CFARE U PELQEN FEMRES TE MASHKULLI?

Te njihemi me njeri-tjetrin dhe te shohim qe se si nepermjet fjaleve transmetohet karakteri dhe personaliteti jone shoqerise virtuale qe kemi krijuar mbas nje monitori pc por dhe mund te shnderrohet ne realitet.

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

CFARE U PELQEN FEMRES TE MASHKULLI?

Postby Laert » 06 Oct 2009, 20:00

Cilat atribute mashkullore u pëlqejnë femrave
Image

Krahët muskulor, supet e forta, shikimi depërtues dhe buzët e lëngshme janë disa nga karakteristikat e meshkujve të cilat i çmendin femrat. Natyrisht, këtu duhet përmendur edhe prapanicën e cila duhet të jetë e vogël dhe e fortë. Megjithatë kur flitet për dashurinë e vërtetë, shumica e femrave do të pajtohen me faktin se atyre u pëlqen gjithçka te i dashuri i tyre.

Sytë depërtues
Natyra i ka bërë meshkujt me sy të mëdhenj të depërtueshëm, me qerpikë të gjatë dhe me vetulla të trasha. Shikimi i fshehtë dhe tërheqës mund ta bëjë për vete secilën femër. Gjëja e parë të cilën femrat e vërejnë te një mashkull janë sytë, ndërsa nëse janë depërtues dhe provokues, suksesi është i garantuar.

Buzët e bukura
Nuk vuajnë vetëm meshkujt për buzët e Angelina Joliet. Edhe femrave u pëlqejnë meshkujt me buzë të trasha dhe të lëngshme, jo vetëm se duken bukur, por edhe për disa kënaqësi intime që mund t’u ofrojnë atyre. Rrallë ndonjë femër do t’i refuzonte buzët e ngjashme me të Brad Pittit, megjithatë femrat nuk janë shumë kritikuese dhe do t’i pranonin edhe buzët e vogla të ngjashme me zemërthyesin hollivudian, Matthew Mcconaughey.

Supet e forta dhe të formuara mirë
Një hulumtim ka treguar se ajo që u pëlqen më së shumti femrave te një mashkull është mënyra e ecjes duke i lëvizur supet. Femrat pajtohen se supet e gjëra dhe të formuara mirë janë shenjë e fuqisë dhe vetisë mashkullore, dhe të tillë meshkuj i joshin ato.

Gjoksi i fuqishëm
Sikurse meshkujt edhe femrat e kanë pikë të dobët gjoksin. Mirëpo, për dallim nga meshkujt të cilët shkrihen nga silikonet, atyre u pëlqen gjoksi i fuqishëm natyror i meshkujve. Mënyra se si u rijnë meshkujve fanellat dhe kamishat mbi gjoks tregon shumë për atë se çfarë fsheh mashkulli nën to.

Bicepsi i fryrë
Tregon fuqinë, mirëpo është edhe shenjë se mashkulli kujdeset për trupin e tij. Krahët e fortë të meshkujve i magjepsin femrat të cilat vazhdimisht mendojnë për duart e fuqishme të meshkujve, të cilat do t’i bartnin deri në dhomën e gjumit dhe do t’ua plotësonin të gjitha fantazitë.

Barku i rrafsh
Barku i mashkullit nuk duhet patjetër të jetë i fortë dhe me muskuj, mirëpo është e domosdoshme të jetë i rrafsh dhe i butë. Barku i trashë nuk është seksi. Edhe barku me muskuj të shumtë, jep përshtypjen e një narcisti i cili ushtron tërë ditën për ta parë veten në pasqyrë.

Prapanica e mirë
Lidhur me çështjen e dukjes së pasme, duket se femrat nuk dallojnë shumë nga meshkujt. Edhe atyre u pëlqen prapanica e bukur e mashkullit. Megjithëse femrave u pëlqejnë prapanicat e të gjitha madhësive, shumica e tyre preferon prapanicën e vogël dhe të fortë.
Posted by AGJENCIONI FLOART-PRES
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Re: CFARE U PELQEN FEMRES TE MASHKULLI?

Postby ksanthi » 07 Oct 2009, 14:26

Shumica e meshkujve qe kane krahet te fryre e muskujt e barkut feta nuk i kane vetem nga gjimnastika , nje rol te rendesishem luajne ilacet e ndryshme qe pijne .Sa per te gjitha ato qe permenden me lart nuk mund ti plotesojne te gjithe kushtet .
Personalisht me terheq nje mashkull i gjimnasur por fisiologjisht , jo me ilace .Gjimnastika eshte shendet.
Image
User avatar
ksanthi
Drejtues
 
Posts: 603
Joined: 05 Mar 2009, 19:37
Location: Italy

Re: CFARE U PELQEN FEMRES TE MASHKULLI?

Postby angela » 08 Oct 2009, 09:46

per mua faktori kryesor eshte te kete atribute mashkullore... :lepirse: (pastaj pamja fizike eshte relative... nje detaj i vogel ben diferencen ne syte e femres)....ka meshkuj qe kane fytyre teper te embel...tipare delikate...buzeqeshje femijnore....trup thuajse femeror pa forma tipike mashkullore....ja prsh, ky eshte prototip i mashkullit qe absolutisht nuk me terheq.... :pfff:
OSARE SEMPRE
User avatar
angela
Drejtues
 
Posts: 133
Joined: 29 Jan 2009, 21:45

Re: CFARE U PELQEN FEMRES TE MASHKULLI?

Postby I-AMESHUAR » 10 Oct 2009, 07:36

angela wrote:per mua faktori kryesor eshte te kete atribute mashkullore... :lepirse: (pastaj pamja fizike eshte relative... nje detaj i vogel ben diferencen ne syte e femres)....ka meshkuj qe kane fytyre teper te embel...tipare delikate...buzeqeshje femijnore....trup thuajse femeror pa forma tipike mashkullore....ja prsh, ky eshte prototip i mashkullit qe absolutisht nuk me terheq.... :pfff:

Shih shih dreqi si i quan "atribute" :)
Kurse une do thoja qe do pelqeja femren e embel dhe qe nuk e urren vehten kur shihet ne pasqyre :mandi:
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Image
User avatar
I-AMESHUAR
Drejtues
 
Posts: 995
Joined: 27 Jan 2009, 01:10

CFARE U PELQEN FEMRES TE MASHKULLI?

Postby Laert » 11 Oct 2009, 14:13

Di te them se femra ka shije te holla per mashkullin dhe e njeh me mire se vete mashkulli veteveten.
Nuk e di se a ka kush mendim tjeter? :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Re: CFARE U PELQEN FEMRES TE MASHKULLI?

Postby Megi » 11 Oct 2009, 22:00

...............
Mi sorridi ,mi tradisci,mi uccidi lentamente....
User avatar
Megi
Drejtues
 
Posts: 86
Joined: 25 Jul 2009, 17:17
Location: Itali ,Rome

CFARE U PELQEN FEMRES TE MASHKULLI?

Postby Laert » 12 Oct 2009, 09:06

Megi!

Me te vertete jane keto dukuri qe ke konstatuar!
- Orientimet mashkullore sikurse dhe ato femerore tashme jane bere te dukshme edhe nder shqiptaret prej faktoreve te HAPJES SE SHQIPERISE me boten e konsumit seksual te perendimit, pas nje periudhe te izolimit hermetik ndaj ''izmave'' te perendimit.

- Dihet se po perballen nje kategori e madhe e brezit te ri ne semundje veneriane(ne organet gjenitale) nga me te ndryshme.

- Tjeter esht ajo qe j e keni konstatuar ju SUNDIMI I LIGJIT TE XHUNGLES NE PERZGJEDHJEN E NJERIUT TE JETES MBI BAZA VETEM MATERIALISTE.
Kjo esht nje e vertete qe se luan as topi. Ka qene kjo dukuri ne Shqiperi, porse koha e komunizmit sikur e sfumoi, gati e zbuti si fenomen. Natyrisht brenda ligjeve shoqerore inkuadrohen edhe marredheniet e njerezve ne procesin e formimit te familjes si pjesez e saj.
Sa mesiper dua te shprehi se pas 1991 filloi nje shpalosje e nje panorame tjeter te shoqerise me DALJEN NE SKENE TE SHOQERISE - DUKURIA E POLARIZIMIT qe pjelle sa vecori te mira aq dhe shume te shemtuara, ku nje prej tyre godet egersisht NDERTESEN E FAMILJES. Pra gjetja e partnerit nuk bazohet sepaku ne dy shtylla kryesore qe mendoj une:

- NE NJOHTESIN DY PALESHE
- NE KOMBINIME TE KARAKTERIT

Do thuash ti Megi se kjo nuk esht ne rregull sebashku me mua dhe te tjere sepse prej kesaj llojit principiale materialiste nuk mund te prodhoje nje cifte jo ideal, por nje cift normal me pozicione te barabarta. Pra aty ka pozicione polarizuese, ku sundon ligji i te fortit ekonomik ne dac burri ose edhe gruaja. Cili te kete potence ne finance me te madhe. Pra krijohet raporte vasale qe do te thote nje fare sistemi segegracioni, ku aplikohet ne kohe moderne praktika marredhenishe midis burrit dhe gruas te formacionit skllaveror.
Kur vjen burri apo gruaja prej biznesit te vet i duhet partnerit ose partneres sikur te ishin pronaret e tyre.
Pra me nje fjale aty nuk ka me marredheniesh partnerit familjar mbi baza dashuriet, por respekti i imponuar demostrohet.

- Duhet pranuar se ne mjedisin shoqeror ka dhe pikpamje apo parime te shendosha per DASHURINE E CIFTEVE, qe sjell familje ose nje bashkejetese pa detyrime familjare.
Dhe kjo esht pak. Jam plotesisht me ju per Njeriun e thjeshte, sikurse edhe mos te zgjidhet mbi bazen e pamjes si pjese kryesore.
Pra me nje fjale me pelqen qe cifti te bashkohet mbi bukurine e shpirtit sic thuhet, qe presupozon jo bukurine dhe pasurine si pika referimit ne perzgjedhjen e shokut apo shoqes se jetes.

Megi
Une jam i mendimit qe cifti duhet te kete nje ''barazi'' ekonomike dhe ne pamje sepse me rezulton nje jetegjatesi ne martese.
Nuk e di se mendime te tjera qe vec pasurojne fondin e mendimit per jeten e nje ciftit! :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Re: CFARE U PELQEN FEMRES TE MASHKULLI?

Postby angela » 25 Oct 2009, 10:52

I-AMESHUAR wrote:
angela wrote:per mua faktori kryesor eshte te kete atribute mashkullore... :lepirse: (pastaj pamja fizike eshte relative... nje detaj i vogel ben diferencen ne syte e femres)....ka meshkuj qe kane fytyre teper te embel...tipare delikate...buzeqeshje femijnore....trup thuajse femeror pa forma tipike mashkullore....ja prsh, ky eshte prototip i mashkullit qe absolutisht nuk me terheq.... :pfff:

Shih shih dreqi si i quan "atribute" :)
Kurse une do thoja qe do pelqeja femren e embel dhe qe nuk e urren vehten kur shihet ne pasqyre :mandi:


atribute ose tipare....sa preciz qe je :dru: , pastaj ty kush te pyeti cfare tipologjie femre te pelqen...pyetja eshte cfare te pelqen te mashkulli...pergjigjesh dot???? :) :)


:muah per ty
OSARE SEMPRE
User avatar
angela
Drejtues
 
Posts: 133
Joined: 29 Jan 2009, 21:45

Re: CFARE U PELQEN FEMRES TE MASHKULLI?

Postby I-AMESHUAR » 25 Oct 2009, 12:50

angela wrote:
I-AMESHUAR wrote:
angela wrote:per mua faktori kryesor eshte te kete atribute mashkullore... :lepirse: (pastaj pamja fizike eshte relative... nje detaj i vogel ben diferencen ne syte e femres)....ka meshkuj qe kane fytyre teper te embel...tipare delikate...buzeqeshje femijnore....trup thuajse femeror pa forma tipike mashkullore....ja prsh, ky eshte prototip i mashkullit qe absolutisht nuk me terheq.... :pfff:

Shih shih dreqi si i quan "atribute" :)
Kurse une do thoja qe do pelqeja femren e embel dhe qe nuk e urren vehten kur shihet ne pasqyre :mandi:


atribute ose tipare....sa preciz qe je :dru: , pastaj ty kush te pyeti cfare tipologjie femre te pelqen...pyetja eshte cfare te pelqen te mashkulli...pergjigjesh dot???? :) :)


:muah per ty

Ja falminderit une di ca pelqej te vedi se per mashkullin jua kemi lene juve pershtypjet e atributeve :)

Ps:Ke humb maj shtrig, na mori malli :muah
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Image
User avatar
I-AMESHUAR
Drejtues
 
Posts: 995
Joined: 27 Jan 2009, 01:10


Return to Shoqeria jone virtuale

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron