Ketu do gjeni ate qe njeriu krijoj me inteligjencen e tij se si te mbijetoje mbi planetin toke. Shkencat ndihme per jeten mbi toke.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Morra ndihmon shëndetin e fëmijes
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Morra ndihmon shëndetin e fëmijes, Posted 06 Qershor 2009, 01:07
Morra ndihmon shëndetin e fëmijes


Morra nuk është një kercenim ndaj shendetit te femijve. Biles morrat orientojne imunitetin dhe mbrojnë nga azmat dhe alergjitë fëmijve.

Prej Birgite Svennevig
Redaktore e gazetes se dieles, java 23, dt. 5-7 qershor 2009
redak@sondagavisen.dk
shqiperoji prej danishtes Bep Pjetri
E premte, me dt.6.VI.2009

Pese gjera që ju nuk i dijshit mbi morrat


 Morra eshte transparent dhe merre ngjyre te erret kur eshte e nbushur me gjakun e thithur.
 Vetëm nje morre vendos ne koke 50 deri ne 150 vemje rreth 30 diteve, qe jeton si e rritur.
 Larvet ndërrojnë tre herë cipën mbeshtjellese te trupit para se ato te rriten, te zhvillohen .
 Homo erectus – njerezit e hershem kishin morra.
 Egjyptianët e vjeter perdornin shpesh paruke. Kjo ishte separi per te rritur flokë të shendetshem, por paruket kishin gjithashtu efekte qe morrat te mos depertonin ne lekuren e kokes.
Imazh

Te kruhet koka, kur nje morre te pickon ne lekure te kokes, por nuk i mjafton vetem te thithi gjak. Ajo e ben femijen si rezistente ndaj alergjive, gripit dhe aszmes.
Çfare ben ne te vertete morra aty ne koke? Eshte pak e panjohur, por prof. Jan Bradley prej Universitetit te Notinhamit din se aty ekziston dicka interesante. Keshtu ky ka provuar te minjte.
Miu eshte kafshe qe rritet me qumesht e nenes se vet dhe krahasohet me beben qe rritet me qumeshtin e nenes se vet. Normalishte ne kushte laboratorike miu rritet ne kushte ideale pastertie, dhe sterile, qe eshte nje panatyrshmeri e miut, per te shqyrtuar shkencetaret sistemin immun mbrojtes.

Neqoftese njerzit hetojne mbrojtjen imune te miut ne kushte te lire ne natyre, natyrisht qe ka nje tjeter tablo kerkimi nga shkencetaret. Kontrolli i minve te eger(te lira ne natyre) ishin natyrisht te izoluara me insekte parazit dhe tregoji se morrat ne trupin e miut kishin nje efekte ’’ avullues’’ zhdukes ne imunitetin mbrojtes te miut dhe provoji se ishin me pak aktive ses ane kushte sterile, te pastra laboratorike.
Nje imunitete mbrojtes super aktiv nuk eshte e dobishme sepse konsiderohet me ndikime joshkaterruese si psh. Prej insekteve te pademshme te shtepise qe shkaterrojne dhe vehen ne levizje menjehere per te luftuar ato insekte te vogla te pademeshme. Nje alergji e lindur.

Shkencetaret besojne, se morrat gjate kontrolllit te minjve te eger, ndoshta dergojne nji sekret direkte prej peshtymes ne minjte. Ose ndoshta funksionojne morrat si ndermjetse per akoma me pak mikrobe qe bien ne trupin e minjve dhe permbushin prej aty nje pune te vyeshme.
Konkluzioni me i randsishem gjate kontrollit asht se nese minjte reagojne ne kete menyre qe u shpjegua me larte ndaj morrave dhe insekteve te vogla ben qe njerzit te jene ne rregull mendojne shkencetaret.

Pastertia eshte nje gje e piste


Aty nuk eshte vetem morra dhe pleshta, qe jane mbrojtja imune e mire(pasi prodhon antikorpe), por pislleku, pluhuri, bakteriet dhe myku e forcojne imunitetin e njeriut sipas eksperimentimeve.
Nemes tjerave kane kerkuesit te Universitetit te Orhusit(Århus Universitet) arrite rezultate se femijte te rritun ne fshat me mushkonja, me qumesht te papasterizuem(i pa zier), nemes pelhura te luleve te pranveres nuk kane alergji sa femijte e qyteteve.
Numri i alergjikve ne pjesen e industrializuem te botes eshte perhape fuqishem ne keto 30 vjetet e fundit dhe se kerkimtaret kane nxjerre teorine e higjenes me perfundim se sot jetohet me paster dhe gati ne kushte sterile, gje qe ka ndikue ne super -reaktivitet te imunitetit mbrojtes se njeriut, kur njeriu ndesh ne insekte te pademshme, ne mace.
Faktikisht sot eshte bere Alergjia nje semundje popullore.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Morra - parazite te ndryshme, Posted 06 Qershor 2009, 01:22
Morra - parazite te ndryshme

Imazh

Fahrenholzia pinnata

Klasifikimi shkencor

Lloji: Animalia

Filumi: Arthropoda

Klasa: Insecta

Nënklasa: Pterygota

Infraklasa: Neoptera

Renditja: Phthiraptera
Haeckel, 1896

nënrendi
Anoplura
Rhyncophthirina
Ischnocera
Amblycera


Morrat, (njëjës dhe pa shquar morr), janë insekte pa krahë që i takojnë rendit Phthiraptera të insekteve. Morrat janë parazitë të bimëve, të gjitarëve të ndryshëm si dhe të njeriut. Njihen rreth 300 lloje të këtyre insekteve.

Përshkrimi fizik
Morrat janë pa krahë, kanë kokë më të ngushtë se trupi, kanë antena të shkurtra prej 3 deri 5 segmentesh. Aparati i tyre gojor është i përshtatur për shpuarje dhe thithje. Këmbët i kanë të fuqishme e të shkurtra të përshtatura për lëvizje nëpër lëkurë.

Llojet e morrave

Morrat e njeriut
Te njeriu paraziton Pediculus capitis, (morri i kokës), Pediculus corporis apo vestimenti, (mori i trupit) dhe Pthirius pubis, (morri i turpit)

Morrat e bimëve
Aphididea, (morrat e bimëve) janë insekte të imëta me madhësi gjër në 6mm. Të shumtën jetojnë në kolonë. Disa janë pa krahë. Janë dëmtues të mëdhej të bimëve. Përfaqësues janë Aphis pomi, (morri i mollës), Aphis rosa, (morri i trëndafilit), Brevicoryne brassica, (morri i lakrës), Lecanium corni, (morri i kumbullës) etj.. Emrin e marrin sipas bimës ku jetojnë. Phylloxsera vastatrix – filoksera jeton në rrënjë të hardhisë nga thithë lëngje prandaj është dëmtues I madh. Është sjellur nga Amerika .

Morrat me mburojë
Coccidae, (morrat me mburoje) janë morra që nga ana shpinore janë të mbuluara me mburojë që i mbronë nga ndryshimet klimatike dhe insekticidet. Janë gjithashtu dëmtues të bimëve të ndryshme. Përfaqësues është Icerya purchasi që paraziton në limona e portokaj.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Morri i kokes - Pleshti, Posted 06 Qershor 2009, 01:32
Morri i kokes

Imazh

Pediculus capitis, (morri i kokës) është insekt i rendit Anoplura. Ky lloj insekti gjakë thithës me transforim të pa përfunduar është një rend i diku 390 llojeve. Morri gjakë thithës është i imët e pa krahë dhe me këmbë që përfundojnë me kthetra. Jetojnë në trupin e njerzëve dhe gjitarëve dhe vezët apo thnijat i vendos në një kapsulë të kapur për fije të flokut. Në kokë ka dy thithëse ballore, në të cilat gjenden fije të imta ndieshmërie që përfundojnë me vegla si gojë të vogla shpuese. Zhvillimi i morrit të njeriut zgjat rreth 10 ditë. Dallohen morri i kokës dhe i teshtave (Pleshti)

Pleshti

Imazh

Pleshtat, (njëjës pa shquar: plesht) janë insekte që i takojnë rendit Aphandipterat dhe janë ektoparazit që ushqehen me gjak të gjitarëve dhe të shpezëve.Përfaqsues nga ky rend është Pulex iritans (pleshti shtëpijak). Jotin nëpër banesa, ka trup të vogël me këmbë të pasme të gjata që shërbejnë për kërcim. Aparati gojor është i përshtatur për thumbim dhe thithje. Femra e cila është më e madhe se mashkulli bën rreth 400 vezë në plasarina të ndryshme dhe pas 2 - 12 ditëve zhvillohen larvar pa këmbëtë cilat ushqehen me mbeturina të ushqimit. Lloje të njohura të pleshtave janë edhe Ctenocephalus canis (pleshti i qenit) dhe Ceratophyllus gallinae (pleshti i pulës).
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Morri i trupit, Posted 06 Qershor 2009, 01:42
Morri i trupit


Pediculus corporis apo vestimenti, (morri i trupit) është insekt i rendit Anoplura. Ky insekt jeton në trup, në ndërresa ku i lëshon vezët. Ushqehet duke tithur gjak nga trupi e për këtë shkak është edhe përçues i sëmundjes së rrezikshme infektuese, tifos së morrit, shkaktar i së cilës është rikecia Rickettsia prouazeni.

Morri i turpit(i organeve gjenitale


Pthirius pubis, (morri i turpit) është insekt i rendit Anoplura. Ky insekt jeton në qimet rreth organeve seksuale, por gjendet edhe në pjesët tjera të trupit. Është shumë i rezikshëm e bartës i sëmundjeve ngjitëse.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Morra ndihmon shëndetin e fëmijes, Posted 06 Qershor 2009, 17:38
Ku me cove te o Ksanthi!

Natyrisht ne shkolle merrnim ato te shkreta bukuroshe dhe dhjete gishtat perlesheshin me morrat e kokes time. Oh nena ime si mund ta duroje ate parazite qe me ''guduliste'' neper fijet e flokeve. E qethja koken si ushtar dhe per cudi mbetni shoqe tuba-tuba coku ''gicilonin'' lekuren. Te shkretave u pelqente nehktari i kuqe.

Atehere na hidhnin vaj gurit sikur te ishte koka e femijes se vogel qype llamarine, per me i heqe ndryshkun dhe na i mbeshtillnin me zhele. Lekura me digjte shume se e njome, kjo durohej, por ku te kullonte ndonje pike vaj gurit neper qafe apo afer syrit ishte e veshtire.
Por bota perendimore po na i nxjerre te shendetshme kete parazite. Nje dite do te lexojme kur shkencetaret do ta rekomandojne si ushqim me shume vitamina sidomos ne peshtymen e morres qe ka ''sekrete''. dhe ka rrezik qe kur ta marrin veshe populli do te thyejne dyqanet, merkatat.
Prandaj kujdesni, ruajuni nga kjo reklame perendimore e ardhshme te nderuar miqe te sitit http://www.proletari.com! :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 47
Antarësuar: 29 Janar 2009, 01:23
Re: Morra ndihmon shëndetin e fëmijes, Posted 11 Korrik 2009, 14:27
Epo qe edhe morri te ishte jo i demshem ja kete nuk e kisha degjuar .
Nuk ka gje me te shemtuar se morrat .Me erdhi llahtari kur i pashe si dhe nostalgji per femijerine time plot me morra :engjell :(
Shyqyr qe jetojme ne nje kohe qe ka shampo se sapunat qe na lanin prinderit ne kohen e qepes nuk benin gje tjeter vec se na mbushnin me morra .
Rahmet te kene ato kohe !
Lavdi morrave ! :-D
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 04 Gusht 2020, 10:31
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari