Te njihemi me njeri-tjetrin dhe te shohim qe se si nepermjet fjaleve transmetohet karakteri dhe personaliteti jone shoqerise virtuale qe kemi krijuar mbas nje monitori pc por dhe mund te shnderrohet ne realitet.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
FUNDI I BOTES ME 2060 - HEBREJ ISAK NJUTON
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FUNDI I BOTES ME 2060 - HEBREJ ISAK NJUTON, Posted 24 Gusht 2009, 10:11
Apokalipsi i botës, sipas Isak Njutonit

Imazh

Shkencëtari i madh britaniko-hebre ka llogaritur matematikisht kohën se kur do të vijë fundi i botës. “Jo më parë se viti 2060”, - shkruan ai, në një dokument të rrallë, të fshehur ndër shekuj. Një dorëshkrim treqindvjeçar i Isak Njutonit, i cili kalkulon datën ekzakte të apokalipsit, duke analizuar dimensionet a tempullit antik të Jerusalemit dhe duke interpretuar pjesë nga Bibla, u zbulua për herë të parë, pas një fshehjeje disashekullore. Ky dokument është një ndër pjesët e panjohura të shkencëtarit të madh, pasi tregon pjesën e tij mistike dhe fetare, pak të njohur deri më sot. Isak Njutoni, i cili vdiq 280 vite më parë, është një ndër personalitetet e shkencës që ka vendosur bazat e fizikës, matematikës, astronomisë dhe optikës moderne. Por, në zbulimin e ri në Jerusalem, ai duket si një shkencëtar i thellë i teologjisë, i cili pati kohë të shkruante edhe për ligjin hebraik, duke përdorur madje edhe shprehje në hebraisht. Dokumenti, i cili ishte blerë nga një studiues hebre, në një ankand në Londër, në vitin 1936, ishte ruajtur i fshehtë për shekuj, e më pas iu dhurua Bibliotekës Kombëtare të Izraelit, ku qëndroi prej vitit 1969, derisa doli në publik. Për dekada me radhë, ky dokument ekzistonte vetëm për një numër të kufizuar studiuesish dhe nuk ishte publikuar asnjëherë. Në një prej dorëshkrimeve të viteve të para të shekullit të 18-të, Njutoni përdori librin e Danielit, për të llogaritur ditën e apokalipsit, duke arritur në përfundimin se bota do të përfundojë jo më shpejt se në vitin 2060. “Mund të përfundojë më vonë, por nuk shoh asnjë arsye pse të përfundojë më shpejt”, - shkruante Njutoni. Megjithatë, ai shtoi: “Këtë nuk e them për të vendosur ditën ekzakte të fundit të botës, por për të ndaluar pasojat e rrëmbyeshme të njerëzve, të cilët parashikojnë çastin e fundit, duke i bërë profetësitë e tyre qesharake, pasi këto parashikime dështojnë”. Në një tjetër dokument, Njutoni interpreton profetësitë biblike, të cilat, sipas tij, thonë se hebrenjtë do të rikthehen në Tokën e Shenjtë përpara se bota të përfundojë. Në fund të ditëve “do të shohim rrënojat e kombit të dobësuar, përfundimin e lotëve dhe problemeve, rikthimin e robërisë herreje dhe ngritjen e tyre në mbretërinë e lulëzueshme dhe të gjithëkohshme”, - parashikoi ai. Dokumenti përmban gjithashtu një traktat për praktikat ditore në tempullin hebre në Jerusalem. Në këtë dorëshkrim, Njutoni flet për dimensionin ekzakt të tempullit (planimetria e saj pasqyron formimin e botës, thotë ai) dhe e vizatoi tempullin antik. Në një tjetër letër, përmbahen fjalë në hebraisht, ku ekziston edhe një fjali e marrë nga një libër lutjesh herreje. Jemima Ben-Menahem, një prej kuratorëve të ekspozitës, thotë se këto dokumente tregojnë besimin e Njutonit se informacionet dhe njohuria e rëndësishme fshihet në tekstet antike. “Ai besonte se zgjuarsia në botë nuk u zhduk. Ai mendonte se zgjuarsia u kodua, dhe se, duke studiuar gjëra si dimensioni i tempullit, ai mund ta çkodonte atë”, - tha Ben-Menahem. Sipas tij, dokumentet e Njutonit hedhin poshtë idenë se shkenca është tërësisht kundër fesë. “Këto dokumente tregojnë një shkencëtar të udhëhequr nga bindje fetare dhe nga dëshira për të parë veprimin e Zotit në tokë”, - tha ai. Një dokument më prozaik tregon për llogaritjet që Njutoni bënte për të ardhurat e tij, ndërkohë në këtë koleksion është edhe një letër e vitit 1940, nga Albert Ajnshtajn, drejtuar pronarit të dokumenteve të Njutonit. Ajnshtajni shkruante se “shkrimet fetare të Njutonit japin një tërësi informacioni dhe ndryshim të vazhdueshëm, që na jep pamjen më interesante të laboratorit mendor të këtij mendimtari unik” 20 August 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FUNDI I BOTES ME 2060 - HEBREJ ISAK NJUTON, Posted 24 Gusht 2009, 10:15
Hebrei Isak Njutoni ka zbuluar kapakun e arkivolit te njerezimit ne 2060.
Prandaj beni mire njer-tjetrit, qe kur te takohemi aty poshte te mos shkojme ne ferr, por te pushojme te qete kockat tona. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 608
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Re: FUNDI I BOTES ME 2060 - HEBREJ ISAK NJUTON, Posted 25 Gusht 2009, 10:38
Sbesoj ne keto gjera , sa te egzistoje dielli do egzistoje dhe jeta.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 05 Dhjetor 2020, 04:49
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari