Emigrantët jane pasuri dhe jo problem - Papa Benedikt i XVI

Te njihemi me njeri-tjetrin dhe te shohim qe se si nepermjet fjaleve transmetohet karakteri dhe personaliteti jone shoqerise virtuale qe kemi krijuar mbas nje monitori pc por dhe mund te shnderrohet ne realitet.

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

Emigrantët jane pasuri dhe jo problem - Papa Benedikt i XVI

Postby Laert » 11 Nov 2009, 23:36

Papa Benedikti XVI kërkoi që emigrantët të konsiderohen pasuri e jo problem

10.11.2009 RV) Ishin rreth 300, ekspertët ndërkombëtarë që morën pjesë sot paradite në Kongresin e gjashtë për baritorinë e emigrantëve dhe të refugjatëve, i cili filloi dje në Vatikan, me audiencën e Benediktit XVI dhe me meshën e kremtuar nga kardinali sekretar i shtetit, Tarçizio Bertone. Punimet do të vazhdojnë deri të enjten.
Pasi kërkoi dje që fenomeni i emigracionit të shihet si mundësi për vëllazërimin ndërmjet popujve e si konfirmim i të drejtave të personave të përfshirë në të, kongresi u përqëndrua sot në temën: “Një baritori e veçantë për të rinjtë e adoleshentët emigrantë e refugjatë”. Edhe një herë Kisha është pararendëse e kohës kur brezi i dytë e emigracionit do të mund të luajë ose një rol pozitiv integrimi kulturash, ose i pakënaqur nga mënyra si i kanë trajtuar prindërit e edhe atë vetë, do të mënjanohet nga shoqëria ku është rritur e do ta luftojë atë. Le të kujtojmë për shembull, fenomenin e banliëve në Francë.
Në audiencën e djeshme, Papa Benedikti XVI kërkoi që emigrantët të konsiderohen pasuri e jo problem. Për jehonën e këtyre fjalëve, pyetëm rregulltarin skalabrinian dhe drejtorin e Zyrës për emigrantët e refugjatët të Fondacionit Migrantes (organ i Konferencës Ipeshkvnore Italiane), atë Xhanromano Njezoto:
Janë pa dyshim fjalë shumë të rëndësishme. E kjo, sepse, duke u nisur nga vlera e madhe e personit njerëzor, duhet nënvizuar fakti se emigrant është ai që, me ne e me bashkësitë tona si civile, ashtu edhe kishtare, është një pasuri për Kishën, është një vëlla, apo një motër. Nga kjo pikpamje, duhet nënvizuar pikërisht pozitiviteti i pranisë së tyre, që megjithë vështirësitë e përditshme, ka në bazë mundësinë e pasurimit të ndërsjelltë. Gjithsesi, siç tha edhe Papa, kjo duhet bërë përmes dialogut e komunikimit.
Sa është i rëndësishëm një takim si ai që po zhvillohet në Vatikan, ku po bëhen përpjekje edhe për të koordinuar punën për t’i pritur sa më mirë emigrantët?
Është e rëndësishme që të jemi në sintoni si në pikpamje, ashtu edhe në veprimet konkrete: para së gjithash brenda në Kishë e pastaj edhe në shoqëri. Përsa i përket Kishës, duhet të mendojmë për strategji ungjillëzimi, edhe të reja, për t’i shoqëruar emigrantët. Po mendoj për katekizmin, jetën liturgjike dhe sakramentale. Këto gjëra, në shumë prej dioqezave italiane, bëhen me impenjim të madh, me inteligjencë, duke i shoqëruar bashkësitë etnike, në mënyrë që rruga e përshkuar të jetë edhe rrugë bashkëveprimi kishtar. Siç u nënvizua, integrimi është një aspekt kryesor, për të cilin akoma duhen gjetur zgjidhje.
Por, prirja për të përbuzur e refuzuar personat që janë ndryshe nga ne ekziston dhe mbijeton, pavarësisht nga puna e bërë…
Duhet të mbështesim gjithnjë anën pozitive të çështjes e për këtë, fjalët e Papës, që përveç problemeve ekzistuese, nënvizojnë faktin që emigranti është pasuri, përfaqësojnë një këndvështrim pozitiv, i cili vë në plan të parë pikat e forcës. Përsa i përket solidaritetit, që përfaqëson një vlerë themelore me të cilën është mbrujtur toka jonë italiane dhe Kisha jonë, mesazhi është të globalizohet solidariteti. Pra, ka vlera që janë pjesë e trashëgimisë sonë historike e duhen propozuar e përsëritur vazhdimisht sipas gjendjes aktuale.

http://www.radiovaticana.org/alb/index.asp
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Emigrantët jane pasuri dhe jo problem - Papa Benedikt i XVI

Postby Laert » 11 Nov 2009, 23:47

Nuk e di pse keqtrajtohen kudo sidomos ne vendet e qyteteruara ne mileniumin e trete REFUGJATET, qe jane hallexhinjte e botes. Shkojne me shprse per me njerezi, me fisnikeri njerezore prane shoqerive te qyteteruar dhe gjejne nje tmerr, nje mjerim njerezor ne portretin e shoqerive dhe shteteve te vendeve te qyteteruara. Gjejne nje urrejtje, nje xhelozi, nje sjellje e padenje, nje trajtim nga shteti sikur keta refugjate te ishin kafshe,apo njerez primitiv qe nuk dijne asgja nga bota meqenese i kane shtrire doren e nevojes per te jetuar.
Une nuk kuptoj kete Europen e Bashkuar qe po globalizon gjithshka dhe ende nuk don ta kuptoji dhe te pranoji edhe ne ket sfere globalizuese Refugjatet me shekuj edhe sot vazhdon kjo shemti e shpirtit te tyre.
Une kam konstatuar se refugjatet jane nje kulture per cdo vend ku ndodhen.
Mos te vleresojme ato raste te shkeputura te terroristeve sepse edhe perendimoret ushtrojne akte terrori ne shtetet e tyre.
Me te drejte Papa i Romes i quan refugjate pasuri dhe jo problem.

Refugjatet e kane nje dite ne bote prej OKB, por kjo dite e tyre eshte sipas meje dita per me i ndersy kryetaret dhe ministrat me shefat e kodoshat e tyre qe te shtojne keqtrajtimin. Kjo nuk me hiqet nga mendja perderisa shohe praktikisht asnje permiresim por vetem keqesim. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Emigrantët jane pasuri dhe jo problem - Papa Benedikt i XVI

Postby Laert » 07 Apr 2010, 08:20

Perse bota e civilizuar e Europes Perendimore vazhdon sistematikisht ti nencmoji emigrantet me ane te nje politike te dukshem dhe te padukshem sistematike duke i paragjykuar nga feja?
A esht primitivizem apo ekstremizem, apo fondamentalizem apo stil taleban?
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10


Return to Shoqeria jone virtuale

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron