Ketu do gjeni ate qe njeriu krijoj me inteligjencen e tij se si te mbijetoje mbi planetin toke. Shkencat ndihme per jeten mbi toke.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Urthi apo Sëmundje e refluksit Gastroezofageal
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Urthi apo Sëmundje e refluksit Gastroezofageal
Imazh

2013/05/06
Informacione themelore


Sëmundje e refluksit Gastroezofageal ashtë nji sëmundja e shkaktuem nga rrjedhja e "refluksi" prej ventrikul apo të përmbajtjes gastrike doudenale të ezofagut dhe konkkretishtë të traktit respirator.

Simptomet kryesore
Ma i zakonshëm ashtë djegia e fytit (urthi), nji djegie në pjesën e sipërme të stomakut e sikletshme dhe eventualisht dhimbje epigastrike nga nalt pas kafazit të krahanorit.
Kjo shpesh ndodhë;
- Në orët e para pas një vakti, ngranie
- Përkeqësohet kur përkulen apo kur shtrihen.
- Një tjetër simptomë e zakonshme ashtë dalja e përmbajtjes të acidit apo langjeve të hidhta të stomakut në fyt.

Simptoma atipike
Ashtë dhimbje gjoksi, kronike (gjatë natës) kollë, ngjirje e zanit, goditje e astmës(gjatë natës), infeksione në mushkni, çrregullime të gjumit, etj

Lezione të ezofagut;
Shumë pacientë nuk kanë lezione të dukshme
- Dëme të dukshme të indeve mund të shkaktohet nga ekspozimi i zgjatun të acideve të ezofagut te pjesa e poshtme e sekrecioneve (langjeve).
- Marrëdhënia në mes simptomave të kthimit të acideve në fyt dhe gjetjeve endoskopike dhe ekspozimi i ezofagut me përmbajtjen e stomakut nuk ashtë gjithmonë e qartë.

Sëmundje?
Simptomat e pkthimit të langjeve të stomakut ndikon në dobsimin e cilësisë të jetës dhe të nevojës për trajtim mjekësor. Sëmundja përfshijnë simptomën e prapsimit të langjeve të stomakut po ashtu me dhe pa ezofagjitis(sëmundja e ezofagut) të dukshme.

Klasifikimi i ezofagitis në 3 stade
Grupi i I - Një ose ma shumë vija të kuqe apo njolla(shenja) në krye të shtresave mukozale
Grupi i II – Sipërfaqet/rrafshi i kuqë e bashkueme në krye të mukozëz me ose pa fibrinë
Grupi i III - Ulçerimi dhe /ose ngushtim përveç ndryshimit si i grupimit të II-të.

Klasifikimi i Los Anxhelos-it
Grada A – Nji apo ma shumë defekte mukozash që janë më pak se 5 mm e gjatë
Grada B - Nji apo ma shumë defekte mukozash që janë më pak se 5 mm e gjatë
Grada C - Nji apo ma shumë defekte përfshijnë gjithë sipërfaqen në mes të krye të shtresave, por më pak se 75% të perimetrit të ezofagut
Grada D - Nji apo ma shumë defekte mukozash që përfshijnë ma shumë se 75% të perimetrit te ezofagut.

Përmbledhje
- Sëmundje e refluksit(kthimit i langjeve të stomakut)Gastroezofageal ashtë një sëmundje e shpeshtë dhe diagnoza varet nga pamja e simptomave dhe mosha e pacientit.
- Pothuajse gjysma e pacientëve nuk kanë taman ezofagitis nga kontrolli endoskopik, por strategjia e trajtimit mjeksor përgjithsishtë ashtë praktikisht identike.
- Trajtimi ka për qëllim lehtësimin e simptomave dhe parandalimin e komplikacioneve, dhe ashtë i bazuar sot kryesisht në ndalimin e sekretimit të langjeve të stomakut.
- Masa të thjeshta të ndryshim jetese ka një efekt në simptome në shumë pacienta.
- Frenuesi proton pompë ka efekte ma të mëdha në sekretimin e acidit, por antacida dhe receptori antagonistë H2, me simptoma të lehtë dhe sporadike mund të jenë alternativa të mira
- Për pacientët e zgjedhur ashtë kirurgjia antirefluks laparoskopike një alternativë e përshtatshme.

Dukuri

• Prevalenca
o ndikon 5-10% të popullsisë së rritun
o Një e treta e të rritunve raportojnë se kanë urth herë pas here. Në një artikull të shqyrtimit thotë që 21-59% e të rritunve mund të kenë simptoma zbaticë gjatë një vit.
o 10% ankohen për simptome të përditshme
• Në përgjithësi, përafërsisht. gjysma e atyne janë referue për endoskopi për shqetsime refluksi në ezofag

• Në mesin e atyne me ezofag ka
o 70% klasën e 1
o 20% klasën e 2
o 10% klasën e 3
• Goers gjithashtu ndodh në foshnjat, por ashtë zhdukë zakonisht spontanisht në moshën 1-1,5 vjeç

Si trajtohet sëmundja e refluksit?

• Trajtimi i vetë personit e cila pakson tendencën e refluksit (shih më poshtë)
• Ilaçe që neutralizoj acid. Eventualishtë redukton prodhimin e acidit
• Kirurgjisë (në raste të rralla)
Çfarë mund të bani vetë në lehtsimin e refluksit?

• Shmangni mbipeshën
• Të shmangni vonesën e ngranies dhe nga ushqimet e randa për tretje në mbramje
• Shmangni ushqim dhe pije që përkeqësojnë puçrrat
• Ndaloni pirjen e duhanit
• Të jeni të kujdesshëm me llojet e pijeve alkolike
• Provoni çamçakëzin
• Mbani kryetin te krevatit kur fleni

Kur ashtë i nevojshëm operacioni?

• Medikamente nuk jepë përmirsim gjatë kohës të mjaftueshme të përdorimit të ilaçeve.
• Sidomos të rinjë me shumë shqetsime duhet t’i drejtohen operacionit
• Kirurgjia ashtë përdorë sot nga të gjithë, pasi ajo ashtë ma e pranueshme
• Rezultatet janë të mira në përafërsisht. 90%

Si jetohet me nji kohë të gjatë me shqetsime në ezofag?

Sëmundja e refluksit gastroezofageal ashtë një sëmundje e padëmshme
Gjendja ashtë kronike me periudha të mira dhe të këqija
Në gjysmën e rasteve përfshihen në ndryshimet inflamatore në ezofag
Në disa raste, kjo mund të shkaktojë dhëmbëza dhe ngushtim të ezofagut
Në disa individë ndodhin ndryshime të randësishme inflamatore zhvillohet fazat e hershme të kancerit.

E përgatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E premte, më dt.21.III.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 10 Gusht 2020, 03:39
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari