Ketu do gjeni ate qe njeriu krijoj me inteligjencen e tij se si te mbijetoje mbi planetin toke. Shkencat ndihme per jeten mbi toke.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Kanceri; Olaparid, ilaçi magjik?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Kanceri; Olaparid, ilaçi magjik?, Posted 11 Korrik 2009, 18:08
Rezultatet e një prove të pjesshme klinike të një ilaçi të ri për të luftuar kancerin japin shenja premtuese për pacientët që vuajnë nga disa lloje kanceri. Ilaçi i ri, quhet Olaparib dhe sipas shkencëtarëve arrin të bllokojë rritjen e qelizave kanceroze që shkaktohen nga një ndryshim i pazakontë gjenetik.

Irina Slutsky është trajtuar disa herë nga kanceri i vezoreve, pa sukses.

Por shpresa i është kthyer pas marrjes së ilaçit Olaparib.

"Më parë nuk bëjë dot asgjë për veten, mezi ngrihesha nga krevati, tani kam filluar punën normalisht dhe merrem me gjithë detyrat e tjera si nënë".

U deshën disa muaj që tumori të zvogëlohej dhe dhimbja t'i ikte.

Irina nuk është vetmja që ka shspresë.

Njerëzit që kanë ndryshimin gjenetik të njohur si BRCA, që mund të jenë 1 në 1 mijë, kanë rrezik më të madh të preken nga kanceri i gjirit, i vezoreve, pankreasit dhe prostatës.

60 burra e gra iu npënshtruan provës së parë me ilaçin e ri olaparib.

Vetëm 22 prej tyre kishin ndryshimin gjenetik BRCA.

Të gjithë pacientët morën fillimisht një dozë të vogël të ilaçit djhe pas tre javësh ajo u shtua në 600 miligramë.

Mjekët thonë se tumori u zvogëlua në 40 përqind të rasteve të pacientëve me genin BRCA që kishin edhe formën më agresive të kancerit të gjirit, vezoreve dhe prostatit.

Ilaçi Olaparib vepron ndryshe nga ilaçet e deritanishëm. Ndërsa qelizat rriten e shumohen,

shpesh ato dëmtohen. Një enzimë e quajtur PARP, vepron për riparimin e tyre.

Ilaçi Olaparib godet pikërisht enzimën PARP në qelizat kanceroze që shkaktohen nga geni BRCA.

Mjeku Erik Winer, i Institutit të Kancerit Dana Farber, thotë se ilaçi i ri përbën lajm të mirë veçanërisht për gratë.

"Rezultatet pozitive u panë tek gratë që kishin formën më të rëndë të kancerit."

Mjekët thonë se është ende tepër herët të thuhet në se Olaparibi do të jetë një ilaç magjik. Do të duhen prova rtë tjera para se të konfirmohet efektshmëria e ilaçit.

Studimi u krye nga mjekët në Britani dhe u mbështet me financime nga firma farmaceutike AstraZeneca.
VOA
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 10 Gusht 2020, 04:01
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari