Ketu do gjeni ate qe njeriu krijoj me inteligjencen e tij se si te mbijetoje mbi planetin toke. Shkencat ndihme per jeten mbi toke.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Si te ruhen nxenesit nga stresi i provimeve?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4530
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Si te ruhen nxenesit nga stresi i provimeve?, Posted 04 Qershor 2009, 23:03
Si të kontrollojmë stresin e provimeve?

Imazh

Muaji qershor është vendimtari për të ardhmen e shumë prej nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri, të cilët duhet të përballen me provimet e pranimit në universitete.

Sipas psikologëve, në një periudhë të tillë shumica e nxënësve, rreth 67 për qind e tyre, i përjetojnë me shumë ankth ditët para provimeve, e për pasojë prindërit këshillohet që të mos u bëjnë presion fëmijëve të tyre për të dalë medoemos me rezultate të mira.

Prindër, nëse vazhdimisht bëni krahasime midis ecurisë së fëmijës suaj dhe një fëmijë tjetër, jeni duke ndikuar në uljen e besimit të tyre në vetvete.

Psikologët këshillojnë se prindërit nuk duhet t’i shohin provimet si një luftë që medoemos duhet fituar nga ana e fëmijëve të tyre. Në të kundërt, kjo do të ndikonte në një rëndim psikologjik të fëmijëve dhe mund të shkaktojë një rezultat me të ulët në provime.

Një çështje tjetër ku specialistët kërkojnë të tregohet kujdes, është fakti i mosndërrimit të rutinës së përditshme gjatë sezonit të provimeve.

“Shumë prindër me arsyetimin se është në sezon provimesh i shtyjnë fëmijët e tyre që të flenë më herët se zakonisht”, shprehen ata. Duke i këshilluar që të hyjnë në provime me ide të qarta për atë që duan të arrijnë, psikologët thonë, se çdo nxënës duhet t’i vendosi një qëllim vetes për aq sa ka mundësi të arrijë.

“Përpiquni që të mos krahasoni veten me te tjerët, synimi që ju i vini vetës të jetë i arritshëm”, këshillojnë ata.

Çfarë duhet bërë para provimit?

Para se të uleni në vendin që është përcaktuar për ju, mos harroni që të merrni me vete mjetet e nevojshme për zhvillimin e një provimi si, fletore, lapsa stilolapsa, fshirëse, ujë, etj.

Para fillimit të provimit hidhini një sy ambientit ku ndodheni për t’u ambientuar. Gjatë provimit, pyetjen e dhënë lexojeni me kujdes dhe nëse e shihni të nevojshme nënvizoni atë që ju kërkohet.

Detyrimisht duhet që të përcaktoni nëse pyetja kërkon një përgjigje pozitive apo negative. Duke përdorur mirë kohën që ju është dhënë, mos i kushtoni më shumë minuta se ç’duhet një pyetjeje.

Nëse e shihni se u lodhet, mund të shplodheni disa minuta. Është më e vlefshme të humbë disa minuta për tu shplodhur se sa të punosh gjithë kohën i lodhur.

Si veprohet pas provimit?

Nëse prisni që të dilni mirë nga provimi i zhvilluar, duhet që ta shpërbleni veten tuaj me diçka që ju pëlqen. Nëse nuk jeni të kënaqur nga përfundimi i provimit, përpiquni të nxirrni në pah atë që ju mendoni se nuk shkoi mirë dhe merrni në konsideratë edhe këshillat e të tjerëve. Jepini vetes kohën e mjaftueshme për tu shplodhur dhe rifilloni të mësoni për provimin e radhës.

02/06/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 609
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Re: Si te ruhen nxenesit nga stresi i provimeve?, Posted 06 Qershor 2009, 17:18
Ti futin nje disko naten para provimit.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4530
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Si te ruhen nxenesit nga stresi i provimeve?, Posted 06 Qershor 2009, 18:48
Pas diskos me i cua me tezge ne spitale...haaaaaaaaa e provimet vitin tjeter. Sa bukur eeeee Rrofshin provimet ne disko! Urrrrrrrraaaaaaa!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 20 Shtator 2020, 19:51
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari