Te njihemi me njeri-tjetrin dhe te shohim qe se si nepermjet fjaleve transmetohet karakteri dhe personaliteti jone shoqerise virtuale qe kemi krijuar mbas nje monitori pc por dhe mund te shnderrohet ne realitet.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
TOKA I MERRET KUSH NUK E PUNON - LIGJ I RI
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
TOKA I MERRET KUSH NUK E PUNON - LIGJ I RI, Posted 09 Gusht 2009, 09:20
Qeveria: I merret toka kujt s'e punon.

Banorët: Do nxiten konflikte

Qeveria po përgatit një projekt-ligj, i cili parashikon sanksione për të gjithë pronarët e tokave që i kanë lënë ato djerrë. Ligji, i cili do të hartohet brenda këtij muaji nga ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë dhe do të shkojë për miratim në qeveri. Efektet e tij do të shtrihen tek të gjithë fermerët që kanë përfituar toka nga ligji 7501.

Kjo u bë publike dje nga kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë. Sipas tij, shteti do të mbajë qëndrim ndaj tokës së papunuar dhe se ajo është një dëm i rëndë i interesit publik për vendin.

Kryeministri tha se Shqipëria është një vend me pak tokë, pasi zonat malore zënë 2/3 e territorit. Kreu i ekzekutivit tha se megjithëse ka zona të mbjella në çdo centimetër katrorë, në shumë të tjera në ultësirën bregdetare dhe jo vetëm aty, ka mijëra hektarë që nuk punohen.
"Këtë tokë e kemi ndarë me ligjin 7501, një ligj që është bazuar në parimin 'toka atij që e punon' dhe 'atij që jeton aty'. Unë nuk them se do t'i marrim tokën atij që ia kemi dhënë me ligj e do t'ia japin dikujt tjetër, por kjo tokë do të kalojë në fondin e komunës dhe mbi bazën e ligjit do të jetë i detyruar ta japë me të dhjetë."- tha kryeministri.

Sipas tij, duke kaluar në fondin e komunës, kjo e fundit do të ketë të drejtë t'ia japë dikujt tjetër për ta shfrytëzuar dhe pronarit, që i ka kthyer shpinën tokës, t'i paguajë të dhjetën, pasi nuk mund të lihet as edhe një metër katror tokë të papunuar në vend.

"Ligji do të përcaktojë të gjitha procedurat e dhënies me të dhjetë të tokës, të cilat do të jenë transparente, jo me letra xhepi, por me opsion të hapur dhe me projekte.

E përsëris kemi shumë pak tokë. Mbi gjysmë milioni qytetarë shqiptarë jetojnë me një sipërfaqe toke për frymë jashtëzakonisht të papërfillshme. Nëse shkoni në Kurvelesh apo Mirditë do të shihni sesa tokë për frymë ka. Ndërkohë që ka fusha të tëra që rrinë djerrë. Kjo do të marrë fund",- tha Berisha.

Ai e konsideroi mëkat lënien e tokës djerrë në ultësirën perëndimore. "Ndërkohë që, nëse shikoni në kodrat midis Peqinit dhe Kavajës, do të mahniteni, sesi në majë të saj kanë punuar një parcelë edhe pse në dimensione jo të mëdha.

Po ashtu në Kuç, Progonat jetojnë me mikroparcela, në një kohë kur qindra e mijëra hektarë tokë rrinë të papunuara". Ai tha se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për të luftuar varfërinë dhe varfëria më ekstreme sot është në zonat malore.


Projekti

Kalimi i tokës nga pronari tek ai që do ta punojë, duket i vështirë të gjejë zbatim. Disa fermerë shprehen skeptikë për metodën e gjetur për nxitjen e punimit të tokave në vend. Sipas tyre, kalimi i tokës në fondin e komunës dhe mënyrat e përzgjedhjes të kandidatëve për punimin e saj mund të sjellë konflikte mes palëve.

Ndërsa specialistët e bujqësisë thonë se një metodë për nxitjen e punimit mund të jetë taksimi i tokave djerrë. Në shumë zona të Shqipërisë, pronarët, që në disa raste kanë emigruar jashtë vendit, i lëshojnë tokat e tyre me qira.

Kjo mënyrë cilësohet nga ata një element që duhet shfrytëzuar nga shteti për të zbatuar një projekt më efektiv, sesa kalimi i pronës në fond komunar dhe dhënia për punim tek një tjetër nëpërmjet zyrtarëve lokalë.


Liberalizohet shit-blerja e tokës

Qytetarët me origjinë shqiptare do të kenë mundësi të blejnë toka në Shqipëri. Një ligj që pritet të miratohet brenda gushtit parashikon shitjen e tokës në të gjitha format, për të gjithë qytetarët me origjinë shqiptare. Aktualisht, toka në Shqipëri shitet për truall, por jo për qëllime të tjera.


Projekti u bë i njohur dje në mbledhjen e qeverisë, ku kryeministri Berisha tha se për të gjithë shtetasit e huaj me origjinë shqiptare do të përdoren si kombësia ashtu edhe origjina, sepse ka vende të cilat njësojnë kombësinë me shtetësinë dhe kjo i përjashton.


"Ndaj duhet që ligji të përgatitet me kujdesin më të madh, në mënyrë që çdo shtetas që ka nënën ose babanë shqiptar, që ka origjinë shqiptare, do të kërkoja që të mos ndiqnim vetëm linjën nga babai, por të pranojmë edhe atë të nënës, të kenë të drejtë të blejnë tokë në Shqipëri",- tha Berisha.

Ai theksoi se kjo prerogativë, brenda një kohe jo të largët, është e detyrueshme për t'u shtrirë për të gjithë shtetasit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Në ligj do të parashikohet që procedura do të jetë identike si për qytetarët me shtetësi shqiptare dhe se nuk do të ketë asnjë procedurë shtesë.
Shekulli Online | 06/08/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
TOKA I MERRET KUSH NUK E PUNON - LIGJ I RI, Posted 09 Gusht 2009, 09:29
Pra tashme toka nuk do te rrije me djerre.
A ju duket si nje paradokse apo dicka pozitive. Une e kam te veshtire ta shpjegoj sepse nuk kam toke per vete.
:flm Me kujtohet nje here kur ishte M.Shehu kryeminister ne nje Takim te Universiteti i Tiranes ne kuadrin e Fushates se Kursimeve ''kudo e ne cdo gje'' per ta bere Atdheu me te forte e tjera sllogane. Cohet nje studente dhe propozon: ''Te gjithe qe kane kursimet ne Banka t'ja fali qeverise- partise''.
Mejehere si te komaduar shperthyen duartrokitje te stuhishme nga shume merhumer studenta, por u cue Mehmeti dhe e pyeti studetin propozues nga Kurveleshi: ''Sa pare ke ne banke?''

Ai u pergjegje: ''Asnje lek''.
Ulu e mos propozo ne xhepat e tjereve se ato kursime ne banka jane djersa dhe mundi i qytetarve.''
Prandaje kam si te veshtire ta komentoj.

Toka do t'u merret atyre qe nuk e perdorin. Shpejt behet ligje.
A eshte e drejte ky ligje qe shpejte del nga parlamenti??????? :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
TOKA I MERRET KUSH NUK E PUNON - LIGJ I RI, Posted 11 Gusht 2009, 12:07
Godo: Toka djerre, te konfiskohet
Imazh


Aleatet e qeverise, republikanet, mendojne se nisma ligjore per te ndergjegjesuar fshataret te punojne tokat e lena djerre, duhet te jene me te ashpra. Presidenti i Nderit i Asamblese se Partise Republikane, Sabri Godo, tha dje per gazeten "Koha Jone", se vlereson iniciativen e qeverise, per te ndryshuar ligjin dhe nxitur punimin e tokave bujqesore. Por nga ana tjeter, Godo sugjeroi qe ekzekutivi te ndermarre masa me te ashpra, deri ne heqjen e te drejtes se pronesise ndaj atyre personave qe nuk e punojne token. "Eshte e nevojshme qe masat per te nxitur punimin e tokave bujqesore, te jene me te ashpra. Do te ishte e udhes, qe personave qe prej vitesh i lene tokat djerre, t'u lihet edhe nje afat ndoshta 2-3 vite per t'i punuar ato dhe nese nuk e bejne kete, t'u merret per fare", tha Godo, per te gjithe ato familje fshatare qe kane perfituar siperfaqe te medha tokash bujqesore me ligjin 7501 "Per token". Sipas Godos, duhet te ndermerren masa te tilla, ne menyre qe te gjithe te ndergjegjesohen dhe te punojne tokat e lena djerre. Por nga ana tjeter, republikani Godo, sugjeroi se ne ndihme te fshatareve dhe te rritjes se punimit te tokave bujqesore ne vend, qeveria duhet te ndermarre edhe masa te tjera lehtesuese per to. Keshtu sipas tij, do te ishte e nevojshme qe qeveria te nderhyje me asistence financiare per te gjithe ata qe kane toka bujqesore dhe veshtiresi ne punimin e tyre dhe prodhimtari. Sipas Godos, qe te inkurajohet me shume bujqesia ne vend, duhet te hartohet nje projekt i detajuar qe te perfshije asistence financiare per fshataret, te nderhyje tek doganat apo te krijoje organe per shit-blerjen e prodhimeve bujqesore. Te gjitha keto ndryshime sipas republikanit, do te nxisnin fshataret te punonin tokat dhe do te kishte ndikime te medha ne bujqesi dhe ne rritjen e prodhimeve vendase. Per rrjedhoje ai i cilesoi si jo reale akuzat e opozites se majte, se nje ndryshim i tille ligjor, do te demtonte pronen private. Perkundrazi sipas tij, nje nderhyrje e tille ligjore, do te ndihmoje bujqesine dhe nuk eshte aspak ceshtje e prekjes se prones private, por ndihmon ne rigjallerimin e tokave te lena djerre. Godo vleresoi dhe propozimin e qeverise per dhenien e te drejtes se blerjes se tokave ne Shqiperi dhe nga ata persona me origjine shqiptare, por jo shtetesi. Sipas republikanit, nje hap i tille do te ndihmonte shume vendin, per t'i dhene mundesine e blerjes se tokave ne Shqiperi dhe shqiptareve te diaspores, dhe kjo do t'i jepte nje hov me te madh zhvillimit te bujqesise.

Keshilla

Republikani Sabri Godo, propozoi qe ne projektligjin e qeverise per tokat bujqesore, te percaktohet nje afat deri ne 3 vjet per fshataret qe te punojne tokat, ne te kundert siperfaqja e dhene me ligjin 7501 "Per Token", t'u merret pergjithnje.
Rozeta Rapushi
E Marte, 11 Gusht 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 09:32
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari