Te njihemi me njeri-tjetrin dhe te shohim qe se si nepermjet fjaleve transmetohet karakteri dhe personaliteti jone shoqerise virtuale qe kemi krijuar mbas nje monitori pc por dhe mund te shnderrohet ne realitet.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
HAPAT E PARA TE SKLLEVERVE TE RINJE SHQIPTARE
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
HAPAT E PARA TE SKLLEVERVE TE RINJE SHQIPTARE, Posted 14 Gusht 2009, 01:15
Shkarkim per zyrtaret me sherbetore te padeklaruar

Ndeshkim te rrepte per ata zyrtare, qe mbajne punonjes shtepiake te padeklaruar. Qeveria vendosi dje te ndryshoje ligjin per "Konfliktin e interesave", duke parashikuar masen deri ne shkarkim nga detyra, per te gjithe ata zyrtare qe nuk deklarojne punonjesit qe kane ne shtepine e tyre. "Zyrtari qe mban punonjes shtepiak te padeklaruar, do te largohet menjehere nga detyra per fshehje te papranueshme dhe trajtim skllaveror te nje individi", u shprehe ne mbledhjen e qeverise, kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, afati per t'i regjistruar keta punonjes, do te jete data 1 shtator. Pas kesaj date, ata qe nuk i regjistron punonjesit, nuk do te qendroje me ne administrate, pasi do te konsiderohet jo fshehje pasurie, por edhe me rende se kaq, duke perbere konfliktin me madhor te interesit. "Ne rast se ata nuk i deklarojne punonjesit shtepiake, atehere do te perpunohet moduli. Duhet ta harrojme se ka ndonje asket midis tyre qe t'i beje te gjitha punet e shtepise. Moduli do te thote qe ata, me deklarim apo anonimat, do ta paguajne punonjesin. Ne iu bejme thirrje t'i deklarojne", beri thirrje kryeministri. Ai sqaroi se per keta punonjes, eshte vendosur pagesa me minimale dhe qeveria nuk ka asnje synim tjeter pervec aspektit strikt humanitar. Sipas kryeministrit, nuk duhet lejuar qe punonjesit shtepiake te rrine pa nje kontribut per pensionin, ne nje kohe kur ne kemi percaktuar per kontributin shumen me minimale, 80 apo 100 mije leke ne vit. "Nuk mund te mos tregosh ndaj tyre ndjenjat njerezore, t'i kesh si pjesetare te familjes dhe te mos u paguash asnje kontribut per sigurime shoqerore minimale dhe t'u shprehesh nje respekt njerezor. Ndaj, ndersa per zyrtaret, ne rast se nuk do t'i regjistrojne punonjesit e tyre, kjo do te thote humbje e detyres, per jo zyrtaret, biznesmenet, do te jete moduli qe do t'ua percaktoje se e kane dhe ne rast se nuk duan ta deklarojne kete",vijoi Berisha. Ai akuzoi se eshte pashpirtesi e vertete te mbash ne te zeze ne shtepi dike qe te ndihmon dhe rrite femijen, te mbane shtepine.



Ndeshkimi

Zyrtaret e larte te shtetit, do te rrezikojne pas 1 shtatorit vendin e punes, ne rast se nuk deklarojne punonjesit e tyre shtepiake, ne menyre qe edhe ata te perfitojne kontribute per pensione. Masa ndeshkimore do te percaktohet ne ligjin per "Konfliktin e interesave".



Lista e punonjesve shtepiake



1. Sherbetoret -sanitaret

2. Kopshtaret e thjeshte

3. Truprojat per kryefamiljarin

4. Rojet e shtepise

5. Kujdestaret per pleqte

6. Shoferet personale

E Enjte, 13 Gusht 2009

Rozeta Rapushi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
HAPAT E PARA TE SKLLEVERVE TE RINJE SHQIPTARE, Posted 14 Gusht 2009, 01:22
Siti i jone nuk e pranon sikurse cdo mendje e shendoshe rivendisjen e sistemit skllaveror ne Shqiperi me emra te kamufluar. Kete hape te vonuar te kryeministrit Berisha e vleresoj shume, pasi synon te ndeshkoji rende perfaqesuesit e administrates e te biznesit qe mbjane shqiptare si skllever, papaga dhe pa mbeshtetjen e ligjit. Nese do te vazhdonte te mbyllte syte para ketij fenomenit amoral te njeriut - qeveria dhe shoqata gjoja e te drejtave civile te qytetarit do te te masivizohej ne ushtri sklleverish. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
HAPAT E PARA TE SKLLEVERVE TE RINJE SHQIPTARE, Posted 14 Gusht 2009, 01:27
"Borgjezet, trojet me cmim tregu"


Te gjithe ata persona qe kane nje vile ne zonen bregdetare ne fshatra turistike, do te duhet te blejne siperfaqen e truallit ku e kane ndertuar, me cmimet e tregut. Kryeministri Sali Berisha, paralajmeroi ne mbledhjen e djeshme te qeverise, detyrimin qe keta shtetas do te kene se shpejti per te paguar truallin ku kane ndertuar me cmimet reale te tregut, nese vertete kerkojne ta shijojne pronen e tyre. Kreu i ekzekutivit tha se nuk mund te behet fjale per legalizim te fshatrave ne zonat turistike, por pagese me vleren reale te tregut, per cdo meter siperfaqeje. "Borgjezia e re duhet qe ne menyre perfundimtare te bleje me cmim tregu, token qe vilat e tyre kane zene ne fshatrat turistike dhe keto fonde, kalojne per pronaret. Ne kete menyre, ata do t'i gezojne edhe me shume shtepite e tyre te fundjavave", u shprehe kryeministri para kabinetit qeveritar. Sipas tij, statusi i fshatrave turistike eshte nje problem i nderlikuar gjate rruges, por tani do t'i jepet pergjigje perfundimtare ne interes te dyanshem, te atyre qe i posedojne shtepite dhe te pronareve, sepse te gjitha fondet do te kalojne per pronaret. "Statusi i tyre nuk lejon qe te perdoren praktikat e legalizimit per to, pasi kemi te bejme realisht me ate qe une e quaj "borgjezi e re", por qe ne fakt, nuk ka ndermend ta deklaroje veten te tille asnjehere, gje te cilen une personalisht nuk arrij ta kuptoj. Ky vend kaloi ne shekullin e ri dhe ende nuk ka dale dikush e te thote, une jam borgjez, madje edhe miliarder po te jete", tha kryeministri. Ndaj e gjithe kjo kategori sipas kreut te ekzekutivit, do te duhet te paguaje me cmimet e tregut, vilen e blere ne fshatrat turistike, ne te gjithe territorin e vendit. Sipas kryeministrit Berisha, nuk mund te lejohet, qe pronaret e ndertimeve ne zonat turistike, ne ato te quajtura fshatra turistike, te legalizojne ndertimet e tyre me cmimet lehtesuese qe jane percaktuar per zonat informale. Te gjithe keta, do te paguajne cdo meter katror siperfaqe te zene nga ndertimi i vilave te tyre, me cmimet e tregut. Kur dihet qe cmimet e tokave ne zonat turistike per meter katror, jane me te kripurat nga te gjitha tokat e tjera, si truall apo toka bujqesore ne zona te tjera. Nje nderhyrje e tille ligjore pritet te behet shume shpejt nga qeveria. Ashtu sic parashikohet edhe ne ligjin per legalizimin e zonave informale, parate qe do te mblidhen nga ky sanksion ligjor, pra pagesa e siperfaqeve te fshatrave turistike me cmimet e tregut, do te shkoje per kompensimin financiar te pronareve te ligjshem te tokave. Ne ligjin per legalizimet, percaktohet qe masa 80% e fondeve te mbledhura i shkon pronareve te tokes, te cilet presin demshperblimin financiar nga shteti per token e zene.

Pagesa

Qytetaret qe kane vila ne fshatra turistike, do te paguajne cdo meter katror te siperfaqes se ambientit, me cmimet e tregut. Kerkesa per pagimin e truallit, u be dje nje mbledhjen e qeverise nga kryeministri Sali Berisha.

Legalizimet, mbyllen pas dy muajsh

Procesi i legalizimit te ndertimeve pa leje, pritet te mbyllet perfundimisht ne muajin tetor. Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit te Zonave Informale, eshte duke vijuar punen me pritjen e dokumenteve nga banoret dhe dhenien ne dore, te tapive te legalizimit. Drejtuesit e kesaj agjencie, u shprehen dite me pare, se procesi do te perfundoje ne tetor. Por ashtu sic edhe tha kryeministri Sali Berisha, ne mbledhjen e qeverise, vilat e ndertuara ne fshatrat turistike nuk bejne pjese ne kete proces. Ato do te paguajne truallin me cmimin e tregut. E perbashketa eshte se fondi do te shkoje per kompensimin e pronareve te ligjshem te tokave, qe presin kompensim ne vlere monetare per token e tyre te zene, nga fondet e buxhetit te shtetit. Sipas te dhenave te marra nga ALUIZNI, ne zyrat e kesaj agjencie jepen cdo dite rreth 40 mije tapi, per shtepite dhe ndertimet e bera nga banoret ne zona informale.
E Enjte, 13 Gusht 2009
Rozeta Rapushi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 4 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 08:29
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari