Sokol Shameti

Te njihemi me njeri-tjetrin dhe te shohim qe se si nepermjet fjaleve transmetohet karakteri dhe personaliteti jone shoqerise virtuale qe kemi krijuar mbas nje monitori pc por dhe mund te shnderrohet ne realitet.

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

Sokol Shameti

Postby ksanthi » 03 Sep 2009, 10:06

Pershendetje .

Laert te drejtohem ty mqs je me i lidhur me mediat por nuk ka problem dhe nqs dikush tjeter disponon informacionin qe me nevojitet.
Kam pasur njohur dikur Sokol Shametin me thane qe eshte bere gazetar shume i mire .Nqs mundesh sill ketu ndonje shkrim te tij sepse e mbaj mend qe ishte njesh ne letersi.Shpresoj informacioni qe me kane dhene mos te jete i gabuar.

:flm
Image
User avatar
ksanthi
Drejtues
 
Posts: 603
Joined: 05 Mar 2009, 19:37
Location: Italy

Re: Per Laertin.

Postby Laert » 03 Sep 2009, 14:26

artikulli i Sokol shametit


Brenda shkëlqimit të pastër të mermerit dhe ftohtësisë moderne të [aeroportit] ata, tok me fytyra të tjera të nxira nga dielli dhe takimet e rralla me sapunin, flokët e ngjitur nga djersa, dhëmbët e zverdhur, çehret e liga, veshjet e errëta e të zymta, bizhuteritë e rënda, shtatet e kërrusura dhe përherë abnormale (ose tejet obeze ose tejet thatime), si dhe mendimi trishtues për arsyen pse të gjitha këto detaje të vogla janë kaq të kudondodhura, të kujtojnë ty shqiptarit që mendon se je aq i civilizuar sa të mund të bësh vëzhgime të tilla, sesa artificiale dhe e papërshtatshme është kjo martesë midis “shqiptares” dhe “europianes”. Se sa të huaja dhe të largëta janë këto dy botë. Se çfarë ishulli i paadoptueshëm, i padëshirueshëm, i refuzueshëm dhe i injorueshëm është “shqiptarja” brenda kësaj miniature ku Shqipëria dhe Bashkimi Europian janë shkrirë tashmë së bashku në një territor eksperimental-aeroportual që ngjan si një parathënie e sikletshme e asaj sesi do të dukej në realitet një shkrirje e tillë në përmasa më të gjera.
Të tillë shembuj të mospërshtatshmërisë sonë me mjedisin ku haset “Europa” janë të shumtë dhe i sheh ngado në jetën e përditshme. […] Është një filozofi e tërë jetese të cilën krejt pa pasur as vullnetin më të vogël për ta ndryshuar ne synojmë ta legalizojmë si ndërtimet pa leje në Bathore të Tiranës. Është këmbëngulja psikopatike dhe e rrënjosur në mënyrë sugjestive në popull te sistemi ekonomik që kemi adoptuar tok me varfërinë dhe injorancën që pjell ai, të cilin ne synojmë ta mbartim me vete brenda Europës me shpresën se me të hyrë atje “ata” do ta shërojnë. Është varianti shqiptar i tregut të lirë deri në çakërdisje përballë traditës së konsoliduar europiane të tregut të drejtë. Është mjerimi ynë i vrazhdë i “kompeticionit social” përballë historisë së gjatë europiane të “drejtësisë sociale”. Është korrupsioni dhe të menduarit korruptiv të shndërruar në mënyrë jetese sot ndër shumë shqiptarë ai që vetvetiu ushqen përmes rryshfetit dhe anashkalimit të devocionit dhe obligimit ndaj detyrës një ambient të infektuar dhe që ne synojmë ta transportojmë me vete në Europë, pasi edhe këtë do ta kurojnë “ata”. Është vetë struktura dhe organizimi ynë shtetëror, institucionet jofunksionale, rezultatet e zgjedhjeve që kurrë nuk pranohen nga humbësit, kultivimi i militantizmit si meritokracia e vetme, klientelizmi i imponuar politik i medias, kastrimi i artit dhe frymës kritike (përfshi këtu shoqërinë civile). Është mbjellja dhe ujitja e përditshme e një ndjenje pafuqie dhe dorëzimi përballë këtij realiteti. Është psikoza se ne nuk mund ta ndryshojmë këtë gjendje dhe shpresa e vetme mbeten të huajt të cilëve ndaj edhe u varemi, u servilosemi dhe u nënshtrohemi me shpresën se do binden një ditë se jemi të devotshëm aq sa duhet dhe do na lejojnë edhe ne një copëz vend në sofrën e tyre të begatë. Është ideja se “ata” japin detyra të cilat ne i plotësojmë dhe lutemi pastaj me ankth, shpresë e besim se do të shpërblehemi për këtë përkushtim.
Shqipëria ka sot një nevojë urgjente që t‘i rikthehet autoriteti dhe krenaria. Kjo është një nevojë e pavarur nga proceset integruese. Në momente të tilla dekadence të plotë kombëtare, më shumë se për qaravitje dhe ankesa është nevoja për një projekt kombëtar që duhet të çrrënjosë me themel këtë kompleks inferioriteti ndaj Perëndimit dhe burimet nga ushqehet ky kompleks: varfërinë, injorancën, prapambetjen. Një projekt që mund të përfshijë deri një moratorium apo ngrirje të të gjithë procesit të integrimit në BE derisa ne të jemi gati. Një projekt kuraje që do të kushtojë vërtet disa vite, por që do t‘i kthejë shqiptarët kësaj radhe seriozisht drejt punës, progresit dhe drejtësisë. Drejt dijes, kulturës dhe zhvillimit. Dhe që më në fund do ta kthejë integrimin tonë në familjen ku përkasim, nga një kërkesë mëshire në një të drejtë të pamohueshme.
Ideja e moratoriumit po më pëlqen; sepse procesi i integrimit në Europë, i cili tashmë në thelb ka dështuar, po i kushton energji të mëdha politikës shqiptare dhe krejt jetës publike të atjeshme; shumë maskarallëqe po bëhen në emër të tij, shumë njerëz dhe institucione po korruptohen, shumë gojë po çapëlyhen në buzëqeshje permanente.
Por ideja e moratoriumit duhet të shoqërohet edhe me rishikimin e thellë të të gjitha atyre institucioneve që u transplantuan me ngut në Shqipëri pas 1990-ës, për t’u shndërruar në shembullin më flagrant të Kultit të kargove në Europën e kapërcyellit të mijëvjeçarit; ose të gjitha rezultatet në thelb qesharake të utopisë europiane dhe të oportunizmit levantin në Tiranë e gjetiu, të të gjithë atyre që kujtuan se jo vetëm shqiptarët mund të europianizoheshin me urdhër të peshkut, por edhe se mund të pasuroheshin vetë gjatë këtij procesi.
Atyre që ngrenë zërin për gjendjen e mjeruar të shqiptarëve në përgjithësi, zakonisht u sillet si kundërshembull fakti që bashkatdhetarët tanë ecin përpara, shpesh duke u dalluar, në vende të tjera, në Perëndim. Për mua kjo vetëm sa konfirmon që shoqëria shqiptare nuk po i gjen dot mjetet dhe mënyrat për t’i shtyrë e nxitur qytetarët individualë, grupet, komunitetet dhe institucionet në Shqipëri drejt pjekurisë sociale, politike dhe veçanërisht etike. Çfarë po ndodh sot me institucionet, etikën, politikën, ekonominë, kulturën dhe mediat në Shqipëri tregon se kjo ka mbetur një shtet ende të mitur i një shoqërie ende të mitur, e cila gjithnjë zgjidhjen e problemeve ia kërkon prindit, tutorit, padronit e autoritetit të jashtëm – metaforikisht Sulltanit. Nëse ideja që i shtyn sot ithtarët shqiptarë të integrimit në Europë ka të bëjë me adoptimin e Shqipërisë fëmijë prej këtij prindi të pasur dhe zemërmadh, atëherë Brukseli ka të drejtë të trembet, të druhet e të stepet; sepse Europa e Bashkuar kërkon partnerë, jo fëmijë.

shenim:
Une nuk jam gazetar, perpose nje puntor fabriket dhe si e tille nuk enjohe gazetarin S.Shametin. Gjeta ket artikull dhe e kam veshtire ta kuptoj mendimin e tij te sakte. Laerti
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Re: Per Laertin.

Postby MAZAR-DINO » 06 Sep 2009, 22:26

Rivali i Maqos
Nga Sokol Shameti
Marrë nga Gazeta Shqip
Në një skeç piktoresk të viteve ‘80, një mysafir nga qyteti u kishte deklaruar mikpritësve të tij në fshat se vizitës së tij të stërzgjatur dhe të lodhshme do t‘i vinte fundi vetëm pasi ata t‘ia kishin gatuar të gjitha pulat e ekonomisë së tyre të vogël shtëpiake. Në mëngjesin e shumëpritur të lamtumirës, kënga e një gjeli që shërbente me sa dukej si sahat me zile, lajmëron se erdhi ora 4, koha kur nisej edhe treni. Me të dëgjuar gjelin, i prekur si të kishte bërë një zbulim tepër indinjues, mysafiri u thotë të zotëve të shtëpisë se prapë nuk ka ndërmend të ikë nëse nuk ia therin edhe zhurmuesin e fundit me pupla të oborrit dhe me këto fjalë, kthehet në krahun tjetër dhe vazhdon gjumin e ndërprerë.

Tej komikes, historia e shkurtër ka edhe disa detaje të ngjyrosura që rrëfejnë sikletin e familjarëve përballë këtij mysafiri të papërgjegjshëm. Hallin e tyre në gjetjen e një mënyre delikate për t‘i kumtuar atij se e tepëroi. Një koleksion pengesash të mirëkuptueshme, rregullat e mikpritjes shtuar me ato të mirësjelljes, bezdia e turpit, njëfarë hipokrizie e kompleksuar për të mos publikuar vështirësitë e jetës familjare që në sytë e mikut duhej të afishohej me gjithë begatinë e një vitrine të certifikuar nga pseudosocializmi i sistemit. Të gjitha këto së bashku po e zgjasnin deri në agoni zgjidhjen e dilemës se çfarë është më e turpshme, kryerja e një gjesti të padenjë apo ankesa për të.

Nëse shoqërohesh këto ditë me socialistin e thjeshtë që luftën e "të mëdhenjve" po e sheh nga televizori, s‘ka sesi mos të të kujtohet ky skeç i gjelit dhe mysafirit. Ti mund të dëgjosh këto ditë perceptime nga më prekëset, të cilat madje përshkohen deri edhe nga një humor i zi i tipit: "Rama do të luftojë për kreun e PS-së deri në socialistin e fundit". Sikundër aktorëve të filmave apo të humorit që shpesh u mbetet stampa e përjetshme e emrit të një personazhi të suksesshëm që ata e luajtën me zell vetëmohues (kujto kunatin e shokut Xhemal), edhe Rama s‘po pyet më nëse tani e tutje në një Parti Socialiste ku konkurrenca e ndershme është vetëm një kujtim, ai do të mbahet mend si "rivali i Maqo Lakrorit".

E gjithë kjo, sepse shfaqja e Kongresit të fundit socialist ku "kënga" paralajmëruese e Blushit i ngjau mjerisht asaj të gjelit që i prishte gjumin turistit nga qyteti, gjeti kundërparrullën e saj të menjëhershme tek retorika e mysafirit Rama. "Kam një mision", ishte refreni justifikues i Ramës dhe për hir të këtij misioni misterioz, u dha edhe mandata se vizita e tij në shtëpinë socialiste është ende larg fundit. Kjo vizitë s‘do të mbarojë me sa duket, pa u asgjësuar edhe zëri i fundit i demokracisë, edhe sinjali më i zbehtë i alarmit, edhe siguresa finale para rrëshqitjes në terrin e autokracisë. Por kjo vizitë ka nga ana tjetër problemin se duhet të ngjajë si e merituar, dhe në televizor s‘do të dukej bukur sikur meritori i saj te mos dilte nga ndonjë biçim gare, nga ndonjë përpjekje titanësh, nga ndonjë konkurrencë epike.

Ndaj profesor Maqoja duhet të gatitet për ditë të lavdishme. Duhet të jetë gati teksa do ta citojnë si një klasik marksizmi këto ditë, do ta ngrenë në qiell dhe do t‘i hapin faqe të tëra gazetash ku ai të shtjellojë pikëpamjet e veta dhe papajtueshmërinë me rivalin e tij. Profesor Maqoja është kësisoj heroi i ditës - një Macho zemërmirë, gjigand i madh naiv, i zgjedhuri për t‘u lejuar të rivalizojë kryetarin, pasi përmes këtij karshillëku, ai e njeh dhe e certifikon atë si Zot. Problemi i vetëm i tij është se në oborrin e madh të socialistëve ku ka rënë mysafiri që s‘ikën pa ngrënë gjithë shpezët, ai s‘është dot një gjel.

Ka një arsye të fortë pse Edi Rama dhe njerëzit e tij bezdisen nga kënga e vërtetë e gjelit. Kjo këngë i kujton Edi Ramës dhe ekipit të tij të menaxherëve që bujtën brenda Partisë Socialiste me qëllimin për ta shndërruar atë në një ndërmarrje apolitike, se ata i harxhuan ditët që kishin në dispozicion dhe qyl-pilafi i këtij ansambli mysafirësh brenda së majtës tani s‘mban më ujë. Një kongres edhe mund të manipulohet me metoda marketingu dhe me retorikë të kopjuar nga "Social-Democratic Party of USA", por kjo lojë prestigjiatorësh nuk e eliminon dot të vërtetën e pashmangshme se një tren pret për t‘i dërguar ata andej nga erdhën dhe për ta rikthyer një realitet të shtrembëruar dhe abuzuar, në formën e tij të mëparshme.

Manipulimi i rëndë i imazhit dhe perceptimit mund të aplikohet edhe mbi një mbledhje partie të zhvilluar me dyer të mbyllura - për turpin e atyre që edhe nëse s‘po mundohen të fshehin një krim, nuk po denjojnë më as të provojnë "ndershmërinë" e tyre. Por pavarësisht këtij zelli të paepur për të shtrembëruar të vërtetën, ka një dimension të kësaj të vërtete të cilën s‘ka censurë, kor servilësh të kurdisur, grusht bolshevikësh që dërrmon pakicën menshevike, apo patetizëm teatral, që mund ta errësojë.

Populli i majtë i Shqipërisë tha më 28 qershor se ata që kanë pengmarrë përfaqësimin e tij, nuk e meritojnë këtë besim. Se ky vend i gjunjëzuar nga dramat e qeverisjes së djathtë, ky popull që nuk ka punë, që i merren paratë e nuk i jepen shërbimet, ky popull që në mes të Europës më 2009, deri deri ka uri, nuk fitohet me një dorë slloganesh freestyle të tipit: një, dy, tre - kërceni bashkë me ne. Ky popull e bëri përfundimisht të qartë se nuk e mashtrojnë efektet speciale televizive dhe se retorika e huazuar nga uebsajtet e seksioneve te PD-së amerikane të Obamës apo shndërrimi i fushatës nga podium debati në skenë festive shumëngjyrëshe, janë të pamjaftueshme për t‘i bërë ata të besojnë një brendi bosh.

Edi Rama është mysafir tek PS, tek kjo pasuri për të cilën ai dhe një grusht njerëzish flasin si ta kishin pronë familjare (shikoni sa shpesh i referohet Rama dhe njerëz afër tij PS-së me termin siçilian: "Familja" socialiste). Në të vërtetë PS ashtu si çdo organizatë tjetër politike është një pronë publike për të cilën qindra e mijëra njerëz - edhe ndër ata që s‘kanë milituar kurrë formalisht në atë parti - e kanë vënë nga një gur me punën e tyre jashtë saj. Ata janë mjedisi ku merr frymë dhe bën sens identiteti i organizatave politike ndaj ata kanë aksionet, aspiratat, kontributet dhe shpresën tek një institucion që garanton se liria në këtë vend është ende gjallë.

Edi Rama dështoi të administrojë këtë aset që iu besua. Në vend që të tërhiqet me qytetari e modesti, ai po mbahet me anë të një palë thonjve proverbialë pas ankesave se ata që po i kujtojnë se ora e tij kaloi, po tregohen të paduruar, të pamoralshëm, ambiciozë apo diçka tjetër. Ai akuzon qeverinë e djathtë për metoda diktatoriale të mbajtjes së pushtetit dhe plaçkitjes së votës me anë të përdorimit të hijes së rëndë të shtetit, por ndërkohë vetë Rama po përdor deri në ezaurim të gjithë municionin e autoritetit dhe presionit që të jep pushteti në krye të partisë për të bërë brenda saj të njëjtën gjë që PD bëri me votën e qytetarëve jashtë.

Për t‘u rikthyer tek skeçi i gjelit, në Shqipërinë post-moderniste të ditëve tona, ku zhvillohen Kongrese në të cilat mysafiri bëhet vetë zot shtëpie, mbase s‘ka rrugë tjetër. Kur harxhohen të gjitha mënyrat, kur s‘ka mbetur më asnjë metodë, takt apo batutë larg e larg për të bërë të ditur fundin e vizitës, mbase s‘ka alternativë tjetër për ta bindur një mysafir që të mbledhë plaçkat, përveçse duke ikur vetë të zotët e shtëpisë dhe duke e lënë atë të vetëm në shtëpinë e huaj. Ah po, bashkë me shokun Maqo.
User avatar
MAZAR-DINO
Drejtues
 
Posts: 66
Joined: 05 Sep 2009, 19:37

Re: Per Laertin.

Postby MAZAR-DINO » 06 Sep 2009, 22:43

ksanthi wrote:Pershendetje .

Laert te drejtohem ty mqs je me i lidhur me mediat por nuk ka problem dhe nqs dikush tjeter disponon informacionin qe me nevojitet.
Kam pasur njohur dikur Sokol Shametin me thane qe eshte bere gazetar shume i mire .Nqs mundesh sill ketu ndonje shkrim te tij sepse e mbaj mend qe ishte njesh ne letersi.Shpresoj informacioni qe me kane dhene mos te jete i gabuar.

:flm



Sokol Shameti eshte nje qen komunist dhe kaq.
User avatar
MAZAR-DINO
Drejtues
 
Posts: 66
Joined: 05 Sep 2009, 19:37

Re: Per Laertin.

Postby ksanthi » 11 Sep 2009, 09:20

Avash ti mazar si na qenka Koli nje qen komunist , pastaj ne idete politike te njerzve nuk mund te nderhysh. :(
Image
User avatar
ksanthi
Drejtues
 
Posts: 603
Joined: 05 Mar 2009, 19:37
Location: Italy

Re: Per Laertin.

Postby kokërrmeli » 11 Sep 2009, 23:43

Mirmrama juj

Masi kjo tém asht per Laertin po i drejtohem edhe un, por per diça krejt tjeter.

Laert,

Kam vu ré qe, si ti, si I Ameshuar jeni shkodran lol. Deri ktu s'ka gja t'keqe :) Por deri von kam dyshu (hala s'm'ka ik dyshimi krejtsisht) se mos ishit i njajti person ;). Po jua shpjegoj pse : qe te dy shkruni ne gjuh letrare, por bani te njajtat gabime drejtshkrimore persa i perket perdorimit te germes 'ë'. E shtoni ka'i'her kur s'ka nevoj. Gjithashtu edhe perdorimin e paskajores, ndodh qe e filloni gegnisht dhe e perfundoni letrarçe :). Prandaj kam dyshu se ktu bjen era tradhti :bravo: Por n'internet kam vu ré qe kishte edhe shkodran t'tjer qe bajshin t'njajtat 'gabime'.
Pra nji pyetje kisha per ty : ku e bleni buken ju shkodrant :)
kokërrmeli
Drejtues
 
Posts: 84
Joined: 01 Jul 2009, 23:01

Re: Per Laertin.

Postby ksanthi » 12 Sep 2009, 08:52

kokërrmeli wrote:Mirmrama juj

Masi kjo tém asht per Laertin po i drejtohem edhe un, por per diça krejt tjeter.

Laert,

Kam vu ré qe, si ti, si I Ameshuar jeni shkodran lol. Deri ktu s'ka gja t'keqe :) Por deri von kam dyshu (hala s'm'ka ik dyshimi krejtsisht) se mos ishit i njajti person ;). Po jua shpjegoj pse : qe te dy shkruni ne gjuh letrare, por bani te njajtat gabime drejtshkrimore persa i perket perdorimit te germes 'ë'. E shtoni ka'i'her kur s'ka nevoj. Gjithashtu edhe perdorimin e paskajores, ndodh qe e filloni gegnisht dhe e perfundoni letrarçe :). Prandaj kam dyshu se ktu bjen era tradhti :bravo: Por n'internet kam vu ré qe kishte edhe shkodran t'tjer qe bajshin t'njajtat 'gabime'.
Pra nji pyetje kisha per ty : ku e bleni buken ju shkodrant :)





:) :) :) :) :) :) :)
Image
User avatar
ksanthi
Drejtues
 
Posts: 603
Joined: 05 Mar 2009, 19:37
Location: Italy

Per Laertin.

Postby Laert » 12 Sep 2009, 10:09

:flm
Ksanthi!

Po te pergjigjem Ksanthi meqe humbe energji specifike per te remuar ne identitetin e pjesmarresve te nderuar te sitit tone.

Jemi ne virtualitet dhe si e tille nuk i kerkohet kerkujt qe te identifikohet sepse humbe kuptimin e kesaj pjesmarrje. Identifikimi eshte vullnetar, ne te kunderten nuk ke ti apo dikush tjeter te merren me keto investigime publike. Nese kane interesa qe i afron per cdo gje atehere ka rruge te tjera qe I Ameshuari i ka krijuar edhe pjestarve te sitit me ane te Mesazhit Privat.

Besoj se pergjigjen e more! :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Re: Per Laertin.

Postby ksanthi » 12 Sep 2009, 10:28

Laert wrote::flm
Ksanthi!

Po te pergjigjem Ksanthi meqe humbe energji specifike per te remuar ne identitetin e pjesmarresve te nderuar te sitit tone.

Jemi ne virtualitet dhe si e tille nuk i kerkohet kerkujt qe te identifikohet sepse humbe kuptimin e kesaj pjesmarrje. Identifikimi eshte vullnetar, ne te kunderten nuk ke ti apo dikush tjeter te merren me keto investigime publike. Nese kane interesa qe i afron per cdo gje atehere ka rruge te tjera qe I Ameshuari i ka krijuar edhe pjestarve te sitit me ane te Mesazhit Privat.

Besoj se pergjigjen e more! :flm



Laert pyetjen sta ka bere Ksanthi, thjesht qesha me pyetjen qe beri kokerrmelua.
Image
User avatar
ksanthi
Drejtues
 
Posts: 603
Joined: 05 Mar 2009, 19:37
Location: Italy

Re: Per Laertin.

Postby Laert » 12 Sep 2009, 10:34

Ksanthi!
Te kerkoj falje shume se nuk e kam lexuar per dobesine tim!
Shenndet e ta kalosh e gezueshme diten e shtune e te diel me familjen tuaj! :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Next

Return to Shoqeria jone virtuale

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron