Te njihemi me njeri-tjetrin dhe te shohim qe se si nepermjet fjaleve transmetohet karakteri dhe personaliteti jone shoqerise virtuale qe kemi krijuar mbas nje monitori pc por dhe mund te shnderrohet ne realitet.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
GUZHINE - JEPNI MENDIME PER RECETA USHQIMIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
GUZHINE - JEPNI MENDIME PER RECETA USHQIMIT, Posted 27 Gusht 2009, 01:32
Trahana, TERHANE


Per 1 kg miell duhen:
2 gota qumësht, gjalpë 2 lugë gjelle, 1 lugë gjelle kripë.

Sitet mielli, hapet një gropë në mes dhe hidhet gjalpë i shkrirë pak por jo i djegur, qumësht dhe kripë. Duke filluar nga mesi e perziejmë brumin duke mos e gatuar shumë por të përzihet aq sa të mos pijë krejt miellin, brumë i fortë dhe i shkriftë. Sipër e spërkatim me miell, e mbulojmë dhe e lemë të vijë për 2-3 ditë. Pastaj e kapim copa dhe e lemë të thahet pak dhe e shkoqim me dorë, e kalojmë në sitë të rrallë e thajmë përsëri. Ruhet në vende të thata pa lagështi e te freskëta. Në tenxhere shkrijmë gjalpin, hedhim trahanane dhe e skuqim lehtë, hedhim ujin e nxehtë, e perziejmë që të mos bëhet kokrra, shtojmë djathë të thërmuar ose shëllirë dhe e lëmë të ziej per 10 minuta. Serviret e ngrohtë.
Fiori nuk është në linjë
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
GUZHINE - JEPNI MENDIME PER RECETA USHQIMIT, Posted 27 Gusht 2009, 01:40
Cfar eshte terhanaja?


ajo esht nje ushqim me baze brumi qe pergatitej neper fshatrat malore gjat veres per tu konsumuar ne dimer kur ben ftoht dhe ka debore per te evituar daljen ne kohe te keqia , dhe bashk me groshin mishin e thate qepet e varura ne tavan rakia e ndonje tjeter qe sme kujtohet quheshin ZAIRET e dimrit pa keto ishte veshtir ta kolje dimrin ne fshat.

Si pregatitet terhana?

merret mielli zihet brume me veze dhe me kos por ndonjeher edhe me veze dhe leng mishi per terhane te embel behet me kos te embel ose te ri kurse per ate te athtin brumi zihet me kos te thartuar pakez i hidhet gjithashtu edhe shum pak uje, pastaj behen petet me Okllai ose PEC si i thon dhe lihen te thahen ne diell per disa dite pestaj thyhen petet dhe ferkohen ne mes te duarve per ta kthyer brumin e thare ne kokra te vogla orizi dhe pastaj lihet perseri ne diell derisa te thahet plotesisht., pastaj mblidhet dhe futet neperqeska ose napa pelhure ku ka ajrim te bollshem per tu ruajtur nga prishja gjat konservimit per konsumim.


SI gatuhet?

merren terhana pra ato kokrat qe pregatitem ne vere dhe skuqen me pak qepe nga ato qe varem ne tavan me pak gjalp edhe ky i konservuar me kripe neper kavanoza dhe ne fund i hedhim edhe pak mish te thate nga ato rripat qe lam siper trarit duke i perzier dhe skuqur te gjitha bashk derisa te marre ngjyre te verdhe si te kuqerremte , ne kete moment shpia ka nje ere te mir gatimi qe te hap oreksin , dhe mbasi jan skuqur mir se bashku i hidhet uje i ftohte dhe perzihet ngadale derisa te marre vale, pastaj lihet te zieje perseri derisa krijohet nje leng i trashe dhe mishi i thate fryhet dhe merr formen e tij te meparshme, ne kete moment merret nje tepsi ose tas apo sahan si thoni ju ku me pare eshte bere persheshi mundesisht me korret e bukes sidomos ajo e zeze ose 40 lekshe i kan pas thon dhe hidhet terhanaja duke e perzier pak dhe lene per 10 minuta qe buka te pije lengun pastaj sherbehet neper pjata ose tasa .
Dhe ketu cdonjeri sipas deshires i hedh pak vaj ulliri nje cope djath te bardhe apo kackavall dhe nje kokerrr qepe te gjalle , shoqerohet me raki ose vere te kuqe.

Ju befte mire dhe kush ka deshir ta provoj te vij tek une se i kam akoma nja dy grushta terhan per ket dimer.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
GUZHINE - JEPNI MENDIME PER RECETA USHQIMIT, Posted 05 Nëntor 2009, 14:12
Na sjellni receta ushqimit per stinen e vjeshtes! :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 05 Dhjetor 2020, 04:51
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari