Ketu do gjeni ate qe njeriu krijoj me inteligjencen e tij se si te mbijetoje mbi planetin toke. Shkencat ndihme per jeten mbi toke.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
DHIMBJA E SHPINES DHE SHERIMI
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4530
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DHIMBJA E SHPINES DHE SHERIMI, Posted 30 Qershor 2009, 14:06
Shpesh është një simptomë që nuk ka nevojë për mjekim, por vetëm për pushim
Dhimbja e shpinës, ja si ta mundim

Hapat që do të na ngrenë sërish në këmbë
Imazh

Çdo ditë të vitit, numri i personave që vuajnë në botë nga dhimbjet e shpinës është aq i madh, sa nuk do të mund ta besonit kurrë. E megjithëse kjo dhimbje shoqëron një pjesë jo të vogël të ditëve tona, ne ende dimë shumë pak në lidhje me të, me mënyrën e shmangies, apo në fund të fundit me kurimin e saj. Na ka ndodhur të gjithëve të mendojmë: "Jo, një gjë e tillë nuk do të më ndodhë kurrë", por në fakt na ka ndodhur, ose mund të na ndodhë së shpejti. Kjo dhimbje është e pashmangshme, për më tepër për shkak të jetës sedentrare që bëjnë sot shumë njerëz dhe pozicioneve të zgjatura në një vend të caktuar, për shembull përballë kompjuterit. Më poshtë do të keni mundësinë të merrni një informacion më të plotë për këtë dhimbje dhe ndoshta këto njohuri herët a vonë do t‘ju vijnë në dobi.

Dhimbja e shpinës është shpesh e parashikueshme Është një dhimbje që nuk del nga hiçi dhe në më të shumtën e rasteve shkaktohet nga një veprim fi zik i pazakontë. Ndër veprime të tilla mund të rendisim: përuljet, apo uljet e befta përpara ose poshtë për të kapur diçka që mund të na ketë rënë, apo mund ta kemi pranë, por pa përkulur gjunjët. Një veprim i tillë godet rajonin lumbar dhe krijon trauma të vogla. Shumë e rrezikshme është edhe ngritja e peshave të rënda dhe jo vetëm kaq, por mbajtja e kësaj peshe larg trupit.
Nëse do ta mbështesnim në trup një peshë të rëndë, për shpinën do të ishte
shumë më e lehtë. Për shembull, një rast i tillë është marrja e diçkaje në sediljen e pasme të makinës dhe çka është më e keqe, është vazhdimi i një veprimi të tillë edhe kur e ndjejmë dhimbjen që tashmë ka nisur. Gjëja e parë që duhet të bëjmë kur ndjejmë dhimbje shpine, ndërsa jemi duke punuar tokën, duke ngritur diçka, duke luajtur, bërë vrap, a ushtrime fi zkulture, është që të ndalojmë menjëherë veprimtarinë fizike dhe të ulemi në një pozicion të mirë e që na jep komfort. Shumë njerëz vazhdojnë lëvizjet edhe pas dhimbjes, me shpresën se ajo do të zhduket vetiu, por kjo nuk ndodh thuajse kurrë.

Kujdes kockat e legenit!

Shumë veta as që e dinë ekzistencën e tyre dhe të mendosh që ato janë burimi i shumë dhimbjeve të shpinës. Zakonisht ato dëmtohen nga peshat e rënda. Zakonisht kjo dhimbje kalon me një pushim të mirë, por ka raste,
nëse dhimbja vazhdon të jetë këmbëngulëse, që duhet të konsultohet mjeku.

Diagnozat e gabuara

Të paktën në 80% të rasteve është e pamundur që mjekët të bëjnë diagnozat e duhura për shkaqet reale të dhimbjes së shpinës. Kjo për shkak se këto dhimbje kanë një strukturë shumë komplekse, duke qenë se e gjithë ajo zonë e trupit është e pasur me një numër të madh nyjash, muskujsh, ligamentesh. Megjithatë, të gjithë ekspertët janë të një mendjeje në lidhje me faktin se pjesa më e madhe e këtyre dhimbjeve shkaktohen nga shkaqe "mekanike" dhe në shumicën e rasteve situata përmirësohet brenda një periudhe 10-ditore. Vetëm në disa raste dhimbjet janë pasojë e sëmundjeve serioze. Mos nxitoni menjëherë te mjeku Duke qenë se zakonisht dhimbjet e kurrizit qetësohen brenda një periudhe të shkurtër, mos nxitoni që sapo të ndjeni pickime të vraponi për te mjeku. Ka shumë të ngjarë që mjeku të mos jetë në gjendje të bëjë një diagnozë të saktë. Sigurisht që mund t‘ju japë disa ilaçe, por ato nuk do të kenë ndonjë efekt mbi ju. Pra, këshilla e parë, pasi të qetësoheni, është të prisni. Tabletat nuk mund ta shërojnë dhimbjen e shpinës Shumë njerëz janë të bindur në idenë se hapjet, përmes një procesi misterioz, i lehtësojnë dhimbjet e shpinës. Por a është e mundur një gjë e tillë? Vite më parë ishte në qarkullim një tabletë shumë e suksesshme, që quhej "Lobak". Për shkak të këtij emri të përzgjedhur me zgjuarsi, mijëra vetë, përfshi edhe vetë mjekët, besuan se bëhej fjalë për një medikament specifik për dhimbjet e shpinës së poshtme. Në fakt ishte një qetësues i thjeshtë. Sigurisht që qetësuesit mund të përdoren në disa raste për dhimbjet e shpinës, sepse të gjithëve na vjen mirë kur na lehtësohen dhimbjet, megjithatë në parim, si trajtim fillestar duhet marrë rregullisht paracetamoli dhe jo mjekime të tjera.

Të ndihmosh veten Kur dhimbja e shpinës godet, atëherë kjo është një shenjë për ju që të veproni. Fillimisht ndaloni çdo lloj pune që jeni duke bërë dhe gjeni një pozicion komod për t‘u qetësuar. Rrini ngrohtë. Përpiquni që të vendosni ujë të nxehtë në zonë. Më pas merrni paracetamol. Nëse nuk keni asnjë lloj rezultati për 24 orë, atëherë dhe vetëm atëherë mund të fi lloni të merrni qetësues të lehtë dhe medikamente anti-infl amatore. Por para kësaj duhet të lexoni me shumë vëmendje indikacionet dhe fl etën shoqëruese. Nuk duhet t‘i pini qetësues të tillë nëse keni ulcerë. Një këshillë e fundit është që mos të qëndroni për një kohë pa lëvizur në shtrat, sepse një gjë e tillë ka të ngjarë ta përkeqësojë situatën. Nëse dhimbja vazhdon... Mjeku që merret me dhimbjen e shpinës është një mjek i posaçëm dhe jo çdo doktor është në gjendje ta përcaktojë diagnozën dhe për më tepër mjekimin. Këta mjekë të posaçëm specializohen vetëm për zonën e shpinës. Sigurisht që nuk mund të bëjnë mrekullira, por zakonisht ndihmojnë në përmirësimin e situatës. Por ajo që ka rëndësi është që të siguroheni se keni gjetur mjekun e duhur.

Ushtrimet

Gjatë 15 viteve të fundit, autoritetet mjekësore në Europë kanë dalë në një mendim të përbashkët: gjëja më e keqe për një dhimbje shpine është që të rrish pa bërë gjë. Kjo bie në kontrast të madh me atë që është besuar deri pak vite më parë, madje që mbizotëroi gjatë gjithë shekullit të kaluar, pra që pacientët me dhimbje shpine duhet të qëndrojnë shtrirë, mbi një vend shumë të sheshtë, për shumë kohë. Sipas kërkimeve të fundit shkencore, në mënyrë që pacientët të mëkëmben shpejt, ata duhet që të kryejnë stërvitje të ngadalta dhe të shpeshta. Sigurisht, gjithçka duhet të shpjegohet nga mjeku përkatës, por ndër to mund të përmendim ecjen, vrapimin e lehtë, disa lloj ushtrimesh me gjymtyrët, por pa e tepruar e pa u sforcuar, sepse do të kalonim në efekt të kundërt.

Mjekimi alternativ?

Për shembull akupunktura? Për gjenerata të tëra, mjekët perëndimorë u kanë bërë rezistencë mjekimeve alternative, në këtë rast akupunkturës. Por nuk ka as më të voglin dyshim se ajo e qetëson dhimbjen, duke përshpejtuar prodhimin e endorfi nës (lëndës dhimbje-vrasëse që prodhohet nga vetë trupi i njeriut), e cila shkon menjëherë në gjak. Por a ndihmon ajo në shërim? Kjo është një çështje tjetër.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 609
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Re: DHIMBJA E SHPINES DHE SHERIMI, Posted 01 Korrik 2009, 18:17
Une do ti keshilloja njerzit qe nqs ndjejne dhimbje ne shpine te shkojne menjehere tek doktori nevrolog ose orthopedik.Mund te fshihen raste te cilat cojne deri ne paralize.Sa me shpejt aq me mire.Mos ngrini kurre pesha pa gjunjezuar kembet.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 20 Shtator 2020, 19:26
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari