Te njihemi me njeri-tjetrin dhe te shohim qe se si nepermjet fjaleve transmetohet karakteri dhe personaliteti jone shoqerise virtuale qe kemi krijuar mbas nje monitori pc por dhe mund te shnderrohet ne realitet.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 13 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
A DIJNE DJEMTË - BURRAT TË DASHUROJNË FEMRËN?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A DIJNË DJEMTË-BURRAT TË DASHUROJNE FEMRËN?Imazh

Gjithshka shkon e vjen vecse DASHURIA nuk vdes. Rron dhe triumfon.
Të gjesh rrugen per te Dashuria duhet mund dhe mencuri. Jooo!
Mendoj se lypset NDIJESI!
E me ndijesi të nenkuptojme Ndjesi te orientuar jo nga instikti refleksiv, por te prire nga aresyetimi kuptimplote i asaj qe deshiron ta ''roberosh''......
Jane nje vargmal me citate, thenie, sentenca per Dashurine nga cdo njeri si i vogel apo i madh. Mrekulli esht se DASHURIA nuk njeh moshë.
Tmerr esht kur ndonje i ri apo e re shprehet se i kane perenduar ndjenjat e Dashurise plakut a plakes.
Si duket nuk e kane te qarte se ngaterrojne Dashurine me Seksin. Dashuria nuk matet me kellqet e forta apo te dobta. Sa mundet mashkulli te kryej marredhenie seksuale me femren ne moshe te vjeter,......? Edhe nje plake ndjen ne damaret e trupit protonet e Dashurise.Dashuria eshte nje kozmos, apo me mire nje GALAKTIKE. por une dua te vecoj ne nje delta ne kete GALAKTIKE. Dashuria eshte e shumeperfshireshme, por e kam fjalen te Dashuria midis vajzes dhe djalit, midis plakut dhe plakes.
DASHIRA ESHTE GATI-GATI NJE SOJ TIRANIE NDJENJASH QE PUSHTON NJERIUN QE E KA SERIOZISHT.
Prandaj Dashuria eshte me fatlumja per Njeriun. Me Dashuri ndertohet Familja, bota, nje shtete, nje qytet, nje kopesht, nje ender, i pushtohet zemra nje vashe.
DASHURONI SE PREJ DASHURISE NUK KA PLEQERI, TE MBAN ME TE VERTETE TE RI SI PSIQIKISHTE ASHTU DHE NE FIZIONOMI!
DASHURIA ME INTERES JU PLAKE PARA KOHET SEPSE NUK BLEHET DASHURIA AS ME NJE MILIARD AS ME PASURINE E BOTES. :flm
Me dashuri lind dhe me Dashuri vdese Njeriu.

Une do ta perkufizoja thjeshte Dashurine midis femres dhe mashkullit edhe pse eshte nje Universe me dy fjale:

DASHURIA ESHTE TE DISH TE KUPTOSH BOTEN E FEMRES'' Laert :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Drejtues

Poste: 91
Antarësuar: 01 Korrik 2009, 23:01
Dijn, si s'dijn. E kan ba biles edhe profesion ket pun :) Kan ken burrat ata qe ma t'part i kan knu dashnis, qe kan luftu per te, e biles edhe Adamit (rahmetlia) Edeni ju duk i merzitshem pa gru :kiss?: Mos t'kishim dit me i dasht femnat ato do ishin hakmarr e s'do na kishin lind ne (ose asht kjo hakmarrja e tyne e ne si gjithmon s'kena kuptu hala :) ). E per me e mbyll me nji fjal shprese t'nji shkrimtari rus t'cilit ia kam harru emnin :"S'ka femen qe thote jo, por ka mashkull qe s'din" :(
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
E vertet eshte thenia e atij rusit.
Do t'me falni per kete shprehje, por me duket shume e papranueshme, por mire eshte qe te tregohen edhe thenie kontrapetale.
Ndersa une do shkoje metej, ndoshta ne ekstremitet prej nje thenie: ''Ai burre qe ndahet prej gruas, pra nuk eshte ne gjendje te mbaje nje grua, do ta kisha bere sapun per kafshet'' Adolf HitlerImazh
Adolfi e vleresonte femren si nje qenie shume te mencme, edhe diplomate ne kuptimin jo te keq te fjales.
Eshte shume veshtire per mashkullin thoshte Adolfi, qe te dish te sillesh me femren qe e dashuron dhe jeton me te. Femra eshte nje specie shume delikate jo vetem nga fiziku, por kryesisht per nga ndijesia e e saj ndaj botes se burrit dhe botes qe e rrethon.
Per te femra nuk eshte vetem nje konstrukte fin - delikat, por eshte nje Arkitekture e komplikuar ne boten e saj te brendeshme.
Duhet nje zgjuarsi nga ana e mashkullit, qe te dije te depertoje ne universin e saj brilante.
Prandaj e vleresonte Hitleri kaq shume femren dhe shkonte deri ne ekstremitet per ata mashkuj qe lozin me ket univers ndjenjash, duke u divorcuar per faj vetem te mashkullit.
JU LUTEMI LEXUESA MOS ME MERRNI PER NJE SIMPATIZANT TE ADOLF HITLERIT SE DO TE POSHTEROHESHA SHUME MORALISHTE!
Njeriu ne jete duhet te jete per cilindo personazh apo protagoniste objektive ne qendrimet kritike sidomos para publikut. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 137
Antarësuar: 29 Janar 2009, 21:45
sigurisht qe po...sintomat e dashurise i kane dhe ata ...ashtu si ne kane ate anfetaminen natyrale qe prodhohet ne qendren emozionale te trurit qe dergon parreshtur impulse nervoze nga nje neuron ne tjetrin ..nete pa gjume...pulsacionet e zemres arrinje ne nivele te pakontrolllueshme sa here qe bie telefoni dhe ne dislplayn e tij lexon emrin e saj... magjepset para pc..se dhe enderrpon me sy hapur..deshira per te fjetur me tingellimin e zerit te saj...dhe te zgjohej po me ate muzike...etj etj......dashurojme ndryshe kete po...jo si aspekte emotive por ne perditshmerine e tyre ndaj pyetja mund te jete...meshkujt dashurojne per shume kohe...,pa skadenca si prodhimet e supermerkatit...poooooooooooo nese gjen personin e duhur...ate me te cilen arrin nje ekuiliber perfekt midis atraktivitet fizik mental dhe dashurise si njdenje e paster ...te gjitha klishete ...qe mashkulli eshte egoist...qe arsyeton me nje organ dhe ne kete rast nuk eshte zemra...mashkulli femije i perjetshem...jo kjo nuk zhduket kurre.. :( , me testosteronin ne 1000 as kjo nuk zhduket :dru: por mesojne ta mbajne nen kontroll..........te gjitha keto ide te amballazhuara konfiskohen...sdq mashkulli dashuron dhe di te qendroj prane nje femre ne dite me diell dhe ne ato te errreta..por dhe sjellja e mashkullit ne rrjedhen e jetes s etij sentiemntale eshte e lidhur ngushte me sistemin e vlerave qe kane...dhe cdo gje futet ne nje kuader edukativ dhe kulturor...
OSARE SEMPRE
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Gjirokastër, e lë e dashura, vret veten me pushkë i riu

Klodijan Alushi, gjendet i vetëvrarë në një shtëpi të braktisur
Një histori dashurie e lënë përgjysmë, ka shtyrë në vetëvrasje një të ri. Klodijan Alushi, 22 vjeç, nga fshati Belishovë Fier, i ka dhënë fund jetës në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, por trupi i tij është ekzaminuar nga grupi hetimor mëngjesin e të hënës. Një plumb pushke model 20, i ka shpuar zemrën të riut 22 vjeçar tej e përtej, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Kjo është vërtetuar nga veprimet e kryera në morgun e spitalit të Gjirokastrës, disa orë pas ngjarjes tragjike. I pari që e ka gjetur viktimën e pajetë, ka qenë një banor i fshatit Shtëpëz aty ku ndodhi vetëvrasja e radhës në Qarkun e Gjirokastrës. Banori, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia lokale, ka qenë i pari që ka parë të riun përtokë së bashku me pushkën që i kishte rrëshqitur nga dora e majtë. Menjëherë ai ka dhënë alarmin duke u mbledhur në shtëpinë e braktisur, forca policie. Në vendngjarje shkuan forcat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër si dhe Grupi hetimor. Pasi u kryen veprimet e para hetimore, kufoma u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Gjirokastrës për t’iu nënshtruar veprimeve të mëtejshme eksperto-mjeko-ligjore, ndërsa vendi i ngjarjes u mbajt nën vëzhgim nga forcat e policisë deri në orën 06:00 të ditës së djeshme, pasi nuk mund të kryheshin veprime për shkak të errësirës. Policia ka pohuar se armën e zjarrit i riu nga Fieri, e kishte gjetur në shtëpinë ku banonte prej disa kohësh dhe ajo ka qenë në gjendje të mirë e ruajtur dhe e vajisur nga vetë viktima. Duket se depresioni, ka qenë shkaku i ndërmarrjes së këtij akti kaq sublim për të riun, i cili shpresat për një jetë të paqtë i kishte varur tek një “po” e vajzës misterioze nga fshati Picar të cilën e dëshironte t’a kishte shoqe për tërë jetën.

Njohja e viktimës me vajzën sipas një burimi tepër të besueshëm nga fshati Shtëpëz, ishte e hershme pasi dhe vendqëndrimi i Klodijan Alushit në këtë zonë datonte prej vitit 2004. “Ai, të vetmen punë që kryente e bënte me ndershmëri dhe kurrë nuk kishte përcjellë vese të këqija”, pohon për gazetën “SOT” L.S., nga fshati Shtëpëz, duke vazhduar më tej se kullotja e bagëtisë me të cilin ai merrej, ishte burim i vetëm i mbijetesës dhe sigurimit të bukës së gojës për të dhe familjen e tij në Belishovë të Fierit. I riu punonte me periudha të caktuara në fshatin Shtëpëz, 8 km në veri të Gjirokastrës, në varësi të punës që kishte dhe gjatë pesë muajve të fundit ku ai ndodhej, nuk kishte treguar aspak shenja depresioni. Duket se ndërprerja e një lidhje në mënyrë të parakohshme dhe të njëanshme në të njëjtën kohë nga vajza me të cilën kishte rënë në dashuri, ka qenë e papërballueshme për të riun. Policia nuk ka gjetur ndonjë letër apo gjurmë të tilla për të verifikuar nëse ka qenë kjo arsyeja e vetme. Nga seancat pyetësore të zhvilluara tek njerëzit që e njihnin më mirë viktimën, u zbulua se vetëvrasja ka ardhur për ndërprerje të njëanshme të relacioneve sentimentale nga ana e vajzës nga fshati Picar. Vrasja e djeshme e çon në katër numrin e viktimave të vetëvrara në Qarkun e Gjirokastrës, ku i pari që çeli serinë e tyre ishte një i ri nga Përmeti, i cili u var në degën e mollës, pasi familja e tij refuzonte që ai të martohej me një vajzë nga fshati Salari i Tepelenës.

AGJENSIA E LAJMEVE ''SOT''
18 GUSHT 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Megjithemend qe eshte akt tragjik i dhimbshem i djaloshit te dashuruar prej Belishoves se Fierit.
Veshtire mundem te vleresoj ket akt sublim te vetflijimit per nje vashe te viktimes 22 vjecar!
Sipas mendjes time une e quaj Idealiste ne Dashuri djaloshin. Ku me i gjet kesi djemshe kaq te vendosur qe nuk pranojne asnje koncesione me vendimet per jeten, per dashurine.
Dashuria te ky djale qenka mberthyer ne tere qelizat e ndjesise se Dashurise dhe sipas te dhenave e paska lene vajza prej Picarit.
DASHURIA E VERTETE KA CMIMIN E VET!
JA QE KA DJEM QE DIJNE TE DASHUROJNE!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 609
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Njerzit qe vetvriten per dashurine jane njerez me karrakter te dobet.Ne jete perjetojme shume dashuri.
Burrat dine te dashurojne me organin sexual.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 384
Antarësuar: 28 Janar 2009, 22:11
Kisha menu se epoka e Romeove kishte perendu, por po ndrroj menje tashi qe pashe qe ekzistojn ende Romeot me shpirt te paster.

Edhe pse asht zgjidhje fatale, qe ky i riu i paska dhan problemit te lidhjes te tij, me impresionon fakti qe asht perpjek me mbajt dashnin ne piedestal, me cdo lloj cmimi.


P.S Ti ksanth shum pesimiste, se je e zhgenjyme ti ne jet, nuk do te thot qe jan tan.
Me causa sensacion
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 609
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Kristela , ksanthi nuk eshte aspak e zhgenjyer sepse ate qe dashurova me shpirt e kam prane .Makar te jene te gjitha ciftet si ne te dy.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Drejtues

Poste: 91
Antarësuar: 01 Korrik 2009, 23:01
Laert, ai sapuni a asht sapun 15 leksh apo Lux se s'asht e njajta gja :)

O Ksanthi pse i shtin te tan burrat ne nji thes, pse s'e besoj qe per ty Henri ban pjes te ata qe dashurojn me organin seksual. E do t'ket edhe t'tjer ma merr mendja se s'besoj te jet i vetmi

"Se dashuria fillon me ty dhe me ty mbaron" Vetflijimi asht gjaja ma e nalte per nierin dhe prej altarit t'dashnis tymi i dalun do ti ket pelqy zotit. Gjynah per kte vajzen qe s'paska dit me dasht... e ishalla e njeh edhe ajo nji dit dashnin. Gjithmon me ka ba pershtypje se si nieri mundet me e marr mrapsht dashnin.
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 13 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 3 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 08:41
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari