Ketu do gjeni ate qe njeriu krijoj me inteligjencen e tij se si te mbijetoje mbi planetin toke. Shkencat ndihme per jeten mbi toke.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
MREKULLIA E VITAMINES D PER NJERIUN
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Imazh
Ketu keni nje radiografi te skeletit ku dallohet qarte diferenca qe krijon mungesa e vitamines D
Majtas keni vitamine D te pranishem ne masen e duhur, djathtas keni mungesen e theksuar te vitamines D

Prej kohësh, shkencëtarët e dijnë se mungesa e vitaminës D çon në sëmundje të kockave si rakitizmi. Por tani ata kanë gjetur edhe lidhjen midis nivelit të ulët të vitaminës D dhe një numër sëmundjesh, përfshi kancerin. Trupi e njeriut krijon vitaminë D nëpërmjet kontaktit me rrezet e diellit, por megjithatë, rajonet me diell më të shumtë si Afrika, Azia e Lindja e Mesme kanë rastet më të shumta të njerëzve me mungesë të vitaminës D. Kjo tregon se në përftimin e kësaj vitamine luajnë rol edhe faktorë të tjerë.

Shëndeti i kockave varet nga vitamina D, thotë eksperti Ambrish Mithal i shoqatës indiane të kockave dhe kërkimeve minerare.
Vitamina D është substancë që thith kalciumin në trup dhe ndihmon atë që të shpërndahet në kocka. Prandaj mungesa e kësaj vitamine rezulton në dobësimin e kockave që pa kalcium bëhen të buta dhe mund të deformohen e thyen lehtë.
Marrja e mjaftueshme e vitaminës D nuk është e vështirë. Burimet kryesore të kësaj vitamine janë Dielli. Trupi krijon vitaminë D nën ndikimin e rrezeve ultra vjollce. Pra vitamina D prodhohet në lëkurë.

Por disa prej rajoneve të botës që mbulohen më shumë nga Dielli kanë njerëz me nivelet më të ulta të vitaminës D. Kështu thuhet në një raport të shoqatës ndërkombëtare të osteoporosës. Doktor Mithal është bashkëautor i studimit.

Mungesa e vitaminës D është fenomen global. Por më shumë nga kjo mungesë preken njerëzit në Azinë jugore si India ose në Lindjen e Mesme si Libani. Sipas studimeve në këto rajone, afro 80 përqind e popullsisë së qyteteve ka mungesë të theksuar të vitaminës D.

Faktorët që ndikojnë në këtë mangësi, thotë doktor Mithal, janë pigmenti e lëkurës, më pak veprimtari në natyrë dhe veshjet e shumta që mbulojnë lëkurën.

Ndërsa doktor Michael Holik pranë qëndrës mjekësore të universitetit të Bostonit, thotë se personat me lëkurë të zeshkët kryesisht kanë nivele më të ulta të vitaminës D sesa njerëzit me lëkurë më të bardhë dhe kur ata banojnë në të njëjtin vende a zonë gjeografike.

Arsyeja kryesore është se melanini, që mbron lëkurën nga rrezet e tepërta të diellit, parandalon edhe prodhimin e vitaminës D. Dihet se zezakët kanë nevojë të qëndrojnë në diell 5 herë më gjatë sesa të bardhët që lëkura e tyre të prodhojë të njëjtën sasi vitaminë D.

Njerëzit në Lindjen e Mesme, thonë ekspertët, gjithashtu janë të prirur të mbajnë veshje që mbulojnë cdo pjesë të trupit dhe kështu rrezet e diellit nuk arrijnë të bien në kontakt me lëkurën. Po ashtu edhe gratë kudo, edhe nëse vishen lehtë, përdorin shumë kremëra duke bllokuar depërtimin e rrezeve të diellit në lëkurë. Kjo është një nga arsyet, thonë ata, që gratë në përgjithësi kanë nivele vitamine D më të ulta sesa burrat.

Studimet e kohëve të fundit tregojnë se mungesa e vitaminës D mund të bëhet shkak për shumë sëmundje të rrezikëshme, sesa mendohej më parë. Ndër këto sëmundje studimi përfshin diabetin e tipit 1, sklerozën e shumëfishtë, reumatizmën, dhe sëmundje infektive si tuberkulozi e gripi.

Vitamia D kur është e mjaftueshme në organizëm pakëson rrezikun e goditjeve në zemër, e tru dhe mbi të gjitha pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri. Por edhe dielli i tepërt mund të shtojë rrezikun e prekjes nga kanceri në lëkurë. Ekspertët thonë se në këtë rast njeriu duhet të bëjë kompromis duke qëndruar në diell në kohë të caktuar. Ata rekomandojnë që për tri javët e para njerëzit duhet të qëndrojnë drejtpërdrejt në diell për 10 minutat derisa lëkura të fitojë aftësinë për të prodhuar vitaminë D.
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MREKULLIA E VITAMINES D PER NJERIUN, Posted 03 Gusht 2009, 01:00
MREKULLIA E VITAMINES D PER NJERIUN

Imazh

Rrezatimi i diellit të mbron nga sëmundjet patologjike. Rrezet e diellit reduktojnë riskun për sëmundjet e zemrës, por edhe kancerin, diabetin e shumë sëmundje të tjera. Sipas një studimi të shkencëtarëve amerikanë, njerëzit që kanë mungesë të vitaminës D, e njohur ndryshe si vitamina diellore, janë dy herë më shumë të rrezikuar të vuajnë nga ataku kardiak. Këto rezultate janë arritur duke testuar evidencat e trupave në rritje. Rezultatet tregojnë se një nivel i mjaftueshëm i vitaminës, të cilën çdo njeri mund ta përftojë brenda 20 minutave në diell, është vendimtar për mbarëvajtjen e shëndetit. Rekomandimet aktuale mbi vitaminën janë bazuar në parandalimin e këtyre çrregullimeve, duke përdorur një sasi relativisht të vogël ushqimesh, ose duke pirë një herë në ditë një vitaminë dhe ndoshta dy herë në ditë për moshat e thyera. Vitamina prodhohet prej prekursorëve natyralë të trupit, si pasojë e ekspozimit të lëkurës në rrezet diellore ultraviolet B. Plazhistët kaukazianë mund të marrin 20,000 IUs në 20 minuta në diellin e pasdites. Ndërsa, një ekspozim më i gjatë në diell dëmton lëkurën. Njerëzit me lëkurë të errët kanë nevojë për 3/5 e kohës së ekspozimit në diell, për të përftuar sasinë e nevojshme të vitaminës. Rrezet e diellit interferojnë, duke shfaqur dritën ultraviolet.

Sipas Institutit Mjeksor lypset per moshat:

- - per 50 vjec 200 IU ne dite
- - per 50 deri 70 vjec 400 UI ne dite
- - mbi 70 vjecat duhet 600 UI ne dite
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 10 Gusht 2020, 03:31
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari