Te njihemi me njeri-tjetrin dhe te shohim qe se si nepermjet fjaleve transmetohet karakteri dhe personaliteti jone shoqerise virtuale qe kemi krijuar mbas nje monitori pc por dhe mund te shnderrohet ne realitet.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
NORVEGJIA DISKRIMINON SHQIPTARËT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4414
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
NORVEGJIA DISKRIMINON SHQIPTARËT, Posted 04 Shkurt 2014, 01:05
NORVEGJIA DISKRIMINON SHQIPTARËT

| E Merkure, 06.06.2012, 07:05 PM |
Selim Nëngurra – përkthyes i norvegjishtes dhe deputetë rrëfen nga keqtrajtimi i shqiptarve nga policia dhe drejtoria e të huajve të integracionit të shtetit norvegjezë
Autori - Selim Nengurra
Imazh

Pak histori për shqiptarët e Norvergjisë
Meqenëse në Norvegji jetojnë diku mbi 13.000 shqiptarë, dhe nji nga ata që jeton këtu me familje tash 22 vite jam edhe unë, kam pas rastin që të shoh, të përjetoj, të jem deshmitar e disa herë edhe protagonist i përjetimeve të shumta, që asnjihere nuk fshihen nga truni im, i kujtimeve të ndonjëherë edhe të tmerrshme e të dhimbëshme. Shteti norvegjez dhe sistemi i këtij shteti, me partinë Laburiste (ARBEIDERPARTI ) në pushtet qendror e edhe në shumë komuna, padyshim që asht pushteti ma antishqiptar në botë mbas atij serb, rus e grek; këta të fundit, dihet, janë anmiqët tradicionalë të popullit shqiptar. Duket kjo akuzë disi jo normale. Ju lutem, pak durim, lexoni faktet që do t’i rendis dhe them se do të më jepni të drejtë. Simbas shenimeve, shqiptari i parë që ka shkelë në Norvegji për të jetue këtu, ka ardhë diku në fundvitet ‘50 të shek. të kaluem ( shek.XX ). Mirëpo shqiptarët ma me shumicë vijnë diku ma vonë, në fund të viteve’60, kryesisht nga Maqedonia. Kam folë me shumicen e tyne, sepse kur na në fillim të vitetve ‘80 e deri me perfundimin e shkatrrimit të ish Jugosllavisë vinim këtu, zakonisht ishin ata që na kanë përkthye dhe janë kujdes me aq sa kanëpasë mundësi të na ndihmojnë.

Norvegjia si shtetë ma racist në botë ndaj shqiptarve
Ata kanë tregue histori të dhimbëshme të padrejtësive që u kanë ba në këtë shtet. Kur i dëgjoja, gati nuk mundt’u besoja, por me kohen padrejtësitë dhe racizmi primitiv antishqiptar i norvegjezëve dhe pushtetit të tyne filloi të më godiste edhe mue dhe gjeneraten tonë të azilkerkuesve dhe refugjatëve shqiptarë. Do të pershkruej cilët ishin (dhe edhe sot janë) diskriminimet dhe veprimet antinjerëzore të shtetit norvegjez kunder shqiptarëve.
Në të gjitha dokumentet ku kerkohej dhe kerkohet të shenohen vendlindja jonë, na, përveç emnit e mbiemni, në rubriken ku kerkohet shteti shënojmë Kosovo apo Kosova. Zyrtari norvegjez i bie vizë me laps dhe shkruen Jugosllavia, ish Jugosllavia, Serbia dhe Mali i Zi perpara vitit 1999, ndërsa pas kësaj, pra pas luftës dhe çlirimit të Kosovës,e fshin emnin Kosovo dhe në vend të saj e shkruen Serbia. Nëse shqiptari proteston dhe kërkon të shenohet drejt fakti, sepse ai asht nga Kosova dhe se Norvegjia faktikisht e ka pranue pamvarsinë e saj dhe ka Ambasadë në Prishtinë (kryeqendra e Kosovës) zyrtari/arja bahet nervoz dhe kercnon me refuzimin per ta marr dokumentin shqiptarit fare. Sot të gjithë shqiptaret e Kosovës në pashaportat e tyne norvegjeze si shtetas norvegjez në vend të shtetit nga kanë origjinë nuk shkruejnë Serbia, ndërsa disave, falë vullnetit të mirë të disa zyrtarëve (që janë shumë të paktë ) në polici, u shkruejnë vetem komunën e Kosovës ku ata kanë lindë. Nga viti 1982 e deri sa ka perfundue lufta dhe asht çlirue Kosova azilkerkuesëve shqiptarë u janë ba perbuzje dhe diskriminime të tmerrshme tue i trajtue ata krejtësishtë ndryshe nga azilkerkuesit e tjerë të shteteve të tjera nga mbarë bota, që vinin këtu. Shqiptarët ishin të vetmit që vendoseshin në kampe refugjatësh dhe aty kalbeshin në pritje me vite per ta marr nji pergjigje se a do mbeten aty a jo. Dhe per të qenë ironia edhe ma e madhe, shqiptarëve që ishin problematikë, hajna, dhe që nga bashkatdhetaret akuzoheshin si njerëz të UDB-së, si spiuna të pushtetit serb, për çudi, shteti norvegjez apoinstitucioni per emigrantë UTLENDINGSDIREKTORATET – UDI(Drejtoria e të Huejve të Integrimit), u jepte lejeqendrime në afate rekord, ndersa të gjithë atyne që ishin të perndjekun, të kërkuem për t’i burgosë në Jugosllavi, u refuzojshin kërkesen per azil dhe ata mbeteshin tue jetue me ankth me nga 2-5 vite dhe kjo ndikonte në shkatrrimin e shendetit të tyne mendor e fizik.Di unë dhe i dinë edhe krejt Norvegjia me mija raste kur shqiptarët me fakultete të mbarueme, intelektualë dhe kuadro të mirfillta, mbas disavite qendrimi me nga tre kater femijë nëper kampet e refugjatve,UDI-ja raciste antishqiptare norvegjeze i ka largue nga shteti dhe dimë per shumë raste që ata edhe kanë pësue keq, sepse janë kapë nga policia serbe apo ajo jugosllave ma heret. Disa edhe janë vra nga policia serbe e disa i kanë vra policia dhe forcat tjera pushtueses erbe gjatë luftës në Kosovë në vitet 1997-1999.Se shqiptarët nuk kanë pas kurrë trajtim të barabartë me pakicat tjera, do të ceku këtë fakt: Gjatë luftës në Bosnje këtu paten strehueme dhjetra mija refugjatë.Kur perfundoi lufta, mbas marrveshjes së Daytonit, shteti dhe qeveria norvegjeze u ofroj refugjatëve boshnjakë këtë mundësi. Të gjithë ata që ende nuk e kishin marrë leje qendrimin e përherëshëm dhe deshronin të këtheheshin e të riatdhesoheshin në Bosnje, shteti norvegjez do t’u ndertonte shtepija nese ato i kishin të shkatrrueme dhe do t’u lintemundësinë per ta provue jeten atje dy vite. Nese do të shihnin se nuk mund të jetonin atje, ata lirisht mund të ktheheshin në Norvegji. Të gjithë boshnjaket u këthyen në Bosnje, perfituen shtëpitë e reja dhe u kthyen prapa në Norvegji dhe sot të gjithë janë këtu.Ndërsa kur perfundoi lufta në Kosovë, dhe këtu kishte diku 12.000 refugjatë shqiptarë, si dhe diku mbi 3000 te tjerë që kishin ardhë në Norvegji para shumë viteve dhe kishin pritë per fatin e tyne, UDI-ja antishqiptare dhe raciste norvegjeze i futi në nji thes bashkë dhe kerkonte që ata ta lëshonin shtetin dhe të këtheheshin në Kosovë. Pati reagime nga vetë shqiptarët si edhe nga shoqata të ndryshme humanitare këtu dhe pastaj UDI-ja nxori vendimin, të këtheheshin të gjithë dhe ata që vullnetarisht lajmrohen per t’u kthye, do t’u jepte shteti nga 15.000 korona ( 2000 euro ) per person, por nuk u linte mundësinë si boshnjakëve me u kthye perseri nese nuk mund siguronin jeten në Kosovë. Pra, shihni dallimin Boshnjakë-Shqiptarë. Boshnjakëve u ndërtohen shtëpitë dhe u jepen pasaporta per t’u kthye kur të dëshronin mbrenda 2 viteve, ndersa shqiptarëve u jipen 2000 euro dhe largimi pegjithmonë nga Norvegjia. Qellimisht bana këtë krahasim (e jo me popuj të tjerë), sepse që të dy këta popuj vijnë nga i njejti shtetdikur dhe per të njejtat arsye të perndjekun e të masakruem nga injejti popull dhe shtet, nga Serbia. Mirëpo per norvegjezet, shtetindhe popullin norvegjez, boshnjaket flasin serbisht dhe janë ma tëafert me norvegjezët, që janë popull mik i serbëve, sesa shqiptarët qënuk dinë çka asht SHLIVOVICA DHE SERBSKI PASUL SA SVINJSKIM REBRIMA.(shlivovica raki ekumbullave serbe dhe fasule (groshë) me brinjë të derrit në te.)Unë pata thanë (porsa erdha në Norvegji dhe pashë se cilët ishin këta njerëz e ky shtet), mjer unë, se paskam ikë nga Serbia e vogël e paskam ardhë te Serbia e madhe. Asnjiherë nuk pendohem, sepse kjo ashte saktë. Nuk besoj se ka shtet tjeter në botë, që do t’u afronte personave të perndjekun kontakte me pjestarë të atij populli, shteti esistemi që i ka perndjekë ata. Ne shqiptarëve këtu gjithmonë na asht refuzue kerkesa jonë që mos të kemi kontakte dhe mos t’i ndajmë tënjejtat lokale me serbët. Kush ka kerkue këte, asht regjistrue nëshenimet e arkivat policore si njeri i dyshimtë dhe kurrë, apsolutishtkurrë, nuk ka pasë jetë normale në Norvegji. Norvegjia asht shtet stalinist, policor dhe ushtarak. Këtu haptas shihet se kjo që po them asht e saktë. Polici këtu asht mbi ligjin dhe ai edhe nese vret njeriun, jo se nuk pergjigjet per vrasje, por ai as vendin e punës nuke humbet, e besa ndodhë të avancohet në vend pune. Ushtria asht organ kunder të cilit as nuk ke të drejtë të ankohesh nese vjen në kontekst me ta diça.

Viktimë e ksaj racizmit asht vetë familja e Selim Nëngurrës
E kam perjetue këtë personalisht, sepse djali im Fan-Noli ka humbë vendin e punës pse ju ka tek kapitenit Anders Uri, i ciliasht shef per siguri në aeroportin Rygge ku Fan-Noli ka punue 4 vite.Rastin e tij shefi i kompanisë SSP z. Nils Bjønes, ku Fan-Noli kapunue e ka perjetue aq fort, sa ai thotë: Po të më thonte dikush se në Norvegji ndodhin këso rastesh, do ta vrisja, sepse kurrë nuk do e besoja. Tash e shoh se po ndodhkan, dhe raste të tilla më bajnë të ndjehem keq, pse jam norvegjez.Norvegjia asht i vetmi shtet që percakton se cili duhet me pasë bashkshortin/ten pranë. Dhe në veçanti per shqiptarët në këtë gja Norvegjia asht shteti ma diskriminues në Europë.Në ligj shkruen se të gjithë qytetaret e Norvegjisë janë qytetarë të barabartë para ligjit.

Solidariteti midis shqiptarve e xhelozon shtetin shumë
Ta deshmoj tash të kunderten unë dhe ta deshmojse shqiptarët, si pakicë, këtu nuk kanë asnji trajtim të drejtëligjor. Ata jetojnë shumë here ma mirë se të tjeret falë gjindshmenisë së tyne dhe falë solidaritetit mes tyne, sepse ndihmohen me njani tjetrin dhe perkrahin njani tjetrin per të jetue paralel me të tjeret.Pikrisht falë kësaj norvegjezet na xhelozojnë dhe kanë krijue njitrillim të turpshem per shqiptaret. Thonë se jemi mafiozë, jemi tërrezikshëm, etj, etj. Nuk e mohoj se nuk e kemi deshmue se kashqiptarë mafiozë dhe hajna e kriminelë; bile unë, si askush tjeter,i kam kritikue njerëz të tillë gjithmonë. Ama shteti, policia dhepopulli norvegjez nuk i quen ashtu ata që vërtetë janë të tillë, dheper çudi me ta sillen mirë, shoqnohen me ta e kanë miqësi; të tillëquhen masat e tjera të shumta, që punojnë dhe jetojnë më djersen eballit me të cilen sigurojnë mirëqenje jetese ma të mirë senorvegjezet vendas.Këtu kohëve të fundit asht nji tendencë per të pengue ardhjen e tëhuejve në Norvegji dhe unë personalisht e pershendes këtë politikë.Ama jo metoden që perdor shteti dhe sistemi norvegjez i ARBEIDERPARTI-së(Partia e Punës). Unë si politikan profesionist i këtij shteti në politiken lokale e së shpejti edhe ate qendrore, mendoj se duhet me mbyllë kufijt, mos me lejue të vijnë refugjatë të tjerë. Por asesi nuk ban të keqtrajtohen njerëzit që kanë vetë shtetësi norvegjeze dhe kanë bashkshortet në shtete të tjera me të cilet martesa asht lidhë në rrethana e kushte të ndryshme.Norvegjezët (burrat) kanë ba si rregull të shkojnë në Tajlandë e Filipine dhe nga atje të sjellin femna si bashkshorte, e ata, edhe pse janë klienta socialë, edhe pse jetojnë me të ardhuna të tjera nga arka e shtetit, që këtu quhen TRYGDEYTTELSE, edhe pse janë pensionistë metë ashtuquejtunin MINSTEPENSJON (pensioni ma i vogël , minimum), nuk e kanë fort problem me rregullue lejeqendrimet per bashkshortet e tyne.Popujt e tjerë e kanë ma vështirë, ama përseri edhe këtu shqiptarët janë ma të diskriminuemit.Disa raste.

Djali i Selim Nëngurrës diskriminohet
Në Sarpsborg ku jetoj vetë asht rasti i djalit tim Fan-NolHasanaj i cili asht fejue dhe kunorzue me Saranden nga nji fshat i Klines në tetor 2009 dhe ende nuk i janë rregullue nuses letrat dhe deri tash i janë dhanë 2 vendime negative. Po spjegoj pak cilat jankriteret që duhet me plotsue qytetari norvegjez per ta sjellbashkshortin sipas ligjit norvegjez nga nji shtet tjeter;
- 1. Të ketë të ardhuna personale që do mjaftojnë per t’u perkujdesë perbashkshortin dhe kufini minimal asht 227.000 korona norvegjeze.Fan-Noli në veren 2010 kur mori refuzimin e parë kishte të ardhuna250.000 korona, kur mori të dytin në tetor 2011 kishte të ardhuna390.000 korona.
- 2. Të ketë të zgjidhë çashtjen e banimit, të ketë adresen se ku banon.Fan-Noli im ka shtëpi të veten 115 metra katror me tri dhoma gjumi dhedy sallone e kuzhinë si dhe garazh per veturë.
- 3. Të mos ketë lidhje martesore (kunor) me dike tjeter. Kydokumentacion asht i vertetuem këtu nga ofiqaria dhe personat zyrtardhe as kjo nuk asht pengesa pse iu refuzue dy here leja per nusen eFan-Nolit per të ardhë e jetue me te në Norvegji.
- 4. Të mos jetë nen hetime per veprimtari kriminele per të cilat e pretburgu shumvjeçar. As këtë problem nuk e ka Fan-Noli im dhe pse pra iurefuzue dy here leja nusës së tij per të ardhë me jetue me te në Norvegji. Pergjigje kam vetem faktin se Fan-Noli asht shqiptar.

Do ceku edhe raste të tjera të shqiptarëve që nuk u lejohet bashkshortëve të jetojnë bashkë, por pa i permend me emna, do shkruejme iniciale sepse nuk i kam pyetë se a pajtohen me shkrimin tim kundershtues per sjelljet antishqiptare të Norvegjisë, shtetitnorvegjez dhe vetë popullit norvegjez.

1. D.K. Erdhi si refugjate e luftes nga kampi i Stankofcit në Maqedoni sëbashku me prind, vëllajn dhe motren. Moren qendrimin permanent si familje, ajo gjeti punë dhe mbas pak bleu banësë në Oslo, njifet me nji shqiptar këtu dhe vendosin të martohen. Martohen dhe u lind djalë mbas pak kohe. Burri, që porsa kishte filluehapat e pare si familjar me nusen dhe djalin, kishte marrë shumë refuzime si azilkerkues ma parë dhe tash nusja D.K. ban kerkesen perbashkim familjar sipas ligjit. UDI-ja antishqiptare dhe raciste, në vend se me lejue ate të jetojë me gruen dhe femijën e vet ( dhe bile ai kishte gjetë edhe punë e nderkohë edhe punonte), urdhnon policinëdhe ata shkojnë dhe e arrestojnë dhe e largojnë nga shteti. Tash ai jeton në Prishtinë e grueja e re me nji fëmijë jeton këtu me depresiondhe trauma nga të cilat asht detyrue ta lajë edhe punen dhe tash rrezikon edhe ta humbë banesen dhe femijën.

2. G.I. ka jetue në Norvegji 18 vite, martohet me nji refugjat lufte dhei fal Zoti dy fëmijë, djalë e vajzë. Po sikur në rastin e praë, UDI,në vend se me lejue çiftin e ri në hapat e parë të jetës të jetojnë egezojnë jeten, dergon policinë dhe arrestojnë burrin e G.I. dhe e dergojnë në Klinë në vendlindjen e tij.Tash ky shtet racist antishiptar kercnon zonjen G.I. me ia marr edhe femijët, sepse e akuzon se nuk mundet ajo e vetme t’i rrisë. Pse nuk ia lejojnë babës së femijës të vijë e t’i rrisin femijët bashkë?! G.I.nga depresioni ka lanë punën ku punonte në Aeroportin Gardermoen të Oslo-s. dhe asht ba barrë e kunetëve dhe familjes së vet.

3. D. Berisha, me vendbanim në Sandefjord, porsa ka mbarue Shkollën eNaltë të gazetarisë dhe asht punësue. Veren që shkoj (2011), mbasidy-tre vite ma parë kishte pasë nji lidhje, vendos të fejohet dhe banë kunorzimin me nji vajzë nga Opoja në Kosovë, vjen këtu, ban kerkesen dhe sado që edhe ky po sikur Fan-Noli, djali im, i kishte shtëpi, të ardhuna dhe të gjitha kushtet që kerkon ligji, UDI-raciste antishqiptare vetem mbas disa mujve i jep refuzim kerkeses së tij.

- Në Sarpsborg kam edhe kater raste tjera ku njeni nga prindet jetonvetem me nga dy e ma shumë femijë, sepse prindin tjeter ia ka largue UDI-ja raciste antishqiptare. Di nga bisedat e mia nëper krejt Norvegjinë ku ka shqiptarë se nuk ka qytet as fshat që nuk ka nji rast të tillë. Tash baj pyetje:
- A guxon Norvegjia të veprojë kështu, t’u ndalojë bashkshortëve të jetojnë bashkë, të rrisin femijet bashkë?!
- A guxon Norvegjia t’i dhunojëfemijet tanë në këtë formë tue i detyrue ata të rriten me njeninprind, i cili nga deshprimi per fatin dhe jeten me probleme, shpeshedhe traumatizohet dhe kjo pastaj reflektohet te femijet, te kujdesiper ta.
- Dhe a guxon Norvegjia që rasteve të tilla t’u çojëBARNEVERN-in te dera per t’ua marrë fëmijët?!
- A pajtohet kush me mue se Norvegjia me këto sjellje me dekada po shkeldhe po diskriminon njerëz, femijë e gra tue u mohue atyne dhe tëdrejten ma elemnetare njerëzore, të jetojnë si familje bashkë?
Personalisht kam bindjen se ligjet e UDI-së janë dhe ishin gjithmonëose diskriminuese, ose të pista dhe lehtë me manipulue me to. Ishin parajsë per rrenacaket dhe kriminelet, sepse ata gjithmonë kanë pasëtrajtim pozitiv nga UDI-ja.Që UDI-ja ka ba politiken proserbe dhe antishqiptare me dekada në Norvegji, kam edhe disa qindra fakte e jo vetem këto që i ceka këtu.Unë këte leter e bana si shprehje e revoltimit dhe paknaqësisë sime si qytetar dhe si politikan, antar (Deputet) i asamblesë komunale të Sarpsborg-ut, kunder sistemit të këtij shteti, që njerëzit dhe bashkatdhetaret e mi i diskriminon tue i trajtue ndryshe në raport me të tjeret qytetarë të Norvegjisë, pa dallim etnie. Kjo duhet të korrigjohet dhe ma mos të ndodhë.
Kjo leter në anglishte do t’i dërgohet edhe Komitetit per të drejtate e njeriut në Gjykaten ndërkombtare në Strasburg.

Sarpsborg: 05.06.2012

http://www.zemrashqiptare.net/news/id_2 ... m+nengurra

shënim;
Nëntitujt i ka vue redaksia
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4414
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
NORVEGJIA DISKRIMINON SHQIPTARËT, Posted 04 Shkurt 2014, 01:24
A na thotë diçka gjykimi në Oslo i Anders Breivik
Imazh

Selim Nengurra:
| E Premte, 20.04.2012,

Selim Nëngurra – përkthyes i norvegjishtes dhe deputetë rrëfen nga keqtrajtimi i shqiptarve nga policia dhe drejtoria e të huajve të integracionit të shtetit norvegjezë

Percjell me vemendje këtë gjykim që nga dita e parë e hapjes së tij dhe dashtë e pa dashtë, per herë të parë në jeten time, nuk po kam nevojë per modesti, por po i them vetes time se megjithate qenkam vizionar.
Unë kam pasë fatin që të rri per shumë vite në kampet e refugjatëve në Suedi dhe Norvegji, meqenëse kam nji talent të çuditshëm dhe mesoj shpejt gjuhët, sa mbas dy-tre muejve pata mësue shumçka nga këto gjuhë dhe kjo solli deri te angazhimi im spontan si perkëthyes mes refugjatëve shqiptarë dhe organeve të strehimoreve dhe policisë, të cilet për çdo ditë vinin edhe nga disa herë, qoftë per ta xanë dikend e largue nga shteti, qoftë per ta bastisë dikend per shkak të hajnive dhe drogës. Kam pa, ndegjue e perjetue gjana të cilat e kam shumë të veshtirë t’i pershkruej edhe nese rri me lapsin në dorë me vite të tana.

Juristët pyetnin për fenë azilantët shqiptarë

Mbaj mend se si gjatë intervistës per kerkim të azilit, zyrtari mes tjerash pyeste azilkerkuesin se cilës fe i perket. Dhe shumë rrallë pergjegjja ishte e sinqertë, zakonisht shqiptari pergjegjej, nuk jam besimtar, jam shqiptar unë. Ndodhte që zyrtari (polic) provokonte dhe i thoshte ; je ateist ti, dhe ai pergjigjej, jo jo jam katolik, i krishten. Polici shenonte këto dhe po të bahet sot nji hulumtim në dosjet e shqiptarëve të Suedisë e Norvegjisë, do shehit se mbi 80% e tyne kanë mohue të ken gja me islamin, me muslimanizmin. Padyshim se nji gja e tillë do jetë me shqiptaret gjithandej shteteve europerendimore.
Unë, ma vonë, kur ishim vetem, shumicen i pysja: Vërtetë je katolik ti? Jo more, por këta nuk i duen muslimanet dhe me u deklarue katolik do jetë ma mirë per mue se ma lehtë më pranojnë dhe m’i jepin letrat per qendrim.

Disa Femna të reja Kosovare lindën fëmijë me priftërinjtë protestantë për dokumenta(Leje Qendrimi) në Norvegji

Në vitet 1992-1994 Qeveria norvegjeze, e kryesueme nga kryeministresha Gru Harlem Brutland me zonjen Grethe Faremo në ministrinë e drejtësisë, ishte kategorike me i largue kolektivisht 2500-3000 shqiptarë azilkerkues, po çka ndodhi?! Pothuej të gjithë u futen neper Kisha. Me gra, vajza të rrituna e femijë të vegjel u akomoduen dhe me muej e vite jetuen në podrumet e kishave, në shtëpijat e prifrinjve dhe sherbëtorëve të tjerë kishtar, me të vetmin synim që ta detyronin shtetin t’u jepte lejeqendrimet në Norvegji. Me plot pergjegjësi e them se në shumë raste asht perlye edhe morali i femnave të këtyne njerzeve me dëshiren e tyne per të perfitue lejeqendrime. Nuk çuditem nese sot disa nga rinia jonë këtu në realitet babë biologjik ka ndonji prift protestant norvegjez.

Kosovarët musliman u shndrruen në fondamentalista pas 20-30 vjetësh në Norvegji

Dhe(apo Ve korigjim nga redaksia) doren në zemër, se mbi 90% të këtyne njerezve aspak nuk kishin arsye të qendronin në Norvegji, ata askush atje në vendlindje nuk i kerrcnonte, as nuk i rrezikonte. Thjeshte kishin dëgjue se ka nji shtet që quhet Norvegji ku të japin shtëpi banimi të mobilueme, të japin para me thes dhe tanë diten njeriu flen e tanë naten luen letra e bixhoz, pin COCACOLA e ha banane.
Pra aq të fort ishin shqiptaret, sa per ta shfrytzue të drejten e të tjerëve per azil, ata vinin dhe krijonin tollovina dhe jetonin me ndihma të socialit të shtetit në Norvegji.
Per çudi shoh tashti me vite radhazi se si pikërisht këta, mbasi u vendosen dhe u akomoduen, sot janë MUSLIMANET ma ekstrem në Norvegji. Jane keta qe kerkuen hapjen e xhamive, dhe sot bajne propagandë islamiste në këtë shtet.

Selim Nëngurra ashtë kundra islamizimit të Norvegjisë nga kosovarët

Unë gjithmonë isha dhe jam kunder kësaj dhe gjithmonë kam marrë kritika nga miq e të aferm familjar. Po pse po na çan kryet Selim, leni, kur po i duron shteti çka po perzihesh ti?!
Nuk pajtohesha me ta dhe asnjihere nuk kam pushue pa i luftue njerez të tillë. Disa më thonin dhe më thonë: Ç’ke, na ty asgja nuk po të damtojmë?! Dhe unë u them atyne gjithmonë se ata po damtojnë jo vetem mue, por po damtojnë keq KOMBIN TIM, KULTUREN E KOMBIT TIM, HISTORINË E KOMBIT TIM, RRANJET E TIJ DHE GJITHÇKA SHQIPTARE.

Injoranca e kosovarve ashtë injorancë

Injoranca asht injorancë dhe nuk ka pranue as nuk pranon mendimet e mia të shendosha, të sinqerta e patriotike. Kur u spjegoja , bile edhe të afermve të mi në familje e farefis, se po gabojmë shumë me këtë reklamim islamist që po e bajmë, ata kurrë nuk u binden.

Terroristi, norvegjezë Anders B. Breivik

Faza e I-rë
Dhe ja tash ndodhi 22 korriku i vitit 2011 kur nji norvegjez 32 vjeçar, së pari me nji automjet kombi me plot eksploziv shkatrron pjesë të mëdhaja të ndertesës qeveritare në Oslo ku vriten 9 veta

Faza e II-të
dhe pastaj i armatosun me armë automatike dhe revole shkon në ujdhesen që quhet UTØYA dhe vret e masakron 67 veta rini antarë të Forumit Rinor të Partisë Laburiste norvegjeze, që asht me dekada në pushtet ( ARBEIDERPARTI ).

Norvegjia nuk fletë sinqerishtë për terroristin Breivik

Asht shkrue dhe asht folë shumë per rastin, per vrasësin dhe unë personalisht çuditem se si ankush nuk flet me sinqeritet. Nuk flasin me sinqeritet, me doren në zemer dhe këte nuk e bajnë jo vetem ardhacaket apo emigrantet në Norvegji, por edhe vetë norvegjezet janë konfuzë, janë të hutuem, nuk bajnë gjykim të drejtë, flasin me nji dozë frike, me nji mejgullnajë dhe besa edhe me injorancë.
Gjykimi kunder Anders Behring Breivik ka fillue tashma tri ditë dhe percolla me vemendje gjithçka munda të percjellë që nga hapja e seancës së këtij gjyqi shekullor në histori të Norvegjisë. Unë këtu në këtë postim nuk do shkruej reportazh të këtij gjykimi, unë do shkruej ato që pashë, që dëgjova të fliste z. Anders B. Breivik dhe që direkt kanë të bajnë me shqiptarët në Europë.

Anders B. Breivik, tipik i brumit të propogandës serbo-sllave kundër shqiptarve muslimanë

Ky njeri, shembull eklatant i EKSTREMIT TË DJATHTË, padyshim nga propaganda shekullore serbo sllave kishte krijue bindjen se në Europë ka popull musliman dhe ai nuk duhet të ekzistojë. Unë mendova se do të fliste per boshnjaket e Bosnjes, por jo, ai tha se janë SHQIPTARET MUSLIMANE dhe prandaj jam kunder NATO-s dhe bombardimeve të saj, që u bani forcave dhe caqeve serbe, sepse të krishtenet në aleancë sulmuen nji popull të krishtenë per t’i shpetue MUSLIMANET. Islami nuk e ka vendin në Europë, tha Anders B. Breivik.
Titullin e vuna: Çka duhet të na thotë ky gjykim...?!

Muslimanët kosovarë hapin xhamija në vend të shkollave në Europë

Nuk e di çka do i thotë dikujt tjeter, por mue terrorizmi i tij dhe deklarimet e tij në gjykatore më thonë se paskam pasë të drejtë kur kam kundërshtue dhe kundershtoj prezantimin tonë gjithandej shteteve europiane si muslimanë, ku në vend të shkollave na hapem e po hapim xhamija, në vend të teatrit, të kinos, të sallave të baletit e sporteve na po shkojmë në mejtepe dhe po ulurojmë si llava ujqish në nji gjuhë të huej, në arabishte apo turqishte.
Unë e shoh per të saten here se sa i MADH, sa HYJNOR deri në rang PROFETI ka kenë Dr. Ibrahim Rugova, i cili ka dijtë per propaganden serbe nëper Europë kunder shqiptarëve, dhe mbasi Ai, me forcen e nji intelektuali të pakrahasueshem, bani popujt dhe shtetet tradicionalisht mike të serbve ( Franca e Anglia ) që të jene tash mike të shqiptarëve dhe anmiq të serbëve, mbasi u çlirue Dardania me ndihmen e po këtyne miqëve, Dr. Ibrahim Rugova me shpejtësi vendosi të ndertohet KATEDRALJA në Prishtinë, sepse me këtë ai donte t’i demantonte propagandat serbosllave se shqiptaret janë muslimanë dhe terrorista islamistë potencialë. Çka banë shqipfolsit, dolen dhe kundershtuen Katedralen, e shajnë edhe sot per së vdekuni Ibrahim Rugovën pse e ndertoi. Dhe kunder nuk janë vetem lukunija e injorances gjakprishun të mbeturinave aziatike, por kunder janë edhe njerez me tituj akademikë.
Prandaj, pse nji norvegjez patriot (per bindjen time) të mos vazhdojë të besojë se shqiptaret janë popull musliman dhe nuk e kanë vendin jo vetem në Norvegji si emigrant, por as në Shqipni e Dardani, sepse Europa duhet të jetë e të krishtenëve europianë.

KNIGHTS TEMPLAR – Organizatë militare e djathtë kundër islamit dhe shqiptarve në Europë

Ky njeri thotë se sot në Europë egziston nji organizim militant i ekstremit të djathtë që quhet KNIGHTS TEMPLAR dhe se detyra e tyne asht patriotizmi per ta mbrojtë civilizimin europian nga shkatrrimi islamik.
Unë nuk di as nuk due të pohoj apo mohoj se a egziston apo jo nji diçka e tillë, unë di se edhe nese nuk egziston ( këtë e thotë edhe Prokurorja e rastit Inga B. Engh ), padyshim se nuk do shkojë gjatë dhe do të formohet diçka e tillë dhe di se këta nuk do të sulmojnë shtete e popuj islamikë në Afrikë e Azi, këta së pari do të masakrrojnë muslimanet që i kanë në shtetet e tyne e pastaj do u vijë radha shqiptarëve atje në token e lashtë, në Siujdhesen Ilirike, ama nuk do t’i mbrojë ma NATO, sepse padyshim se NATO do jetë kunder tyne, në mos direkt, atëhere do jetë Serbia e Greqia dora e zgjatun e KNIGHTS TEMPLAR dhe ma nuk do ketë shqiptarë në Europë as në Gadishullin Ilirik.

Anders B. Breivik u takue me nji serb, kriminel në Liberi në vitin 2002

Prokurorja Inga B. Engh sot e konfrontoi Anders B. Breivik me faktin se ai në vitin 2002 ka udhtue nga Londra në Liberi per t’u takue me nji serb, kriminel i luftës në ish Jugosllavi, Breivik e pranoi këtë, por nuk deshti të flasë asgja ma shumë se vetem se asht takue dhe i ka dhanë pastaj atij serbi 40.000 korona norvegjeze.
Unë gjatë degjimit të seancës shpesh po komentoj me veten time ato që po i flet z. Anders B. Breivik dhe disa familjarë të mi, per të më kundershtue, shfaqin injorancen e tyne ( kurr në jeten e tyne nuk kanë lexue nji faqe shkrim ) dhe shfryejnë: Ah, po ç’e kisha ba copa, kriminelin, ah po ç`ja kisha nxjerrë sytë, ah ashtu e ah kështu. Dhe kur më lodhin me ato AH e UH-at e tyne banale nuk duroj dhe i pyes: Po pse, ku kuptoni juve motivin, shkakun pse ky njeri vrau të gjithë ata njerëz?! Jo po aty ishte edhe nji shqiptare, më thonë këta. Dhe vertetë ashtu asht, dhe aty ajo nuk ishte si qytetare e thjeshtë, ajo aty ishte si perfaqësuese e forumit rinor të Laburistve norvegjezë, prandaj edhe e gjeti vdekjen nga ky njeri, i cili urren pushtetaret e sotshem norvegjezë dhe europianë, të cilet, në emën të MULTIKULTURALIZMIT, e kanë islamizue Norvegjinë dhe Europën. MARKSISTET MULTIKULTURALIST i quen ky këta.

Shqiptarët në Europë rrjeshtohen te partitë marksiste –leniniste për të ba karrierë

Unë ma shumë çuditem se çka asht kjo me ne, shoh se ka tashma në shumë shtete të Europës shqiptarë që janë futë në gara per karrierë politikani. Dhe kjo asht e mrekullueshme, ama asht trishtuese se që të gjithë janë futë në parti të spektrit të majtë të socialiste-komuniste europian.
Kjo per bindjen time deshmon trashigimin e servilizmit gjenetik të shqiptarve, mbaja shpinën pushtetit dhe sherbej atij. Smundje kjo e jona shekullore.

Sarpsborg: 18.04.2012

Shënim;
Nëntitujt dhe korektimi ortografikë janë vendosë nga redaksia



http://www.zemrashqiptare.net/news/id_2 ... m+nengurra
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Prill 2019, 12:18
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari