Te njihemi me njeri-tjetrin dhe te shohim qe se si nepermjet fjaleve transmetohet karakteri dhe personaliteti jone shoqerise virtuale qe kemi krijuar mbas nje monitori pc por dhe mund te shnderrohet ne realitet.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
SI MUNDET NJE VAJZE TE VRASE 30 MESHKUJ?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SI MUNDET NJE VAJZE TE VRASE 30 MESHKUJ?, Posted 24 Gusht 2009, 09:55
Zbulohet 17-vjeçarja - vrau 30 burra

Tronditje ka pësuar policia braziliane ndërsa para tyre është shfaqur vrasësja më e egër e kohëve të fundit. Një adoleshente cilësohet vrasëse seriale. Për parà, për hakmarrje apo edhe për të vënë drejtësinë në vend, kur e ngacmonin, ishin shkaqet kryesore që e detyruan një 17-vjeçare të vriste jo pak, por 30 burra. Sipas gazetës “The Sun”, vajza ishte 15 vjeç kur kreu vrasjen e parë. Me një thikë, ajo vrau një burrë dhe, po me të njëjtën thikë, për dy vite radhazi do të vriste edhe 29 burra të tjerë. Ajo që e ka çuditur policinë nuk ka qenë vetëm mosha e mitur e vajzës, e cila nuk e pengonte atë për të vrarë burra, por mënyra e fshehtë dhe manipulimi i provave prej saj, që nuk e çonin asnjëherë në polici. Ajo u zbulua pak ditë më parë, pasi u arrestua gjatë një rrahjeje në një rrugë në San Paolo. Më tej, para hetuesve ajo tregoi detaje, duke qeshur për krimet që kishte kryer. Një burrë kishte mbetur viktimë e të miturës, vetëm nga një rast fare banal. Ai i derdhi asaj gotën e uiskit në fytyrë dhe, për këtë, e pagoi pak kohë më vonë me disa thika në trup. Vajza nuk harronte apo falte lehtë; gjithçka e saj ishte thika, me të cilën vinte drejtësinë në vend. Mësohet se para hetuesve ajo deklaroi se krimet do t’i rrëfente pa mbushur 18 vjeç, me qëllim që të gjykohej si e mitur. Detektivët e tronditur thanë se kjo vajzë, madje qeshte, kur ua numëronte atyre viktimat e saj. Policia frikësohet se vajza është “njëra prej vrasësve serialë më produktivë mes adoleshentëve”.” Nuk kam mjaft guxim për të mbajtur revole, por thikën mund ta mbaj. E pranoj se, këtë mendova ta bëj para se t’i mbush 18 vjeç, që mos ta mërzis familjen”, - ka deklaruar adoleshentja, e cila i vrau viktimat me të njëjtën thikë. Ndërsa ishte mburrur për rastin e burrit që e vrau, se i kishte derdhur uiskin në fytyrë.
20 August 2009
libertas
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 609
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Re: SI MUNDET NJE VAJZE TE VRASE 30 MESHKUJ?, Posted 25 Gusht 2009, 08:56
E semure psikike , zoti na ruajt.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 08:27
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari