Te njihemi me njeri-tjetrin dhe te shohim qe se si nepermjet fjaleve transmetohet karakteri dhe personaliteti jone shoqerise virtuale qe kemi krijuar mbas nje monitori pc por dhe mund te shnderrohet ne realitet.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Dedikuar NENES
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Dedikuar NENES, Posted 30 Janar 2009, 22:22
Nena kjo krijes madheshtore e njeriut.
Desha tia detikoj NENES kete teme.

NENA boshti i njerezise, virtyt i dashurise, heroin e perkushtueshmerise e perkujdesjes, mjalte e ameshueshmerise.


Mua me ka munguar per shume vite dhe akoma me mungon. Aty e kuptova se kush ishte nena dhe qe njeri ne bote nuk mund ta zevendesoj.


"M" is for the million things she gave me,
"O" means only that she's growing old,
"T" is for the tears she shed to save me,
"H" is for her heart of purest gold;
"E" is for her eyes, with love-light shining,
"R" means right, and right she'll always be,

Put them all together, they spell
"Mother,"
A word that means the world to me.
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Dedikuar NENES, Posted 07 Shkurt 2009, 13:13
Une nuk e di anglishten, por ma merr mendja se behet fjale per Madheshtin e Nenes.
Ke preke si gjithmone thelbin e zemres, qe eshte NENA, per emigrantet apo per shqiptaret qe ndodhen jashte, larg Nenave behet kjo teme shume frymezuese dhe mjafte perlotese.
Me fole per Nenen duhet faqe shume, gje qe nuk mund te behet ketu, por dua te kujtoj nje shprehje ne shqipe te Bethoven-it per Nenen:
''Nene eshte nene edhe e keqe eshte nene.''
Pra Nena ka te mira dhe te ''keqia'', por Nena mbetet nene.
Faleminderit i Ameshuar per mundesine e te shprehurit.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 47
Antarësuar: 29 Janar 2009, 01:23
Re: Dedikuar NENES, Posted 14 Shkurt 2009, 19:44

"M" is for the million things she gave me,
"O" means only that she's growing old,
"T" is for the tears she shed to save me,
"H" is for her heart of purest gold;
"E" is for her eyes, with love-light shining,
"R" means right, and right she'll always be,

Put them all together, they spell
"Mother,"
A word that means the world to me.



"M" eshte per miliona gjera qe ajo me dhuroi
"O" tregon qe ajo po plaket
"T" eshte per lotet qe ajo derdhi per te me shpetuar mua
"H" eshte per zemren e arit me te paster
"E" eshte per syte e saj qe kane shkelqimin e drites te dashurise
"R" qendron per drejt dhe ajo ka gjithmone te drejte

Kur i vendos te gjitha keto germa bashke ato formojne fjalen "Mother"(NENE).
Nje fjale qe eshte bota per mua !


U mundova te beja pershtatjen nga anglishtja meqenese lexova qe Liberta nuk kupton anglisht !
Edhe pse ne shqip nuk pershtaten germat e fjales MOTHER me ate qe eshte perkthyer kuptimi eshte po i njejte .


Sa per mua qe te shkruaj per nenen time nuk do me dilte as jeta qe kam jetuar dhe qe do jetoj .
Vetem nje gje mund te them .E dua aq shume nene time sa nuk do doja kurre te vdisja para saj !

Nuk do doja kurre te shihja nje shpirt te vuajtur te vuaje !
Do falja gjysmen e jetes time vetem te isha prane nenes .
10 vjet larg saj jane shume shume te teperta per mua !
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Dedikuar NENES, Posted 23 Mars 2010, 21:24
Per Nenat si Nena ime

Ti, e madhërishmja lotësh e dashurish krijuar si mrekulli e përtej
këtij planeti. Mbrujtur malli e dhimbjesh në heshtje të verbëta deri
në padukshmëri… e parealizueshme e djersës së kurmit tënd aromë në
raftet e vjetra e sëndukë, kujdesshëm zgjedhur.

Ti, mijëra netësh të pagjuma me ekzistencën time, në tënden qënie të
mohuar dëshirave që Perëndia të dha. Ti, sensitivisht barte mbi shpinë
gurin e rëndë të mëkatit të pabesisë që ashpërsisht të dashurosh
tënden riqënie.

Mijëra netësh e të dielltave ditë të dhimbjes e mjerimit tënd të
pagojë, retinat e zbehta të së vetmes buzëqeshje të mbetur në sytë e
qënies tënde, përkëdhelisht mbi mua ranë. Duar ashprat, dhe’ i ashpër
i kësaj toke të paujitur, ëmbëlsisht deri në pa harrueshmëri eterne,
mbi mua…ledhatim

Ti, qënie e mpakur që fatin e praptë godet prapësisht të mos bjerë mbi
mua. Nënëlot i pabesë, që tradhëton mallkimin dhe fjalën e ashpër për
të varfrin, timin hap.

Sa shumë peshoj, sa të mpakta fjalë më vijnë…sa shumë rrudhem e
mpakem, kur tëndin emër them…sepse them, shpirt dashurie i pafund.
Shpirt përtej hyjnor ende palegjendë shkruar, (s’ka mjatueshëm fjalë),
ku perënditë përulen pa frymë.

Ty, që dashuritë e malluara, kurrë s’munda, unë qëniepjella tënde
denjësisht të ta kthej. …sepse ti kurrë s’mund të ndjesh sa unë mundem
të të dua dhe sa shpejt mbytem kur hidhem në ajrin e frymës tënde që
fisnikërisht, ti ,testament ringjallës kërkon të më lësh.

Ti edhe sa MËMA, humnera të përjetshme ëndrrash dëshirëmëdha…sepse
jeni gra gatuar NËNASH, ku qielli ndez yjet e përzien rrufetë. Buzëve,
Ti, ke ëndrra për mua përrallash netëve trilluar; Zemra yte qumësht
rrjedh prej jete e mbytet në riTy-në, mua.

Ti, ndoshta ende, nuk ndjen edhe sot mrekullinë e të qënit, unë bijë e
jotja e MAMË si ti të jem. E kam një peng, nga më të thjeshtët të
pathënë, që mëndjes më vjen, sot, kur ndiej se unë jam Ti; kur
krenarinë s’ma përkëdhel “Të dua bijë, shumë me shpirt”; kur më duhet
të jap e të mos marr më aq shumë dashuri.

Të lutem, ...Falmë NËNA ime, falmë ne cdo ditë të marrëzive të mia,
harresave të mia të pafytyra, egoiste...tw ulem denjësisht në gjunjë.

Zotat, për ters nuk do të ma marrin, (nëse dikund thonë se janë) po të
tharras mbi diell ulur, për gjithkënd pjellë nëne, peng i dashurive të
padhëna:

Falnani, Nana- Perënditë dhe Zotat tanë.
Xheni Tahini
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 3 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 08:40
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari