Te njihemi me njeri-tjetrin dhe te shohim qe se si nepermjet fjaleve transmetohet karakteri dhe personaliteti jone shoqerise virtuale qe kemi krijuar mbas nje monitori pc por dhe mund te shnderrohet ne realitet.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 7 postime · Faqe 1 prej 1
Cdo te thote PROLETARI?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Cdo te thote PROLETARI?, Posted 29 Janar 2009, 01:19
Filozofia e proletariatit modern
Imazh


Pak tangent mbi Konceptin Proletar

Per hire te vertetes fjala proletari u shperdoruar mizorishte nga sistemi terrorist komunist qe sundoji gati 50 vjet.
Proletar eshte ajo pjese e shoqerise qe nuk ka asnje prone te vetin, vecse ka si pasuri vetem krahet e punes dhe vetedijen.
Me proletare eshte mbushe bota kudo ne te gjitha kontinentet sepse klasa kriminale sunduese si nga e majta ashtu dhe nga e djathta jane duke u pasuruar pakufi ne emer te demokracise apo filozofirave te shpifura djallzore ne kurriz te kesaj pjese gjigande te botes njerezore.
Prandaj me shkon mendja se administratori I Ameshuari e ka zgjedhe me mend kete titull - proletari te pershtatshem.
Une mendoj se i eshte zgjedhur ky emertim me shume per shqiptaret emigrante qe u larguan shumica per hallet ekonomike dhe per te gjithe ata qe kalojne dite te veshtira ekonomike ne Shqiperi.
Ketu besoj se eshte shtepia edhe e studentve shqiptare kudo neper bote.
Proletari i sotem shqiptar dhe ai nderkombetar nuk eshte me ai grupe shoqeror, qe sipas marksizem-stalinizmit eshte mbeturine kapitaliste, e pregatitur per te permbyse sistemet te egra shoqerore shnjerzore dhe perseri te shtypet nga ajo klase edhe me egersishte sikurse ndodhi ne Rusi, ne Shqiperi, Kroaci, Serbi, Bullgari, Kine, Kore, Vietnam........
Proletari nuk eshte instrument diktature e askujt. Ata jane nje mase njerezish te fuqishem qe mblidhen e kulturohen, qe mesojne e solidarizohen si dhe synojne te behen te zotet e vetes per te drejtat e tyre, qe te nderrojne faqen e kesaj bote te zhytun ne balten e mesjetes e te mjerimit shpirtnor.
Nuk ka me proletare te tipit marksist, ku u be eksperienca me kanibale nga shume udheheqje kriminale ruse, shqiptare, serbe, kineze, koreane, vietnameze....! STOP! LARG ERRESIRA NGA PROLETARIATI!

Proletariati i sotëm distancohet nga kërma e Karl Marksit - Diktaturë e Proletariatit

Diktatura e proletariatit u institucionalizue në një subjekt bazë të filozofisë marksiste-leniniste. U përkufizue dhe ishte në funksion të bandave që komandonin shtetet kundër popullit.
Diktatura e proletariatit ashtë arma e forcës e dhunës kundër klasës borgjeze. Diktatura mbron interesat e popullit, interesat e socializmit të fituem me gjak,...... si dhe mbron tokën nga agresorët dhe ashtë arma vigjelente kundër imperializmit amerikan e imperializmit sovjetik krenar në brigjet e Adriatikut.
Ky soj pjelle e një mendje hebreje shkaktoi qindra miliona viktima, vuejtje, mjerim, rrënim, regresë, prapambetje, tmerr, tragjedi, gjenocid, ateizëm, ...
Diktatura në esencën e saj ishte një institut modern i spiunazhit ideologjik në mbrojtje të partisë komuniste në pushtet..................Gjithë prokurorët, gjyqtarët, spiunët, agjentët, hetuesit ishin ata që përfaqsuen diktaturën e proletariatit në Shqipni e në gjithë vendet komuniste, ku sot janë rekrutue si funksionar të lartë në ministritë e brendshme, në organet e zbulimit dhe të përgjimit ndaj shqiptarve jo me bindje komuniste.

Proletariati i sotëm nuk ka nevojë të ketë organe të ashtuquejtun Diktaturë të proletariatit që ishin;
- Ministria e Punëve të Brendshme
- Policia
- Shërbimi Sekret
- Ushtria Popullore
- Shërbimi popullor ushtarak-spiun vullnetar(ku një pjesë e tyne u likujduen fizikisht pas 1991 si në Shqipni asht dhe jashtë shteteve , kryesisht në Europë nga vetë shërbimi sekret)

Proletariati synon të ketë institucionin e ruajtjes të shoqërisë sipas së drejtës universale të Zotit dhe ligjeve të ndërtimit normal të një shoqërie. Larg të ashtuquajturave sajesa ultradiktatoriale të institucioneve të mazonëve të BE dhe ujqërve tjerë që sillen si kërma në botë.

Imazh

Me pelqen qe jane vu ne debat dashamiret.
Arsimimi me ka mundesuar te mesoj lenden e Filozofise - Njohuri fillestare te marksizem-leninizmit ne fundin e shkolles se mesme si dhe te mesoj ne dy vitet e para lenden e Ekonomise Politike.
I kam pase lendet e mesiperme per qejfin tim se me vinte dhe e kam pase noten maksimale.
Nuk dua te prezantoj kete lende filozofike, pasi eshte e pamundur ne kete faqe.
Nuk ka rendesi sepse kush nu ka interes me sepse deshtoji perfundimisht dhe hiqet dora nga kjo lende.
Ne thelbe filozofija m-l ka raportin Materien me Ndergjegjen.

Shpjegohen dy rryma filozofike si ajo:
A. Materialiste
B. Metafizike
(jomaterialiste, idealiste ne besimin ne Zot)

Kuptohet se brenda dy rrymave kane seicili grupe - nengrupet e veta.
Metej flitet per Dialektiken materialiste, qe i shqyrton materien ne levizje, ne dinamikeetodike. Apo shpjegon Metoden Dialektike te fenomeneve shoqerore.
E kush jane fenomenet shoqerore?
Jane sistemet shoqerore si skllavopronaria, feudalizmi, borgjezia, socializmi dhe komunizmi.
shqyrtohen hollesishte koncepte te disa mendimtarve te rrymave materialiste si lufta, klasat shoqerore qe ndahen ne dy:
- Klasa puntore - proletariati . qe eshte ajo klase e varfer puntoresh industrial qe punon me meditje e nuk kane asnje pasuri te tyren perpose krahet e tyre dhe idealet e tyre per LIRI. Ideali i proletarve eshte lufta per barazi, drejtsi dhe perparim dhe pa klasa shfrytezuese, ku te sundoji klasa puntore.
- Klasa borgjeze qe eshte nje klase e vogel qe shfrytezon popullin,......e etur per pasuri ne kurriz te proletarve duke i shkelur te gjitha te drejtat e tyre per....
Flitet per Revolucionet shoqerore(qe permbysin klasen shfrytezuese) qe Marksi i quante lokomotiva te shoqerise. Menyra e marrjes se pushtetit me dhune(Lenin) ndersa Mao Ce Dun - Pushteti merret nepermjet grykes se pushkes.'' etj. Lenini jepte dhe menyren e dyte te marrjes se pushtetit me ane te kompromosit, por nje dicka e tille eshte e pamundur nga pikpamja praktike sepse nuk ka kompromis me marrjen e pushtetit nga borgjezia ne duart e proletariatit.
Shpjegon konceptin klasik te Luftrave duke dhene shembuj nga historia.

Feja eshte opium(K.Marksi)
Per artin e mbrojtjes, e edukimit m-l, e familjes, e arsimimit etj.
Filozofia m-l ishte e percaktuem nga filozofet Marks-Engels, Lenin-Stalin dhe Maoceduni.
Aty trajtohet koncepti i Zhvillimit, i kontradiktes dhe llojet e saj.

Kontradiktat ndahen ne dy grupe:


- Kontradikta antagoniste - te kunderta diametralishte midis dy grupeve filozofike te papajtueshme.
- Kontradikata jo antagoniste qe jane midis se njejtes shoqerise, qe zgjidhen pa lufte apo ndeshje te kundershtash.
Koncepti zgjerohet me shume.........

Çfare eshte koncepti i te kundertave ne filozofi:

Marksi thoshte se ku ka zhvillim aty ka dhe te kunderta.
Apo shprehjen klasike te Marksit: ''Ku ka kontradikta, aty ka zhvillim.''
E shume tema te tjera te karakterit abstrakt.
Ceshte abstarksioni?
Abstarksioni ashte metode e te studjuarit
E te tjeraaaaaaaaa.....................

Ndersa Ekonomija Politike qe eshte pasqyruar ne 40 vellimet e K.Marksit ka si themel te sajin

Teorija e Mbivleres, qe eshte guri themelor i vepres se Marksit.
Aty shpjegohen koncepti i Mallit, i Vleres se Mallit dhe vete Vleres.


Perkufizimi i Mbivleres sipas Marksit:


''Mbivlera eshte ajo pjesë e punës e papaguar e puntorit apo fshatarit''
Nepermjet Mbivleres pronari pasurohet. Me duhet shume faqe qe ta shpjegoj, por me falni nuk mundem.

Çashte Paraja:

''Paraja eshte ekuivalenti i Mallit''
Si qarkullon paraja, malli, raportet e tyne, ciklimet ekonomike, spiralja e zhvillimit ekonomik e tjera?
Raporti i ekonomise dhe i politikes.
Psh.
Ceshte politika?
''Poltika ashte sipas Leninit shprehje e koncentruar e ekonomise''
E shume koncepte te tjera teorike.

Në dorë të kujt ra kjo filozofi mazone -hebreje e Marksit?

Kjo filozofi ra ne duarte satanike te kryexhelatve si Lenini, Mao Ce Duni, Stalini, Pol Poti, Enver Hoxha, Tito, Kim Ir Sen -it(I dhe i II) Nikola Çaushesku, Brezhnjevi,.......etj,
Per fatin tragjik nuk e zbatuan edhe ashtu siç e pregatiti Marksi sepse ishin arrivista, vagabonda, pamoral, gjaksor te lindur, te pashkolluar etj. Nuk kishin sensin e Njeriut ne ndergjegjen e tyre. Deshmuan fatalizmin me Gjenocidin qe ushtruan mbi fene, mbi kulturen, mbi Njeriu, mbi popujt... ..dhe mbollen vdekje dhe mjerim ne keto vende ku e ''aplikuan'' marksizëm-stalinizmi
Ishte nje teater i çmendur njerzor e paharruar. Tashme quhet kjo teori e pazbatueshme, shume e prapambetur.
Per mua eshte nje teori e parealizueshme.
Por qe te flasesh per filozofine m-l duhet sepaku te kete disa njohuri konceptuale per m-l.
Shpresoj te mirekuptohem dhe te mos behem me gisht si i kesaj rrymet.

E hartoi redaksia.proletari.com

E enjte, më dt. 16.II.2012


Fjala proletar
Gogolizimi i saj deri në absolutizëm
Kolektivizimi i BE-së

Pak per fjalen proletar

Proletar eshte fjale latine - proles, qe do te thote -''pasardhes'' ose ''femije''.

Fjala proletar nuk ashtë mishngranës apo ingranazh që grin pronat e kapitalistve, por një shtresë apo një masë njerzish që nuk kanë prona të cilsueme prona kapitale(duhet të kuptohet koncepti i saj nga pikpamja ekonomike )
Mos u frigoni nga fjala proletar se asht veç dobsi sepse termi proletar u gogolizue apo i instrumentalizue deri në absurditet nga qarqe mazonë hebreje komunista për synime të veçanta antipopullore, antinancionale e antifetare,.....për të instalue sistemin e ri e të panjohun Komunizmin në një pjesë të mirë të hemisferës të globit.

Kjo klasë asht ajo që ndërton ekonominë e një vendi, dhe ra sundimi i saj nga kriminel-terrorista. Mjerisht proletariati i pavetëdijshëm kontribuon në ngritjen e një ngrehine terroriste, e quejtun shtet socialistë e në të kundërtën punon për të rritë pasuritë e pakicës dhe mbajtjes të frymës brenda kufijve minimal ekzistues.

Proletar eshte e identifikuar si nje idhtar, simpatizante i nje klase shoqerore me te ulet.
Karl Marksi e percaktoji me fjalen PROLETAR njerzit apo grupe njerzish e nje reference shoqerore, qe nuk posedojnë asnje prone, perpose vetem krahet e punes dhe idealet per te luftuar per barazi shoqerore, per nje shoqeri paklasa.
Me fjalen proletar quhen te varferit e shoqerise. Marksi ndertoji nje filozofi te tere me fjalen Proletar. Proletaret kane levize historine perpara me levizjet e tyne ne vite me ane grevash dhe sulmesh ndaj shkaterrimit te makinave. Proletaret te bashkuar u organizuen dhe u ndergjegjsuan per rolin e tyre qe historia i ngarkoji.
K.Marksi hodhi parrullen ''Proletar te gjithe vendeve bashkohun!'' Kontributi ne historine e zhvillimit shoqeror ka qene shume i madhe sepse fituan shume te drejta si paksimi i oreve dhe diteve te javes, pagesa sipas punes, pushimet e shume te drejta. Te gjitha keto te drejtat u realizuan ne sindikata, por sot jane te gjitha kryesindikalistet sherbetore, sahanlepires te padronve te punes. Keshtuqe te drejtat e tyre qe shkelen nga padroni dhe shume te tjera shkelen perseri edhe pse quhet shekulli i Te drejtave te Njeriut etj.

Per hire te vertetes fjala proletari u shperdorua mizorishte nga sistemi terrorist komunist qe sundoji gati 50 vjet.

Përkufizimi fjalës proletar nga ana jem;

Proletar eshte ajo pjese e shoqerise qe nuk ka asnje prone te vetin, vecse ka si pasuri vetem krahet e punes, vetedijen dhe lufton të bahet me prona kapitale.

Sipas Marksit dhe tjerve si ky me proletariat identifikohej masa e njerzve të varfën pa prona kapitale, që posedojnë vetëm ,,musklat,, që kanë lindë me dëshirën e shkatrrimit të klasës të pasurve duke ndërtue një shoqni nën drejtimin e një bande satanistash. Në komunizëm ishte parrulla: "Kush punon ha, kush nuk punon nuk ha(duhet të vetvdesi).

Unë jam për një shoqëri ku të ardhurat ekonomike të ndahen sipas nevojave(njerzve në nevoj si të sëmurë, pensionistat, të papunët, handikapët,....) sikurse ndodhin në shtete me politikë sociale dhe me një sistem kapitalistësh të butë sikurse janë vendet nordike. Po ashtu me një plurarizëm politikë si sistem konkurence ideje sikurse asht konkurenca edhe në ekonomi, që përban themelin e kapitalizmit.

Nëpër ndonjë gazetë përdoret fjala proletar për efkete gogoliane. Di të them se fjala proletar asht hekë nga fjalori politik i sotëm dhe për qindra vjet. Di të them se BE(Bashkimi Europian) po e kooperativizon kontinentin e Europës. Pra në realitet po zevëndsohet fjala proletar me kolektivizim europian. Kjo asht faza e dytë e teorisë paskomuniste të mazonve hebre. Faza e tretë do të jetë edhe ma fatale sipas mendjes teme.

PROLETARE E KETIJ SHEKULLIT KANE SYNIME TE QARTA:
TE KULTUROHEN, TE ARSIMOHEN PAMVARESISHTE NIVELEVE TE SHKOLLAVE DHE TE KUPTOJNE MISIONIN E NJE NDERTIMI TE SHOQERISE ME DREJTESI, ME DEMOKRACI DHE ME BARAZI.
MARRJA E PUSHTETIT NGA DUART E VAGABONDAVE NE GJITHE BOTEN NUK DO BEHET ME ARME, ME DHUNE SIKUR MESONTE K.MARKSI ME SHOKE. JO!
PUSHTETI U RREMBEHET VETEM ME EDUKATE NJERZORE, ME KULTURE DHE DASHURI PER ATDHEUN E POPULLIN, PA SHKATERRUAR VEPRA DHE BESIMET E NJERZVE.
ME MISIONE FISNIKERIE DUHET NE TE DEMOSTROJME RESPEKT DHE DEBAT AKTIV SI MJETE NE NDIHMEN E FORMIMIT BOTEKUPTIMOR KULTUROR-SHOQEROR ME PRIRJE: FORMIM TE DEBATUESVE ME NJOHURI FILOZOFIKE TE REJA PROLETARE.

SITI NUK DO FUNKSIONOJE SIPAS RITEVE TE M-L, SEPSE DESHTOJI DHE LA PASOJA FATALE NE SHOQERITE E VENDEVE ISH SOCIALISTE.
KOHE MODERNE ME IDERA TE MATERIALIZUARA DHE JO UTOPIKE SIKURSE E THEMELOJI KLASIKET E FILOZOFISE MATERIALISTE.
VETEM ME BOTEKUPTIM NJERZOR DHE JO SATAN SI ENVERI, POL POTI, STALINI, LENINI, CAUSHESKU DHE ME KULTURE POPULLORE E ATDHETARE.

E enjte, më datën 8.II.2012
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 98
Vendodhja: Rome,Itali
Antarësuar: 27 Janar 2009, 14:55
Re: Cdo te thote PROLETAR?, Posted 29 Janar 2009, 23:38
Liberta shkroi:Emri i sitit - http://www.proletari.com

Per hire te vertetes fjala proletari u shperdoruar mizorishte nga sistemi terrorist komunist qe sundoji gati 50 vjet.
Proletar eshte ajo pjese e shoqerise qe nuk ka asnje prone te vetin, vecse ka si pasuri vetem krahet e punes.
Proletare eshte mbushe bota kudo ne te gjitha kontinentet sepse klasa kriminale sunduese si nga e majta ashtu dhe nga e djathta jane duke u pasuruar pakufi ne emer te demokracise apo filozofirave te shpifura djallzore.
Prandaj me shkon mendja se administratori I Ameshuari e ka zgjedhe me mend kete titull - proletari te pershtatshem.
Une mendoj se i eshte zgjedhur ky emertim me shume per shqiptaret emigrante qe u larguan shumica per hallet ekonomike dhe per te gjithe ata qe kalojne dite te veshtira ekonomike ne Shqiperi.
Ketu besoj se eshte shtepia edhe e studentve shqiptare kudo neper bote.
Proletari i sotem shqiptar dhe ai nderkombetar nuk eshte ai grupe shoqeror sipas marksizem-stalinizmit qe eshte mbeturine kapitaliste, e pregatitur per te permbyse sistemet aktuale te egra shnjerzore dhe perseri te shtypet nga ajo klase edhe me egersishte sikur ndodhi ne Rusi, ne Shqiperi, Kroaci, Serbi, Bullgari, Kine, Kore, Vietnam........
Proletari nuk eshte diktature e askujt, perpose jane njerez qe te mblidhen e te kulturohen, te mesojne, te solidarizohen dhe te behen te zotet e vetes per te drejtat e tyre.
Nuk ka me proletare te tipit marksist, ku u be eksperienca me kanibale nga shume udheheqje kriminale ruse, shqiptare, serbe, kineze, koreane, vietnameze....

interesant ky shpjegim...
Une mendoja se te jesh proletar do te thote te jesh luftetar i idealeve te se drejtes.
mgjth mesova dicka te bukur dhe interesante.
Faleminderit.
Me respekt Noa_Al
WWW Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Cdo te thote PROLETAR?, Posted 06 Shkurt 2009, 13:58
Liberta shkroi:Emri i sitit - http://www.proletari.com

Per hire te vertetes fjala proletari u shperdoruar mizorishte nga sistemi terrorist komunist qe sundoji gati 50 vjet.
Proletar eshte ajo pjese e shoqerise qe nuk ka asnje prone te vetin, vecse ka si pasuri vetem krahet e punes.
Proletare eshte mbushe bota kudo ne te gjitha kontinentet sepse klasa kriminale sunduese si nga e majta ashtu dhe nga e djathta jane duke u pasuruar pakufi ne emer te demokracise apo filozofirave te shpifura djallzore.
Prandaj me shkon mendja se administratori I Ameshuari e ka zgjedhe me mend kete titull - proletari te pershtatshem.
Une mendoj se i eshte zgjedhur ky emertim me shume per shqiptaret emigrante qe u larguan shumica per hallet ekonomike dhe per te gjithe ata qe kalojne dite te veshtira ekonomike ne Shqiperi.
Ketu besoj se eshte shtepia edhe e studentve shqiptare kudo neper bote.
Proletari i sotem shqiptar dhe ai nderkombetar nuk eshte ai grupe shoqeror sipas marksizem-stalinizmit qe eshte mbeturine kapitaliste, e pregatitur per te permbyse sistemet aktuale te egra shnjerzore dhe perseri te shtypet nga ajo klase edhe me egersishte sikur ndodhi ne Rusi, ne Shqiperi, Kroaci, Serbi, Bullgari, Kine, Kore, Vietnam........
Proletari nuk eshte diktature e askujt, perpose jane njerez qe te mblidhen e te kulturohen, te mesojne, te solidarizohen dhe te behen te zotet e vetes per te drejtat e tyre.
Nuk ka me proletare te tipit marksist, ku u be eksperienca me kanibale nga shume udheheqje kriminale ruse, shqiptare, serbe, kineze, koreane, vietnameze....

Te pershndes Laert je njesh
Me bukur se kaq nuk mund te shpjegohej se pse zgjodha emrin e ketij portali Proletari :yes:

Nqs kush ka pytje si me lindi kjo ide jeni te lire te mi beni sepse http://www.proletari.com eshte i vetmi origjinal dhe i pa kopjueshem ne gjithe sitet shqiptare.

Me respekt I-AMESHUAR
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Cdo te thote PROLETARI?, Posted 16 Shkurt 2009, 17:57
Dua ti pergjigjem temes sepse e shoh qe jo te gjithe kan marre pjese edhe pse ke forumi italian kjo teme mori me shume pergjigje.

Ideja ime lindi nga deshira qe te hap nje sit ku njerezit do ndanin se bashku me mua nje pjese te jetes se tyre virtuale se bashku.
Kjo ide qe te beja nje sit te tille me ka lindur me kohe por sinqerisht nuk mora asnjehere guximin qe te beja nje hap te tille.

Per ata qe se din une kam qene Administrator kryesor te nje siti qe quhet webalbania dhe aty "ndertova" ma pasion nje forum te tere si nga ana e pasurimit te temave dhe nga ana e shtimit te forumeve nga ana teknike sepse ne dhjetor te 2005-ses kur hyra ne ate sit ishte shume i varfer dhe forumi i saj ndodhej ne vendin e fundit per nga pjesmarrja gje qe tregonte varferin e tij, dhe kshu 2vitet e mia pune dhe pasioni atje jo vetem qe bera nje pune me pergjgjegjesi por terhoqa rreth vehtes shoqeri te mire dhe inteligjente qe pastaj i dhane dhe ato nje shtyse me te madhe atij siti. Mirpo sic thote populli "kungulli mbi uje nuk mund te rrije gjithmone" keshtu qe interesat e ndertuesit te sitit nuk ishin pasuria intelektuale e sherbimeve qe ti ofronim vizitoreve dhe anetareve por ishte thjesht te kishte klik sa me shume dhe kjo solli rrenimin total te punes se bere nga mua dhe miqve te mi deri sa nje dite hoqem dore te gjithe dhe u larguam ne maj te 2008-tes.

Deshira ime per te komunikuar me shqiptaret ne nje kend te paqte me solli qe te mirrja guximin dhe te beja dicka vete pa kopjuar askend dhe kjo me solli qe ne 2janar te 2009-tes te inaguroj vitin e ri me nje sit dhe qe doja ti gjija nje emer sa me origjinal dhe qe hyn ne klasen e njerezve te varfer ekonomikisht por te pasur ne shpirt dhe luftetare te te drejtave te njeriut. Kjo gje me solli ne mendje nje term shume te abuzuar nga komunizmi diktatorial termin e bukur dhe shume kuptimplote Proletari.
Ne fillim isha nje cike skeptik ne mirpritjen e ketij emri qe kishte siti por pastaj cdo dite qe kalon ndjeja me shume siguri dhe i jipja me shume kuptim fjales proletari pasi une ndihem proletar i vertet dhe jo per sitin po per jeten qe jetoj. Duke qene se prona ime jane krahet e punes dhe mendja qe me ndrit perpara dhe deshira e zjarrte per te luftuar per te drejtat e te gjitheve qe jane te shkelur nga shoqeria dhe jane proletar si une dhe si shumica e botes ku mbizoterojne hienat e pasuruara mbi gjakun qe derdhin ne cdo dite me mbijetesen e punes sone te ndershme.
Se ca do me then proletar Laerti e ka shpjeguar me se mire dhe eshte e kote ta perseris.


Mirserdhet proletar shqiptar te bashkuar ketu nga te gjitha vendet e botes anembane rruzullit ku ndodheni.

Me respekt I-AMESHUAR PROLETARI :muah
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Cdo te thote PROLETARI?, Posted 16 Shkurt 2009, 18:42
Ekzistoka dhe proletariati me ngjyrë islamike në Indonezi
Imazh



Islam borjuis dan Islam proletar: Konstruksi baru masyarakat Islam Indonesia - Borgjezia dhe proletari Islam
Islami: Ndërtimi i ri i shoqërisë islame Indoneziane me autor të librit; Nur Khalik Ridwan

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
M- L ka deshtuar ne Korene e Veriut, Posted 05 Janar 2010, 15:52
Zgjidhja e konflikteve ndërshtetnore me sisteme të kundërta filozofike

PIKPAMJA E FILOZOFISE SE PROLETARIATIT MODERN PER ZGJIDHJEN E KONFLIKTEVE TE NDRYSHME NEMES SHTETEVE ME SISTEME SHOQERORE TE KUNDERT


Marksizem-leninizmi dhe maocedun-stalinizmi mesojne se pushteti merret ne gryken e pushkes.
Mosmarreveshjet politike-ekonomike-ushtarake sipas doktrines se m-l midis shteteve me baze shoqerore te kundert nuk mund ne menyre paqesore te zgjidhin konfliktin. Sipas Leninit marrja e pushtetit nga populli ka dhe nje mundesi tjeter, qe eshte: "Marrja e pushtetit dhe e konflikteve realizohet nepermjet marreveshjeve ne tryeze, por kjo ka nje mundesi vetem teorik, ndersa ne praktik esht e pamundur."


Dihet se politika amerikane si xhandar i botes i ka shtrire kthetrat edhe ne gadishullin korean, ku me nderhyrjen ushtarake te saj ka transformuar sistemin shekullor te gadishullit duke shkaktuar ndarjen e kesaj rracet ne dy pjese, qe quhet "Dhimbja e historise te popullit korean." Pas nje Lufte tre vjecare prej 1950 deri me 1953 u nda gadishulli me lote dhe gjak qe u shkaktuar nga imperializmi amerikan.
Korea e Veriu ndertoi komunizmin dhe Korea e Jugut ndertoi kapitalizmin.
Mbi kete ndarje SHBA e izoloi popullin e veriut nga bota.
Por sot udheheqja e Kores deshiron tùi shtrije doren e miqesise SHBA, duke mos ju perul, por me dinjitet dhe moral te larte korean.
Mosmarreveshjet politike ndershtetrore apo rajonale nuk zhvillohen me gjuhen e armeve, por me gjuhen e bisedimeve si filozofia e harmonise politike.[/b] Kete leksion e lexon te FILOZOFIA E PROLETARIATIT. SHEMBULLI I POLITIKES SE KORES VERIUT ESHT NJE SINTETIZIM I FILOZOFIS SE PROLETARIATIT.
Arma vetem vret shumicen dhe pasuron nje pakice - Kjo esht aksioma e Traktatit te njohur te Filozofise se Proletariatit.

Kush heshti para demostrimit paqesor te popullit te Kores se Veriut per vendosjen e marredhenieve te mira me SHBA?


Bota ne 1 janar te 2010 u zgjua me lajmin e nje ekrani te madh ku populli i kryeqytetit te Kores se Veriut demostroi boterisht lajmin e miqisise me shtetin amerikan nen frymezimin e Partise Komuniste staliniste te Kores se Veriut.
Une dhe bota mbeti i shokuar nga kjo levizje e boshtit te politikes komuniste te Penianit dhe mbeta shume i kenaqur sepse Filozofia e Proletariatit qe une kam parashtrue para nje viti ne ket site asht qe proletariati te braktise Dhunen me arme te marrjes se pushtetit dhe te zgjidhjes se mosmarreveshjeve sipas Doktrines se M-E dhe te Stalin - Mao Ce Dun-it.
Pra ka nise te shmange nje nga shtyllat themelor te filozofise se m-l dhe asaj staliniste me kthesen radikale qe ka be udheheqesi stalinist 69 vjecar Kim Ir Seni i Ri.

Kush heshti?

- Kina

- Rusia

- Vendet sllave

- Bota islame

Perse heshten fuqite e medha?

Sepse u intereson nje bote me kontradikta antagoniste, me shpata dhe raketa te mbushura me predha atomike kunder SHBA dhe kunder popujve liridashese

[b]Dyshoj ne qarqe luftenxitese ne Pentagon dhe Shtepine e Bardhe se jane kundra kesaj shtrirje dore te miqesise nga populli i Kores se Veriut shtetit SHBA!!!!!!!


Shtepia e Bardhe jane shokuar para ''DEMOSTRIMIT TE POPULLIT KOREAN TE VERIUT ME ANE TE THIRRJES PER PERMIRESIM TE PAQES ME SHBA'' dhe sipas skenarve heshtese te diplomacise dhe ushtarakeve te larte agresore amerikane e kane vendose ne mini-filtra qe tjerrin vetem plane diabolike dhe tej te rrezikeshme per Paqen e popullit Korean te Veriut.
Populli korean liridashes pret pergjegjen e administrates burokratike dhe tej lufte-nxitese te SHBA.
Une dyshoj se reagimi amerikan ka me qene shume armiqesor sepse nuk i intereson Paqja ne Bote pasi PA LUFTE NUK MUND TE EKZISTOJE KY SHBA.
PAQJA NE BOTE PER SHBA NUK MUND TE PRANOHEN SEPSE KJO ESHT NE SUBSTANCE FILOZOFIA AMERIKANE.
Te shohim se cdo te pjelli guzhina e ndyre e Pentagonit dhe e Shtepise se Bardhe.
[b]Fat per SHBA qe ka nje zevendes-president te madh aktualisht - burre i madh i shtetit Xho Bajden.

Te ky burre i madh shpresoj, por aty nuk vendose ky, por armet dhe projektet kriminale te Pentagonit.
[/b]


E pregatiti Learti, me dt.5 dhjetor 2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Cdo te thote PROLETARI?, Posted 06 Janar 2010, 01:14
ZGJIDHJA E KONFLIKTIT MIDIS DY KOREVE - RAJONALE DHE MIDIS KORESE KOMUNISTE ME SHBA


Udheheqja e gadishullit korean po e zgjidh me metoden paqesore Mosmarreveshjet shume-vjecare midis tyre hap pas hapi ne dy menyra:

I. Nepermjet takimeve dhe traktateve miqesore midis dy Koreve pa-ndermjetesine e jashtem

II. Me ane te bashkebisedimeve paqesore me agresorin SHBA.



I. Nepermjet takimeve dhe traktateve miqesore midis dy Koreve pa-ndermjetesine e jashtem

Samit historik i udhëheqësve koreanë
Imazh

Kim Dae Jung and Kim Jong Il in Pyongyang, August 2000

Udhëheqësit e dy Koreve po takohen të martën në kryeqytetin e Veriut për herë të parë pas shtatë vjetësh.

Udhëheqësi koreanoverior, Kim Jong-il e priti në Penian homologun e tij Roh Moo-hyun-in e Jugut që udhëtoi nga Seuli me makinë.

Televizioni shtetëror i tregoi dy udhëheqësit duke shtrënguar duart në prag të samitit treditor.

Ky është vetëm takimi i dytë mes udhëheqësve të dy vendeve që nga lufta që e ndau gadishullin 50 vjet më parë.

Para se të linte vendin e tij, z. Roh tha se do të synonte për " një marrëveshje paqësore bashkë me zhvillim ekonomik".

Lufta mes dy vendeve, që zgjati nga vitet 1950-1953, teknikisht nuk ka përfunduar, por Seuli vazhdimit ka promovuar shpresat për një armëpushim të përhershëm.

Zyrtarët e Seulit shpresojnë se samiti i fundit, mund të hapë rrugën për arritjen e këtij objektivi historik.

Simbolizëm

Ecja në këmbë në kufi e presidentit koreanojugor dhe e shefit të tij të shtabit të ushtrisë, ishte e shkurtër, por plot me simbolizëm.

Mes dy vendeve ndodhet kufiri i fundit i trashëguar nga epoka e Luftës së Ftohtë.

Një orë pasi kishte lënë Seulin, autokolona e makinave të presidentit Roh hyri në zonën e çmilitarizuar, përgjatë së cilës në të dy anët, qindra ushtarë të dy koreavë janë përballur me njëri-tjetrin për gjysëm shekulli.

Veriu dhe jugu teknikisht janë ende në gjendje lufte.


'Ecja ime do të ndihmojë për ta hequr këtë barrierë që ndan dhe do ndihmojë për të shëruar dhembjen e popullit tonë," tha z. Roh.

Por disa vëzhgues thonë se udhëheqësi koreanoverior nuk ka për të bërë ndonjë ofertë me peshë në samitin tre ditor.

Sipas tyre, ai do të preferojë t'i ruajë të paprekura tensionet ushtarake, të cilat i japinmundësinë të sigurojë ndihma të tjera ekonomike nga fqinji i nervozuar jugor.

Imazh

Kim Jong-il e priti në Penian homologun e tij Roh Moo-hyun-in ne vitin 2007

http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2007/10/07

II. Me ane te bashkebisedimeve paqesore me agresorin SHBA.

Imazh
Madeleine Ollbrajt - ish ministrja e jashtme e SHBA me kryetari e Kores se Veriut Kim Jong i II



Koreja e Veriut do të ketë paqe të qëndrueshme me SHBA

2010-01

Në një mesazh të Vitit të Ri në gazetat e Koresë së Veriut shkruan se qeveria e vendit korean dëshiron bisedime të reja bërthamore me Shtetet e Bashkuara për të arritur paqe të qëndrueshme mes dy vendeve.

Koreja e Veriut ka demostruar masovikisht - boterisht një përpjekje për t'i dhënë fund marrëdhënieve armiqësore me SHBA. Mediat e Kores se Veriut shkruan se në një mesazh se don të hapë negociatat e gjerë mbi çarmatimin bërthamor.

Shtetit komunist ka bërë njoftime të ngjashme më parë dhe analistët paralajmërojnë se Koreja e Veriut mund të kërkojë negociata të veçanta, ku një rihapje të diplomacisë zyrtare me Shtetet e Bashkuara do të diskutohet.

- Detyra themelore për të siguruar paqe dhe stabilitet në gadishullin Korean dhe pjesa tjetër e Azisë është si për t'i dhënë fund marrëdhënieve armiqësore midis DPRK (Koreja e Veriut) dhe SHBA, shkruan agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA, duke shtuar: "Ai është i në përputhje DPRK pozicion për të krijuar një sistem të paqes në gadishullin Korean dhe duke e bërë boten pa armë bërthamore nëpërmjet dialogut dhe negociatave. "

Që nga Lufta e Koresë (1950-53) përfundoi me një armëpushim që nuk është marrë ndonjë traktat paqe formale në mes të OKB-së të udhëhequr nga forcat amerikane, të cilët luftuan në Korenë e Jugut dhe Koreans Veriut, që ishin aleate me Kinën.

Shtetet e Bashkuara kanë në shumë raste u përpoqën për të arritur një marrëveshje çarmatimi me Korenë e Veriut e fundit përmes gjashtë ra-bisedimet e partisë që përfshijnë edhe Kina, Korea e Jugut, Japonia dhe Rusia.


/ Ritzau / Reuters
E pregatiti Bep Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 7 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 09:30
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari