Ketu do gjeni ate qe njeriu krijoj me inteligjencen e tij se si te mbijetoje mbi planetin toke. Shkencat ndihme per jeten mbi toke.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Terapi me aspirinë? E suksesshme, por varet nga doza
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Imazh
Kohët e fundit, një komision i qeverisë amerikane mbi shëndetin doli me disa udhëzime lidhur me terapinë me aspirinë si mënyrë për pakësimin e sëmundjeve në zemër dhe goditjeve në tru. Në raportin e këtij komisioni thuhet se aspirina pakëson dukshëm rrezikun e goditjeve në zemër tek burrat dhe të goditjeve në tru tek gratë e moshës së mesme. Ekspertët thonë se edhe shumë të moshuar mbi 65 vjeç duhet të marrin çdo ditë dozë të ulët aspirine nëse nuk janë në rrezik të lartë për hemorragji të brendshme.

Në raportin e komisioni qeveritar mbi shëndetin theksohen këshillat mbi terapinë me aspirinë për burra e gra të moshës së mesme. Gjatë shqyrtimit të shumë rasteve, ekspertët vunë re se marrja e një aspirine në ditë është e këshillueshme për burrat mbi 45 vjeç dhe për gratë mbi 55 vjeç, duke pasur parasysh se rreziku për sëmundje kardiovaskulare është më i lartë sesa rreziku për hemorragji të brendshme, një pasojë anësore e rrallë, por me komplikacione të rënda e trajtimit me aspirinë.

Studimet tregojnë se marrja e përditshme e aspirinës pakëson goditjet në zemër tek burrat dhe goditjet në tru tek gratë me faktorë të rrezikshëm për sëmundje të zemrës, siç janë mosha e vjetër, diabetet dhe nivelet e larta të kolesterinës ose të presionit të gjakut.

Por sipas të dhënave qeveritare, terapia me aspirinë përdoret nga vetëm 16 për qind e të rriturve me faktorë të shumëfishtë rreziku për sëmundje në zemër.

Në raportin e komisionit qeveritar mbi shëndetin nuk trajtohet një nga çështjet kryesore se cila është doza më e përshtatshme e aspirinës për të parandaluar goditjet në zemër ose në tru. Shumë ekspertë besojnë se doza më ideale, është doza e aspirinës që u jepet foshnjave. Kjo sasi aspirine, thonë ekspertët, është e efektshme kundër sëmundjeve të zemrës dhe me rrezik të ulët për hemorragji të brendshme.
Shekulli
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 27 Shtator 2020, 12:23
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari