Ketu do gjeni ate qe njeriu krijoj me inteligjencen e tij se si te mbijetoje mbi planetin toke. Shkencat ndihme per jeten mbi toke.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Ekonomia konsumiste prish ambjentin?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 32
Antarësuar: 06 Shkurt 2009, 17:55
Ekonomia konsumiste prish ambjentin?, Posted 30 Maj 2009, 18:15
Shqetësimet ekonomike mund të dëmtojnë iniciativat kundër shpyllëzimeve

Dhimbja ekonomike në rritje, sa vjen e po detyron konsumatorët t’i kthehen përdorimit të vajit të palmës, një nga vajrat më të lirë të gatimit, fakt ky që mund të sabotojë përpjekjet e para që po zhvillohen në Azinë Juglindore për uljen e ritmeve të shpyllëzimeve.

Me rritjen aktuale të prodhimit në Indonezi, që është prodhuesi më i madh në botë i vajit të palmës si dhe streha e hapësirës pyjore të tetë në botë për nga madhësia, dhe me uljen e furnizimeve të Malajzisë, që është prodhuesi i dytë më i madh në botë, politikat ekonomike të konservimit po duken gjithnjë e më pak tërheqëse.

Sipas një skeme të Kombeve të Bashkuara për uljen e shpyllëzimeve, shtetet që arrijnë të konservojnë pyjet mund të paguhen deri në 2077.5 dollarë për çdo hektar, por kjo duhet të krahasohet me shumën prej 4826 dollarësh, që mund të arkëtohet nga një plantacion i menaxhuar mirë palmash, tregonin llogaritjet e Rojters

Plani i OKB-së, i quajtur Emetime të Reduktuara nga Shpyllëzimi dhe Degradimi (ERSD), supozohej të lejonte blerjen e krediteve të karbonit nga investitorët, duke i dhënë nga 10 deri në 30 milionë dollarë rreth 60 shteteve në zhvillim, që kanë hapësira të mëdha pyjore.

“ERSD nuk ka shumë shanse triumfi. Fitimet nga vaji i palmave të Malajzisë janë të larta dhe menaxhimi i mirë është çelësi”,- tha një zyrtar, i listuar si kultivues malajzian, i cili mbante aksione si në Malajzi edhe në Indonezi, që nuk dëshironte t’i përmendej emri për shkak të delikatesës së çështjes.

“Edhe në Indonezi, që shumë mendonin se do të kthehej prapa në rrugën e ruajtjes së pyjeve, fitimet po rriten mbi mesataren e 3-4 tonëve, sepse malajzianët po blejnë tokat, dhe kompanitë indoneziane po zhvillohen shpejt”,- vazhdonte ai.

Muajin e kaluar, grupi lobues ambientalist Greenpeace, akuzoi kultivuesin indonezian, Sinar Mas, për prerjen e drurëve të Pyllit të Virgjër, duke shkaktuar një mohim të zemëruar nga ana e kompanisë.

Edhe kompanitë që përdorin toka më pak pjellore, thonë se ekonomia e palmave dhe rritja e kërkesës do t’i detyrojë ata të zgjerohen.

“Është e vështirë t’i rezistosh zgjerimit kur çmimet e vajit të palmës sa vijnë e rriten”,- tha Velajutan Tan, drejtor i plantacioneve IJM, të listuara në Malajzi, të cilat blenë toka në Indonezi javën e kaluar.

“Do të ishte një vetëvrasje të blije dhe më pas të zhdukje pyje, kështu që ne blemë toka të varfra në ishullin e Sumatra-s”,- tha ai.

AKOMA FITIMPRURËSE

Çmimet aktuale të palmave prej 2464 ringit malajzian ( ose 686 dollarë), megjithëse janë ulur që prej pikut të tyre prej 1239 dollarë në 2008-ën, akoma mbeten afërsisht 77 për qind më shumë se kostot e ngritjes dhe përgatitjes së plantacionit të palmave për vaj.

Kjo do të thotë se kultivuesit mund të rifitojnë shpejt investimin e tyre prej 22 000 dollarësh për hektar, shumë, e cila, sipas zyrtarëve në Malajzi dhe Indonezi, nevojitet për të zbrazur pyllin, për të mbjellë palmat e vajit dhe ngritjen e mullinjve kur ato të kenë maturuar pas tre vjetësh.

Kreditet e planit ERSD mund të tregtohen vetëm në bursën Chicago Climate Exchange, ku çmimet prej 1.5 dollarë për ton dyoksid karboni CO2, janë rreth 80 për qind më të ulëta se çmimet europiane prej 13,6 euro.

“Kërkesa për kredite ERSD, sot ecën mbi baza vullnetare apo spekulative”,- tha Suzanne Chew, agjente e vjetër burse e firmës tregtuese të emtimeve, me bazë në Singapor, TFS Green.

“Në përgjithësi, risqet e projekteve dhe të rregullatorëve janë më të larta krahasuar me metodologjinë e Protokollit të Kiotos, prandaj ka dhe një ulje të ndjeshme të çmimit”,- tha ajo.

KONVERTIMI I PYJEVE “SIPAS DIZAJNIT”

Indonezia e ka mbrojtur spastrimin e pyjeve për palma vaji, duke thënë se pyjet me vlera të larta konservimi janë lënë paprekur, dhe ndërkohë përgatitet të shtojë pyjet e palmave të vajit me 125 për qind, në 18 milionë hektarë, duke zbrazur edhe më shumë pyje.

“Nëse ne i konvertojmë pyjet, kjo bëhet sipas dizajnit”,- thotë Achma Mangga Barani, drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Agrikulturës, megjithëse ai nuk tregoi për ndonjë plan për mbjelljen e palmave.

Deri tani, me gjithë premtimet e shumta, dekreti i Indonezisë për implementimin e ERSD është në fazën e draftit dhe fokusohet vetëm në mënyrën sesi qeveria mund të përfitojë nga kreditet e Karbonit, shprehet Greenpeace.

“Drafti i dekretit nuk shpjegon sesi do të ndalohet shpyllëzimi”,- thotë Bustar Maitar, drejtues në Greenpeace për fushatën e pyjeve të Azisë juglindore.

Indonezia ka 88 milionë hektarë pyje dhe ka regjistruar humbjen e dytë më të madhe në botë të pyjeve për vitet 2000-2005, me 1.5 milionë hektarë në vit, siç tregojnë të dhënat e Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë.

Shpyllëzimet për shkak të palmave janë përshpejtuar teksa kultivues indonezianë dhe firma të huaja nxitojnë të zgjerojnë plantacionet. Që prej 2007-ës janë dyfishuar me 1 milionë hektarë në vit, nga 400 000 hektarë që ka qenë normalja.

PALMA VAJI ILEGALE

Malajzia ka edhe 100 000 hektarë të mbetura për zgjerimin e plantacioneve, pa prekur pyjet. Këto do t’i shtohen 4.5 milionë hektarëve me palma vaji.

Megjithatë, zyrtarë të natyrës dhe pyjeve thonë se ka avancim të konsiderueshëm ilegal në hapësirat pyjore të Malajzisë, prej 14.3 milionë hektarësh.

Pjesa më e madhe e kësaj ndodh në shtetin Sabah, në ishullin Borneo, krahina më e madhe e prodhimit të palmave të vajit, ku kompani të vogla të palmave po spastrojnë pemët.

Ky proces mund të përshpejtohet në kushtet aktuale të papunësisë dhe rënies globale ekonomike.

“Recesioni është një nga shqetësimet. Kompanitë do të kenë prioritet të shpëtojnë veten e tyre. Mund të ketë më pak interes në kreditet e karbonit, në skemat e konservimit dhe në ripyllëzimet që planifikohen”,- tha Sam Mannan, drejtor i departamentit të pyjeve në Sabah.

Është akoma e paqartë se si milionat e dollarëve të ERSD do të arrijnë te të varfrit që kanë pak alternativa ekonomike, përveç prerjes së një cope pylli për të ushqyer dhe strehuar familjet e tyre.

“Zoti na ka dhënë tokë të bollshme dhe palma vaji, prandaj ne duhet t’i përdorim ato”,- thoshte Munir-i, një punëtor plantacioni në Malajzinë qendrore, që shpreson të përdorë kursimet e tij për të ngritur një plantacion të vetin në qytetin e lindjes Kalimantan, në ishullin e Borneos.

“Nuk i besoj kësaj ‘skemës së shpëtimit të pyjeve’, nuk besoj se do të shoh ndonjë para nga kjo. Është më e ndershme ta punosh vetë tokën dhe qeveria e Indonezisë na inkurajon”,- thotë Munir, që, si shumë indonezianë, mban vetëm një emër.
By Niluksi Koswanage and Aloysius Bhui

----------
Mora shkas per hapjen e temes nga artikulli i mesiperm ku disa vende qe si Shqiperia hyjne ne te ashtuquajteren "bote e trete" kane shprehe shqetesimin e rritjes se vazhdueshme te cfrytezimit ekonomik te natyres duke e shkaterruar ate ne deformim dhe konvertim ekonomik pa pasur parasysh aspak se cfare do te ndodhe me ambjentin natyral te pyjeve per te mos folur pastaj per banoret e tyre qe jane kafshet.

Si mendoni mos valle dhe Shqiperia duhet te filloje te shqetesohet ne kete aspekt para se te jete vone?
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Labeat shkroi:Shqetësimet ekonomike mund të dëmtojnë iniciativat kundër shpyllëzimeve
----------
Mora shkas per hapjen e temes nga artikulli i mesiperm ku disa vende qe si Shqiperia hyjne ne te ashtuquajteren "bote e trete" kane shprehe shqetesimin e rritjes se vazhdueshme te cfrytezimit ekonomik te natyres duke e shkaterruar ate ne deformim dhe konvertim ekonomik pa pasur parasysh aspak se cfare do te ndodhe me ambjentin natyral te pyjeve per te mos folur pastaj per banoret e tyre qe jane kafshet.

Si mendoni mos valle dhe Shqiperia duhet te filloje te shqetesohet ne kete aspekt para se te jete vone?

Teme e qelluar
Ne pergjigje do shtoja vetem kete artikullin me poshte:

Ndotja e ajrit, çdo vit u merr jetën 200 shqiptarëve

Cilësia e lëndëve djegëse të përdorura deri tani, me përmbajtje të lartë squfuri, ka shkaktuar shqetësime të ndryshme te qytetarët, duke u bërë burim sëmundjesh të lëkurës dhe të sistemit respirativ, duke shkaktuar edhe humbjen e jetës. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth 200 vdekje në vit në Shqipëri janë të lidhura vetëm me ndotjen e ajrit, ndërkohë që mendohet se edhe numri i njerëzve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme për shkak të ndotjes së ajrit është shumë më i lartë. Sipas studimit të Institutit të Shëndetit Publik, në vendin tonë mendohet të ketë rreth 1400 raste të reja me kancer që shfaqen çdo vit, dhe kjo për shkak të ndotjes së ambientit, ku pjesën më të madhe e përbën ndotja nga gazrat e lëshuara nga automjetet, 80 për qind e të cilave karburante me tregues të lartë të squfurit. Shqipëria ende po vazhdon të gjejë arsye nga më të ndryshmet për të mbajtur ende në treg naftën e cilësisë së ulët D2, e cila, sipas vlerësimeve, u shkakton vdekjen rreth 200 qytetarëve çdo vit nga kanceri i mushkërive, pasi konsiderohet një ndotës tepër i lartë nga specialistët. Sipas një vendimi të marrë në vitin 2007, qeveria synon që brenda vitit 2009 të ulë me gjashtë herë përmbajtjen e squfurit në lëndën djegëse për motorët, duke e çuar atë në 350 ppm, nga 2000 ppm që është sot.
Ndërsa parashikohet që brenda afatit kohor 1 Janar 2009 deri më 1 Janar 2011, Shqipëria ta ulë nivelin e squfurit të naftës së tregtuar në vend, nga 2000 ppm që është sot, në 10 ppm sipas kushteve të Bashkimit Europian. Për momentin, në Bashkimin Europian, niveli i squfurit është 50 ppm, ndërsa parashikohet që në fund të këtij viti të ulët deri në 10 ppm. Për sa i përket Shqipërisë, deri në fund të 2009-s Bashkimi Europian i lejon vendit tonë të përdorë naftë me një nivel squfuri deri në 350 ppm. Sipas të dhënave, në vendin tonë qarkullojnë çdo ditë rreth 300 mijë automjete. Rreth 80 për qind e tyre përdorin lëndë djegëse diezel, ose naftë të cilësisë D2. Krahas përdorimit të një karburanti me një cilësi shumë të ulët, këto mjete bëhen shkak për ndotje në nivele të larta edhe si pasojë e amortizimit të tyre. - Gazeta Agon
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4530
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ekonomia konsumiste prish ambjentin?, Posted 01 Qershor 2009, 23:34
Po bejne konferenca nderkombetare neper bote rregullishte per te ardhmen e kombeve ne aspektin e konsumit ekonomik, por mbeten neper letra e sirtare studime te mire per ta permiresuar situaten e tille.
Keshtuqe fenomeni i neglizhences, i papergjegjshmerise sjelle vetiu crregullime ne ekonomine globale. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 20 Shtator 2020, 20:02
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari