Ketu do gjeni ate qe njeriu krijoj me inteligjencen e tij se si te mbijetoje mbi planetin toke. Shkencat ndihme per jeten mbi toke.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 5 postime · Faqe 1 prej 1
Si te sillemi pas divorcit?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4530
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Si te sillemi pas divorcit?, Posted 20 Qershor 2009, 18:38
Si të sillemi pas divorcit


DR. ADEM HARXHI | 20/06/2009 |

Divorcet janë bërë fenomen shqetësues për shoqërinë tonë. Shifrat që lexojmë në gazetat janë alarmuese. Ka më shumë divorce se martesa.
Që në fillim dua të them se edhe kur dikush mendon, se vendimi që ka marrë për t'u divorcuar është i drejtë, duhet të dijë, se prishja e martesës, në çdo rast, është një nga përvojat emocionalisht më traumatike.
Jeni të divorcuar, ose mendoni të divorcoheni, ka rëndësi të dini se divorci do të ndryshojë gjithçka në jetën tuaj. Ai ndryshon marrëdhëniet tuaja me fëmijët dhe me gjithë anëtarët e tjerë të familjes. Ndryshojnë marrëdhëniet me miqtë dhe mikeshat tuaja. Më me rëndësi akoma, po ndryshon vetë vetja juaj. Ju po vuani prishjen e marrëdhënies dhe po humbisni shpresat që kishit mbështetur te martesa.
Kushdo që është divorcuar, ose mendon të divorcohet, duhet të kuptojë se divorci është një zgjidhje e papëlqyer, për një problem, po ashtu, të papëlqyer. Divorci hap probleme, me të cilat do të ndesheni realisht gjatë gjithë jetës
Kur të vdes bashkëshorti ose bashkëshortja, njerëzve u vjen keq dhe të shprehin simpatinë për fatkeqësinë që të ndodhi. Ata të ofrojnë ndihmën e tyre, siç thuhet, ata të vijnë me tenxhere. Kur divorcohesh, ndonëse emocionalisht do ta përjetosh ndarjen si vdekje, përballja me surprizat dhe heshtja e njerëzve, do të ta vështirësojnë shumë jetën.
1-Kujdes nga një dashuri e re
Shumë të sapodivorcuar i fillojnë menjëherë takimet. Kjo mund të duket dhe të jetë, vërtet, një mënyrë e mirë për të shpëtuar emocionalisht. Por më përpara se të filloni takimet, duhet të jeni të sigurtë dhe të keni krijuar besimin te vetja. Mos u tërhiqni nga mendimet romantike dhe të filloni qorrazi një marrëdhënie të re. Hiqni dorë nga takimet, për aq kohë sa emocionet dhe mendimet nuk i keni akoma të qarta; për aq kohë sa plaga e divorcit, akoma, nuk është shëruar. Shumë të divorcuar bëjnë një gabim të madh, ata nuk i japin vetes kohën e duhur që të shëndoshen nga divorci. Nxitimi për t'u futur në një shtrat tjetër, është vendim i shpejtuar. Po vepruat kështu, do të përsëritni të njëjtat gabime.
Mbani mend: Për të tërhequr dikë tjetër në mënyrë të shëndetshme, duhet të jeni vetë të shëndetshëm. Prisni, deri sa plaga e divorcit të jetë shëruar
2- Njihni emocionet tuaja
Pas çdo divorci, te të gjithë, mbetet një boshllëk emocional. Ky boshllëk mbushet me vetmi, me zemërim dhe me depresion. Këto ndodhin te të gjithë të divorcuarit. Këto emocione duhet t'i prisni. Mundohuni të njihni dhe të pranoni gjithçka që ndjeni emocionalisht. Përpiquni të lexoni literaturë, që do t'ju ndihmojë të reflektoni mbi ndjenjat dhe që do ta zbusë shpirtin tuaj. Mos lejoni që këto ndjenja të bëhen shkak që të izoloheni. Afrohuni me familjen dhe miqtë, sepse vetëm ata mund t'ju ndihmojnë.
Disa të divorcuar, mendojnë se do ta lehtësojnë gjendjen e vetmisë që ndjejnë duke u martuar dhe e bëjnë këtë me një partner jo të përshtatshëm. Mbani mend: nuk ka vetmi më të madhe, sesa kur ndjehesh i vetmuar në martesë. Të jesh beqare pas divorcit, nuk do të thotë që ta ndëshkosh veten me vetmi. Lidhuni me beqarë të tjerë. Shkoni me ta në kinema. Hani së bashku një drekë, ose një darkë. Dilni jashtë, por mos e prishni qetësinë tuaj.
3-Kujdes me fëmijët

Për ata që kanë fëmijë dhe divorcohen, pasojat emocionale negative janë më të mëdha. Fëmijët duan stabilitet dhe divorci është e kundërta e stabilitetit.
Çfarë të bëni në këto kushte?
Përpiquni ta pakësoni stresin e fëmijëve, duke mos e mbajtur në gojë për keq ish-bashkëshortin tuaj. Bëjeni këtë, pavarësisht sa zemërim dhe dhimbje ka brenda jush. Mos i fusni fëmijët në mosmarrëveshjet tuaja martesore dhe në problemet personale që keni. Në vend që të bëni këtë, afrohuni me miqtë, me shokët, me familjen. Është mirë të gjeni një konsulent. Lërini fëmijët të mbeten fëmijë. Unë do t'u thosha me gjithë zemër prindërve që divorcohen këto fjalë: Për mua, nuk ka rëndësi në se ju të dy nuk e doni njeri-tjetrin prej vitesh. Ju jeni të rritur. Ngrihuni mbi këtë situatë dhe luani të dy bashkë rolin e prindit, për hatër të fëmijëve tuaj. Kush vepron kështu, do të shpërblehet. Ai do t'i shikojë fëmijët e tij të rriten të shëndetshëm, pavarësisht divorcit.
Kuptoni se marrëdhëniet jo të shëndetshme me njeri-tjetrin pas divorcit, ndikojnë për keq te fëmijët. Siç e dini, fëmijët janë kopjues të mëdhenj. Në qoftë se burri dhe gruaja nuk tregojnë dashuri, afeksion dhe vlerësim për njeri-tjetrin, edhe fëmijët do të mësohen ta shikojnë mizerjen familjare si një mënyrë normale të jetuari në martesë.
Fëmijët që i shohin prindërit të bëjnë jetë të shëndetshme, ndjehen më me besim dhe më të sigurtë. Ata do t'u besojnë prindërve më shumë edhe kur ata kanë marrë vendimin të divorcohen, për ta bërë jetën më të mirë.

4- Bashkohuni me shoqe dhe shokë të divorcuar
Bashkohuni me njerëz të tjerë që sapo janë divorcuar. Kjo do t'ju ndihmojë të flakni turpin qe ndjeni nga ky dështim publik. Do të çuditeni edhe vetë, nga mënyra se si të tjerët sillen. Të gjithë mendojnë se vetëm ata janë divorcuar. Duke u bashkuar, ju të gjithë do të ndjeheni më mirë.
Psikologët duhet të mendojnë se si t'i ndihmojnë këta njerëz, që tani nuk janë pak.

5-Përpiquni të falni
Prindërit e divorcuar që kanë fëmijë, është me shumë rëndësi të dinë të falin. Kjo do ta bëjë rrugën e fëmijëve, nëpër procesin e divorcit të prindërve, më të lehtë. Nëse nuk keni fëmijë, praktikoni faljen për të mirën e vetes tuaj. Falja për ish-bashkëshortin dhe kapërcimi i situatës sa më butë, janë çelësi për të ndërtuar një jetë emocionale të shëndetshme.
Falja, natyrisht, është një nga detyrat më të vështira që mund të bëhen, veçanërisht, kur njëri nga ish-bashkëshortët kërkon revansh. Hidheni pas krahëve zemërimin bashkëshortor. Kur nuk e falni, ju mbeteni rob i ish-bashkëshortit tuaj. Zemërimi u mban të lidhur ditë e natë, madje, ai kontrollon dhe vendimet e tuaja. Përpiquni t'i largoheni zemërimit.
Po qe se gjithë jetën do të mbartni mbi veten tuaj dhimbjen e ndarjes, ju do të dëmtoni veten, ju do të dëmtoni fëmijët tuaj dhe kurrë nuk do të jetoni jetën që keni menduar të jetoni.
Edhe kur nuk dëshironi ta falni ish-bashkëshortin, faleni atë për hatër të vetes tuaj. Ju duhet të kuptoni se revanshi më i mirë ndaj atij, është kur ju vetë jetoni më mirë.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 609
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Re: Si te sillemi pas divorcit?, Posted 21 Qershor 2009, 11:59
Keto qe fliten me lart jane te domosdoshme por kush i zbaton.Ne te medhenjte veme perpara egoizmin sesa gjendjen shpirterore te femijeve qe ne fund te fundit ne vendosem ti sjellim ne jete.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 137
Antarësuar: 29 Janar 2009, 21:45
Re: Si te sillemi pas divorcit?, Posted 21 Qershor 2009, 13:48
mendoj se cdo gje te vjen spontane pa i bere shume pyetje vehtes si duhet te sillemi...eshte e kote te thuhet se e gjithe vemendja duhet tu dedikohet femijve, eshte proces delikat dhe traumatik ai i divorcit te prinderve sidomos kur kemi te bejme me femije ne moshe minore.
OSARE SEMPRE
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Si te sillemi pas divorcit?, Posted 22 Qershor 2009, 13:52
Shpresoj mos te perjetojme ate moment.
Por keshillat jane te nevojshme sepse eshte nje plage e thelle e shoqerise dhe prandaj duhet pranuar qe asnjehere mos te mendojme qe une kurre sdo me ndodhe. Italianet ka nje shprehje "kurre mos thuaj kurre" - "mai dire mai".

Keshtu qe keshillat duhen por duhet ta kemi te qarte qe influencojne ne ndryshim te disa detajeve edhe situata ne te cilen do ndertohet nje shkaterrim i familjes se divorcuar.

Sepse ka qe te dy partneret jane me se bindur qe kjo familje smund te funksionoje dhe bien dakort qe te behen mbrojtes te krijesave qe kane si frut i ish dashurise dhe ketu kemi nje divorc "pozitiv".
Por kemi dhe situata absurde ku shkojne deri ne dhune jo vetem psikologjike por edhe fizike duke shkaterruar perfundimisht ate pak qe kan pas te ndertuat nga nje dashuri e vdekur tashme.

Pra boshti eshte qe te te sherojme se pari vehten pastaj te drejtojme kete "anije" qe po mbytet qe eshte familja qe ke ndertuar. Eshte plage e rende por duhet perballuar per fat te keq, kur te vjen duhet ta konfrotosh.
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 124
Antarësuar: 29 Janar 2009, 17:47
Re: Si te sillemi pas divorcit?, Posted 22 Qershor 2009, 21:38
DIVORC ??? mendova se ishte nje ushqim tradicjonal egzotik ...
Ndarja fizike nuk te dhemb edhe aq , sepse hemorragjia ndalet kollaj sepse tashme i ke te dyja duart e lira :)

Divorci financjar,aty i degjon kembanat e vdekjes :)
imagjino kostumin...pantollonat i merr ajo, xhaketen e merr ti :)

Si te sillemi pas divorcit ? pergjigje e thjeshte ...
Te sillemi si perpara marteses !!!

Te pakten kriza ekonomike ka nje gje pozitive, ka dy here me pak divorce !!
Martesa kushton nje Xhep me lek , divorci kushton nje çante ..
Po dashnia nuk blehet , mjer Qazimi qe shef Lyfen ne enderr gratis thuaj !!!
Ja maji erdhi perseri....me 29 do bejme dashuri, la la la
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 5 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 20 Shtator 2020, 19:22
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari