Ketu do gjeni ate qe njeriu krijoj me inteligjencen e tij se si te mbijetoje mbi planetin toke. Shkencat ndihme per jeten mbi toke.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
KODI GJENETIK I VIRUSEVE TE GRIPIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KODI GJENETIK I VIRUSEVE TE GRIPIT, Posted 15 Gusht 2009, 13:58
13 gusht 2009
Kodi gjenetik i viruseve të gripit
Imazh

grip-virusShkencëtarët janë pranë zgjidhjes së misterit të të ftohurit të zakonshëm ose gripit. Në fakt deri tani ata kanë zbuluar se ekzistojnë rreth 100 viruse të ndryshëm që shkaktojnë të ftohur po aq të ndryshëm, që duken njësoj të zakonshëm. Shkencëtarët kanë deshifruar përbërjen gjenetike për të gjitha viruset që shkatojnë të ftohurin dhe kanë krijuar një hartë ose “pemë familjare” për të kuptuar se si këto viruse lidhen me njëri tjetrin. Duke krahasuar ngjashmëritë me viruseve, shkencëtarët shpresojnë të zbulojnë edhe mënyrën për t’i luftuar ato.

Një kurë për të ftohurin e zanoshëm ende nuk ekziston, por mjekët sot janë një hap më pranë kësaj kure, falë një zbulimi gjenetik të viruseve që shkaktojnë të ftohurit.

Deri tani, shkencëtarët kanë zbuluar 99 viruse që përbëjnë rhinovirusin dhe është kjo shumëllojshmëri e jashtëzakonshme në numër që e bën të ftohurit kaq të vështirë për ta mposhtur. Sipas një studimi të kohëve të fundit, shkencëtarët kanë zbërthyen përbërjen gjenetike të të gjitha viruseve të të ftohurit për të krahasuar ngjashmëritë dhe dallimet. Shkencëtarët zbuluan se rhinovirusi ka aftësi të vazhdueshme ripërtërirëse dhe përshtatëse – çka bën që një person mund të preket nga dy viruse të ndryshme të ftohurish, që ndërthurren duke krijuar një formë të re të ftohuri dhe kështu është përftuar një virus i tretë.

Kjo aftësi për ndryshueshmëri e përshtatje do të thotë se ka shumë pak të ngjarë që shkencëtarët të krijojnë një vaksinë kundër të ftohurit. Por duke krahasuar viruse të ndryshme, shkencëtarët shpresojnë të njëjtësojnë format dhe mënyrat sesi këto viruse ndryshojnë. Duke parashikuar ndryshimet në virus, shkencëtarët do të jenë në gjendje të gjejnë mënyra më të mira për t’a luftuar atë e ndoshta për të zhvilluar barna më të efektshme antivirusale. Ndërkohë, mënyra më e mirë për të mposhtur të ftohurit ose gripin mbetet shmangja e tij duke fjetur mjaftueshëm, duke qëndruar larg personave të prekur nga të ftohurit dhe duke larë duart rregullisht.
Posted by AGJENCIONI FLOART-PRESS at 11:04 MD
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 10 Gusht 2020, 04:17
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari