Inteligjenca dhe sperma
The Economist

Cilësia e spermës së një burri varet në atë se sa inteligjent është ai dhe e kundërta.
Ka pak mënyra për të mërzitur një tip politikisht korrekt sesa të sygjerosh se inteligjenca (apo më saktë variacioni në inteligjencë ndërmjet individëve) është nën kontroll gjenetik. Kjo, sidoqoftë, është një nga tezat e një artikulli që do të botohet në Intelligence (revistë) nga Rosalind Arden e King’s College të Londrës dhe kolegët e saj. Një tjetër është se njerëzit e mencur janë internalisht më të shëndetshëm se sa ata me më pak dhunti intelektuale. Dhe e treta, një pasojë e së dytës, është se inteligjenca është sexy. Më e cuditshmja ndër të gjitha, sidoqoftë, është se këto rezultate kanë dalë nga një studim i pavarur per cilësinë e spermës ndër burra.
Rosalind Arden-i është pjesëtare e një grupi shkencëtarësh që po hulumtojnë lidhjet ndërmjet inteligjencës, gjentikës dhe shëndetit. Inteligjenca e përgjithshme (masa në të cilën aspekte specifike dhe të matshme të inteligjencës si lehtësia gjuhësore, zotësia matematike dhe reagimi hapësinor janë të lidhura në një individ) matet nga psikologët duke përdorur një vlerë të quajtur Spearman’s g. Së fundi, është zbuluar se vlera g e një individi është e lidhur me shumë aspekte të shëndetit të tij deri edhe tek jetëgjatësia. Një shpjegim i mundshëm për këtë është se njerëzit inteligjentë bëjnë zgjedhje më të mira rreth asaj se si ta cojnë jetën. Ata mundet që, për shembull, të kenë më pak gjasa për të pirë duhan, më shumë mundësi për të ngrenë ushqime të shëndetshme apo për tu stërvitur, e kështu me radhë.
Paralelisht, ose përpos, ndoshta inteligjenca është manifestim i një shëndeti të brendshëm gjenetikisht të bazuar. Kjo pikëpamje mbrohet nga shumë biologjistë evolucionistë dhe u soll në formën e tij moderne nga Geoffrey Miller i Universitetit të New Mexico-s i cili është një nga bashkëautorët e artikullit të Arden-it. Këta biologjistë besojnë se inteligjenca, sic manifestohet në gjëra si aftësia muzikore dhe artistike, është një tregues kaq i besueshëm i shëndetit gjenetik sa është zgjedhur nga anëtarët e seksit tjetër përgjatë mijëvjecarit. Procesi i seleksionit seksual, sic besojnë Dr. Miller-i dhe ndjekësit e tij është arsyeja se pse njerëzit janë mencuruar.
Te godasesh piken ‘g’
Zonja Arden kërkoi ta testonte këtë ide në një mënyrë që përjashtonte zgjedhjen inteligjente dhe hidhej direkt tek cdo lidhje mes inteligjencës dhe shëndetit që vepron në një nivel psikologjik. Ajo zgjodhi cilësinë e spermës sepse është edhe lehtësisht e matshme edhe aq larg prej zgjedhjes inteligjente sa mund të na lejojë imagjinata-dhe sepse të dhënat e duhura ishin mbledhur ndërkohë.
“Vullnetarët’ e saj ishin ish-ushtarë amerikanë të angazhuar në atë që njihet si Studim i Përvojës Amerikane. Në vitin 1985 pothujase 4, 500 veteranë të asaj lufte dolën vullnëtarë për ekzaminime të detajuara mjekësore dhe mendore. Disa prej tyre dhanë specimenë fare që u analizuan për përqendrim sperme (numër spermatozoidësh për centimetër kub), numër spermatozoidësh (numri i përgjithshëm i spermatozoidëve në një të derdhur) dhe lëvizshmëri sperme.
Arden-i gjeti 425 raste ku specimenët qenë marrë dhe analizuar nga meshkuj të sterilizuar të cilët kishin arritur të shmangnin derdhjen e farës gjatë procesit të grumbullimit të specimenëve dhe u ishin përgjigjur të gjitha pyetjeve të nevojshme në mënyrë që ajo të testonte hipotezën e saj, pikërisht që vlera e tyre g do të përkonte me të tre parametrat e cilësisë së spermës së tyre.
Kështu ndodhi. Për më shumë, as mosha dhe as ndonjë element statistik që mund të ishte pasojë e vendimeve inteligjente rreth shëndetit (mbipesha, duhanpirja, përdorimi i alkoolit dhe drogës) kishin ndonjë ndikim në përfundimet. Burrat e mencur, me sa duket, kanë spermë më të mirë.
Për pasojë ata kanë fizik më të përgatitur, të paktën në sensing Darvinian, pra në zotësinë për të mbijetuar, për të tërhequr femra dhe për të prodhuar pasardhës. Ky është një zbulim i rëndësishëm. Deri më tash, biologjistët janë prirë për ta shpërbërë idenë e adaptimit në një radhë përshtatjesh që janë pak a shumë të pavarura nga nëra tjetra. Kjo punë ndihmon idenë faktorit të përgjithshëm të adaptimit, f, që është në koncept i ngjashëm me g-ne dhe manifestim i të cilit g edhe është. Ai që ka, me fjalë të tjera, edhe do t’i jepet. Fatkeqësisht për politikisht korrektin hipoteza e Dr. Miller-it bëhet përditë e më e fortë.