Te njihemi me njeri-tjetrin dhe te shohim qe se si nepermjet fjaleve transmetohet karakteri dhe personaliteti jone shoqerise virtuale qe kemi krijuar mbas nje monitori pc por dhe mund te shnderrohet ne realitet.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 21 postime · Faqe 2 prej 3 · 1, 2, 3
A abuzon Fiksi i Top Channel me Ylli Pangon?????!!!!!!!!!
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Klisi!
ImazhImazh - kryehetuesi Blendi Fevziu dhe viktima e medias Ylli Pango
Pa ndonje ide per replike!
Pango-s duhet ti japim hakun dhe jo tash qe ra pre fikut: O burra ne gara se kush ti jape shqelma me pare!!!
kjo nuk esht njerzore, por vetem shtazeri.
Dua te them sesa per punen e tij si minister Pango-ja nuk mund te them se ka punuar mire apo keq, por ne ate video ka dale ne pah puna e tij jo e mire, si permendja e qindra mijra eurove per Institutin e tij privat, gje qe bie ndesh me ligjin dhe me postin si minister. Pra Pango paditi veten si nje abuzues me fondet e ministrise per interesa private. Prandaj nuk ka si thuhet se ka punuar mire. Kendej puno mire e kendej abuzon me fondet, jane dy gjera qe nuk shkojne. Megjithate prokuroria do thote fjalen e vet nese nuk futen kanalet e korrupsionit, e hakmarrjes se presidentit Topi me Edvin Ramen.
Mendoj se esht gjykuar jo profesionalisht nga Media.
Jo pa qellim e hapa temen se A abuzon Fiks Fare me ceshtjen Pango?
Sepse e pashe ishin ne krye te barrikades Pushteti i katert - Media qe e trajtoji mizorisht, e degjeneroji me ne krye Blendi Fevziu, qe i priu poshtersisht me nje urrejtje dhe hakmarrje ndaj personit Pango. Kur e pashe thashe me vete: A esht hetues i epokes se enver hoxhes apo gazetar bagtish?
Nje sjellje e pacipe dhe shume fyese ndaj Pangos beri qe te degjeneroji karakteri i gazetarit mjeran Fevziu. Ishte Media qe demostroji prostitucion gazetaresk ndaj Pango-s.
Prostitucioni nga shkallet e ministrise kaloji ne Institucionin e Mediave - Mjerane shqiptare.
Nje medie e prapambetur qe deshtoji me trajtimin e ceshtjes Pango. E pra kjo medie transmeton gjithe dinamiken e jetes shqiptare dhe ate boterore.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 384
Antarësuar: 28 Janar 2009, 22:11
Arla shkroi:Sa shije te keqe qe paska pas Pango!?
Nuk ka abuzuar , por ka nxjerr nje te vertet te shpifur. Meqense degjojme poshte e larte fjale se puna ne Shqiperi gjende me favore te tilla. Ky televiziona ua perplasi te verteten ne sy mbare opinionit shqiptar dhe atij te huaj.


Po ja qan hallin shijeve te Pangos, kur eshte ne moshen e tij njeriu, vetem te jete i versionit te ri malli (po them malli se kshu e ka vleresu ai ate vajzen, perderisa i kishte shku menja per të), se nuk shikohet pamja e jashtme hic.
Me causa sensacion
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Imazh
Vajza, e cila disa muaj më parë u vu në qendër të vëmendjes së opinionit publik shqiptar për videon e fshehtë me ministrin Ylli Pango, nuk gjendet më në Tiranë.

Është e pamundur të gjesh gjurmë të saj, asnjë nga personat që e kanë njohur nuk ka më numër telefoni apo adresë kontakti.

Në redaksinë e "Fiks Fare", thonë që vajza ka qenë bashkëpunëtore e jashtme dhe nuk ka punuar ndonjëherë si staf i brendshëm i emisionit të njohur.
Emisione të këtij tipi, në fakt, e kanë praktikë pune rekrutimin e personave të përkohshëm jo pjesë definitive e stafeve qendrore. Gjithsesi, vajza që shkaktoi tërmetin politik "Pango", nuk jeton më në Shqipëri.

Persona të afërt me të, thanë që është larguar për të jetuar në Greqi, por askush nuk e vë dorën në zjarr për adresën e saktë të saj. Ndërkohë, ish-ministri i Kulturës nuk është renditur më në listat e deputetëve të këtij viti, megjithëse në këto lista ka plot të tjerë që akuzohen për gjëra ku e ku më të rënda se një "konkurs pranimi" në punë në ministri.

Shekulli
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Dua te merrem me pjesen e dyte te materialit qe ke paraqite I Ameshuar:

E besoj sikur edhe te jete thashe e theme se ne ekipin e ri te kandidateve te PD-es jane me moral me te ulte se Ylli Pango, pasi gjate gjithe jetes time si ne periudhen e komunizmit, po ashtu edhe ne periudhen e paskomunizmit si dhe ne boten e jashtme pushtojne ppushtetin ne parlamente, ne qeveri, ne gjykata ne policira, ne ....., ambasada njerez me perverse ne mora. Vehen njerez sikurse eshte vete kryetari apo shtabi qe e emeron nga me satanike ne shpirte, nga me panjerzoret, me te korruptuar ne place.
Kushti themelor per tu rreshtuar ne administraten e shtetit dhe ate privat duhet me qene Njeriu sa ma pamoral, sa ma me vese nga me te ulta qe veshi i njeriut te mire nuk i ka ndegjuar ne jete.

Po e njejta model amoraliteti, perversiteti zgjedhjesh per parlamentin e ri ndodhe ne te gjitha partite paperjashtim ne Shqiperi sepse e ka me trashegim dhe po ashtu dhe bota e ka kete. Nuk mund te beji perjashtim Shqiperia nga ky kriter perversiteti moral si kushte bazal te zgjedhjes dhe perzgjedhjes te kandidatve per parlament, per bashkia, per komuna e....e me rradhe me kodosha e kodoshe.....sorollopash -hajvan.........
Rroftshin sa malet tona deputetet dhe bashkiaket, komunaret e rinje pas 28 qershorit 2009! Urrrrrraaaaaaaaaa! Perpara Shqiperia fluturon...hiiiii...haaaa- haaaaaaa!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
- Kjo vajza qe luajti nje rol shume te shemtuar duke provokuar seksualishte nje burre ne moshe sa babë i vet e ka llogarite mire ekonomikishte, kuptohet ne dem tevetvetes moralishte.
- Top Chanell dihet se eshte instrumente i se Majtes, pra ne doren e Edvin Rames si nje manjate i kurtheve shkaterrimtare ndaj kundershtarve te tije.
Ka forma te tjera per te zberthyer aktivitetin e ministrave,.....dhe jo me ane femrash sepse kjo eshte taktike e sherbimeve sekrete qe ja lejon ligji.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
VIDEO EKSKLUZIVE - PAMJE TE PASHFAQURA ME PARE Sekuenca te ndryshme ku tregohen:
Pjesemarrja dhe organizimi i kurthit nga ana e famekeqit FILIP CAKULI (duke vene ne dispozicion edhe makinen e tij)
Shikoni me kujdes se si na mashtroj Filip cakuli me trupen e turpshme te Top Channelit.
Kjo video do ekspozoje filmime deri me sot te pa transmetuara qe tregojne se si Top Channel ngriti kurthin e te ashtuquajturit "skandal seksual" ndaj Prof. Dr. Ylli Pango, si provokoi e mashtroi me pa skrupull nje njeri femrat e djallit

GRACKA: E VERTETA RRETH PSEUDO-SKANDALIT PANGO pjesa 1


GRACKA: E VERTETA RRETH PSEUDO-SKANDALIT PANGO pjesa 2

Videot kane dale nga burime anonime te brendshme te stafit te Filip Cakulit dhe emisionit "Fiks Fare"
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
I Ameshuar!

E pashe me vemendje dhe reflektimi im esht:

Nje minister per punesim te punonjesve te ministrise nuk duhet te perdore kurre shtepine per asnje person. Sidomos ne rastin e vajzes se re dhe ky beqar(burre i divorcuar) nuk duhej lejuar te vinte ne shtepi naten vone sepse ka vend ne mos sjellje seksuale midis tyre, sepaku ka thashe e theme.
Pra prapaskena e pregatitur prej mikut te vet Filip Cakuli i njohur per veprime diversive kunder Berishes sebashku me mikun e tij Spartak Kico Ngjela.

Prandaj Pangoja nuk e meriton me ket shkelje te rregullit te punes te ishte me minister.
A nuk e kuptoi Pangoja duke qene prof.psikolog se esht nje sulm psikologjik. Pra diversioni i Filip Cakulit ishte i profesionit te Pangos.

- Duhet denuar Filip Cakuli me ekipini e tij te Top Chanell me burge dhe me nje gjobe gjigande.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Drejtues

Poste: 91
Antarësuar: 01 Korrik 2009, 23:01
Po ku abuzoi Fiksi me Pangon ? A abuzoi se tregoi hapun ate qe te tan e din, apo pse e "shtini n'kurth" ?
Une per vedi s'e njeku hiç kyt kanal, e m'ka dal prej qejfit, por kur denoncohet nji padrejtsi, i çfardolloj krahu t'jet denoncusi, asht i mirpritun.
Jeta private e Pangos i perket atij, por kur ai, se edhe fmi s'asht, perdor postin si karrem, at'her i past ba mir, se aty jeta private ndalet, edhe pse me kyt vajzen kishte qeshtje pune ups;
Ktij nqs donte me e nda privaten me publiken ti kishte than ksaj vajzes, "Pun per ty s'ka (ose ka) por nqs don me u pa kshtu, shoqnore, :kiss?: kalo ka une se jam beqar". E at'her s'i kishte hy therr n'kam ktij e s'ishte shkarku me SMS.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pango: Si ka ndryshuar jeta ime nëntë muaj pas videos së skandalit
Imazh

Çfarë ndodh në jetën e ish-ministrit të Kulturës, e cila u trondit rëndë nëntë muaj më parë, kur në programin “Fiks Fare” u shfaq një video komprometuese për karrierën dhe jetën e tij? A e ka pranuar Pango kthesën e tmerrshme që mori e jeta e tij, nga një njeri që i kishte të gjitha, në një njeri që i humbi të gjitha? Cilat janë përpjekjet e tij për të na dhënë me prova versionin e tij, që natyrisht do të bindte gjithë opinionin publik për një tjetër të vërtetë. Si ka qenë jeta e tij këto nëntë muaj, larg syve të publikut? Çfarë faktesh që nuk dimë na ka rrëfyer tek libri i tij “Skandal”? Për këto dhe të tjera lexoni më poshtë intervistën e Pangos për “Panorama Plus”.
Pse vendosët që historinë tuaj të pazakontë, të ndodhur rreth nëntë muaj më parë, ta rrëfenit në një libër?
Libri është dëshmi që mbetet. Ata që sulmuan shkruan pafund, e lanë fjalën e tyre nëpër faqe gazetash, televizione etj. Për mua aso kohe, por edhe për mjaft miq të mi që donin të më mbështesnin publikisht, faqet e këtyre gazetave e dyert e televizioneve ishin të mbyllura. Pranoheshin e ftoheshin vetëm sharës e linçues. Kështu ishte dhënë urdhëri. Duhet të flisja, apo jo? Jemi në demokraci. Librin së paku nuk e pengojnë dot.
Në çdo germë të librit ndjehet nevoja e madhe që më në fund gjithkush të kuptojë versionin e vërtetë të ngjarjes, të vërtetën tuaj. Mendoni se nëntë muaj kanë qenë të mjaftueshëm që ata që ju luftuan, të ndërrojnë mendje, të reflektojnë?
Së pari, mjaft njerëz e kuptuan të vërtetën që natën e dytë, pasi u shfaqa në “Tv Klan”. Ata më telefononin, më dërgonin SMS, e-maile etj. E kini parë dhe në libër nga SMS-të, por edhe nga të tjerë më pas, që ka shumë mbështetës. Sulmi pa fre ka qenë më shumë nga analistët, politika, mediat, armiqtë personalë. E vërteta e librit dhe reflektimi për të, është le të themi për ata, "sulmuesit" që mund të mos e kenë kuptuar a njohur ende ngjarjen në detaj. Sa i takon atyre që duan të më shohin të rrëzuar, të depresuar, të vdekur, hakmarrësve, njerëzve mediokër a të vegjël, që më kanë sulmuar edhe në kulmin e suksesit të jetës time, nuk më interesojnë aspak. Në fund të fundit, cilido ka miqtë e armiqtë e vet.
Një thirrje të veçantë i bëni deputetëve të Parlamentit, ish-kolegëve tuaj që ata të mos e lënë në heshtje këtë që ju ndodhi. A mendoni se do gjeni përkrahje edhe prej tyre?
Sikur ta bënin së paku një herë, jo thjesht për mua, por kundër gjëmës që nëpërmjet një emisioni televiziv, mund të goditet e shkatërrohet në mënyrë të kundraligjshme jeta e çdo shqiptari.
Ndërkohë, në libër ju keni shprehur zhgënjimin e madh nga disa syresh, të cilët edhe pse ju kishin mik, përsëri u vunë kundër jush publikisht. Po këta a ka gjasa që më në fund të marrin guximin dhe të dalin publikisht në mbrojten tuaj?
Do të ishte goxha burrëri e kthesë në mentalitetin tonë ende tejet "burrëror" e pa kthim. Këtu ende quhet turp të kërkosh falje dhe po e pate thënë një herë diçka, nuk mund ta kthesh pas. Le që mes tyre ka dhe armiq personalë, që vazhdojnë të ngrenë dolli për atë që më ndodhi.
Për disa as nuk keni shpresë se mund të reflektojnë pasi në libër i keni quajtur katundarë, njerëz orgjish dhe masturbatorë. Pse kaq i ashpër?
Vërtet ju duken të goditur kaq rëndë këta njerëz që edhe pse me emër, janë ku e ku më poshtë se unë si karakter? Pastaj...a thua nuk kalova unë, që po tregohem kaq i ashpër, skëterrën ndoshta më të madhe të linçimit në këta 20 vjet tranzicion drejt demokracisë së dëshiruar? A thua nuk e patë xhunglën e tërbimin me të cilin ditë të tëra rrjesht u sulmova barbarisht? Dhe unë këta ende po i respektoj, pasi nuk po jua përmend emrat.
Një ish kolegut tuaj që iu sulmonte nga ekrani atë kohë, ju i kujtoni pazarin që bënte me prostitutat rrugëve të botës duke i pyetur “Hoë much”. Kjo për të treguar se nëse bëhej fjalë për 'moralin e pastër', nuk e kishit ju rradhën për tu “kryqëzuar”?
A e dini që duke mos qenë kurrë në pozitat e atij e mjaft të tjerëve, kam qenë në gjëndje t'i shoh e trajtoj me tallje meshkuj të tillë jo të paktë, edhe në situata të tjera si këto. Një miku im i vjetër më tha pas ngjarjes: "Gjëja më e paimagjinueshme. Të të gjykojnë ty për femra!" Ai më njihte dhe e dinte se kurrë nuk kam patur nevojë e as e kam patur në tip, të bëja atë që donin ata të bëja nëpërmjet provokimeve të shumta e që sërish nuk e arritën dot. Ndërkohë këta, si ai më sipër e mjaft të tjerë, e kanë bërë e po e bëjnë edhe sot e gjithë ditën. Unë sërish nuk do të bëja gjë të atij lloji e do të vazhdoja punën.
Kryeministri Berisha ju hoqi dy minuta mbasi pa videon edhe pse ju i treguat se ishte e montuar. Si ka mundësi që në libër nuk jeni treguar i ashpër edhe me të?
Mendoj se arsyeja e heqjes ishte më shumë politike. Opozita donte mish njeriu, zgjedhjet po vinin, efekti artistik i një shfaqjeje të montuar me mjeshtëri e të përpunuar një muaj rrjesht ishte i madh e sugjestionues. Thuhet se pati dhe nxitje... Kryeministri, në mjaft dalje të tjera, pjesën e të drejtave të njeriut të shkelura në rastin tim, të hyrjes e fotografimit në shtëpinë a kështjellën e tjetrit, i ka theksuar fort. Po kështu ka theksuar linçimin e mungesën e zërit të organizatave joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të shkelura rëndë në këtë rast. Në fund të fundit, marrëdhënia me të duhet gjykuar nga e shkuara para ngjarjes dhe e ardhmja, pas sqarimit në favorin tim të ngjarjes.
Në libër tregoni se tek ju vinin mjaft femra të rekomanduara nga Çakuli. Pse ishit kaq disponibël ndaj tij?
E pasaktë. Nuk kam qenë aspak disponibël. Asnjë nuk kam punësuar në ministri nga veglat e tij. Idea ka qenë që ai më ka dërguar më shumë provokatore se sa u pa në media, gjë që dëshmon se sa e gjatë dhe e ndyrë ka qenë intriga. Ndër to më ka ndërhyrë vetëm për dy. Njerën e kam nxjerrë jashtë me neveri se ishte shumë vulgare, e dyta është tërhequr duke deklaruar se ishte nxitur dhe se unë jam sjellë korrekt. Deponimin e saj e keni zyrtar.
Sa i takon kryeorganizatorit, duhet te dish se kisha vite pa u ulur me te per kafe a dreke dhe uljet e mia me te kohet para ngjarjes, ishin organizuar nga nje mik i tij e i imi dhe ai, per te realizuar me pas qellimin e tij. Ju mund të pyesni përse më adresohej mua ai dhe jo pse isha disponibël. Kjo sepse dihej që në ministri ishte shpallur vend pune për zëdhënës e juristë, dhe veç atij unë kam patur edhe rekomandime nga TV Klan, TV Alsat, ish pronari i Koha Jonë etj. Ai sic thashe, e shfrytëzoi dhe njohjen time të hershme me të, (jo miqësinë), të cilën e riaktivizoi kohët e fundit para ngjarjes nëpërmjet ftesave për drekë a kafe, kuptohet për të realizuar qëllimin e mëvonshëm "sublim".
Ju thoni se ju kërkohej të bënit Krishtin në shtëpinë tuaj duke e përligjur çdo veprim. Në fakt tani që ka kaluar kaq kohë, mendoni se kishte ndonjë fjalë apo gjest që mund ta kishit kursyer në ato momente gjithsesi shumë delikate?
Më lejoni t'ju them me shume delikatesë, siç e thashë edhe në emisionin ”Opinion”, se ishte e njohura ime. Mund ta shihni dhe në youtub në kasetat origjinale. Aty duket si më ndjek nga pas dhe më rikujton njohjen e vjetër. (Në një gazetë të nesërmen thuhej se unë gënjeja dhe se nuk njiheshim fare). Më pas këtë rol vazhdoi ta luajë edhe në shtëpi se ishte duke regjistruar poshtërsisht. A e kuptoni se i dhashë akses një njeriu të njohur? Dhe prandaj u zgjodh e tillë, se kishin dështuar tentativat e tjera. Prandaj u fut kjo në lojë që po dështonte disa herë, siç mund ta shihni dhe në youtube.
Diku në libër thoni kështu “mua nuk më hëngrën haqet që duhet të laja por ambiciet dhe xhelozitë e panumërta”. Për çfarë haqesh të pa lara e keni fjalën?
Nuk e keni kuptuar. Nuk kam qendër rëndese haqet e palara se nuk kam bërë dëme, veç heqjes nga puna të të paaftëve e intrigantëve. Pra dua të them, se dikush në vend tim, ndofta do të ikte sepse do të kishte haqe për të larë. Unë jo. Pa dyshim që janë gëzuar mjaft edhe disa të paaftë që janë pushuar sepse dridhnin zinxhirin në ministri. Por këta nuk kishin fuqi. Por unë i mëshoj më shumë xhelozive e ambicjeve, urrejtjeve të njerëzve që kishin lidhje e influenca por edhe të njerëzve të vegjël edhe pranë meje që me thashethemet, shpifjet e tyre, gërryen së bashku muret e ngrehinës time, ngritur me mund e punë prej vitesh.
Disa persona publikë që ju kanë sulmuar, ju i keni cituar në libër me emra e të tjerë me pseudonime si psh Pa-Boshti ose Dhelpra. Pse nuk iu përmendni të gjithëve emrat?
Le të themi për etikë. Le të themi për stil, a gusto, a për hir të formës. Le të themi edhe për të mos bërë atë që bënë ata me mua, pra të mos ju prish punë.
Në libër thoni që ndonjëherë keni menduar edhe vetvrasjen. Cila ishte ajo fuqi madhore që ju bëri të ndërroni mendje dhe të luftoni për të kërkuar të drejtën tuaj?
Vetvrasje? Depresion?.. siç është shprehur një palaço televiziv? Jo. Nuk jam nga ai fis. Ka qenë vetëm 24 orëshi i parë i gjithë asaj furtune kur ende nuk po kuptoja se si ishte e mundur gjithë ajo stuhi për një ngjarje aq banale(në kuptimin ngjarje e vockël, kot fare). U duk edhe sikur gjithë njerëzia më ishte vërsulur me sfurqe e sëpata në dorë, dhe kuptimi i jetës, çvendosur papritmas në errësirë mesjete, mu duk i kotë. Plus që disa mediabërës, nga ekrani ma rekomanduan me "dashamirësi" vetvrasjen . Por gjithsesi tek unë, edhe në atë fillim, ajo nuk ishte aspak e konceptuar si vetvrasje. Ishte thjesht një mendim, fluturimthi, që jeta mes njerëzve, ndonese kisha kryer aq punë për të mirën publike, humbiste kuptimin. Pastaj, siç thashë mu gjendën mjaft njerëz e miq, dhe lufta për jetën, rifilloi që ditën e dytë kur u shfaqa në tv Klan, dhe vazhdon e do të vazhdojë gjatë.
Gjatë këtyre muajve ju jeni tërhequr nga jeta publike, si ka qenë një ditë tipike e juaja (librat që keni lexuar, miqtë me të cilët keni ndenjur, familja, djali)?
Kam lexuar, kam shkruar, kam gati një libër tjetër, kam udhëtuar e kam takuar miq jashtë vendit, kam ndenjur me djalin, motrën, nënën, nipin, mbesën, të afërmit me të cilët banoj në një shtëpi, jam ulur me miqtë, jam marrë me çështjen time (padinë e avokatët), kam përpunuar ide mbi punë të ardhshme... kam jetuar.
A e keni menduar ndonjëherë opsionin e largimit nga Shqipëria, si një vend që nuk mund t’ju ofrojë më mundësira për të rifilluar?
Mundësi për të rifilluar gjënden gjithnjë edhe këtu. Sado që është turp që një njeriu me atributet, eksperiencën, punët e mëdha të bëra për këtë vend, t'i diskutohet mundësia, jo më të lihet pa punë. Gjithsesi këtu çdo gjë ndodh. Opsioni i largimit mund të jetë shfaqur ndofta në muajt e parë pas ngjarjes, por jo nga mundësitë e punësimit, por nga neveria që më shkaktoi ajo pjesë e njerëzve, të transformuar në hiena e çakej, ulëritës mbi një pre të vetme të goditur keqas e të flakur për tokë. Kjo ishte turp e neveri bashkë. Burracakëri. Këta vërtet të bëjnë të largohesh. Por siç e kam shkruar, ka mjaft të tjerë, miq e njerëz të vërtetë, që të bëjnë të mendosh se shpresa në këtë vend nuk humbet kurrë. Jo, nuk duhen gjykuar kurrë keq gjithë shqiptarët, sado keq të ndjehesh. Shumë shumë duhet neveritur ajo pjesë e tyre që si kudo mund të quhet plehu i shoqërisë. Herë herë edhe i ambalazhuar bukur.
Pak javë më parë historia juaj rierdhi në vëmendje pasi në “you tube” u publikua videoja e pacencuruar e kurthit tuaj, ku tregohet çdo moment i përgatitjes së kësaj videoje. Një kuriozitet, si e siguruat?
Nuk e sigurova unë. E siguruan të tjerë. Ju thashë që kam miq. Këtu e jashtë vendi.
Ndërkohë gazeta jonë publikoi fotot aktuale të vajzës që organizoi kurthin, ku tregohej se ajo jetonte në Francë dhe ia kalonte si mos më mirë. Si u ndjetë kur i patë ato foto?
Nuk do më besoni po tu them se nuk i kam parë fare. E di që janë, se më thanë, por kam neveri. Megjithatë ajo vajzë, është gjëja më e fundit, më mjerane e më e pavlerë e kësaj historie turpi për ata që e bënë e për ata që e nxitën. Ju natyrisht si mbarë gazetaria jonë, mund ta bëni edhe personazh. Por në një aspekt, ajo është për të ardhur keq. A e kuptoni, të jesh vegël, aq më shumë kur je femër. Përgjithësisht këto nuk kanë jetë të mirë, dhe e keqja u vjen gjithnjë nga ustallarët a padronët e tyre.
Ju në libër thoni se vajza u shpërblye me 2 milion lekë të reja, ka blerë me to edhe një makinë dhe me të bredh nëpër Tiranë. Çfarë do t’i thoshin nëse rastësia do t’ju përballte diku me të?
Ca thonë që edhe ato para nuk i ka marrë. Gjithsesi me këto nuk jam marrë e nuk më interesojnë, por vinë e mi thonë ndonjëherë njerëz të zellshëm për thashetheme... Më falni po pjesa e dytë e pyetjes të bën të vesh buzën në gaz. Ju përfytyroni pa dyshim një dramë midis një niveli të lartë karakterial, kulturor e intelektual si ai i asaj vajze dhe meje? O zot ç'përfytyrim i ndezur!
Në libër ju keni publikuar shumë SMS mbështetjeje, madje kemi vënë re se shumë prej tyre janë vajza, të njohura dhe të panjohura për ju. Ndonjëra ju shpreh edhe simpati personale. Keni pranuar ftesën e ndonjërës për kafe apo tani keni vendosur të mos i besoni më askujt?
O Zot sa dramë edhe këtu?! "Keni vendosur të mos i besoni më askujt"... e pas kësaj duhet të vijë pa tjetër: "Ai u mbyll në një manastir të largët murgjish në Kalkidiki" apo "kurrë nuk i pa më femrat me sy". Më lejoni ju lutem të qesh me gjithë zemër. Nuk e kam me ju, por me një mentalitet të tërë që synon të bëhet evropian.
Dhe së fundi çfarë do të bëhet me jetën tuaj, cilat do të jenë angazhimet tuaja; përsëri në politikë, në fakultet, apo një intelektual i lirë, i paangazhuar?
Le t'ia lëmë jetës.
Imazh
Ermira Shpetimi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
kokërrmeli shkroi:Po ku abuzoi Fiksi me Pangon ? A abuzoi se tregoi hapun ate qe te tan e din, apo pse e "shtini n'kurth" ?
Une per vedi s'e njeku hiç kyt kanal, e m'ka dal prej qejfit, por kur denoncohet nji padrejtsi, i çfardolloj krahu t'jet denoncusi, asht i mirpritun.
Jeta private e Pangos i perket atij, por kur ai, se edhe fmi s'asht, perdor postin si karrem, at'her i past ba mir, se aty jeta private ndalet, edhe pse me kyt vajzen kishte qeshtje pune ups;
Ktij nqs donte me e nda privaten me publiken ti kishte than ksaj vajzes, "Pun per ty s'ka (ose ka) por nqs don me u pa kshtu, shoqnore, :kiss?: kalo ka une se jam beqar". E at'her s'i kishte hy therr n'kam ktij e s'ishte shkarku me SMS.

Une nuk e mbroj Pangon sepse si minister nuk ishte i gjithe perfshires ne pune e tij pasi publikoj vetem pikat turistike te jugut duke lene nen hije pikat turistike te veriut dhe kur shoh keto anesi mua sme pelqejne.
Por duhet thene e verteta na pelqen apo jo.
Degjoni me vemendje videon pjesen e dyte kur goca thote njiheshin 4vite me pare dhe ajo mund te hynte ne makinen e tij sepse njiheshim.
Ku dime gje ne se a kane pase lidhje me pare keta te dy? Se cfare femre eshte kjo dhe cfare afersiet kishte me Pangon?
Legalisht ai mund te bente cte donte me gocen pasi ishte ne banesen e tij private dhe ajo nuk ishte nje e punesuar e tij por nje e njohur pra skemi te bejme me nje shkelje ligji.
E treta. Ai eshte shkarkuar per 4minuta!!! Si ka mundesi qe nje minister shkarkohet ne kete menyre kur skemi te bejme me nje shkelje te ligjit dhe skishte prova konkrete pervec se nje video te montuar me shkurtime duke vene biles dhe zera te ndryshem femrash???

Ne itali jo me shume se 1muaj me pare ndodhi nje skandale i rende me presidentin e provinces se Romes Marrazo, ku ishte i implikuar kembe e koke perdorim droge,prostitucion travestitesh para cash me shumice etj, dhe jo vetem qe si ndodhi si Pangos por ju dha kohe qe te jepte vete doreheqjen.
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 21 postime · Faqe 2 prej 3 · 1, 2, 3
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 4 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 08:38
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari