Ketu do gjeni ate qe njeriu krijoj me inteligjencen e tij se si te mbijetoje mbi planetin toke. Shkencat ndihme per jeten mbi toke.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Keshilla për meshkuj!
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4534
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Keshilla për meshkuj!, Posted 13 Maj 2009, 21:23
Cilat janë dobitë dhe ndërlikimet e mundëshme të prerjes rrethore(bërjes synet)?

Kush duhet bërë synet

-Çfarë kuptojmë me synet?

-Organi gjinor mashkullor i urinimit dhe i ndërthurjes përbëhet nga struktura mishtore me kanalin përpërshkues dhe lëkurën mbështjellëse. Në nivelin e qafës ajo shkëputet duke formuar një këllëf të hapur në majën e kokës. Kjo mundëson kalimin e urinës. Pas lindjes brima shkarkuese që formon lëkura në shumicën e rasteve lejon hedhje të urinës si çurk në distancë. Një konstatim i tillë mund të bëhet me sy të lirë zakonisht pas zgjimit gjatë fërkimit të barkut, pas larjes etj. Ky moment i jep foshnjës një kënaqësi normalisht, por në një pjesë të tyre nuk ndodh e njëjta gjë. Këta të fundit qajnë dhe shtrëngohen duke lëshuar me pika të ngadalta që rrëshqasin nëpër organ pa mundur të hidhen as në afërsi dhe jo më në distancë ujët e hollë, si pasojë e ngushtimit të kanalit prej lëkure. Kjo gjendje mund të pasohet me mahisje të vijave të kalimit të urinës ( të kanalit nën fshikë, të fshikës, të kanaleve që shkarkojnë veshkat në fshikë dhe të vetë veshkave), me zgjerim të tyre, me kthim të urinës mbrapsh, me gurëformim dhe me degradim të veshkave. Në këto raste masazhi i lëkurës "kapuçore", që mbulon kokën e organit gjinor mashkullor të urinimit nga maja e kokës në qafë dhe anasjelltas, disa herë dita për disa javë rresht , pa shkaktuar lëndim, mund të jetë një zgjidhje e përkohëshme. Ndërhyrja kirurgjike e mëvonëshme do të jetë një zgjidhje për rastin dhe dobiprurëse në përgjithësi kur bëhet në meshkuj sa më herët. Ndërhyrja mund të jetë detyruar edhe nga kushte të tjera të mahisjes së përsëritur të sipërfaqes së kokës së organit mashkullor. Prerja rrethore e kapuçit të lëkurës në nivelin e qafës së organit të mësipërm emërtohet synet ose prerje rrethore.

-Nuk ka rrugë tjetër për zgjidhje të problemit?

-Po ka. Një zgjidhje tjetër është një çarje anësore deri në nivelin e shtrëngimit të kokës së organit prej kapuçit të lakurës. Sidoqoftë dobia nuk mund të jetë e njëjtë edhe pse problemi i pengesës së urinimit dhe mahisja lokale mund të parandalohen për të ardhmen. Në gjysmën e parë të shekullit të 20-të e tutje, në vendin tonë, prerjen rrethore të kapuçit të lëkurës së organit gjinor mashkullor në masë të gjerë e bënin berberët. Ata me një shkop të shkurtër dhe me gërshërë në dorë endeshin nëpër lagje dhe fshatra për të bërë synet fëmijët e vegjël. Ngjarja festohej si një dasmë e vogël ku të pranishëm në gëzim ishin të afërmit, miqtë dhe shokët. Sigurisht që kjo metodë primitive mbarte rreziqe të mëdha krahas dobisë. Megjithatë futja në traditë nuk mund të mos shpërfillte të këqiat. Më pas "gërshërën" e berberit e mori në dorë doktori. Veprimi kirurgjik i kryer nëpër spitale mundësoi lehtësira për personin, që bëhej synet dhe eliminoi ndërlikimet prej infeksioneve mikrobike. Në këtë periudhë të prerjes rrethore në spitale, numri i të operuarve u pakësua. Një pjesë filluan ta shihnin si një rit fetar përderisa kryhej në masë prej myslimanëve. Në fillimin e viteve '70 të shekullit që lamë pas prerja rrethore (bërja synet) nisi të kryhej në masë edhe në perëndim tek popullsia krishtere qysh pas lindjes. Në vitët '80 po të shekullit të 20-të, prerja rrethore u konsiderua edhe më dobiprurëse se më parë. Tashmë po merr një rëndësi edhe më të madhe pasi rezultatet e studimeve në personat e operuar përbëjnë sihariq jo të vogël në mjekësi.

-Cilat janë dobitë dhe ndërlikimet e mundëshme të prerjes rrethore(bërjes synet)?

-Kryerja e prerjes rrethore të kapuçit prej lëkure të kokës së organit gjinor mashkullor ka dobi jo vetëm në personat me çrregullimet e lartpermendura, porn ë çdo person pa kufizim. Ngrohtësia dhe lagështia që krijon kapuçi i lëkurës përbën një kusht mjaft të përshtatshëm për "kultivimin" e virusit të papilomës njerëzore( VPNj ose HPV) dhe të tjerë të cilët mbartin rrezikshmëri për jetën, pasi provokojnë shfaqjen e kancerit etj. Prerja rrethore ka reduktuar 50-60 % të numrit të personave të mundshëm për t'u infektuar me virusin e imunodifiçitit njerëzor, kur ndërthurja kryhet midis personave me gjini të ndryshme(femër me mashkull). Mbetja e jargëzimeve brenda kapuçit mund të shërbejnë si rezervuar i mikrobit dhe i viruseve. Pavarësisht se disa mund të mbledhin supet dhe të rrudhin ballin kur flitet për këto rezultate të raportuara në meshkujt e bërë synet, studimi parallel nga shkencëtarë seriozë e ka konfirmuar saktësinë dhe dobinë. Dobia është përfituar edhe ndaj sëmundjeve të tjera si fërnjuzi, flluskat e thjeshta etj., që trasmentohen gjatë ndërthurjes gjinore. Kryerja e prerjes rrethore të kapuçit prej lëkure të organit të jashtëm mashkullor, e kryer në foshnja ka më pak ndërlikime se në të rriturit. Ndër to më të mundëshme janë dëmtimet e kokës, tkurrjet e lëkurës, çrregullimet e tendosjes etj. Në përgjithësi këto lidhen me paaftësinë e operuesit, infeksionet etj.
AGJENCIONI FLOART-PRESS 12 maj 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 27 Shtator 2020, 11:58
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari