Ketu do gjeni ate qe njeriu krijoj me inteligjencen e tij se si te mbijetoje mbi planetin toke. Shkencat ndihme per jeten mbi toke.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
DEMI I ZHURMES NE PSIQIKEN E NJERIUT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DEMI I ZHURMES NE PSIQIKEN E NJERIUT, Posted 31 Gusht 2009, 11:43
Fragment nga artikulli ’’Nevoja per heshtje’’
Tashmë ka studime që provojnë se kakofonia e zërave rrezikon shëndetin e njeriut, bëhet shkak agresiviteti, hipertensioni, stresi, shrregullimesh kardiake, psiqike; se zhurma dëmin më të madh ua bën fëmijëve, të cilëve u zvogëlon aftësinë për të lexuar e për tu përqendruar psh.. Në këtë kuptim, duke parë nivelin e zhurmave që na rrethon, mund të thuhet se shoqëria jonë është e tëra e molepsur nga një sëmundje që, në rreth vicioz, prodhon zhurmë gjithnjë e më të madhe, e cila, nga ana e vet, na sëmur gjithnjë e më shumë. Mjafton të shihje, për tu bindur dëshpërimisht për këtë, fushatat elektorale të dy partive se si shoqëroheshin me darje dhe me lodër e me stereo në kupë të qiellit, - a thua se sa më shumë zhurmë do të thoshte aq më shumë mbështetje. Kam frikë se, nëse do të bëhet ndonjë studim për prapambetjen mendore shqiptare, për mungesën e ideve, deri edhe të programeve politike të partive, zhurma do të zerë një vend të rëndësishëm në tabelën e shkaqeve të tyre.
Një zhurmë prej 45 decibelësh prish gjumin. Kjo është sa gjysma e decibelëve që prodhon trafiku që është afro 70 decibel, kurse 80 decibel shkaktojnë dëme në të dëgjuarit. Shko po deshe për pushime në plazhet shqiptare. Më lehtë të ze gjumi në mes të trafikut, jam i sigurt, sesa pranë bam bameve të bokseve të diskove të ngritura në kupë të qiellit që përzihen me lloj lloj muzike zurnash e daullesh të lokaleve pranë tyre, e ku di unë ç’të them tjetër. Se mos janë vetëm dafrungat në plazhe. Dafrungat i gjen kudo edhe në mes të qytetit. Po gjeneratorët që fillojnë të ulërasin sa ikën energjia, po buritë e makinave të dasmave, po stereot e tyre të ngritura në kupë të qiellit teksa kanë parkuar poshtë shtëpisë tënde, po stereot e xhamive në pikë të mëngjesit?
Fatos Lubonja
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 609
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Re: DEMI I ZHURMES NE PSIQIKEN E NJERIUT, Posted 01 Shtator 2009, 08:24
Sigurisht qe zhurmat ndikojne .Personalisht nuk mundem ne ambiente qe ka shume zhurme.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 7 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 04 Gusht 2020, 09:43
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari