Te njihemi me njeri-tjetrin dhe te shohim qe se si nepermjet fjaleve transmetohet karakteri dhe personaliteti jone shoqerise virtuale qe kemi krijuar mbas nje monitori pc por dhe mund te shnderrohet ne realitet.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Gjakmarrja
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 88
Vendodhja: Tirane
Antarësuar: 18 Shkurt 2009, 21:07
Gjakmarrja, Posted 22 Shkurt 2009, 19:30
Gjakmarrja nje tjeter plage jo me pak e hapur ne Shqiperi. Gjakmarrja lindi shume vite me pare ku u vendos se nese nje person vriste nje person nga nje fis tjeter atehere fisi qe familjari i vdiste duhej te vinte gjakun ne vend. Ne vitet e regjimit komunist me vendosjen e ligjeve u be nje pune e mire ku ky fenomen shkoi ne zhdukje u be nje pune e madhe qe gjaku te falej.Pas viteve 90-te u rizgjua ky fenomen i dhimbshem.Sot marrja e gjakut ne veri te vendit eshte nje dukuri qe po burgos burrat dhe femijet pas mureve te shtepise. Grate jane ato kane pak lirshmeri daljeje.Megjithese dhe ato ndonjehere nuk i ka kursyer plumbi. femijet kane braktisur lojrat , shkollen , dhe jetojne e rriten me deshiren e vetme te marrin gjak sapo te kapin rastin e pare.
Nderkohe qe nga shteti nuk po behet asgje per ta ndaluar kete vetvendim te gjakshem dhe qe merr jete te pfajshme.
The world of my own
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Gjakmarrja, Posted 22 Shkurt 2009, 22:28
ME BEHET QEJFI QE TI ARLA E SJELLE NE TRYEZEN E DEBATIT!
DHE I JEPE SQARIME PER KET FENOMEN.
CESHTJA ESHTE SE SHOQERIA KOMUNISTE NUK E MBYLLI FENOMENIN PERGJITHMONE SEPSE FENOMENET E TILLA VETEM SE JU VENDOS NJE KAPAK I HEKURTE, QE DO TE SHPERTHENTE NJE DITE.
GJAKMARRJA TASHME SIC THUA TI ARLA ESHTE KTHYER NE FENOMEN - NGUJOHEN MASHKUJT, FEMIJTE DHE JETA ASFIKSOHET PER NJE KOHE DERISA TE LARGOHET NDONJE RE.
PERSE U CFAQE DHE U BE TASHME NJE PLAGE E SHOQERISE? KUSH E KA FAJIN?
QYTETARI QE BEN VETGJYQESI? APO HESHTJA E SHTETIT?
APO MORIA E SHOQATAVE ''TE PAVARURA'' NGA SHTETI SI ATO TE DREJTAVE TE NJERIUT, ATO TE SHPETIMIT PER FEMIJTE, ETJERA....
GJITHMONE NDODHE KUR I ZOTI II SHTEPISE LUAN HARUSHE, E KA MENDJEN ME VJEDHE, ME U DEFRYER ME PARET E ARKES SE POPULLIT NEPER GREQIRA, MAQEDONNIRA, SANFRANCISKO, KALIFORNIRA....ANTARET E FAMILJES NUK DIJNE CBEJNE; DIKUSH MERR ARME, DIKUSH I VERSULET TJETRIT PER MOTIVE TE DOBTA,....DHE SJELLIN NJE KAOS.

PROBLEMI ESHTE SI NE QE SHKRUAJME, JAPIM MENDIME, HAPIM KET TEME NA DUHET TE JAPIM KONTRIBUTIN TONE KUDO KU JEMI.
CESHTJEN E NGUJIMEVE DUHET TASHME PERPLASE PRESIDENTIT BAMIR TOPIT NE TAVOLINE DHE DUHET TI BEHET NJE PRESION SERIOZ DHE DUHET SHKUAR DERI NE FUND NGA SHQIPTARET QE E NDJEJNE THELLE KETE PLAGE QE KULLON VETEM GJAK DHE LOTE, VDEKJE DHE TMERR I PANDALSHEM.
:( BAMIR TOPIT QE I TRASHET QAFA PER CDO DITE TI BEHET NJE PRESION:
NESE NUK I NXJERRE PREJ NGUJIMIT TE GJITHA FAMILJET BRENDA 6 MUAJVE DUHET OSE TE DOREZOJI PRESIDENCEN SEPSE ESHTE KRYETAR I kESHILLIT TE LARTE TE DREJTRSISE(KLD), PASE SHPORRJES PREJ ZYRES DUHET TA MARRE NE ZBATIM KETE DETYRE VETEM KESHILLI I LARTE I EUROPES.


VETEM ME PRESIONE DHE DHUNE MUND TE ZBATOJI LIGJIN PRESIDENTI APO CDO ZYRTAR I LARTE DHE I VOGEL SHQIPTAR SEPSE U MUNGON PERGJEGJESIA E PUNES DHE MORALI ME ELEMENTAR.

:yes:
NE FUND MENDOJ QE TI ARLA DHE CDOKUSH QE SHTRON ME TE DREJTE TEMA TE CDOLLOJIT DUHET TE NDJEKU REAGIMIN E ANTARVE DHE JO VETEM SHKRUAJ DHE IK. SEPSE DUHET TE NXISI MENDIMIN DHE JO TE PARAQITET VETEM SI KONSTATUES TE SHQETSIMIT SEPSE SHQIPTARI ASHTE RASKAPITE PREJ KESAJ METODIKES RETORIKE.
SHPRESOJ ARLA NE MIREKUPTIM PER HIR TE PARIMEVE SHQIPTARE!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 88
Vendodhja: Tirane
Antarësuar: 18 Shkurt 2009, 21:07
Re: Gjakmarrja, Posted 22 Shkurt 2009, 22:46
Hapja e kesaj teme ka te bej me realitetin e hidhur shqiptar qe po trondit cdo dite vet ne.Faj kane te gjithe shteti ka pjesen e tij qe nuk ndermerr asnje mase per keta njerez qe gjaku i marrjes i therret.Kur nukegziston nje ligj qe per cdo krim te kryer te ekzekotehet ne karrigen elektrike ose vendim i denimit me vdekje keta njerez do jene nje hap pas hasmit.Por faj kane dhe ato familje qe nuk kane mundur te crrenjosin merine e vjeter dhe qe nuk dine te falin.Si mund te lindesh nje foshnje me idene se ky do rritet te ver nderin e familjes ne vend?! Si mundesh ti mesosh atij fjalet e para "gjak", "hasem" "arme".Prindi i tregon ketij femije shtepine e hasmit dhe nje plumb ta mbaj gjithmone ne gryk te pushkes , perndryshe ai tjetri do ta gjuaj me shpejt.
Eshte kthim ne kohe qe s'kane qene si keto kohe.
The world of my own
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Gjakmarrja, Posted 05 Nëntor 2009, 14:20
A thua do te vehet nen kontroll nga mendja e njeriut gjakmarrja? :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 88
Vendodhja: Itali ,Rome
Antarësuar: 25 Korrik 2009, 17:17
Re: Gjakmarrja, Posted 06 Nëntor 2009, 16:36
.................
Mi sorridi ,mi tradisci,mi uccidi lentamente....
Përgjigju duke Cituar
Drejtues

Poste: 91
Antarësuar: 01 Korrik 2009, 23:01
Re: Gjakmarrja, Posted 16 Nëntor 2009, 23:58
Teme qe m'ngacmon bajagi, por s'duhet me u ngatrru gjanat e me than pasaktsina, se ai qe s'e njeh rrealitetin mundet me i marr si t'mirfillta.
E para asht se s'i takon fisit me e marr gjakun pur shpise t'vramit (t'shituemit) ose dikujt vendos per kte pun :)
E dyta asht qe pse nierzit permendin kanunin, kur vrasin, duhet me shikju mir se s'don me than qe e rrespektojn domosdosmerisht kanunin, e ktu lindin edhe keqkuptimet.
E treta asht se para nji dukurie t'till (pra vrasjesh) kanuni asht mundu me e kanalizu kte, duke vendos rregulla strikte, rregulla qe ndryshojn pak prej nji krahine n'tjetren, por thelbin e kan t'njejt.
E kush s'i rrespekton rregullat, s'rrespekton kanunin.

Riti i gjakmarrjes ka lind sepse ata t'part s'kan dit se ç'far ("çmimi") shpagese me i dhan jets t'nierit. Se vrasja e nji nierit, perveç humbjes qe i bahet shoqnis, asht humbje qe i bahet edhe nji fisi, familjeje, prindi, vllau, fmije. E kjo humbje, perveç se fizike, asht edhe morale, dhe si e till asht lan n'dor t'demtuemit per me i vu çmimin, duke than qe çmimi i gjakut asht vetem gjaku. Pra jeta vetem me jete matet. Gjithashtu asht parashiku edhe falja, por kjo vjen prej nji zgjedhje t'lir e t'demtuemit (por ka raste kur ky i fundit shtrengohet per me fal).
Pra per mu s'asht ligj barbar por ligj qe i lejon nierit zgjedhjen. Edhe pse gjakmarrja s'asht e natyrshme, ka lind prej nji gjendje jo t'natyrshme qe duhet me shku n'vend (pamvarsisht se forma mund t'duket e diskutushme)
Edhe nji saktsim tjeter : ligji per denim me vdekje asht heq n'Shqipni me kerkesen e bashkimit europian.

Nji amerikan ka than :"kur ligji asht i rrept, ka prirje mos me e zbatu; kur asht i bute ka prirje me ba vetgjygjesi"
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 09:04
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari