Laert,
Me m'fal per vonesen, por as kam ken me pushime, as i smur teper, as s'e kam lan per mendje t'madhe. Por s'po m'punon Interneti pse kam problem me Proletarin. Gjithsesi jam alergjik prej ksaj fjale
Persa i perket integrimit, jena ma t'fort't n'Europ, se na ka msu komunizmi me u pershtat ne çdo situat. Na ka ba nji fis me plastelinen
E vertet qe integrohemi shpejt, por s'duhet me ken shum n'prani t'shqiptarve, se vesi i vjeter vjen prap. S'e di a e ke vu re por 'ne' shqiptart e jashtem, integrohemi, apo ma mir ri-integrohemi shpejt kur kthehna n'Shqipni, 'simas venit edhe kuvendi'. Bahna nervoz, xajm neperfjal, shesim mend, e harrojm edhe gjanat ma elementare t'edukates, kur ktehena anej.
Kujdes se s'po i shti te tan n'nji thes : une psh baj perjashtim
