Per Nenat si Nena ime
Ti, e madhërishmja lotësh e dashurish krijuar si mrekulli e përtej
këtij planeti. Mbrujtur malli e dhimbjesh në heshtje të verbëta deri
në padukshmëri… e parealizueshme e djersës së kurmit tënd aromë në
raftet e vjetra e sëndukë, kujdesshëm zgjedhur.
Ti, mijëra netësh të pagjuma me ekzistencën time, në tënden qënie të
mohuar dëshirave që Perëndia të dha. Ti, sensitivisht barte mbi shpinë
gurin e rëndë të mëkatit të pabesisë që ashpërsisht të dashurosh
tënden riqënie.
Mijëra netësh e të dielltave ditë të dhimbjes e mjerimit tënd të
pagojë, retinat e zbehta të së vetmes buzëqeshje të mbetur në sytë e
qënies tënde, përkëdhelisht mbi mua ranë. Duar ashprat, dhe’ i ashpër
i kësaj toke të paujitur, ëmbëlsisht deri në pa harrueshmëri eterne,
mbi mua…ledhatim
Ti, qënie e mpakur që fatin e praptë godet prapësisht të mos bjerë mbi
mua. Nënëlot i pabesë, që tradhëton mallkimin dhe fjalën e ashpër për
të varfrin, timin hap.
Sa shumë peshoj, sa të mpakta fjalë më vijnë…sa shumë rrudhem e
mpakem, kur tëndin emër them…sepse them, shpirt dashurie i pafund.
Shpirt përtej hyjnor ende palegjendë shkruar, (s’ka mjatueshëm fjalë),
ku perënditë përulen pa frymë.
Ty, që dashuritë e malluara, kurrë s’munda, unë qëniepjella tënde
denjësisht të ta kthej. …sepse ti kurrë s’mund të ndjesh sa unë mundem
të të dua dhe sa shpejt mbytem kur hidhem në ajrin e frymës tënde që
fisnikërisht, ti ,testament ringjallës kërkon të më lësh.
Ti edhe sa MËMA, humnera të përjetshme ëndrrash dëshirëmëdha…sepse
jeni gra gatuar NËNASH, ku qielli ndez yjet e përzien rrufetë. Buzëve,
Ti, ke ëndrra për mua përrallash netëve trilluar; Zemra yte qumësht
rrjedh prej jete e mbytet në riTy-në, mua.
Ti, ndoshta ende, nuk ndjen edhe sot mrekullinë e të qënit, unë bijë e
jotja e MAMË si ti të jem. E kam një peng, nga më të thjeshtët të
pathënë, që mëndjes më vjen, sot, kur ndiej se unë jam Ti; kur
krenarinë s’ma përkëdhel “Të dua bijë, shumë me shpirtâ€; kur më duhet
të jap e të mos marr më aq shumë dashuri.
Të lutem, ...Falmë NËNA ime, falmë ne cdo ditë të marrëzive të mia,
harresave të mia të pafytyra, egoiste...tw ulem denjësisht në gjunjë.
Zotat, për ters nuk do të ma marrin, (nëse dikund thonë se janë) po të
tharras mbi diell ulur, për gjithkënd pjellë nëne, peng i dashurive të
padhëna:
Falnani, Nana- Perënditë dhe Zotat tanë.
Xheni Tahini