Te njihemi me njeri-tjetrin dhe te shohim qe se si nepermjet fjaleve transmetohet karakteri dhe personaliteti jone shoqerise virtuale qe kemi krijuar mbas nje monitori pc por dhe mund te shnderrohet ne realitet.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 9 postime · Faqe 1 prej 1
KUSH JANE ARSYET E TRADHTISE SE DJALIT APO VAJZES?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Të gjitha arsyet pse tradhtojmë
Arsyet pse tradhtojmë janë po aq të ndryshme sa dhe arsyet pse dashurojmë dhe pse duam ata që duam. Femrat dhe meshkujt mund të tradhtojnë për arsye të njëjta, por mund të tradhtojnë edhe për arsye shumë specifike, që i përkasin gjinisë së tyre.

Si meshkujt edhe femrat mund të tradhtojnë sepse nuk provojnë më dashuri, ndjenjë, tërheqje mes tyre; për hakmarrje kundrejt partnerit (me partner do të nënkuptoj si femrat ashtu edhe meshkujt) që të ka poshtëruar apo që nuk të plotëson nevojat që ke; për të thyer monotoninë apo mërzinë e një marrëdhënieje rutinë; nga nevoja për t'u ndier joshës, tërheqës, i pëlqyer dhe i aftë seksualisht, nga mendimi se mund të gjesh ilaçin për të rregulluar mosfunksionimin e marrëdhënieve seksuale, nga humbja e kontrollit, nga dëshira për t'u shkëputur nga një marrëdhënie që nuk funksionon, etj.

Tradhtia ndodh edhe për arsye të tjera, si për të rifituar besimin përballë moshës, që po kalon dhe humbjes së mundësive, për pasojë të zhgënjimeve të vazhdueshme apo mungesa e paqes bashkëshortore apo edhe si pasojë e streseve në punë, kuriozitetit, dëshirës për “aventurë” etj.

Ka tradhti rastësore dhe thjesht mishtore (që zakonisht ndodhin nga humbja e kontrollit apo dëshira për të kaluar një gjendje jo të mirë psiko-emocionale), ka tradhti të zemrës, tradhti të vazhdueshme (me një person apo persona të ndryshëm) kronike apo akute etj.

Meshkujt tradhtojnë kryesisht për të rritur vetëvlerësimin e tyre dhe për t'i konfirmuar vetes virilitetin e tyre (të qenët maço), për t'u ndier më të gjallë e të fuqishëm apo për të shfryrë një agresivitet të thellë, të brendshëm, ndërsa femrat tradhtojnë kryesisht për të përmbushur nevojën për t'u dashur, për t'u ndier joshëse, të vlerësuara, për të marrë ngrohtësi, ëmbëlsi dhe për t'u ndier të lirshme dhe të shpenguara.

Kush tradhton dhe kush toleron më shumë?

Kultura jonë maskiliste (por edhe të tjera) për vite me radhë ka krijuar mite se meshkujt tradhtojnë sepse janë më impulsivë, janë biologjikisht më të predispozuar apo tradhtojnë vetëm për seks. Kurse, për femrat mendohet që tradhtojnë me ndërgjegje, të bindura për atë që po bëjnë dhe tradhtojnë me zemër.

Më tej, kur çifti martohet, udhëzimet e mëtejshme që u jepen femrave janë: “Tani që u martove, do ta durosh burrin me gjithë të këqijat që ka”, “Për hir të fëmijëve falja gabimet që mund të bëjë se burrë është”. Ndërsa udhëzimet kryesore për meshkujt vërtiten rreth: “Edhe tani mblidh mendjen: s'ka më lart e poshtë”.

Këto mite, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi, përcjellin mesazhin se tradhtia e meshkujve është më e tolerueshme dhe më pak e dënueshme, pasi gjoja ka një natyrë thellësisht biologjike dhe mashkulli ka “nevoja fizike” më të forta se femra. Kohët e fundit këtyre miteve u janë shtuar edhe mendësi të tjera si: një mashkull që nuk tradhton, nuk është një mashkull i vërtetë; është normale që mashkulli edhe mund të tradhtojë se është mashkull, prandaj edhe mund t'i falet etj.

Duket se morali dhe normat e vetë shoqërisë sonë janë bërë më tolerante dhe e marrin të mirëqenë tradhtinë mashkullore, e cila “ndëshkohet moralisht” më pak se ajo femërorja (mashkulli që tradhton shihet si i zoti, i aftë etj., kurse femra quhet e përdalë). Por, e gjithë kjo është thjesht mendësi e një shoqërie maskiliste që e shfaq seksin si ekskluzivitet të mashkullit, sipas së cilit mashkulli gëzon çdo lloj lirie, ndërsa femra jo. Kjo bën që arsyeja kryesore pse është rritur numri i femrave që tradhtojnë, të jetë edhe hakmarrja. Por a është i shëndetshëm psikologjikisht ky qëndrim?

A mund të jetë tradhtia një arsye e vërtetë për divorc?

Vitet e fundit tradhtia konsiderohet si një ndër arsyet kryesore të divorcit. Megjithëse në shumë vende ajo zë edhe vendin e parë, në Shqipëri renditet e dyta pas divorcit për arsye të ndryshimeve në karakter dhe temperamentin e partnerëve. Por, gjithashtu, shumë prej nesh janë dëshmitarë apo kanë dëgjuar edhe raste që megjithëse partneri ka tradhtuar, çifti nuk është ndarë, por ka vazhduar të qëndrojë bashkë.

Si rrjedhim, nuk mund të japim një përgjigje të saktë dhe përfundimtare nëse tradhtia e çon apo jo çiftin në divorc. Sigurisht, do të ishte më mirë që tradhtia të mos ndodhte, në të kundërt, nëse çifti do ta vazhdojë apo jo marrëdhënien, varet nga një sërë faktorësh personalë, shoqërorë apo kulturorë.

Tradhtia përjetohet nga individi në një mënyrë shumë subjektive dhe unike që lidhet me personalitetin, të shkuarën dhe eksperiencat personale, vlerën që i jep marrëdhënies aktuale dhe sigurisht dashurinë që vazhdon të ndjejë apo jo për partnerin, por edhe nga shoqëria që rrethohet, mjedisi ku është rritur e jeton, profesioni, si dhe kultura që ka.

Çfarë ndodh me partnerin e tradhtuar?

Një shprehje franceze thotë: “Zot, të lutem bëj që gruaja të mos më tradhtojë, por edhe po më tradhtoi, bëj që të mos e marr vesh, por edhe po e mora vesh, bëj që të mos e besoj”.

Tradhtia shkatërron vetëbesimin, vetëvlerësimin, besimin të partneri apo të tjerë, ëndrrat, shpresat, dëshirat, etj. Tradhtia shkakton krizë për identitetin personal dhe atë seksual. I tradhtuari vë në dyshim gjithçka, që ai/ajo ka menduar si të rëndësishme, joshëse apo tërheqëse te vetja. Tradhtia si pasojë e humbjes së vetëvlerësimit dhe vetëbesimit shkakton shok, zemërim, indiferencë apo dhimbje ekstreme, ankth, tërheqje emocionale dhe shoqërore, rënie të dëshirës seksuale, ndryshim të regjimit ditor, etj. Pra zhgënjimet emocionale mund të ndikojnë mbi shëndet duke krijuar stres, depresion apo rënie të përgjithshme të imunitetit, që e bën individin më të predispozuar ndaj sëmundjeve.

Meshkujt e përjetojnë tradhtinë si fyerje ndaj virilitetit apo egos së tyre mashkullore, ndërsa femrat përveç fyerjes, kryesisht e përjetojnë tradhtinë si humbje të sigurisë, dashurisë, vetëvlerësimit (qoftë fizik apo intelektual) apo edhe statusit social, personal.

Tradhtia e largon vëmendjen nga partneri dhe marrëdhënia aktuale. Kur tradhton, nuk mund të përkushtohesh njësoj në marrëdhënie si më parë. Tradhtia krijon një trekëndësh, që ushtron presion të trajtohet si i barasvlershëm. Tensioni bën që vëmendja, përkushtimi, kënaqësia që merret nga marrëdhënia nuk mund të jenë më njësoj. Humbja e vëmendjes sjell rënien e cilësisë së marrëdhënies, e cila sjell pakënaqësi. Kjo pakënaqësi interpretohet si mungesë dëshire për të qëndruar me partnerin dhe rrit justifikimin për ta tradhtuar. I gjithë ky skenar kthehet në një rreth vicioz, i cili është vështirë të ndërpritet nëse çifti nuk bën përpjekjet e duhura në kohën e duhur.

A mund të falet një tradhti?

Vështirë të jepet një përgjigje. Siç e përmenda më lart, përjetimi i tradhtisë është shumë personal e si i tillë, është i vetmi që përcakton të ardhmen e marrëdhënies. Secilit prej nesh i buron impulsivisht përgjigja nëse mund të falë apo jo tradhtinë, por pak nga ne e dinë se si do të reagojnë realisht nëse ajo ndodh vërtet. Shumë mund të mendojnë se nuk e falin kurrë, por mund të ndodhë e kundërta si dhe anasjelltas.

Megjithatë, të gjithë duhet të dimë që tradhtia kurrë nuk e forcon dashurinë dhe mbijetesën e marrëdhënies së një çifti. Tradhtia mund të falet, sepse dashuria për partnerin është shumë më e fortë sesa dëshira për ta braktisur atë; sepse janë fëmijët në mes; sepse nuk do të humbasësh sigurinë afektive, sociale dhe ekonomike që të jep marrëdhënia; sepse edhe ty të kanë falur dikur, por kurrë sepse harrohet apo sepse nuk të bën përshtypje dhe je indiferent ndaj saj.

Tradhtia shkakton gjithmonë një ridimensionim të marrëdhënies. Tradhtia dëmton integritetin personal, i cili sjell edhe dëmtimin e integritetit të marrëdhënies. Humbet besimi, qartësia, siguria, mbështetja, shtohen dyshimet etj., të cilat e ndryshojnë qëllimin primar të marrëdhënies dhe bëhen burim stresi, shqetësimi, ankthi, etj. Tradhtia tregon pamundësinë e individit për të krijuar një marrëdhënie të afërt me partnerin e zgjedhur - prandaj kërkohet zgjidhja diku tjetër. Tradhtia plotëson me shpejtësi boshllëqet momentale të marrëdhënies, por nuk i zgjidh problemet mes çiftit. Ajo zakonisht i shton ato.

Pse tradhtojmë!!!

Nëse partneri që tradhtohet vendos të rikthehet në marrëdhënie, duhet që përveç shqyrtimit të përgjegjësisë së partnerit, të shqyrtojë edhe përgjegjësitë e tij. Kur i tradhtuari bën sikur e fal, por realisht nuk e fal partnerin, apo kur ndërmerr herë rolin e viktimës, herë të superiorit, atëherë çifti do ta ketë të vështirë të vazhdojë marrëdhënien. Nëse, përkundrazi, çifti diskuton pasojat që tradhtia ka lënë mes tyre si dhe mënyrën se si mund t'i kalojnë ato, kjo mund t'i hapë rrugë një rifillimi të mbarë të marrëdhënies. Mbi të gjitha, ata duhet të përpiqen të japin dhe të rifitojnë besimin dhe sigurinë mes tyre dhe jo të keqtrajtojnë apo të mbajnë mëri njëri-tjetrin. Në raste të tilla fjalët mund të shkaktojnë lëndime të mëtejshme që mund të çojnë në ndarje përfundimtare. Ata duhet të përpiqen t'i shfaqin afeksion të vazhdueshëm dhe reciprok njëri-tjetrit, pasi vetëm kështu mund t'i kapërcejnë vështirësitë që sjell përballimi i situatës së re pas tradhtisë.

Megjithatë, duhet të kemi parasysh se edhe pas vendimit për të rifilluar marrëdhënien, partneri i tradhtuar mund ta ketë të vështirë të falë dhe çifti mund të bjerë në përsëritje të gabimeve të mëparshme, gjë që mund ta shkatërrojë përfundimisht marrëdhënien. Përballimi i situatës së re lidhet shumë jo vetëm me aftësitë e çiftit për të qenë pranë dhe ndihmuar njëri-tjetrin, por edhe me aftësitë individuale të secilit partner për të kuptuar, për të pranuar, për të falur dhe për të krijuar një marrëdhënie të re më të mirë se e mëparshmja.
30/08/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Drejtues

Poste: 91
Antarësuar: 01 Korrik 2009, 23:01
Tradhtojn prej mosdashnis e padijes. Kto t'tjerat jan shpikje per me harru thelbin
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 609
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Laert me gjithe respektin qe kam kundrejt teje kjo teme eshte hapur njehere ( te me fali hapesi ii temes) se mbaj mend nga kush .
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ksanthi!
Te lutem mos me keqkupto se nuk dua te replikoj sepse ju nuk me keni ''sulmuar'' absolutishte sepse kam gjete te personi i juaj vetine ma te mrekulleshme te njeriut - TOLERANCEN - por me duhet te bisedoj...
Te ju kam gjete femren me liberale ne kuptimin shume pozitiv, njeri i kohes dhe mjaft miqesore me njerez,.....
Temat qe ju i keni parashtru me keni habit per guximin dhe riisin e tyre krijuese. Pra je persone qe shpalos vetveten. Sa mire esht per njeriun te jete vetvetja se TJETERKUSHI - qe per fat na rrethon kjo bote me kesi njerezish.
Une te pershendes shume me respekt per kontributin tend aktiv dhe shume te mecur me efekt kulture dhe edukative.

Ndersa me lejo te jape pergjigje shkrimit tuaj:
Ksanthi -
''Laert me gjithe respektin qe kam kundrejt teje kjo teme eshte hapur njehere ( te me fali hapesi ii temes) se mbaj mend nga kush .''

Menjehere e kontrollova listen e temave dhe nuk gjeta ket teme e fjala TRADHETI - eshte permend nda debatuesit, por teme specifike si kjo nuk gjeta.
Megjithate nuk ka problem. Rendesi eshte se ju keni respekt ndaj meje. Shume faleminderit! :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Cfare i shtyn meshkujt drejt tradhetise

Pse burrat jane jo besnike dhe i tradhtojne grate edhe kur ato jane tejet terheqese! Secili mashkull ka deshire te mendoje per veten sikurse per nje gjuetar te vetmuar te cilit femrat nuk mund ti bejne balle. Ata qe vendosin te mashtrojne partneren zakonisht e bejne kete per disa arsye…
ImazhImazhImazhImazh
Monotonia

Papritmas i vjen te hunda jeta shtepiake duke qendruar para televizorit dhe duke pire birra. Ndonjehere pyetet A ekziston dicka me teper se kjo qe mund te ofroje jeta dhe krejt rastesisht fton ndonje femer qe e ka kolege apo ndonje qe rastesisht e ka njohur qe ti beje shoqeri dhe te dalin per kafe. Jeta e tij fillon te ndryshoje. Psikologet i japin disa arsye te ndryshme per kete frika nga plakja pikellimi vetmia monotonia apo pakenaqesia me gruan e cila ne radhe te pare kujdeset per femijet. Shkrimtari amerikan Norman Majler analizon mos te qenit besnike si pjese te macho sindromit; nese nuk je ne gjendje te rrihesh te besh dashuri dhe te fitosh shume para atehere sje mashkull.

Mashkulli fatkeq qe smund ti arrije te gjitha keto tregohet permes mashtrimit ne dashuri.

Kureshtja

Arsyeja tjeter eshte kureshtja. Thuajse ska ne bote mashkull qe nuk pyet Si do te ishte te gjendesha ne shtrat me ndonje femer tjeter. Shume prej tyre arrijne ne nje pergjigje te perafert me shtepine publike. Por nese ndonje vajze atraktive u bie ne luge papritmas atehere nxitja eshte vertet e madhe.

Biseda me shoqerine

Arsye tjeter qe mund ta shtyje nje mashkull te mashtroje partneren e vet eshte edhe biseda me shoqerine. Vazhdimisht degjoni biseda dhe lavderime te miqve se si ata kalojne me femrat e tyre si i kane pasur dhe sa kane pasur. Dhe ne vend qe te ndiheni te lumtur me dashnoren apo gruan tuaj mashkulli ne te shumten e rasteve mendon me kete logjike Te tjeret kane jete te mrekullueshme seksuale. Jeta po ofroka me teper se sa une mendoj… dhe vendos te hulumtoj nga kureshtja se cfare i ofrohet ne jete. Natyrisht nga pervoja e vet secili mashkull e di se gati cdo dite ka mundesi te provohet dicka e re!
Imazh
Shtimi i vetebesimit ne lidhjet e fshehta

Jeni martuar apo keni zene nje femer. Deri ne ate cast nuk e keni ditur se a vleni per dike! Femrat nuk jepen edhe aq hapur apo jo Nevojitet kohe dhe mjeshteri e vecante per te lexuar momentet kur nje femer ju ofrohet. Nese tashme keni gjetur dike qe ju do dhe eshte martuar me ju atehere ju keni nje doze me te madhe vetebesimi. Ju jeni dashnor apo burre! Por asnje mashkull nuk do te ndalet ne kete nivel shumica duan te avancojne. Aq me teper kur per meshkujt nuk eshte edhe aq tragjike te kesh ndonje lidhje te fshehte… ndonje! Nuk eshte tragjike te kesh edhe 10 lidhje te fshehta njekohesisht! Secila femer shton dozen e vetebesimit te mashkulli. Kjo eshte nje pershtypje tejet e gabuar qe per fat te keq shume meshkuj me vetebesim te kufizuar e kane dhe jane ne gjendje te tradhtojne aq lehte vetem e vetem per tju deshmuar ne radhe te pare vetes dhe shoqerise. Pervec te tjerave sigurisht qe ndikon edhe menyra se si funksionon sistemi i te menduarit te mashkullit. Po e zeme se nje mashkulli i ofrohet te fleje me nje femer dhe ai ka bindjen se nuk ekziston metoda qe gruaja ta marre vesh! Ne kete rast cfare mendoni se do te zgjedhe qe te beje ai

Frika se meriton me shume!

As nuk e keni idene se sa frikesohet nje mashkull nga lidhja me nje femer. Madje edhe nese eshte i martuar. Femra e tij gruaja… eshte njekohesisht edhe krenaria e mashkullit. Ate ai deshiron ta kete vetem per vete deshiron qe ajo te jete me e mira me e mencura. Mashkulli nuk frikesohet nga obligimet. Frika e tij ka te beje me mendimin Mos valle jam lidhur per gjithe jeten me personin e gabuar

Cfare mund te bejne femrat per ta penguar burrin apo te dashurin qe mos te shkoje me te tjerat

Per mashkullin mashtrimi ne dashuri eshte loje

Edhe ju mund te beni nje ankete te thjeshte ne rrethin tuaj. Mos e pyetni burrin se a ju ka mashtruar ndonjehere. Pergjigjja do te jete padyshim JO! Mund ta pyesni ndonje shokun tuaj A e keni mashtruar ndonjehere ne jete partnerin/en Duke qene se shume meshkuj kete e marrin si loje nuk e kane veshtire te pergjigjen madje edhe nese nuk ju njohin ndersa femrat jane shume me diskrete dhe te kujdesshme ne pergjigje. P.Sh nese te njejtet individe do ti pyesni A ju ka tradhtuar ndonjehere dashnorja gruaja padyshim do te pergjigjen JO me sa di une perndryshe do ta mbysja ne vend apo do te ndahesha me te menjehere etj etj… Pra per meshkujt mashtrimi i femres eshte gje tragjike ndersa mashtrimi i mashkullit eshte loje. Madje edhe vellai i gruas apo babai i saj ne te shumten e rasteve nuk do tua bejne aq te madhe nese ju shohin se si tradhtoni vajzen me nje vajze tjeter perderisa ajo nuk di asgje dhe nuk ankohet. Thjesht per nje mentalitet ballkanik (ne mos edhe me te gjere) mashkulli eshte mashkull dhe tradhtia seksuale e tij nese nuk eshte e tepruar eshte vetem loje.

Qe nga kohet e hershme ka qene keshtu mashtrimi eshte loje. Legjenda thote se Hera gruaja e Zeusit ka pasur probleme me te shoqin ngaqe ai vazhdimisht mblidhte shume vajza i puthte ato dhe u premtonte nga pozita e vet si zot shume gjera.

Si te parandalohet qe mashkulli tju mashtroje

Natyrisht secili mashkull deshiron qe gjithe jeten e vet ta kaloje vetem me nje femer e cila do te jete grua e dashur e ndershme nene e femijeve te tij mike jetesore e tij. Gjithcka qe mund te bejne grate si mase parandaluese eshte te jene te kujdesshme. Eshte shume me rendesi qe femra te perkujdeset qe vazhdimisht ti beje me dije te shoqit se eshte ajo e verteta per te dhe jeten e tij. Qe nga fillimi i lidhjes duhet tia beni te qarte se e vleresoni besnikerine e partnerit dhe se perkundrazi sjellja jobesnike do ta shkaterroje pergjithmone lidhjen tuaj. Mundohuni qe mos te lini anash burrin per shkak te femijeve apo punes suaj si dhe duhet te jeni te vemendshme ne sjelljet dhe shprehite e tij. Vonesat ne pune kercimi kur cingeron telefoni pispillosja para pasqyres blerja e garderobes se re dhe parfumeve – jane shenja qe duhet tu terheqin verejtjen. Nese edhe raportet tuaja seksuale jane te ngrira duhet te ndermerrni dicka urgjentisht.

Pjesetaret e gjinise me te forte dashurohen ne femra te cilat u ofrojne perkrahje dashuri kujdes dhe butesi seks te mire dhe mbi te gjitha jane ngazelluese dhe atraktive.

Nuk eshte per tu hedhur poshte as mundesia qe ta nxitni nga pak xhelozine e tij por mos e teproni. Mashkulli thjesht adhuron qe te jete me gruan ate te cilen te gjithe e deshirojne po e cila eshte vetem e tij. Megjithate merreni me rezerva kete opsion ngaqe te shume meshkuj mjafton te linde dyshimi dhe jeta juaj me te shnderrohet ne tmerr.

Studioni mire kete teme dhe dobesite e mashkullit; gjeni perse ai mashtron. Lexoni edhe temen mbi mashtrimin ne pergjithesi dhe ne doren tuaj do te keni nje arme te fuqishme per ta penguar te dashurin tuaj qe tu hyje ujerave te mashtrimit ne dashuri me ndonje femer tjeter!

Tags: apo, balle, dhe, edhe, është, femër, gratë, Hera, Jeta, jetë, kete, kjo, mashkull, Nëse, një, Norman Majler, nuk, P.Sh, për, pse, qe
Lajme 04.10.2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 384
Antarësuar: 28 Janar 2009, 22:11
Tradhtojn se jan kokbosh.
Ka shum lidhje me inteligjencen tradhtija dhe e kam vene re qe njerzit me nivel te ulet inteligjencet tradhtojn.

Plus dhe tregon mungese besimit ne Zot.
Me causa sensacion
Përgjigju duke Cituar
Drejtues

Poste: 91
Antarësuar: 01 Korrik 2009, 23:01
Kristela,

T'faleminders per komplimentin, se une jam teper i sçut, kshtu qe s'tradhtoj kurr. Hiç, as'i'fije, as me vepra as me mendime :fluturon
Delni edhe ju t'tjert dhe falenderojeni edhe ju, apo...
Kush s'ka tradhtu as'i'her ta hedhin gurin e par :engjell

Por a e dijn nierzit ç'a asht dashnija, se kjo rradakja jeme m'thot qe t'kishin dit me dasht, do t'donin vetem nji her love1

Ktu vjen era tradhti, burra ! :)
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 384
Antarësuar: 28 Janar 2009, 22:11
Shih tash si e hedh larg e larg qe asht inteligjent...Tash po e shoh qe se paske hedh larg e larg po i paske ra direkt.

:dru: :(
Me causa sensacion
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Kristela shkroi:Ka shum lidhje me inteligjencen tradhtija dhe e kam vene re qe njerzit me nivel te ulet inteligjencet tradhtojn.

Plus dhe tregon mungese besimit ne Zot.

Me fal naqe po pikerisht aty ku ka intelektuale "inteligjenc" ka me shume tradheti.
Kurse une e shoh nga nje kendveshtrim tjeter. Tradheti ka aty ku mungon partneri.Problemi nuk eshte tek rezultati sa c'eshte tek lindja e vakumit dhe mos komunikimi nder partnere. Per ta thene me shkoqur partneri qe ndihet keq per nje motiv apo nje tjeter nga partneri tjeter duhet tja komunikoje menjehere dhe mos te thelloje hapesiren qe hyn ndermjet te dyve per te arritur pastaj ne fatalen e mbushurit te kesaj hapesire nga nje partnere tjeter i marre "hua" pikerisht per te mbushur kete boshllek apo "arnuar" kete "shkyerje" te raportit sepse pastaj ceshtja komplikohet me shume me pas.
Ju thashe si e shoh une tradhetin por do shtoja qe eshte me e ndershme te "ngrish" raportin perpara se te besh hapin e "zevendesimit" te partnerit sepse pastaj koshienca luan kundra nesh.
Mendimi im
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 9 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 09:27
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari