KUSH E EDUKON ME SHUME FEMIJEN - NENA APO BABA?

Te njihemi me njeri-tjetrin dhe te shohim qe se si nepermjet fjaleve transmetohet karakteri dhe personaliteti jone shoqerise virtuale qe kemi krijuar mbas nje monitori pc por dhe mund te shnderrohet ne realitet.

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

KUSH E EDUKON ME SHUME FEMIJEN - NENA APO BABA?

Postby Laert » 09 Mar 2009, 12:13

Pyetja eshte ca jo e kendshem, por kam deshire te dije sesi mendohet dhe behet ne jete kjo lloj edukimi nga prindi. Cili nga keta; nena apo baba merret me shume me femijen?
Une dua mendimin nga te gjithe, por kryesisht nga gjinia e femres sepse ajo e lind femijen dhe esht me prane saj.
Sa rendesi ka kjo per shoqerine dhe familjen ne vecanti, qe jane te lidhura me njera-tjetren.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Re: KUSH E EDUKON ME SHUME FEMIJEN - NENA APO BABA?

Postby ksanthi » 10 Mar 2009, 11:13

qe te dy prindrit kontribojne ne edukimin e nje femije.Sigurisht qe nena merret me shume me femijen sidomos ne vitet e para te jetes sepse vete nevojat e tij jane te tilla.Nena jep gjera te tjera tek femija kurse babai te tjera .
Image
User avatar
ksanthi
Drejtues
 
Posts: 603
Joined: 05 Mar 2009, 19:37
Location: Italy

KUSH E EDUKON ME SHUME FEMIJEN - NENA APO BABA?

Postby Laert » 10 Mar 2009, 20:29

KSANTHI!
Image
Edukimi eshte detyre e dy prinderve, gje qe edhe behet dhe nuk behet.
Natyrshem qe Nena meret me shume dhe si e tille femija edukohet kryesisht prej Nenes. Pra nena din ta rrisi femijen biologjikisht, por ceshtja qendron:
A din apo a ka njohuri elementare pedagogjike nena te edukoje femijen? A e din rolin e saj dhe te bashkeshortit ne edukimin e femijes? Apo e din mbi raportet nder njeri-tjetrit ne familje??
Nuk jane pyetje te lehta per Nenen, gje qe shumica e tyre nuk ka haber dhe dalin si dalin femijte me shprehjen ishalla behen te mire! Me ishalla nuk priten rezultate plotesuese.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Re: KUSH E EDUKON ME SHUME FEMIJEN - NENA APO BABA?

Postby ksanthi » 13 Mar 2009, 13:40

Laert

ne komentin tim perfshiva te gjitha nenat si te shkolluara dhe ato te pashkolluara.Ne momentin qe sjell ne jete nje femije automatikisht quhet nene , pastaj sec femije do behet kur te rritet ajo eshte nje histori tjeter.Ne jeten reale ka shume ngjarje qe prinder te pashkolluar nxorren femije trendafila dhe te shkolluarit nxorren gjemba.
ne rritjen e nje femije ndikojne shume gjera ne rradhe te pare eshte edukata qe merr nga prindrit .Mos harrojme se ambienti i jashtem kthen nje femije nga engjell ne djall.
Image
User avatar
ksanthi
Drejtues
 
Posts: 603
Joined: 05 Mar 2009, 19:37
Location: Italy

Re: KUSH E EDUKON ME SHUME FEMIJEN - NENA APO BABA?

Postby katharine » 04 Apr 2009, 15:49

Nuk mund ta presesh me thike e te thuash nena apo babai .Nuk po bazohem ne asnje statistike por mendoj se nena merret me shume e edukimin e femijes .
Nese do analizoja familjen e mirefillte shqiptare do thoja qe femra edukon edhe burrin pasi burrat gjithmone kane nevoje te edukohen (pa ofendime).Ja po marr nje shembull:Nena merret me rregullimin e shtepisedhe duke rregulluar verdalle neper shtepi gjen corapet e zhveshura para 1 ore nga burri :( .Kur bejne nje debat jo kontradiktor por nga ata per te "shtyre kohen" ajo ja permend burrit e i thote "Ik ore se edhe corapet e tua une i hoqa nga qoshja e dhomes se te jete per ty ....;keshtuqe heres tjeter nuk do ti shikoj me atje corapet " :dru:
E njejta gje ndodh edhe me edukimin e femijes kur nena rregullon dhomen dhe perseritet e njejta gje me corapet e femijes .
Mora kete shembull pasi eshte shembulli me elementar qe tregon qe nena merret me shume me femijen dhe me familjen ne cdo aspekt.
Le te mos permendim pastaj faktin qe burrat jane burra dhe merren me pune burrash si psh te dalin me shoket edhe kur nuk duhet ,te shikojne TV ore e minute pa pushim lajmet a thua se ne sekonde do japin lajme te reja (grrrrrrrrrrr),te japin urdhera te llojeve te ndryshme sepse nuk dine te kerkojne si njerez.Kur vjen puna per edukimin e femijes e heqin menderen menjane pasi eshte puna me e lodhshme qe njeriut mund ti ofrohet dhe nese femija gabon ne te ardhmen burrat ja vene fajin nenes pasi ajo e ka keqedukuar ate femije .Po veten e tyre ku e cojne ne kete rast ?Perseri prapa kuintave .Nuk e dine qe fajtor me i madh eshte vete babai qe nuk ka marre fare pjese ne edukimin e femijeve .
Dhe mos thoni qe nuk eshte e vertete kjo pasi shumica e familjeve shqiptare kete stil jetese kane .Nena merret me edukimin e femijes,me pastrimin dhe rregullimin e ambjentit ku jetojne ,me gatimin...infinit ......e nderkohe burrat dredhin mustaqet e mbajne sehir se si djali u rrit e u be burre apo vajza u rrit u be per burre pa u kujtuar qe vitet ikin dhe femijet vetem rriten e nuk ju jepet me mundesia te riedukohen nga babai .
Te jesh nene eshte detyra me e veshtire dhe duhet te jesh multi funksionale ...ndryshe je njeri i deshtuar .
User avatar
katharine
Drejtues
 
Posts: 44
Joined: 29 Jan 2009, 01:23

Re: KUSH E EDUKON ME SHUME FEMIJEN - NENA APO BABA?

Postby Kristela » 04 Apr 2009, 21:05

Un them qe varet te familja, ka familje ku vetem nana jep kontribut ne kyt drejtim, ne disa familje kam pa qe baba i rrin shume afer femijve, se nana e ka menjen diku tjeter.

Ne martese, duhet qe femija te jet prioriteti i pare, kur je ne lidhje martesore dhe bahesh me fmi kerkohet maksimumi i te dy partnereve, nuk ka burri don me dal me shoke apo gruja don me dal me shoqe, apo njeni don me pa Tv tan diten, e tjetri smunet me u marr me fmin. Justifikime kote, njerez qe sjane te pergatitun per martese e as per jeten, njerez qe nuk e kan marr seriozisht jeten, menojne se gjanat merren pa sakrifiku per to.
Me causa sensacion
User avatar
Kristela
Drejtues
 
Posts: 382
Joined: 28 Jan 2009, 22:11

KUSH E EDUKON ME SHUME FEMIJEN - NENA APO BABA?

Postby Laert » 03 Sep 2009, 00:15

Roli i baballarëve, i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm…
Image

Prezenca e babait përmirëson dukshëm gjendjen shpirtërore të fëmijës. Depresioni, sjelljet problematike, stresi, gjendjet e luhatshme nervore janë gjithmonë në një gradë më të ulët.
Nënat dhe baballarët mund të realizojnë një mori me gjëra në emër të dashurisë, përkushtimit dhe edukimit tё fёmijёve. Duke vënë edhe njëherë në pah rëndësinë e të dy këtyre roleve gjatë rritjes së fëmijës, është e pamundur të mendosh që njëri prej prindërve të jetë më aktiv ose të mund të plotësojë mungesat e prindit tjetër. Në kohët e sotme hasim shpesh baballarë që për shkak të interesave të punës, janë shumë pak në kontakt me fëmijën. E jo të pakta janë edhe rastet kur ata shfaqen në shtëpi vetëm pasi fëmijët të jenë në gjumë. Por ditët ikin shpejt dhe fëmija rritet po aq shpejt. Ku ndodheni ju në këtë kohë? A e keni menduar ndonjëherë se çfarë keni humbur?

Në këtë shkrim vendosëm të trajtojmë rolin jetik që kanë baballarët në jetën e fëmijës. Nga kërkimet e bëra në lidhje me këtë marrëdhënie është arritur në përfundimin se baballarët e përkushtuar krahasuar me baballarët të cilët nuk e marrin tërësisht përsipër rolin që u përket, arrijnë të kenë fëmijë më të shëndetshëm në aspektin mendor, social dhe emocional.

Le ta analizojmë në detaj këtë përfundim.

Ndikimi në zhvillimin mendor
Kur po vëzhgohej pjesëmarrja aktive e baballarëve në periudhën pas lindjes së fëmijës, pikërisht nëse ata kanë ndenjur apo kanë luajtur me fëmijën e tyre, u vu re se në muajin e gjashtë foshnja ishte më e zhvilluar mendërisht, pas një viti diferenca u bë dhe më e dukshme dhe kur arrin moshën dyvjeçare, ky zhvillim është në një stad tepër të lartë. Baballarët, në krahasim me nënat, i pyesin më shpesh fëmijët “Çfarë?, ku?, si?” dhe kjo ndikon që fëmija të stimulohet të flasë më shpejt dhe të mësojë më shumë fjalë të reja.

Kërkimet që janë kryer për baballarët aktivë, të cilët i kanë fëmijët në vitet e para të arsimimit, tregojnë që këta fëmijë kanë rezultate më të larta në mësime dhe janë më të aftë si në profilin shkencor, edhe në atë shoqëror. Ky përfundim u vu re më së shumti në ato familje ku babai kishte një rol aktiv dhe marrëdhëniet mes pjesëtarëve ishin harmonike. Nëse një baba aktiv flet vazhdimisht në familje për të mirat që sjell arsimimi, do të shohim që këta fëmijë, janë ata që preken më pak nga problemet e ndryshme që mund të hasen në shkollë. Edhe në moshë pak më të avancuar do të shohim që këta fëmijë kanë synime më të qarta dhe janë në gjendje më të mirë psikologjike.

Zhvillimi emocional dhe ndikimi në gjendjen shpirtërore
Është vënë re se baballarët aktivë transmetojnë siguri në periudhën e foshnjërisë te fëmijët e tyre. Kështu, kur këta fëmijë përballen me situata të reja ose fenomene të panjohura, janë të predisponuar të përshtaten më me lehtësi, i kalojnë qetësisht situatat e tensionuara dhe janë më kuriozë për të zbuluar gjëra të panjohura. Prezenca e babait përmirëson dukshëm gjendjen shpirtërore të fëmijës. Depresioni, sjelljet problematike, stresi, gjendjet e luhatshme nervore janë gjithmonë në një gradë më të ulët. Në periudhën e adoleshencës shihen qartë frytet e një fëmijërie të shëndetshme, kur adoleshenti merr kontrollin e gjërave më butë, tregohet me tolerant, është më i susksesshëm, ka iniciativë dhe i zgjidh më lehtë situatat. Vajzat e baballarëve aktivë janë më të lumtura, ndihen të përkrahura dhe rrjedhimisht kanë më shumë besim në vetvete.

Kur babai merr pjesë në edukimin e fëmijës që në fëmijërinë e hershme, atëherë fëmija ndihet në paqe me veten, është miqësor, i besueshëm, aktiv në shoqëri dhe individ i shëndetshëm psikologjikisht.

Dashuria e babait për fëmijët është po aq jetike sa ajo e nënës dhe roli i tij mbetet i veçantë në formimin e psikologjisë së fëmijës.

Ndikimi në zhvillimin social
Përkujdesja e babait lidhet ngushtë me jetën sociale të pasur, me pjekurinë dhe sjelljen e fëmijës. Këto tipare tashmë duken qartë sapo fëmija ka arritur moshën 3 vjeç. Nga studimet e bëra është piketuar se fëmijët e baballarëve të përkushtuar janë më të shoqërueshëm, dhe janë pikërisht këta fëmijë, që duhet dhe kanë më tepër vëmendje në shoqërinë e tyre. Kjo ndodh sepse këta fëmijë kanë më pak ndjenja negative, krijojnë më pak zënka, tregohen më tolerantë dhe janë më të ndjeshëm dhe të kuptueshëm. Kjo marrëdhënie shoqërore bëhet akoma më e rëndësishme në periudhën e adoleshencës, sepse marrëdhëniet shoqërore janë tepër të mira kur marrëdhëniet baba-fëmijë kanë qenë të ndjeshme. Në rast të kundërt, kur fëmija ka qenë pre e agresionit dhe e sjelljeve të papërshtatshme atërore, rezulton të jetë më pak i dëshiruar në rrethin e tij shoqëror. Afrimiteti i babait ndikon në vendimet racionale, në zgjedhjet etike dhe në pjekurinë e sjelljeve të moralshme. Vihet re se fëmijët që kanë një baba aktiv janë më pak gënjeshtarë, depresivë dhe hiperaktivë. Në rast të kundërt, këta fëmijë nuk pendohen për gabimet e bëra, nuk e pranojnë fajin dhe nuk u binden rregullave. Baballarët që nuk pozicionohen mirë në rolin e tyre, kanë fëmijë që u zhvillohet instinktivisht vesi i kopjimit dhe gënjeshtrës, pandjeshmëria ndaj gabimeve të bëra dhe humbja e kontrollit në raste irritimi.

Marrëdhëniet mes prindërve
Studimet shkencore tregojnë qartë se marrëdhëniet e mira mes prindërve ndikojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin e fëmijës. Në rastet kur atmosfera mes prindërve është e tensionuar, me debate të shumta, dhe jo e lumtur bëhet një faktor ndikues në sjelljen agresive të fëmijës. Nëse meshkujt sillen pa kujdes dhe ashpër me bashkëshortet e tyre, fëmija gjithashtu ka një tendencë të jetë i mbyllur dhe në shumë raste i pandjeshëm. Në vazhdimësi edhe suksesi në mësime lidhet ngushtë me këtë ecuri. Në rastet kur jetohet në nje harmoni familjare dhe marrëdhëniet mes prindërve shkojnë mirë, kjo atmosferë ndikon pozitivisht në karakterin e fëmijës.

Ekuilibri mes punës dhe jetës familjare
Një ndër arsyet kryesore se pse baballarët nuk mund të përkujdesen shumë për fëmijët është se jetojnë në një stres midis përgjegjësive familjare dhe atyre të punës. Një problem tjetër mbetet orari i tejzgjatur i punës. Ky orar bën që baballarët ta ndjejnë veten nën presionin intensiv të ditës duke i detyruar ata nga pikëpamja psikologjike të mos i pranojnë fëmijët si individë dialogues dhe rrjedhimisht bëhen të paaftë t’i kuptojnë ata.

Vihet re që oraret e zgjatura dhe të çrregullta të prindërve që punojnë, stresojnë dhe keqësojnë jetën familjare, si dhe bëjnë që influenca prindërore te fëmijët të humbasë efikasitetin e saj.

Kushtet e tilla në familje bëjnë që te fëmijët të dallohen probleme sociale dhe emocionale më të mëdha. Mospërkimi i orareve të punës së prindërve me oraret e shkollës së fëmijës ndikon edhe te prindi duke shkaktuar probleme psikologjike.

Si mund të jetë një baba i përkushtuar?
Baballarë të përkushtuar janë ata baballarë të cilët kanë një dialog të përhershëm dhe shpenzojnë kohë me fëmijët e tyre (hanë së bashku, e shfrytëzojnë kohën e lirë së bashku, si për shembull: lexojnë libra, luajnë etj.) dhe kur fëmijët kanë nevojë për ta, ju gjenden gjithmonë pranë.

Baballarët e përkushtuar jetojnë bashkë me fëmijën e tyre
Baballarët e përkushtuar kanë një sjellje të ndjeshme ndaj fëmijëve, janë të kujdesshëm, tolerantë, mbrojtës, e mbështesin fëmijën e tyre si dhe e qetësojnë atë në situata të caktuara. Ata formojnë një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme me fëmijët e tyre.

Baballarët e përkushtuar e kryejnë rolin e babait më së miri
Rolin e babait e kryejnë më së miri dhe plotësisht të gjithë ata baballarë të cilët janë të përkushtuar. Këta baballarë, me sjelljet e tyre demokratike, u krijojnë kushte të përshtatshme fëmijëve të tyre për të fituar aftësinë e të drejtuarit dhe kontrollit të vetes, i mësojnë ata dhe i bëjnë të aftë të marrin përgjegjësi, i mbështesin në shkollim dhe kujdesen për të gjitha nevojat e tyre gjatë shkollës.
Foleja Familjare / TOK
2009-08-26
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

KUSH E EDUKON ME SHUME FEMIJEN - NENA APO BABA?

Postby Laert » 05 Nov 2009, 14:11

Sa mire esht te jesh prind se trashegon familjen dhe nder te tjera vetedukohen edhe prinderit duke edukuar femijte. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10


Return to Shoqeria jone virtuale

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 2 guests

cron