Ketu do gjeni ate qe njeriu krijoj me inteligjencen e tij se si te mbijetoje mbi planetin toke. Shkencat ndihme per jeten mbi toke.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
A duhet ushtruar dhune ndaj femise pse flene vone?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4534
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PAGJUMËSIA

Imazh

Në qoftë se fëmijët tuaj vuajnë nga pagjumësia, mos ushtroni presion mbi ta, por ndërgjegjësojini për rëndësinë jetësore të gjumit.
Çrregullimet e gjumit vihen re te fёmijёt qё nё ditёn e parё tё lindjes së tyre. Pas nёntё muajsh qetёsie absolute, ushqimi, pa me tё voglën vonesё dhe mundim, shkonte në destinacionin e duhur, temperatura ishte konstante, dhe pёr mё tepёr, nuk ekzistonte koncepti kohor ditё ose natё. Sigurisht, në kushte të tilla, ambientimi me gjumin ёshtё i vёshtirё.
Pёrballja me njё mjedis krejt tё ri dhe me rregulla tё reja jetese e çorienton foshnjёn gjatё ditёve tё para tё jetёs sё saj. Vështirësia e përshtatjes me mënyrën e re të të ushqyerit, çrregullimet në oraret e gjumit, gjumi i thellё gjatё ditёs dhe kriza qarjesh nё orёt e vona tё natёs, krijojnë njё situatё ankthi te nёna.Kalon afёrisht njё muaj pas ardhjes sё fёmijёs nё jetё dhe fёmija deri diku arrin t’i sistemojë oraret e gjumit.

Mungesa e dëshirës pёr tё fjetur te fëmijët ёshtё një problem qё haset nё shumicёn e familjeve. Fëmija nuk dëshiron të flejë herët, ndërsa prindi insiston në të. Nё familjet ku tё dy prindërit punojnë, situata bёhet akoma mё e vёshtirё. Dёshira për të ndenjur zgjuar nё orёt e vona tё natёs dhe dёshira pёr tё fjetur deri nё drekë, haset jo vetёm te fёmjёt e vegjёl nё moshё, por gjithashtu edhe te adoleshentёt.
Por kjo “pagjumësi” mund tё parandalohet më herët me regjimin e gjumit qё mund t’i mёsohet fёmijёs qё nё moshё tё vogёl. Nёse nuk ka ndonjё problem organik, kjo çёshtje mund tё zgjidhet nga vetё prindi, e nё rastin konkret, mё shumё nga nёna.

Pse fёmija kёrkon tё flejë vonё?
* Nё moshёn nga 3 deri nё 6 vjeç, fёmijёt, me kapriçot e tyre, kontrollojnё kёmbёnguljen e prindit. Ky lloj testi fokusohet nё atё qё prindёrit kёrkojnё tё bёjnё mё me insistim. Fёmija, duke treguar kёmbёngulje dhe inat, mund tё provojё vendosmёrinё e prindit.

*Veçanёrisht nё familjet ku nёna dhe babai punojnё, fёmija, nga dёshira pёr kaluar kohё mё tё gjatё me ta, insiston tё mos shtrihet herёt.
“Pjesёtarët e tjerё tё familjes flenë nё orё mё tё vona se unё dhe janё tё lirё tё flenë kur tё duan, i vetmi qё duhet tё shtrihet pa vullnetin e tij, jam unё. Mё thonё qё jam i vogёl dhe se të nesërmen duhet të zgjohem herët për të shkuar në shkollë. Unё tani jam i rritur si ata dhe nuk kam gjumё, por gjithsesi me detyrojnё tё shtrihen nё shtrat herёt.”
Situata tё tilla nё familje e nxisin akoma edhe mё shumё fёmijёn të insistojë në atë që ai dëshiron të bëjë. Familjarёt duhet tё jenë të kujdesshëm në lidhje me mjedisin e formuar nё familje pak kohё para orarit tё gjumit tё fёmijёs.
Mos harroni: nё njё moment kur argёtimi nё familje ёshtё nё kulmin e tij, është pothuajse e pamundur të kёrkoni nga fëmija juaj që ai të shkojë për të fjetur, pavarësisht se kjo është e drejtë.
Pёrkundrazi, situata tё tilla e shtyjnё fёmijёn qё tё mendojë se ai më i diskriminuari nё familje. Sidomos nё njё periudhё kur prindi kёrkon t’i mёsojё regjimin e gjumit fёmijёs, duhet qё para asaj ore, tё krijohet njё mjedis i kёndshёm, tё thuhet qё pas gjysёm ore do tё shtrihemi, tё fiket televizori etj. Nё prag tё gjumit duhet gjithashtu qё fёmija tё mos zhvillojë lojëra me veprime aktive.

* Pagjumёsia tek fёmijёt qё janё nё moshёn e shkollёs mund tё lidhet me stresin dhe frikёn. Kёto fenomene dhe tё tjera ngjarje traumatike qё ndodhin gjatё ditёs, mund tё shkaktojnё frikё dhe pagjumёsi tek fёmija. Kjo situatё mund tё pёrkeqёsohet akoma mё shumё nё raste divorcesh apo xhelozitё nё prag tё lindjes sё fёmijёve tё tjerё. P.sh., kur lind njё fёmijё i dytё nё familje, i pari fillon tё dyshojё se prindёrit tashmё nuk do ta duan atё si mё parё dhe do t’i pёrkushtohen mё shumё fëmijës sё porsalindur. Kjo mund tё jetё njё tjetёr arsye qё e shtyn atё tё mos flejë gjumё apo tё vuajë nga pagjumёsia.
Ёshtё tepёr e rёndёsishme qё prindi, nё kёtё moment, tё kuptojё gjendjen nё tё cilёn fёmija ndodhet. Kёtu, pёrveç ngrohtёsisё sё prindit, nevojitet edhe shkathtёsia dhe aftёsia e prindit pёr tё kuptuar dhe marrё nёn kontroll situatёn.

*Njё tjetёr shkak mund tё jetё edhe parregullsia e jetёs familjare nё kohёn kur fёmija ёshtё ende i vogёl. Nёse ai mёsohet me njё situatё tё tillё, ёshtё e vёshtirё qё tё ndikosh tek ai për ta ndryshuar këtë parregullsi nё vitet qё vijojnё.

Si mund tё veprojmё, në mënyrë që fёmija ynë tё fitojё njё regjim gjumi?
*Pёr tё nxitur gjumin tek fёmija, mё parё, tregojini atij njё pёrrallё, sigurisht, në pёrshtatje me moshёn e tij. Nёse ka frikё, ndizni njё abazhur gjumi nё dhomёn e tij, lёreni pakёz derёn tё hapur dhe vini pranё tij njё lodёr tё vogёl qё atij i pёlqen.

*Sё pari duhet tё pёrgatitni njё plan tё pёrshtatshёm pёr orarin e gjumit tё fёmijёs, plan ky qё duhet tё ketё edhe kufizime tё caktuara. Orari i gjumit vendoset nё mёnyrё tё vullnetshme nga prindi. Nuk duhet nё asnjё mёnyrё qё fёmija tё rrijë pranё prindёrve nё dhomёn e ndenjes deri sa ai tё fillojë tё flejë apo tё jetё i pёrgjumur. Nёse fёmija nё kёtё rast merr njё sinjal fare tё vogёl nga nёna apo babai, ai e pёrdor kёtё pa asnjё lloj ngurimi. Por, duhet gjithashtu qё edhe me orarin e gjumit tё mos ekzagjërohet shumё. Njё gёzim familjar mund ta ndryshojё orarin e gjumit tё fёmijёs. Me raste, pёr tё nxitur edhe veprime pozitive tek fёmija, mund tё tolerohet zgjatja e orarit tё gjumit.

Insomnia tek adoleshentёt
Nё moshёn e fёmijërisё deri nё adoleshencё, nё raste jo tё jashtёzakonshme, fёmijёt nuk flenë gjumё jo se nuk u flihet, por mendojnё se janё tё rritur tashmё dhe dёshirojnё tё flenë nё orё tё vona. Situata ёshtё e njёjtё edhe te adoleshentёt, por ajo paraqitet mё problematike. Adoleshentёt e mundojnё trupin e tyre duke qëndruar zgjuar para kompjuterit, studiuar ose duke parё televizor deri nё orё tё vona tё natёs, ndёrkohё qё organizmit tё njё adoleshenti i nevojitet 7-9 orё gjumё nё ditё. Javёt e para, organizmi i adoleshentit do ta kёrkojë gjumin pas njё orari tё caktuar tё natёs, por neglizhenca e adoleshentit dhe konsumimi i kohёs si , do ta kthejë kёtё situatё nё njё gjendje kronike. Në vazhdimësi, trupi i tij do tё jetё i plogёt, i pafuqishёm gjatё ditёs dhe nё maksimumin e aktivitetit tё tij nё orёt e vona tё natёs.

Simptomat e Insomnisë
•Pёrgjumje gjatё ditёs
•Ndjesia e tё qenit i lodhur gjatё ditёs
•Irritim
•Probleme me pёrqendrimin ose me kujtesën

Insomnia Primare.
Kjo lloj insomanie vihet re te pacientët që kanё probleme me gjumin pa patur ndonjё problem mjekësor dhe rëndom ndeshet me shenjat e saj tek adoleshentët.

Insomnia Akute dhe Insomnia Kronike
Pagjumёsia mund tё jetё pёr një periudhё tё shkurtёr (akute) ose pёr periudha tё gjata (kronike). Gjithashtu mund tё shfaqet edhe me hope, duke patur periudha tё tёra kur pacienti nuk ka probleme me gjumin.

Shkaqet e Insomnisë
•Stresi (provime tё rёndёsishme, vdekje nё familje, divorc, etj.)
•Shqetёsim emocional ose fizik.
•Faktorё tё mjedisit: zhurmat, dritat etj.
•Prishja e orarit te gjumit.
Megjithëse mund tё duket i pamundur aplikimi tek adoleshentёt, por inkurajimi pёr fjetje dhe zgjim nё tё njёjtёn orё çdo ditё, duke pёrfshirё edhe ditёt e pushimit, ёshtё shumё i rёndёsishëm pёr stabilizimin e gjumit tek ata.
Rekomandohen ushtrime fizike, por jo para orarit tё gjumit, sepse e stimulojnё trupin tё jetё mё aktiv dhe nuk ndihet më nevoja pёr gjumё.
Po kështu, në këto raste, adoleshentëve do t’u vinte në ndihmë një regjim qetësie para gjumit, si: leximi i një libri, dёgjimi i muzikës së lehtë apo bёrja e njё banje, e cila e stimulon ardhjen e gjumit.

Referencat:
http://www.shendeti.com
http://www.coskunkoleji.org
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 98
Vendodhja: Rome,Itali
Antarësuar: 27 Janar 2009, 14:55
te gjtihe femijet jane pak kapriçioze kur jane te vegjel ,por kjo nuk do te thote qe duhet ushtruar dhune sepse ata nuk flene gjume.
kur isha e vogel te gjithe ne flinim ne dreke ,gjate veres,ne darke e kishim pak te veshtire por
mjaftonte te luanim ne kitare e te kendonim se bashku ,me pas na zinte gjumi vete .
jam kunder dhunes psikologjike mbi femijet ,dhe traumat e forta qe mund te lene mbi ta jane te paevitueshme.
ka shuem prinder qe i thonin femijeve qe nese nuk flinin gjume do te vinte ti hante ujku,dhe shuem femije vuajne edhe sot nga fobia e erresires.
ka shuem menyra te tjera per te bere femijet te flene,dhuna eshte nje mjet i pakuptimete.
WWW Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4534
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Me kujton ky artikull nje nga keshillat e pedagogut te famshem francez Zhan Zhak Russoi te vepra pedagogjike''Emili'':

- Femija nese doni ta edukoni duhet te ligjeroni pak dhe bazale duhet te jete VETEM SHEMBULLI POZITIV I KUJDESTARIT APO PRINDERIT.
Pra vetëm me SHEMBUJ të Mirë apo të Keq edukohet femija.

Vepra ''Emili'' është nje kryevepër pedagogjike franceze nga më të mira qe une kam ndeshe ndonjëherë. Në vetvete ky libër është një Studim eksperimental i pedagogut dhe filozofit francez Ruso ne kushte natyrale të një fëmijet të quajtur Emili, në një ................lexojeni vetë :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 609
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Jam kunder dhunes ne pergjithesi.
Tregoi nje perralle dhe do fleje si qengj.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 27 Shtator 2020, 12:15
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari