Me kete deshiroj te hap nje horizont te ri ne rrymat teologjike e filozofike te ndryshme qe lindin si nevoje e ushqimit shpirteror dhe mendor te njeriut.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 8 postime · Faqe 1 prej 1
Urimet dhe Historia e Krishtlindjeve
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Urimet dhe Historia e Krishtlindjeve, Posted 23 Dhjetor 2009, 15:58
Historia e Krishtlindjeve

Imazh


Dikur moti besimtarët, të shpërndarë nëpër fshatrat e largëta, u tubonin në proçesione me drita në dorë, që krijonin një pamje madhështore. Dhe dukeshin porsi përrockat që derdhen në lumenj, që e zhdukin errësirën e natës! Të gjitha këto i bënin për të arritur deri te “Shpella e Betlehemit”, aty ku bashkohet Qielli dhe Toka. Këtë simbolik besimtarët e përjetonin në Meshën e mesnatës përçdo vjet. Simbolika e dritave në duart e besimtarëve në atë rrugën e natës së errët, nuk ishte asgjë tjetër përveç lajmit të gëzueshëm, përmbi fitoren e “Diellit të pamposhtur”. Fitorja përmbi errësirën dhe akullin që është tmerri dhe frika e njeriut. Përderisa DIELLI është burimi i jetës dhe ngrohtësisë. Me këto gjeste simbolike, të krishterët dërgonin “zjarrin e kësaj drite” në shtëpitë dhe vatrat e veta, që të ndizet zjarri i dashurisë, i mirësisë, i paqes dhe i ngrohtësisë në jetën familjare.

Lindje e re

Çdo lindje e re gjithmonë ishte një gëzim i madh për një shtëpi shqiptare dhe për mbarë farefisin, dhe djepi gjithmonë ishte një urë nëpër të cilën kalonin gjenerata me rradhë, dhe qendra, boshti rreth së cilës sillet jeta e përbashkët e çerdhes familjare. Prej djepit shpejt kalon foshnja në prehrin e plakut dhe të plakës, duke u lidhur kështu e kaluara dhe e ardhmja. Këtu mund të zbulojmë gjurmat e identitetit tonë, i cili qenësisht lidhet me jetë, e cila vijon pa ndërprerë, atë e nderon lart dhe e ruan me muret simbolike rreth shtëpisë.

Pranoje, o i krishterë, dinjitetin tënd!

Shëlbuesi ynë, o fort i dashur, sot lindi: të gëzohemi! Nuk ka vend për trishtim ditën në të cilën lind jeta, një jetë që e shkatërron frikën e vdekjes dhe jep gëzimin e premtimeve të amshuara. Askush nuk është i përjashtuar prej kësaj lumturie: shkaku i gëzimit është i përbashkët për të gjithë, sepse Zoti ynë, fitimtari mbi mëkatin dhe vdekjen pasi nuk gjeti askënd të lirë prej fajit, erdhi për lirimin e të gjithëve.

Prandaj zgjohu, o njeri: për ty Hyji u bë njeri. Ty po të them, Hyji u bë njeri! Do të kishe vdekur përgjithmonë, sikur ai mos të kishte lindur në kohë. Nuk do ta kishte liruar natyrën tënde, po të mos e kishte marrë natyrën e ngjashme me atë të mëkatit. Mjerim i amshuar do të të kishte pushtuar, po mos të ishte dhuruar kjo mëshirë. Nuk do ta kishe rifituar jetën, po të mos ishte takuar me vetë vdekjen tënde.

Çfarë simbolizojnë dhe kur kanë nisur të festohen ato?

“Një mbret lindi atë ditë,/një bebe porsi ti…” Këto janë vargjet e një kënge tradicionale të Krishtlindjeve, të titulluar “A baby just like you” (Një bebe porsi ti) të kompozuar nga Xhon D. Henri (1975). Kjo këngë shpreh besimin tradicional, sipas të cilit Krishtlindjet lidhen me ditën e lindjes së Jezu Krishtit, të adhuruar nga miliona të krishterë në mbarë botën dhe të nderuar e respektuar nga po aq myslimanë, të cilët, gjithashtu, mbështetur në shkrimet e tyre të shenjta, megjithëse nuk e besojnë si Zot, e vlerësojnë plot përkushtim të birin e virgjëreshës Mari si një ndër profetët më të mëdhenj të historisë së marrëdhënies së njeriut me Hyjninë. Tradita e krishterë e besimit të lindjes së Krishtit në këtë ditë ka ndikuar edhe në etimologjinë e fjalës shqipe “Krishtlindje”, të italishtes “Natale” apo spanjishtes “Navidad”, ndërsa anglishtja e sotme “Christmas” rrjedh nga anglishtja mesjetare “Christes Masse” (Mesha e Krishtit).
Mirëpo Krishtlindja, duke anashkaluar traditën sinkretiste të një festimi plot ngjyra e hare, siç pohon edhe Papa Gjon Pali II dhe siç mësohet nëpër fakultetet teologjike, ka një histori më të hershme se vetë Krishtërimi, ndërsa sot pakkush e di se pranimi i 25 dhjetorit si dita e lindjes së Krishtit është bërë nga Kisha e hershme vetëm në mënyrë simbolike, për t’u dhënë mundësinë të krishterëve që të përqendrohen në rituale e vepra adhurimi, në kujtim të lindjes së figurës qendrore të besimit të krishterë, Jezusit nga Nazareti.

Krishtlindjet e para ishin në maj, prill e janar

Në një numër të madh të kishave të shekujve të parë ishte zakon, në përgjithësi, të kremtuarit e vdekjes dhe jo të lindjes së personave të shquar, pasi Bibla (Mateu 14, 6-10) aludon për një lidhje të mundshme të festimit të Krishtlindjeve me traditat pagane. Edhe vetë Jezusi biblik, i cituar në letrën e parë drejtuar Korintasve (11, 24-26), duket se nxit ithtarët e tij që të përkujtojnë vdekjen dhe jo lindjen e tij. Studiuesit dhe teologët na bëjnë me dije se një pjesë e kishave të krishtera kremtonin ditëlindjen e Krishtit në maj, prill apo janar. Vetë teksti biblik duket se nuk mbështet lindjen e Jezu Krishtit në dhjetor. Bibla na thotë se në kohën e lindjes së Jezusit, barinjtë ishin ende fushave natën (Luka 2, 8-12) dhe kjo, duke njohur kushtet klimaterike të zonës gjeografike, për të cilën bëhet fjalë, nuk mund të ndodhë në dimrin e ftohtë të dhjetorit.
Një tjetër tekst që flet për lindjen e Jezu Krishtit është edhe Kurani, libri i shenjtë i Islamit. Në këtë libër Jezusi dhe nëna e tij, Maria, përmenden me shumë admirim.

25 dhjetori, simbolikë e nxitur nga perandori romak me origjinë shqiptare, Kostandini.

Është interesante të vihet re se festimi i Krishtlindjes më 25 dhjetor ka shumë mundësi të lidhet me veprimtarinë e perandorit romak me origjinë ilire, Kostandinit, i cili, si shumë perandorë të tjerë romakë, njihej si “inkarnimi” apo “trupëzimi” i Diellit, që në atë kohë adhurohej nga romakët si perëndi. Pas konvertimit në Krishtërim, ky perandor me gjak shqiptar udhëhoqi Konçilin e Niçeas (viti 325 pas Kr.), në të cilin Krishtërimi njohu për herë të parë në mënyrë zyrtare doktrinën e “trinisë së shenjtë”. Kostandini e orientoi besimin e krishterë jo drejt një ndarjeje të ashpër me paganizmin, por e pasuroi besimin e ri me shumë elementë ekzistues në besimet e mëparshme romake. Në këtë kuadër, historiani Eduard Gibon sqaron se “të krishterët romakë, të cilët nuk e dinin datën e lindjes së tij (Krishtit), përcaktuan si festë solemne 25 dhjetorin, Brumalinë, apo Solsticin e Dimrit, të cilin paganët e festonin çdo vit në përkujtim të lindjes së Diellit”.

Simbolika e pemës së Krishtlindjeve

Edhe përgatitja e pemës së Krishtlindjeve është një traditë që shtrihet në kohë më të hershme se Krishtërimi. Pema e Krishtlindjeve është përdorur, fillimisht, nga popujt gjermanikë dhe keltë. Duke qenë se ajo pemë ishte e gjelbër edhe në stinën e dimrit, besohej se ajo kishte fuqi të veçanta mbrojtëse përballë fatkeqësive natyrore dhe shpirtrave të këqinj. Ajo stolisej, në veçanti, në fund të dhjetorit, pasi në këtë kohë niste të vihej re zgjatja e orëve të ditës dhe kjo shënonte, në besimin e popujve në fjalë, mposhtjen e forcave negative të errësirës dhe të ftohtit dhe triumfin e dritës. Krishtërimi e bëri të tijën edhe këtë traditë të hershme, por tashmë me një simbolikë të re. Pema e krishtlindjeve do të simbolizonte gjelbërimin e Parajsës, apo Kopshtit të Edenit. Përdorimi i pemës së Krishtlindjeve nga të krishterët ka nisur në fillimin e shekullit të 17-të në Strasburg, në Francë, për t’u përhapur më pas në Gjermani, në Europën Veriore e Britaninë e Madhe dhe, së fundi, në Amerikë.

Në Meksikë, festimet më të gjata dhe më të zhurshme të Krishtlindjeve.

Meksika njihet si vendi, në të cilin festimet e Krishtlindjeve nisin më herët dhe mbarojnë më vonë. Gjithçka nis më 16 dhjetor me të ashtuquajturat “posada” (prehje, pushim). Posadat zgjasin nëntë ditë, deri në vigjilje të Krishtlindjeve dhe bëhen për të përkujtuar endjen e vetmuar të Jozefit dhe të Marisë në qytetin e Betlehemit deri në çastin kur gjetën strehë. Gjatë posadave, një grup njerëzish bartin statueta të Jozefit e Marisë, të cilat i dërgojnë në një shtëpi, duke i shoqëruar këto rite me këngë, tekstet e të cilave kërkojnë qetësi e prehje (posada). Ata që ndodhen brenda shtëpisë përgjigjen po me këngë dhe më pas vizitorët futen në shtëpi bashkë me statuetat e shëmbëlltyrat e tjera të Jozefit e Marisë. Aty festa vazhdon me disa njerëz me sy të mbyllur e me shkopa në duar, të cilët përpiqen të thyejnë “pinjatën”, e cila është një enë e madhe balte, e varur diku. Ai që thyen pinjatën shpallet fitues dhe mbledh ëmbëlsirat, frutat, çokollatat e karamelet që pinjata kishte brenda.

Nata e Krishtlindjes

Nata e Krishtlindjes nuk është vetëm simboli apo fitorja e vdekjes e jetës përmbi vdekje, opr është edhe kujtimi, që “Zoti bëhet njeri, mishërohet, që edhe vetë njeriu të hyjnizohet” (Augustini). Ai u bë një prej neve, por prap është i ndryshëm, që edhe ne të ndryshojmë. Për këtë arsye edhe neve na paguhet të lindim. Sepse pa “Diell” jeta do të ishte vetëm një natë e pafund. “Për ta kuptuar të pakuptueshmen e njeriut, në të cilën qëndron domethënia më e lartë e urtisë dhe shkëlqimi më i lartë i bukurisë, duhet kuptuar e Vërteta që ekziston” (A. Einstein).

Njeriut të sotëm i duhet më tepër zemra se sa arsyeja e mendjes. Gjërat mund t’i shohim ashtu siç janë vetëm me zemër. Rrethi në të cilën jetojmë varet prej zemrës. Atë, çka zemra dëshiron ajo edhe e zgjedh, psh. ideja, politika, sistemi të cilin dëshiron ta aktualizojë, shkolla, liria etj. Zemra e ndriçon mendjen ose e terratisë. Kriteriumi i zemrës duhet të jetë DASHURIA.

Don Robert Jakaj
http://www.misioni.hr
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Urimet dhe Historia e Krishtlindjeve, Posted 23 Dhjetor 2009, 16:01
Imazh
KATOLIKEVE DHE ORTODOKSEVE - PER SHUME MOT - GEZUAR KRISHTLINDJET E 2009
SHENDET DHE LUMTURI NE FAMILJET T'UEJA!
PREJ LAERTIT


Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Urimet dhe Historia e Krishtlindjeve, Posted 23 Dhjetor 2009, 19:17
KRISHTLINDJE NË SHKODËR
1909

Imazh
Madonna and Child (Madonna Litta)
Leonardo da Vinci 1452-1519

http://www.hermitagemuseum.org/html_En/03/hm3_3_1b.html

Bojë tempera mbi kanavacë (transferuar nga paneli) 42 x 33 cm

Ne pikture asht shën Mëria me fëmijën, ku ishte pikturuar ndoshta në Milano, ku artisti u zhvendose në vitin 1482.

Madonna esht sublimue, nen shikimin e paraqitun ne tablo pasqyron se si ajo e shikon djalin e saj. Dhe me qetësine e peisazhit të largët malor pasqyron ëndrrat humaniste me idealin njerzor dhe një jete te harmonishme. Në njësfond te tille spikat thellësia fisnike, pikturë tregon bukurinë e madhe në ngjyrosje dhe përbërjen teknologjike te bojrave. Piktura në muze erdhi në 1865 nga mbledhja e Kontit Antonio Litta në Milano. Një vizatim përgatitore për kreun Madonna është në Louvre, Paris. U pregatite nga Bep Pjetri


URIME…URIME…URIME…PËR SHUMË MOT…PËR SHUMË MOT…PRITSHI T’MIRË MOT…PRITSHI T’ MIRË MOT…PËR SHUMË VJET... Fritz RADOVANI...!!
Kujtime të 100 vjetve ma parë nga:
At Pjetër MËSHKALLA S.J...

KRISHTLINDJE NË SHKODËR1909


Mbas vitit 1909 qeveria Turke, në Shkodër, për shkak të lëvizjeve shqiptare për liri, (pushka vlonte, shpesh deri në afërsi të qytetit), i ndaloi disa shfaqje tradicionale “Të Natës së Këshndellave”, tue i hjekë diçka poezisë së bukur të Festës.

Dha lajmin kumbona
me tinguj argjandi,
theu muzgun jehona,
gjithë zemrat i trandi:
Vinë festat e lume,
Krishtlindje e bekueme,
me shndet e me gëzim!
Kumbonat e randa,
kumbonat e lehta,
këndojnë me t’pasë ânda
me notat e veta:
Ushtojnë kumbonarët!
Larg zani përdarët
tue ra pa pushim...
Sa kandshëm dikohet
kjo valë e harmonisë,
krejt shpirti naltohet
ndër sfera të hyjnisë:
Kah shpresa e ngushllimit,
kah rrezja e shpetimit,
drejt paqës që vjen!
Në atë kupën qiellore
o hyjë xhixhilloni,
o male, prej bore
në dritë të hanës zbardhoni,
që zemrat e dlira
të gëzojne, vullnet-mira
me atë fé që na ushqen.
.......
Tarabat kërcasin,
po mbyllën dyqanët,
gra e burra hitasin,
vrapojnë përgjith-an’ët:
Përshëndetje e përgëzime,
ma të bukrat urime
gjatë rrugës ndigjon.
Tash hargjet e mbrame
s’ka mbetë kush pa i krye,
gjithkush do n’këte mbrame,
n’shtëpi ngutshëm me u kthye:
Shegêrti e tregtari,
ngarkue, prej Pazari
ma thekshëm vrapon.
Plot dritë janë shtëpijat
plot zjarmi te oxhaku,
pelcasin dëllinjat,
luejn fëmia té praku,
e gratë nuk pushojnë,
pa dá vinë e shkojnë,
vëlon puna gjithkund...
Në familje krye-pare
ka sonte gjithë të mirat,
në ato mesatare
plotësohen dëshirat;
po edhe unë fukaraja
në këto festa të mdhaja,
do të gëzoj edhe unë!
Pak baba fitimet,
pak qiti edhe nana,
e shkreta, kursimet
me blemun do gjana;
por, ...erdhi té dera
dikush e, si era,
la’i shportë edhe shkoi.
Vetë bana “Betlemin”,
sa i bukur që më doli!
S’e ka kush si t’emin
Në mahall’n “Gjuhadol”:
me drrasa e pelhura,
me letra e piktura
ka kohë që unë punoj.
E tash, q’e mbarova
unë punën të tanë,
té baba flut’rova
me nanën vëllanë,
njërendi tue shkue
gjithë sëbashku me u vu
té votra “n’gjuj të mdhaj”.
Dhe ngrihet em atë
qirin ndezë atëherë,
premton ndonjë uratë
dhe ulët me t’tjerë,
n’sa na me ngadalë
e flasim pa u ndalë,
uraten si ai...
Por, mue nuk më zë vêndi,
lëshoj zanin e hollë,
-më rrah zemra prej shêndi-,
tham vjershat si n’shkollë,
nga “shpêlla”- tue ba,
nga Prindët –temena-
-andej- edhe këtej.
E, këthehëm të rrokë prindën...
por, baba ka ulë kryet,
e nana merr kînden
e shpejt i fshinë sytë...
Nuk dij çka u ndinë zêmra,
por, mue më dridhet thêmra,
më vlon gjaku ndër dêj...
A thue janë lot gëzimi?
A por janë lot malli?
O ndoshta pikëllimi,
pse mblue na ka halli
në ket të shkretë jërevije,
përdhese vorfnije,
si Krishti në Stan?!
Por, çka! Jezun kemi
ndër zemra të vajtueshme;
të ngrohun na jemi
me hire të hyjnueshme:
I drejti në këte jetë
ka paq’n e vërtetë,
që të tjerët nuk e kan.
Me Jezun na kjajmë,
e gëzimet ma të thêllat
me Jezun i ndajmë:
E, i lusim Këshndellat
me aqë të mira që Zoti
na i fali në ditë soti,
me Jezun e Lumë!
Oh, sa ambël sahati
rrjedh sonte në strèh’ tonë!
Kaq ambël!... por s’gjati
ra’i tingull...kumbonë...
Mesnatë!...-Krisë batarja,
jehon Kumbonarja,
vlon pushka ma shumë...
Në këto vala festuese
gjithë zemrat na qeshën,
si rryma vërshuese
njerëzia rrugës ndeshën,
kumbon’t ajrin çajnë,
e, pushkët nuk ia ndajnë
për festën që na erdh’.
Na pret Kisha e Madhe
Krejt mbushë me kandile,
Vinë rradha mbas rradhe
me tuba familje,
e, në Kishë, prej pesë portash,
çdo moshe e gjithë ortash,
mbrendë populli u dêrdh.
Sa dritat, si ylberi!
sa jone të mallngjyshme!
Sa priftën te Elteri
me petka të shkelqyeshme!
Timjani me shtille,
naltohët drejt qielle,
fjollë-fjollëza plot!
Shkon lart si timjani, urata e lirë,
-i kangës ushton zani, me Engjujt e mirë:
-“Ka lindun Mesia, vjen paqa e dashnia!
L u m n i të N a l t i t Z O T !”
BB (Burgu BURREL) 1950. Shkrue në Burgun e Burrelit...

PËRSHËNDETJE...PËRSHËNDETJE...
PËRSHËNDETJE...PËRSHËNDETJE...
MELBOURNE, 24 DHETOR 2009...

Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Urimet dhe Historia e Krishtlindjeve, Posted 23 Dhjetor 2009, 20:07
Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Urimet dhe Historia e Krishtlindjeve, Posted 25 Dhjetor 2009, 11:34
Imazh
Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Urimet dhe Historia e Krishtlindjeve, Posted 25 Dhjetor 2009, 11:35
Imazh
Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 384
Antarësuar: 28 Janar 2009, 22:11
Re: Urimet dhe Historia e Krishtlindjeve, Posted 25 Dhjetor 2009, 21:51
Pershumvjet Krishtlindjet juve dhe familjeve tuja. Ju ndihmoft kjo feste e madhe.
Me causa sensacion
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Imazh
Kolektivi i sitit Proletari i uron gjithë lexuesve shqiptar e italianë:
Për shum mot Krishtlindjet e vitit 2011!
Buon Natale!


Imazh

Imazh


Papa Benedikti i 16-të na uron Krishtlindjet 2009-te edhe ne Shqip

Imazh

Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 8 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shkurt 2021, 18:27
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari