Shkarkim per zyrtaret me sherbetore te padeklaruar
Ndeshkim te rrepte per ata zyrtare, qe mbajne punonjes shtepiake te padeklaruar. Qeveria vendosi dje te ndryshoje ligjin per "Konfliktin e interesave", duke parashikuar masen deri ne shkarkim nga detyra, per te gjithe ata zyrtare qe nuk deklarojne punonjesit qe kane ne shtepine e tyre. "Zyrtari qe mban punonjes shtepiak te padeklaruar, do te largohet menjehere nga detyra per fshehje te papranueshme dhe trajtim skllaveror te nje individi", u shprehe ne mbledhjen e qeverise, kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, afati per t'i regjistruar keta punonjes, do te jete data 1 shtator. Pas kesaj date, ata qe nuk i regjistron punonjesit, nuk do te qendroje me ne administrate, pasi do te konsiderohet jo fshehje pasurie, por edhe me rende se kaq, duke perbere konfliktin me madhor te interesit. "Ne rast se ata nuk i deklarojne punonjesit shtepiake, atehere do te perpunohet moduli. Duhet ta harrojme se ka ndonje asket midis tyre qe t'i beje te gjitha punet e shtepise. Moduli do te thote qe ata, me deklarim apo anonimat, do ta paguajne punonjesin. Ne iu bejme thirrje t'i deklarojne", beri thirrje kryeministri. Ai sqaroi se per keta punonjes, eshte vendosur pagesa me minimale dhe qeveria nuk ka asnje synim tjeter pervec aspektit strikt humanitar. Sipas kryeministrit, nuk duhet lejuar qe punonjesit shtepiake te rrine pa nje kontribut per pensionin, ne nje kohe kur ne kemi percaktuar per kontributin shumen me minimale, 80 apo 100 mije leke ne vit. "Nuk mund te mos tregosh ndaj tyre ndjenjat njerezore, t'i kesh si pjesetare te familjes dhe te mos u paguash asnje kontribut per sigurime shoqerore minimale dhe t'u shprehesh nje respekt njerezor. Ndaj, ndersa per zyrtaret, ne rast se nuk do t'i regjistrojne punonjesit e tyre, kjo do te thote humbje e detyres, per jo zyrtaret, biznesmenet, do te jete moduli qe do t'ua percaktoje se e kane dhe ne rast se nuk duan ta deklarojne kete",vijoi Berisha. Ai akuzoi se eshte pashpirtesi e vertete te mbash ne te zeze ne shtepi dike qe te ndihmon dhe rrite femijen, te mbane shtepine.
Ndeshkimi
Zyrtaret e larte te shtetit, do te rrezikojne pas 1 shtatorit vendin e punes, ne rast se nuk deklarojne punonjesit e tyre shtepiake, ne menyre qe edhe ata te perfitojne kontribute per pensione. Masa ndeshkimore do te percaktohet ne ligjin per "Konfliktin e interesave".
Lista e punonjesve shtepiake
1. Sherbetoret -sanitaret
2. Kopshtaret e thjeshte
3. Truprojat per kryefamiljarin
4. Rojet e shtepise
5. Kujdestaret per pleqte
6. Shoferet personale
E Enjte, 13 Gusht 2009
Rozeta Rapushi