamundun njohjen e natyres represive te nji rregjimi, te pamundun me projektue jeten per te ardhmen. Edhe Muzeumi ruejtes i vuejtjeve universale dhe historise se nji kombi nuk mjafton me ngjalle ndjenjen e dhimbjes per viktimat e terrorit, te nji bote te paimagjinueshme ku kemi jetue. Me kalimin e kohes, dhe me kalimin e nji breznie qe jetoi tragjedine kombetare e njerezore, pergjegjsia per transferimin e eksperiences dhe mesimeve te marruna nga kjo brezni tek ajo qe vjen, do te mbetet barre e arsimtareve te te gjitha niveleve te shkollave tona. Roli kryesor qe luen Muzeumi ne arritjen e nji qellimi te perbashket- kujtesa e se kaluemes dhe formulimi i se ardhmes- mund te kete sukses vetem me perpjekje kunder diskriminacionit te çdo natyre qofte, dhe denimi i tij, si dhe mbrojtja e te drejtave te njeriut, e demokracia.
Karakteritika dalluese e ngjarjeve te vitit 1989 ne Gjermani ashte fakti se ata qe rrezuen Murin e Berlinit nuk kishin asnji deshire me e rindertue. Komunizmi kishte humbe apelin e tij “mesianik”(sic!) qe genjeu miljona njerez qellim mire. E kur masat e popujve te zgjuem sulmuen “Bastille-t” e terrorit te kuq nuk doli njeri –as edhe nji njeri i vetem!- te kundershtoje, aq ma pak te sakrifikohet ne altarin e nji perendie false dhe kriminale…!
Pyetja e perhereshme qe na ka lane fenomeni “Holokaust”, pyetja mbi cilesite e natyres njerezore dhe subjekti i marredhanjeve ne mes te nji Perendie plot meshire dhe se “Keqes” qe vizitoi boten tone dendsohen kur bie fjala tek “i pa fajshmi”. Cilesia qe predominoi viktimat shqiptare te komunizmit ka qene “pafajsia”. Mungesa e mbrojtjes se tyne nga cilido dhe si do qe te ishte e mundun ashte faktori shqetesues… Nuk ashte ma nji problem shifrash sa do te medha qe te jene ato; ashte natyra e vete aktit vrases qe dominon mendimin tone – dhe dialogun ne mes nesh. Ashte pothuejse e pamundun me fillue nji jete te re qe ka kuptim! Shkrimtari italian, Primo Levi, nuk e duroi torturen e jetes mbas kampit nazist; ndjeu veten ‘fajtor’. Bani vetevrasje, si akti final i rebelimit qe nuk qetesohet.
“Nuk mund te shikojme perpara ne se nuk hjedhim syte mbi te kaluemen, persa kohe qe nuk kemi kuptue si u bame keshtu, per derisa te kuptojme se kemi humbe kuptimin e jetes, te qenies gjalle….” (Rosenbaum)
J.V.Stalini konsideronte disa grupe ethnike qe jetojshin mbrenda perandorise sovjetike “si te pabesueshem gjenetikisht – anmiq te klases, per arsye te kombesise se tyne” (N.Ferguson) prandej duhen eliminue… nji atmosfere qe e kemi perjetute gjate pushtimit serbo-jugosllav te Kosoves (1912-1999) Ne vitin 1947, ne bisede me Milovan Gjilas, nenpresident i Jugosllavise titiste, Stalini deklaroi: ”Shqiptaret jane si Çuvaket tone, qen besnike…!” jo njerz me dinjitet, prandej edhe i çfarosi.
Shpesh here me shkon mendja tek Stalini i jone liliputian, “nji bretkoce qe deshi te fryhet si kau”. A kishte Enver Hoxha urrejtje per “maloket” e Geget e Veriut? Dyshoj shume! Megjithate, qe nga viti 1997 deri ne vitin 2005 me tri qeverite e para socialiste (trashegimtare te PPSH-se)mbas ramjes se komunizmit ne Shqiperi nuk ka pase qofte edhe nji “malok” nga Geget e Veriut te Shqiperise. As qe bahet fjale per seksionin ma te persekutuem te shoqenise shqiptare, popullsine katolike, qe u mjanue krejtesisht sikur te ishin femijte e njerkes e jo te Nanes Shqiperi. Keshtu nuk ndertohet Shqiperia , atdheu i perbashket i te gjithe qytetareve. Kjo gjendje shume shqetesuese arrihet vetem kur harrohet e kaluemja kriminale, harrohen viktimat e se kaluemes sone kriminale. Kjo, ashte nji rruge pa krye!
Gjate nji vizite ne Shtetet e Bashkueme te ish kryeministrit Ilir Meta, une e pyeta publikisht:
“Si ashte e mundun qe nuk ka ne Qeveri nji minister nga Veriu?”
Ai qeshi me qesendi, dhe u pergjegj: “Kemi, kemi, ja ku kemi Arben Imamin…Ka nenen nga Shkodra” (sic!)
Une heshta!
P.S. Autori ashte veprimtar per te drejtat e njeriut.


Prof.Sami Repishti
Theatri i Shemtuar i Marrezive Tona…
Imazh

Ridgefield, CT. USA.- Kjo fraze qe lexova ne shtypin tone me kujtoj shprehjen e Eurodeputetes, Zonjes Doris Pack: ”Nuk ka lajm qe vjen nga Shqiperia e qe me çudite”; si dhe artikullin e gazetes se madhe gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung , dy muej ma pare, “Shqiperia: nji vend pa te ardhme!”. I ndjeri Faik Konica u shpreh disa here: “Ejani ne vete, o shqiptare!”. Jeta prej gjashte dekadash ne mergim me ka lodhe, dhe shprehje te ketilla tingellojne shume te dhimbeshme. Nuk mundem me heshte!
Pak kohe ma pare shkrova:”…Ne vitet 1991-1992, Shqiperia e jone humbi shansin e madh me ri-hye ne “Histori”me dinjitet, si shtet i lire, i pavarun, demokratik dhe me synime europiane. Kjo humbje solli katrahuren politike qe na ndjek pa meshire, mungesen e demokracise, dhe mos-besimin e Europes ne aftesite tona me sigurue per vendin tone nji te ardhme premtuese”. Dy here mbrenda gjashte vjetesh, Europa na shpetoj nga uria e vetevrasja, me misionet “Alba” dhe “Pelikan”.
Francezet kane nji shprehje: “Nuk ndertohet mbi boshllek!” Koha tregoi se vendi i jone nuk vuni themelet e shendosha per nji shtet shqiptar dhe nji shoqeni demokratike funksionale. Gazetari Kim Mehmeti na qortoi: “Nuk ndertohet parrizi me muratoret e ferrit!” Por na ishim te shurdher! Edhe sot atdheu i jone vajton per nji udheheqje serioze, fisnike, e thellesisht demokratike, me rranje te thella ne traditat e kombit tone. Shkeputjet e gjata dhe negative nga Europa na damtuen rande. Rezultati i ketij zhvillimi nefast, shkaktoi mbrapambetjen e madhe, dhe pamundesine me perfitue nga zgjimi modern i Europes: Rilindja, Humanizmi, Iluminizmi, idete sociale te shekullit 19, dhe zhvillimet demokratike te shekullit 20.
Shqiperia mbeti nji province e harrueme e perandorise otomane, dhe ne komunizem, vendi ma i izoluem ne bote.
Ne te dyja rastet, mbeti trashegimi i nji kulture te mbyllun asfiksuese dhe nji lloj letargjie qe kufizohej me fatalizmin oriental qe nuk lejonte aksionin me shperthye ne ngritjen e nji bote te re simbas modelit europian. Larg nga Europa na fjetem gjumin e rande te harreses.
Me ardhjen e Pavaresise, 1912, influenca e Fuqive te Medha u tregue e forte aq sa te pengonte formimin e nji “shteti” te qendrueshem shqiptar. Te frikesuem nga kjo influence, shume “udheheqes” politike shqiptare filluen manovrimin e perkrahjes se njenit fqinj kunder tjetrit, nji strategji e gabueme dhe e rrezikshme. Disa te tjere, u lidhen me te huejin “ma pak te rrezikshem” dhe i ofruen atij sherbimin e tyne. Ata qe menduen e vepruen “per Shqiperi” ishin tashma te pakte, dhe u asgjasuen politikisht, ose fizikisht., (rasti i idealistit shkodran Zef Harapi, sot i harruem). Momenti politik qe krijoi nandori i vitit 1912 u avullue mbrenda vitit per arsye te manovrimeve politike te gabueme qe frikesuen Fuqite e Medha. Shqiperia u ba shesh beteje dhe mbeti “toke vakufi” pa zot deri ne Kongresin e Lushnjes, 1920, e njohjen nga Lidhja e Kombeve, dhetor 1920. Por pese shekuj robnie lane gjurme te thella!
Me kalimin e krizes fillestare jetuem periudhen parlamentare (1920-1924) qe perfundoi ne kryengritje te mbrendshme e nderhymje te jashteme. E dermueme ekonomikisht, e harrueme dhe e mbrapambetun, pa ndihme nga bota e jashteme, periudha e Monarkise (1925-1939) jetoi vorfnine e institucionalizueme, dhe me marreveshjen e vitit 1933, i hapi rrugen pushtimit fashist italian te 7 prillit 1939. Ne vitin 1935, Shqiperia ishte i vetmi vend, anetar Lidhjes se Kombeve, qe aprovoi pushtimin fashist Italian te Ethiopise…me urdhen nga Roma! Ethiopia ka qene preludi i 7 prillit shqiptar!
Kjo fatkeqsi kombetare u thellue edhe ma shume me nenshtrimin poshtenues te shumices se klases politike shqiptare ndaj Italise. Vendi i shqipeve, kaq i ngritun me kange e folklore, nuk nxori heronjte e dites. Deshmori Mujo Ulqinaku mbeti nji figure e vetmueme….(Nuk asht e vertetë – sh.jem B.M.P.)
Shoqenia shqiptare e tronditun mbeti pa udheheqje me autoritet moral, e kapital politik. Nga ky kaos, lindi nji force e re qe premtoi jeten e pruni vdekjen gjysem-shekullore: komunizmi ne formen e tij ma kriminale, staliniste!
****

Ashte veshtire me pershkrue me besnikeri natyren monstruoze dhe pasojat e komunizmit ne Shqiperi. Sepse, ne erresinen qe mbuloi vendin tone, çdo gja konceptohej ne mshehtesi dhe ekzekutohej ne heshtjen mbytese. Dhe aty qendroi krimi deri sa vdiq “Partia”- e vdiqen mijera sekrete aktesh terroriste qe u kryen ne qelite nentokesore te Sigurimit te Shtetit, nji institucion i plotefuqishem e krijese “ilegale” nga organet e P.K.Sh. –ajo vete ilegale (sic!) pa asnji autoritet ligjor-ne veren e vitit 1943. Ne Sigurim u mbyllen dhjetra mijera shqiptare e shqiptare te pafajshem, u burgosen, u torturuen , dhe u denuen pa meshire per “agjitacion e propagande”, per “mendimin” e tyne…! Mendimi i lire mori nji emen tjeter: “krim politik”. Atmosfere orwelliane! Ofendimi final ishte varrosja e viktimave pa shenj, pa gjurme. Mbeti vetem hapja e vorrit te tyne…. ne zemrat tona, e sidomos ne zemrat e familjareve qe, nga frika, mbuluen fetyren sa here vajtuen…!
Heshtjen e imponueme e theu vetem altoparlanti i shesheve me kange per “Partine” dhe radio-transmetimet e propagandes bajate per “fitoret” e Partise e pushtetit. Frika e gjithembarshme ishte pikesynimi zyrtar; urrejtja per “armikun e klases” u kultivue me metoda shkencore; puna e rande e pa gezim u ba buka e perditeshme ne nji vend ku mungonte buka qe ushqen…! Nderkaq ne Bllokun e “udheheqjes” , pashallaret e kuq jetojshin si ne Dolma Bahçe te Sulltanit te kuq! Ne kete ferr dantesk qe quhej “Shqiperia socialiste” u ndertue universi orwellian, nji model ku fjala nuk perfaqsonte kuptimin e zakonshem, e jeta i shembellente ma shume nji “ferme kafshesh” se nji shoqenie qytetaresh te lire. “Idete delirante” ushqeheshin me genjeshtra zyrtare qe zbulohen çdo dite; absurditeti i pershkruem tingellon sot i pabesueshem.
Sa pak vlente jeta e nji qytetari shqiptar ne komunizem kuptohet nga percepsioni i ish-udheheqsit komunist R. Alia, i dhanun ne nji interviste te botueme ne DIELLI-n e Vatres: ”…kemi denuar ata qe me te drejte o pa te drejte i quanim ‘armiq te popullit e te pushtetit’. Kjo nuk ka qene mekati i jone me i madh. Tufezimet (e bagetive) po! Tufezimet vorfnuen fshatin e qytetin. Ky ka qene mekati i jone me i madh”(2014). Kjo kryeveper cinizmi ashte e denje vetem per nji “shef komunist”, qe nuk ka as ma te voglen ide te humanizmit marksist (te shpallun ne “Manifesto”):“Njeriu (jo lopa!) ashte ne qender te vemendjes sone!”, shkruente i mjeri Karl Marks….
Qe ne vitin 1945, Sejfulla Maleshova paralajmeronte:” Ne Partine tone (komuniste) po duken simptomat e degjenerimit nga nji parti politike ne nji bande kriminale.” Dhe ashtu ngjau! Cila qenie njerezore normale kupton thanjet e Enver Hoxhes per kunatin qe e ushqeu:” Tri koke te kete Bahri Omari do t’i a pres me doren time!” Ose, me 1967, me revolucionin kulturor:
“Merrni sopaten dhe bjerini kokes cilitdo qe guxon te flase per fe!”
Prill 1945. Ne Shkoder u mbushen sheshet me brohoritje : ”Duam Triesten! Duam Triesten!”; ironikisht, ne te njajtin muej kalojshin neper rruget e Shkodres vargjet e gjate te kosovareve “te mobilizuem” qe u masakruen ne qytetin e Tivarit nga serbo-malazezet. Ata qe folen per kete krim monstruoz u burgosen ose u “zhduken”. Une e perjetova kete marrezi! “Endrra jugosllave- shkruente Ismail Kadare- po njemendsohej nepermjet Enver Hoxhes…Ndodhi ajo qe pritej, Europa harroi Shqiperine.”. Dhe bashke me te edhe “Historia”!
Perseri ne 1945, “zgjidhen” me paraqellim diabolik deputetet per Asamblene Kushtetuese. Dy vjet ma vone, ky grup i zgjedhun antifashistesh, i torturuem shtazerisht, me gjykime te paligjeshme, pushkatohen, ose vdesin ne burgun e Burrelit,- keta deshmore te demokracise ne Shqiperine e mbasluftes.
Nji vit ma vone, 1946, arrestohet si “profashist” filozofi At Gjon Shllaku, O.F.M. i arratisun ne Jugosllavi ne vitin 1940 me shpetue nga arrestimi fashist. Frati u torturue dhe u denue me vdekje. Me te njajten akuze, u asgjasue edhe kleri katolik shqiptar, turp i madh me perpjestime historike. Eliminimi fizik i ketij grupi te shquem, berthame e patriotizmit shqiptar dhe qender kulture shqiptare per ma shume se pese shekuj, quhet “nji gjenocid” simbas kritereve te Konventes per Gjenocidin te OKB-se.
Po ate vit, ne Tirane, Dr. Omer Nishani, anetar i Keshillit te Nalte Fashist Korporativ, zgjidhet President i Republikes Demokratike te Shqiperise. Ne veren e 1946-s, ne Konferencen e Paqes ne Paris, Kryeministri grek Tsaldaris akuzoi Shqiperine se drejtohet nga “fashistet”.
Nderkaq, per nji muej me rradhe, kryeministri Enver Hoxha banoi ne Ambasaden jugosllave te Parisit ne shoqeni te kryediplomateve jugosllave Kardelj, Popoviq, Bebel e Velebit.(sic!) Nji theater absurd qe damtoi rande para botes dinjitetin tone kombetar!
Qe nga viti 1944 deri ne vitin 1948, sulmohet Monarkia e ish Mbretit Zog per nenshtrim politik e ekonomik te Shqiperise ndaj Italise fashiste.
Por ata qe kundershtuen “Marreveshjet ekonomike“ poshtenuese te vitit 1946 me Jugosllavine titiste burgosen e pushkatohen – ose bajne vetevrasje si rasti i Nako Spiros. Per turp te botes, Kryeministri Enver Hoxha deklaron: ”…Duhet te fitojme kohen e humbur e te bejme se shpejti bashkimin de facto te Shqiperise me Jugosllavine, ne te gjitha fushat, parti, ekonomi, ushtri e tjera, se Shqiperia nuk mund te qendroje si shtet i pavarur, dhe aq me pak te ndertoje socializmin pa u bashkuar me Jugosllavine”(15 mars 1947) Po njemendsohej endrra serbe. Ngreu nga vorri At Gjergj Fishta…!
Mbas poshterimit ndaj jugosllaveve erdhi nenshtrimi pa kushte ndaj Bashkimit Sovjetik, ndersa propaganda himnizonte “ndihmen e pakursyer dhe vellazrore te shokut Stalin.” “U hoq dore nga Aleatet perendimore dhe iu drejtuam forcave te stepave te Rusise sipas nevojave te nje rregjimi te ngritur mbi “luften e klasave” (M.Kodheli) “Ky qendrim anti-historik”, percakton E. Rama, “ishte ne fakt lufte imagjinare kundrejt superfuqive boterore, imperializmi amerikan dhe revizionizmi sovjetik…nji mentalitet liliputian me aftesi mendore te kufizuara, dhe pa zemer”. Me keto “aftesi mendore te kufizuara” u lidhem edhe me Kinen e Mao-s dhe ne menyre te paevitueshme perfunduem ne izolimin e plote te vendit. “Partia” vazhdonte avazin e vjeter propagandistik pa u shqetesue.
Ne nji raport te MPB-se (1968),krimineli i degjeneruem Feçor Shehu, shkruente:”…keta ruset qe jane sot, kane qene edhe me pare, por na kishin zane perde syte, dhe quanim ujkun qengj!”
Ne shtator 1965, nji delegacion i MPB , kryesue nga Kadri Hazbiu vizitoi Kinen per shkembime eksperience “ne fushen e inteligjences”. Kinezet treguen disa teknika hetuesie…. Shqiptaret dorezuen nji libreze me 25 lloje torturash, pergatite nga (kryexhelati) Gjeneral Nevzat Haznedari. “Sipas deshmive pikante te kohes, delegacioni kinez shtangu ne vend dhe u tmerrua nga torturat e Sigurimit…. Para largimit, Ministri i PB te Kines i tha Kadri Hazbiut: ”Do te vijme ne tek ju per te marre leksione torturash”. (Balkanweb,6.X.2015) Faqe e lavdishme e historise se vendit tone…!
Ne vitin 1967, me inisiativen e Ramiz Alise, u nxuer feja jashte ligjit (sic!), nji vendim i pa pare ne nji vend tjeter te botes.
Liria e ndergjegjes u quejt “krim politik”. D. Shtjefen Kurti u ekzekutue sepse pagezoi nji femij me kerkesen e prindeve. Bota mbar protestoi; Tirana kremtoi nji “fitore te sistemit socialist!”
Ne Konferencen per ushqimin te OKB-s ne Mexico City (1985), Shqiperia fitoi çmimin e pare si vendi qe ushqen ma mire popullsine…ndersa ne Shqiperi buka shitej me racion, dhe rreshtat e gjate te qumshtit per femije formoheshin dimen-vere qe ne oren tre te mengjezit. Çmenduri deri ne dhimbje!
Ne vitin 1987, Fronti Demokratik fitoi zgjedhjet me 99.99 perqind. Vetem “nji vote” u hodh kunder! Ne vitin 1991, ne votimet e lira, ish Presidenti R.Alia humbi postin e deputetit ne zonen e vet, dhe nji vjet ma vone, e gjithe Partia, tashti “socialiste” humbi votat e besimit te popullsise shqiptare.
Nuk kane fund marrezite e diktatures! Me gjithate, akoma sot kemi “nostalgjike” te asaj kohe, te atyne “diteve te zeza”.
*******

Ky ka qene trashegimi qe la komunizmi ne vendin tone, nga i cili do te ndertohej Shqiperia e re demokratike; e plaget e hapuna nga “diktatura e proletariatit” mbeten te hapuna, dhe na ndjekin kamba -kambes.
Kjo “tragjedi e pameritueme” u dyfishue nga mungesa e tradites demokratike ne vendin tone….larg nga Europa!
Mbas 25 vjet “tranzicioni” qe akoma vazhdon, duket sikur kemi arrijte piken ma te ulet ne qeverisjen e vendit, dhe kemi ra ne nji pellg imoraliteti qe kercenon me u revelue “i pa sherim”. Kemi shkele prakun pa kthese te humbjes se besimit ne “njeriun”; nuk besojme njeri, nuk perfillim njeri, perpiqemi te varrosim tjetrin ne perpjekje me ngrite veten tone…. Ashte krijue nji atmosphere e smure ne shoqenine tone shqiptare.
“Diçka qelbet ne Danimarke” deklaronte Hamleti.
Ne Amerike, Presidenti Obama tue fole per ish Senatorin E. Kennedy tha: “Jetojme ne nji kohe qe cilesohet nga cinizmi, sidomos per institucionet shtetnore: legjislativ, ekzekutiv, gjyqsor, kombetar e vendor. Ne perleshemi pothuese per çdo gja, por mund te jeme se bashku per disa gjana, dhe keto pika te perbashketa kane randesi per nji pjese te madhe te popullsise…E.Kennedy shqetesohej me keqardhje per koleget qe flasin para kamerave televizive, por jo me koleget e tyne te Kongresit…shqetesohej per peshen e madhe te paras ne politike, dhe per grupet e “interesit te veçante”, sepse sjellje te ketilla shkaktojne qe amerikanet te kthejne kurrizin me perbuzeje dhe perfundojne me mos-ushtrimin e se drejtes se votes…”
Ne Shqiperi, ”tre çereket e Parlamentit (deputete te emnuem nga shefat partiake!) nuk kuptojne sepse s’dine te flasin; çereku nuk njeh “civilizim” shkruente nji vrojtues pak dite ma pare. “Fjalet “kerm” “sorre” “legen” “qelbesire” “shiko vajzen”“kriminel” “hale” “plehra” e tjera, jane gjuha e rrugaçeve tone ne Kuvend. Ne ekzekutivin, “…drejtueset e politikes shqiptare jane injorante, hajdute dhe abuzues, edhe genjeshtare… Si brenda ashtu edhe jashte vendit, situata politike ne Shqiperi vleresohet si “e padeshirueshme”, “dekurajuese”, dhe “e rrezikshme”. “Fajtori kryesor gjykohet te jete ‘klasa politike’…Kemi perfunduar ne dominimin e elementit kriminel mbi levat kryesore te ‘Shtetit’”. (A.Nesho)
Republika me tre ”K”, krim, korrupsion, klientizem ”mbrohet” nga “pushteti gjyqsor” thellesisht i korruptuem.
Sot, veprimtaria e kufizueme qytetare ne Shqiperi, e pame prej se largu, paraqet akoma “nji deshire” ma shume se nji “mundesi”. Duket sikur ka vdeke edhe shpresa bashke me shkendine e revoltes qytetare! Ashtu si ne vendet tjera ish-komuniste, edhe ne Shqiperi, shumica e qytetareve te vorfenuem te periudhes post-komuniste jane te lodhun me veprue, e kufizohen me protesta verbale ne ambiente te mbylluna. E gjithe kjo, ne nji “shtet” ku manipulohen votimet, eliminohen “kundershtaret” politike qe trajtohen si “armiq”, ku mediat, sidomos programet televizive, sherbejne “padronin” qeveritar –ose te pasunit me autoritetin e parase, aleate te oligarkise qeveritare tejet te pasun, te shurdhet dhe te pashpirt. Flitet per “revolucionin e ardhem” si mjet dhe rrugedalje. Ky moment mund te kristalizohet edhe ne Shqiperi me ngjarje tragjike si ai i 2 prillit 1991, ose 21 janar 2011, ose nji Gradec i dyte, e qe mund te provokohet nga “opozita”, ose te shfrytezohet per qellime diabolike nga “pozita”. Ne te dy rastet, humbesi ashte popullsia e mashtrueme.
Thanjet “do i nxjerrim banditet nga zyra me hir ose pa hir”,“ka 12 arsye per nji revolucion demokratik (sic!)” “opozite pakompromis dhe kthim ne pushtet” tregojne nji fryme te njohun mire nga shqiptaret. Ne vitin 1924, revista amerikane TIME, ne nji koment per gjendjen politike ne Shqiperi, shkruente:” Ne nji vend te mbrapametun, nuk ka gja ma te randesishme se deshira e nji ish-kryeministri te rrezuem te kthehet e te rrezoje pasuesin qe e kishte rrezue”. Dhe ne vitin 2014, nandedhjete vjet ma vone, TIME shkruente: ”Tani per tani, shqiptaret shpresojne vetem qe lideret e tyne politike t’i japin fund lodrave te pushtetit dhe t’i dalin zot vendit te tyne, para se te derdhet gjaku…”
Jemi angazhue ne nji konflikt ku pikesynimi ashte shkaterrimi i kundershtarit, jo shpetimi i vendit. Preludi i nji tragjedie te re shqiptare? Mos e thuej, o Zot!
Sot, anetaret-robote te partive politike veprojne te pa trazuem nga partneri i heshtun, zani i ndergjegjes se tyne te mbytun nga te mirat materiale. Sepse, “Partia” ka çveshe robotet e saj nga çdo gja “vetjake”, por nuk ka dhane nji pergjigje per mijera pyetje qe ngrihen e bien pa terheqe vemendjen e mendjeve te çorodituna.
Duket sikur barka e jone lundron pa busull morale. Duket sikur, me parafrazue Arthur Koestler, “ …kemi pire kupen e poshterimit deri ne fund!’. Duket sikur qytetaret ne pergjithesi kane humbe interesin per nji angazhim aktiv, nji qendrim ky i rrezikshem .
Andrrat e deshirat pa baze sjellin rreziqe, dhe perfundojne ne folklore. Duhet te kuptojme se nji rend publik demokratik dhe i qendrueshem kerkon kryesisht : “pushtet” dhe “moralitet”. Nuk duhet t’i lejojme vetes me u fundose ne humneren e shprehjes:”tani, ashte vone!” Sidomos ata qe nuk e ndjejne veten fajtore, dhe ashte kjo ndjenje pafajsie qe krijon revolten, akt guximtar qe sjelle lirine! Duhet ndier nevoja e nji misioni, e nji pergjegjsie te paevitueshme per boten ku jetojme. Duhet guximi me perballue rrezikun e perbashket, guxim qe transformohet ne solidaritet per nji atdhe te perbashket.
Ketu linde shpresa per nji jete qe nuk ashte skllaveri. Se bashku, te gjithe ngrihemi nalt e fitojme betejen morale: shpresen per te gjithe ata qe kerkojne lirine, pa lejue qe fitorja e perbashket te kthehet ne tragjedite tona individuale- si ne komunizem.
Sot, shqiptaret dhe shqiptare jane te kenaqun “me nji stan ne Trebeshine…!”, por jane te djegun per liri e demokraci. Ata jane te sigurte qe, ne se e tashmja ashte grabite nga oligarket e pseudo-politikes ne Shqiperi, e ardhmja i takon lirise dhe demokracise per te gjithe! Kjo ashte nji “anderr” qe nuk shuhet
Ky theater i shemtuar i marrezive tona nuk mund te vazhdoje ma gjate! ” Ejani ne vete, o shqiptare!”(F.Konica)

E martë, më dt. 20.X.2015
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shkurt 2021, 18:45
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari