Ketu do gjeni ate qe njeriu krijoj me inteligjencen e tij se si te mbijetoje mbi planetin toke. Shkencat ndihme per jeten mbi toke.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 10 postime · Faqe 1 prej 1
Guret ne temth, menyrat e trajtimit
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 65
Antarësuar: 18 Qershor 2009, 15:27
Guret ne temth, menyrat e trajtimit, Posted 26 Qershor 2009, 08:40
Tëmthi jep dhimbje tipikisht në hipokondrin e djathtë, poshtë brinjëve. Ndonjëherë, sipas specialistëve kur irritohet pjesa e diafragmës që ka kontakt me tëmthin, dhimbja ndihet edhe në shpatullën e djathtë (diafragma inervohet nga nervat c3-c4-c5, ashtu si dhe shpatulla). Dhimbja e pankreasit dhe dhimbja e tëmthit mund të jenë të lidhura me njëra-tjetrën, zakonisht nga ngecja e ndonjë guri në "common bile duet" (ductus choledocus communis). Guri në tëmth mund të japë dhimbje (ose mund të shfaqë mbindjesi) në segmentin midis brinjës së VII dhe IX që nga stërnumi deri në shtyllën kurrizore (columna vertebralis). Kurse inflamacioni i tëmthit rrezatohet në shpatullën e djathtë dhe membrana mbështjellëse e tëmthit inerviohet nga nervi diafragmatik ose frenik i djathtë duke bërë që dhimbja të përqendrohet në shpatullën e djathtë dhe sidomos në anën e djathtë të diafragmës.


Përdorimi i rigonit

Të gjithë i njohin vlerat e rigonit në gatim. Jo vetëm kaq, përveç shijes aq të mirë që u jep ushqimeve, është dhe mrekullia që bën kjo bimë edhe në mjekësinë popullore. Kjo erzë aq e njohur në çdo kuzhinë shqiptare, ndihmon në lehtësimin dhe parandalimin e shumë sëmundjeve. Si shumë bimë të tjera edhe çaji i përgatitur me degët e rigonit të njomë jep rezultate të menjëhershme në rastet e dhimbjeve të kokës me prejardhje nervore. Një gotë çaj do të sillte qetësinë që ju mundonte prej kohësh. Çaji i kësaj bime ndihmon edhe në rastet kur aparati tretës nuk e kryen mirë funksionin e tij, kur ka vështirësi në tretjen e ushqimit. Për të lehtësuar organizmin nga ushqimi i tepërt këshillohet të pihet menjëherë një gotë nga çaji i rigonit. Në këtë mënyrë do të ndiheni më mirë dhe më të lehtë gjatë lëvizjeve. Po ashtu, çaji i kësaj bime ka aftësi antispastike, prandaj përdoret edhe në trajtimet e shqetësimeve dhe dhimbjeve të barkut, që mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm. Çaji përdoret edhe kur shkaktare është ftohja dhe dhimbjet shoqërohen me fryrje të barkut. Në këto raste mund të pihet çaji i rigonit, ose mund ta shoqërosh bimën e grimcuar me ushqim.


Rekomandimet

Për të sëmurët që vuajnë nga gurët në tëmth, mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 gotave në ditë të këtij çaji. Mjekët këshillojnë që një gotë të pihet herët në mëngjes, kur nuk keni ngrënë ende mëngjes, pasi jep efekte të jashtëzakonshme në shkrirjen e gurëve. Gjithashtu rigoni është mjaft i mirë edhe për parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë. Të sëmurët nga mëlçia duhet të pinë çdo mëngjes dhe mbrëmje çaj rigoni të pa ëmbëlsuar. Shumë shpejt do të shohin efektet pozitive që ai jep. Një ndihmesë të madhe jep çaji i rigonit edhe në çrregullimet, që shfaqen nga parazitët ose mikroorganizmat, të cilët mund të shkaktojnë tretje të ushqimit me vështirësi, të shoqëruara me grumbullimin gazesh, acarim të mbulesës mukoze të zorrës, të shoqëruar me dalje jashtë të shpeshta ose me heqje barku.


Çrregullimet

Këto ç'rregullime mund të shkojnë deri në diarre. Për të lehtësuar këtë fenomen, mjekët këshillojnë që çaji të pihet disa herë gjatë ditës, që dhe problemi të eliminohet më shpejt. Edhe në rastet kur njerëzit vuajnë nga kapsllëku dhe që shoqërohet me dhimbje të anës së majtë ose të djathtë të barkut, mjekët popullorë rekomandojnë çajin e rigonit. Ata këshillojnë pirjen e 4 gotave çaji në ditë. Një tjetër veti e rigonit është se lëngu i tij përdoret si kundërparazit. Me të spërkatet vendi në të cilin ndodhen parazitët. Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator. Gjethet të jenë tharë në mjedis të mbyllur dhe të jenë grimcuar, pasi në këtë mënyrë vlerat e bimës nuk humbasin. Gjatë mbledhjes duhet pasur kujdes, pasi bima rritet e fshehur mes ferrave dhe pyjeve. Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Bima lulëzon nga muaji qershor deri në shtator dhe ka një lartësi deri në 15 centimetra. Gjendet në ferra e pyje.


Pakete keshillash

1- Për përgatitjen e çajit të rigonit është mirë të përdoret bima e njomë e rigonit
2- Edhe gjethet e thara në hije të bimës shërbejnë për kurimin e sëmundjeve
3- Në rastet kur keni probleme me tretjen, pini një gotë me çajin e bimës
4- Përdoreni erzën në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalon sëmundjet
5- Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë
6- Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral

Në raste të rralla fëmija lind me një të metë në rrugët e tëmthit. Këto janë të mbyllura dhe kështu tëmthi nuk ka mundësi të lirohet e të kalojë nga mëlçia deri në zorrë. Në këto raste ngjyra e verdhë bëhet më e theksuar me kalimin e ditëve dhe të javëve. Kjo lloj verdhëze nuk ka mjekim. Rrallë, me anë të ndërhyrjes kirurgjikale mund të hapen rrugët e kalimit të tëmthit.


Rigoni dhe vetitë e tij

Vetitë e rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij. Kjo bimë është e pasur me vaj kariofilenë, timolo, karvarkrolo dhe terpininë. Janë pikërisht këta komponentë që i japin bimës vlera. Për përgatitjen e çajit të rigonit nevojitet një litër ujë i ftohtë dhe në të vendosen 40 gramë nga bima në lulëzim. Zihen për 10 minuta, më pas kullohet lëngu dhe pihet i pa ëmbëlsuar.


Gurët , mjekët rekomandojnë

Për të gjithë specialistët e shëndetësisë, gurët në tëmtha janë një problem jo shumë i rëndë. Sipas tyre kjo sëmundje nuk rrezikon jetën e njerëzve dhe mbi të gjitha nuk është e trashëgueshme. Kujdesi duhet të konsistoje në mënyrë të veçantë ne përdorimin e ushqimeve që kanë sa më pak kripë, përdorimi i sa më shumë litrave ujë si dhe evitimi i gjërave të skuqura.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Guret ne temth, menyrat e trajtimit, Posted 26 Qershor 2009, 09:09
Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RIGONI, Posted 26 Qershor 2009, 09:38
RIGON - ORIGANUM VULGARE

Imazh


Kjo bime mjeksore gjendet ne male.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
GURET NE VESHKA, Posted 26 Tetor 2009, 20:27
GURI NE VESHKE
Imazh


KIDNEY - VESHKA
URETHER - KANALET E URINES QE ZBRESIN PREJ VESHKAVE
BLADER - FSHIKEZA E URINES

Veshke - ne greqisht - nephros(nefros), sinonim - ren, - renis

ROLI I VESHKES


Pervec se zbrazni mbeturinat dhe lengjet nga trupi juaj, veshkat tuaja luajne edhe keto role te rendesishme: rregullojne ujin ne trup dhe perberes te tjere kimike ne gjak si: sodiumin, potasin, fosforin dhe kalciumin; largojne mjekimet dhe helmimet nga trupi juaj; clirojne hormonet ne gjak per te ndihmuar trupin; rregullojne presionin e gjakut; krijojne qelizat e kuqe; nxisin kockat e forta.

CFARE ESHT GURI?

Guri ne veshka eshte nje mase e forte qe ndodh kur perberesit e kalciumit ose kimikate te tjera ne urine formojne kristale qe ngjiten se bashku. Keto kristale rriten dhe formojne gure, madhesia e te cileve luhatet nga nje kokerr gruri deri ne nje top golfi...



Si krijohen gurët në veshka?


Gurët e aparatit urinar janë një nga patologjitë më të shpeshta dhe të vjetra në aparatit urinar. Ato krijohen nga kristalet të ndryshme që vendosen në brendësi të veshkës. Normalisht në veshkë vendoset një ekuilibër kimik që parandalon formimin e kristaleve, por te disa persona të predispozuar, ky ekuilibër nuk funksionon si duhet dhe bën që kristalet e kripërave të precipitojnë në veshkë, dhe më pas të bashkohen dhe të formojnë gurët. Këta të fundit janë variante të ndryshme të kombinimeve të kristaleve të kripërave. Shumica e tyre përmbajnë kalcium të kombinuar me oksalate dhe fosfate. Një pjesë më e vogël formohen nga infeksionet e aparatit urinar dhe një pjesë nga kripërat e acidit urik dhe cistinës.


Cilat faktore favorizojne guret ne veshka?

Pyetje:
1. Doktor, është e vërtetë që agrumet ndikojnë në shfaqjen e gurëve?

Dr.
Po. Tek personat e predispozuar është parë që agrumet ndikojnë në shtimin e riskut. Kjo lidhet me praninë në sasi të mëdha të vitaminës C, te këto lloj frutash. Kjo vitaminë lidhet me oksalatet, precipitojnë dhe formojnë gurë në veshka.

Pyetje:

2. Ushqimet që përmbajnë shumë proteina shtazore, si për shembull mishi i kuq, ndikon në shfaqjen e gurëve në veshka?

Po. Personat që konsumojnë ushqime që përmbajnë shumë proteina shtazore, është vënë re se janë më të predispozuar të shfaqin gurë në veshka. Është e vërtetë që personat që punojnë në ambiente me temperatura të larta, të shfaqin probleme me gurët?

Pyetje
3. Është e vërtetë që personat që punojnë në ambiente me temperatura të larta, të shfaqin probleme me gurët?

Dr.
Po, kjo shpjegohet me faktin e avullimit të lëngjeve, precipitimit të oksalateve të kalciumit në urinë dhe për pasojë shfaqjen dhe formimin e gurëve ne veshka.
Më shpesh vihet re gjatë stinës së verës, kjo lidhet me faktin që temperaturat e larta bëjnë që organizmi të humbë shumë lëngje nëpërmjet djersës, gjë që ndikon në rritjen e koncentrimit të kripërave në urinë. Kjo favorizon shfaqjen e kristaleve, që përveçse ndikojnë në krijimin e gurëve, mund të çojnë dhe në rritje të përmasave të gurëve që mund të jenë ekzistues.


Doktor, është e vërtetë që gurët në veshka janë një problem mjaft i shpeshtë për stinën e ftohtë? Jo. Në të vërtetë gurët në veshka janë një problem që shfaqet gjatë gjithë vitit, por nuk ka ndonjë të dhënë shkencore që ta lidhin shfaqjen, përkeqësimin apo dhe shtimin e tyre me stinën e dimrit.

Trashegimia

Pyetje

Është e vërtetë që gurët në veshka janë të trashëgueshme?

Dr.

Njihet baza gjenetike në shfaqjen e gurëve në veshka. Gjithsesi ende nuk është e qartë, nëse kjo lidhet me një defekt të lindur, apo me faktin që personat e së njëjtës familje kanë të njëjtin stil jete dhe regjim ushqimor. Pra, nëse babai dhe i biri kanë të dy gurë në veshka, ende nuk dihet qartë nëse shkaku është trashëgimia apo mënyra e ushqyerjes që kanë anëtarët e së njëjtës familje.


Është e vërtetë që personat që punojnë në ambiente me temperatura të larta, të shfaqin probleme me gurët? Po, kjo shpjegohet me faktin e avullimit të lëngjeve, precipitimit të oksalateve të kalciumit në urinë dhe për pasojë shfaqjen dhe formimin e gurëve ne veshka.


Faktore qe nuk formojne gure

Pyetje:
- Eshtë e vërtetë që alkooli, kafeja dhe çaji ndikojnë në shfaqjen e gurëve në veshka?

Nefrolgu:
Jo.

Nuk është e vërtetë që ndikojnë në shfaqjen e gurëve, përkundrazi është parë se nëse konsumohen në mënyrë të moderuar, mund të ndikojnë në uljen e riskut të shfaqjes së kalkulozave.

Pyetje:

- Doktor është e vërtetë që ushqimet me kalcium ndikojnë në shfaqjen e gurëve?

Dr.

Jo. Shpesh mendohet se ushqimet me kalcium si bulmetrat, etj., ndikojnë në shfaqjen e gurëve në veshka, për shkak të përmbajtjes së lartë të kalciumit. Por në të vërtetë ndodh e kundërta. Në rastin e ushqimeve me kalcium, kalciumi përthithet më mirë në zorrë, lidhen me oksalatet dhe krijojnë precipitate dhe dalin nga organizmi. Ndërsa në rastin e ushqimeve me pak kalcium, janë oksalatet që përthithen nga zorra, (pasi nuk kanë me çfarë të lidhen dhe për pasojë dalin në urinë.

Mjeku nefrolog, prof. dr. Alketa Koroshi

SI DIAGNOSTIKOHET GURI?


Diagnostika

Pervec gurit qe eshte shenja e pare dhe klinika tipike, mund te gjendet dhe prania e gjakut ne urine permes nje analize me „leter reaktive“. Por kjo kerkon dhe analiza te tjera plotesuese si :

- ekografia abdominale, e cila vezhgon veshkat dhe kanalet urinare, ku duket nje zgjerim i „pyelon“-it dhe gropes se veshkave. Duke qene se guret nuk mund te shihen drejtperdrejte, ato fiksohen permes shfaqjes se nje hije konike qe ka te beje me hijen e krijuar nga guri.

- radiografia e thjeshte ose me tomografi, qe tregon guret gjate rrugeve urinare ;

- urolografia nder-venoze e cila kerkon injektimin e shpejt te 50ml ngjyroses jodi ne qarkullimin e gjakut i cili do te pastrohet nga veshkat ;

- skaner dhe IRM (kjo praktikohet rralle).

Lehtesimi i dhimbjeve


Pas percaktimit te sakte te diagnozes, i semuri trajtohet me analgjezike te lehte dhe anisperistatike me efekt jo te forte. Atij i jepen lengje te ngrohta dhe i rekomandohet berja e banjave ne vaske me uje te vaket. Uji i ngrohte cliron tek ai rruget urinare. Per te lehtesuar dhimbjet perdoren disa lloj ilacesh, te cilat vetem mjeku mund ti jape. Sidoqofte eshte e keshillueshme qe pas cdo kolike renale, e shoqeruar me urinim me gjak, te perdoren dizifenkante gjate rreth nje jave. Po keshtu rekomandohen ushqime te lehta, supa me zarzavate, lengje frutash, cajra te ndryshme, etj, por njekohesisht duhet qe i semuri te levize. Pacientet qe kalojne nje kolike renale eshte mire te bejne vazhdimisht analiza te urines, si dhe ne krye te 3 muajve te bejne nje ekografi. Alkoli ndikon shume keq ne rastet e njerezve qe vuajne nga veshkat per faktin se ai eshte toksik per parenkimen renale (te veshkes) dhe qelizave te veshkes, duke ngushtuar njekohesisht qelizat e gjakut qe gjenden ne te.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
GURET NE VESHKA, Posted 26 Tetor 2009, 20:45
Kurat popullore qe kurojne guret ne veshka


Guret ne veshka jane me te zakonshme te burrat, ku kater ne pese raste kane gure ne veshka. Disa nga faktoret qe kontribuojne ne formimin e gureve te njerezit e prekshem nga kjo semundje jane: marrja e pakte e lengjeve, infeksionet kronike ne rruget urinare, keqperdorimi i disa mjekimeve, bllokimi i rrugeve urinare me aktivitet te kufizuar per disa jave, si dhe disa semundje te caktuara gjenetike dhe metabolike. Simptomat Disa njerez mund te mos kene simptoma te kuptueshme si dhembje te forta ne veshka.

Dhembja mund te zgjase nga minuta ne ore, e ndjekur nga periudha qetesie, te vjella, temperature, ethe dhe dobesi, urine e turbullt apo me ere te keqe, bllokim te daljes se urines. Prezencen e gureve ne veshka e identifikojne rrezet X. Teknikat e specializuara te rrezeve X (ndonjehere edhe me injeksione me ngjyre) apo me ultratinguj mund te perdoren per te identifikuar me me saktesi masen dhe vendndodhjen e gureve, si dhe funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urines mund ta ndihmojne nje doktor per te gjetur se çfare po e shkakton gurin dhe te planifikoje trajtimin per te. Kurimi Pjesa me e madhe e gureve ne veshka mund te trajtohet duke rritur sasine e marre te lengjeve, ndryshime ne diete dhe mjekime.

Rreth 90 per qind e gureve kalojne vete brenda 3 deri 6 javeve. Disa tipa guresh mund te shperbehen nepermjet mjekimeve. Por guret me perberje kalciumi, qe jane dhe tipi me i zakonshem i gureve ne veshka, nuk mund te shperbehen. Sipas mjekeve, guret gjithmone duhet te hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe demtime ne veshka. Ekzistojne disa metoda te ndryshme per heqjen e gureve kur kjo behet e domosdoshme. Metoda me e mire varet nga masa, vendndodhja dhe tipi i gurit.

Disa gure hiqen duke kaluar nje instrument teleskopik te fshikeza apo te veshka per ta nxjerre gurin ose per ta copetuar ne fragmente te vogla me rreze lazer apo vale tronditese. Instrumenti teleskopik mund te futet drejtperdrejt ne veshke permes nje çarjeje te vogel te pacienti per ta nxjerre gurin te tere ose per ta thyer ne fragmente te vogla kur duhet. Metoda me e re per te hequr guret quhet “litotripsia e valeve te goditjes jashte trupit” (ESEL). Me kete teknike, guret thyhen ne fragmente te vogla me ane te tronditjes me energji te larte nga nje mekanizem jashte trupit. Parandalimi Trajtimet qe mund te parandalojne formimin e gureve ne veshka jane te mundshme ne çdo rast. Prova te qendrueshme sugjerojne se marrja e lengjeve ne sasi te madhe mund te ule rrezikun e gureve.

Perveç kesaj, sapo te zbulohet shkaku i formimit te gurit, mund te perdoren mjekime te ndryshme ose ndryshime ne diete per te parandaluar guret e rinj. Tipi i mjekimit varet nga gjaku dhe testet e urines. Perveçse zbrazin mbeturinat dhe lengjet nga trupi, veshkat luajne edhe disa role te rendesishme si: rregullojne ujin ne trup dhe perberes te tjere kimike ne gjak si: sodiumin, potasin, fosforin dhe kalciumin, largojne mjekimet dhe helmet nga trupi, çlirojne hormonet ne gjak per te ndihmuar trupin, rregullojne presionin e gjakut, krijojne qelizat e kuqe, nxisin kockat e forta.

Lehtesimi i dhembjeve Pas percaktimit te sakte te diagnozes, i semuri trajtohet me analgjezike te lehte dhe antiperistatike me efekt jo te forte. Atij i jepen lengje te ngrohta dhe i rekomandohet berja e banjave ne vaske me uje te vaket. Uji i ngrohte çliron tek i semuri rruget urinare. Per te lehtesuar dhembjet perdoren disa lloj ilaçesh, te cilat vetem mjeku mund t’i jape. Sidoqofte, eshte e keshillueshme qe pas çdo kolike renale, e shoqeruar me urinim me gjak, te perdoren dezinfekante perreth nje jave. Rekomandohet konsumimi i ushqimeve te lehta, supave me zarzavate, lengjeve te frutave, çajrat e ndryshme, etj, por njekohesisht duhet qe i semuri te levize. Pacientet qe kalojne nje kolike renale eshte mire te bejne vazhdimisht analizat e urines, si dhe ne krye te tre muajve te bejne nje ekografi.

Abuzimi me alkoolin ndikon ne dhembjen e veshkave Alkooli ndikon negativisht te njerezit qe vuajne nga veshkat per faktin se ai eshte toksik per parenkimen renale (te veshkes) dhe qelizave te veshkes, duke ngushtuar njekohesisht qelizat e gjakut qe gjenden ne te dhe duke dobesuar punen e veshkes. Por nje nga shkaktaret e dhembjeve ne veshka eshte edhe shtatzenia. Nga studimet e bera deri tani te rreth 60-65 per qind e grave shtatzena, me e dukshme eshte kolika ne dhembjen e veshkes se djathte, qe fillon nga java e 24-t deri ne javen e 28-te te shtatzenise.

Dhembja shfaqet si pasoje e shtypjes se fetusit mbi ureterin e djathte (pasi veshka e djathte eshte poshte). Shkak tjeter eshte relaksimi i uretereve nen veprimin hormonal. Roli i lengjeve per guret ne veshka Pirja e ujit dhe e lengjeve eshte e domosdoshme per jeten e njeriut dhe pa te njeriu nuk mund te jetoje.

Njeriu mund te mos ushqehet gjate shume diteve, por me kusht qe te pije uje. Marrja e ujit dhe e lengjeve eshte nje domosdoshmeri edhe me e madhe per ata qe vuajne nga guret e veshkave. Trajtimi i te gjitha llojeve te semundjeve me guret ne veshka qendron ne marrjen e nje sasie te caktuar lengjesh. Ky trajtim behet ne raport me llojin e gureve. Box Kurat popullore Mjeket popullore rekomandojne disa kura popullore per kurimin e gureve ne veshka. Sipas tyre, guret ne veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie etj. Keto bime kuruese per guret ne veshka perdoren ne forme çaji. Lengu i molles Duhet theksuar se pirja e rregullt e lengut te molles nuk lejon formimin e gureve ne veshka. Per kete, mjeket rekomandojne pirjen e çajit te molles tri here ne dite nga 1 gote, por gjithmone pas buke.

Çaji i kopres Çaji i perftuar nga bima e kopres ka dhene rezultate te shkelqyera ne shkrirjen e gureve ne veshka. Mjeket popullore rekomandojne pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shume shpejt te semuret do te shohin rezultatet. Bima jo vetem qe ndikon ne veshka, por edhe ne rruget urinare dhe shkakton urinim te shpeshte, duke ndihmuar ne pastrimin e organizmit nga helmet permes urinimit. Per sherimin e semundjes sherbejne farat e kopres, 1 luge kaçe dhe terfil. Dhjete grame nga kjo perzierje hidhen ne 350 miligrame uje te nxehte. Me pas kullohet dhe keshillohet te pihet dy deri tri gota ne dite. Dardha Cipa e frutave te dardhes ka veti diuretike dhe ndikon pozitivisht ne pastrimin e veshkave dhe te rrugeve urinare.

Per kete qellim perdoret çaji i pergatitur si me poshte. Merrni 40-50 gr cipa dardhash, i hidhni ne 250 ml uje. Keto i zieni per 20 minuta dhe lengu i fituar pihet i ngrohte, ne mengjes esell, per 7-10 dite. Gjethet e dardhes kane veti te mira diuretike dhe antiseptike dhe perdoren kunder semundjeve te rrugeve urinare, ne cistitet, ne guret e veshkave, ne dhembjet e fshikezes urinare,etj. Ne keto raste keshillohet infuzi i gjetheve. Merrni 20-25 gram gjethe dardhe dhe i zhytni ne nje ene me 250 ml uje te vluar. I lini aty per 10 minuta dhe lengu i fituar pihet nje ore para buke.

Kjo perseritet 2-3 here ne dite, ndersa kura rekomandohet per 10-15 dite. Frutat e dardhes perdoren ne gjendje te fresket ne kohen e pjekjes natyrore, te ruajtura ne frigorifer dhe te perpunuara ne forme marmelate, konserve, kompostoje ose te thara. Dardha permban kripera minerale si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur etj., 4-5 per qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotine, acide organike etj.

Ato jane freskuese, qetesuese, largojne etjen, pastrojne zorret dhe japin energji. Ndersa kur jane te papjekura, nuk treten lehte dhe qendrojne rende ne stomak. Rekomandime Pacientet me diabet duhet te kontrollojne peshen

Duhet te kufizojne sheqernat e rafinuara Duhet te rrisin sasine e fibres ne diete Yndyrnat duhet te jene vajra me nje lidhje dyfishe (si vaji i ullirit) Duhet t’i shtojne dietes se tyre arra dhe bajame Perdorni ushqime te lehta: supe me zarzavate, lengje frutash, çajra mali dhe kamomili Levizni sa me shume te mundeni Nje here ne tre muaj beni ECHO Çdo 10 dite beni analizat e urines dhe Ph Beni banja me uje te ngrohte Mos pini alkool dhe duhan Shenjat Dhembje barku Frymemarrje te ngadalta e te thella Prani e ketoneve ne gjak dhe ne urine

Albania - Jonida Tashi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
GURET NE VESHKA, Posted 26 Tetor 2009, 20:59
Thyerja e gurëve në veshka, tashmë me valë goditëse


Kohët e fundit për eliminimin e gurëve në veshka po përdoret litotripsia, një metodë kjo mjaft e suksesshme dhe garanton thyerjen e gurëve të aparatit urinar me anë të valëve goditëse jashtë trupore. Kjo metodë paraqet një nga progreset më të mëdha të mjekësisë, që po përhapet çdo ditë e më tepër.

Në një intervistë për “Panorama”, mjeku urolog, doktor i shkencave mjekësore Rezar Rusi, shpjegon se ku konsiston kjo metodë, kush mund t’i nënshtrohet dhe rezultatet që ka ajo:
Doktor, gjatë konferencës ndërkombëtare të urologjisë u prezantua litotripsia, si një metodë që ndihmon dhe ka sukses në trajtimin e gurëve në veshkave. Më konkretisht mund të na shpjegoni se ku konsiston kjo metodë?

Litotripsia është mënyra e thyerjes së gurëve të aparatit urinar, me anë të valëve goditëse jashtë trupore(ESWL). Kjo metodë paraqet një nga progreset më të mëdha të mjekësisë të të gjitha kohëve. Në ditët tona, ajo është po aq e përdorur sa celulari dhe kompjuteri. Ju mund të pyesni se si krijohen dhe funksionojnë valët goditëse? Burime të ndryshme energjie krijojnë impulse me presion të lartë. Nëse këto impulse kanë një presion të madh të mjaftueshëm mund të shndërrohen në valë goditëse në transmetim. Kur vala goditëse godet gurin presioni ballor i tij ndahet në një komponent kompresiv dhe në një tjetër elastik. Komponenti kompresiv hyn brenda gurit, ndërsa ai elastik reflektohet dhe shkon në drejtim të burimit të energjisë. Si rezultat i këtyre dy komponenteve të forcës, formohet një shkallë e lartë shtypëse, e cila shkakton thyerjen fillestare të sipërfaqes së gurit.

- Të gjithë personat që kanë një gur në veshka, mund t’i nënshtrohen kësaj procedure për trajtim?

Jo të gjithë pacientët mund të trajtohen me litotripsi.

Ekzistojnë disa kritere për të përjashtuar përdorimin e kësaj procedure. Njihen disa raste specifikë te të cilët nuk rekomandohet në mënyrë kategorike përdorimi i kësaj metode, të tillë janë:

- të sëmurët me koagulopati të patrajtuar (të sëmurë që kanë probleme me mpiksjen e gjakut), ose që janë duke marrë antikoagulante,

- si dhe gratë shtatzëna.

Por këta nuk janë të vetmit që përjashtohen. Njihen disa raste kur kundër indikimi konsiderohet relativë.

- Të tillë janë personat që kanë probleme me infeksionet urinare të patrajtuara,

- kanë turberkulozë aktiv,

- ata që kanë bllokim të sistemit urinar rrjedhës prej gurit,

- kanë adipozitet të theksuar,(persona shumë të dhjamosur),

- apo janë fëmijë më të shkurtër se 100 cm.

Në cilat raste rekomandohet?

Kur gurët renale radioopake (gurë të dukshëm në radiografi), janë me diametër deri 3cm, pavarësisht pozicionit në sistemit kolektor, gurët ureterale radioopake, ata që mbeten mbas kirurgjisë së hapur ose nefrolizës perkutane. Gurët radiotransparente mund të lokalizohen me fluoroskopi vetëm mbas administrimit të kontrastit.
Çfarë duhet të ketë parasysh pacienti përpara se t’i nënshtrohet një procedure të tillë?


Pacientët duhet të kenë kryer disa ekzaminime para procedurës së litotripsisë:

1 - Radiografi direkte e aparatit urinar,

2 - pyelografi intravenoze,

3 - ekg,

4 - analiza e gjakut,

5 -analiza e urinës etj.

Për një përcaktim korrekt të indikacionit për ESWL, ekzaminim radiologjik duhet vlerësuar nga një urolog me eksperiencë në përdorimin e ESWL. Njëkohësisht pacienti duhet të përgatitet një natë para trajtimit duke përdorur laksative dhe të marrë antibiotikë në rast të infeksionit të rrugëve urinare. Ditën e litotripsisë duhet të jetë esëll.

A mund të shfaqen komplikacione?

Gjatë procesit të ESWL ndodhin shumë rrallë komplikacione ( më pak se 1%), por vihen re disi më shpesh disa efekte anësore si: skuqje në lëkurë në vendin e hyrjes së valëve, nauzea(të përziera), marrje mendsh dhe ndonjëherë dhimbje gjatë eliminimit të grimcave të gurit. Këto kalojnë shpejt, dhe komplikacionet e rënda janë shumë të rralla.

Sa të suksesshme janë këto seanca?


Rreth 80% e rasteve në fund të seancës së parë rezultojnë me fragmentizim të gurit. Dhe pacienti ndiqet derisa bëhet eliminimi spontan i grimcave të gurëve. Ata i nënshtrohen një kontrolli echografik ose radiologjik çdo 2-3 javë, për të parë se si është ecuria e pacientit. Në raste kolikash kontrolli kryhet më shpejt. Megjithatë do të nënvizoja se në bazë të një shqyrtimi të gjerë të literaturës botërore, por dhe nga eksperienca personale, mund të thuhet se ESWL është aplikimi më i suksesshëm në trajtimin e gurëve të aparatit urinar. Sipas autorëve të ndryshëm, suksesi i fragmentizimit të gurëve është shumë i lartë duke aplikuar valët goditëse, por aftësia e veshkës dhe ureterit për të pastruar këto fragmente është shumë e rëndësishme në drejtim të rezultatit të suksesshëm përfundimtar. Madje në një studim, që kam kryer kohët e fundit dhe të botuar në revistën “European Urology” rezultoi se veshkat dhe ureteret rezultojnë të pastruara tërësisht në 95% të rasteve dhe që në varësi të madhësisë dhe pozicionit të gurit arrin në 98%.

Mjeku urolog, doktor i shkencave mjekësore Rezar Rusi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
GURET NE VESHKA, Posted 26 Tetor 2009, 21:20
Simptomat e shfaqura te te semuret me gure ne veshka:



KU PRODHOHEN GURET?


Litiaza eshte nje semundje ku prodhohen gure. Ne rastin e litiazes renale, guret prodhohen nga veshkat. Por cili eshte ndryshimi midis gureve ne veshka dhe asaj qe quhet litiaze ?


1- Sistemi tretes: Anoreksi, peshtjellim, te vjella
2- Gjaku: hemorragji si pasoje e keqfunksionimit te trombociteve
3- Humbja e aftesise te veshkave per te rregulluar perqendrimin e
urines
4- Anemia eshte pasoje e mosprodhimit te eritropoetines
5- Djersitje e vazhdueshme.
6- Fryrje e trupit
7- Ethe
8- Dobesi
9- Urine e turbullt me ere te keqe
10- Temperature

Parandalimi i gureve ne veshke

Trajtimet qe mund te parandalojne formimin e gureve ne veshka jane te mundshme ne cdo rast. Prova te qendrueshme sugjerojne se marrja e lengjeve ne sasi te madhe mund te ule rrezikun e gureve. Pervec kesaj, sapo te zbulohet shkaku i formimit te gurit, mund te perdoren mjekime te ndryshme apo ndryshime ne diete per te parandaluar guret e rinj. Tipi i mjekimit, varet nga gjaku dhe testet e urines.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
GURET NE VESHKA, Posted 26 Tetor 2009, 22:09
LENGJET NE SHERIMIN E GUREVE DHE TE TJERAVE


Pirja e ujit dhe e lengjeve eshte e domosdoshme per jeten e njeriut. Pa uje njeriu nuk mund te jetoje. Ai mund te mos ushqehet gjate shume diteve, por me kusht, qe te pije uje. Pra marrja e ujit dhe e lengjeve eshte nje domosdoshmeri akoma me e madhe per ata qe vuajne nga guret e veshkave. Trajtimi i te gjitha llojeve te semundjeve me guret ne veshka qendron ne marrjen e nje sasie te caktuar lengjesh. Ky trajtim behet ne raport me llojin e gureve.

Ne saje te urines, ne trupin tone eliminohen nje sasi toksinash sic eshte ureja, acidi urik, kalciumi dhe “oxalate”-t (nje nga kompozantet e urines). Quhet “diureze” sasia e urines se prodhuar cdo dite. Sa me shume pijme, aq me shume urina eshte e holluar dhe ne ngjyre te celet. Ne rast te kundert, kur lengjet jane te pakta dhe djersisim shume, urina behet me e perqendruar dhe e erret. Kur urina eshte shume e koncentruar, ajo eshte e mbi-saturuar me toksina, me prirjen per tu kthyer ne forme kristaline ne nivelin e veshkes. Duke u mbledhur njera pas tjetres, kristalet formojne guret. Prania e gureve ne veshka apo ne rruget urinare quhet litiaze urinare. Prania e gureve shkakton kriza te dhimbeshme, kolikat nefrotike si pasoje e bllokimit te gureve ne ureter, nje kanal i holle qe con urinen ne fshikez. Pervec krizave te dhimbshme, litiaza mund te keqesoje gjendjen e veshkave dhe te rrugeve urinare, te cilat me vone mund te kene pasoja te renda.

Rekomandime dhe keshilla


Marrja e ujit dhe e lengjeve eshte nje domosdoshmeri edhe me e madhe per ata qe vuajne nga guret e veshkave

Trajtimi i te gjitha llojeve te semundjeve me guret ne veshka qendron ne marrjen e nje sasie te caktuar lengjesh. Ky trajtim behet ne raport me llojin e gureve

Mjeket popullore rekomandojne disa kura me bime per kurimin e gureve ne veshka

Sipas tyre, guret ne veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie etj

Keto bime kuruese per guret ne veshka perdoren ne forme caji

Duhet theksuar se pirja e rregullt e lengut te molles nuk lejon formimin e gureve ne veshka

Pacientet me diabet duhet te kontrollojne peshen

Duhet te kufizojne sheqernat e rafinuara

Duhet te rrisin sasine e fibres ne diete

Yndyrat duhet te jene vajra me nje lidhje dyfishe (si vaji i ullirit)

Duhet tei shtojne dietes se tyre arra dhe bajame

Perdorni ushqime te lehta: supe me zarzavate, lengje frutash,
cajra mali dhe kamomili

Levizni sa me shume te mundeni

Nje here ne tre muaj beni ECHO

cdo 10 dite beni analizat e urines dhe pehashit (Ph)

Beni banja me uje te ngrohte

Mos pini alkool dhe duhan

Simptomat e gureve ne veshka jane dhembje barku, frymemarrje e ngadalte dhe te thella, prani e ketoneve ne gjak dhe ne urine
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
GURET NE VESHKA, Posted 26 Tetor 2009, 22:40
Llojet e ndryshme te gureve ne veshka

Ekzistojne shume lloje , sipas natyres kimike te toksinave apo mbetjeve ne to. Keta gure kane karakteristikat e tyre te vecanta, cka dhe lejon identifikimin e tyre.

Litiaza kalcike

Litiaza kalcike eshte litiaza me e shpeshte ne vendet e industrializuara (me shume se 80% e gureve ne veshka). Guret perbehen nga kristale oxalate kalciumi, vecanerisht te forte, te paster ose te perzjere ne fosfat kalciumi. Frekuenca e litiazes oxalo-kalcike eshte rritur shume ne vendet e industrializuara vecanerisht pas Luftes se Dyte Boterore. Ajo ka ecur paralelisht me ndryshimin e menyres se te ushqyerit dhe me nje shtim te konsumit te mishit, kripes, sheqereve te rafinuara. Per me shume, nje sasi kalcike e pamjaftueshme favorizon krijimin e e gureve oxalo-kalcike, cka lind nevojen e nje ushqimi te ekuilibruar.

Por cila eshte origjina e oxalate te kalciumit ?

Nese nje person merr shume kalcium, kjo lende do te jete me shumice ne urine, cka sjell formimin e gureve oxalate te kalciumit. Nga ana tjeter duhet konsumuar shume kalcium per te penguar absorbimin nga zorret te oxalates. Pra pengohet qe te gjenden ne urine shume oxalate, cka do te shkaktonte krijimin e gureve te oxalate-kalciumit. Edhe tepria ne te ushqyer mund te shkaktoje ne vetvete nje gur kalcik, duke shtuar absorbimin e kalciumit nga zorret. Megjithate, me shpesh ato vecse favorizojne shfaqjen e nje litiaze te personat e predispozuar. Duke qene se ushqehen njelloj, 10% e popullsise perendimore jane te prekur nga litiaza.

Litiaza urike

Litiaza urike ne pergjithesi perfaqeson 10% te litiazes te burrat, dhe 5% te grate. Formimi i kristaleve te acidit urik vjen si rezultat i konsumit te tepert te ushqimeve te pasura ne “purine” (zorre, sallame, etj). Keto kristale eliminohen ne formen e nje turbullire, rere ne ngjyre te kuqe, cka shpesh eshte e dukeshme me sy.

Litiaza “cistinike”

Litiaza “cistinike” krijohet si rezultat i ngritjes se perqindjes se “cystine”-s ne urine, e cila eshte me pak e treteshme nga te gjitha aminoacidet e tjera. Eshte nje semundje gjenetike, edhe pse guret shfaqen shpesh ne femijeri dhe me pas perseriten.

Menyrat dietetike

Si duhet pire dhe ngrene kur ke nje litiaze kalcike ?

Hollimi i urines eshte trajtimi kryesor. Sasia e urines duhet te jete te pakten 2,5 litra ne dite te personat e shendoshe. Studimet epidemiologjike te koheve te fundit kane treguar se marrja nen 600 g/ne dite e kalciumit shoqerohet me nje shfaqje te mundshme te litiazes. Ne te kundert, nje marrje mbi 1g/dite rrezikon te shtoje eliminimin urinar te kalciumit, pra dhe te precipitimit te tij. Marrja optimale korrespondon ekzaktesisht ne 900g/ne dite, cka eshte normale per nje te rritur.

Duke ditur se gjithe ushqimet qe nuk lidhen me qumeshtin (pra mishi, peshku, zarzavatet, frutat, etj) sjellin vecse 200g kalcium ne dite. Pjesa tjeter duhet marre permes prodhimeve te qumeshtit si dhe nga uji. Nje person qe pelqen djathrat, duhet te konsumoje ne preference ujrat qe kane pak kalcium, nderkohe qe ai qe nuk i perdor prodhimet e qumeshtit, duhet te pije ujra me perqindje te larte kalciumi. Ujrat me te pasura ne kalcium apo bikarbonat sode nuk keshillohen, por vetem nese jane ne perqindje te ulet.

Ne rastet e litiazes kalcike :

Keshillohen : pijet me gaz, me acid citrik, leng portokalli, leng limoni pa sheqer, ujra minerale ne 80 mg/l me kalcium, uji i robinetit, etj ;

Nuk keshillohen : pijet e embla me gaz apo me baze „sukroze“, pijet gazuese me acid fosforik, lengu i molles, lengu i qitros, ujrat e pasura ne kalcium, ujrat e forta alkaline, etj.

Si duhet pire dhe ngrene kur ke nje litiaze urike ?

Te luftosh litiazen urike do te thote te luftosh kunder aciditetit urinar duke pire ujra dhe pije qe e bejne urinen me alkaline. Ja pse trajtimi i litiazes urike (qe eshte 10% e litiazave ne pergjithesi) qendron ne alkalinizimin dhe hollimin e urines permes marrjes se ujrave alkaline. Pra duhet te kujdesemi se cfare uji pijme, duke ja pershtatur llojit te litiazes qe vuajme.

Po ne rast te litiazes cistinike ?

“ Cistine ”, e cila hyn ne kompozimin e kesaj litiaze, eshte pak e tretshme ne urine. PH i saj eshte aferisht 6. Ne te kundert, aftesia per tu shkrire shtohet kur pH i urines cohet ne 7.5. Kjo kerkon nje “ hiperdiureze ”, pra prodhimin e 3 litra urine ne dite. Keshtu marrja e lengjeve duhet te jete me shumice para se te fleme, gjate nates, apo ndonjehere edhe ne zgjim. Alkalinizimi arrihet me marrjen e bikarbonatit te sodes (8-16g/ne dite sipas peshes se trupit, e shkrire ne nje sasi te madhe uji.


Guret dhe bakteret


Guret mund te perbehen dhe nga minerale te tjera si magnez, ammonium apo fosfat. Formimi i gureve shoqerohet dhe me pranine e nje bakteri (Klebsiella, Serratia, Proteus, Providencia species), e cila transformon urene ne ammonium. Me shpesh behet fjale per Proteus mirabilis.

Shume persona me gure ne veshka nuk ndjejne dhimbje. Ata e kuptojne vecse kur shohin se kane hematuri (gjak ne urine) cka eshte shenje e nje litiaze renale.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
GURET NE VESHKA, Posted 26 Tetor 2009, 23:49
Qumështi dhe guri në veshka
Imazh

Ndoshta keni dëgjuar se qumështi nxit formimin e gurit në veshka, megjithatë kjo nuk është e vërtetë.

Hulumtimet shkencore nuk e kanë vërtetuar lidhshmërinë e pirjes së qumështit dhe gurit në veshka. Në fakt qumështi e zvogëlon rrezikun e formimit të gurit!

Produktet ushqimore të cilat përmbajnë kalcium e zvogëlojnë absorbimin e oksalateve (substanca të pranishme në spinaq, çaj, çokollatë etj.).

Oksalatet lidhen me kalciumin dhe në këtë mënyrë formohet oksalati i kalciumit, i cili e krijon gurin në veshka. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodh nga konsumimi qumështit, kanë treguar shkencëtarët.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 10 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 10 Gusht 2020, 03:51
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari